Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shënime dhe sqarime historike nga literatura e Greqis së Las

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

Shënime dhe sqarime historike nga literatura e Greqis së Las Empty
MesazhTitulli: Shënime dhe sqarime historike nga literatura e Greqis së Las   Shënime dhe sqarime historike nga literatura e Greqis së Las EmptySun Oct 05, 2008 3:50 pm

SHËNIME HISTORIKE


AKERONI:Një nga
pesë lumenjtë që rrjedhin përqark Hadit.Emri i tij ka kuptimin dhimbje dhe
është përdorur shpesh si sinonim i vetë Hadit,mbretëris së vdekjes.Nëpër këtë
lumë Karoni plak mbarti të vdekurit.Lumenjt e tjerë janë ;Kokytus
(vajtimi),Letha (harrimi),Flegathoni (zjarri),Stiksi (errësira).Nëpër to Karoni
mbarti shpirtërat e njerëzve të vdekur.


AKILI:I biri i
Peleut dhe i nimfës Thetis.Mbret i Mirmidonasve.Ai ishte një nga
kryekomandantët e ushtrisë greke që morën pjesë në rrethimin dhe pushtimin e
Trojës.Hero tragjik në “Iliadën” e Homerit.Ai vrau Hektorin kryeheroin Trojan
duke e hequr zvarrë trupin e tij për rreth mureve të Trojës.U vra nga
Parisi,një prej princëve të Trojës,biri i Priamit dhe shkaktari i luftës,pasi
rrëmbeu Helenën.


ADONISI:Djalosh
mjaft i bukur,sipas mitologjisë së lashtë greke,me të cilin ra në dashuri
Afërdita.Ai u vra nga një dërr i egërr gjatë gjahut.Kjo vrasje e thekshme e
shtërngoj Afërditën që ti spërkaste lule kaçet, që rriten e çelin dhe në
luadhet e shpatet e Greqisë në fillim të pranverës,me gjakun e mikut të saj të
dashur.Kur zbriti në botën e nënëdheshme atë e dashuroi marrëzishtë Persefoni
dhe nuk pranoi ta linte që të kthehej përsëri mbi dhe,megjithatë Afërdita ju
lut fort Zeusit.Më në fund u arritë,që në dimër Adonisi të jetonte në botën e
nënëdheshme dhe në pranverë dhe në verë në botën tokësore.


EOLI:Emër me
prejardhje nga Eoli,perëndia e eranëve.


ALKEU:Poet
lirik,bashkëkohës i Safos.Lindi në vitin 620 para erës sonë.Ishte i adhuruari
dhe ndoshta dashnori i saj.Konsiderohet nga poetët më të mëdhenj të poezisë
antike së bashku me Safon,Ibikun.Anakreontin dhe Pindarin.


ANDROMAKA:Gruaja
e hektorit.Ajo ishte princeshë nga qyteti i lashtë i Tebës,në Azinë e Vogël.


ANDROMADA:Një nga
rivalet e Safos në ishullin e Lesbos dhe ndoshta poeteshë.Ka të ngjarë të ketë
joshur Atisin në rrethin e saj shoqëror.


AFËRDITA:Ndryshe (Kiprida).
Perëndesha e dashurisë dhe e bukurisë (tek romakët quhej Venusi) Ajo ishte një
nga të 12 perënditë e Olimpit.Lindi nga shkuma e oqeanit pranë ishullit të
Qipros (në Pafos) ose të Qiterës,prandaj shpesh thirret me emrin e tyre.Ajo i
bëri ballë për një kohë tundimeve të Zeusit,dhe më vonë lindi me Hefestin
(Vullkanin) e shëmtuar dhe çalë.U dashurua nga shumë perëndi të Olimpit,veçanërishtë
me Aresin (Marsin).Lindi mjaft fëmijë; Erosin (Kupidin),Hermesin
(Mërkurin),Priapusin (perëndinë e shtimit e të pjellorisë) me Dionizin,Febin
(perëndin e zjarrit dhe të alarmit) me Aresin.Ajo pati fëmijë dhe me
njerzit.Një djalë dhe një vajzë me Adonisin.Enean me Ankizin.U urrejtë nga Hera
(Junona) gruaja e Zeusit.


APOLLI:I biri i
Letës (Latonës) dhe i Zeusit,dhe i vëllai i Artemisës (Diana).Ai gjithashtu
quhet Helios (Dielli),Hyperion, Feb.Ai është një nga 12 perënditë e
Olimpit.perëndia e dritës e rregullit,e muzikës,e mjekësisë.e shenjtërisë dhe
profecisë.Ai është gjithashtu simbol i një djali të bukur.


ARESI:Perëndi e
Olimpit,perëndia e luftës.Biri i Zeusit dhe i Herës.


ARTEMISI: (Diana)
e bija e Letos dhe e Zeusit,motër e Apollonit,perëndesha e gjahut dhe e
kafshëve të egëra,gjithashtu dhe e Hënës.Gjithnjë e virgjër.


ATHINEU:170-230
pas erës së re)Shkollar grek që ka jetuar në Aleksandri.Ka shkruar veprën e
famëshme në 15 vëllime “Mjeku dhe të ngrënit”


ATRIDET:Të dy
bijtë e Atreut,mbretit të Mikenës,Agamemnonit dhe Menelaut,që mbretëruan në
Argos dhe Spartë.Për shkakun e gruas së Menelaut, u ndez lufta e
Trojës.Agamemnoni ishte kryekomandanti i ushtrisë greke,kur u kthye nga lufta e
Trojës u vra nga e shoqja Klitemestra.Menelau kishte një vajzë me Helenën.


KRETA:Ishull i
madh në detin Mesdhe,qëndër e nderimit të perëndeshës Afërdita,gjithashtu dhe e
qytetërimit Minoan,e nisur nga mbreti Minos,biri i zeusitdhe i Europës.Zeusi në
formën e një demi të bardhë e joshi princeshën Europë (motrën e tij)Kur ajo po
mblidhte lule në brigjet e Fenikisë.Ajo hipi mbi kurris dhe udhëtoj nëpër det
për në Kretë.


QIPRO:Ishull në
detin mesdhe që mori emrin nga Afërfita (Kiprida) ku ajo shkonte shpesh.


DIONIZI I
HALIKARNISË:Historian grek në shekullin e I, para erës sonë.U largua nga
Halikarnia, në Azinë e Vogël dhe u vendos në Romë,ku shkroi 20 libra për
lashtësin e saj.


EOS:Perëndi e
agimit aurorës Romake


EREUS:Qytet në
Lesbo,mund të jetë vënd lindja e Safos.Këtu lindi në shekullin e IV pra erës së
re,Theofrasti nxënësi më i shkëlqyer i Aristotelit,që u shqua në fushën e
filozofisë dhe botanikës dhe që shkroi veprën “Karakteret”


EROSI:(Kupidi)
perëndia e dashurisë,biri i Afërditës (Venusit) dhe i Hermesit (Mërkurit).Ai
gjithashtu paraqitet dhe si shërbenjës i Afërditës,si çunak i fuqishëm,me harkë
dhe me kokure plotë shigjeta.


GELLO:Shpirti i
grave që vdiqën të reja e që lutet për fëmijët e mbetur jetimë.Mund të ketë
lidhje me mitet semitike e sumeriane,të Lilithit e të Gallusë.


HIRET:(Karitet)
Tri vajzat e Zeusit,Agllaia,Eufrosina, dhe Thalia.Ato ishin të bukura,të reja
dhe të virgjëra.Detyra e tyre,në shoqërim me muzat,ndikonin për ta bërë jetën
të ëmbël.Ato përgjithësishtë janë pikturuar të zhveshura.


GJIARA:Një nga
ishujt e qikladave në detin Egje.Në kohën e pushtimit Romak u përdor nga ta si
burg.


HADI:(Pluti) Biri
i Zeusit dhe i Reas.Perëndi e Olimpit.U martua me Persefonin (Prozerpinën) dhe
ish mbreti e nëntokës.Hadi njëkohësishtë ka dhe kuptimin e vetë botës së
përtejme.


HEKATA:Perëndesha
e Hënës,indetifikohet me Persefonin në Had,me Artemisin në Tokë dhe me Selenën
në Qiell.Ajo drejtonë yshtjet dhe magjitë.


HELENA E
TROJËS:Gruaja më e bukur e botës antike,me prejardhje mitologjike sepse ishte e
bija e Zeusit dhe e Ledës.U martua me Menelaun mbretin eSpartës dhe pati me të
një vajzë Hermionën.Pas shkatërrimit të Trojës u kthye në Spartë.


EFESTIONI:Helenist
nga Aleksandria.U bë tutor i perandorit romak Verus.


HEFESTI:(Vullkani)
biri i zeusit dhe i herës.Perëndia e zjarrit,e përpunimit të metaleve dhe i të
gjitha zanateve.Ishte i gjymtuar dhe çalë.U rropat të martohej me Afërditën të
cilën e gjeti duke bërë dashuri me Aresin.


HERA(Juno) gruaja
dhe motra e Zeusit.Mbretëreshë e perëndive,perëndeshë e martesave dhe
lindjeve.Ishte mjaftë xheloze ndaj dashurive të shumta të Zeusit dhe i ndoqi
dashnoret e tij me egërsi.


HERMESI:(Mërkuri)
biri i Zeusit dhe i Majës (Një nga 7 të pavdekshmet që u quajtën Plejada) Ai
ishte lajmëtar i perëndive dhe i vdekëtarëve dhe shoqëronte shpirtrat e të
vdekurve për në Had.Ai ishte perëndi e Udhëtimeve,i trgëtisë,i ligjëratave të
mprehta dhe i vjedhjeve.


HERODOTI: (484
apo 428 para erës së re) Mbahet si babai i historisë.Historiani më i
rëndësishëm i antikitetit.Bëri shum udhëtime.Lëndën dhe përshtypjet e veta i
përdori si ilustrime në veprat e veta historike, duke na dhënë një informacion
të pasur për historinë,gjeografinë dhe letërsinë e antikitetit.


HESIODI: Duhet të
ketë jetuar rreth shekullit të VIII para erës së re.Së bashku me Homerin është
poeti më i madh i antikitetit grek.Vepra e tij “Punët dhe ditët”Përshkruajnë
punët e bujkut,ndërsa vepra “Theogjenia” rrëfen për origjinën e tokës dhe
proçesionet e perëndive.


MUZAT:Të nëntë
muzat,bija të Zeusit dhe të Mnemosinës (Mamorit) jetonin në malin e shenjtë
Helikon,në Beoti.Ato kishin në mbrojtje artin dhe shkencën.Kaliopi kujdesej për
poezinë epike,erato për poezinë lirike,Klio për historinë,Efteri për
muzikën,Melpomeni për tragjedinë,Terpsikori për vallet dhe Urania për
astronominë.Ato shpesh janë pikturuar të zëna për duarësh me njëra tjetërën në
valle dhe në kor,duke simbolizuar kështu faktin se arti dhe dituritë janë të lidhura ngushtë.


NEREIDAT: Të 15
vajzat e Nereut,nimfa deti që jetonin me të atin në thellësi të tij.


ORFEU: I biri i
Apollonit dhe i Kaliopës.Prej magjisë së tingujve të lirës së tijë ndalonin
lumenjtë e lëviznin malet dhe shtangnin të heshtura bishat e egëra.Ai magjepsi
përsëri dhe në botën e përtejme Euridiçen,gruan e vetë,por ajo i rrëshqiti nga
shpatullat dhe ai e humbi përgjithmon atë.


OVIDI:(43 para erës
së re dhe 18 pas erës së re)Një nga poetët më të mëdhenj Romak të epokës së
sundimit Oktavian Augustit.Për mospajtim e bindje ndaj perandorit dhe
qeverisjes së tij, u internua në Tomis,në brigjet e detit të zi.Veprat e tij,
“Arti i dashurisë”, “Metamorfozat” dhe “Letrat nga deti i Zi” i siguruan lavdi
të përjetëshme.


PAEAN:Emër tjetër
për Apollonin.


PARIDI: Quhesh
edhe Aleksandër, djali i mbretit Priam të Trojës.


PEITHO:
Perëndesha e bindjes, shërbëtorja dhe ndoshta vajzë e Afërditës.


PERSEFONI:(Prosperpina)
Bija e Zeusit dhe e Demetrës (Ceresit) perëndisë së të korrurave.Ajo u rrëmbye
nga Hadi,perëndia e botës së përtejme,jeton e mbretëron me të si mbretëreshë
gjatë dimrit,por çdo pranverë kthehet në tokë tek nëna e saj dhe bëhet shkak
për lulëzimin dhe blerimin e natyrës.


FAONI :Një djalë
varkëtar i ri,që nbarti njerzit përmes Mitilenës nëpër kontinent.Pamja e tij e
hijshme u mori mëndjen mjaftë grave dhe mundet edhe Safos.Kur ai e braktisi
Safo vrau veten.


PINDARI: (518-436
para erës së re) Një nga poetët më të mëdhenj lirikë Grek me prejardhje nga
Teba,Odet e tij këndoheshin nëpër gara atletike.Shtatore e tij ngrihej në
Tebë.Kur Teba u shkatërrrua nga Spartanët e më vonë nga Aleksandri i
Maqedonisë,shtëpia e Pindarit nuk u dëmtua,sepse nderohej nga të gjithë si poet
i madh.


PITAKU: (650-570
para erës së re)Një nga shtatë burrat e shquar të Greqisë.Ai udhëhoqi në luftë
Lesbianët kundër kolonizatorëve Athinas në Sigjeum (pranë Trojës) dhe vrau
prijsit e tyre.Pastaj qeverisi në vëndin e vetë në Lesbo me drejtësi.Në moshë
të thyer hoqi dorë nga pushteti dhe ju kushtua letërsisë.


PLATONI: (429-347
para erës së re) Së bashku me Aristotelin është filozofi më i madh i Greqis së lashtë.(Nga
Janina!) Ai mësoi Aristotelin dhe ishte nxënës i Sokratit.Në sajë të veprës së
Platonit, njerëzimi njeh dialogjet dhe mendimet e Sokratit.Ndikimi i tij është
ndierë në gjithë rrjedhën e zhvillimit të mendimit filozofik botëror,gjer në
kohët e sotme moderne.


PLEDET: (ose
Plejadet) shtatë yjet,dikur ishin shtatë vajzat e Atllasit.Duken qartë në diell
në fillim të majit e të nëntorit.Simbolizojnë pjellshmërinë e pranverës. Dhe
prodhimet e begat të vjeshtës.


PLUTARKU: (45-120
pas erës së re.) Filozof, eseistë, biograf i famshëm.Ne kemi mësuar për
antikitetin më fortë nga Plutarku se sa nga shkrimtarët e tjerë.Ai lindi në
Kaeronea,një qytetin Beoti,ku kaloi edhe vitet e fundit të jetës.Disa vjetë ai
jetoi edhe në Romë.Na la si trashëgimi të çmuar dy vepra, “Jetë paralele” dhe
“Esetë për moralin”.Vepra e tij ka shërbyer si burim për letërsinë
botërore.Shekspiri e lexoi me vëmëndje përmes përkthyesit anglez Northon, dhe
nxori lëndën për të shkruar veprat nga bota antike Greke e romake,në mes të
tjerave Jul Qezarin,Antonin dhe Kleopatrën,Timonin e Athinës,Troilin dhe
Kresidën,Perikliun e Tirës dhe vepra të tjera të shquara.


PRIAMI: Mbret i
Trojës në kohën e luftës me akejtë.Lindi me Hekubën mjaft fëmij.Më të shquarit
ishin Hektori,Paridi,Trioli,Kasandra dhe Kreuza,me të cilën u martua Enea.


SARDI: Kryeqytet
i mbretërisë së begatë të Lidisë,në perëndim të Azisë së vogël.Në vitin 548
para erës së re u bë provincë e prandorisë Persiane,në kohën e mbretërimit të
Kirit.Lidia kish arritur një zhvillim të madh ekonomik dhe kulturor dhe ishte
jo vetëm vëndi i parë që nxori monedha ari dhe argjëndi,por dhe i pari ku mori
hov atletika e ku u zhvilluan shfaqjet e bukura sportive.


SOKRATI: (469-399
para erës së re) Jetoi në Athinë.Nuk ka shkruar asnjë vepër.Ne e njohim
Sokratin përmes leximit “Dialogje me Sokratin” Të Platonit.


SUIDA: (apo Suda)
emri i fjalorit apo enciklopedisë që u hartua në shekullin e X pas erës së
re.Shërbeu si burim informacioni për antikitetin.


TEBA: Qytet i
Misisisë,në jug të Azisë së vogël,vëndlindja e Andromakës së Hektorit.U
shkatërrua dhe u plaçkit nga Akili gjatë luftës së Trojës.Nuk Duhet ngatërruar
me Tebën në Greqi dhe as me Tebën në Egjiptin e Sipërm në rrjedhën e lumit Nil.


THIONI: Emër
tjetër i Semelës, të cilën Zeusi e mbarsi kur rrodhi nga qielli shi i artë dhe
lindi perëndinë Dionis.


THITHONI:Vëllai i
Priamit,mbretit të Trojës.Ai ishte kaq i bukur,sa Eosi,perëndesha e agimit
(Aurora) ra në dashuri me të dhe i fali pavdekësinë, por çifti nuk jetoi rini
të përjetëshme.Kështu që Thithoni me kalimin e viteve u plak,u mbush me zhubra
dhe u kërrus,nisi të ankohet e të dalldisë kaq shumë, sa Eosi e mërzitur prej
tij u shndërrua në gjinkallë.


ZEUSI : Babai dhe
kryetari i perëndive të Olimpit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shënime dhe sqarime historike nga literatura e Greqis së Las
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shpalime historike
» Analizë politike - historike
» Kenget historike
» Shpalime historike
» Prizreni në burimet historike mesjetare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: