|
| Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
+79aksh shahini arberia kasapi Luki Argent NIPIIXHAXHIT play xhema kastriot_mehmeti haxhiu Vuthjani Tatoo rrimtaf valmir9 xhiti LindaShqipe Burdushi detektivi Driniiiii murturi an-di morena ILTA MARY Shejh Ramizi ngadhenjimi Agrone Ipamposhtur Psikologu paioni Ada_Kondi Medalim PeriiKeputur Himalaja Muja e Halili Aktiv Xili klodian Delia Clarence Liisi feneri Eagle Eye Mirushe Ago Muji rroni Labinot Drenica E_Bukura forca1 feratkoca lilly ss1 Ajet agim__barja katunariplak Gjura Orfe@ Pirro i Epirit istogalia petritkola Euridika tom sojer cristal Sofra MUHAMETII njonidrenica Mergimtari Nezir Myrta lilu Guximi **Lumi_ Eva0506 Beton Martina rolling Leka i Madh zeriatdheut 83 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
kasapi Fillestar/e
Numri i postimeve : 39 Age : 64 Vendi : prishtine Registration date : 23/10/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Nov 09, 2009 2:31 pm | |
| petrit kola keta njerez qe thirren pas tradhtareve nuk kane mendje shqiptari. Per kete kemi mbetur ku jemi. po me ndihmen e patrioteve atdhetareve dhe ndihmen e zotit. ne do te triumfojne.Keta lloje te tille ishin edhe kunder Thaqit ramushit po sote perbehen ne ta vetem pse keta bejne politiken tradhtare te Rugoves dhe sales. Adem jashari eshte gjalle ,jojo nuk do sundojne tradhtaret. | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Nov 09, 2009 2:39 pm | |
| Nga Xhema; Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Today at 11:27 am | |
| + ---- -
Me gjithë kushtet dhe rrethanat e krijuara historike dhe politike në Evropën Lindore dhe Juglindore(1990-2009), duke përfshirë edhe Ballkanin si pjesë të saj, si rrjedhim i përmbylljes së luftës së ftohtë ndërmjet dy sperfuqive botërore (BRSS dhe SHBA), që solli në rrëzimin e Murit famëkeq të Berlinit (1989), me ç’rast u bë ribashkkmi i Gjermanisë, si dhe u krijuan shumë shtete të pavarura në hapësirat e ish-BRSS-së dhe të ish-RSFJ-së, politika zyrtare shqiptare “abstenoi” nga e drejta historike, morale , ligjore, kushtetuese, jurdike, demokratike dhe paqësore, që ta RIAKTUALIZOJË zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare dhe të Shqipërisë në Ballkan.
Një veprim të këtillë absurd dhe iracional, që bie ndesh me interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të KOMBIT SHQIPTAR dhe të SHQIPËRISË ETNIKE, Tirana zyrtare më në krye Sali Berishën, Rexhep Mejdanin, Alfred Moisiun, Fatos Nanon etj., zgjodhi rrugën e gabuar politike, sepse në vend të shtruarjes së kërkesës për zgjidhjen e çështjes koloniale shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike, ashtu sikurse Gjermania dhe shtetet e tjera në Ballkan dhe në Evropë, ata me ligjet, me dekretligjet dhe me nënshkrimet e tyre legalizuan dhe konfirmuan stus quo-n e gjysmës së territorit dhe të popullsisë së Shqipërisë Etnike nën Serbi, nën Mal të Zi, nën Maqedoni dhe nën Greqi. ----------------------------------------------------------------------- Xhema i nerum, sa ka qe shpurethin kenena, ase ma ni ase skam shije per ti lexu, por shkrime te tilla si ky jan me vlere meritojen vemendje, kritika me vend. Tjerat i ban era ase kan shanece te kalojen afer meje Pershendetje |
| |
| | | Teutaa Anëtar i ri
Numri i postimeve : 84 Age : 42 Vendi : Gjermani Registration date : 12/11/2008
| | | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Nov 10, 2009 1:31 am | |
| Si “vajzë e babit”, jo si “vajzë e kryeministrit”
Nga Tema
Vajza e kryeministrit, Sali Berisha, është përfshirë dje në fushatën kundër gazetarit dhe drejtorit të gazetës “TemA”, Mero Baze. Shfaqja e saj publike pasoi mediokritetin shokues dy avokatëve të tjerë të Rezart Taçit në një TV të Tiranës, të cilët kanë filluar të shpikin dhe skena të ngjarjes, me shpresë se mund t’i blejnë të vërtetën me pará. Vajza e kryeministrit përpiqet të shfajësohet se nuk është avokate e Rezart Taçit. Në të vërtetë ka shumë biznesmenë shqiptarë të mëdhenj që janë dhe nuk janë klientë të vajzës së kryeministrit. Ka biznesmenë që marrin fabrika çimentoje, fshatra turistikë, licenca hidrocentralesh apo tregtie nafte që nuk e deklarojnë që janë klientë të zonjës Malltezi dhe mbajnë avokatë të tjerë formalë, kurse atë e paguajnë me një taksë fikse në muaj që t’u zgjidhë problemet në rrugë ligjore. Rezart Taçi ishte një prej tyre. Nëse zonja Malltezi nuk e ka deklaruar në Tatime zotin Taçi, kjo është një çështje e evazionit të saj fiskal. Ajo nuk ka deklaruar atje as shërbimet që i ka bërë kompanisë që mori kaskadën e Devollit, as Bashkim Ulajt, që mori fabrikat e çimentos, as Samir Manes, që po merr fshatra turistikë në Lezhë, as këtij biznesmeni, që po i botojmë korrespodencën me Argita Berishën, të cilit i kërkon 30 milionë euro në një faturë. Argita Berisha, për shqiptarët që nuk e njohin, është një avokate e thjeshtë, që punon e vetme, që e ndihmon i vëllai dhe që paguan taksa sa një person fizik. Ky është dhe një nga turpet e mëdha të qeverisjes së Sali Berishës. Avokatët që punojnë në dispozicion të saj janë dhe konsulentët kryesorë të qeverisë shqiptare nëpër borde ministrish dhe hartues ligjesh për koncesionet. Mënyra se si Argita Berisha përpiqet të fshehë aktivitetin e saj ekonomik është një problem i hetimeve që duhet të hapen në këtë vend kundër saj, natyrisht, sapo të vritet frika nga babai i saj. Së dyti, Argita Berisha është një person që duhet të thirrej në pyetje në vend të Flutura Kolës, koleges së saj të zyrës, pasi ajo është përfaqësuesja ligjore e biznesit të Damir Fazlliçit, dhe ka tërhequr nga llogaritë e tij private pará të padeklaruara për nga burimi i fitimit. Ajo është de facto pronare e bizneseve të tij, dhe përmes pushtetit politik bllokoi hetimet duke djegur afatet. Gazeta “TemA” do t’ia rikujtojë prej nesër lexuesit këtë histori të dhimbshme të drejtësisë shqiptare. Dhe së fundmi zonja Argita gënjen pa iu dridhur syri, kur thotë se zoti Mero Baze ka qenë klient i saj. Shpikjet e saj për përpjekje për të shitur dhe blerë gazetën pa lekë, janë qesharake dhe shumë të verifikueshme. Biznesi i gazetës “TemA” është shitur në vitin 2005 dhe kompania që e ka blerë, ka pezulluar aktivitetin në vitin 2007. Titulli Gazeta “TemA” është pronësi intelektuale e Mero Bazes dhe ky titull mund të botohet nga çdo kompani që ai dëshiron të bashkëpunojë. Nëse zonja Argita do të shfajësohet dhe të thotë që nuk kam ndonjë dokument, se nuk e kam pasur të regjistruar si klient, atëherë ajo duhet të dënohet për fshehje të të ardhurave ose duhet të pranojë se dhe Rezart Taçin, dhe biznesmenët e tjerë, të cilëve u merr gjoba të rregullta mujore, nuk i deklaron. Së fundmi na vjen mirë që vajza e kryeministrit e ka problem të jetë tanimë avokate e Rezart Taçit. Figura e tij si bandit natyrisht që i prish imazhin. Do t’i luteshim të këshillonte dhe nënën e saj, Liri Berisha, të kthente paratë që ka marrë nga persona në kërkim dhe njerëz të Rezart Taçit, që kanë marrë pjesë në aktin e shëmtuar, kur ka bërë mbrëmje bamirësie, me ardhjen e Milanit në Shqipëri. Do t’i luteshim po ashtu t’i thoshte dhe babait të saj ta mbronte deklaratën që ka bërë për këtë person si kontrabandisti më i madh i naftës në vend në vitin 2005, dhe të tërheqë deklaratën se nuk ka thënë për Taçin, por për Cacin. Kështu Argita do të bëjë ndonjë punë të dobishme duke u përpjekur të ndreqë diçka si vajzë e kryeministrit. Por duke shpifur thjesht na kujton babanë e saj, dhe atë për fat të keq e kemi çdo ditë në televizor, s’ka nevojë të dalë dhe e bija. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Nov 10, 2009 1:32 am | |
| Argita, një faturë 30 milionë euroNga Tema Gazeta “TemA” boton sot një dosje të zgjeruar se si e bija e kryeministrit, Sali Berisha, Argita Malltezi, negocion me një biznesmen të huaj nga Lindja e Mesme për t’i garantuar atij një koncesion. Letërkëmbimi mes studios ligjore të Malltezit dhe biznesmenit Zafar Ansar, i cili kërkon të ndërtojë një termocentral në Shqipëri, nxjerr në pah qartë se është Malltezi ajo që qëndron pas blerjes së tokave në Porto Romano, për t’i rishitur ato me çmime të kripura te biznesmenët e ndryshëm. Kjo tregon qartë se serbo-boshnjaku, Damir Fazlliç, është përdorur si sekser i familjes së kryeministrit, kur në të vërtetë pas blerjes së këtyre pronave është studio e Argita Malltezit. Ky skandal bëhet edhe më i rëndë, për shkak se letërkëmbimi tregon se studio ligjore e Argita Malltezit, e cila është regjistruar si një person fizik, d.m.th., si biznes i vogël, lëshon fatura shumë të majme, madje kërkon që të marrë tre për qind të vlerës së investimit si pagesë suksesi. Duke ditur se suksesi është i garantuar, me një përllogaritje të thjeshtë i bie që për koncesione të tilla prej qindra miliona eurosh studio e Malltezit të marrë disa milionë thjesht duke ndikuar me emrin e babait. LetërkëmbimiFillimisht, Zafar Ansar kërkon nga studio ligjore e Malltezit disa të dhëna të shpejta në lidhje me zonën ku do të ndërtohet TEC-i prej 120 MW. Në përgjigje, studio ligjore i deklaron atij se duhet të bëjë një pagesë prej 8150 eurosh, për 42.5 orë pune. Kështu, në formularin e pagesës, një avokat i studios së Malltezit paguhet 200 euro në muaj, ndërsa një ndihmës avokat me 130 euro (FAKSIMILE 1). Më pas, në vijim të letërkëmbimit, ortakja e Malltezit i bën të ditur se pagesa që do bëhet në vijim të punës për marrjen e koncesionit do jetë 1 mijë euro në muaj si pagesë e detyrueshme, dhe më pas do paguhet çdo orë pune. Në rast se marrja e kontratës për ndërtimin e TEC-it do përfundojë me sukses, studio e së bijës së kryeministrit i kërkon një pagesë prej 3 për qind, që në këtë rast mund të jetë një pagesë edhe në vlerën e 3 milionë eurove, në rast se investimi do jetë të paktën 300 milionë euro. Studio e Malltezit është e regjistruar si person fizik dhe këtë e vërtetojnë dokumentet që boton gazeta “TemA” (FAKSIMILE 2 dhe FAKSIMILE 3). E thënë ndryshe, Argita në dokumentet e shtetit figuron si avokatja e vetme e kësaj zyre avokatie që ushtron veprimtarinë ekonomike me objekt: “Shërbime avokatie dhe konsulence”, ndërkohë që në të punojnë shumë të tjerë. Regjistrimi i saj në gjykatë, por dhe në organet tatimore është si “person fizik”, pra si biznes i vogël që xhiron në një vit jo më shumë se 80 milionë lekë të vjetra. Në rast të kundërt, nëse kjo zyrë avokatie do të regjistrohej si biznes i madh, sikundër funksionon realisht, pasi në të punojnë më shumë se dy avokatë, kuptohet që detyrimet fiskale karshi shtetit do të ishin më të mëdha. Aktualisht xhiroja vjetore që Argita deklaron nga kjo veprimtari llogaritet në rreth 76 milionë lekë të vjetra, prej të cilave 4 milionë lekë të vjetra, sipas saj, janë fitimet e vetme. KoncesioniPasi biznesmeni nga Lindja e Mesme paguan shumën e majme për disa orë bisede, madje edhe për e-mail-in paguan 100 euro, në lojë hyn Argita. Letërkëmbimi fillimisht ishte mes biznesmenit dhe ortakes së Malltezit, Flutura Kola. Por më pas është momenti për Malltezin, e cila nga e-mail-et shpalos qartë aftësinë e saj për të negociuar me KESH për të përshpejtuar procedurat. Në e-mail-in e fundit bie qartë në sy se Malltezi ka një nxitim për të marrë një përgjigje nga biznesmeni, për shkak se ajo kërkon që të procedojë sa më shpejt me blerjen e tokave. Kjo është dhe shumë e rëndësishme, pasi, sipas Malltezit, agjentët e saj në terren duhet të vijojnë me marrjen e pronave. Malltezi i jep disa opsione biznesmenit nga Lindja e Mesme, dhe duket qartë se bëhet fjalë për zonën industriale në Porto Romano. Komunikimi i saj me biznesmenin nis edhe me disa urime me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit, një sinjal afrimi i saj, por dhe një sinjal se ajo është një njeri që ka të njëjta bindje fetare me njeriun që kërkon të marrë koncesionin. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Nov 10, 2009 1:33 am | |
| “Reporterët pa Kufij”: Jemi bërë më vigjilentë, liria e medies në Shqipëri po përkeqësohet Rezart Taçi ngelet sërish në burg Avokati i Popullit: Ndërhyrja e Policisë së Shtetit në Orikum, e paligjshme | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Nov 10, 2009 3:13 pm | |
| Pse i zgjodhëm këto figura për ballafaqim? Ideja është e qartë; S. Berisha, B. Topi, H. Thaqi dhe F. Sejdiu janë kryesorët në pushtet (pozitë) kurse opozitë në Shqipëri dhe as në Kosovë nuk ka (është fjala për opozitën parlamentare e cila ka qenë dhe mund të vijë prap në pushtet), ku shumica e popullit sdm. në zgjedhjet e fundit nuk votoi si në Kosov ashtu edhe në Shqipëri. Pra i zgjodhem H. Milloshin dhe M. Xhafën nga PKSH dhe Albin Kurtin dhe një tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje. Kërkojmë falje që nuk u potencua ndonjë parti, lëvizje, organizat apo individë të pavarur që janë afër PKSH-së apo Lëvizjes Vetëvendosje. Gazeta ; Zëri i së Vërtetës, 21 prill 2009, Hysen Hysenlika, (Shifra e fakte këto 19 vite)... Një milon shqiptarë janë larguar nga atdheu për bukën e gojës. 600 mijë njerëz kanë ndryshuar identitetin për të siguruar punë në Greqi. 50 mijë shqiptarë janë vrarë, 1500 djem e vajza kanë humbur. 1500 fëmij janë ngujuar nga gjakmarrja, 1200 fëmij të braktisur, 6400 femra janë trafikuar jashtë atdheut, 3000 femra prostituojnë rrugëve të shqipërisë për mbijetesë, 15 mijë femra janë braktisur në mëshirën e fatit, 5-6 mijë shqiptarë ndodhën në burgjet jasht vendit dhe disa mijëra ndodhen në burgjet e Shqipërisë, kryesisht për motive mbijetese. Disa mijëra analfabetë për arsye se nuk kanë kushte për të vazdhuar shkollën. 100 mijë shqiptarë janë përdorues droge, nga të cilët 40 mijë të rinjë. Disa qindra e mos më shum me SIDA. | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Nov 10, 2009 4:59 pm | |
| Une kisha propozue qe ne debatet politike te marrin pjese . Prof.(Njeherit ne magjistrim te shkencave politike per diplomaci) Xhavit Dalloshi Koordinatore i fbksh shaibk per evrop dhe organizatore i takimeve te uck me Bundestagun Gjerman dhe lantagun.Njeri qe njef politiken shume mire strateg analiste trim atdhetare patriot. Albin Kurti LV dhe kushdo tjeter prej atdhetareve. Me kata le te shtyhen PDK LDKAKRLDD te gjitha partit tani e shofim realitetin se kushe po triumfon. patjeter duhet lejuar debat me keta intelektual dhe te hiqet cenzura . Jo debat vetem me parti politike lider rrenca hajna servil te huajve. mendoi sekishte me qen nje debat shum inetersant. Dhe duhet mjetet e informimit te biejn ne kontakt me kata njerez. E -mail I PRof.xhdall@t-online.de | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Nov 11, 2009 1:47 am | |
| Aleksander Biberaj: Ju rrëfej kupolën klienteliste të PD-së. Themeluesit jane zevendesuar me kontrabandista. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Nov 11, 2009 2:22 am | |
| Si pastronte paratë studio e Argitës dhe “suksesi” i qeverisë në mbylljen e dosjesPara pak kohësh qeveria shqiptare arriti një “sukses” në fushën e pastrimit të parave. Dosja ndaj Damir Fazlliçit, sekserit të Familjes Berisha, që akuzohet për pastrim parash në b... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Nov 11, 2009 2:23 am | |
| Akademia Britanike e Mbrojtjes: Në Shqipëri ligjin e bën Argita
Një raport i Akademisë së Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar del në përfundimin se zgjedhjet e këtij viti janë të rrezikuara, jo vetëm për shkak të problemeve teknike, por dhe për ... | |
| | | shahini Anëtar i ri
Numri i postimeve : 195 Age : 43 Vendi : jordani Profesioni/Hobi : Mi shkel ne fyt ata qe spionojne kundra vellaut Registration date : 06/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Nov 11, 2009 3:54 pm | |
| Leni nje here e pergjithemo ideologjit e partive dhe fejes se kerkund nuk jemi
http://storage.canalblog.com/40/62/443991/24542445_p.jpg
http://storage.canalblog.com/40/62/443991/24542445_p.jpg | |
| | | shahini Anëtar i ri
Numri i postimeve : 195 Age : 43 Vendi : jordani Profesioni/Hobi : Mi shkel ne fyt ata qe spionojne kundra vellaut Registration date : 06/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Nov 11, 2009 3:56 pm | |
| | |
| | | Delia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 514 Registration date : 13/01/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Nov 11, 2009 3:58 pm | |
| Ngjyrat jan gabimi ? Qe nejri shikon lart me nji vizion perpra , Tjetri shikon drejt ku te gjej nje vrim ? | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Nov 11, 2009 6:34 pm | |
| gabimi asht se enveri ka pas kok me gjak shqiptar ndersa sala vetum petkun e ka shqiptar e tjerat aspak! | |
| | | shahini Anëtar i ri
Numri i postimeve : 195 Age : 43 Vendi : jordani Profesioni/Hobi : Mi shkel ne fyt ata qe spionojne kundra vellaut Registration date : 06/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Nov 11, 2009 8:47 pm | |
| Dallimin kurkund nuk ja keni qellue,une per fshisa e ju per lisa ! | |
| | | shahini Anëtar i ri
Numri i postimeve : 195 Age : 43 Vendi : jordani Profesioni/Hobi : Mi shkel ne fyt ata qe spionojne kundra vellaut Registration date : 06/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Nov 11, 2009 8:48 pm | |
| Ketu matet interligjenca e shqiptareve | |
| | | Delia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 514 Registration date : 13/01/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Nov 12, 2009 12:35 am | |
| Njani Komunist e tjetri demokrat. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Nov 12, 2009 1:26 am | |
| Rehn: Sulmi i dhunshëm ndaj Bazes, qeveria të mbrojë median dhe të garantojë lirinë e saj
Komisionari për Zgjerimin, Oli Rehn, deklaroi dje në Bruksel se kërkon që qeveria të përmirësojë lirinë e medias dhe të mbrojë ato, duke iu referuar rastit të dhunës ndaj gazetarit Mero Baze. Rehn i bëri deklaratat pas n... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Nov 12, 2009 4:59 am | |
| A është i kapur Berisha nga krimi?
Nga Tema
Në një nga fjalimet më kryesore që do mbante kryeministri, Sali Berisha, pas zgjedhjes në vitin 2005, do të deklaronte se krimi kishte kërkuar që ta blinte, por ai nuk do të dorëzohej. “Jam këtu për t’iu drejtuar qytetarëve shqiptarë dhe ju, totalisht me një sens apartiak. Po pse e them këtë? Sepse dua të jem shumë i sinqertë me ju. Gjatë këtyre muajve ka pasur, jo vetëm anëtarë të opozitës, por ka pasur dhe anëtarë të mazhorancës, të cilët më kanë kërkuar mua simbiozën, madje kanë insistuar që pse të mos i marrim ne ato miliarda pará që burojnë nga kanalet e zeza të krimit! Jo dhe jo, ka qenë përgjigjja ime kategorike. Sepse krimi është antishteti, sepse paratë e krimit janë shkatërrimi i shtetit. Pa shtet s’ka liri, s’ka dinjitet, s’ka të ardhme, s’ka siguri, s’ka asgjë, s’ka komb. Ka vetëm rrënim të përditshëm të tij. Ndaj dhe unë kam bërë zgjidhjen time. Mund t’ju them se krimi i organizuar shqiptar ka qenë në gjendje të më paguajë mua, jo dhjetëra, por qindra milionë që unë të vazhdoja simbiozën me ta. Por zero tolerancë; kjo është politika ime. Për shkak të kësaj politike unë kam ndërmarrë këtë nismë. Quajeni personale, quajeni politike - unë qëndroj në një betejë, në të cilën ju garantoj se shqiptarët do të dalin të fituar. A arriti krimi i organizuar këto përmasa, të cilat u bënë të llahtarshme për Evropën?! Po dhe po. Do t’u rrëfej një gjë shumë interesante. Më keni dëgjuar gjatë viteve të shkuara, më shumë se çdo shqiptar tjetër, të lakoj emra vrasësish, banditësh, trafikantësh këtu në parlament, para medieve dhe kudo. E bëja me një qëllim, e bëja për t’iu treguar të gjithëve se nuk mund të mposhtnin këta xhelatë dhe hanxharë krimi kurajën e një populli. Nuk mund të mposhtet kuraja qytetare, ajo është më e fuqishmja. Gjatë gjithë këtyre viteve unë kam jetuar i qetë në banesën time pa roje te dera, bashkë me bashkëshorten time. Po pse? Sepse kjo skuadër vrasësish, trafikantësh, natën kryente krimet, ditën drekonte me kryeministra dhe ministra. Ndihej tërësisht e sigurt dhe thoshin: “Le t’i bjerë qemanes Sali Berisha, pa ne pasurohemi”. Dhe ja ku i kemi këta që na përkrahin”, - do të shprehej Berisha në fjalimin e mbajtur në seancën për largimin e ish-kryeprokurorit, Theodhori Sollaku. Tani është momenti që kryeministri të pyetet, nëse i ka pranuar ato qindra miliona dollarë e euro që i janë ofruar nga krimi. Berisha duhet të përgjigjet se kush ishin ata të opozitës dhe të mazhorancës që i ofruan pará dhe a janë gjëkundi para drejtësisë ata. Tani që ai mban në kabinet dy ministra që kanë ndyrë duart në aferat më të zeza dhe të rënda korruptive në vend, ai duhet të na përgjigjet për këtë. Tani që ai ka në koalicion Kokën e Klanit të Zemunit, që e akuzonte pareshtur për kontrabandë dhe trafiqe dhe që u arrestua për këtë, duhet patjetër të përgjigjet. Tani që ai ka në koalicion Dritan Priftin, për të cilin në prokurori ndodhet një nga dosjet voluminoze për korrupsion, ai do të duhet të na përgjigjet. Tani që në burg ndodhet Rezart Taçi, të cilit i ka falur ARMO-n dhe i ka dhuruar me vendim antikushtetues monopolin e naftës në vend, ai duhet të na përgjigjet. Do na duhet gjithmonë të rikujtojmë se është ai Taçi që e ka akuzuar para zgjedhjeve të vitit 2005 se lëviz kontrabandën e naftës në vend. Përndryshe do vijojmë të besojmë atë që thotë sinqerisht Koka, që Berisha donte t’i zinte vendin atij. Madje më keq, se ai po vazhdon simbiozën me ta. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Nov 13, 2009 1:32 am | |
| http://bw.balkanweb.com/TV/index.php?id_categoria=17&id_ansalive=455 | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Nov 13, 2009 1:40 am | |
| Prifti “lëpin” atë që kishte “pështyrë” për OSSHMinistri i Ekonomisë, Dritan Prifti, e quajti mjaft të suksesshëm privatizimin e Operatorit të Shpërndarjes, ndryshe nga sa kishte deklaruar, kur ishte në opozitë e madje edhe kur ... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Nov 13, 2009 1:41 am | |
| Rama: Shteti ka dështuar me energjinë, Berisha kujdeset vetëm që t’ia shesë FazlliçitPartia Socialiste zhvilloi dje një tryezë me ekspertë të saj, por edhe të pavarur, me temë: “Energjia, Rritja e çmimit, Efekti social”. Duke folur në këtë tryezë, Rama tha se sht... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Nov 13, 2009 4:00 am | |
| Ju ftoj te jipni mendimin tuaj se perse u mbyll tuneli ne rrugen Durres Kukes? | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Nov 13, 2009 5:39 am | |
| Familjarët e Gërdecit paditin shtetin shqiptar në Strasburg
Nga NOA
Zamira Durdaj, një nga trashëgimtaret ligjore të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, më 15 mars 2008, ka vendosur të padisë shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
| |
| | | | Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |