Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Për komb e për Atdhe-lëshohet pe!

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Për komb e për Atdhe-lëshohet pe! Empty
MesazhTitulli: Për komb e për Atdhe-lëshohet pe!   Për komb e për Atdhe-lëshohet pe! EmptyThu Aug 28, 2008 12:31 am

Për komb e për Atdhe-lëshohet pe!




Deri kur do perseriten gabimet e se kaluares!

Edhe çka duhet të ndodhë që të njësohen dhe bashkohen shqiptarët ?!

Shkruan: I. Egriu

Këtë pyetje e parashtron secili individ nëpër damarët e të
cilit qarkullon gjak shqiptari.

Edhe pas tërë atyre masakrave, vrasjeve dhe vuajtjeve biblike që
përjetuan shqiptarët, akoma vazhdohet me avazin e vjetër, duke
vazhduar shqip tarët të qëndrojnë të ndarë e të përçarë mbi baza
politike, partiake apofraksionare, në ate rajonale e fetare. Dikush
thumbit, dikush patkonit, siç thotë fjala popullore.

Edhe çka duhet ndodhur që të ofrohen shqiptarët me njëri-tjetrin? !
Vallë, a s'mjaftojnë se njëzetë shekuj robërie që të njësohen,
vëllazërohen dhe bashkohen shqiptarët rreth më një ideali të
përbashkët: - Çlirim dhe bashkim kombetqr një herë e përgjithmonë
nga zghedha shekullore 2168 vjeçare!

Siç duket asgjë deri më sot s'ka ndikuar në konsolidimin e
radhëve e të konjukturave politike. As lotët e njomë të foshnjeve që
u zvariten nëpër fëtyrë, as lutjet dhe hofshamat

e nënave shqiptare, që përjetuan çastet më të vështira të
golgotës shqiptare; as djegiet e qindra vendbanimeve, vrasjet dhe
maskarat e kryera nga ordhitë çetnike, as varrezat masive të mijëra
të ekzekutuarve edhe as tërë ato skena pikëlluese, që trishtuan
mbarë opinionin liridashës botror.

Këtë shembull e kam marrë me rastin e ekzodit të
shqiptarëve kur me qindra mijëra

shqiptarë, siç qe rasti me Olokaustin e Bllacës:-fëmijë , pleq e
nëna shtatëzane shqiptare, në të ftohtë, në borë, baltë e shi; pa
ushqim e pa barna, në qiellin e hapët, kërkonin lëmoshë nga Perëndia
e nga Presidenti Klinton.Tërë këto skena trishtuese i shikonim në
shkollë së bashku me një arsimtar hebre me emrin-Isak, i cili në ato
çaste m'u drejtua e më tha:

Edhe ne hebrenjtë s'kemi përjetuar kësi skena trishtuese gjatë
Luftës së Dytë botrore. Man dej vazhdoi:-Ne hebrenjtë kemi qenë
populli më i ndarë, i përçarë e i shkapërderdhur para Luftës së
Dytë, por pas asgjasimit të rreth gjashtëmilionë hebrenjëve, sot
jemi kombi më unik e më i konsiliduar në batë; andaj, m'u
drejtua ai, besoj se dhe ju shqiptarët pas gjithë këtyre pësimeve
do të bëheni kombi i Dytë unik në botë. Mirëpo mjerisht thënia e
tij dhe sote kësaj dite s'u realizua. Pse?-Shkaqet dihen!

Në një anë themi se jemi kombi më bujar, më mikpritës e më
besniknë botë.Po, këtë e kanë deklaruar dhe të huajt, siç
shkroi dhe diplomati amerikan, Robert Wiliams, më 1914 në
librin me titull"Shqiptarë t", në të cilin pasqyrohen tiparet më
të mira të shqiptarëve; mendime të tillë kanë shfaqur edhe
disa albanologë e letrarë, siç janë: - Jokli, Hani, Pedersen,
Bajron, Dora Distri, Stipçeviq, Shuflai etj. Mirëpo, poqe se e
vërejmë dhe anën tjetër të medaljonit, tek ne shqiptarët
ekziston një bacil me emrin egoizëm. Duam apo s'duam të
pranojmë, ky bacil ka ekzistuar me shekuj, këtë më së miri në veprën
e tij"Ferrëfenjëza" e apostrofon rilindasi, patrioti dhe veprimtari
dibran, Seid Najdeni, i cili, ja se ç'thotë për ndasitë që
kanë ekzituar edhe në periudhën e Rilindjes:-"Para Zotit e popullit
do përgjigjen tërë intelektualët pse në mesin e tyre ka ekzistuar
përçarja"-Fund i citatit.
Të arsyetohemi e të themi se për shkak të robërisë mijëra vjeçare ka
dominuar përçarja tek shqiptarët, por parshtrohet pyetja, pse edhe
në ditët e sodit, pas funksionimit të tre univerziteteve dhe dy
akademive të shkencave, akoma vërehen simptome egoiste edhe në radhët
e disa intelektualëve karrieristë e kolltukxhinj, të cilët, të
verbuar nga epshet për pushtet, s' mendojnë fare se në një
të afërme do të japin përgjegjësi para Zotit e popullit!


Shti ujë e shti miell, ç'bëhet !

Disa kënaqen kur shohin se në mesin e shqiptarëve ekzistojnë
fërkime, kundër thënie, zënka, përçarje e ndasi brenda faktorit
politik shqiptar.Vëllau kundërshton vëllaun, shoku shokun dhe miku
mikun. Kjo i përngjan kohës së Luftës së Dytë botrore e më pas,
kur pjesëtarët e Ballit kombëtar etiketoheshin në reaksionarë e
tradhëtarë, ndërsa në ditët e sodit, të rinjtë e të rejat shqiptare,
që derdhën gjakun për Kosovë e për vatan etiketohen si "marksistë
e leninistë", ndërsa qëllimi i të gjithë atyre që merren me
tashethëme e me shkrime të tilla dihet se cili është:-Të
komprimitohet lufta heroike e shqiptarëve për liri e pavarësi
dhe, të shkaktohet përçarje e huti midis subjektit politik e ushtarak
shqiptar, kurse uji të derdhet në mulli të armiqëve barbarë. Ndaj
personave të tillë që përçajnë, në gazetën"Shekulli" ,shkrimtari ynë
i madh, Ismail Kadare thekson: -"Përçarja është një veprimtari
antikombëtare. Mandej vazhdon:-E vetmja veprimtari që gjer më sot
kanë bërë politikanët shqiptarë me zemër, me përkushtim, pa hile,
me përgjegjësi, si të thuash, të lartë, ka qenë kacafytja. Kurse
të kundërtën e saj, pajtimin e kanë bërë shkel e shko, sa për të
larë gojën, për të fituar ndonjë "bravo"nga Evropa ose për
interesa thellësisht vetiake. Gjithë shqiptarët që jetojnë kudo në
botë, zbutjen, pajtimin ndërshqiptar e kanë sot brengën dhe
preokupimin më të madh. Në këtë pikë, thekson z. Kadare, nuk di
ndonjë vend tjetër në Evropë, ku klasa politike të jetë në
kundërshtim me vendin e vet dhe kundër tij;ndaj këtë veprim e
konsideroj si veprimtari antikombëtare" -Fund i citatit.

Kurse, në rubrikën "Kolumnë", që botohet për çdo ditë në
gazetën"Fakti", ish nxënësja ime shembullore, Adelina Marku-Ibrahimi,
thekson:"Historinë vazhdojmë ta shkruajmë me lapsa të tillë, që më
vonë do të kishim dashur t'i shlyejmë sa më shpejt për t'i
harruar sa më lehtë". Thënie e qëlluar, sepse, ne shqiptarët shumë
shpejt shlyejmë e harrojmë çdo ngjarje apo personalitet të
historisë sonë kombëtare.

Parashtrohet pyetja: -Kush është fajtor për të gjitha
këto?

Janë disa individë korrespondentë e gazetarë, të cilëve
mendimet u rrjedhin nga gërmazi e që s' lënë personalitet të
kombit tonë pa e përgojuar, duke filluar prej kryetrimit
legjendar–Skënderbeu, Ismail Qemali, Isa Buletini,Fan S. Noli,
Migjeni e të tjerë me radhë, mbretër e kryetarë të shtetit
shqiptar; të mos flasim për intelektualët e personalitetet e
ditëve të sodit, kundër të cilëve kryhet një nënvlerësim i paparë
dhe i padëgjuaar.

-Përgjegja na del se s'na qenka i mirë askush!-Sa çudi! O
Zot, ç'ndodh me ne?!

Derisa armiqët tanë, prijësit e tyre i marrin në mbrojtje, u thurrin
legjenda, i mbështesin kriminelët gjakpirës edhe pse kanë kryer krime
më të rënda ndaj njerëzimit; disa individë, të cilët s'janë në
gjendje ta vërejnë anën tjetër të medalionit, në vend se të merren e
të shkruajnë diçka të mbarë për t'i ardhur në ndihmë popullin tonë të
shtypur shekuj me radhë; apo, në vend që të apostrofojnë varfërinë e
shtuar në të gjitha trojet shqiptare, kriminalitetin,
korrupsionin, prostitucionin, narkomaninë etj. merren me
thashethëme, me etiketime e nënvlerësime, thuaj se tërë punët i
kemi në rregull, duke harruar se armikun akoma s'e kemi hequr qafe.
Kësaj i thonë:"Shti ujë e shti miell".

Reflektim i ndasive

Thënë troç, ndarja mbi baza politike si në Shqipëri, Kosovë
e në trojet tjera shqiptare shprehet edhe në jetën dhe
veprimtarinë e mërgimtarëve tanë. Mërgata shqiptare sot ka marrë
ngjyrime partiake, klanore e grupore edhe ashtu e politizuar tej
masës. Këto ndasi vërehen dukshëm edhe në aktivitetin e
asociasioneve e të shoqatave në mërgim, të cilat kanë luajtur rol
të rëndësishëm në organizimin e ofrimit të ndihmave, të
manifestimeve me

karakter kombëtar, kulturol, sportiv e shkencor. Intelektuali ynë i
shquar, miku im i çmuar, akademik Esat Stavileci, ndër të
tjera thekson:"Në ditët e sodit, faktet dëshmojnë se ne shqiptarët
sot jemi ndarë në krahina e rajone. Mandej ndarjet tona çojnë deri
tek ndarjet në qytete, në lagje e katunde. Kemi aq shumë ndasi sa
që mund të kërcnohet edhe qenja kombëtare.-Vallë , a mund të lejohen
ndarjet e tilla?!-Ndarjet e tilla vetëm se i thellojnë përpjekjet për
të ndërtuar filozofinë e re politike:-Një komb, një qëndrim, së cilës
i mungon dhe këndi i tretë:-Një shtet gjithëshqiptar, e cila
tingëllon si parullë boshe në hapsirën shqiptare.-Mandej
vazhdon:Ne,si popull e si komb,sikur akoma nuk kemi mësuar shumë nga
historia jonë plot 2168 vjet robërie, edhe pse lufta heroike e U Ç K-
së në Kosovë, në Maqedoni dhe në Kosovën lindore na këndjelli
kombëtarisht që t'i kthehemi njëri-tjetrit dhe vetvetes sonë, sepse
o sot o kurrë duhet të nxjerrim mësim nga fatkeqësitë tona kombëtare,
në mënyrë që të mos lejojmë përsëritjen e tyre.

Ne shqiptarët përgjithësisht i kemi kuptuar "lojërat me vonesë që të
tjerët "kanë lozur me ne", andaj dhe kemi pësuar rëndë si popull
dhe si komb në histori. Se si do të reagojmë sot, do të varet
shumë e nesërmja. Eshtë e vërtetë se "duhet jetuar duke shikuar
përpara, por duhet t'i kthehemi të kaluarës për të ndërtuar të
ardhmen, sepse vetëm kështu mund të korrigjohen gabimet e së
kaluarës."Të gabosh dhe të mos korrigjohesh, do të thotë të gabosh me
të vërtetë", ka thënë Konfuci.Ndërsa, Ajnshtan ka lënë një porosi të
mirë:

-Mësimet e hidhura të së kaluarës duhet të mësohen përsëri"-
E vetmja gjë, për të cilën njeriu ndjen nevojë të vazhdueshme,
është mësimi. -Edhe çka duhet ndodhur që të mësohemi e t'i
korrigjojmë gabimet nga e kaluara?!

Parashtrohet pyetja:-Vallë , ç'ndodh me intelektualët tanë?!

Dikujt i flen në zemër ndjenja e afrimit, e tolerancës, e bashkimit
dhe shtrirja e dorës së pajtimit. Kjo vlen më së shumti për
intelektualët, sepse, siç thonte Mësuesi i popullit, z. Abdi Begu-
Haxhiu i ndjerë:"Intelektuali i vërtetë, jo vetëm që lypset të
jetë tolerant, por, për interesat e popullit të vet duhet të
bëhet hambar". Këtë shembëll e kam marrë, sepse, ditën që kreva
studimet univerzitare, mësuesi im më i dashur, z. Abdiu, më përqafoi
ngrohtë e më tha:-Urime diplomimin, Imi! -Deri sot ke mund të
fjalosesh e të kacafytesh me secilin dhe askush s'kishte me ta marrë
për të madhe, por tash e tutje kij kujdesë, të tregohesh
tolerant, të bëhesh hambar e të durosh!-Amaneti i tij dhe sot e
kësaj dite më është ngulitur në kokë dhe kurrë s'e harroj.
Ndaj,mesazhi i tij është edhe një këshillë për çdo intelektual.

Ndërsa, prof. im shumë i nderuar, z.Remzi Nesimi, ma lë
këtë porosi: -Kudo që të jesh dhe, sa herë që të diskutosh,
asnjëherë mos e ngre tonin e zërit, sepse, ngritja e tonit është
shenjë e njeriut të pakulturuar dhe do të tregohesh i paarsyeshëm.
Sot e kësaj dite kurrë s'e kam harruar dhe mesazhin e gjuhëtarit
tonë të spikatur, prof. dr. Remzi Nesimi.

Sa çudi, disa intelektualë shqiptarë gjat diskutimit e
ngrenë zërin aq lart saqë na përkujtojnë Zhilinovskin e Sheshelin.
Që do të thotë se edhe inati është një bacil që domnon tek disa
intelektualë. "Për një fjalë goje, shqiptari-shqiptari t s'i fletë me
muaj apo me vite të tëra", thekson letrari-Fatos Harapi.

Sot, më tepër se kurrë, e kërkon koha, e lyp nevoja, secili
shqiptar, pa dallim feje, krahine apo ideje, për hir të
popullit shqiptar të shumëvuajtur, të lodhur, syrgjinosur e
katosur, i zhgënjyer e i ndarë në disa shtete, të shtrijë dorën e
pajtimit e të ofrimit me njëri-tjetrin, të ulen në Sofrën e
përbashkët, derisa sështë bërë vonë..Njerëzit e mëdhenj leshojnë pe,
veçanërisht intelektualët. Ndaj, për hir të popullit tonë të shtypur
e të shumëvuajtur shekuj me radhë, shqiptari-shqiptari t lypset t'i
lëshojë pe. Kemi shumë shembuj, por unë do e përmend trimin e madh
hero, Miftar Hasani, i cili ne vetëmbrojtje gjat shërbimit në Armatën
e kralit te Serbisë, më 1926, vret një çetë të tërë xhandarë serb
dhe, gjyqi çetnik e denoi me vdekje. Gjatë vizitës së fundit dhe
lamtumirëse qe ia bëri vëllai i tij, ai ia la këtë porosi:-Vëlla i
dashur edhe nëqoftë se të m'shon me shuplakë ndonjë nga vëllezërit e
tu shqiptarë, mos ia kthe, por thuaj:-Më m'sho edhe ne anën tjetër të
fëtyrës. Pa koment!

Në Platformën e Lidhjes Shqiptare në Botë, të cilën në Kongresin e
Parë të mbajtur në Prizrenin historik e votuan mbi dymijëdelegatë nga
mbarë bota, ndër të tjera përfshin dhe këto parime, qe i ka përfshi
në Platformë, Akademik Esat Stavileci:

„Ne shqiptarëve, më shumë se largimi, na duhet ofrimi,

më shumë se përpjestimi, na duhet shumëzimi,

më shumë se ndarja, na duhet bashkimi dhe,

më shumë se armiqësimi, na duhet miqësimi"

Ndjenja e shpresës është akoma brenda nesh dhe, dashtë
Zoti e të gjithë së bashku pas Pavaresise se Kosoves, t'i përjetojmë
çastet e vërteta të bashkimit fizik e shpirteror te kombit tone.

Diber e Madhe, gusht `08


Armiku me i madh i shqiptarit jan injorantet ne te vetin e i buzqeshur per tjetrin!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Për komb e për Atdhe-lëshohet pe! Empty
MesazhTitulli: Re: Për komb e për Atdhe-lëshohet pe!   Për komb e për Atdhe-lëshohet pe! EmptyThu Aug 28, 2008 9:46 pm

Kryetradhtari Sali Berisha qafe per qafe me pederin shpihun kolonel Janullatosi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Për komb e për Atdhe-lëshohet pe! Empty
MesazhTitulli: Re: Për komb e për Atdhe-lëshohet pe!   Për komb e për Atdhe-lëshohet pe! EmptyThu Aug 28, 2008 9:46 pm

Për komb e për Atdhe-lëshohet pe! Anastas-berisha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Për komb e për Atdhe-lëshohet pe! Empty
MesazhTitulli: Re: Për komb e për Atdhe-lëshohet pe!   Për komb e për Atdhe-lëshohet pe! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Për komb e për Atdhe-lëshohet pe!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A ka një komb kosovar?
» VOTO PER KOMB...
» Nje Komb ABETARE te ndryshme?
» Enver Hoxha dhe partizanet e tij....
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: