Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Berisha- Gjob pèr ata qè nuk Votojn

Shko poshtë 
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Berisha- Gjob pèr ata qè nuk Votojn Empty
MesazhTitulli: Berisha- Gjob pèr ata qè nuk Votojn   Berisha- Gjob pèr ata qè nuk Votojn EmptySat Aug 16, 2008 10:33 pm


Berisha: Gjobë për ata që nuk votojnë




“Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë”. Ky është përcaktimi që bën Ligji Themeltar i shtetit shqiptar, Kushtetua, për të drejtën që ka çdo qytetar mbi 18 vjeç për të votuar, por pa e detyruar atë që ta ushtrojë domosdoshmërish atë.




Fejzi Braushi
Shtune, 16 Gusht 2008 08:11:00




Kreu i qeverisë, Berisha, ka deklaruar se do të përcaktojë sanksione ligjore për të gjithë ata që nuk do të pranojnë të votojnë
“Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë”. Ky është përcaktimi që bën Ligji Themeltar i shtetit shqiptar, Kushtetua, për të drejtën që ka çdo qytetar mbi 18 vjeç për të votuar, por pa e detyruar atë që ta ushtrojë domosdoshmërish atë. Por shumë shpejt, ushtrimi i të drejtës së votës nuk do të jetë më një detyrim moral, por një detyrim ligjor.

Sikur bojkotimi gjithnjë e më i madh i votimeve të ishte pasojë e papërgjegjshmërisë së zgjedhësve dhe jo e zhgënjimit gjithnjë e më të madh që politika ka krijuar në popull, Qeveria ka planifikuar që për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ta bëjë pjesëmarrjen në votim të detyrueshëm për çdo shtetas, duke e sanksionuar këtë detyrim në ligj. Nisma është bërë publike dje nga vetë kreu i qeverisë, Sali Berisha, i cili duke e konsideruar rritjen e indiferencës qytetare ndaj politikës si një shqetësim, është shprehur se është duke menduar që të përcaktojë sanksione ligjore për të gjithë ata shtetas që nuk pranojnë të marrin pjesë në zgjedhje.

Për të realizuar këtë nismë natyrisht që mbetet për të ndryshuar edhe Kushtetuta, prandaj shefi i ekzekutivit ka bërë të ditur se do t’i kërkonte dhe opozitës që ta mbështeste një ndryshim të tillë ligjor. “Një problem mbetet i hapur dhe këtë do ta diskutojmë me opozitën. Ai i qytetarëve që nuk votojnë. Ka një grup njerëzish që nuk votojnë, por unë mendoj se së bashku me opozitën, mund të përcaktojmë një sanksion ligjor për këtë rast, kurse për ata që duan të votojnë, i siguroj se do t’i kenë gati këto dokumente”,- tha Berisha, pa specifikuar se cilat do të jenë masat ligjore që mund të merren për ata persona të cilët përsëri nuk do pranonin të votonin.

Nga ana tjetër ai ka garantuar qoftë opozitën, ashtu edhe faktorin ndërkombëtar se do të realizojë të gjithë infrastrukturën e zgjedhore për votimet e ardhshme, që me shumë gjasa pritet të mbahen në muajin qershor. Sipas tij, të gjithë shtetasit e interesuar do të pajisen me karta të sigurta identiteti para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, si do të realizojë Regjistrin Elektronik dhe listat e sakta të zgjedhësve. “Për sa i përket letërnjoftimeve dhe pasaportave biometrike, kontrata i përcakton qartë detyrimin kompanisë për t’i prodhuar në kohën e duhur, para zgjedhjeve.


Kompania është një kompani me kapacitete të jashtëzakonshme. Në raste të tjera, kjo kompani, në një periudhë kohore gjashtë javore ose dymujore ka dorëzuar miliona karta”, - tha kreu i qeverisë, Sali Berisha. Gjithashtu Kryeministri ka siguruar se krahas plotësimit të infrastrukturës zgjedhore, do të punohet edhe për realizimin e të gjitha ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Për këtë ai është shprehur i sigurt se do të gjejë mbështetjen edhe të opozitës.

------------------------------------------------

Kryeministri ka shpallur datën e përafërt të mbajtjes së zgjedhjeve, pavarësisht nëse arrihet që të pajisen qytetarët me karta identiteti
Berisha: Zgjedhjet e ardhshme në Qershor
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në muajin Qershor. Kryeministri Sali Berisha i ka dhënë fund dilemës për interpretimin e Kushtetutës dhe ndryshimeve të reja në Kodin Zgjedhor dhe ka pranuar qershorin e ardhshëm si muajin kur dhe do të mbahen votimet për të zgjedhur përfaqësuesit e rinj të popullit në Kuvend. “Në javët në vazhdim do të më duhet të takohem me ju për trevjetorin e qeverisë, takim i cili do të më shërbejë mua për vrullin e ri në vitin e fundit, të cilit në fakt i kanë kaluar dy muaj, pasi zgjedhjet e ardhshme do të jenë në qershor”, - u shpreh Berisha në përfundim të konferencës së djeshme me rastin e analizës së qeverisjes për shtatë mujorin e parë të 2008.

Një vullnet paksa i dyshimtë i kryeministri Berisha, në radhë të parë, për mënyrën se si ai e përcolli atë në publik, pasi ai e deklaroi qëndrimin e tij për datën e zgjedhjeve në fund të konferencës pa ia kërkuar askush dhe, së dyti, për vetë faktin se realizimi i zgjedhjeve dihet tashmë se nuk do të varet nga dëshira qoftë edhe e Kryeministrit, por nga plotësimi i infrastrukturës së duhur zgjedhore, siç janë listat e sakta të zgjedhësve apo dhe pajisja e qytetarëve me karta identiteti, kushte këto që janë përcaktuar si të panegociueshme jo vetëm nga opozita por edhe ndërkombëtarët.
Megjithëse gjatë konferencës së djeshme kreu i qeverisë ka dalë garant për plotësimin e këtyre kushteve, vetë ecuria e procesit vë në pikëpyetje gjithçka. Në këtë situatë, i njohur që më parë me qëndrimin e opozitës se s’mund të hyjë në zgjedhje pa karta identitetit, kreu i qeverisë nxitoi dje të deklarojë muajin kur mund të mbahen zgjedhjet, duke i treguar partnerëve ndërkombëtarë se është i gatshëm për të respektuar afatet ligjore, pavarësisht nëse arrihen të realizohen standardet e kërkuara. Në këtë mënyrë Kryeministri ka vënë në pozitë të vështirë opozitën, të cilën kërkon ta detyrojë ose të pranojë zgjedhjet në qershor pa patur garancinë e pajisjes së qytetarëve me karta identitetit, ose të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve deri në një kohë kur dhe mund të përmbushet ky standard.

Megjithatë, duhet theksuar se qëndrimi i Kryeministrit për t’i mbajtur zgjedhjet në qershor vjen në përputhje me përcaktimin kushtetues dhe ndryshimet e reja të realizuara në Kodin Zgjedhor, të cilat sanksionojnë dy afate kohore për periudhën se kur mund të mbahen zgjedhjet, qofshin këto parlamentare apo edhe vendore. Komisioni për Reformën Zgjedhore, megjithëse nuk ka përfunduar punën, ka vendosur që zgjedhjet periodike për Kuvendin ose organet e qeverisjes vendore të zhvillohen njëherësh në një ditë, të shtunë/diel, në të gjithë territorin e vendit, brenda periudhës që shtrihet nga 15 Mars deri në 30 Qershor, ose nga 15 Shtator deri në 30 Nëntor.

Sipas këtyre ndryshimeve, data e zgjedhjeve për Kuvendin caktohet me Dekret të Presidentit të Republikës, sipas rregullave të parashikuara në nenin 65, të Kushtetutës, dhe zhvillohen në periudhën zgjedhore që i paraprin mbarimit të mandatit të Kuvendit. Kështu, duke qenë se Kuvendi aktual mbaron mandatin e vet në datën 3 shtator 2009, atëherë sipas këtyre ndryshimeve zgjedhjet duhet të mbahen pikërisht në periudhën zgjedhore mars-qershor të po të njëjtit vit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Berisha- Gjob pèr ata qè nuk Votojn Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha- Gjob pèr ata qè nuk Votojn   Berisha- Gjob pèr ata qè nuk Votojn EmptySat Aug 16, 2008 10:37 pm

Me duekt kjo esht shum e drejtè edhe pse esht e vonuar ,si mund te beht nej shtet i leckosur nag gjysma e votava t enej populli.
Ky ligj duhet sa me shpejt te hy edhe ne kosov sepse nuk esht reale qe nej parti te fitoj e t ebn qfar te don me 25% te votav,e te tjeret te lujn deren,hyp se t evrava zhdryp se t evrava ,je pa shkoll e dallevergji je ne krye,e mson e qorrohesh e rrin ner mriz se ske votu se ske pas per ke..

Mendoj se esht nje ligj qe shum do te na perparoj si thuni ju?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
 
Berisha- Gjob pèr ata qè nuk Votojn
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» Cfare shkretoi BERISHA
» Sali Berisha Dhenderr i Serbise
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
» Berisha i gateshm ti pranoj raktat ...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: