Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 LUAN TOPÇIU-NJË LIBËR I RI SHQIPTARO -RUMUN

Shko poshtë 
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

LUAN TOPÇIU-NJË LIBËR I RI SHQIPTARO -RUMUN Empty
MesazhTitulli: LUAN TOPÇIU-NJË LIBËR I RI SHQIPTARO -RUMUN   LUAN TOPÇIU-NJË LIBËR I RI SHQIPTARO -RUMUN EmptyMon Aug 11, 2008 8:05 am

Një libër i ri i dr. Luan Topçiut / Pasqyra letrare
Oglinzi literare –
O nouă carte a domnului Luan Topciu (eseist, pictor, diplomat)

NJË LIBËR STUDIMOR PËR LETËRSINË SHQIPE DHE RUMUNE


Kto
dite doli në qarkullim, në Bukuresht, libri dygjuhësh i Dr. Luan
Topçiu-t “Oglinzi literare/Pasqyra letrare”, nga Shtëpia Botuese
“Privirea”. Libri përmban studime të ndryshme mbi letërsinë shqiptare,
kryesisht për autorët që janë përkthyer në rumanisht gjatë viteve të
fundit, si dhe sprova apo studime për disa autorë të shquar të
letërsisë rumune. Kështu objekt studimi në këtë libër janë disa nga
romanet e Ismail Kadaresë, kryesisht ato të përkthyer në rumanisht,
poezia e poetit kombëtar rumun, Mihai Eminescu, poezia e Lasgush
Poradecit, ajo e Victor Eftimiut, proza magjike e Mitrush Kutelit,
poezia plot forcë e Visar Zhitit, proza onirike e Besnik Mustafajt,
lirika e Resul Shabanit, Hali Haxhopsajt, poezia bashkëkohore rumune:
Nichita Stanescu, Dumitru M. Ion, Carolina Ilica etj.
Është folur
gjithmonë për përkime të shumta rumuno-shqiptare, në plan gjuhësor,
folklorik, në fushën e antropologjisë kulturore, atë të historisë së
mentaliteteve, të zakoneve të të dy popujve, në filozofinë kolektive,
në simbolet popullore, dhe kështu me rradhë. Shumë nga këto ngjashmëri
dhe elementë të përbashkët janë të shpjegueshëm me arealin gjeografik
të përbashkët, me historinë e përbashkët, me konstitucionin shpirtëror
të ngjashëm; por dhe me dukuri paralele universale që lidhen me natyrën
universale të njeriut, pa qënë nevoja e kontakteve të drejtpërdrejta.
Janë
vënë re nga studiuesit, gjithashtu, përkime edhe në fushën e letërsisë,
duke filluar nga ajo gojore dhe deri në manifestimet artistike të
kohëve moderne. Megjithëse, kjo e fundit mbetet më pak e njohur,
ndoshta edhe në sajë të faktit që letërsitë ballkanike janë të shkruara
në gjuhë të vogla, me origjina të ndryshme dhe kanë komunikuar më pak
me njëra-tjetrën. Pasqyra letrare” është një përçapje për njohjen e
këtyre dy letërsive ballkanike, një përpjekje për njohjen e mekanizmave
të krijimit të tyre, si një afrim në laboratorin krijues të autorëve,
që bën të mundur zbulimin në thellësi të proceseve krijuese, të
përpunimit të lëndës letrare, dukuri që përbëjnë dhe manifestime të
shpirtit të të dy popujve.
Në këtë libër me përmbledhje studimesh
mbi autorë të letërsisë rumune dhe shqiptare, trajtohen vepra dhe
autorë në disa pasqyra paralele, ku shumë nga dukuritë e një letërsie
shpalosen në tjetrën, ku përthyhen elementë të historisë së përbashkët,
shihen trajta të përbashkëta, të ngjashme apo të ndryshme në një
“unitet në diversitet” siç do ta quante N. Iorga. Veprat e atorëve
shqiptarë që trajtohen janë përkthyer në gjuhën rumune, edhe autorë
rumunë që diskutohen janë përkthyer në shqip.
Libri, pra, ofron një
udhëtim në disa identitete letrare të të dy letërsive, te cilët
perfaqësojnë forca novatore të dorës së parë në historinë e letërsive
përkatëse dhe sidomos në zhvillimet e mëvonshme të letërsive moderne
shqiptare e rumune. Në qoftë se do të ekzistonte një njohje më e mirë e
“tjetrit” dhe e atij që “është ndryshe”, do të zhdukej mjegulla që
mbështjell të panjohurën, do të zhdukeshin paragjykimet për të tjerët;
do të zbulonim gjëra të përbashkëta që na afrojnë me “të huajin”.
Fitimi duhet të jetë shumë i madh për të dy palët. Njerëzit,janë nga
natyra, kureshtarë, ndërsa format tona të shprehjes kulturore do të
duhet të reflektonin dhe stimulonin këtë kërshëri.
Autorët
ballkanikë bëjnë pjesë, njëkohësisht dhe në trashëgiminë e letërsisë
universale. Letërsia botërore përfshin, jo vetëm letërsinë e
ashtuquajtur të “popujve të mëdhenj”, si vëllim popullsie, me tradita
të lashta kulturore, por sipas pranimit që i bën letërsia e krahasuar,
dhe atë të “popujve të vegjël”, arti i të cilëve është ngritur në
nivelin e vlerave botërore, duke përfshirë një Lenau, Andersen, Petöfi,
Eminescu, Ismail Kadare, Nikos Kazancakis e shumë të tjerë. / Pasqyra
letrare është një përçapje për njohjen e kulturave të dy popujve
ballkanikë. Na ofrohet një libër i shkruar me profesionalizëm, duke
dëshmuar njohje të thellë të dy kulturave, autorëve gjegjës dhe
dukurive letrare të përzgjedhura me sqimë, me vlera përfaqësuese dhe që
mund të sigurojnë një dialog mes kulturave dhe midis popujve.(F. Struga)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
LUAN TOPÇIU-NJË LIBËR I RI SHQIPTARO -RUMUN
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Luan Bexheti, shqiptari që preku Hollywood-in
» RIBASHKIMIN E KOMBIT NË NJË SHTET TË VETËM nga Luan Kalana
» NJË LIBËR I RI - 99 EMRAT E BUKUR TË ALLAHUT
» NJË LIBËR I RI : 99 EMRAT E BUKUR TË ALLAHUT
» "Gjurmë në kohë" - Libër i ri nga Faik Miftari

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: