Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven...

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven... Empty
MesazhTitulli: Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven...   Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven... EmptySat Aug 02, 2008 6:22 pm

"FATKEQESIA KOMBETARE"- VETPERCAKTIMI ME I SAKTE - Nga Hamdi Dega, Nju Jork .... Jane nje shpure qyqesh qe krijojne nje kor sa injorant aq edhe fatkeq... Tamam nje kor qyqesh qe jane gati te japin edhe jeten per ":nenen parti" . E heqin veten te djathte pa pasur asgje ne xhep pervec dashurise per "liderin e pavdekshem" Lehin dite e nate per antikomunizem duke harruar shprehjen lapidare te disidentit te sprovuar Vaclav Havel se "nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist". Me nje mentalitet tipik komunist japin mesime morali kur imoraliteti eshte "virtyti" me i larte i tyre... Flasin per demokraci kur shpirti i tyre eshte prangosur pas nje partie dhe lideri qe pervec emrit asgje nuk kane te perbashket me demokracine... Perbetohen per liri kur pervec servilit, sherbetorit dhe skllavit politik nuk dijne te bejne pune tjeter. Clironi shpirtin dhe mendjen tuaj nga prangat o fatkeqesi e vetvetes dhe e Berishes, qe po e demaskoni edhe me keq me genjeshtrat tuaja. Nuk e kuptoj si Berisha pranon te paguaje mercenare te tille qe po ia marrin krejt fytyren... ( !? ) Nese jeni "vullnetare me zor " te 97-es coni perpara akrepat e ores edhe plot 11 vjet se nuk u shpeton dot as Berisha Genjeshtrat tuaja i kane kembet edhe me te shkurtera se mendja juaj xhuxhe o "Skuadronet e Vdekjes" se Ajatollah Ruhollah Gazidedes me emrrin e vetzgjedhur "Fatkeqesia Kombetare...." Genjeshtrat tuaja i kane kembet shume me te shkrutera se numri i syzeve tuaja qe u kthen permbys jo vetem shikimin e botes por edhe te vertetat! A e keni informuar akoma Berishen se ku ndodhet Gerdeci !? Po se ku ndodhet Vicidoli!? Ka shume e shume vite pa e shkelur.... Po ..... Po cfare kuptimi ka shifra e UDB, e KGB-se dhe sherbimit sekret francez 28, qe ia permendi deputeti Spartak Braho ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit Popullor!? Si dhe pse e spiunoi tek Beogradi Xhelil Gjonin, te vetmin qe nuk e arrestoi dot bashke me bllokmenet e tjere !? Cili e rekrutoi i pari dhe sa u shit tek tjetri!? Me shqetesojne seriozisht keto pyetje !? Nuk behet fjale per nje hafije a spiun ordiner a kaskete 80 lekeshe te ish- Sigurimit te Shtetit komunist. Behet fjale per nje udheheqes partie politike ne pushtet dhe per Kryeministrin e Republikes se Shqiperise qe ka ne dore fatet e vendit ! E di pse?! Se pari, sa here lexoj lajme nga Shqiperia sot me kujtohen mallkimet e nenes sime te viteve 70 per " perbindeshin e asaj kohe qe "eshte ka e drejton vendin sikur t'ia kete inat popullit te vet" Se dyti, as UDB serbe, as KGB-ja ruse nuk do ta drejtonin kaq mbrapsht Shqiperine qeveria e korruptuar e sotme ... Se treti emerimi i Bashkim Gazidedes, nipit te shefit te UDB-se per Kosoven ne ate kohe, si kryetar i sherbimit sekret shqiptar - SHIK, te cilin lideri dhe heroi i demokacise Z. Azem Hajdari e ka akuzuar mese njehere per shitjen e te gjitha dosjeve teper sekrete te paraardhesve te tij... Se katerti kontrabanda e naftes dhe hapja e rubinetave te saj per makinen serbe te luftes dhe terrorit ne Bosnje, Kosove, cka perben nje shkelje flagrante jo vetem te ligjeve shqiptare, por edhe te atyre nderkombetare!? Se pesti, ftohja dhe acarimi i marredhenieve me Kryetarin e LDK-se dhe te Kosoves njekohesisht , Zotin Ibrahim Rugova ne vitet 1993- 1997, kur ai asnjehere nuk e vizitoi Tiranen. Se gjashti, arrestimi i kryeheroit te Kosoves Adem Jashari dhe liderve te tjere te rezistences ilegale ne Kosove ne vitet 94-96 ndersa takohej me Milloshevicin Se shtati , rrembimi , torturimi, ekzekutimi ne tortura dhe zhdukja e kufomes se atdhetarit kosovar Remzi Hoxha nga SHIK-ui i Gazidedes dhe mbrojtja me te gjitha mjetet e rrembysve dhe torturuesve te tyre Sefgjini e kompani nga dretesia shqiptare nene pretekstin me absurd te mundshem " per te mos paguar demshperblime per denim te gabuar" duke i dhene evetes edhe rolin e krye-krye gjykatesit te Shqiperise e duke penguar organin e akuzes shqiptare me ermerimin e tij si Drejtor i Tatimeve te Shqiperise, burimi kryesor i te ardhurave te shtetit shqiptar Se teti, akuzat e befta dhe te pabesa kunder UCK-se dhe rezistences se armatosur ne kohe si "organizate terroriste.... markisste- leniniste.... si dore e zgjatur e Beogradit" ne kulmin e saj per te dekurajuar luftetaret e lirise. Se nenti, organizimi i katrahures 97 qe shkaktoi mbi 10 000 viktima, mbi 2 miliarde dollare deme ekonomike e financiare popullit dhe e shkermoqi krejt shtetin shqiptar duke e futur ne trazira Se dhjeti, organizimi i Grushtit klasik te shtetit te 14 shtatorit 1998, qe po te mos ishin paralajmerimet e Uashingtonit do ta kishte futur Shqiperine ne nje katrahure te re... duke perdorur edhe mercenare te UDB-se serbe ne castet me vendimtare per Luften Clirimtare te Kosoves, Se 11-ti, rekomandimet e mbrapshta per Delegacionin e Kosoves ne Konferencen e Rrambujese per te mos nenshkruar ate marreveshje, cka i solli fitim kohe dhe i sherbeu vetem Beogradit dhe Milloshevicit.... Se 12-ti , eshte bere gati nje muaj nga deklarata e deputetit Braho ne nje forum ligjor te Kuvendit Popullor dhe as Kryeministri e as nje zedhenes i tij nuk ka hedhur ose pergenjeshtruar akuzat shume te renda te tij ndaj Berishes Se 13-ti, nje akuze gjithnje quhet e vertete persa kohe ajo nuk eshte pergenjeshtruar me fakte apo nuk eshte provuar e kunderta e saj ne gjykaten e drejtesise .....! Persa i perket cmires sime per Berishen, do ta jepja gjysmen e pasurise sime per te mos patur mbi supe barren e rekordin e tij te zi te shkeljes se te drejtave te njeriut ne raportet teper kritike te Departmentit amerikan te Shtetit dhe te dhjetera organizatave nderkombetare si Helsinki Watch, Amnesty International..... qysh nga Maji i vitit 1996 e deri sot..... Si Tropojan per Berishen ndjej vetem keqardhje se u fut ne historine shqiptare si hero i demokracise e po del prej saj si antihero e dhunues i eger i saj. Katrahura 97 me mbi 10 00 viktima, grushti i shtetit i 14 shtatorit 1998 ku ishte implikuar drejtepersedrejti Arkanji, UDB-ja serbe dhe vete Milloshevici... , Gerdeci 2008 dhe se fundi skenat tragji-komike te Kuvendit Popullor te Shqiperise do te ishin te mjaftueshme per ta bere Berishen disa here "President te Bences" apo "Kryeminister te Burrelit" me afat te gjate.... Kjo eshte aresyeja qe ai nuk ka fytyre as guxim te shkoje ne vendlindjen e tij, Tropoje, se ciles me politiken e tij ia ka nxire fytyren. Si mjek, si kardiolog qe me ka shpetuar dy here jeten e babait tim te nderuar i perkulem me nderim ne cdo kohe... Shpetoi me mijera shqiptare si kardiolog e mjek human per ti vrare dhjetera mijera me politiken e tij te mbrapsht, me piramidat, me Gazidedet e Arkanjet, me Gerdecet... Ndaj, para se te na jepni leksione demokracie, para se te na beni moral , para se te na kukatni per komunizmin , ... ju kori i qyqeve dhe "Fatkeqesia Kombetare" e vetshpallur clirojeni me fakte Kryeministrin e Shqiperise prej akuzave te renda dhe vetveten prej dares se sherbetorit te tij ! Fakte e jo pallavra ! Zoti e shpetofte kombin shqiptar nga cdo "fatkeqesi kombetare" me ose pa emer qofte ajo ! Amen !Hamdi Dega
02/08/2008 ora 09:46
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven... Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven...   Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven... EmptySun Aug 03, 2008 9:53 pm

“Ja si më torturoi SHIK-u për tri ditë”

03 August, 2008 08:27:00 Hasan Pasha
Germezoni: Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven... Font_decrease Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven... Font_enlarge
Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven... Thumbnail.php?file=Hider_Buci__foto_e_dates_24_1_.06.1994__i_dhunuar_nga_SHIK_Burrel_687694415

Letër rrëqethëse e shkruar nga kryetari i Lëvizjes sndikaliste në qelitë e SHIK-ut Burrel, në qershor të vitit 1994: “Amanet tek Zoti. Kush ta gjejë këtë letër, ta dorëzojë pranë familjes sime, që të dalë e vërteta e zhdukjes sime”



BULQIZË - Tjetër akuzë për ish-drejtuesit e SHIK-ut. Këtë herë është kryetari i Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë në Greqi, Hidër Buci, dikur kryetar i Lëvizjes Sindikaliste të Minatorëve të Bulqizës, që tregon torturat dhe marrjen peng për tri ditë nga strukturat e këtij shërbimi. I survejuar nga viti 1992 kur drejtonte protestat e minatorëve, ai papritur rrëmbehet, dhunohet e mbahet peng në godinën e SHIK-ut Burrel. Rrëfimi i tij është prekës dhe ka lidhje me të tjera rrëmbime e zhdukje njerëzish.





- Në qershor të vitit 1994 ju keni denoncuar në mediat e asaj kohe një ngjarje të pazakontë. A mund të sillni në vëmendje të lexuesve të “Korrierit” marrjen peng, dhunimin nga policia dhe SHIK-u, kërcënimet dhe presionet e ushtruara ndaj jush?

Buci: “Më datë 21 qershor 1994, rreth orës 12:00, teksa po udhëtoja nga Tirana për në Bulqizë, zbritëm për të pirë një kafe në Klos. Nisja jonë nga Klosi për në Bulqizë u shoqërua me disa makina të SHIK-ut, të drejtuara nga arsimtari i Zhulalit, Nazmi Xhumara, i cili ishte vënë në krye të shërbimit sekret. Këto makina ishin të shoqëruara nga policia. Më arrestuan brenda në autobus, në prani të udhëtarëve, me motivacionin se gjoja kisha qëllime për rrëzimin e qeverisë demokratike. Ky arrestim u krye vetëm e vetëm që të mos ngrija në grevë, përkrah Krastës edhe minatorët e Bulqizës, që këto mafiozë ekonomikë të mbulonin vjedhjet e tyre. Ish-kryetari i SHIK-ut Mat, Nazmi Xhumara, gjatë shoqërimit me makinë, njofton kryetarin e Degës së Brendshme, Gjon Kolën, se “e kapëm kriminelin”. Unë qesha dhe i thashë: “Shko dhe kap kriminelët që po vrasin refugjatët shqiptarë në kufi, se unë po kërkoj të drejtat ekonomike të minatorëve, që po ua grabit mafia juaj”. Pasi më dorëzuan në degën e Brendshme Burrel, ish-kryetari Gjon Kola, në atë moment po rrihte me shkop gome dy policë, të cilët në një kafene kishin thënë: “Rroftë Zogu”. Pas rrahjes së këtyre dy policëve, ky kryetar nisi torturën me shkopin e gomës ndaj meje, sa më nxiu gjithë trupin. Gjatë torturës me shkopin e gomës urdhëron policin M. I., me një trup gjigant, që të më torturonte përsëri dhe ai më goditi me grushtet e tij në pjesën e djathtë të trupit, ku për pasojë rashë përtokë pa ndjenja. Në atë kohë çanta me dokumentet të sindikatës kishte rënë larg meje. Ndodhesha i shtrirë përtokë dhe më kishin futur zorrën e ujit në gjoks, që të zgjohesha nga agonia. Frymëmarrja me ishte bllokuar, mendja ishte në rregull dhe isha në një ëndërr me fusha me lule, si në pranverë, që ishte gjendja e njeriut në prag të vdekjes. Një polic shërbimi, i vjetër në moshë, që po më rrinte pranë, pasi më ndihmoi që të ngrihesha, më tha: “Gati të mbytën mor i zi”. Unë i thashë: “Këto krahasohen vetëm me torturat në hetuesitë e PPSH-së, pasi edhe demokracinë po e udhëheqin të tillë njerëz. Dhe nuk ka problem se bie një dhe ngrihen një mijë”. Pas mbajtjes time katër orë në qelinë e policisë së Burrelit më njoftuan se do të nisnin për Bulqizë, me makinën e policisë. Më futën në makinë, në kohën që po binin hijet e pasdites, gjoja se do të më nisnin për Bulqizë. Në makinë më shoqëronte një oficer i SHIK-ut të Burrelit. Oficeri me uniformë, duke më njohur si një sindikalist i vendosur më tha: “ Po heq vuajtje mor i zi. Ti po kërkon drejtësi dhe po torturohesh”. Makina nuk mori rrugën e Bulqizës, por drejt malit ku ndodhej Ferrokromi. Më pas më çuan në qendrën e ish-SHIK-ut Burrel për zonën e veriut. Aty pashë me sytë e mi mbi dhjetëra kryetarë SHIK-u të shumë zonave (burime të rezervuara thonë se mes tyre ishte edhe kryetari i SHIK-it të Tiranës, Arben Sefgjini, por Buci nuk e njihte në atë kohë atë, shënim i autorit), ndër to dallohej dhe ai i Bulqizës. Ishin të veshur me këmisha të bardha dhe me pistoleta në rripat e pantallonave përpara”.

- Çfarë ndodhi më pas?

“Sa më zbritën nga makina, të gjithë m’u drejtuan me shprehjet: “Ti je terrorist, do të rrëzosh qeverinë demokratike etj”. Këta shikas nuk i kisha parë në manifestimet për demokraci, por pasi fitoi demokracia, me dyfytyrësinë e tyre depërtuan në PD dhe në organet e rëndësishme të shtetit. Unë iu përgjigja: “Unë jam një sindikalist që më kanë zgjedhur minatorët dhe jam i detyruar të kërkoj të drejtat e tyre ekonomike të ligjshme. Jam një demokrat i minutave të para, në kohën kur ju i bënit jehonë komunizmit dhe PD-në nuk ua shes juve, pavarësisht nga dhuna dhe presioni juaj, për shkak të detyrës që keni”. Më dërguan në katin e dytë, në një dhomë dy me dy metra katrorë, e izoluar me hekura të përmasave të krahut të dorës, një karrige dhe tavolinë e palëvizshme. Aty m’u drejtuan: “Do të na tregosh se cili nga krerët socialistë të ka detyruar të bësh greva për të rrëzuar qeverinë, ose në të kundërt do të të bëjmë më të butë kurrizin se sa barkun dhe nuk do të dalësh i gjallë nga këtu”. Unë u thashë se nuk kam të bëj me socialistët, pasi jam demokrat i minutave të para dhe nuk iu jap asnjë përgjigje pa më sjellë prokurorin të më presë vendim-arrestin dhe avokatin mbrojtës. Ata menjëherë u larguan. Pas kësaj ore, në çdo orë, punonjësit e SHIK-ut më sillnin të shkruar në letra dhjetë a pesëmbëdhjetë pyetje secili. Unë çdo pyetjeje i jepja përgjigje, pavarësisht se këto pyetje ishin të njëjta, vetëm se ndërronin radhitjen”.

- Gjatë qëndrimit tuaj në këtë dhomë, a u torturuat?

“Nga 21 deri më 24 qershor 1994, në orën 3:00 të mëngjesit kam qëndruar në izolim pa ujë dhe pa bukë, vetëm një polic civil (roje), të cilin nuk e njihja, më solli një kilogram qershi. Kur më vinte gjumi dhe ulesha në pllaka, menjëherë detyrohesha të ngrihesha nga i ftohti dhe flija në këmbë, mbështetur për muri, si kali, derisa më këputeshin gjunjët dhe bija në tokë. Me datën 23 qershor 1994, duke u gdhirë data 24, më vjen kryetari i SHIK-ut, Nazmi Xhumara dhe më thotë: “Nëse do të dalësh gjallë nga këtu, duhet të bësh një deklaratë me tri pika, siç do të them unë, në të kundërt nuk do t’i shohësh fëmijët e tu”. Unë i kërkova pikat”.

-Për çfarë pikash bëhej fjalë?

“ Xhumara më tha: “E para, do të deklarosh që do të punosh në shërbim të SHIK-ut të Matit. E dyta, nuk do të merresh më me sindikatat. E treta, do të deklarosh se në datat 21, 22, 23 qershor 1994 ke qenë në Tiranë”. Unë i thashë për pikën e parë që nuk kam qenë ndonjëherë spiun dhe di ta bëj këtë punë. Për pikën e dytë, mua më kanë zgjedhur dhe më zgjedhin minatorët dhe jo se i detyroj unë. Për pikën e tretë, i thashë që nuk mund të them se kam qenë në Tiranë kur unë ndodhem në Burrel, në qelitë tuaja. Ai Nazmiu më tha që të mendohesha mirë, se nuk do të dilja i gjallë nga aty. Dhe iku. Unë duke menduar rreth disa ngjarjeve të SHIK-ut, ku flitej për zhdukje personash e ndryshova vendimin tim, që të deklaroja sipas kërkesave të tij, për të realizuar daljen nga ky ferr dhe më vonë t’i denoncoja publikisht në media, siç i denoncova”.

-Po letrat në qeli si patën mundësi t’i shkruanit?

“Në këtë kohë pritje, me letra dhe rezervë stilolapsi, që i pata fshehur në çorape, kur më binin pyetjet, unë shkrova tri letra, ku deklarova: “Amanet tek Zoti. Kush ta gjejë këtë letër ta dorëzojë pranë familjes sime, që të dalë e vërteta e zhdukjes time”. Pasi mendova se do të më vrisnin diku, do të më hidhnin nën rrotat e ndonjë makine, do të më fusnin në gojë pije alkoolike, duke deklaruar se më kishte shtypur makina në gjendje të dehur. Këto tri letra i palosa, njërën e futa në çorape, poshtë gishtave të këmbës, të dytën në astarin e xhaketës të krahut të majtë dhe tjetrën në fundin e astarit të brendshëm të xhaketës, me qëllim që njëra prej tyre të gjendej. Në orën 03:00 të mëngjesit, duke gdhirë 24 qershori 1994, vjen përsëri kryetari i SHIK-ut, Nazmi Xhomara, dhe më pyet: “A u mendove”? Unë i thashë se jam menduar dhe do të deklaroj sipas ofertës suaj, por kur do të më paguani? Ai më tha se sapo t’iu çoja të dhënat e para informative do të më paguanin”.

-Ju deklaruat gjithçka që ju kërkuan?

“Jo. Deklarova sipas tij: 1. Do të punoj në shërbim të SHIK-ut Burrel. 2. Nuk do të merrem më me sindikatat. 3. Në datën 21, 22, 23 qershor 1994 kam qenë me shërbim në Tiranë. Në fund të deklaratës, shënova: “Mat më 24 qershor 1994”. Ky shef SHIK-u, që ishte i stërholluar për poshtërsi, torturë e dhunë shtazarake, nuk qe i aftë të kapte zgjuarsinë time, që në fund të deklaratës kisha shënuar “Mat më 24 qershor 1994” dhe jo “Tiranë…”, siç e kërkonte puna e tij mafioze. Këta të paaftë dhe kriminelë ishin shikasit e Gazidedes. Duke u zbardhur dita, më shoqëroi nëpër sallonin me dërrasa, duke më porositur që të ecja më lehtë, pasi mund të më dëgjonin të tjerët. Unë e pyeta: “ Kush na dëgjon”? Ai më tha: “Nuk ka rëndësi ta dish ti”. Aty mendova se kishte edhe persona të tjerë të izoluar si unë. Në shkallë, afër portës, ku po dilja ai më porositi: “Mos dil në qytet, por zbrit nga Fusha e Druve dhe ik për në Bulqizë”. Unë pranova aty për aty, por sapo dola dhe rashë tek Fusha e Druve, kur nuk më shikonte më dhe u sigurova që nuk kthehesha prapë aty isha, vajta drejt e tek shtëpia e fotografit Haxhi Haxhiu, të cilin e njihja prej kohësh.

-Bëtë foto të shenjave në trup, si pasojë e torturave?

“Në orën 05:00 të mëngjesit, së bashku me fotografin Haxhi Haxhiu vajtëm në studion e tij dhe bëra fotografinë që dëshmonte torturat me pasojë nxirje dhe hematoma të trupit. Më pas vajtëm në kafenenë e madhe “Mati” dhe aty u grumbulluan sindikalistë, kryetarë partish etj., pasi ishin të informuar për arrestimin tim nga peticioni i dytë i minatorëve të Krastës, të cilët kërkonin lirimin tim, pasi ishin të informuar nga dy minatorë që i gjeta në birucë, po për shkak të grevës, por ata u liruan para meje. Përveç kësaj ishin informuar nga lajmi i dhënë në BBC dhe “Zëri i Amerikës”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven... Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven...   Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven... EmptyMon Aug 04, 2008 3:10 am

A ka permendur Karaxhici Berishen ne Hage?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven... Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven...   Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven... EmptyMon Aug 04, 2008 12:40 pm

O petrit Kol, ku mendon se te qet kjo shpifje ty here si petre e here si hamdin dengash?
nuk merret burri shypetar dite e nate me shpifje o petre, jo s eka ate tradite shqypetari i vertete.
Sali berisha ka vend per kritika sa te duash
por njerzit si ju vetem sa ia shtoni nderin Sales dhe ja uleni vetit . pse ore merresh em shpifje si en kohen e envero-titizmit!? a se mabn mend si perfunduan ato pushtete qe u ngriten mbi genjeshtra e shpifje dhe lumej gjaku?
Petre e kote ashete te merret njeri em sojin tuaj, pore sa per dijeni tua them se vetem e vetem sa hupeni kohe , ndoshta ju tepron koha , kur ta akuzosh dikan per poshtersi
Duhet te kesh fakete dhe shume pake duhet te folish ,jo si ti
i ke mbush faqet e internetit nate e dite je tu pertyp pa nal.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven... Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven...   Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven... EmptyMon Aug 04, 2008 10:05 pm

haha...

Tema nuk eshte per mua... dhe faktet i kam paraqite...

Te tjerat, filimimet firmat do te dalin ne banken e te akuzuarve...

Bashkimi eshte Shpetimi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven... Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven...   Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven... EmptyMon Aug 04, 2008 10:08 pm

haha...

Tema nuk eshte per mua... dhe faktet i kam paraqite...

Te tjerat, filimimet firmat do te dalin ne banken e te akuzuarve...

Bashkimi eshte Shpetimi!

Plaku,

Ne se keni mundesi pyesni ne se Karaxhici ne Hage ka permendur edhe emrin e Berishes. Pas kesaj do te krijoni bindjen se une flase kote dhe nuk ka informacion, kam informacion te vjeter apo te ri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven... Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven...   Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven... EmptyMon Aug 04, 2008 10:10 pm

[quote="katunariplak"] . pse ore merresh em shpifje si en kohen e envero-titizmit!? a se mabn mend si perfunduan ato pushtete qe u ngriten mbi genjeshtra e shpifje dhe lumej gjaku?
quote]

Ata dhe veglat e tyre jane ne pushtet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven... Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven...   Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven... Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bashkim Gazidede, nipi i shefit te UDB-se per Kosoven...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Te bashkojme forcat per bashkim kombetar
» Levizja per Bashkim
» Kombi Shqipetar ka etje per bashkim,kush ,kur dhe si?!
» Bashkimi i trojeve shqiptare
» Zhvillim do të thotë bashkim

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: