|
| Shqipëria Etnike | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Shqipëria Etnike Fri Jul 25, 2008 10:59 pm | |
| 24. ZONA E LIRË E DRENICËSShaban Polluzha pasi vendosi shtabin në Rezallë, krijon zonën e lirë të veprimit në fshatrat Tërstenik, Baicë, Tërdefc, Obri, e Epërme dhe e Poshtme, Ticë e Rezallë, Plluzhinë, Murë dhe Likofc. Mirëpo, pas një kohe të shkurtër, forcat ushtarake të Shaban Polluzhës detyrohen të tërhiqen nga Tërsteniku, Baica dhe Tërdefci, por për tridhjetë ditë të plota nuk lejojnë që partizanët të qesin një hap përtej. Gjatë kësaj kohe zhvillohen përleshje të ashpra, me ç’rast vriten shumë ushtarë të një brigade malazeze, të Brigadës IV të Kosovës e Metohisë dhe asaj të Malë Sadikut. Ky i fundit, me metodat e tij të ndyta, mashtroi shumë fshatarë, i mashtronte njerëzit dhe pastaj i pushkatonin në mënyrë individuale dhe kolektive. Hazir Gjaka, trimi i Oshlanit, komandant i batalionit të katërt të Shaban Polluzhës i zë të gjitha pritat kryesore, dhe së bashku me vendësit e Obrisë, të Polluzhinës e të Ticës, zmbraps të gjitha aksionet e të gjitha brigadave partizane, sidomos ato malazeze dhe ato të Mal Sadikut. Muharrem Smakiqi, Rifat Baleci, Rifat Maloku, Fazli Ramadani, Sejdi Hamiti, Ramadan Kurtaj, Lah Ismaili, Hajriz Demaku, Hysen Bajraktari, Murat Kamberi dhe Ajet Bajraktari, u babë ballë trimërisht përpjekjeve të brigadave partizane që të hyjnë brenda kësaj zone. Gjatë kësaj rezistence 30 ditëshe, sa zgjati në këtë rreth, zhvillohen shumë ngjarje të llahtarshme. Në pjesët e tjera të Drenicës vriten njerëz, kallen shtëpitë dhe pasuria, ikin gra e fëmijë në drejtime të ndryshme për të gjetur shpëtim. Krijohet edhe një gjendje rëndë edhe për shkak të bukës, sepse çdo gjë e fshatarëve plaçkitet dhe zhduket në rrugën pa kthim. Zona e lirë e Shaban Polluzhës mbretëronte nga të gjitha anët. Brenda saj gatuhet bukë për luftëtarët Shaban Polluzhës, jetohet në mes të shpresës dhe për jetë dhe frikës për likuidimin masiv të banorëve të kësaj treve. Në frontet kyçe janë vendosur trimat e pashoq Hazir Gjaka, Muharrem Smakiqi e të tjerë. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Shqipëria Etnike Fri Jul 25, 2008 10:59 pm | |
| 25. KUSHTRIMI I HAZIR GJAKËSDuke qenë i vendosur në rrugën e tij për çlirim e Kosovës, Hazir Gjaka tregon të gjitha virtytet e një trimi të rrallë për mposhtjen e forcave çetnike; tek ai Shaban Polluzha kishte besim të madh. Në një rast kur heton se “partizanët” ishin përgatitur për të hyrë në zonën e lirë dhe ishin vërsulur me të gjitha forcat që kishin, lëshon kushtrimin siç thoshin dëshmitarët e gjallë të kësaj ane, që u dëgjua në tri katunde. Zëri i tij i thekshëm ushtoi galdueshëm, sa që pushtoi çdo gjë të gjallë. Siç i kujtohet plakut të Polluzhës, Ymer Eminit, Hazir Gjaka thirri luftëtarët dhe popullin që me tërë forcën t’u bëjnë rezistencë çetnikëve të veshur në teshat partizane, se më e mirë do të jetë vdekja se robëria. – Më kujtohet kur në orën 4 të mëngjesit pati thënë edhe këtë mendim: “Të qëndrojmë se ideali ynë gjithherë ka qenë qëndresa”! Përnjëherë të gjitha katundet e zonës së lirë, i madh e i vogël iu përgjigjën kushtrimit të Hazir Gjakës. Muharrem Smakiqi nga pika strategjike – kulla e Hadakut, fillon luftën për jetë a vdekje. Në të gjitha anët nga Murga, Obria e Poshtme dh e Epërme, Plluzhina, Tica, dalin forca të reja. Për një kohë të shkurtër në një përleshje të fortë, partizanët e Malë Sadikut dhe Brigada malazeze, detyrohen të tërhiqen nga fronti, duke lënë pas shumë viktima. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Shqipëria Etnike Fri Jul 25, 2008 10:59 pm | |
| Kulla e Hadakut si kështjella e Ali Pashë Tepelenës.Kjo kullë në Obri të Poshtme ishte në periferi të zonës së poshtme të Shaban Polluzhës. Kjo kështjellë e pathyeshme bënte rezistencë të vendosur. Në të ishin luftëtarët nga Obria, të cilëve u printe Muharrem Smakiqi. Kullës iu qelën shumë frengji në mënyrë që tërë territori i zonës të jetë nën kontrollin e tyre e sidomos nga ana Perëndimore dhe Jugore. Gjatë 30 ditëve të rezistencës, Muharrem Smakiqi me shokë nuk lejoi për asnjë hap depërtimin e “partizanëve” në drejtim të zonës së lirë. Si tregojnë Hajriz Demaku dhe Bilall Kadria, kulla e Hadakut të përkujtonte Kështjellën e Ali Pashë Tepelenës. Në vijën Ticë-Kulla e Hadakut likuidohet pothuaj tërësisht një brigadë malazeze, e cila më parë kishte bërë masakra të papara në fshatrat e Drenicës. Pra, siç shihet, në një mënyrë kjo brigadë e pagoi haraçin për tmerrin që kishte mbjellë në Drenicë. Pas likuidimi9t të kësaj brigade, nga ana partizane vinë forca të reja, por megjithatë nuk mund të depërtojnë në këtë pjesë të Shaban Polluzhës dhe duke parë një gjë të tillë përgjegjësinë e merr Malë Sadiku. I vetëdijshëm se me forcë nuk mund t’ia arrinte qëllimit, ai do të zgjedhë metodat e tij të njohura mashtruese. Siç tregon Hajriz Demaku, i cili një herësh ishte në front tërë kohën – Malë Sadiku dërgon disa njerëz për t’u marrë vesh gjoja me Muharrem Smakiqin për ndërprerjen e zjarrit. Muharremi me shokë, duke mos e njohur fare këtë tradhtar, pranon që të hyjë në bisedime. Malë Sadiku tani do të nisë katër përfaqësues të vet dhe në anën tjetër përgatit brigadën që do të marshojë fshehtas drejt kullës Së Hadakut në mënyrë që derisa të mbaheshin bisedimet, të sulmohen nga të gjitha anët. Mirëpo, kjo tradhti do t’i dështojë, sepse në kulm të kullës ishin vënë roja për çdo rast dhe me të hetuar këtë tradhti, ata do të sulmohen dhe do të mbesin të vrarë katër njerëzit që ishin caktuar për bisedime dhe një numër i madh i ushtarëve që i ishin afruar kullës. Pas këtij dështimi, lufto do të orientohet në Obri të Epërme, por do të bëhet rezistencë nga kulla e Hadakut dhe Ukë Ymerit, në të cilën ishte edhe Rifat Maloku i Samadrexhës së Vuçitërnës me shokë, por kishte edhe njerëz dhe luftëtarë nga e gjithë Obria. Fronti mbahet përderisa Shaban Polluzha urdhëron se do të shkohet në drejtim të Kotorrit, ngase në zonën e lirë të Rezallës nuk kishte më bukë. - Gjatë zhvillimit të luftimeve në Obri të Epërme, - rrëfen Tahire Demaku u desh t’i lëshonin shtëpitë dhe me fëmijë në grykë e me disa plaçka, shkuam në kullat e Idriz Miftarit. Duke shkuar rrugës, kisha foshnjën pesëmuajshe në krah dhe mundohesha ta mbroja atë nga plumbat që vinin nga ana e djathtë. Mendoja se kështu sadopak mund të mbrohesha nga murtaja që zbrazeshin në drejtimin tonë. Ishte kohë e vështirë, vazhdon Tahirja. Edhe qante, për çudi, bënin ulërimë të pandërprerë thuajse edhe ata paralajmëronin të keqen që na kishte gjetur dhe që vinte. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Shqipëria Etnike Fri Jul 25, 2008 11:00 pm | |
| 26. BINI BURRA SE RA MURGAFshati Murgë pas rënies së Tërdecit, Tërstenikut dhe Bajicës, ishte në vijën e frontit. Pas një rezistence të fortë e të gjatë, ishte ndjerë nevoja për përtërirjen e forcave të reja. Dikush nga luftëtarët ë lëshoi kushtrimin duke thirrur popullin në ndihmë: “Bini burra, sera Murga!”. - Jemi nisu disa nga Obria për të shuar në Murgë. Me vete morëm pesë “mashinka” të cilat kohë më parë na kishte sjellë profesori i nderuar Ymer Berisha, për të cilin mbaj një kujtim dh ]e një nderim të posaçëm – thotë Hajriz Demaku. Aty hymë në një kullë, e cila pothuaj kishte mbetur pa u djegur. E mbajtëm frontin për një kohë. Në artë kullë ishte edhe i zoti i saj, Ajet Zuka, kurse të ishin larguar. Murga, e tëra ishte në flakë-luftohej dhe mbrohej fronti vetëm prej një kulle, nga e cila zmbrapseshin forcat partizane. Kur nga ana partizane arritën përforcime të reja, ne u desh të tërhiqeshim. I zoti i kullës gjen një partizan malazez afër kullës së tij me këmbë të mërdhita dhe e fut brenda. Mundohej ta shëronte me fletë të lakrave turshi. I thanë të zotit të shtëpisë që të vinte me ne, se do ta vrisnin partizanët, mirëpo malazezi i mërdhirë i premtoi se s’do ta gjente gjë prandaj Ajeti qëndroi në shtëpi. Por çka ndodhi? Posa hynë partizanët në Murgë e lidhën plakun Ajet Zuka për ta pushkatuar. Partizani i sëmurë u rrëfeu se plaku i kishte shpëtuar jetën, por as kjo s’bëri asnjë punë. Pas këmbënguljes së tij se nëse pushkatohej ky, ta pushkatonin edhe atë, ata i nxorën të dy para kulle dhe i pushkatuan të dy. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Shqipëria Etnike Fri Jul 25, 2008 11:00 pm | |
| 27. NËNË E BIJË NË PUSHKATIMPas largimit të forcave të Shaban Polluzhës nga zona e lirë e Rezallës në Obri të Epërme dhe të Ulët, në Plluzhinë, Ticë, Açarevë, Likofc, hyjnë shumë brigada partizane, të cilat bëjnë terror të pashembullt. Në Plluzhinë ia shtinë flakët 35 shtëpive, plaçkitën tërë pasurinë, duke mos lënë asnjë bagëti nëpër arrije. Në Obri kallën 52 shtëpi. Ky fshat bëhet rrafsh me tokë dhe çdo gjë ishte shkatërruar. Kallen hambarët, gruri, misri dhe çdo gjë tjetër. Familjet, kryesisht ishin larguar prej kësaj zone dhe ishin vendosur në fshatrat tjera të Drenicës, por disa kishin mbetur dhe u nënshtrohen dhunës, terrorit, zhdukjes dhe vrasjeve. Në Obri të Ulët vriten nënë e bijë, Hava Behrami dhe Isma Behrami, që kishin ikur prej Açareve për të shpëtuar jetën. Hava ishte plakë 70-jeqare kurse Isma ishte e paralizuar, të cilën nëna e saj e mbante në shpinë. Pasi e pyesin “partizanët”, si përkujton Idriz Behrami, se ku shkonte, plaka u thotë se po shkoj në gjini. Çetnikët e tërbuar i vrasin me motivacion se dërgonin në atë drejtim postën e forcave “kundërrevolucionare”. Nënë e bijë i vret brigada e IV-të. Pastaj kjo brigadë në oborr të vet vret Osman Behramin, i cili ishte memec. E pyesnin se sa vetë ka pasur Shaban Polluzha, por meqë ai nuk mund të nxirrte zë, i thonë se po shtiret dhe e vrasin menjëherë. Ndërkaq, Sherif Sinani nga Obria zhduket dhe nuk dihet se ç’u bë me të. Në Obri të Epërme brigada e IV-të vret Hana Rexhën, duke ia çuar këpucët të birit. Te qarku i Rakinicës vritet nëna e Ferat Koliqit me gjithë djalin e plagosur. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Shqipëria Etnike Fri Jul 25, 2008 11:00 pm | |
| 28. DYLUFTIMINë ditë të vështira ndodhin edhe ngjarje të çuditshme. Kronistët e luftës megjithatë do t’i shënonin një brigadë partizane pasi u tërhoqën forcat shqiptare të Shaban Polluzhës nga rajoni i Rezallës, erdhi në Obri të Poshtme, një oficer malazez (kryelartë). Kërkonte dyluftim me një shqiptar të këtij fshati, duke thënë se nuk kishte qenë në kohën kur ishin zhvilluar luftimet në këtë rajon. Por doli u paraqit Mujë Syla. Vendësit e lutën Mujën që të hiqte dorë nga kjo kërkesë e oficerit, mirëpo ky djalosh i Obrisë nguli këmbë që t’i dilte atij në dyluftim. Ndërkohë u caktua misioni që do t ë mbikëqyrte rrjedhën e dyluftimit. Kur dha shenjë përfaqësuesi i komisionit për fillim, më i shkathtë doli Mujë Syla, i cili me të shtënën e parë e la oficerin e vdekur. Por ç’ndodhi? Brigada që vështronte këtë dyluftim, e vrau menjëherë Mujë Sylën. Muja u nis në këtë dyluftime besë pa e ditur se me të pabesët, nuk ka besë. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Shqipëria Etnike Fri Jul 25, 2008 11:01 pm | |
| 29. PUSHKATIME (EDHE) NË RRUGË PËR TË BLUARMeqenëse Shtabi i Shaban Polluzhës ishte vendosur në Rezallë, kundërshtarët e tij (partizano-çetnikët), asnjëherë nuk guxuan t’ia mësynin këtij fshati shumë karakteristik të Drenicë, me një pozitë të posaçme. Mirëpo, kur shtabi i forcave shqiptare largohet nga ky lokalitet, fshatarët i nënshtrohen një rreziku të përhershëm. Pas largimit të shtabit, edhe këtu vriten dhe masakrohen nëpër shtëpi dhe të tjerë që për nevoja familjare kishin dalë për të siguruar bukën e familjes, në rrugë për te miqtë, apo në rrugë për të bluar misër a elb. Nga Rezalla vriten babë e djalë, të cilët në qerre kishin qitur dy thasë me misër dhe shkonin në Llaushë për ta bluar. Në këtë fshat pushkatohen: Rushit Jashari Shaban Veseli (djali i vetë i familjes) Ramë Abdyli Hasan Hukolli Feriz Jashari Eshref Osmani. Nga Rezalla në front gjatë luftës në Drenicë u vranë: Ali Malaj Sokol Malaj Halil Malaj Zeqir Delia Kadri Meha Miftar Zabelaj Osman Ramadani Kadri Kadriu dhe Ymer Ahmeti. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Shqipëria Etnike Fri Jul 25, 2008 11:01 pm | |
| 30. DUKE KËRKUAR TË VËLLANËBajram Bajraktari, njeri me autoritet në Gllogofc, me të dëgjuar për masakrat që bënte në Sërbicë OZN-ja famëkeqe, shkon për t’u informuar se ç’po ndodhte atje. Me të arritur në Sërbicë, sheh se si dërgonin njerëz në shtabin e OZN-së, që asaj periudhe ishte bërë kasaphanë. Duke kaluar andejpari, Bajrami arrestohet dhe menjëherë dërgohet në shtab. Ditë më parë siç kemi theksuar, këtu ishin likuiduar në mënyrë barbare 30 fshatarë të rajoneve të ndryshme të Drenicës. Trazirat në Drenicë këtë e gjejnë në burgun e Drenicës. Me të përfunduar lufta në këtë anë, në pranverë të vitit 1945, vëllai i tij Ali Bajraktari, - si thotë ai vetë, i merr disa teshi dhe shkon në Sërbicë dhe ia dërgon të vëllait. Aty i thonë se ai gjendet në burgun Prishtinës, prandaj të nesërmen shkon atje. Roja që gjendej në të hyrë të burgut, pasi i tregon emrin, fillon ta kërkon në listën e të burgosurve. I thotë se ai nuk gjendet në listë. Me të marrë vesh se Ali Shukria gjendet aty pari, - vazhdon Ali Bajraktari, vendosa të hyja tek ai dhe ta pyesja për fatin e Bajramit. Mirëpo, roja nuk më lejoi, prandaj vendosa të prisja para derës deri sa të dilte. Pas një pritjeje shumë të gjatë, Ali Shukria doli në derë menjëherë ia tregova arsyen e ardhjes time. Më pyeti si e ka emrin. I tregova. Ai m’u përgjigj: “Djalë i mirë, shko në shtëpi se vëllai yt nuk ka nevojë as për tesha as për bukë”. Atëherë e kuptoi se ishte likuiduar. Desha të pyes se cila ishte arsyeja e likuidimit dhe a ishte likuiduar në Sërbicë a ndokund tjetër. Me një ton të vrazhdë më tha: “Ec nga ke ardhur, se ta bëj më zi se atij”, tregon rrëfyesi i kësaj ngjarjeje. Më vonë morëm vesh se ai ishte likuiduar në Sërbicë, si të tjerët, me thikë e çekiç. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Shqipëria Etnike Fri Jul 25, 2008 11:01 pm | |
| 31. SË BASHKU NË VDEKJEGjatë shkurtit të vitit 1945 shtohet dhuna, vrasjet masive dhe represaljet nëpër kashtërat e Drenicës Nga Brigada e Kosovës dhe Metohisë dhe nga shumë brigada të tjera që ndodheshin në rajonin e Drenicës. Nëpër fshatrat Makërmal dhe Likofc, me 7, 8, dhe 9 shkurt, vrasin popullatën e pafajshme dhe djegin pasurinë e tyre duke i lënë fshatrat shkret. Shumëkush mbeti pa shtëpi në mes të dimrit nën qiellin e hapët, pa plëng e shtëpi. Në kohën kur brigada e Shaban Polluzhës gjendej në Çiçavicë në disa anë të Liskofcit morën qëndrim që të ktheheshim nëpër shtëpitë tona, ngase nuk kishim veshmbathje. Nga Çiçavica u nisëm natën vonë dhe një orë përpara mëngjesit arritëm në malin e Liskofcit, ku u ndalëm të pushojmë, tregon Ramë Zyberaj. Zeqiri dhe Neziri (vëllezër) i thonë axhës së tyre, Jonuz Zyberajt, se duhet të shkonim e të paraqiteshim në Sërbicë. Axha që ishte më i vjetër, na tha se nuk duhet të veprojmë kështu, se do të na pushkatojnë. Zeqiri me të vëllanë ngulën këmbë se duhet të dorëzoheshin. Atëherë axha i tyre, Jonuzi, u thotë se nëse duhet të dorëzohemi, duhej të dorëzoheshin të gjithë. Dhe, ç’rrjedhë tragjike pati ky vendim! Kur dolëm në rrugë për të shkuar në Sërbicë, ndeshëm në një brigadë, për të cilën nuk dinim se nga ishte dhe e informuam se kush jemi dhe çfarë qëllimi kemi. Pa u hamendur fare, komandanti i kësaj brigade, i cili dukej se ishte malazez, na qiti përpara, duke na thënë se së bashku do të shkojmë në Sërbicë, dhe se atje do të dorëzohemi, e pastaj atje do t’iu mobilizojmë nëpër brigadat tona. Duke shkuar rrugës, afër katundit Rezallë, vërejtëm se bisedohej për likuidimin tonë, por atëherë çdo gjë kishte perënduar – thotë Rama. Ne ishim shtatë veta prej dy shtëpive, një nip nga Bainca dhe një i katundit. Në atë çast nga ne u shti nga të gjitha anët dhe kështu mbetëm të vdekur Jonuz Zymberi, Zeqir Zymberi, Haradin Zymberi dhe Isuf Zymberi, ndërkaq unë Zymberi dhe Neziri arritëm të hyjmë në mal dhe shpëtuam nga vdekja. Tërë ditën ndenjëm atypari, dhe, kur u bë natë, sepse nuk guxonim të ktheheshim në shtëpi, dolëm në rajonin e Llaushës, ku qëndruam deri në pranverë. Të nesërmen rreth orës tetë u morën kufomat dhe u sollën në Likofc. Abdyl Zymberi me gjithë djalë shkuan për ti hapur varret për të vrarët. Te varret kalon një brigadë tjetër, e marrin Tafë Zymberi, djalin e Abdyl Zymberit gjoja për t’ia treguar rrugën për Açarevë. Kur mbërrijnë në Plluzhinë, Tafa u tregon me dorë se atje është katundi që ata kërkonin. Komandanti i cili ishte në kalë, i thotë: “I mirë qenke, por do të bëjmë edhe më të mirë.” Posa përuron këto fjalë, ia kthen armën dhe e vret. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Shqipëria Etnike Fri Jul 25, 2008 11:02 pm | |
| 32. I SËMURI NË PUSHKATIMNë këtë ndërkohë, të njëjtën ditë, një pjesë e ushtarëve të brigadës malazeze hyjnë nëpër shtëpi të Likofcit dhe i bëjnë terror ë pashembullt. Të gjithë ata meshkuj që i gjetën nëpër shtëpi i pushkatuan. Rasti më tragjik, siç thonë dëshmitarët e gjallë, është ai kur para derës së shtëpisë e marrin Jakup Zymberin, që ishte i paaftë sepse më parë në një fatkeqësi i kishte thyer dy këmbët. “Po ku më çoni mua – u tha plaku. A e shihni se nuk km mbetur për asgjë”. Je i mirë iu përgjigjën. Pastaj e morën dhe e pushkatuan në skaj të oborrit. Çetniko-partizanët pastaj pushkatuan edhe Nezor Zymberin, Nezir Zymberin, Rexhep Azemin, Xhemë Hamzën dhe Lah Rexhepin. Siç tregon plaku Zeqir Fetahu, nga ky fshat, po të mos iknin të tjerët, katundi do të mbetej pa asnjë burrë. Ata nuk u ndalën me kaq, e kallën me themel shtëpinë e Milazim Mehmetit, të Brahim Mehmetit, shtëpinë time dhe 20 shtëpi të tjera të Likofcit. U dogjën e u bënë shkrumb dhe ato pak rroba që i kishim për mbulojë e shtrojë. U dogj çdo gjë. Edhe ushqimi i bagëtive, edhe gardhiqet, edhe misri e gruri nëpër hambarë. Në këto raste tragjike, si tregon Zeqir Demiri, nga tri-ketër familje jetonin në një shtëpi. Ishte shumë vështirë, të shohësh aq shumë kufoma e aq shumë shtëpi të digjeshin, po aq më vështirë kur nuk gjendej njeri për t’i hapur varret për të vrarët. Këto brigada, duke u tërhequr nga Likofci, pas masakrës që bënë, ndalën për një kohë në Makërmal dhe vranë në shtëpitë e tyre: Xheladin Behramin, Zeqë Xhinofcin, Demë Sylën, Tahir Xhinofcin, Halil dhe Muhamet Xhinofcin, e pastaj ua shtinë flakën edhe 20 shtëpive të tjera. U kallën tërësisht pasuritë e Istref Xhinofcit, Behram Xhinofcit, Demë Sylës, Jonuz Goxhulit dhe Brahim Xhinofcit. Edhe shumë shtëpi të tjera u bënë rrafsh me tokë, dhe një numër i tyre pasi u largua brigada e IV-të, që bëri këtë masakër, i shpëtuam duke lokalizuar zjarrin me ujë. Do theksuar se brigadat partizane përveç masakrave të pashembullta që bënë nëpër Drenicë, i plaçkitën fshatarët , duke ua marrë me dhunë bagëtinë dhe plaçkat nëpër shtëpi. Në Makërmal merren Sinan Xhinofci dhe Amrush Asllanaj, i pari kishte 16 vjeç, kurse i dyti 22, dhe zhduken pa shenjë e gjurmë. Si tregojnë dëshmitarët e këtyre masakrave, çetnikët, të inkuadruar në shërbimin e OZN-së, varën Halit Gogjulin në zabel të Marinës. Pa gjurmë zhduket edhe djali i Osman Tërdefcit, për të cilin familja e dinte vetëm se ishte nxjerrë nga shtëpia. Për të nuk u kuptua asgjë. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Shqipëria Etnike Fri Jul 25, 2008 11:02 pm | |
| 33. BESA PËR TË PABESËTShumë fshatarë të Drenicës u pushkatuan në besë, madje në mënyrë tejet të pakuptimtë. Madje shumë sish u vranë vetë pse ishin shqiptarë. Shumëkush u dorëzua në besë. Rasti i Lubovecit dhe jo vetëm i tij, tregon se sa e llahtarshme është besa për të pabesët. Zeqir Pollurh rrëfen për një tmerr të tillë. Duke kaluar nëpër Lubovec vendosëm që të hyjmë në një shtëpi, ngase ishim të lodhur dhe të uritur. Me të hyrë brenda, diktohemi nga partizanët. Nuk vonoi shumë e në oborr të asaj shtëpie, ku ishim vendosur rreth 30 veta, vjen një partizan, të cilin e njihnim dhe na njihte mirë. Ky ishte terzia nga Gjakova, që kishte ngrënë bukën tonë me javë në Polluzhë. Meqë e njihnim mirë, e shtimë brenda. Ai thotë se ishte dërguar nga komandanti i brigadës se nëse dorëzohemi nuk dot ë ndodhte asgjë. Ai na garantonte se nuk do të ndodhte asgjë, aq më parë pasi na njihte mirë. Është interesant të theksoj – përkujton Zeqir Istogu, se të gjithë u pajtuan të dorëzoheshin përpos meje. Bëhet ndërlidhja dhe vijnë partizanët me Malë Sadikun në krye. Pasi i dorëzuam armët, hetuam menjëherë se u tradhtuam, por atëherë për çdo gjë ishte vonë. Prej tridhjetë, sa ishim, na zgjodhën 20 vetë dhe na deshën në këmisha e tlina. Kur ma hoqën pallton, më doli setra me gradë oficeri të Shqipërisë, e cila nuk di as vetë se si më kishte rënë në dorë, dhe e kisha veshur pasi nuk kisha tjetër. -Më thanë se ti qenke i Ballit Kombëtar. Jo, iu përgjigja, nuk jam i Ballit kombëtar, por fshatar që nuk i kam bërë askujt asgjë. Pastaj filluan t’i lidhnin të gjithë me litar të kovës, me të cilin familjarët e asaj shtëpie nxirrnin ujë nga pusi. Me të vërtetë kur më erdhi radha mua, që isha i parafundit, përfundoi litari. Ne të dy na lidhën me një zinxhir buallice. Ashtu të lidhur, na qitën jashtë katundit dhe duke ecur vërejta se zinxhiri ishte i lirshëm dhe tinëz i nxora duart por vazhdoja të ecja sikur të isha i lidhur. Në një moment, kur iu afruam malit, ku ishte vendpushimi ynë, nxora duart, por më hetoi një ushtar, e unë shpejt e shpejt e rrëmbeva një ushtar tjetër dhe e nxora përpara si mbrojtje, përderisa kalo dy tre hapa dhe hyra në mal. E përplasa ushtarin dhe ika- tregon Zeqir Istogu. Të tjerët, që të gjithë u pushkatuan. Malë Sadiku, nuk bëri vetëm këtë tradhti ndaj drenicasve, por edhe shumë tradhti të tjera. Ky udhëheqës ushtarak ishte njëri ndër më të pamëshirshmit ndaj popullit të vet. Në këtë vend u vranë: Abdullah Kastrati Sali Istogu Liman Istogu Latif Istogu Tre prej Tice Katër nga Rezalla Dhe 9 të tjerë, që nuk arritëm t’i identifikojmë | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Shqipëria Etnike Fri Jul 25, 2008 11:04 pm | |
| | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Shqipëria Etnike Fri Jul 25, 2008 11:07 pm | |
| Kadri Mani: Shaban Polluzha dhe bashkëluftëtarët e tij
[justify] Mr. sc. Kadri Mani[1]Shaban Polluzha dhe bashkëluftëtarët e tij /Në 63-vjetorin e luftës heroike të së Djathtës Kombëtare/ „Nëse vazhdojmë rrugën për në frontin e Sremit, do të likuidohemi pa arritur atje, kurse, në anën tjetër, në Kosovë të tjerët pa kurrfarë mëshire as pengesash do të bëjnë terror mbi gratë dhe fëmijët tanë“ (Brigada e Shaban Polluzhës, Podujevë, 20 janar 1945)[2] Lufta Antifashiste (proçetnike), Nacionalçlirimtare (robëruese) (Nga autori i këtyre radhëve) Përse Kuvendi i Madh i Mukjes, gjatë Luftës së Dytë Botërore u shfaq edhe si mbarësi, por edhe si tragjedi kombëtare? Cili ishte roli i forcave politike të kohës për mos arritjen e kësaj Marrëveshje të Madhe dhe si u varros e ardhmja pluraliste e Shqipërisë.[3] ZANAFILLA E PËRPJEKJEVE TË LËVIZJES SË SHABAN PALLUZHËS “Drenica, e udhëhequr nga Shaban Palluzha, i dha grushtin vendimtar perspektivës së terrorit çetnik deri në shfarosje të plotë të popullsisë shqiptare e myslimane, në Kosovë, Bihor, Tutin, Rozhajë, Sanxhak e gjetkë”...[4] Dr. Muamet Pirraku Tribuni popullor shqiptar, Shaban Polluzha (1873-21/22 shkurt 1945), ishte i biri i Mustafë Rexhep Kastratit që kishte vetëm një vëlla,Dervishin, i cili vdes ne moshë të re dhe nuk la trashëgimtar. Malësor misemadh, që në moshën 12-vjeçare në Fushat e Morinës, çobanët e zgjedhin- Çaush (Pleqnar), për t’iu nda drejtësi. Të tillë e kishte edhe babain: i cili në moshën 12-vjeçare shkoi ushtar i Mbretit, 2 metra i gjatë! Në moshën 17-vjeçare Shabani është kacafytur me të rritur e me shkije! Shabani që në lindje ishte dukuri: me rastin e lindjes lëshon një klithmë të jashtëzakonshme, saqë mamitë trembën dhe ikin duke e lënë lehonën vetëm! Foshnja ishte jashtëzakonisht e gjatë! Shenja këto se po lindte një prijës-profet, i cili ka mundësi ta shpëtojë popullin e vet. Më 1912 e pushton Postën e Policisë, duke jua rrëmbyer turqve dhe serbëve!! Tha: “Unë komandoj këtu!”.[5] Shaban Polluzha rrjedh nga një familje me gjendje ekonomike mesatare. Shabani nuk ishte i arsimuar, por si i ri u inkuadrua në jetën politike, të cilën ia imponuan rrethanat dhe padrejtësitë e regjimeve pushtuese. U konfrontua me bullgarë e me austriakë gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe me regjimin e Jugosllavisë borgjeze. Gjatë mbretërisë jugosllave ishte i inkuadruar në jetën politike, kryetar e deputet. Shpesh konfrontohej me qarqet e regjimit antipopullor dhe për një kohë u detyrua të kalojë në ilegalitet në Shqipëri. Gjatë luftës se Dyte Botërore ishte komandant i një pjesë të frontit në Mal të Zi, Kollashin dhe Sanxhaku i Tregut të Ri, ku u dallua për organizim e strategji. Ishte anëtar i Këshillit te Islihatit (gjyqit paqetues) dhe me propozimin e Miftar Bajraktarit e emërojnë kryetar te Islihatit në Drenicë. Shaban Polluzha kishte edhe taktikë politike. Ai me strategji politike kishte bërë njëfarë lidhje formale dhe mashtruese me qarqet komuniste, por në realitet ai asnjëherë këtë ideologji nuk e pranoi si ideologji që do të zgjidhte çështjen shqiptare. Shpeshherë në mesin e shokëve dhe bashkëkohësve të tij u thoshte, „Unë kam përvojë në bashkëpunim me serbët, siç jam munduar te bashkëpunoj me ta sinqerisht, por më kot, sepse besë dhe marrëveshje të sinqertë kurrë nuk kam mund të bëj me ta". Prandaj, shton ai, "Duhet mbajtur njëfarë afrimi politik derisa të arrijmë qëllimin tonë" Për këtë paria dhe këshilli organizativ i Kuvendit të Skenderajt e propozuan për komandant të Brigadës së Drenicës. Dihet mirëfilli se pas kapitullimit të Italisë fashiste (shtator 1943) Shtabi Suprem i UNÇJ-së shtoi aktivitetin e vet ushtarak, në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare dhe deri në nëntor 1944 (por edhe më herët) në këto hapësira, u formuan njësite të shumta të “UNÇJ-së”, duke filluar nga çetat, aradhet, batalionet e deri në brigada. Këto formacione partizane edhe pse u formuan në truallin shqiptar nuk u formuan për të mirën e shqiptarëve. Në gjysmën e dytë të vitit 1944, derisa forcat aleate (amerikane-angleze-ruse...) përparonin në të gjitha frontet e luftës kundër ushtrisë hitleriane, Titoja do t´i shfrytëzojë këto rrethana, për luftimin e forcave të mbrojtjes kombëtare shqiptare, dhe ripushtimin e Kosovës... Për t´i realizuar më lehtë synimet e saj, udhëheqja jugosllave, në fillim të janarit 1945 urdhëron mobilizimin e “brigadave të Kosmetit” për t´i dërguar në Frontin e ashtuquajtur të Sremit-në Serbi. Ndonëse qendra e rezistencës shqiptare në gjysmën e dytë të dhjetorit 1944-janar 1945 ishte përqendruar në Drenicë, ”Shtabi Operativ i Kosmetit”, urdhëroi Shaban Polluzhën që ta lëshonte Drenicën dhe të nisej në drejtim të Podujevës, për t´u bashkuar me Brigadën VII, e cila po marshonte për Serbi. Shtabi i Brigadës së Drenicës largimin nga Kosova do ta kushtëzojë me ndërprerjen e vrasjeve dhe të plaçkitjeve mbi popullsinë civile nga ana e ushtrisë jugosllave...mirëpo pas dështimit të nënshtrimit të Shaban Polluzhës më 25 janar nisin operacionet ushtarake në shkallë të gjerë për asgjësimin e Brigadës së tij. Në këto operacione antishqiptare morën pjesë i vizionet 24, 26, 44, 46, 52... të Serbisë, Divizionet 41 dhe 50 të Maqedonisë, grupi i brigadave të Malit të Zi (brigada e I e Bokës dhe brigada e VI) 2 dhe repartet speciale të OZN-s të drejtuara nga Spasoje Gjakoviq. Në kohën kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet më të përgjakshme në Drenicë..., më 8 shkurt 1945, komandanti suprem i UNÇJ-së J. B. Tito me urdhër të veçantë nr. 31 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë. Këtë vendim Titoja e mori më 7 shkurt 1945 në Beograd, në një takim me ushtarakët serë:Savo Dërleviqin, Gjuro Medenicën dhe Kërsto Filipoviqin. Me këtë urdhër, i tërë pushteti në Kosovë do t´i kalojë një grupi të caktuar ushtarakësh serbo-malazez, të cilët do të ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe atë gjyqësor. Gjatë ndryshimeve në strukturën komanduese në krye të pushtetit ushtarak përkatësisht të “Shtabit të Ri Operativ” u emërua ish-shefi i Armatës I-rë:kolonel Savo Dërleviq, duke e zëvendësuar Fadil Hoxhën, i cili mbeti zëvendës i tij. Shef i Shtabit u emërua nënkolonel Dushan Vukotiq (deri në atë kohë ishte zëvendëskomandant i Divizionit 46 jugosllav), shef i prapavijës u caktua Stevo Dobërkoviq (i dërguar nga shtabi qendror i Sërbisë), ndërsa komisar politik u emërua nënkoloneli Gjuro Medenica. Më 10 shkurt 1944 kjo komandë bëri riorganizimin e tërësishëm të ushtrisë duke formuar Divizionin e artilerisë, të kalorësisë, të ndërlidhjes, grupin operativ të brigadave, Divizionin 46, 52...etj. Kjo makineri ushtarake në Kosovë duke i marrë të gjitha masat gjoja për "spastrimin" e terrenit nga "mbeturinat e fashizmit" dhe "kundërrevolucionarët" vrau e masakroi pamëshirë mijëra shqiptarë gjithandej Kosovës... Në këtë fushatë të egër ushtarake më 21/22 shkurt 1945 u shua me gjak edhe kryengritja e Drenicës, pas vrasjes së tribunëve popullorë Shaban Polluzha e Mehmet Gradica në kullat e Dvoranëve në Tërstenik.[6] 5:”BESA” E FADIL HOXHËS Pra mbajtjes së protestës në Skënderaj, pikërisht në shtëpinë e Dushan Drashkoviqit, zhvillohen bisedime midis Fadil Hoxjës e Milladin Popoviqit në njërën anë, dhe Shaban Polluthës në anën tjetër. Me Shaban Polluzhën ishte edhe bashkëluftëtari i tij Hamzë Istogu, u mbajtën në një atmosferë tejet të tendosur dhe me mjaft nervozizëm.[7] 14. LETRA E ASIM LUZHËS Duke parë se po përgatitej diçka e keqe, Asim Luzha i shkruan një letër Fadil Hoxhës dhe nis një njeri që ta dërgonte këtë letër sa më shpejt në Gllogofc, mirëpo këtë njeri gjatë rrugës e ndalojnë partizanët dhe letra mbetet në xhepin e tij. Në letër Asim Vokshi shkruante: “Kërkohet intervenim urgjent për të shpëtuar jetën e popullatës së pafajshme (të ngujuar në kullën e Halit Mulajt) në Tërstenik nga batalionet e brigadës së mbrojtjes popullore, përkatësisht nga komandanti Tabakoviq.”[8] Pra, kundërshtarët e dy barrikadave ndërluftuese nuk mund të banohen pas tekave tendencioze-gënjeshtare!! Madje edhe me tituj “akademikë”!! Për ne në thonjëza, pra, të padrejtë, të padenjë dhe të pamoralshëm. KUVENDI I POLLUZHËS[9] | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Shqipëria Etnike Fri Jul 25, 2008 11:07 pm | |
| Pra, kundërshtarët e dy barrikadave ndërluftuese nuk mund të banohen pas tekave tendencioze-gënjeshtare!! Madje edhe me tituj “akademikë”!! Për ne në thonjëza, pra, të padrejtë, të padenjë dhe të pamoralshëm. KUVENDI I POLLUZHËS[9]
| Asim Luzha | Kuvendi u mbajt me iniciativën e parisë dhe disa intelektualëve të shquar nga Drenica dhe viseve tjera shqiptare si: Shaban Palluzha nga Palluzha, Miftar Bajraktari nga Llausha, Halil Haxhia nga Tërnovci, Azem Aruçi nga Makërmali, Zukë Xani nga Palaci, Sadik Lutani nga Turiçevci, Jetullah Rezalla nga Rezalla, Bajram Dërgti nga Drenasi, Bajram Zuka nga Likoshani, Ahmet Selaci nga Selaci, Hysen Bajraktari nga Plluzhina, Ajet Bajraktari nga Shtutica, Mulla Ibrahimi nga Palaci, Mulla Ilati nga Buroja, Fejzullah Saraçi nga Bivalaku, Hazir Xhaka nga Ashlani, Ajet Çirezi nga Çirezi etj.Kuvendi u mbaj në kullën e Shaba Palluzhës në Palluzhë, më 9 prill 1941, dhe fillon punimet në orën 10:00, tri ditë pasi Gjermania dhe Italia sulmuan Jugosllavinë Monarkiste. Kuvendin e hapi delegati më i vjetër, Shaban Palluzha. Me propozimin e tij, Kuvendi zgjodhi kryesinë e punës të përbërë prej: Shaban Palluzha, Miftar Bajraktari, Halil Haxhia, Azem Aruçi, Hazir Xhaka dhe Zukë Xani. Punët e Kuvendit, me pëlqimin unanim të delegatëve, i udhëhoqi Shaban Polluzha. Në Kuvendin e Palluzhës, i cili u mbajt në Palluzhë, mrën pjesë 112 delegatë nga shumë vise të Kosovës... V E N D I M E 1.Formohet Shtabi Luftarak, si forcë politike dhe ushtarake, pjesë përbërëse e strukturave tjera ushtarake të shtetit shqiptar, për mbrojtjen e Kosovës, popullsisë shqiptare nga terrori ushtarako-çetnik jugosllav dhe pavarësisë së plotë, lirisë dhe integritetit territorial të shtetit shqiptar. 2.Komandant i Shatabit të Përgjithshëm luftarak u emërua Shaban Polluzha.[10] Dhe pas më se 6 (gjashtë) dekadash pësimi, përse nuk nxorëm mësim!? Është e pakuptueshme dhe fare anomali që as sot e kësaj dite ne shqiptarët të mos e dimë historinë e vërtetë, personalitetet tona politike-shkencore, shembull, sikur te kroatët e mençur: Ustashët u frymëzuan me shkencën e Babait të Atdheut- 1. Dr. Ante Starçeviqit, por shembull dhe model i tij prej atdhetari dhe shkencëtari qe- 2. Dr. Milan Shufflay. Tezat e Shufflay-t se Kroacisë nuk i takon vendi në Ballkan, etj., se Kroacia i takon rrethit të qytetëruar të Evropës, i pranoi edhe- 3. Dr. Ante Paveliqi. Kjo renditje e lakmueshme te shqiptarët jo vetëm që nuk ekziston sot, por nuk shihet që mund të ekzistojë as për njëqind vjetët e ardhshme!?! Është menduar se i pari ynë është Skënderbeu, se i dyti është Lekë Dukagjini... ama çka mendon deveja e çka mendon devejari!? Dr. Hysamedin ferri (shpirti i vaftë në ferr!), ka magjistruar në temën: “Skicë e mendimi politik shqiptar”, ku tenton ta nxjerrë Skënderbeun tradhtar e Hamzanë atdhetar!! Dhe këtij turkoshaku as ia prish kush nga masat e gjera shqiptare dhe as nga studentët e tij!?! E këtillë, e këtij niveli provincial, është kllapa gjakovare ( e ndonjë tjetër), të cilët duan ta nxjerrin Shaban Polluzhën tradhtar e Fadil Hoxhën (e Mahmut Bakallin!) atdhetarë!! Tutje: baba të atdheut jo Lekë Dukagjinin, por Rexhep Qosjen!! Çfarë peshe ka një ent, institucion, akademi... në jetën shkencore dhe planifikimeve strategjike për zhvillimin e vendit?- nuk themi se s’kanë bërë asgjë, ama ata s’kanë zë, s’kanë zëdhënës, dhe nuk janë mjaft të pranishëm në jetën tonë politike-shkencore. Andaj edhe kjo tollovitje e kjo mjegullnajë. Dhe përse ndodh kjo? Për shkak të shtyrje-tërheqjes në zhegra si qetë e si kuajt e mbrapshtë të grupuar në klane-klika-tarafe, të mendësisë provinciale!! Gjurmëve të historisë tonë | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Shqipëria Etnike Fri Jul 25, 2008 11:08 pm | |
| SKËNDER /SHABAN / PALLUZHA Për dëshmorin Skënder, flet me modesti e me dhembje krenarie, shoku i tij i ngushtë, zoti Rrahim Istrefi (bir nga familje xehetarësh), Riedgasse 37; 4912-Arwangen në Zvicër. „Me dëshmorin Skënder jemi njoftuar më 1973...“- e ndërprenë gulçet e vajit tek e shikojmë fotografinë... Skënderin e vranë kushërinjtë, kinse për gjakmarrje, por me të vërtetë me yshtjen e UDB-së. Për Skënderin mund të flasë edhe Zenel Bunjaku, me të fort shoqërohej...
| Skënder Palluzha e Rrahim Istrefi | I ndjeri Skënder shpesh thoshte: “Po më vranë shkiet, kurrë mos më qani; e në qoftë se më vrasin shqiptarët,- vajtomëni përjetshëm“. Dhe atë ditë të zisë tonë, Ndërmarrja „Rakovica“ po festonte: “Sot u vra Shabani i II!!“Skënderi ishte biri i IV-të i Shaban Polluzhës: më i vjetri, Tafa, ka rënë në luftë tok ma Babain; i II-ti, Meti, ka qenë i burgosur politik dhe i ka vuajtur afër 10-vjet,- 3 herë e kanë detyruar ta mihë varrin e vet me duart e veta!!! - kërkonin dokumentacionin e komandant Shabanit, dhe, kush mund ta zëvendësojë? - a ka komanda vijimësi...? I III-ti, Ramadani, është në vendlindje... Njëherë po shëtisnim, një drenicas, imcak si fëmijë, Rexhepi,- e lëshoi letrën në postë dhe tha: Udhë e mbarë o letër!- e falë me shëndet Kosovës...U ngashëryem të gjithë,- Skënderi e qortoi: përse ke dalë në kurbet, kur mërzitësh sikur fëmija...e na krijon këtu atmosferë sentimentalizmi e melankolie? Pos bashkëpunëtorëve tjerë të komandantit Shaban Palluzha, dëshmori Skënder përmendte me respekt të veçantë edhe bacën Hysen Tërpeza... po krejt kjo, o zoti gazetar, le të shkojë në nder e në përgjegjësi tënde që m`i nxore fjalët e ma rrëmbeve fotografinë me zor!- nuk desha të dal në libër: se mbase nuk e meritoj?- dhe ti e di se si janë këta njerëzit tanë?- ne vetëm mund të imagjinojmë se çfarë do të më përflasin... Kur kemi parasysh fjalën e urtë: Nuk bie rrufeja në hithra, Skënderi ishte një lis i madh, mbi të cilin u shkarkuan mllefet e armiqve tanë shekullor, gjithnjë me anë të veglave të tyre të skllopit shqiptar... (Boti revista “Shqipëria etnike” nr. 4/2005) Vërejtje: Derisa ky libër po përgatitej për botim, Fadil Hoxha, televizionit “klan” të Shqipërisë, mes tjerash, i deklaroi: “Rreth organizimit të Rezolutës së Bujanit kemi qenë unikë, mirëpo, pas pak kohe arriti letra e KQ, e nënshkruar nga Gjillasi, me vlerësimin se vendimet e Bujanit ishin të ngutshme. Në letër nuk na quante tradhtarë. Kështu letrën e shumëzuan dhe ua dërguan të gjitha organizatave partiake. Ishte kjo një kënaqësi madhe.” Pra, ruana Zot nga “tradhtia” partiake e sa për tradhtinë kombëtare ishte më pak e dhimbshme, tingëllonte disi në vete arsyeja e të gjorit Fadil.[11] KRIMINELËT E LUFTËS. Të gjithë ata shtetas shqiptarë ose të huaj, të cilët gjatë Luftës II Botërore kanë qenë nxitësit, organizatorët, urdhërdhënësit e ndihmësit e tyre ose ekzekutuesit e drejtpërdrejt e vrasjeve në masë, të torturave, të shpërnguljeve të detyrueshme, të dërgimit të popullsisë në kampe përqendrimi dhe në punë të detyruar, të djegieve, të shkatërrimit e plaçkitjes së pasurisë shtetërore ose private. Të tillë konsiderohen edhe të gjithë pronarët dhe sipërmarrësit që kanë shfrytëzuar në mënyrë çnjerëzore si krah puna njerëzit e dënuar me punë të detyrueshme, të gjithë funksionarët e shoqërive grabitëse dhe të enteve shfrytëzuese fashiste në Shqipëri, funksionarët e aparatit e aparatit terrorist të pushtuesit dhe kuisling, ata që kanë bërë mobilizimin e e popullit tonë për ushtrinë armike. Gjyqi special (shih) që u hap në Tiranë në mars 1945, gjykoi dhe dënoi kriminelët kryesorë të luftës. Një pjesë e tyre, që i shpëtuan drejtësisë së popullit dhe u arratisën jashtë shtetit, u morën në mbrojtje dhe u strehuan nga ushtritë anglo-amerikane në zonat ku ato vepronin ose gjetkë. K. e L. Sipas legjislacionit të RPS të Shqipërisë, janë përjashtuar nga çdo amnisti dhe duhet t’i dorëzohen drejtësisë sonë. Për dorëzimin e K. të L. ka dhe marrëveshje ndërkombëtare, të cilat nuk janë respektuar nga vendet imperialiste. (H.R)[12] Në ribotimin e FJALOROT ENCIKLOPEDIK SHQIPTAR, kriminelë të Lutës të shpallën kolaboracionistët bashkëpunëtorë të serbëve-rusëve-kinezëve- si rrymë antikombëtare; të ndalohet me ligj Partia Socialiste dhe të ndiqet penalisht çdo kush që bën përçarje-akuza ndaj të Djathtës Kombëtare Shqiptare- si rrymë kombëtare.
[1] Autori aderon te Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare. [2]MUHAMET MJEKU: LUFTA E DRENICËS DHE SHABAN PALLUZHA, botoi Dielli, PRISHTINË, 1991, f. 3. [3] KLEMENT SHALLARI: “(Mos)Marrëveshja e Mukjes kullon ende gjak”, Tiranë, 1996, f. 3. [4] AZEM HAJDINI- XANI: SHABAN PALLUZHA (Dëshmi dhe kujtime të kronistit të luftës, I), Prishtinë, 2001, f. 31. [5] Nga bisedat e burrave të kohës: Ramadan Shabani, Tahir Berisha... [6] Google-Wikipedia [7] Muhamet Mjeku:LUFTA E DRENICËS DHE SHABAN POLLUZHËS, botoi Dielli, PRISHTINË f. 25 [8] Poaty, f. 55. [9] AZem Hajdini- Xani: LUFTA E ARTAOLLIT, PRELLOVCIT, SKËNDERAJT..., Prishtinë, 2006 [10] Azem Hajdini- Xani: LUFTA E ARTAKOLLIT, PREPOLLCIT, SKËNDERAJT...Prishtinë, 1906, f. 28-36. [11] Azem Hajdini- Xani: SHABAN PALLUZHA (Dëshmi dhe kujtime të kronistit të luftës, 1)Prishtinë,2001, f. 37. [12] (H.R.) te FJALORI ENCIKLOPEDIK SHQIPTAR; AKADEMIA E SHKENCAVE E RPSSH, Titanë, 1985, f. 549-550. | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Shqipëria Etnike Tue Nov 25, 2008 4:59 pm | |
| Shqipëria Etnike dhe prometheu Nga Shefki Ollomani.
Linde në kohë të lashta,
të tejlashta Shqipëri.
Askush nuk e di kur linde Ti. Linde sëbashku me Dheun, atëherë kur u krijua planeti Tokë. Linde e para, Shqipëri, dhe u quajte Pellazgji. Zoti kështu të emëroi dhe fat e mbarësi të uroi. U fundose Atlantidë, dole sërish në dritë, linde Pellazgji, u rilinde Iliri, jetove Arbëri, u përjetësove Shqipëri.
Prometheun e lindi Pellazgia, e rriti Iliria, e burrëroi Arbëria dhe e përjetësoi Shqipëria. Nënë e bir, dorë për dorë e krah për krah ecën nëpër histori, nëpër lashtësi, nëpër tokë e nëpër qiell? Herë në këmbë e herë shaluar, herë duke vrapuar e herë duke fluturuar. Gjithmonë bashkë, gjithmonë tok e të pandarë. Nga parahistoria në histori dhe nga historia në ardhmëri ato bashkërisht çajnë përpara krenarë e të pamposhtur në rrugën e tyre të jetës e të luftës, në tokën e vet, në të drejtën e vet, duke sfiduar ballëlartë të gjithë armiqtë e tyre nëpër shekuj e mijëvjeçarë.
Legjendat thonë se Prometheu ua rrëmbeu "zjarrin" - lirinë "Perëndive" të Olimpit - sundimtarëve të Pellazgjisë, dhe ua dha njerëzve - popullit, prandaj ata e zunë, e prangosën dhe e mbërthyen, e gozhduan për një shkëmbi, sikurse Krishtin në kryq. E dënuan me vdekje dhe internim, duke e dërguar në cepin më të largët verior të Pellazgjisë, në malet shkëmbore të Kaukazit, sepse "Perënditë? e Olimpit i frikësoheshin për së gjalli dhe i tmerroheshin për së vdekuri Prometheut.
Kujtuan se e vranë, kujtuan se e mposhtën sundimtarët Prometheun, por gabuan, sepse nuk mund të vritej liria dhe populli, nuk mund të mposhtej Pellazgjia, sepse ajo pati edhe Promethe tjerë si Herkuli e Anteu. Ajo lindi e rriti Promethe në vazhdimësi që nga Leka i Madh e Pirro Epiroti, deri te Bardhyli e Gjergj Kastrioti. Që nga Muji e Halili deri te Mic Sokoli e Abdyli. Që nga Gjergj Elez Alia e Hasan Prishtina deri te Ismail Qemali e Adem Jashari.
Per te lexuar me shum klikoni linkun e me poshtem ...
http://www.ndryshe.com/mat.php?idm=10537
Edituar për herë të fundit nga BiBiKiM në Thu Dec 04, 2008 12:31 pm, edituar 1 herë gjithsej |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Shqipëria Etnike Sat Nov 29, 2008 2:59 pm | |
| Faleminderit per kete postim me vlere Bibikimi, i kisha lute gjithe forumistet ta lexojne kete shkrim me shume vlere, sepse do kishin shume me shume perfitim se sa mund te kene nga zajabatjet e chit-chatit. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Shqipëria Etnike Mon Dec 01, 2008 4:22 pm | |
| Shume interesant dhe i rendesishem ky shkrim i Shefki Ollomanit, qe ka sjelle BiBiKiMi dhe eshte per t'u lexuar nga te gjithe, ne pershtatshmeri me kohen ku jetojme. | |
| | | anila Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 973 Age : 29 Registration date : 29/08/2008
| Titulli: Re: Shqipëria Etnike Mon Dec 01, 2008 4:25 pm | |
| Te uroje per kete shkrim BiBiKiM,me te vertet eshte diqka qe ia vlen te lexohet... Rrofte Shqipria Etnike | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Shqipëria Etnike Tue Dec 02, 2008 2:20 am | |
| Ago Muji, Eva, Anila, faliminderit shum, per vleresimin e ketij shkrimi, me te vertet ia vlene te lexohet dhe te analizohet ky shkrim.
Respekt BiBiKiMi...!! |
| | | tina Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2564 Age : 41 Vendi : qka po ju interson juve bre Profesioni/Hobi : me nga mas topi mujsha me zan Registration date : 18/09/2007
| Titulli: Re: Shqipëria Etnike Tue Dec 02, 2008 2:29 am | |
| bibikim bravo per ket shkrim eshte shum me vler bravo veq vazhdo | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Shqipëria Etnike Sun Dec 28, 2008 2:30 am | |
| Faliminderit shum Tina, qe ke gjetur kohe ta lexosh ate shkrim me vlere shum te madhe . Ja dhe nje shkrim nga Adnan Abrashi ... Një herë, në një takim privat dhe shoqëror që kam pasur me një politikan të rangut të lartë të lidershipit kosovar, të cilit, për shkaqe të kuptueshme nuk do t’ia zbuloj identitetin e plotë, e pyeta si miku-mikun dhe pa dorëza: Pse politikanët tanë kosovar dhe mjaft sosh edhe nga viset tjera të trojeve shqiptare, në takimet diplomatike ndërkombëtare me delegacionet e shteteve të huaja, nuk kanë guxim që haptazi para tyre,ta shpalosin aspiratën tonë historike si popull: Bashkimin e të gjitha trojeve etnike shqiptare në një shtet unik, bashkim ky, që patjetër dikur duhet të ndodhi në këto hapësira? Ai, vetëm më shikoi me buzëqeshje dhe pa kurrfarë hamendje u përgjigj shkurt dhe bindshëm: Sepse, edhe pa ju thënë haptas, ata e dinë mirë këtë realitet! Pas kësaj përgjigje të sinqertë të mikut tim politikan, mbretëroi një heshtje e nemitur e cila u thye shpejt nga po ai vetë: “Kur, para disa kohe, si anëtar i një delegacioni kosovar, pata nderin që zyrtarisht t’i bëjë një vizitë SHBA-së, gjatë një takim protokollar të mbajtur me disa kongresist, para nikoqirëve tanë të këtij rangu të lartë politik dhe shtetëror amerikan, në mes tjerash, ne tentonim që me çdo argument t’i kundërvihemi idesë së propaganduar të politikës serbe, se pas shpalljes dhe njohjes ndërkombëtare të Kosovës si shtet, më vonë shqiptarët do të kenë aspirata për krijimin e një “Shqipërie të madhe”. Menjëherë pas këtij termini të takimit tonë zyrtar, në një kotej rasti të organizuar nergut për ne, mu afrua një kongresist dhe, pa një-pa dy, ma bëri një pyetje të papritur për momentin: pse ju politikanët shqiptar gjithnjë po tentoni që me çdo kusht të na bindni se populli i juaj nuk e dëshironit bashkimin kombëtar, kur kjo është një kërkesë e natyrshme dhe çdo diplomat i arsyeshëm e di mirë se një shkrirje e tillë patjetër duhet të ndodhi dikur?” Nuk ka fare dyshim se këso gafe edhe mund t’i falen lidershipit të ri dhe të pa përvojë kosovar, i cili, gjithnjë para “kolosëve” të huaj të diplomacisë perfide ndërkombëtare, po tregon ndjesinë e theksuar të kompleksit të vlerës së ultë dhe inferioritetit të tepruar. Por, kurrsesi nuk i kuptoj deklaratat të pamatura, të pakuptimta, absurde dhe të panevojshme publike që kohën e fundit, me një intensitet të shpeshtuar, po i bëjnë disa përfaqësues të lartë politik të shtetit tonë ndërkombëtarisht të njohur-Shqipërisë. Një shembull kësisoj më të freskët e kemi tek interviste e kryeministrit shqiptar, z. Sali Berisha, dhënë këto ditë agjencisë së lajmeve Austriake „ Die APA- Austri Presse Agentur“, në të cilën, ai në mes tjerash deklaronte: “ …edhe pas pavarësisë, Kosova nuk do të bashkohet me Shqipërinë”, Ai, madje në këtë intervistë shkoi edhe me larg duke theksuar: “…nuk do të ndodhë kurrë as bashkimi i të gjithë shqiptarëve në rajon”?!! Aspak nuk e marr vesh dot se çfarë janë ato motive psikologjike apo politike që e kanë shtyre kryeministrin Berisha të bëjë një prononcim të tillë publik, por nëse ai për momentin një veprim të tillë e ka vlerësuar si strategjik dhe të nevojshëm, atëherë i them haptas se ka bërë një gabim trashanik dhe të pafalshëm kombëtar, gabim ky që në të ardhmen mund t’i kushtoj shtrenjtë, në rend të parë, para elektoratit të arsyeshëm shqiptar që ia ka dhënë votëbesimin të jetë në pushtet; e, mos të flasim fare për dëmin moral të krijimit të një hipoteke të pashlyeshme në biografinë e tij, njollë kjo që shumë lehtë mund ta rreshtoj atë në rangun e një figure bashkëkohore politike me kontribut më të dyshimtë kombëtar. Zoti Berisha duhet ta di patjetër se askush nga opinioni i arsyeshëm gjithëshqiptar, si dhe ai ndërkombëtar me përvojë, intimisht nuk ka besuar në sinqeritetin e përmbajtjes së saj. Përkundrazi, ajo në prapavijë ka prodhuar efekte kontra-produktive, duke e paraqitur atë si njeri hipokrit dhe burrështetas naiv dhe të papjekur sa duhet për atë post. E ashpër pak, por duhet të jetë i tillë ky vlerësim, sepse, një politikan i nivelit të lartë shtetëror, alla Sali Berisha, në këso pyetje të paevitueshme të një gazetari me eksperiencë, ose është dashur që të jetë konkret dhe ta shpalosi haptazi synimin tonë historik si popull për një shtet etnik, ose, nëse i ka munguar ky guxim, ka mundur të jap një përgjigje me të tërthortë dhe më diplomatike, duke lënë gjithnjë të hapët që kjo në kontestin logjik të nënkuptohet. Unë aspak nuk dyshoj se ky biri i Tropojës kreshnike nuk e di të vërtetën paradoksale të kësaj deklarate, por ende nuk po mundem me i ra fije se nga cili “baba sheh” ka marrë bekimin për një veprim të tillë denoncues. Ishalla jo nga ata, tek të cilët më shkon mendja mua në këto momente?! E pra, sa për fund zotëri Sali Berisha, edhe pa qenë i sigurt se ky artikull do t’ju bie në sy, duke mos e thënë haptas identitetin e tij, do ta “shpijunojë”një ministër tuajin, i cili së bashku me grupin e delegacionit të shtetit Shqiptar, të udhëhequr nga kryetari z. Bamir Topi, ishte këto ditë në vizitë miqësore në Kosovë. Gjatë ditës së tretë të qëndrimit në vendin tonë, ky delegacion i madh shtetërorë, në mes tjerash vizitoi edhe Prizrenin dhe Kompleksin memorial historik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. I entuziazmuar nga ajo se çfarë kishte parë aty, një ministër i juaj aktual dhe protagonisti i këtij “shpijunumi” tim, deklaroi haptas para kamerave të një TV lokale të Prizrenit: “Pas gjithë asaj çfarë pash në këtë muze, vërtet ndjehem tepër i emocionuar. Posaçërisht më la përshtypje harta e Shqipërisë etnike nga ajo kohë. Eee…sa toka na ishin marrë neve nga fqinjët! Por, nuk duhet të ketë dyshim, do t’i kthejmë patjetër ne ato!” - Po zoti ministër i Berishës, do t’i kthejmë patjetër ne ato!- them unë - dhe ju kisha lutur që këtë kërkesë të natyrshme të popullit tonë, t’ia përcillni shefit tuaj kryeministër. I thoni atij se në mesin e atyre shqiptuarve sikur deklaron ai “të paktë që e kërkojnë Shqipërinë etnike”, jeni edhe ju një partizan i ri neofit pushtetar”! Adnan Abrashi |
| | | Blerti_Gashi Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 593 Age : 36 Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !! Registration date : 20/10/2008
| Titulli: Re: Shqipëria Etnike Fri Feb 13, 2009 2:55 pm | |
| Kosova dhe viset tjera shqiptare ishin, janë dhe do të jenë Shqipëri
Pas deklarimit të pavarësimit nga Serbia, rryma e vjetër titiste, filosllave, e përkrahur fuqishëm nga vende dhe qarqe të njohura kundërshqiptare, ka marrë hyxhym kundër flamurit, kundër gjuhës dhe kundër çdo gjëje shqiptare. Dikur të veshur me petkun ideologjik të titizmit dhe patriotizmit jugosllav, ndërsa sot me petkun ideologjik të “solanomisë” dhe patriotizmit evropian, ky soj i “shqiptarëve” po përpiqen të na bindin se copëtimi i Shqipërisë dhe i kombit shqiptar është i përfunduar dhe i përjetshëm!? Shqiptarët e krahinës shqiptare të Kosovës tashmë, sipas tyre, janë “kosovarë”, gjuha e tyre është “gegërishtja”, ndërsa “flamuri” i tyre është lecka e propozuar nga plani i Atisarit dhe e miratuar nga klasa politike kozmopolite dhe kombmohuese e Kosovës.
Gjithmonë sipas tyre, Kosova dhe “kosovarët” tashmë janë vend dhe popull më vete!? Me vendin dhe shtetin e tyre, Shqipërinë, mund të kenë vetëm marrëdhënie të fqinjësisë, njësoj si me Serbinë, si me Malin e Zi dhe si me “Maqedonië”!? Madje, ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, Kosova duhet të jetë më e hapur se ndaj vendit të saj AMË, Shqipërisë! Pastaj, në Kosovë secili mund të jetë dhe është ai që është (serb, malazez, rom, turk, hashkali, egjiptian, etj.), vetëm shqiptari nuk mund të jetë SHQIPTAR, por duhet të bëhet “kosovar”!? Secila nga këto pakica mundet dhe do ta përdor lirshëm flamurin e saj, përveç shumicës, shqiptarëve (95% e popullit të Kosovës), të cilët duhet “doemos” të heqin dorë nga flamuri i tyre dhe ta përvetësojnë si të vetin “flamurin” (leckën) e Atisarit!?
Ky përfundim doli edhe nga një debat në RTK-në kundërshqiptare nga sahanlëpirsit e tipit Kelmendi, Matoshi e Spahiu. Ndërsa filozofi i shkretë, Kullashi, tha se “flamuri i ri ishte bërë me plebishit”!? Nëse u besojmë shpjegimeve që japin fjalorët për fjalën “plebishit”, del se Kullashi ka gënjyer… Plebishit, sipas fjalorit, do të thotë “votim i përgjithshëm për një çështje politike me rëndësi të veçantë; referendum: plebishit popullor”. Për leckën-flamur, more zoti filozof, jo që nuk ka pasur votim të përgjithshëm, referendum, por për të nuk është votuar as në Kuvendin e Kosovës!! Sikur nuk është votuar as për planin dhe kushtetutën e Atisarit. Mbase ke qenë larg, në Paris, e s’e ke marrë vesh!
Propagandë dhe dhunë e shfrenuar institucionale dhe
mediale ndaj identitetit shqiptar
Këta kalemxhinj të paguar mirë nga qarqe, fonde dhe shtete kundërshqiptare kanë në dorën e tyre dhe i kontrollojnë plotësisht edhe mediat e shkruara dhe ato elektronike. Soji dhe sorollopi i tyre ishin të lirë dhe të paguar mirë edhe në kohën e pushtimit. Pena e tyre villte helm e vrer kundër përpjekjeve kombëtare për ruajtjen e identitetit gjuhësor, kulturor e kombëtar dhe kundër përpjekjeve për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë nga Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Kjo bandë mercenarësh dhe soji i tyre atëherë përpiqeshin dhe angazhoheshin për krijimin e kombit “jugosllav”. Eksperimenti i tillë u kushtoi popujve jo serbë të Jugosllavisë qindra mijëra viktima dhe shkatërrime kolosale. Fitorja e kombit shqiptar ndaj forcave pushtuese serbe në Kosovë i frikësoi dhe i luhati përkohësisht këto forca, që vepronin si kolonë e pestë brenda kombit shqiptar. Mirëpo, kalimi i disa drejtuesve të Luftës Antipushtuese Çlirimtare të UÇK-së në anën e tyre u dha zemër dhe forcë këtyre bastardëve të gjuhës dhe të kombit shqiptar. Shpalosja e leckës së Atisarit në kullën e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, nuk ishte vetëm fyerje dhe provokim i pashembullt për KULLËN e Jasharajve dhe për KULLËN shqiptare, por ishte edhe një shenjë dhe dritë e gjelbërt për forcat kundërshqiptare në Kosovë e më gjerë në trojet shqiptare.
“Ai që s’do kombin e mëmdhenë e tij është tradhtar e i lig; i tilli s’mund të quhet njeri. Shqiptarët më tepër se çdo komb duan dhe e nderojnë kombin e mëmdhenë e tyre. Shqiptari i vërtetë vritet për kombin e tij dhe s’mund kurrë të duroj e të dëgjoj njeri t’i shaj shqiptarinë” – shkruante i madhi Sami Frashëri. Sot, njëqind e nëntëmbdhjetë vjet pas botimit të veprës madhore të S. Frashërit, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e çdo të bëhet”, sot, gati nëntë vjet pas çlirimit të krahinës më të madhe shqiptare të pushtuar, Kosovës, jetojnë ca matoshër, ca kelmendër, ca spahinj e ca politikanër, të cilët, me moton “grusht bashkuar”, kanë marrë përsipër zhbërjen e shqiptarisë në Kosovën e mbetur pas copëtimit dhe ndarjes së tokave të pushtuara të Shqipërisë midis Serbisë, “Maqedonisë” dhe Malit të Zi.
vazhdon ... | |
| | | Blerti_Gashi Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 593 Age : 36 Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !! Registration date : 20/10/2008
| Titulli: Re: Shqipëria Etnike Fri Feb 13, 2009 2:56 pm | |
| Veprimtaria e kalemxhinjve të paguar mirë dhe e politikanëve të dalur nga shkolla titisto-kolaboracioniste nuk i habit shqiptarët. Ajo që ka ngjallur habi dhe shqetësim është nënshtrimi dhe bashkimi me shkollën titisto-kolaboracioniste i disa figurave të dalura nga shkolla e qëndresës dhe e luftës kundërpushtuese!! Të parët janë betuar e stërbetuar para padronëve të vjetër e të rinj për zhbërjen e qenies shqiptare në Kosovë, ndërsa të dytët ishin betuar e stërbetuar për çlirimin dhe bashkimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë!! Populli shqiptar i Kosovës dhe i gjithë Shqipërisë nuk mund ta besonte kurrë se pas Luftës së UÇK-së, pas gjithë atyre përpjekjeve, flijimeve dhe pas atij gjenocidi e holokausti serb do të përpiqej dikush t’ia ndërronte flamurin dhe përkatësinë kombëtare!?
Klasa politike dhe institucionale ahtisariane, media e shkruar dhe ajo elektronike, si dhe një pjesë e inteligjencies në Kosovë po prodhojnë dhe ushtrojnë dhunë të pashembullt institucionale, mediale, politike, psikologjike dhe shpirtërore ndaj popullit shqiptar. Nuk po lënë formë as mjet pa përdorur për ta detyruar këtë pjesë të popullit shqiptar të heq dorë nga identiteti i tij kombëtar, gjuhësor, kulturor, shpirtëror, etj., në një kohë që të gjitha pakicave në Kosovë u njihet e drejta, madje janë paraparë garanci kushtetuese, ligjore, administrative, politike, financiare, etj., për mbrojtjen dhe fuqizimin e identitetit të tyre!!
Askush nuk ia ndalon Matoshit, Kelmendit, Spahiut dhe sojit të tyre, por as atyre që kanë tradhtuar bindjet dhe shpirtin e tyre shqiptar, të deklarohen francezë, italianë, evgjitë, romë, “kosovarë” ose “jugosllavë”, e çka të duan, sepse kombi shqiptar nuk mbetet keq pa ta, por duhet t’u ndalohet të ushtrojnë dhunë mediatike, politike dhe institucionale ndaj popullit shqiptar. Këtë e ndalojnë edhe të gjitha dokumentet dhe aktet ndërkombëtare, të cilat është zotuar t’i respektojë “paria” e Kosovës. As ata, dhe askush në botë nuk ka të drejtë ta përdor gazetën, televizionin, institucionin shtetëror, arsimor a politikë për t’ia mohuar të drejtën një populli dhe për t’ia dhunuar dhe nëpërkëmbur identitetin e tij gjuhësor, kulturor dhe kombëtar. Po të bëhej një fushatë dhe dhunë e përmasave shumëherë më të vogla se kjo ndaj pakicës serbe, ndaj gjuhës, flamurit dhe kulturës së saj, do të bëheshin fletëparaqitje dhe ndjekje penale, do të dënoheshin autorët dhe të mbylleshin mediat me arsyetimin “e nxitjes së urrejtjes kombëtare”, etj. Edhe përpjekjet dhe dhuna për spastrimin shpirtëror, kulturor dhe gjuhësor të popullit shqiptar në Kosovë duhet të denoncohen, të ndiqen penalisht dhe të dënohen e të ndalohen. Barra kryesore për mbrojtjen e shqiptarëve jashtë kufijve të shtetit shqiptar bie mbi Tiranën zyrtare, e cila për këtë detyrohet edhe nga Kushtetuta. Kjo fushatë dhe dhunë e shfrenuar ndaj shqiptarisë duhet të denoncohet edhe në gjykatat ndërkombëtare.
Nuk mund të zhbëhet identiteti shqiptar në Kosovë
Këta maskarenj të tipit Matoshi, Kelmendi e Spahiu, që kapen shumë pas demokracisë evropiane (sa për t’i hedh hi syve opinionit), asnjëherë nuk e ngritën zërin kundër ndarjes dhe copëtimit të tokave shqiptare. Këta mercenarë, që thirren në filozofinë e integrimeve evropiane, kur vjen puna te integrimet shqiptare, kanë fytyrë dhe guxim të ngriten edhe kundër gjuhës së njësuar shqipe!! Porosinë e Samiut të pavdekshëm se “s’mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë, s’mund të ketë shqiptarë pa gjuhë shqipe, s’mund të ketë gjuhë shqipe pa shkronja shqipe, pa shkolla në të cilat mësohet gjuha shqipe” e kanë kuptuar ashtu siç e ka kuptuar Serbia dhe shovinistët tjerë, që i tremb për vdekje ribashkimi i Shqipërisë dhe i kombit shqiptar.
Prandaj, janë kaq të zëshëm kundër çdo gjëje që bashkon, janë për një copëzim sa më të madh të qenies shqiptare. Sepse, vetëm kështu Serbia, Greqia, Rusia, etj. mund të shpresojnë të sundojnë në Ballkan pa asnjë telashe dhe t’i shfrytëzojnë dhe zhbëjnë tokat e pushtuara të Shqipërisë. Këta paloshqiptarë kur shkruajnë dhe flasin gjuhën e Vuk Stefanoviç Karaxhiçit, kur shkruajnë dhe flasin gjuhën angleze apo ndonjë gjuhë tjetër të huaj u përmbahen tërësisht normave të atyre gjuhëve. Vetëm normën dhe njësimin e gjuhës shqipe nuk mund ta durojnë këta maskarenj të padenjë për emrat më të bukur në botë, SHQIPTAR dhe SHQIPËRI. Ata parapëlqejnë të vetëquhen “kosovarë”, sepse kështu ndihen më afër Serbisë se sa Shqipërisë… Të bindur se kanë marrë përsipër një “mission impossible”, ky grup dhe politikanët që e mbështesin atë po kërkojnë shpëtim dhe mbështetje kudo dhe te kushdo që është i gatshëm t’i përkrah. Për realizimin e këtij misioni dhe të këtij programi të papërfunduar (pjesë të tij janë realizuar më herët) të Garashaninit, Cvijiçit, Çubriloviçit, Pashiçit, Rankoviçit e Titos kanë dështuar dhe kanë thyer qafën dhe kokën e tyre sa e sa presednikë dhe sa e sa laro të tipit Hasani, Shukriu, Vllasi, Morina, etj. Në përpjekjet e tyre për ta zhbërë popullin shqiptar, gjuhën dhe flamurin e tij kanë dështuar edhe sa e sa perandorë, sulltanë e krajla. Do ta thyeni qafën dhe kokën tuaj edhe ju në murin shqiptar. Për këtë nuk ka asnjë dyshim
vazhdon ... | |
| | | Blerti_Gashi Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 593 Age : 36 Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !! Registration date : 20/10/2008
| Titulli: Re: Shqipëria Etnike Fri Feb 13, 2009 2:56 pm | |
| Në ndihmë të kësaj bande “kosovare” ditë më parë u vu edhe Solana, i cili deklaroi se “në Kosovë po lind një komb i ri”. Po ta “përkthejmë këtë deklaratë i bie që në Kosovë nuk do të ketë më popull shqiptar!? Kjo deklaratë sigurisht që ishte një frymëzim i fuqishëm për zvarranikët e tipit Matoshi. Mirëpo, të nesërmen, Ambasadori amerikan në Tiranë, i erdhi në ndihmë popullit të pathyeshëm shqiptar, duke deklaruar se “në Kosovë duhet të fuqizohet identiteti shqiptar”. Deklarata e Solanës u botua në të gjitha gazetat e Kosovës dhe u dha në media elektronike, ndërsa deklarata e Ambasadorit amerikan, që ishte përgjigje publike në deklaratën e Solanës, nuk u botua në asnjë gazetë dhe as u transmetua nga ndonjë medium elektronik “kosovar”!! Megjithatë, populli shqiptar i Kosovës, i përkrahur nga mbarë kombi, po ecën rrugës së tij shekullore, rrugës shqiptare.
Është fat që kjo rrugë e ka edhe përkrahjen e Amerikës dhe të gjitha vendeve që respektojnë të drejtën e popujve dhe të njerëzve për ta ruajtur dhe deklaruar identitetin e tyre kombëtar. Por, nuk duhet të mungojnë edhe përpjekjet dhe bashkërendimi i tyre nga të gjithë atdhedashësit dhe shqiptarët përparimtarë, të cilët, bashkë me mbarë kombin shqiptar, do të duhej të krijonin një digë të pakapërcyeshme për fundrrinën e kombit dhe për vendet kundërshqiptare, që duan një gjeografi, një histori, një kulturë shpirtërore e materiale, një gjuhë, një ekonomi dhe një komb shqiptar të copëzuar dhe të shkërmoqur. Kjo DIGË (ribashkimi i Shqipërisë në një shtet) do të ishte ndihmesë jashtzakonisht e madhe edhe për paqen dhe qëndrueshmërinë afatgjate në Ballkan e më gjerë. Zaten edhe nuk kemi rrugë tjetër. Jemi të detyruar ose “të dënuar” të bashkohemi dhe të jetojmë si popujt tjerë të qytetëruar me nder dhe dinjitet… | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Shqipëria Etnike | |
| |
| | | | Shqipëria Etnike | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |