| Kodi da Vinci | |
|
+5shqip0nja loredana rolling Beton echo 9 posters |
|
Autori | Mesazh |
---|
shqip0nja Anëtar
Numri i postimeve : 299 Age : 34 Vendi : kosovë Registration date : 15/06/2008
| Titulli: Re: Kodi da Vinci Sat Jul 05, 2008 11:06 pm | |
| - rolling shkruajti:
- shqiponja
feja edhe kisha jane nja edhe nuk i dan kurrkush, krejt cka ka ba kisha eshte ba ne emer te fese dhe kjo ka shume rendesi sa per mu asni fe mos mu kane nuk ka lidhje. feja edhe kisha nuk jon njo se as ni fe ne bot nuk ma merr menja qi thot se veq jep ti pare se gjynahet te lahen.E ne qoft se kisha i ka shpik keto sene nuk d.m.th se krejt krishterizmi jon qashtu.Eshte e njojta si per disa veta qe thon xhamia dhe hoxhollaret jan te keqij se ne kohen kur ishim nen serb than se osht gjynah me ju ngrit murana te vdekurve dhe varret tona mbeten pa emra. Kjo nuk d.m.th se islami ishte i keq per neve. Ose ose kur njdonje hoxh bene diqka keq menjehere e pergjithsojn dhe thon se qy qka bajn myslimant.Nese doni me marr shmbull merreni Muhamedin a.s. jo ndonje qe e quan veten perfaqesues i fes si ne ket rast kisha. | |
|
| |
E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Kodi da Vinci Sat Jul 05, 2008 11:06 pm | |
| - shqip0nja shkruajti:
- loredana ne at qe the se ma shum se gjysa e botes jan te krishter e ki shum gabim.Edhe vet Vatikani e ka pranu se ma shum ka mysliman se te krishter.MYslimanet prijn me 19.4% e te krishteret me 17.?%
Shqiponja edhe ti u mundove te permison, por nuk je ne pik te duhur. Bota ka 6 miljard banore, dhe ky 19 % juaj nuk po perputhet me ato qe supozohet te jene musliman ne gjithe boten. Rishikoi edhe njeher statistikat dhe mundohu te japesh nje shifer me te sakte. Loredana, mire pra e lem me kaq, nuk po kembengul. E respektoj mendimin tend, me qe nuk jeni e interesuar per debate me te gajte. Respekte. | |
|
| |
loredana Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 886 Registration date : 24/04/2008
| Titulli: Re: Kodi da Vinci Sat Jul 05, 2008 11:09 pm | |
| ok shqiponja une nuk kam shku mi ngje.. mos ta nin se nuk dashta me ju ba konkurec juve moslimanve. une i respektoj feht tjera edhe nuk ma nin mi njeh me perqinje une besoj ne ata qe me pelqen e jo aty ku jan mashum.. | |
|
| |
shqip0nja Anëtar
Numri i postimeve : 299 Age : 34 Vendi : kosovë Registration date : 15/06/2008
| Titulli: Re: Kodi da Vinci Sat Jul 05, 2008 11:09 pm | |
| e bukura une keto te dhena nuk i kam shpik prej veti po i kom lexu dikun. kjo qka dashta me than une osht se ka ma shum mysliman se te krishter, mirepo duke pas parasysh edhe numrin e feve tjera edhe ateistave sipas meje po perputhet edhe mire bile | |
|
| |
E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Kodi da Vinci Sat Jul 05, 2008 11:24 pm | |
| Ti me njeren ane po thua se nuk i ke shpik, se i ke lexuar diku, dmth qe s'po jeni e sigurt, dhe anen tjeter ne fund thuani se duke pasur parasysh kete e ate, po del se perputhen. Mere nje qendrim mbroje dhe tani mund te diskutojme ne menyre me te mire...Kur te perqendrohesh mire, ateher do te vazhdojme dhe te shohim se cili ka te drejte, dhe do i kerkojme njera tjetres falje. Te pakten une do ta beje me knaqesi, nese jam gabim. | |
|
| |
shqip0nja Anëtar
Numri i postimeve : 299 Age : 34 Vendi : kosovë Registration date : 15/06/2008
| Titulli: Re: Kodi da Vinci Sat Jul 05, 2008 11:42 pm | |
| Edhe une nese jam gabim do te kerkoja falje sepse turp nuk osht njeriu me pranu qe ka gabu sepse gjithkush gabon. Mirpo une nuk e di se ne cilin moment e verejtet at luhajtueshmeri ne fjalet e mia.Une thash se e kam lexu diku dhe megjithat ne fjalet e mia thash se po del se po perputheshin me fjalet tua kur me that se shikoi edhe njehere saktesisht keto statistika te mijat sepse bota ka rreth 6,7 milijard banor.Keto statistika kan qen edhe ne gazeten express.Nuk e di se sa i lexoni gazetat | |
|
| |
spirito Anëtar
Numri i postimeve : 429 Vendi : graveyard Registration date : 02/07/2008
| Titulli: Re: Kodi da Vinci Sun Jul 06, 2008 7:46 pm | |
| 'Kodi Da Vinci' si liber interesant. Si film linte shume per te deshiruar. Kisha me te ndaluar filmin i beri nder Dan Brown se e beri miljarder. Mua me ka mbetur ne mend vetem nje fraze e shkurter nga libri (ka shume kohe qe e kam lexuar),ishte perafersisht: ''Deri ne shek. e VI njerzimi e njihte Jesusin si profet, si te derguarin e Zotit dhe jo si bir te tij.Ne mbledhjen e Nikeas, Konstantini per te bashkuar dy perandorite e shpalli 'bir te Zotit''. Dakord me autorin sa i perket kesaj, e meritonte te behet i famshem.... | |
|
| |
Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Kodi da Vinci Mon Jul 07, 2008 1:44 am | |
| Gjithe temen e lexova s'kuptova gje te hiqit ! Loredana per temen te lutem duhet te behet debat .mos te dalmi jashte temes FLM.
Nga autori i temes kerkon te dije ...
a pajtoheni me mendimin e autorit rreth kishes katolike.? komenti i atyre qe e kane lexuar kete roman !
E nese e keni lexuar kete liber rini ne debate me antaret sjellni fakte nga libri ,nese jo ,jeni jashte teme deri ne kete faqe .
The Da Vinci Code (sqt.: Kodi i Da Vinçit) është xhirimi i romanit Kodi i Da Vinçit të autorit Dan Brown, filmi u xhirua nga regjisori Ron Howard me Tom Hanks dhe Audrey Tautou në rolin kryesor, filmi bazohet në fiksion/trillim. Filmi e ka për temë Jezusin dhe Maria Magdalenën. Sipas librit që filmi është bazuar, Jezusi dhe Magdalena kanë pasur një vajzë, por ketë sekret kisha katolike do që ta fshehë. | |
|
| |
rolling Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2086 Age : 32 Vendi : Shqiptari Profesioni/Hobi : Revolucionar Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Kodi da Vinci Mon Jul 07, 2008 1:51 am | |
| nje permiresim beton
"the da vinci code" ne shqip eshte "KODI DA VINCI", jo "kodi i da vincit" ata qe e akne lexuar libren kane mundur ta kuptojne qe beehte fjale per kodin da vinici e jo per kodin e da vincit se gjitha kodet ne ate liber jane te lidhura me davicin | |
|
| |
echo Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1470 Age : 34 Registration date : 29/05/2008
| Titulli: Re: Kodi da Vinci Mon Jul 07, 2008 4:18 pm | |
| por Rolling normal qe duhet ta kuptosh vet qe behet fjale per "Kodin da Vinci"e jo per Kodin e da Vincit"por ne nje botim psh qe e kam pasur une ka qene ashtu dmth gabim. | |
|
| |
echo Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1470 Age : 34 Registration date : 29/05/2008
| Titulli: Re: Kodi da Vinci Sun Jul 13, 2008 12:14 am | |
| o Lankorian devil,o lame saint nje thenie(shifer)mjaft e diskutuar ne roman
cka dmth?? | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Te gjitha gafat e Kodit te Da Vincit Thu Jul 24, 2008 8:46 pm | |
| Kisha ka censuruar tekste antike mbi martesen e Krishtit dhe Magdalenes? E pohon romancieri amerikan. Qe nuk di sesa me magjepsese se trillimi eshte historia Kush nuk e njeh? Eshte best-selleri i shekullit XXI: "Kodi i Da Vincit" i Den Braunit. Nje thriller me sfond mistiko-esoterik, qe ka shitur me miliona kopje ne te gjithe boten, dhe qe eshte bere nje ceshtje qe tashme e tejkalon sferen letrare: objekt debatesh te papajtueshem, botimesh dhe kunderbotimesh, manualesh qe shpjegojne dhe pamlfetesh qe e demonizojne. Po, sepse amerikani Braun, ish profesori i anglishtes, nuk ka dashur te na jape vetem nje roman. Ka dashur te zgjidhe nje numer misteresh, te thote te veten mbi Graalin e Shenjte dhe mbi sekretet e Templareve. Por edhe te zbardhe natyren e vertete te Krishtit, nje gje mbi te cilen prej mijervjecaresh diskutojne teologet dhe mblidhen keshillet. Faqja e pare e "Kodit te Da Vincit" paraqet nje premtim krenar: "Te gjitha deshifrimet e dokumenteve dhe ritualeve te fshehta qe permban ky liber pasqyrojne realitetin". Por cilin realitet? Cilat dokumenta? Dyshohet qe e verteta eshte nje tjeter: Braun ka degjuar per tekste te cilat nuk i ka pasur kurre ne dore. Pershembull: romancieri flet per ungjite heretike te zbuluar ne vitin 1945 ne Egjipt, ne Nag Hammadi, dokumente te komuniteteve te vjetra kristiane ne te cilat duhet te flitej per martesen e Krishtit me Maria Magdalenen. Sipas Braunit ky do te ishte "Graali i Shenjte", i kerkuar me kot per shekuj: e verteta sekrete, ana "femerore" e origjines se kristianizmit te cilen komploti i turpshem mashkullor i Kishes e ka mbajtur te fshehte ne shekuj. Sic hedh aty pa kujdes fjalet nje personazh i romanit, "cdo ekspert i gjuhes aramaike" mund te shpjegoje se cfare thone "rrotullat e Nag Hammadit". Ndokujt mund t'i beje pershtypje. Por sa shume gjera ditka ky Brauni: rrotullat e Nag Hammadit, gjuhen aramaike... Mekat qe tekstet e Nag Hammadit nuk jane flete papirusi dhe nuk jane as te shkruajtura ne gjuhen aramaike. Jane 13 libra ne gjuhen kopte. Morali: Brauni as qe e di per cfare po flet. Keto dhe lezete te tjera mund te nxirren nga puna e Bart Ermanit, studiues i Kristianizmit antik. Ai sapo ka botuar nje liber te titulluar "E verteta e Kodit te Da Vincit", liber i cili nxjerr te gjitha gabimet historike. Ne krahasim me gabimet trashanike te Braunit gabimet e filmave kolosale hollivudiane jane lajthitje qe mund te falen. Mund te thuhet: ja pra hakmarrja e ketij euriditi te vogel ndaj romancierit te suksesshem. Por nuk eshte keshtu. Nderkaq sepse Ermani eshte shume me i sjellshem se gjithe polemizuesit e tjere. Nuk mendon si avokati Antonio Ujate Fabo, te cilit sapo i ka dale ne Spanje nje liber me te njejtin titull (La verdad sobre el Codigo Da vinci), ne te cilin i gjori Den Braun eshte nje lloj kryeheretiku i se keqes. Hajt pra, nje qe ne faqen e tij ne internet vlereson si filmat me te preferuar "fantazine" e Uollt Dizneit dhe "Jeta eshte e bukur" te Roberto Benjinit, a mund te jete nje kercenim boteror per Katolicizmin? Jo, Ermani ne menyre me banale mendon qe Brauni eshte nje ngaterrestar i madh. Dhe megjithate nje qe i kerkon belate. Eshte ai qe ka thene qe gjithcka eshte e vertete: eshte pretendimi per te nxjerre te vertetat historike ai qe ka krijuar ate alkimi qe e ka shnderruar romanin ne nje ceshtje boterore. Paksa sic i kishte ndodhur edhe Umberto Ekos qe tek "Emri i trendafilit" kishte perzjere te verdhen me reflektimin teologjik dhe erudicionin mesjetare. Me ndryshimin e vetem qe Ekoja e dinte mire se cfare thoshte. Loja e Ermanit eshte teper e thjeshte. Kur nje personazh i romanit thote qe te krishteret nuk besonin ne hyjnoren e Krishtit deri para Keshillit te Nikeas (325 pas Krishtit), nuk eshte e nevojshme te jesh nje studiues per t'i terhequr veshin Braunit. As te mos flasim per ungjillte heretike te Nag Hammadit: ketu Brauni nuk ka lexuar as fillimin e Ungjillit te Gjonit ("E para ishte Fjala"). Me e thjeshte loja mbi elementet e tjere. Pershembull rrotullat e Detit te Vdekur, te shnderruara ne nje kale beteje per te gjithe te apasionuarit e mistereve dhe te gafave teologjiko- arkeologjike. Brauni eshte i bindur qe rrotullat e zbuluara ne vitin 1947 ne Kumran, ne nje shpelle te shkretetires se Judese, permbajne tekste te vjetra kristiane. Perkundrazi, Ermani i kujton se jane tekste hebraike dhe jo kristiane. Por ndoshta ketu Brauni ka perqafuar hipotezat e disa studiuesve te cilet thone se kane shquar ne zgavren 7 nje depozitim tekstesh te krishtera, mes te cilave nje version i Ungjillit te Markut. Pikerisht hipoteza te studiuesve, por qe ne duart e Braunit kthehen ne elemente te historise sekrete te Kristianizmit, te fshehura nga Kisha qe per vite me rradhe ka kundershtuar botimin e rrotullave te Detit te Vdekur (nje tjeter gafe e perseritur). Qe Brauni nuk i lexon drejtperdrejte tekstet per te cilet flet, e deshmon edhe nje rast qe mund t'u shtohet atyre qe ka treguar Ermani. Brauni citon ne roman tre pjese nga tekstet e Nag Hammadit per te mbeshtetur idene e marteses se Jezusit me Magdalenen. E mire pra, mund te hedhim bast qe e ka kopjuar nga eseja "Ungjijte gnostike", te studiueses Elein Peixhells. Por ceshtja nuk qendron tek gabimet e Braunit. Problemi i vertete eshte qe tashme gjithnje e me te shumte jane njerezit qe jane te bindur se Jezusi eshte martuar me Magdalenen apo qe perandori Kostandin ka eleminuar qellimisht anen matriarkale te Kristianizmit sepse Brauni thote se ka dokumentet. Sic kujton Ermani, trillimi po zevendeson historine. Nuk eshte nje fenomen i izoluar: dikush tjeter beson se lufta e Trojes eshte zhvilluar ne Finlande, per shkak te nje eseje simpatike dhe te cuditshme (Homeri ne Balltik te italianit Vinci) qe perfundoi ne faqet e para te gazetave dhe ne raftet e librarive. Nuk eshte as ndonje fenomen i ri. E njejta gje kishte ndodhur edhe me fundin e Perandorise romane: kur duke bere bashke historine dhe legjenden, shpjegohej qete qete pershembull se Aleksandri i Madh kishte gjetur burimin e rinise se perjetshme. A duhet te shqetesohemi? Vendoseni vete. Nderkohe mund te keshillojme qe ta zevendesoni romanin e Den Braunit me esene e Bart Ermanit. Lexoni fletet mbi Keshillin e Nikeas. Deshifrimet e doktrinave sekrete te gnostikeve. Gjithcka eshte me magjepsese se nje roman. As qe ka te beje me "Kodin e Da Vincit". | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Kodi da Vinci | |
| |
|
| |
| Kodi da Vinci | |
|