| Muzika folklorike-problemet e saj | |
|
+17BashKom Violina voglushja Driniiiii EDI.RAMA xhema katunari Delia zeriatdheut nikchee murturi shaban cakolli rrebelja luan mreti Euridika echo rolling 21 posters |
|
Autori | Mesazh |
---|
Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Muzika folklorike-problemet e saj Thu Dec 24, 2009 10:13 pm | |
| Mire se paskit ardhur ne mesin tone E.Rama | |
|
| |
voglushja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 906 Age : 42 Vendi : ngat njanit Profesioni/Hobi : psikologe Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Muzika folklorike-problemet e saj Thu Dec 24, 2009 10:21 pm | |
| gjithashtu dhe une te uroj mire se ardhje i nderuar antare | |
|
| |
xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Muzika folklorike-problemet e saj Thu Dec 24, 2009 10:40 pm | |
| sa bukur tema bash per qef timin. | |
|
| |
Violina Fillestar/e
Numri i postimeve : 9 Age : 64 Vendi : Prishtinë Registration date : 26/08/2010
| Titulli: Re: Muzika folklorike-problemet e saj Fri Aug 27, 2010 8:35 pm | |
| MUZIKA FOLKLORIKE-DISA FAKTOR QË E SOLLËN ATË NË KRIZË Ne shqiptarët jemi rritur me muzikën folklorike të gjithë,madje edhe këta këngëtarët e zhanreve të tjera së pari kanë filluar me folklorin.Folklori muzikor na ka mbajtur gjallë shpirtin,historinë dhe krenarinë tonë.Së bashku me oden shqiptare që ishte shkolla jonë e parë dhe thënë shkurtë se çdo shtëpi shqiptare ke pasur nga një shkollë private sepse kishte odë. Në odë bëhej edhe folklori muzikor. Aty varur rrinte qiftelia krahas pushkës. Kishte edhe folkloristë të mirë,prandaj edhe dëgjues. Sot muzika folklorike është në krizë,por jo se nuk dëgjohet edhe pse ndoshta jo sikur më parë,por jan disa faktor që ajo është në krizë. [1. Q I F T E L I A- është vegël e jona kombëtare origjinale. Sot nuk ka qifteli të mirë. Mos u befasoni,por kjo është e vertetë,s'ka qifteli të mirë. Mund të shkosh në treg dhe shikon plot qiftelia të cilat për shikim jan mjaft estetike,por tingulli i saj është fare i dobët. Nuk ka mjeshter të mirë për ndertimin e saj. Unë e njoh thell qiftelinë edhe pse s'e kam prodhuar kurrë e di mirë se si prodhohet dhe mjafon ta prekësh vetëm në dyzenin e saj me dorën tende,unë e di vlerën e saj. Druri i qiftelisë duhet të jetë i zgjedhur,dru që këndon. Ka dy lloje druri:dru që këndon dhe dru që nuk këndon. Mjeshtrit e qiftelisë marrin drurin kudo që e gjejnë i cili është për djegie e jo dru që këndon,dru për vegël. Pastaj ngjitësi i drurit (tutkalli) me të cilin punohet qiftelia në Kosovë nuk është për vegla muzikore ngase ai është i dëmshëm për tingullin. Ngjitësi i tillë (me ngjyrë të bardhë dhe pa ngjyrë) është për mobilje. Nuk dua të shpjegoj më shumë se mund të dalim nga tema por thënë shkurt se qiftelia vuan nga prodhuesi i saj,nuk ka kush ta prodhoj. Ajo çfarë është në treg nuk ka tonin e qiftelisë së dikurshme,nuk ka drurin,ngjitësin dhe perdet (notat) nuk i ka të vendosura në vend. 2.KUSH ME I RA QIFTELISË Problemi tjetër është se pak kush din të ekzekutoj me qifteli,prandaj edhe dëgjues nuk ka kur nuk ka një valle të mirë. Vërej Fatmir Makollin i cili ekzekuton bukur me qifteli! Të gjithë e dëgjojnë. Ndër ekzekutuesit më të mirë të qiftelisë ishin: Augustin Ukaj- i cili është i pari që i solli gjysmënotat (semitonet) në qiteli,që më vonë u përhapën tek të gjithë folkloristët dhe pastaj pothuajse çdo qifteli prodhohet me gjysmënota. Musë Hertica- ekzekutues i saktë i qiftelisë, Beqir Prelezi, Halit Bilalli, Mhill Krasniqi. Nuk di edhe ndonjë tjetër. Unë njoh të gjitha grupet e folkloristëve të njohur në Kosovë,por asnjë nga ata nuk di të ekzekutoj me qifteli,prandaj edhe nuk dëgjohen nga njerëzit. Ata për t'ua mbuluar gabimet marrin në grupet e tyre fizarmonikë (harmonikë) dhe ndonjë vegël tjetër,ndersa disa prej tyre qiftelinë vetëm e mbajnë siperfqsisht në dorë. 3.ORKESTARA TJETËR FOLKLORIKE Në vend që në muzikën folklorike të prijë (të udhëheqë) qiftelia në mënyrë që të kemi folklor të paster,udhëheq harmonika së ciles i bie ndonjë amater,apo edhe nëse është profesionist ai i bjen tej mase duke e mbuluar tingullin e qiftelisë dhe të sharkisë. Harrova të them se as sharkisë të ashtaquajturit folkloristët e sotëm nuk dijnë me i ra. Një përson nga Podujeva e njoh që po i binte bukur e ndoshta dhe besoj se është më i miri ekzekutues i sharkisë në Kosovë. Është ky folkloristi,këngëtari Sabit Bilalli. Para tij ka qenë shoku i Augustin Ukajt,i ndjeri Marjani e quanin. Në Prishtinë,ekzekutues i mirë i sharkisë kam parë njëfarë Afrim Gashi. Tjetër folkloristë që ekzekuton me sharki ende nuk kam parë dhe fatkeqsisht nuk ka. Dhe pyetja çka me dëgjue dëgjuesi kur nuk ka? 4 V I O L I N A- është mbretreshë e muzikës,thonë dhe kjo është me të dretë. Në folklorin ton shqiptar violina shkon shumë mirë. Po të kemi rastin që një këngëtar apo ekzekutues i mirë i qiftelisë,psh. Fatmir Makolli,ose Musë Hertica (Bilalli),apo Halit Bilalli,pastaj sharkisë le t'i bie një i rangut si Sabit Bilalli dhe fute një violinist shqiptar të tretin dhe thuaju : Lëshoja zanin-besoni të gjithë do ta dëgjojnë. Dhe jo vetëm kaq,por asnjë ulur nuk do mund të rrinte nga emocionet. Orkestër foklorike të mirëfillët në radhë të parë nuk ka. Jan mbushur plotë grupe folklorike që veti i thonë "këngëtarë",por s'kan lidhje me folklorin,prandaj edhe nuk dëgjohen. Në grupet e tyre kan futur magjup me violinë. Me këtë nuk dua t'i urrej ata,por me hyrjen e magjupit në odat tona e që është më e keqja ata futen valle dhe pjesë orkestrale rome në foklorin tonë.Deshem apo nuk deshem ta pranojmë muzika foklorike e cila po dëgjohej për një periudhë të gjatë në odat tona mori karakterin muzikë folklorike shqiprao-rome. Nuk dua të theksoj këtu pastaj se çfarë bënë disa magjup në luftë ku thika e tyre qe aleati më besnik i shkieve mbi kokat e familjeve tona,se e futem në odë e në folklor.Kështu bënë disa folklorist,prandaj nga kjo dhe ato të përmendura më lartë publiku i këtij lloj folklori hummbi. 5. TEKSTI I KENGËVE DHE KENGA Shkaku tjetër i rënies së një foklori të tillë çfarë ju prezentua dhe po i prezentohet popullit dhe i cili nuk ka vesh për një të tillë është teksti i dobët i kënëve dhe mënyra e të kënduarit. Janë thurë këngë patriotike me tekst të dobët,pa përmbajtje me përsëritje të shpeshta të fjalëve. Duket qartë se autori,por as këngëtari nuk di gjë për ngjarjën të cilën po këndon. Madje fare pak apo aspak nuk di as për figuren historike të cilen e ka kënduar disa herë apo shpesh herë. Pyeti ata folkloristët e dikurshem disa prej të cilëve ishin edhe më shumë se historian për ngjarjet që i këndonin. 6 KUSH ËSHTË MUZIKANT FOLKLORISTË Arsyeja tjetër e rënies së folklorit duhet bazuar edhe në atë se kush është folkloristë tani. Nuk e kam fjalën për të gjithë,se ka ende folkloristë të mirëfilltë,por kjo shumica e folkloristëve që vetëm në Prishtinë janë dhjetra grupe që thonë se këndojmë nepër dasma. Pastaj nga çdo komunë ka poashtu dhjetra,e që mbetën të këndojnë më shumë te njeri-tjetri se thonë FOLKLORI MUZIKOR KA RËNË. Shikoj nivelin e shkollimit të tyre dhe biografin. Ti kur shkon në dasmë,je përball një publiku të rajoneve të ndryshme dhe dikush të njeh. Je mësues.prof,puntor,zanatçinj,apo kushdo që je. Shumica e folkloristve qfar i ofrohen opinionit nuk di se kur me e nis këngën as kur është koha për ta ndalur atë. Pastan në muhabete në oda disa nuk kanë lidhje për biseda siç duhet të ketë një folklorist. Vargjet e teksteve të këngëve e humbin kuptimin duke u munduar për t'ia gjetur një rimë. P.sh. "Mustaf Hoxha trim me fletë" Çfarë fletësh është fjala?! Pastaj nuk i kanë mësuar këngët mirë ashtu siç kanë qenë:] "Esad Pasha rrethue n'PLEME t'vogël "- duhet të jetë PLEVLE. Për të këndur muzikë folklorike nuk ka ndonjë audicion,seleksion apo komision. Kushto që po e rrok një qifteli në dorë po i thotë veti folklorist. Madje ka edhe disa tipe të sjelljeve jo të mira nga disa që vetës i thonë folkloristë. Nuk dua të zgjatëm më tepër se ka mjaft çka të shkruhet për problemet e muzikës foklorike dhe shkaqet e rënies së saj siç thuhet,madje unë nuk jam ndonjë ekspert i kësaj fushe vetëm potencova disa nga përvoja ime dhe këndveshtrimi im nga të cilat mendoj se është një pjesë e shkakut dhe pasojes. Në fund konstatoj se POPULLI YNË E DO FOKLORIN SIÇ E KA DASHUR GJITHNJË,POR NUK KA NJË FOLKOR ÇFARË AI DO. FOLKLORI MUZIKOR ÇFAR I OFROHET POPULLIT TONË,AI NUK DËGJOHET SE NUK ËSHTË BURIMOR. ME DAJLEN NË SKEN TË FOLKLORISTËVE TË MIRË,MENDOJ SE POPULLI ËSHTË I ETUR TA DËGJOJ. Augustini dëgjohet gjithnjë,nuk ka rën nga moda. Hashim Shala,këngët e Shkurtes e kam fjalën për atë foklorike,Salih e Feriz Krasniqit,Mus >Herticës,por disa nga këta kanë vdekur e disa janë plakur. NA KA MARRË MALLI PËR MUZIKË FOLKLORIKE.
| |
|
| |
xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Muzika folklorike-problemet e saj Sat Aug 28, 2010 7:46 pm | |
| VIOLINA-agustini mus hertica e halit billali kta kan qen ok per disa keng te caktuara dhe hiq ma shum dhe ata ne kohen e vet, sa i perket se e ke pa ne prishtin njifar Afrim gashi se i bjen mir jo-por ESAD GASHI esht aj . sa i perket BEQIR PRELEZIT e kam njoft personalisht ka pas nji zhanerr interesant dhe te veqant,ne at zhanerr ka qen i mir po jo i mir ne aspektin e prgjithshem..... Sa per ESAD PASHA NE PLEME TE VOGEL- jo por -OSMAN PASHA NE PLEME TE VOGEL dhe esht e sakt, OSMAN PASHA ka qen nji gjeneral shqiptar nga nji fshat ne Maqedoni te sodit, i cilli ka luftuar ne anen e turqeve kunder rusve. pleme e vogel esht qujtur vendi rrethina ku kan luftuar turqt e rust.... Dhe sa per qifteli ka mbet pas dore sepse nuk e kan institutcionalizua nga instucionet tona.per te pas sukse ky insrument duhet edhe stimulu.... Ekzekutus te mir ne qifteli jan FATMIR MAKOLLI, por fenomenal dhe ekzakt me korografi ka qen BURIM KRASNIQI,por tash ka kalu ne ne komponime dhe po kompozon tash edhe pse ka qen percjelles i estrades ton gjithka dhe ne diaspor. Nuk esht problemi vetum te basterdhimi i folkloristve por edhe te ndrrimi i gjeneratave.
Dhe sot njerzt sod jan ma te shkolluar dhe nuk ndegjojn pordhet e askujt por kan deshir ta gjejn veten diku dhe disi, dhe dalin vallxojn shka ne folklor nuk shkon,dhe kjo esht nji problem fundamental,sepse ne vallxim po e perdorin rinia dhe per njoftim dhe biseda te ndryshme,e etj... | |
|
| |
Violina Fillestar/e
Numri i postimeve : 9 Age : 64 Vendi : Prishtinë Registration date : 26/08/2010
| Titulli: Re: Muzika folklorike-problemet e saj Sat Sep 04, 2010 12:44 am | |
| NUK MË KE KUPTUAR NË SHKRIMIN TIM Z. XHEMA
"Në aspektin e përgjithshëm" siç thoni ju askush s'mund të jetë muzikant -ngase fusha e muzikës është[ e gjerë,qoftë ajo edhe e zhanrit të folklorit. Sa për korrigjimin Esad Pasha,keni të drejtë,është Osman Pasha-ashtu siç ju thoni. Për të tjerat nuk e keni mirë! Rinia është në rregull që mirret me zhanre të tjera të muzikës,se nuk do thotë të merret vetëm me folklor. Këtu nuk më ke kuptuar,por s'ka gjë se nuk ke njohuri. Kjo duket edhe në drejtëshkrimin tuaj i cili është fare i dobët. Ju nuk mund të njihni folklorin shqiptar kur nuk e njihni shkrimin e Gjuhës shqipe. Folklori nuk është për njerëzit e shkolluar se ata janë në mbarë botën,por për shqiptarët qofshin të shkolluar apo më pak të shkolluar,është për të gjithë shqiptarët-FOLKLORI SHQIPTAR. Të gjithë popujt e botës e ruajn traditën folkorike të tyre,prandaj edhe ne. Sipas teje qenëka prapamebturi folklori dha madje "pordhë"!
E ke gabim,z.Xhema. Folklori shqiptar është kulturë e shqiptarit ashtu sig është veshja kombëtare e tij,gjuha,traditat të cilat e veçojnë si kom. Traditat kombëtare janë ato që e përcaktojnë kombin dhe besoj se këtë e di edhe ti. Mendo se nuk të kam lënduar,përndryshe të kërkoj falje. | |
|
| |
xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Muzika folklorike-problemet e saj Sat Sep 04, 2010 8:08 am | |
| Violina-edhe ti sme ke kuptuar mu a se nuk thash se folklori,esht pordh,por disa kengetar folklorist te cillet komponojn keng vet per kusheri e farefis ,njerz pa vler e pa vepra.dhe ktu ja humbin vleren folklorit, se ky zhanerr i muzikes esht nji nder zhanrret ma te mira. Saper instrumentalistin se e ke par ne prishtin me mbiemer gashi-jam i sakt 100% ti jo, Sa per Beqir Prelezin njashtu jam i sakt se aj esht epok ne vete dhe kush mi gjen disa inqizime te tija dhe kisha poguar mir. E sa i perket drejt shkrimit ti na rrosh sa malet,... dhe shum mir qe je hy ne ket forum se paku po shpresojm se dot permisohemi prej teje N´TE ARDHMEN- KLM | |
|
| |
Violina Fillestar/e
Numri i postimeve : 9 Age : 64 Vendi : Prishtinë Registration date : 26/08/2010
| Titulli: Re: Muzika folklorike-problemet e saj Sun Sep 05, 2010 3:50 pm | |
| Xhema, të KËRKOJ FALJE,vërtetë s'të paskam kuptuar! Keni të drejtë. Të falësh është trimëri! | |
|
| |
xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Muzika folklorike-problemet e saj Sun Sep 05, 2010 10:05 pm | |
| Violina- a din te ekzekutosh dishka ne violin a veq e ke merak qe e ke marr ket pseodenim, dhe mos je violinisti i LITIT E BITIT . pasi dhe ne ren te par i ke potencu kta folklrista nga Llapi,shka un mendoj se edhe hertica e dhe kta siper permendurit jan pjes perberse te kti zhanrri muzikor por jo ne at stad te cillin e ke radhitur ti! Perveq agustinit i cilli esht nji nder koloset e ksaj muzike, kta te tjert jo se jan te vonshem.Koloset e par shpiksit e ksaj muzike nji nder te paret jan DERVISH SHAQA -SEF MLEQANI e vin ca te tjer qe sa do te dobet qe ka qen kjo shpikje ka pas jehonen e vet qind vjeqare po thuaj se. Pos tjerash folklori ka mar tatpjeten dhe nuk dot qohet ne kemb ma kurr, sepse dhe nuk ka kurrfar kriterrijesht te kurgjeje , ne ket muzik kush mund e kush din kendon shka te don ekzekuton site don, a dhe pse asht nji der zhanrret muzikore ma meritore ndo aspekt ne krahasim me shka kendohet e servohet sod neper mediat tona qe shiquera. Dhe per ket arsye po dominojn dhe zhanrret tjera! kjo esht histori e gjat veq se intitucionet ton kan shum gjynahe qe nuk ndermarri disa masa per ta shpetu dhe mos me zhduk kjo muzik. Sepse kjo muzik i kondon shtreses me vitale te kombit ton pra heronjeve trimave qe kan pas zemer qeliku qe jan te pa harrushem sa te jet bota me njerz. por institucionet poja bej sikurse;BOTA DIGJET-A KURVA KRIHET! keshtu po ja bejn ksaj tradite ton shekullore dhe vuliminoze kta te zgjedhurit tan po nejse se kan tjera probleme ma te mdhaja se kte.
PS na fal per drejt shkrim se kam nji testatur me shkronja gjermane dhe besoj se ja gjen vendin do, é ..... klm
| |
|
| |
BashKom Admin
Numri i postimeve : 767 Age : 54 Vendi : Prishtin Registration date : 27/08/2009
| Titulli: Re: Muzika folklorike-problemet e saj Mon Sep 06, 2010 11:21 am | |
| Për të qen sod këngëtar i Rapsoditë folklorik është pak sa vështir sepse shum pak dëgjohet dhe duhet të ket një bugjet të vetin që të investoj sepse kush nuk qan kokën më për kët lloj muzike që ka burimin tipik Shqiptar , po tash kan hyr në dot tallava e ku di qka dhe zhndre tjera që nuk kan të bëjn far eme ne si dhe vjedhje të muzikave të huaja vetëm për përfitime tjetër nuk ju intereson seps enuk funksion ligji që në shum shtete kjo dukuri është e rregulluar dhe denohet po qese mer kangën etjeter kujt te ne është bër si në filma kauboj kush kujn atë muje por shtohet pyetja deri kur kështu . | |
|
| |
skifter Fillestar/e
Numri i postimeve : 1 Age : 45 Vendi : vilajeti SHkupit Registration date : 08/10/2010
| Titulli: pershendetje gjidhve Thu Oct 14, 2010 10:29 pm | |
| nese eposedon dikushe nga antaret kengen AVNI RRUSTEMIT nga kengatari shaqir cervadikute ta dergone ne emalin rexho79-@hotmail.com | |
|
| |
BashKom Admin
Numri i postimeve : 767 Age : 54 Vendi : Prishtin Registration date : 27/08/2009
| Titulli: Re: Muzika folklorike-problemet e saj Sat Oct 16, 2010 10:14 pm | |
| skifter e ke edhe në yutube www.youtube.com/watch?v=4eRqgvSss8g YouTube - SHAQIR CERVADIKU Kang per Avni Rrustemin
| |
|
| |
BashKom Admin
Numri i postimeve : 767 Age : 54 Vendi : Prishtin Registration date : 27/08/2009
| Titulli: Re: Muzika folklorike-problemet e saj Sat Oct 16, 2010 10:15 pm | |
| Shaqir Cërvadiku Këngë për Avni Rrustemin 1994 nga http://www.rapsodet ... | |
|
| |
rrimtaf Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1090 Age : 55 Vendi : kosov Registration date : 30/07/2009
| Titulli: Re: Muzika folklorike-problemet e saj Mon Oct 18, 2010 2:13 pm | |
| muzika tallava e ka gjenezen prej femrave rome te cilat perdornin defat neper dasma vetem se kta te rinjte i kane sistemuar si me ritem asht edhe me instrumente.cdo popull apo pakice ka te drejte ta afirmoje muziken e vet une po shof shpesh kritika ne emer te kesaj muzike po eshte e padrejte dikuj ti cungosh te drejten ete berit muzike e tenden jo .kjo eshyte njejte si te kritikosh muziken rep armb te amerikes cdo gje qe eshte e pranueshme per veshe eshte nje vlere. | |
|
| |
...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Muzika folklorike-problemet e saj Mon Oct 18, 2010 9:55 pm | |
| valla te gjith po e duan muziken tallava me shum se folklorin | |
|
| |
shkup43 Fillestar/e
Numri i postimeve : 6 Age : 56 Vendi : shkup Registration date : 07/12/2010
| Titulli: Re: Muzika folklorike-problemet e saj Tue Dec 07, 2010 6:21 pm | |
| I ashtuquajturi kangetar Ermal Fejzullau e paska kendu Hajredin Pashen per mrekulli.......................obobobobob qfar marrezie............po a e keni ndegjuar at kang ndonji here nga Aziz Ndreu,Riza Bllaca apo Hashim Shala e Tahir Drenica..........ajo keng vetem se u bastardua nga ai,,kengetar,, i lartpermendur...........kete kengetar koh pas kohe bastardojn ndonji keng te mirfillt vetem e vetem duke mendu ta amnestojn vehten se ,,ja ne po kendojm shqip...!,,.......ata ,,kengatar,, le ta dijn se herdo kur do ti gjykoj historia................................! | |
|
| |
shkup43 Fillestar/e
Numri i postimeve : 6 Age : 56 Vendi : shkup Registration date : 07/12/2010
| Titulli: Re: Muzika folklorike-problemet e saj Tue Dec 07, 2010 6:28 pm | |
| Nese doni te degjoni folklor te mirefillt shqiptar (kryesisht kosovar)e të cilin e interpretojn per mrekulli me luajtje ne instrumente dhe kendim fantastik dhe njekohsisht jan te rinj nga mosha po perdorin kryesisht keng te vjetra te cilat i interpretojn me mjeshtri te rrall........ju kisha preferuar..... Shkelzen Morina dhe Sinan Gashi | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Muzika folklorike-problemet e saj | |
| |
|
| |
| Muzika folklorike-problemet e saj | |
|