Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar.

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar. Empty
MesazhTitulli: Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar.   Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar. EmptyMon Sep 03, 2007 4:49 am

Ne kohen e qeverise Nano u morre iniciativa per te rishikuar dhe shkruara tekstet e historise. Udhezimt apo urdhrat jepeshin nga Athina se si do te rrishkruhej historia e shqiptareve.
Perfundimet e atyre iniciativave po i japin frutet sot qe ne krye kemi nje person me te shitur se Nano, Sali Berishen. Ai cdo dite therret qe te rishkruhet historia.

Ne shqiptareve na kane shitur. Jemi te shitur si truall edhe si popull dhe vazhdojme te mbajme ligjerata teorike neper forume apo simpoziume.

Edhe sa kohe ka mbetur nga dita kur nuk do te kete me idenditet shqiptar?

Skandali me tekstin e historisë: Greqia deri në Vlorë


Lindita Cela
02-09-2007

Harta e Greqise se lashte sipas Papajanit dhe Nishkut. Zona Me ngjyre jeshile qe tregon Greqine perfundon ne Vlore. Nje skandal i vertete nga MASH.



Teksti i Papajanit dhe Nishkut i miratuar nga MASH për "Historinë 6" , i vendos kufijtë e Greqisë së Lashtë në Gjirin e Vlorës. Neritan Ceka: Një hartë e tillë nuk është korrekte dhe nuk përputhet me të vërtetën shkencore
Një hartë që u "jep të drejtë" nacionalistëve grekë që kërkojnë ende Epirin e Veriut, është tashmë e publikuar në mënyrë të çuditshme në tekstin shkollor shqiptar të klasës së 6. Nëse të gjithë në Shqipëri deri tani kemi mësuar se kufijtë e Greqisë së Lashtë shtriheshin deri në gjirin e Ambrakisë, aty ku fillonte Epiri apo kufijtë e fisitThesprotët, njëri prej teksteve alternative të historisë së botës së lashtë për klasën e 6, ka marrë përsipër të na e mësojë ndryshe. Në tekstin e punuar nga Adrian Papajani dhe Agron Nishku, i dalë dje në tezgat e shitjes dhe i miratuar nga Ministria e Arsimit, kufijtë e Greqisë së Lashtë shtrihen deri në Gjirin e Vlorësdhe në Lindje deri në Prespë, duke fshirë nga harta Thesprotët, Molosët dhe Kaonët. E njëjta hartë paraqitet krejt ndryshe në dy librat e tjerë, pjesë e alternativës për të zgjedhur dhe që e vendosin kufijtë në atë që njihet si gjiri i Ambrakisë. Arkeologu dhe studiuesi i njohur Neritan Ceka, e cilëson këtë hartë si "jokorrekte historikisht", ndërsa theksoi se nuk mund të komentonte arsyet e publikimit të këtij libri me këtë version harte. "Harta e Greqisë së Lashtë ashtu siç pranohet nga studiuesit, por edhe nga autorët e lashtë në veri përfundon në Gjirin e Ambrakisë dhe pas kësaj fillon Epiri",- sqaron Ceka. Ndërkohë kundërshti ka edhe vetë brenda të njëjtit libër, pasi në hartën që paraqet Shtetin e Epirit në faqen 80, kufiri i këtij të fundit dhe fiseve ilire që e përbëjnë vendoset në gjirin e Ambrakisë.

Harta

Ajo ndodhet në faqen 42 të librit të historisë se punuar nga Papajani dhe Nishku, por as në të as në tekst nuk sqarohet gjeografikisht se çfarë përfaqëson ajo, duke u mjaftuar me diciturën "Greqia e Lashtë", e cila përfshin brenda vetes Maqedoninë e Lashtë dhe gjithashtu edhe Epirin dhe fiset e tij. Sigurisht kufijtë e lashtësisë nuk kanë ndonjë rëndësi tjetër, përveç asaj të studimit dhe të historisë, por nëse brenda një libri një nxënësi i serviren dy harta të ndryshme, se duhet mësuar nga këto të dyja mbetet enigmë. Harta e faqes 42, në kapitullin për Lindjen e Qytetërimit Helen, i shtrin kufijtë e këtij të fundit deri në liqenin e Prespës në Lindje dhe në gjirin e Vlorës në Jug, duke përfshirë edhe krahina të lashta që deri tani janë mësuar në histori si të ndryshme nga ky qytetërim. Nuk dihet nëse vendosja e kësaj harte e ndryshme nga hartat e tjera të librit, është bërë gabimisht apo është arsyetuar si e drejtë nga hartuesit e tekstit, me të cilët nuk mundëm të kontaktojmë gjatë ditës së djeshme. Nuk dihet as se si kjo hartë ka kaluar pa u vënë re në duart e Komisionit të Ministrisë së Arsimit të ngritur enkas për shqyrtimin e teksteve, por tashmë ajo ndodhet në tezga si një nga librat alternativë të historisë për klasat e 6-a.

Problemet

"Ky është një version jo korrekt dhe jo i vërtetë shkencor",- thotë arkeologu dhe studiuesi Neritan Ceka, ndërsa shpjegon se nuk mund të komentojë arsyet e këtij botimi.Sipas tij, ky mund të jetë një gabim, ose diçka në "vazhdën e atyre teorive provokative që janë hedhur disa herë", por për këtë duheshin pyetur autorët ose Ministria e Arsimit.Qoftë ose jo gabim, harta të lë përshtypjen e vendosjes në tekstet shkollore të kufijve të atij që grupet "nacionaliste" greke e quajnë "Vorio Epir" (Epiri i Veriut) dhe që përfshin brenda tij një pjesë të mirë të Jugut të Shqipërisë. Ceka thotë se kjo hartë nuk mund të merret si shkencore. Sipas tij, qoftë për studiuesit e sotëm, qoftë për historianët e lashtësisë, Epiri nuk mund të konsiderohet dhe përfshihet në të njëjtën hartë me Greqinë e Lashtë. "Epiri nga të gjithë studiuesit shënohet veç në hartë dhe historianët e lashtë grekë i quajnë banorët e tij barbarë (jo grekë), po ashtu veprohet edhe për Maqedoninë. Nga ana tjetër, duhet pasur parasysh se nuk kemi pasur një shtet grek, por disa qytete-shtete që shënohen si Greqi e Lashtë, për shkak të ngjashmërisë kulturore, mënyrës së organizimit të jetës e të tjera, por kufiri i tyre Verior në hartë është Gjiri i Ambrakisë, pasi më tej shënohet Epiri",- sqaron Ceka, një prej arkeologëve më të njohur shqiptarë dhe botues i disa librave sidomos në mbrojtjen e vijueshmërisë iliro-shqiptare. Ai sqaron se cilado qoftë arsyeja e përfshirjes së saj në tekstin shkollor, harta në fjalë "Nuk përputhet me të vërtetën historike".

Tekstet

Dy versionet e tjera të historisë

Në të dy librat e tjerë gjendet harta që paraqet qytetërimin grek dhe fushën e ndikimit të tij, por në të dy tekstet hartat përfundojnë në Gjirin e Ambrakisë, duke shënuar me ngjyrë të veçantë dhe përmendur edhe tre ngulimet e hershme koloniale greke në Iliri. Këto tekste njëri punimi i Tomi Treskës dhe Menduh Dërgutit dhe tjetri i Profesor Vilson Kurit veçojnë atë që mund të quhej si Greqi e Lashtë, qoftë nga Epiri qoftë nga Maqedoni dhe kufiri i saj i fundëm verior është Ambrakia. Të tre librat janë të ngjashëm në përcaktimin e fiseve Ilire që përbënin Epirin dhe duket se nuk kanë më tej diferenca të tjera, veç mënyrës së formulimit të tekstit apo rëndësisë që i kanë dhënë njërës apo tjetrës pjesë të historisë së lashtë deri në Mesjetë.

Libri

Serviren tre harta të ndryshme

Libri në fjalë i punuar nga Prof.As.Dr Adrian Papajani dhe Prof.As.Dr Agron Nishku, që prej ditës së djeshme, ndodhet në libraritë si një nga tekstet alternative që mund të zgjedhin shkollat 8-vjeçare për të kryer mësimin e historisë. Ai është pjesë e lëndës që jepet në klasën e 6-shtë dhe ka 152 faqe. E vetmja paqartësi e tekstit duket se është harta, e cila përsëritet ndryshe në dy faqe të tjera, njëra paraprirëse ku shënohen territoret e fiseve Ilire, e cila e shënon këtë pjesë si Epir dhe tjetra pas hartës në fjalë, ku shënohen fiset ilire të Epirit.

P.S
Kete shkrim e morra nga "Shekulli". Foton qe tregon harten ne fjale ku Greqia shtrihet deri ne Vlore nuk munda ta postoje. Ne se dikush mundet te me njoftoje qe t'ja nise me e-mail.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar. Empty
MesazhTitulli: Re: Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar.   Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar. EmptyMon Sep 03, 2007 5:41 am

Vetem ne Shqiperi ka tradhti pa shpagim.

I lutem sahalepiresve shqiptar, Kryeminsitrit Berisha, Ministrit te arsimit Genci Pollo, "Profesoreve" Papajani dhe Nishkut te lexojne historianin grek Theucidites dhe te marrin vesh se ku shtrihej Greqia e lashte.

Thesprote thyen GREKET. Historjani Thucidites e pershkruan me hollesi kete beteje, vedin ku nisi dhe u zhvillua, duke na dhene fare qarte emrin e vendit CAMERINE. Ja dhe pershkrimi i tij, ne anglishte: …”The fleet sailed from Leucas, and, arriving at the mainland opposite Corcyra, came to anchor at Cheimeri-um in the country of Thesprotia. Cheimeri-um is only a harbor, above it, at some distance from the sea, in that part of Thesprotia called Eleatis,………….. Another river, the Thyamis, forms the boundary of Thesprotia and Cestrine, and the prmontory of Cheimerium runs out between these two rivers. Here the Corinthians anchored and formed a camp……………………………………………………………………..
The Corinthians on their part were supported by a large force of barbarians, which collected on the mainland; for the inhabitants of this region have always been well disposed towards them……………………………………………………………………………….
Most of these were recovered by them and conveyed to Sybota, a desert harbour of Thesprotia, whither their barbarian allies had come to support them.”….

PRA CAMERIA ESHTE ZEMRA E EPIRIT.

TRADHETIA ESHTE E HAPUR. SHQIPERIA DHE SHQIPTARET JANE SHITUR DHE PO SHITEN CDO DITE NGA SAHANLEPIRSAT.
SHQIPERIA ESHTE I VETMI VEND NE BOTE KU TRADHETIA NUK SHPAGUHET POR SHPERBLEHET ME POSTE PREDSIDENCIALE, KRYEMINISTRORE, MINISTRORE...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar. Empty
MesazhTitulli: Re: Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar.   Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar. EmptyMon Sep 03, 2007 5:59 pm

Per kete teme, une po postoj nje shkrim timin te cilin e kam botuar ne disa te perditshme. Shkrimi mban titullin: Hiqhistoria. Eshte shkruar thuaj nja 1 vjet. Aktualiteti i saj akoma qendron. Ja shkrimi:

Secili popull pa marrë parasysh gjendjen kulturore, shoqërore a ekonomike ka historinë e vet kombëtare. Ka rrugëtimin e vet historik në periudha të largëta e të afërta kohore që e shquajnë mbijetimin e tij kolektiv.
Nga historia mësohen rrjedhat shoqërore të një populli, shkakësitë për këtë ose atë ngjarje, burimet e gjendjes sociale e shumëçka me vlerë shoqërore e kombëtare.
Në Kosovë tani është në fuqi një politikë që shquhet për harresë të historisë. Shi për këtë lansohen or’ e çast deklarata dashakeqe, që sebep kultivimit të politikave zyrtare proklamojnë harresën kolektive si kusht për të ecur përpara! Diskursi mbizotërues politik, i qëndisur nga lart, paraqet premtime të majme për anëtarësim në Evropën e lirë, stabilitet rajonal me kusht që e kaluara historike të harrohet njëherë e përgjithmonë. Nga shqiptarët deri më tani u kërkuan dhjetëra kompromise, që rëndom përfunduan në dëmin tonë. Një objekt kompromisi tash po mëton të bëhet edhe historia e tërë popullit tonë. Tevona për të na falë një histori zhele, në përpjestim me sistemin e kohës. Edhe në kohën e Titos lejohej që historia të mësohej nëpër shkolla shqipe, ama veqse me disa kushte. E para; historia duhej të ishte në frymën e bashkim – vëllazërimit të kombeve në Jugosllavi. P.sh, Boro e Ramizi pasqyroheshin heronjtë shembull të një Jugosllavie të bashkuar. E dyta; një fotografi e formatit të madh e marshallit duhej domosdo të ishte në faqen e parë të çdo libri shkollor. Pra, atëherë për shqiptarët në Jugosllavi u imponua situata që historia para 1945 nuk duhej të ekzistonte hiq. Për shqiptarët duhej të ekzistonte vetëm historia e re, si shembull Landovica e Boros e Ramizit në frymën e bashkim – vëllazërimit. Bijtë e shtrenjtë të këtij dheu si Bajram Curri, Isa Boletini, Hasan Prishtina nuk jepeshin fare në histori. Iu la harresës njëra nga maskrat më të mëdha në Ballkan; ploja tmerruese e Tivarit ku u shfarosën mijëra shqiptarë. Kështu ishte në Jugosllavinë e Titos.
E kaluara kolektive historike sot na u dashka harruar doemos për hir të proceseve zyrtare në vend e më gjërë. Liderët ‘zulmëmadh’ shqiptar nga bajraqet më të njohura politike e kanë përvetësuar fare shpejt këtë doktrinë. Mbamendja kolektive sot në Kosovë duhet të reduktohet për hir të këtyre palo proceseve ‘pozitive’, të cilat janë fermentim i padrejtësive të kodifikuar në Rezolutën 1244.
Populli i Kosovës u dashka të harrojë një kaptinë të dhimbshme të historisë së vet dhe të përqendrohet drejt së ardhmës së tij! Kjo kaptinë historike, shquhet nga agresiviteti serbomadh i Beogradit, i cili në Kosovë shkaktoi një nga gjenocidet më të papara në historinë e njerëzimit që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Rrjedhimisht, Serbisë sot po i falen të gjitha vrasjet sistematike të qëllimshme, shkatërrimet, represaljet e dëmët pa llogari të cilat i kreu në Kosovë përgjatë një shekulli histori. Kjo bën që praktikisht sot Serbia të ndjehet e relaksuar, pa kurrfarë ndërgjegjje a faji për të kaluarën e saj mizore, dhe madje të ketë një pozicion të leverdisshëm ndërkombëtar.
Në kohën kur falanga e Millosheviqit po bënte kërdi në Kosovë, Serbia u pat suspenduar nga të gjithë mekanizmat ndërkombëtar, madje edhe duke iu mohuar legjitimiteti i shtetësisë. Ndodhi që përbrenda një afati të shkurtër kohor, krerë të tëhuajsuar shqiptar duke firmosur dokumentin e Rambujesë (1999) t’i njohin Serbisë të drejtën e shtetësisë dhe pranimin e saj në mënyrë postulate nga bota. Çdo gjë që po i falet Serbisë dje, sot e nesër është krim i pastër ndaj Kosovës e njerëzimit. Është dhunim ndaj lirisë së popullit tonë. Historia kolektive e popullit tonë është e vërteta demantuese e Serbisë. Sall nga historia mund ta njohim profilin serbomadh e kolonialist të Serbisë, aspiratat e tij sioniste ndaj Kosovës, dhe kërkesat më të reja të Serbisë për gllabërimin e Kosovës.
Realpolitika e ditëve tona, historinë po e fashit në mënyrë strukturore e sistematike. Ngaqë e ardhmja e paramenduar nga ndërkombëtarët për Kosovën, është të jemi të strofulluar brenda Serbisë . Shi për këtë, u farkëtuan paradigma për mbetje nën Serbi, e më tipike është doktrina unmikiste për multietnicitet. Ky farë multietniciteti, vazhdues i kamufluar i politikave të mëhershme serbomëdha për bashkim – vëllazërim, po tentohet të ngrihet mu në fashitjen e historisë sonë kombëtare. Meqë në të kundërtën po të dëgjohej vetëm pak historia, doktrinat për multietnicitet do të fjafuriteshin nga këndej një orë e më parë. Situatë e njejtë si në kohërat e mareshallit të hekurt, po imponohet sot në Kosovë. UNMIK – u thotë se historia model për Kosovën duhet të jetë kjo mbas qershorit 1999 e këtej. Gjatë robërisë nën Jugosllavi, populli shqiptar kurrë nuk mësoi të vërtetën për masakrën e Tivarit. Sot gjatë sundimit unmikist, materiali i historisë dhjetëra herë censurohet mandej botohet si tekst shkollor. As tani, nxënësi shqiptar muk mund të dijë të plotë masakrën famëkeqe të Reçakut, të shkaktuar nga hordhitë kriminale të Serbisë.
Duke kundruar gjendjen vajtuese të Kosovës, ku sundon një regjim satrap si UNMIK - u, nuk është çudi që për flijimin e historisë sonë në mënyrë të imponuar, na premtojnë e bëjnë poterë se do të hyjmë në familjen e madhe evropiane. Në këtë kontekst, nëse ke diqka preferenca për historinë tonë kombëtare, me qëllim nga dikush etiketohesh me terma fyes si nacionalist, ekstremist, antidemokratik. Krejt e mbajmë mend skandalin e patolerueshëm në hollin e ‘Kuvendit’ të Kosovës, kur tablot pikturore me motive nga e kaluara e lavdishme shqiptare në kohën e Gjergj Kastriotit u fishkëlluan e u etiketuan si të paarsyeshme! Për Oliver Ivanoviq e të tjerë eksponentë të zgjatur të Serbisë, pikturat me motive nga historia jonë kombëtare, paraqesin diqka tabu e të papranueshme për serbët. Pasuan bojkotet e tyre dhe më në fund u gjet kompromisi tanimë i njohur; tabllot pikturore me motive kombëtare më nuk u panë në hollin e ‘Kuvendit’ dhe në asnjë sikur ‘institucion’ tjetër në Kosovë. Kjo më së miri ilustron politikën e etabluar anti - histori që po zhdrivillohet në Kosovë. Një fytyrë emblematike shqiptare si Gjergj Kastrioti nuk është e pëlqyeshme askund në rrjetat ‘politikbërëse’, për hatër të multietnicitetit dhe proceseve ‘pozitive’ që po ndodhin në Kosovë.
Paçka që në Francën e qytetëruar dhe të emancipuar, mund të jetë prezente kudo nëpër hapësirat publike, një figurë historike e Napoleon Bonapartës, që shënjëzon tiraninë, despotizimin e ekspansionizimin që patë pllakosur dikur mbarë Evropën. Por Franca fatlume trason konsekuente rrugën e saj demokratike e liberale, dhe dosido parimisht historia mbetet histori. Nuk falsifikohet në bazë të sistemeve të kohës. Edhe pse tani si asnjëherë më parë, Franca dhe armiku i saj i dikurshëm Gjermania, po i intensifikojnë shkëlqyshëm mardhëniet fqinjësore duke bashkëpunuar në sferën politike – ekonomike, në secilën nga këto dy shtete historia është e paanshme. Francezët përkundër marëdhënieve të mira me Gjermaninë, ata e ruajnë rrjedhën dhe objektivitetin e tyre historik, dhe prapë Gjermania përfaqëson figurën e ‘armikut të përbetuar’. Francezët nuk janë aq të pamend e të pavetëdijshëm, sa të harrojnë vuajtjet e rënda para një gjysmë shekulli, kur Gjermania naziste kishte aneksuar dhunshëm pjesën më të madhe të Francës.

As për një algjerian të thjeshtë, Franca nuk mund të mbetët vetëm si Francë e tanishme. Sepse para kësaj France ekzistonte një Francë tjetër e cila e mbante Algjerinë të robëruar e të kolonizuar. Britanikët, rusët, amerikanët, spanjollët, gjermanët ruajnë me xhelozi historitë e veta kolektive. Në analet e politikës ndërkombëtare mbetet një rregull i pashkruar; ai i ruajtjes së historisë. Në bazë të saj farkëtohen politikat më të mira të mundshme për të ardhmen në aspektin ndërkombëtar.
Një shekull e më parë, kur kryengritjet çlirimtare po kulmonin në viset shqiptare gjatë viteve 1910, kryeministri xhonturk Haki Pasha në një mbledhje të ministrave të vet pati thënë: ‘Rreziku më i madh i Turqisë, nga të gjitha kombet që jetojnë nën perandorinë tonë, janë shqiptarët. (...) Historia e tyre, po doli në shesh, është prishja e Turqisë’. Ndërsa gjenerali më i egër turk Shefqet Turgut Pasha që bëri mizori ndër Ballkan, thoshte me tërbim e urrejtje duke shpallur paturpësisht: ‘Le të shuhen shqiptarët. Ka popuj të tjerë në Ballkan që t’u zënë vendin’.
A nuk janë analogji pothuajse binjake, tendencat për mohimin e mëtutjeshëm të historisë sonë kombëtare tani në Kosovë?! Serbia akademike përherë lansoi tezat e saj shoveniste, të tipit të Stefan Cvijiqit e Çubrilloviqit, që nëpërmejt falsifikimit flagrant të historisë të bëjnë spastrimin e Kosovës nga shqiptarët dhe zëvendësimin e tyre me kolonë serb. Shqiptarët cilësoheshin si racë e ultë primitive e fisnore, që u dynd në këto anë gjoja nga Malësia e Shkodrës, në shekullin e 17 me ndihmën e Perandorisë Osmane. Serbia në negociatat e fundit për Kosovën, ka legalizuar planin e saj ‘strategjik’ për kulturën ‘e saj’ në Kosovë. Shembuj të kësaj përqapje të rrezikshme të Beogradit, ndër të tjerash janë gllabërimi i një zone marramendëse prej 866 ha përreth manastirit të Deqanit. Me anë të këtij veprimi, Serbia fiton të drejtën historike dhe ka në dorë delegjitimimin e shqiptarëve si vendas autokton. Statusi i dhënë kësaj zonë qindrahektarëshe në mënyrë kategorike bën përjashtimin e kërkimeve arkeologjike e historike brenda kompleksit të këtij manastiri.
Serbia në çdo kontekst historik, ka bërë përpjekje të vazhdueshme që të fitojë të drejtën histroike mbi Kosovën. Me këtë donte të legalizonte shprënguljet e mëdha të shqiptarëve për në Turqi përgjatë dy luftërave botërore. Këtë e bëri pikërisht gjatë luftës së fundit me ushtrimin e gjenocidit ndaj popullit të Kosovës, dhe deportimit të mëse 1 milion shqiptarëve nga Kosova. Këtë po përpiqet ta bëjë Serbia edhe në të ardhmën, duke fituar të drejtën historike mbi zona anëkënd Kosovës. Serbia po e legalizon copëtimin e vendit tonë. Çapaçulët e mërzitshëm të ‘politikës’ vendore vazhdojnë të babëzitin pafundësisht për Kosovën e pavarur e sovrane. Çapaçulët e ‘politkës’ vendore po e miratojnë verbërisht flijimin e historisë sonë kombëtare dhe kthimin e saj në hiqhistori. Veqse historia do të rrjedh më tutje. Herët a vonë do të gjykohen me syrin e drejtë veprimet e turpshme të çapaçulëve tanë në masakrin që po i bëjnë historisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar. Empty
MesazhTitulli: Re: Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar.   Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar. EmptyTue Sep 04, 2007 12:37 pm

Mendoj se indentitetin do ta humbin ata te cilet na shesin siq humbi Esat pash Toptani dhe populli do ta ruej indentitetin e vet deri sa te frymoj edhe shqiptari i fundit ne ket tok arbrore
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar. Empty
MesazhTitulli: Re: Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar.   Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar. EmptyThu Sep 06, 2007 2:34 am

Kolonel Sali Berisha provokon

Qe ketej e tutje qirie Berishen do ta quajme kolonel te asfalise greke, Genci Pollon toger dhe te ashtuquajturit "profesora" qirie Adrian Papajani dhe Agron Nishkun do ti quajme kaptera.

Pra kolonel Sali Berisha mori urdher te provokoje shqiptaret nepermjet toger Genci Pollos dhe kapterave Adrian Papajani dhe Agron Nishku.
Bosat grek te kolonel Berishes deshen te testonin punen e bere nga gjeneral Janullatosi per greqizimin dhe aneksimin e Shqiperise se Jugut ndaj dhane urdhrin e sforcuar sahanlepiresve te tyre shqiptare, te cilet hartuan tekstin e historise ne te cilin territoret greke shtrihen deri ne Vlore..
Ne fakt, furnizuesi me nafte i makines ushtarake serbe kolonel i asfalise greke Sali Berisha, sipas shembullit te serbeve te cileve u sherbeu, kerkon te shpalli simotren e Republika Serbskaja ne Jug te Shqiperise. Ai kerkon te shpalli Republiken e grekerve por u ndesh me reagimin shqiptar, te cilet bene thirrje qe te rrembehen armet perpara kesaj tradhetie kombetare....
...

Kolonel Sali Berisha dhe kolonel Fatos Nano me gjithje perpjekjet greko-serbo-ruse per ti mbajtur ne politiken shqiptare qe nepermjet tyre te diktojne fatkeqesine dhe mjerimin shqiptar do te shporren se shpejti, ndaj bosat e tyre greko-serbo-rus jane te detyruar te japin urdhra edhe me te sforcuara se sa provokimi me tekstin e historise...

Shqiptar, po luhet finalaja!
Shqiptar jini vigjilent!

Petrit Kola
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar. Empty
MesazhTitulli: Re: Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar.   Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar. EmptyTue Oct 02, 2007 4:18 pm

mendoj se na kan shitur identitetin shqiptare ashtu siq thot edhe Qosja sepse cdo gje beht ne favor partiak e jo kombetare .


Edituar për herë të fundit nga në Tue Oct 02, 2007 5:15 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lea_uk
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Lea_uk


Female
Numri i postimeve : 136
Registration date : 17/09/2007

Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar. Empty
MesazhTitulli: Re: Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar.   Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar. EmptyTue Oct 02, 2007 4:41 pm

Kam ndegju pleqet duke thene: Goja e han nje dynja!!!

E ne ishim dhe si duket ende jemi nje popull lakmitar dhe i pangieshem ..aty eshte ajo esenca qe shitemi lehet nga urija qe kemi per dicka qe e dagjestojme me nje fjal..Mutin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar. Empty
MesazhTitulli: Re: Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar.   Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar. EmptyTue Oct 02, 2007 11:39 pm

Ju per keto gjera dini me mire,po neçka te bejmeqe pritim zerin e Shqiperise per kOSOVEN?Ekam thene se pa"Bashkim kombetar" nuk ka Shqiperi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar. Empty
MesazhTitulli: Re: Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar.   Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar. EmptyWed Oct 03, 2007 5:48 am

Ndoshta mune te ket vonim por ska rruge zgjithje tjetr zotni cakolli shikoja sod ne interent Ushtriaclirimtre e camris disa linga i shikova veq kazani ka fillue te mbushet dhe dita eminuti ska ardhun te derdhet identitei jon te qendroj sepse shum barbare kaluen dhe shum shekuj kaluen ne nuk e humbem dhe nuk do te humb kurr deri sa te jet edhe shqipatri i fundit te rrrezoj ne ket qiell te mjegullet .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar. Empty
MesazhTitulli: Re: Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar.   Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar. Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» MANDRITSA - FSHATI I FUNDIT ME SHQIPTAR NE BULLGARI
» DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË
» DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË...
» Dita e Shën Valentinit - Dita e të dashuruarëve apo e të mas
» Mos është shitur Mitrovica !!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: