|
| Cili eshte Jagua Shqiptar? | |
|
+5schumi Beton njomeza Sofra petritkola 9 posters | Autori | Mesazh |
---|
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Cili eshte Jagua Shqiptar? Mon Sep 03, 2007 1:27 am | |
| Mendoje qe ne kete teme ti japim titullin kryehipokritit plotikan qe ndodhet ne gjithe travat shqiptare.
Titulli te jete "Jagua Shqiptar", "Jagua i merituar"...
Juve jeni te lutur te jipni propozimintuaj.
Une po jap timin;
Titullin "Jagua shqiptar" e meriton Sali Enver Ramiz Micotaq, Janullatos, Milloshevic Berisha.
1-Pasi ishte vene nga Ramiz Alia ne krye te PD-se hiqej si i djathte. "Mallkonte" komunizmin, "bekonte perndine" dhe ketej zbatonte me perpikmeri reformat e Ramiz Alise dhe Adil Carcanit. ...
2 Sot bertet per pavarsine e Kosoves nderkohe kur ishte President e quajti UCK-n terroriste, patriotizmin e quante primitivizem. Ne vitin 1994 ndaloj shperndarjen e lirbrit te Ukshin Hotit 'Filozofia e zgjidhjes se ceshtjes shqiptare" ... _________________ http://vertet.blogspot.com | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Cili eshte Jagua Shqiptar? Mon Sep 03, 2007 1:47 am | |
| Të lumt Petrit Kola për temën e qëlluar kaq aktuale për situatën që po kalon populli ynë
Po që se e kuptojë fjalën "Jagua" mirë "Jagua-r" për mua kryesor është Sali Berisha dhe Fatos Nano. Nëse dikujt i intereson kam shumë fakte për ti hedhur në këtë temë. | |
| | | njomeza Fillestar/e
Numri i postimeve : 47 Registration date : 04/11/2007
| Titulli: Re: Cili eshte Jagua Shqiptar? Thu Nov 15, 2007 12:11 am | |
| enver hoxha jagua e gjakpirs | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Cili eshte Jagua Shqiptar? Thu Nov 15, 2007 12:19 am | |
| Enver Hoxha ishte eshte dhe do te jete yll i shqiptaris.
10 vite do ta qajm 10 vite do ta shajme tere jeten do ta lypim
Thote Populli.
...by Beton | |
| | | schumi Përjashtuar
Numri i postimeve : 123 Age : 44 Registration date : 15/11/2007
| Titulli: Re: Cili eshte Jagua Shqiptar? Thu Nov 15, 2007 2:15 pm | |
| | |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Cili eshte Jagua Shqiptar? Thu Nov 15, 2007 5:36 pm | |
| Beton pajtohem me ty Xhaxhi Enver thoshte te me qani,te me shani te me kerkoni..... | |
| | | Aquila Fillestar/e
Numri i postimeve : 68 Registration date : 30/10/2007
| Titulli: Re: Cili eshte Jagua Shqiptar? Sat Nov 17, 2007 12:15 am | |
| Petrit! Mos e kishe fjalen per Jagot -(shumes) per kapo politikanet tane? Ehu...........jane shum te "ralle". Filloje tek enveri , dhe kemi per te dale te Kamberi..... . Tek Kamberi pastaj po te zhytemi thelle, do cfaqen disa silueta qe do te kene dhe ngjajshmerine tone!!!!!!!!!!!........... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Cili eshte Jagua Shqiptar? Wed Nov 21, 2007 7:16 am | |
| Pacolli...? Koha kerkon pavarsine ai "ofrone" mirqenie?
Rugova...?
Ai kerkoi ndalimin e bomvbardimeve te NATO-s duke u zgerdhire me Milloshevicin.
Nano...? Nje antishqiptar i deklaruar dhe me aktivitet te tille.
Bamir Topi...? Bamir Topi betohet sikur te ishte KRYETAR i OMONIA-s dhe per flamur jo shqiptar. | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Cili eshte Jagua Shqiptar? Thu Jan 31, 2008 11:18 pm | |
| Per Behxhet Pacollin , kam binjde te plote qe e meriton kete "Epitet" (fale Zotit populli yne edhe pse nje pjese te prekur nga "zemergjersia " e tij e votuan , nuk i dha perkrahje qe ai t'i "sherbente" popullit te Kosoves
(me vjen keq te shprehem ne kete menyre nese ka ne mesin e forumisteve te atille qe mendojne se ka pas qellime te mira dhe ndoshta e kan votu ,..ky eshte mendim personal pa qellim te fyej dikend) Fatos Nano medoj qe eshte me i merituari me veprimet e etij pro Greko Sllave ..(ne baze te logjikes sime ) Kam shume dashte te dije me shume veprimet e caktuara te Sali Berishes qe te tregonin se pse e meriton ai kete epitet Roli i Shqiperise ne kohen e fundit (10 vjecarin e fundit ) dihet ka qene shume pasiv karrshi qeshtjes se Kosoves ,mirepo ajo cka vertete me intereson eshte ato pikat kryesore qe e identifikojne Sali Berishen me "Jagua Shqiptar ".Nuk e kam qellimin te hap debat por vetem deshiroj te dije me shume (ne pika te shkurta ,,e pastaj do te mundohem te analizoj edhe vete....dhe te nxjerr nje perfundim ..) do te isha shume mirenjohese sepse vertete me intereson . Me nderime | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Cili eshte Jagua Shqiptar? Fri Feb 01, 2008 1:50 am | |
| https://www.youtube.com/watch?v=xBDxzMB38vU&eurl=http://antiberishizmi.blogspot.com/ | |
| | | tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Re: Cili eshte Jagua Shqiptar? Fri Feb 01, 2008 11:16 am | |
| Ore miq, te kishte vetem nje Jago kjo do te ishte gjysma e te keqes. Jam dakord me te gjithe emrat qe jepni me lart, pervec te te madhit Enver Hoxha. Ju lutem nese nuk e keni jetuar ate kohe nuk keni te drejte morale te mbani nje qendrim duke u mbeshtetur mbi balten qe perpiqen t'i hedhin Jagot.
Jago ka shume. Kujdes se mos ju bie sapuni poshte ne dysheme kur beni dush. Lol. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Cili eshte Jagua Shqiptar? Fri Feb 01, 2008 11:54 am | |
| Jago ishte Ahmet Zogu, Rrahman Morina, Azem Vllasi.... etj. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Cili eshte Jagua Shqiptar? Sat Feb 23, 2008 5:18 am | |
| Pse Berisha e shikon me frikë Ismail Kadare?
Thursday, 21 February 2008 Nga Kastriot Myftaraj - Në qëndrimin e Sali Berishës ndaj Ismail Kadaresë pas vitit 1990, nuk është e vështirë që të konstatosh frikën e Berishës nga Ismail Kadare.Qëndrimi i kujdesshëm i Berishës ndaj Kadaresë shkon shumë përtej atij takti që kanë treguar ndaj Kadaresë të gjithë politikanët dhe qeveritarët shqiptarë, të pas vitit 1990, duke heshtur edhe kur Ismail Kadare i sulmon. Në rastin e Berishës, më tepër se me kujdes kemi të bëjmë me frikë. Pse Berisha ka frikë nga Kadare? Frika e Berishës nga Kadare reflekton frikën e Berishës nga e kaluara e vet, dhe nga njerëzit që mund t’ ia zbulojnë këtë të kaluar. Berisha e di mirë se Kadare i njeh të gjitha skutat e errëta të karrierës së tij. Berisha e di mirë se Kadare ka pasur akses në arkivat sekrete të ish-regjimit komunist. Atje Kadare ka pasur akses dhe në dosjen e Berishës. Dikush mund të thotë se përse duhet të interesohej Kadare për një mjek si Berisha, kur Kadare u largua nga Shqipëria në tetor 1990, dy muaj para se Berisha të bëhej lider politik. Por gjërat janë më të komplikuara. Ismail Kadare ka qenë së bashku me Sali Berishën në takimin e intelektualëve që bëri Ramiz Alia në gusht 1990, para se të zbatohej skenari katovician i ndryshimit të sistemit politiko-ekonomik. Por Kadare dhe Berisha kanë qenë dhe në një mbledhje tjetër intelektualësh, shumë më konfidenciale dhe në një rreth shumë më të ngushtë, ku Ramiz Alia foli hapur dhe tha se pluralizmi do të bëhej shumë shpejt dhe ata që ishin atje do ta zbatonin skenarin. Sigurisht që në këtë mbledhje të dytë Kadare e kuptoi se Berisha do të ishte një nga liderët kryesorë të opozitës së re. Kështu që Kadare, si gjirokastrit dinak, kishte shumë interes që të dinte të fshehtat e njerëzve të rëndësishëm të politikës shqiptare në dekadat e ardhshme. Dhe Kadare kishte mundësi ta siguronte këtë informacion. Kadare kishte miqësi Bujar Hudhrin, nipin e ministrit të brendshëm të asaj kohe, Hekuran Isait, i cili ishte rikthyer në këtë detyrë pas ngjarjeve të korrikut 1990, duke zëvendësuar Simon Stefanin, që qëndroi disa muaj në postin e ministrit të brendshëm. Bujar Hudhri ishte një nga ata letrarët e rinj nga rrethi i familjeve të bllokut të udhëheqjes komuniste, që kishin një joshje të madhe ndaj figurës mitike të Kadaresë. Kadare ua ushqente këtë joshje për interesat e tij. Me anë të nipit të ministrit Kadare u bë mik edhe me vetë ministrin e brendshëm, Hekuran Isai, shefin e Sigurimit të Shtetit, i cili në atë kohë ishte një figurë e frikshme, që kishte drejtuar spastrimet e përgjakshme të «grupit» të Mehmet Shehut dhe atij të Kadri Hazbiut. Në vitin 1990, pas rënies së Çausheskut, edhe pushtetarët komunistë të Tiranës filluan të bëjnë secili llogaritë e veta, për të shpëtuar veten. Nuk bënte përjashtim as «Lala», siç e quanin Hekuran Isain. Edhe pse nuk ishte intelektual, ai e kuptoi me urtësinë e njeriut të thjeshtë, se duhej të merrte disa masa për të mbrojtur veten, sa kishte në dorë të bënte diçka. Dhe kjo diçka në mendjen e tij lidhej me dosjet sekrete të arkivave. Në gusht 1990 shumë gjëra kishin ndryshuar dhe në nivelet e larta nuk ekzistonte më frika e mëparshme nga diktatori. Kështu që Ismail Kadare i përcolli një mesazh ministrit të brendshëm me anë të cilit i thoshte se koha që po vinte kërkonte marrjen e disa masave sigurie afatgjata. Ajo që propozonte Kadare ishte që Hekuran Isai t’ i jepte kopje të disa dosjeve të Sigurimit të Shtetit, që më pas do të fitonin vlerë të madhe dhe që do të shërbenin si garanci për ta. Një nga këto ishte sigurisht dosja e Sali Berishës. Kadare do t’ i mbante këto dosje në një vend të sigurt në Paris, dhe do t’ i nxirrnin vetëm në rast se do të ishte e nevojshme për ato të dy, pra do t’ i përdornin për shantazh. Kjo ishte pikërisht zgjidhja e problemit të «Lalë Hekrit». Ai ishte dakord me të dy duart dhe bëri ashtu siç i tha Kadare. Më pas Kadare do ta shpërblente nipin e Hekuran Isait, duke i dhënë Shtëpisë botuese «Onufri» të Bujar Hudhrit, botuesin ekskluzivitetin e botimit të librave të tij në Shqipëri, gjë që e ka dhe sot. A doni një provë të «Katovicës»? Ja ku e keni! Shkrimtari kryesor zyrtar i regjimit komunist, në periudhën paskomuniste ka si botuesin e vet ekskluziv nipin e ministrit të brendshëm të diktaturës komuniste! Dikush mund të thotë se përse Kadare nuk i nxori këto të dhëna kur Berisha e futi në burg Lalë Hekrin. Duket se ishte Hekuran Isai ai që nuk ia kërkoi këtë gjë Kadaresë me anë të Bujar Hudhrit, se Lalë Hekri u tremb se mos tërhiqte mbi kokën e tij zemërimin e qëndrave ndërkombëtare që do të shikonin t’ u komprometohej përfundimisht pluralizmi në Shqipëri, si i dalë nga Plani i Katovicës. Këtë gjë nuk e donin as përëndimorët se pastaj duhej të ndryshonin krejt skemat e tyre në Shqipëri. Prandaj Lalë Hekri, me urtësinë e tij fshatareske, e gjeti më me vend të heshtte dhe të bënte disa vite burg, se të tërhiqte, mbi krye zemërimin e zotave të «Olimpit» ndërkombëtar. Të njëjtën llogari duket bëri edhe Ramiz Alia, kur Berisha e futi në burg. Sigurisht që këtë lloj frikë e ka edhe Kadare dhe Berisha e di këtë gjë. Por Berisha di dhe atë tjetrën se Kadare ka një gen bizarr gjirokastrit që mund ta çojë në veprime të paparashikueshme, që janë më tepër marrëzi se trimëri. Prandaj Berisha, duke iu trembur Kadaresë, kujdeset që mos ta cënojë Kadarenë deri në atë pikë sa ai të bëjë veprime realisht të dëmshme ndaj Berishës. Berisha ka frikë se mos Kadare vihet në rolin e Stefan Cvajg dhe ashtu siç bëri Cvajg për Fushe, shkruan një libër për të (Berishën), ku të paraqiten dhe të dhëna nga dosja e Berishës si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Berisha e di mirë se Kadare ka një joshje të madhe për ta shkruar këtë libër, pasi ky do të bëhej një bestseller në botë, duke konsideruar famën, në shpërpjesëtim me përmasat e Shqipërisë që mori Berisha në botë, me ngjarjet e vitit 1997 në vendin tonë. Prandaj Berisha kujdeset që ta mbajë Ismail Kadarenë «nën kontroll», duke i ngjitur atij pas njerëz si Fahri Balliun, i cili dikur ka qenë dhe mik i ngushtë me botuesin e sotëm të Kadare, Bujar Hudhrin, nipin e Hekuran Isait. Fahri Balliu dikur e ka shfrytëzuar miqësinë me Bujar Hudhrin, të krijuar që në shkollën e mesme, për t’ u bërë mik me Hekuran Isain, të cilit i ka shkruar dhe fjalime, kur ishte ministër. Misioni që Berisha i ka ngarkuar Fahri Balliut pranë Ismail Kadaresë, është arsyeja kryesore që Berisha i toleron Fahri Balliut abuzime të mëdha me pushtetin, si ministër informal që përcakton tenderët e rrugëve dhe tenderë të KESH (në kohën e Andi Belit), në një kohë që abuzimet në përmasa të mëdha, për hirë të së vërtetës, ia ndaloi Mero Bazes, i cili ka dhënë në media për PD shumë më tepër se Fahri Balliu. Marrëdhëniet e Berishës me Kadarenë dukej se do të precipitonin pas emërimit të Besnik Mustafajt si minsitër i jashtëm, por kjo nuk ndodhi. Kadare e di se marrëdhëniet e tij me Berishën tentojnë drejt atij që në kohën e Luftës së Ftohtë quhej ekuilibri i frikës dhe që vinte nga shkatërrimi i sigurt i ndërsjelltë i dy blloqeve të pajisura me armë bërthamore. Kadare mund ta shkatërrojë Berishën, por edhe Berisha mund ta dëmtojë Kadarenë, ndonëse nuk mund ta shkatërrojë atë, se Kadare është vetëm shkrimtar dhe jo politikan. Berisha me të ardhur në pushtet në vitin 1992 urdhëroi që të gjendej në arkiva çdo gjë kompromentuese që ishte për Kadarenë. Dhe në arkiva kishin mbetur jo pak gjëra kompromentuese për Kadarenë. Një nga arsyet që Kadare i urren shumë Ramiz Alinë dhe Nexhmije Hoxhën është se nuk pranuan kërkesën që u bëri kur e lejuan të ikë nga Shqipëria në tetor 1990, me gjithë familjen, kundër rregullave të regjimit. Atëherë Kadare u kërkoi që në arkiva të pastrohej çdo gjë kompromentuese për të. Ramizi dhe Nexhmija i dhanë fjalën për këtë, por më pas Kadare e kuptoi se e kishin gënjyer, kur i erdhi fjala se edhe Berisha bëri dosjen e tij «Kadare» për të kundërbalancuar dosjen «Berisha» që ka ka Kadare. Kështu që Berisha dhe Kadare qëndrojnë sot përballë njëri tjetrit si dy përbindësha, produkt i «Katovicës». Tashmë, me largimin e Besnik Mustafajit nga posti i minstrit të jashtëm, Kadare është distancuar dhe nga Edi Rama, dhe marrëdhëniet e Kadaresë me Berishën kanë kaluar nga periudha e luftës së ftohtë, në kohën kur Mustafaj ishte ministër, në atë të paqes së ftohtë, me dorëheqjen e Mustafajt. | |
| | | tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Re: Cili eshte Jagua Shqiptar? Sat Feb 23, 2008 5:01 pm | |
| Petritkola, ketu e ke qelluar sic e ben dendur. Jam dakord. Shikoji nje cike ato ceshtjet e tjera. (lol) | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Cili eshte Jagua Shqiptar? Sat Mar 08, 2008 9:13 pm | |
| Sa i pafytyre mund te jete i pafytyri?
I pafytyri, do te ngreje obelisk ne qender te Tiranes ne perkujtim te viktimave te komunizmit. Por sa i pafytyre mund te jete i pafytyri? Pas 25 vjete antarsie aktive si komunist me teser dhe sekretar i organizatave te PPSH qe percaktonin fatin (jete e vdejkjen) e viktimave te asaj periudhe, i pafytyri na flete per obelisqe. Por sa i pafytyre munde te jete i pafytyri? Pasi e vune te bente rolin e “disidentit” me shkrimet ne “Zerin e Popullit”, i pafytyri kandidoi ne favor te PPSH. Sa i pafytyre eshte i pafytyri? Pas asaj, i pafytyri mori urdher te kapte kreun e PD-se. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri? “Bashkefajtor dhe bashkevuajtes”; na tha i pafytyri duke barazuar xhelatin (veten e tij) me viktimen dhe tani pranon se ka pasur viktima, por pa fajtor!!! Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri? Pasi i zhdepi ne dru viktimat e komunizmit (ish te perndjekurit) qe protestonin ne menyre paqesore dhe demokratike ne favor te te drejtave te tyre, i pafytyri na flet per padrejtesite qe i jane bere atyre! Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri? E ndersa ja premtoi pronen ish pronareve, asnje kacidhe nuk ja ktheu. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri? E ndersa e deboi nga Atdheu dhe i vodhi votat Leka Zogut tani i uron ditelindjen. Sa i pafytyre mund te jete i pafytyri? Pasi u perpoq te likujdonte politikisht Azem Hajdarin, i pafytyri na e cileson ate si “Hero te Demokracise”. Sa i pafytyre mund te jete i pafytyri? E instaloi Janullatosin ne krye te Kishes Autoqefale Shqiptare dhe ketej morri “zvarre” priftin grek ne Gjirokaster. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri? E ndersa e shpalli person te padeshirueshem Nikon, tani merr urdhra prej tij. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri? E ndersa do te ndertonte obelisk ne kujtim te Camerise martire ndertoi ne territorin shqiptar mauzelumin e ushtareve grek. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri? E ndersa na fliste per fjalen e lire, rrihte dhe gjakoste gazetar, digjte redaksi gazetash. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri? E ndersa instaloi ne Shqiperi kulturen e korrupsionit tani po na e “lufton” ate. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri? E ndersa vete e vendosi keshilltarin e tij Kryeprokuror dhe tani po na e sulmon. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri? E ndersa na e futi Nanon ne burg per vjedhje, pastaj e mohoi dhe kerkoj edhe falje. Sa i pafytyre mund te jete i pafytyri? Pas asaj, na e akuzoi ate, Nanon, per korrupsion dhe te lidhur me krimin dhe me pas i dha amnisti personale. Sa i pafytyre mund te jete i pafytyri? E ndersa hiqet si dashamires i shqiptareve te Kosoves, pavaresine do qe t’ja japi me pikatore. Sa i pafytyre mund te jete i pafytyri? … … … Vertet, sa i pafytyre mund te jete i pafytyri?
Petrit Kola pojofree@yahoo.*** | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Cili eshte Jagua Shqiptar? Thu Mar 13, 2008 12:36 am | |
| Marrëveshja Rama-Berisha ja bën Edit fytyrën si këpucët e Meros
| | | |
Tuesday, 11 March 2008 | Nga Kastriot Myftaraj - Në daljen e fundit që Edi Rama ka bërë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, para një paneli analistësh, në vitin 2005, ai shfaqi një nervozizëm të madh ndaj Mero Bazes, duke mos dashur të komunikonte me të dhe duke thënë se sikur ta dinte paraprakisht se i pranishëm do të ishte dhe Baze, nuk do të vinte në emision. Rama e justifikoi këtë qëndrim të tij, duke thënë se Baze ishte bërë shkak që ai (Rama), kur shkoi një ditë në shtëpi, e gjeti djalin e tij, të futur poshtë tavolinës, në një gjendje tronditjeje të fortë psikike.Kjo gjë i kishte ndodhur djalit Edi Ramës, për shkak se kishte lexuar në gazetën e Mero Bazes akte të gjyqit të zgjidhjes së martesës mes Edi Ramës dhe bashkëshortes së vet të dikurshme, ku thuhej se Edi Rama e mohonte atësinë e fëmijës, duke thënë se ai mund të ishte i babait të tij, Kristaqit. Sipas llogarisë që bënte Edi Rama, duke iu referuar atyre që botoi Baze, dilte se, në periudhën kur ishte bërë incintimi, Edi Rama nuk kishte qenë me bashkëshorten, por kjo e fundit kishte qenë dhe vjehrrin (babain e Edit) dhe vjehrrën me pushime në Himarë. Unë mendoj se Mero Baze, në këtë rast, është pak të thuash se e ka tepruar. Ai duhej të mos e kishte shkruar këtë gjë në gazetë, aq më tepër se nga kjo histori nuk cenohej veç Edi Rama, por edhe një fëmijë. Unë kur publikova çështjen e origjinës së Edi Ramës nga Ahmet Zogu, e bëra këtë vetëm pasi të dy personat që prekeshin direkt, Ahmet Zogu dhe Kristaq Rama, nuk jetonin më. Edi Rama kishte plotësisht të drejtë ta bojkotonte Mero Bazen si analist. Pasi atyre që Edi Rama i tha Mero Bazes në emisionin e Fevziut në 2005, unë nuk prisja më që t’ a shikoja Edi Ramën përballë Mero Bazes në një studio televizive. Unë pata besuar se në këtë rast nuk vlente ajo shprehja: Kurrë mos thuaj kurrë! Por ja që kisha gabuar. Çfarë nuk ndodh në kuadrin e marrëveshjes së fshehtë mes Edi Ramës dhe Sali Berishës! Edi Rama u shfaq në emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës, në Top Channel, ditën e hënë, në të njëtën tavolinë me dy analistë, Gjergj Zhejin dhe... Mero Bazen. Unë jam i sigurt se Edi Rama nuk do të ishte ulur në të njëtën tavolinë, në një studio televizive me Mero Bazen, sikur këtë gjë të mos ia kishte kërkuar si një favor personal Berisha. Mero Baze, pasi pati për një moment një konflikt me Berishën, tashmë është pajtuar me të, në një marrëveshje të llojit mafioz, dhe nuk po sulmon më Berishën por ministra të caktuar, ose edhe Topallin, gjë që në fakt i intereson edhe Berishës. Unë arrij ta imagjinoj bisedën e Berishës me Ramën për këtë çështje në “linjën e kuqe”, si më poshtë. Rama: Doktor, më kërkon çfarë të duash, prish selinë e PD që është si kasolle dhe të të jap leje të ngresh një 20-katësh, veç këtë gjë mos ma kërko! Berisha: Dëgjo Edi, pajtimi është një vlerë universale. Ti je kryebashkiaku i botës, pra ti je njeriu i vlerave universale. Po të kishe një emër tjetër ti, ai do të ishte “Universal”. Unë e kam provuar konfliktin dhe pajtimin. Është në bindjen time më të thellë që nuk ka si pajtimi. Le të themi: Rroftë pajtimi! Rama: Doktor, meqë po e bëj fytyrën si këpuca duke dalë me atë njeri, mbaje mend se më ke një borxh të madh për këtë gjë. Unë pranon me kusht që mos bësh zhurmë kur të rikthej Blendi Gonxhen si deputet! Ulja e Edi Ramës me Mero Bazen në të njëjtën tavolinë, në një studio televizive është katastrofa përfundimtare morale e “politikës së re”. Duke shkelur Rama betimin se nuk do të ulej kurrë të bashkëbisedonte në një studio televizive me Mero Bazen, në fakt Rama tregoi se ai nuk ka asnjë vlerë morale, dhe se e ashtuquajtura “politika e re” është një amoralitet total. Atë që Mero Baze i ka thënë Edi Ramës nuk ia ka thënë kush një politikani në Shqipëri, dhe Edi Rama kishte plotësisht të drejtë që të reagonte ashtu siç reagoi në 2005 ndaj Mero Bazes. Por Edi Rama, pasi u ul me Mero Bazen, tregoi se është gati të shkelë mbi gjithçka që pretendon se është vlerë për të, mjaft që të realizohen intrigat e tij politike. Mero Baze si njeri mistrec që është nuk e fshihte dot kënaqësinë që kishte triumfuar ndaj Edi Ramës, duke pranuar ky të ulej me Bazen. Edi Rama nuk parapëlqen të ketë përballë analistë kundërshtarë në studiot televizive. Analisti tjetër në emision ishte Artur Zheji, i cili para më tepër se një jave në “Deja vu” të Mustafa Nanos në të njëjtin emision kishte deklaruar se Rama ishte një nga miqtë e tij të vjetër, dhe të tillë e quan edhe Rama Zhejin në librin “Refleksione” të botuar në 1991. Në emision u duk qartë se Rama nuk e kishte shkelur këtë rregull duke pranuar të ulet me Mero Bazen. Kritikat e Mero Bazes për Edi Ramën, në sajë të marrëveshjes së fshehtë Rama-Berisha, qenë sipas traditës të kritikës së Pilo Peristerit për Enver Hoxhën. Marrëveshja e fshehtë Rama-Berisha na solli si nënprodukt të saj dhe pajtimin Rama-Baze. Kushedi se ç’ gjëra të tjera do të shohim nga ky pajtim. |
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Cili eshte Jagua Shqiptar? Fri Mar 14, 2008 5:10 am | |
| Berisha, Ka dhe te tjera, i nderuar i komentit te shkelqyer.Kur botonte ne ZP ai nuk shkruante se kishte kredon e tij te brendshme qe e shtynte, por se dikush qe i kish percaktuar edhe nje pseudnim,e kish planifikuar.Nje nga ish redaktoret e athershem te ZP, ne menyre konfidenciale me ka konfirmuar se titujt e shkrimeve ishin te porositur dhe ai i shkruante bruto, ne shtepi a zyren e Sekretarit te Byrose se partise se spitalit.Pastaj e binte shkrimin dorazi dhe shkrimet ishin pergjithsisht mediokre, large,asaj qe kerkonte partia, pra ishin konformiste me ditirambe heroike per partine dhe udheheqjen.Atehere, ne prezence te tij, fillonte krehja e shkrimit te tij qe ne te vertete nuk ishte krehje por transformim rrenjesor.Dhe Sala Bindej dhe firmoste...Nje nga shkrimet e tij politike, te quajtur "novator", flitet dhe te gjithe e dine qe eshte ndertuar teresisht nga gazetari i njohur Hamdi Jupe(i cili te me fal qe,, pa i marr leje, po i perdor emerin)Namik Dokle,qe ka drejtuar ne ate kohe Zerin e Popullit, ende hesht per keto qe kane ndodhur dhe e quan n nje interviste "qenderestar" dhe jo pa qellim...Dhe sa te tjera, por s'eshte ketu vendi.. Qukapiku blu 13/03/2008 ora 18:49 | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Cili eshte Jagua Shqiptar? Mon Mar 17, 2008 9:43 pm | |
| Berisha flet përçart si Enveri, pas Centralit Bërthamor do shkrijë futbollin |
|
|
|
I varferI mire Monday, 03 December 2007 | Nga Robert Papa - Jam habitur, kur në Top News, kam mësuar se Berisha e ka tradhtuar më në fund Klanin dhe ka dalë një emision përrallë të tejzgjatur në Televizionin Shtetëror duke folur përçart si Enveri.Tash, ish-miku im dhe i demokratëve, Berisha, pasi ka folur për gjithçka, që nga fantazia e rrezikshme bërthamore e deri te makro e mikroekonomia e sipërmarrjes së lirë, tash në flet edhe për kombëtaren e futbollit. Nuk e di kush e këshillon, se nuk ka këshilltar për futbollin, pasi ka shumë këshilltarë nga mbeturinat e Nanos dhe hijeve të diktaturës, por kjo gafë na shqetëson të gjithëve. Zoti Berisha po ishte për t'u shkrirë është qeveria jote. Na ke futur në errësirë dhe na ke mbytur me politikat e tua të majta politike. Politika jote këta tre vjet nuk na ka bërë asnjë sekondë të ndihemi krenarë, kurse kombëtarja e futbollit na e ka dhënë. E ç’ke bërë t’i zotëri për futbollin, Ç’ka bërë ministri yt Pango për futbollin. Sali, në futboll je injorant, ndaj mos fol kot sa na bën te turpërohemi ne që të kemi mbështetur në këtë udhëtim bishë drejt pushtetit tuaj personal. Mos na kujto Enverin, se ai i dinte të gjitha. Ti di shumë, por akoma nuk po e kupton se po afron koha që demokratët të thërrasin: Berisha ik! U lodhen duke pritur por ti as nuk ke zemër e as dëshirë të kthehesh djathtas, sepse në PD ke 17 vjet kurse në Partinë Komuniste të Hoxhës ke qenë mbi 22 vjet. Sali, lëre futbollin se nuk varet nga Ti. Shkri qeverinë tënde, se nuk ngeli kush pa ta akuzuar për spiunë, për paaftësi e për gallatë. Ti na thënke se dikush nga ekipi paska shitur ndeshjen. Kjo është e mundur, por nuk është aspak më e vogël sesi të shiti Ndoka për 29 nëntor, apo se si të shesin e nuk të pyesin fare çdo ditë që nga Ruli e te Pango. Hesht, Berishë për ato që nuk ia ke idënë. Merru me qeverinë dhe lëre qetësi Shqipërinë. Ta them edhe një herë kthehu djathtas ose ik! Po, po, po vjen Koha për Berisha Ik! Se ti në fakt nuk erdhe fare në pushtet, ke tre vjet me arnat e Nanos dhe duke na turpëruar kudo në Botë, se akoma ne kemi si kryeministër një ish-komunist, që kam frikë miku im i vjetër Berisha se po kthehesh në ish-demokrat. |
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Cili eshte Jagua Shqiptar? | |
| |
| | | | Cili eshte Jagua Shqiptar? | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |