Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR

Shko poshtë 
+2
feneri
Orfe@
6 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR   DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 EmptyThu Jun 12, 2008 2:46 am

por duhet ti nderrohet emri temes pra se keshu nuk ka kuptim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR   DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 EmptyThu Jun 12, 2008 2:47 am

Deli jo qe nuk besoj po e gjithe keta jan manipulim une mendoje pa me i pare vete nuk ju besoj me vjen keqe jo qe nuk dua tju besoj por nuk jashte logjikes sime te vogel qe kam jane t'ju besoj ketyre gjerava .

Flm per mirkuptim .

ky eshte mendimi ime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Vizitor
Vizitor
avatar



DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR   DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 EmptyThu Jun 12, 2008 2:52 am

Si mesazhe eshte i mire ky, sepse keto jane raste qe ndodhin shume shpeshe. Dhe ata qe bejn kete krim, duhet ditur pak a shume se qfar bejne. Nese do kishte mundesi qe femija pa lindur,dmth qe nga dita kur fillon deri tek lindja, do ishte shprehur ne kete menyre...

Nuk e besoj qe mund te kete ndodhe diqka e ketill me te vertete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR   DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 EmptyThu Jun 12, 2008 2:57 am

I madh je Beton dhe të kuptoj plotsisht mendimin tënd (normal që jan manipulime sepse teknika sod pobën qmos që njeriu të mos beson as syve të vetë prandaj me plot të drejt të them i madh sepse larg i shef gjërat dhe e thua realitetin )
Mirpo kjo ka mund ti paraqitet dikujt si ënderr ose porosi nga ? që ta pëcjell deri ktu për tua bër me dije se eksiston dikush mbi të gjitha ,
mendimi imë peronal,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR   DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 EmptyThu Jun 12, 2008 3:01 am

Deli pajtohem plotesishte me me ndimin tuaj qe nje i madhe ka pare enderre e i ka manipuluar keta shrime jo per gje por qe te tjeret te besojne ne nje diçka qe munde te jete e vertet edhe pse nuk eshte (personlishte per mua ) qe nje femije te shkruje apo flet i pa lindur eshte jashte logjikes sime .

Respekt Deli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR   DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 EmptyThu Jun 12, 2008 3:05 am

Ajo qe ju jeni duke biseduar shum pak ka rendesi
I rendesishem eshte mesazhi qe percjell
Nga ju dhe te gjithe te tjereve keta foto shperndani aty ku mundeni, ndonse behemi shkas te shpetojme dikend.
Vazhdojme temen per abortin:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR   DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 EmptyThu Jun 12, 2008 3:08 am

Biligoa falemnderit shum për ket shkrim tani e kuptova se ku qenka thelbi i saj falemndeirt shumë shumë je e pa zavendsueshme .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR   DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 EmptyThu Jun 12, 2008 3:19 am

Deli shkruajti:
Biligoa falemnderit shum për ket shkrim tani e kuptova se ku qenka thelbi i saj falemndeirt shumë shumë je e pa zavendsueshme .

ALARM!!!

Femrat shqiptare, rekord në të gjithë botën për aborte

 
Tiranë - Femrat shqiptare mbajnë rekord në të gjithë botën për numrin e lartë të aborteve. Alarmi vjen në Ditën Ndërkombëtare të Kontraceptivëve. Shifrat edhe këtë vit vazhdojnë të flasin për njohuri fare të pakta të femrave shqiptare për parandalimin e shtatzënive të padëshiruara. Gjithçka vjen si shkak i mospërdorimit të metodave të kontracepsionit apo përdorimit të metodave të pasigurta. Të dhënat e nxjerra nga Qendra për Popullsinë dhe Zhvillimin tregojnë se përafërsisht 85 nga 100 gra me jetë seksuale aktive, të cilat nuk përdorin ndonjë metodë kontraceptive, mund të ngelen shtatzëna brenda një viti. Ndërsa në botë, më shumë se një e katërta e grave shtatzëna ose bëjnë aborte, ose kanë një shtatzëni të padëshiruar. Por për femrat shqiptare numri i lartë i aborteve të padëshiruara që ato bëjnë tregon se ato nuk kanë një kulturë seksuale.
Alarmi
Eva Sahaçi, mjeke gjinekologe në klinikën “Marie Stopes” në Tiranë shprehet: “Për disa femra në vendin tonë, të përdorësh kontraceptivë mendohet ende si turp. Ndërkohë që nuk ka asgjë të keqe ta bësh një gjë të tillë për të parandaluar një shtatzëni të padëshiruar, pasi ato duhet të mendojnë se duhet ta jetojnë jetën e tyre para se t’u japin jetë të tjerëve”. Sipas mjekes gjinekologe, prezervativi është metoda më e mirë për ta parandaluar një shtatzëni të padëshiruar, por edhe për t’u mbrojtur nga sëmundje seksualisht të transmetueshme.
Vajzat e reja
Më problematiket përsa u përket aborteve janë vajzat e reja, kryesisht adoleshentet, të cilat shpesh kryejnë një jetë seksuale të pambrojtur dhe janë pak të informuara. Dje, për prezantimin e Ditës Botërore të Kontracepsionit, Qendra Për Popullsinë dhe Zhvillimin ka organizuar një takim me mjekë gjinekologë dhe specialistë të kësaj fushe për ndërgjegjësimin e popullatës për përdorimin e kontraceptivëve. Targeti i kësaj qendre janë të rinjtë dhe gratë, të cilët duhet të jenë më të kujdesshëm për jetën e tyre seksuale, për të mos krijuar më pas aborte apo sjellë në jetë fëmijë të padëshiruar.

Zonat rurale, më të painformuarat për metodat kontraceptive
Mungesa e informacionit për metodat kontraceptive dhe abortin ka bërë që zonat rurale të jenë më të prekurat nga abortet e padëshiruara. Fushata ndërgjegjësuese për përdorimin e kontraceptivëve dhe planifikim familjar do të përqendrohet më shumë në këto zona për të ulur numrin e aborteve të padëshiruara, i cili rezulton të jetë shumë i lartë. Sipas gjinekologes Eva Sahaçi, kjo vjen si pasojë se në këto zona nuk njihen metodat kontraceptive dhe ende veprohet me metodat e dikurshme të abortit. “Në zonat rurale metodat kontraceptive përdoren pak. Kjo për arsye se metodat moderne gratë fshatare i kanë për turp që t’i përdorin. Përveç kësaj, duke qenë se janë të zëna me shumë punë, harrojnë t’i përdorin, harrojnë t’i pinë çdo natë. Ndërkohë që mosmarrja në mënyrë të rregullt shkakton probleme”, - ka pohuar më tej gjinekologia. Por të mësosh të jetosh jetën tënde para se t’u japësh jetë të tjerëve është shumë më pak sesa t’i mohosh të drejtën e jetës një krijese të pafajshme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR   DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 EmptyThu Jun 12, 2008 3:22 am

Aborti eshte vrasje,
Aborti eshte krim

Aborti per mendimin tim personal e shoh si nje krim, dhe me shum se krimi
Pse do thoni? Nje krijese e vogel -embrioni i porsa krijuar eshte nje qenje e pa fuqishme qe smund te vetmbrohet, ne njerzit veprojme mbi te pa mare parasysh te drejtat e kesaj qenje njerezore qe eshte ne formin e siper. "Luftojme" me nje qenie te dobet
Une personalisht do shmangia me cdo menyre nje abort.
Jam e detyruar te them se jam pro e nje aborti vetem ne rastin nese embrioni do ishte teratogjenis(do kishte ndonje anomali) ose nese jeta e nenes rezikohet per vdekje dhe ne kete raste do beja nje veprime te tille duke u ndjere vehten me shum mekate te pa lara.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR   DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 EmptyFri Jun 13, 2008 12:12 am

Biligoa te falenderoj per shkrimet qe sjell dhe cdo here percjellin nje mesazh te bukur,sic the dhe ty se ajo ka rendesi pra cfare mesazhi sjell e jo se eshte e rendesishme a flet nje foshnje e posalindur apo jo,sepse kjo eshte e ditur andaj mos ja futni kot ok...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Musafir
Vizitor
avatar



DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR   DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 EmptyFri Jun 13, 2008 12:59 am

Aborti eshte vrasje,
Aborti eshte krim



Mendoj se jan që të dyja sepse po e vret një jetë të(siq e paska cekur më lart e nderuara biligoa )po bën një krim që dikujt ndoshat do i duket asgjë edhe ps eme plot vet dije po e bën dashurin apo seksin dhe knaqet e në anën tjetre kthehet e vret atë dashuri me lot dije .
Për të mos ndodh kjo ka boll siq po i quajshin ballona (kondoma )që jan shu të mir dh mbrojn jo vetëm shatzanin por edhe smundje tjera ,
Ndërsa për të martuar që nuk dojn të bëjn fëmij ka barna por ka edhe një lloj injekcioni që mirret dhe dhe pastaj puno pa frig (spirale )
Ose edhe metoda tejter që bëhet lidhja për të mos lind e kët e bëjn qdo gjinekollog ,ose një knsult me mjekun e se nuk jetojm më kohat evjetra .

Saj për ket Alarmit jam shokua dhe mbet pa text kur lexova at që ka sjell biligoa (po kto po bëjkan a zi s enë Afrik atje bile skan as rroba shkojn si majmunat cullak kush akan ta zen ?
po kto kishe kan diqkap si duket edhe kta po shkojkan pa brek fare dhe ku ka ta takojn bëjn qejfin pastaj vijon aborti (më falni në shpehje po jam kaq fell i prekur ).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR   DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 EmptySun Jun 15, 2008 12:54 am

Kosovarja shkruajti:
Biligoa te falenderoj per shkrimet qe sjell dhe cdo here percjellin nje mesazh te bukur,sic the dhe ty se ajo ka rendesi pra cfare mesazhi sjell e jo se eshte e rendesishme a flet nje foshnje e posalindur apo jo,sepse kjo eshte e ditur andaj mos ja futni kot ok...

O zonja Admine e rendsishme eshte edhe titulli i temes me ate qe debatohet ne teme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Nënë, pse ma more jetën?   DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 EmptyMon Oct 06, 2008 12:32 am

Aborti është një fenomen social mjaft shqetësues. Duket shumë e thjeshtë t‘i akuzosh femrat për këtë problem, edhe pse është shoqëria ajo që duhet ta mbajë përgjegjësinë për këtë. Të gjithë jemi mësuar me etikën e abortit, me faktin se si femrat e shkatërrojnë jetën e tyre, apo me problemet të cilat lidhen me moralin publik etj.
Gjithsesi, askush nuk mund t‘ia heqë të drejtën një gruaje të marrë vendimin e saj që lidhet me këtë problem, të pranojë shërbimin e mjekut, përkujdesjen dhe ndihmën psikologjike, me qëllim që në të ardhmen të jetë e lumtur. 

Falë grupeve "pro-life" (pro-jetës), qëllimi i të cilave është të ndihmojnë gratë për të mos abortuar, femrat mund të gjejnë mbështetje dhe ngrohtësi, por mbi të gjitha i ndihmojë të gjejnë një zgjidhje për problemin e tyre. Për të qenë sa më bindës, këto grupe shpërndajnë trakte kundër abortit me slogane të tilla: "Nënë, përse ma more jetën?" Mesa duket qëllimi i këtyre grupeve është që të vënë në sedër femrat të cilat vendosin t‘i japin fund shtatzënisë së tyre. 
DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 Leter-10
Para pak kohësh, një vajzë 18-vjeçare, u përpoq t‘i jepte fund jetës një javë pasi kishte abortar, sepse çdo çast dëgjonte t‘i pëshpëriste dikush në vesh "vrasëse" dhe menjëherë i vinin ndërmend momentet e tmerrshme të abortit. Incidente të tilla, kur vajzat e reja përpiqen të vrasin veten, sepse nuk arrijnë t‘i fshijnë nga kujtesa torturat pas abortit, janë shumë të shpeshta. 

Të gjithë e dimë se aborti është i dëmshëm, ka efekte negative për shëndetin e një gruaje, si fizike ashtu edhe psikologjike. 

Gjithsesi, nëse aborti ndodh, një grua nuk duhet të ndëshkohet për këtë, por duhet ndihmuar që ta kalojë eksperiencën e hidhur, me sa më pak pasoja. Femrat që abortojnë mund të mbeten sterile, ose të kenë probleme serioze me shtatzëninë pasardhëse. Ndërprerja e shtatzënisë mund të shkaktojë shterpësi në 10 ose 15 për qind të rasteve. Gjithashtu mund të sjellë një sërë sëmundjesh. Si çdo ndërhyrje tjetër, një abort mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe me pasoja fatale për jetën. Asnjë femër nuk mund t‘i shpëtojë rrezikut të inflamacionit, hemorragjisë dhe komplikacioneve të tjera. Ndërprerja e një shtatzënie mund të sjellë ndarjen e një familjeje. Shpesh aborti është bërë shkaku kryesor i problemeve dhe mosmarrëveshjeve familjare. E në fakt nuk është vetëm aborti ai që krijon pakënaqësi e konflikte. Edhe lindja e një fëmije mund të provokojë pasoja të tilla. 

Pavarësisht paragjykimeve të shumta, askush nuk mund ta dijë nëse femrat pendohen apo jo për vendimin e marrë. Ky është rreziku i lirisë, për të gjithë është një çështje përgjegjësie. 

Ndër të tjera, nëse një grua është e bindur se ka bërë një krim, ku supozohet se është ndëshkuar për këtë vepër, ajo është e aftë ta shndërrojë jetën e saj në një ferr. 

Shpesh femrat detyrohen të abortojnë për të mos rritur fëmijë të padëshiruar. Për ta përmbledhur me pak fjalë, aborti është mënyra më e thjeshtë për të zgjidhur një problem social dhe moral. Dëshira për të kapërcyer një problem madhor mund të zëvendësohet menjëherë me depresionin pas abortit, faktor ky që rrjedh nga një çekuilibër mes dëshirave të vërteta të grave dhe sferës sociale. 

Ato femra, të cilat dëshirojnë ta mbajnë fëmijën e tyre, por që për shumë arsye janë të detyruara të abortojnë, vuajnë më shumë në këtë pikë. Nëse ndonjëra prej këtyre femrave (e ka abortuar pa dëshirë fëmijën) ka vështirësi në shtatzëninë tjetër, ndihet fajtore dhe e vuan më shumë këtë fakt. 

Nëse ju ushqeni kësisoj mendimesh në lidhje me abortin dhe dëshironi ta zvogëloni numrin e tij në maksimum, atëherë kontribuoni dhe ndihmojini femrat që vuajnë nga kjo gjendje, duke u folur për pasojat fatale të abortit. Ndihmojeni një grua që, edhe pse i do fëmijët, ka vendosur të abortojë, pasi mendon se për të dhe foshnjën e saj nuk ka vend në këtë botë. Është shumë e thjeshtë t‘i ofendosh dhe t‘i poshtërosh femrat, t‘i pyesësh pse vendosën të bënin një abort. 

Mos gjykoni, sepse as ju nuk do të gjykoheni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR   DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Ditari : Kurora e Shpirtit
» Data 11 korrik 2012 Nga ditari i shkrimtarit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: