Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Grekët joshin shqiptarët: Ndërroni kombësinë për pensione

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Grekët joshin shqiptarët: Ndërroni kombësinë për pensione Empty
MesazhTitulli: Grekët joshin shqiptarët: Ndërroni kombësinë për pensione   Grekët joshin shqiptarët: Ndërroni kombësinë për pensione EmptyWed Apr 23, 2008 5:54 am

Grekët joshin shqiptarët: Ndërroni kombësinë për pensione

Në Korçë numërohen 10 mijë të konvertuar për përfitime

Njëherazi me mbështetjen për anëtarësimin në NATO, Athina ka nisur të aplikojë një sërë procedurash për t‘u "ndihur" shqiptarëve në nevojë: Çdo shtetasi shqiptar që ka mbushur moshën 65 vjeç mund t‘i lidhet një pension që shkon deri në 250 euro në muaj, mjaft që ky të deklarojë se ka orgjinë greke. Ky pension dhe premtimi për dhënien e pasaportave greke për të ashtuquajturit "homogjenë" ka bërë që mijëra njerëz të vrapojnë zyrave të ndërrojnë emrat dhe të sajojnë historia e dëshmitarë për të bindur gjykatat shqiptare se kur kanë lindur janë regjistruar gabimisht me kombësi shqiptare. Ata që kanë më shumë mundësi t‘ia dalin mbanë janë banorët e jugut të Shqipërisë, në kufi me Greqinë. Në juglindje të vendit, në zonën e Korçës, flitet për të paktën 10 mijë persona që kanë arritur të marrin kartat e homogjenit, çka do të thotë se u njihet kombësia greke. Krahas atyre që janë pajisur tashmë me karta homogjeniteti ka edhe persona që kanë siguruar pasaporta nga shteti fqinj, duke u njohur kështu si shtetas grekë. Dhënia e kombësisë greke është një procedurë që shteti fqinj ka nisur ta aplikojë në pesë vitet e fundit, ku pjesa më e madhe e të larguarve në emigracion me familjet, pas qëndrimit në shtetin fqinj dhe pas përpjekjeve për të përfituar për qëllime fitimi një pension nga ana e shtetit grek, kanë siguruar nëpërmjet ndërrimit të kombësisë dhe marrjes së kartave një pension që më shumë konsiderohet si ndihmë sociale. Kjo situatë nuk ka lënë pa prekur as zonën e Korçës dhe të fshatrave të kësaj prefekture. Zonat tërësisht ortodokse në juglindje të vendit, si Zicishti dhe Polena, janë nga të paktat fshatra që kanë një numër të madh të personave që janë pajisur me karta 10-vjeçare dhe pasaporta ku njihen si shtetas grekë. E njëjta gjë ndodh edhe në fshatrat me pjesën më të madhe të komunitetit me përkatësi fetare ortodokse, si Drenova, Voskopoja, Boboshtica etj. Personat që kanë pasaporta greke e konsiderojnë veten grekë edhe pse nuk quhen minoritarë dhe Korça nuk ka një komunitet etnik të njohur zyrtarisht. Edhe pse ndryshimi i kombësisë është i regjistruar në Greqi, ku jepen edhe kartat apo pasaportat, në Shqipëri janë të paktë ata të cilët kanë deklaruar këtë ndryshim para institucioneve vendore. Sipas të dhënave nga ana e Bashkisë së Korçës, nuk ka statistika të sakta se sa persona janë të regjistruar në gjendjen civile me kombësi greke. Kryetari i Bashkisë, Niko Peleshi, thotë se me regjistrimet e reja dhe kalimin e të dhënave në sistemin kompjuterik do të ketë edhe shifra të sakta për këta persona që kanë të ndryshuar kombësinë. Sipas tij, korçarët me origjinë greke janë të paktë në numër, por siç thotë vetë kreu i bashkisë, janë të shumtë ata të cilët kanë siguruar kartat e homogjenitetit, por kjo nuk do të thotë se ata janë grekë, për aq kohë sa kjo nuk figuron në dokumentacionin zyrtar të njësive vendore.

Korçë


Në vitin 2007 ndërruan emrat 252 persona


Një nga metodat për të siguruar më lehtë dokumente nga ana e palës greke, është të vërtetosh jo vetëm prejardhjen, por edhe përkatësinë fetare. Kjo mund të përcaktohet lehtë nga ana e palës greke nëpërmjet identitetit. Mjafton një emër që të dallohesh lehtë në rast se je një ortodoks apo mysliman. Kjo ka qenë një nga arsyet që një pjesë e mirë e qytetarëve të Korçës, të cilët i janë drejtuar emigracionit, janë detyruar të bëjnë ndryshim të emrit apo mbiemrit, vetëm për të qenë të pëlqyeshëm për palën greke dhe për të siguruar më lehtë një vizë apo një dokument. Nga të dhënat zyrtare të gjendjes civile të Korçës rezulton se gjatë vitit 2007, të paktën 252 persona kanë kryer ndryshimin e emrit ose mbiemrit dhe në disa raste edhe të dyja bashkë. Në kërkesat dhe aplikimet që i janë drejtuar bashkisë për ndryshim emri dhe mbiemri, vihet re se nuk janë vetëm persona me përkatësi fetare myslimane që kryejnë këto ndryshime, pjesa më e madhe e të cilëve emigrantë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj. Një pjesë e mirë janë edhe ortodoksë, të cilët janë pagëzuar me emra të rinj në Greqi.


Gazeta Shqip
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Grekët joshin shqiptarët: Ndërroni kombësinë për pensione Empty
MesazhTitulli: Re: Grekët joshin shqiptarët: Ndërroni kombësinë për pensione   Grekët joshin shqiptarët: Ndërroni kombësinë për pensione EmptyThu May 01, 2008 2:39 am

hmmm , ...dhe prap asimilime,asimilim "modern" ..eshte vertete per te ardhe keq .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Grekët joshin shqiptarët: Ndërroni kombësinë për pensione
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Greket dhe Arvanitet.
» SHQIPTARËT
» Gjakmarrja e lindur apo e krijuar !
» SHqiptaret ne SHBA
» SHQIPTARËT PAS SKËNDERBEUT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: