Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 SHqiptaret ne SHBA

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

SHqiptaret ne SHBA Empty
MesazhTitulli: SHqiptaret ne SHBA   SHqiptaret ne SHBA EmptyThu Jun 11, 2009 11:32 pm

Gjysmë milionë shqiptarë dalin në sheshet e rrugët e Amerikës për të festuar Pavarësinë e Kosovës
Shqiptarët e Amerikës pjesë e historisë në ditën e Pavarësisë së Kosovës.


Në të gjitha territoret e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, vendbanimet e shqiptarëve, ka filluar festimi masovik, e një feste që këtu, ka më shumë se 100 vjet që e kanë pritur, shqiptarët e Amerikës, prej shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë më 1912.
SHqiptaret ne SHBA FotoRedazionali_946
Sot, janë më shumë se 500 mijë shqiptarë (gjysmë milioni), fëmijë, të rijë e të reja, gra e burra, pleq e plaka, që me lot gëzimi në sy, po e pritën lindjen e diellit - diellin e kësaj dite të bardhë dhe të rëndësishme, që edhe shqiptarët me në fund këto lot shekullorë, t’i shndërrojnë në gëzim e hare të papërshkrueshme.
SHqiptaret ne SHBA FotoRedazionali_947
Asnjëherë, nuk mbahet mend në historinë e Amerikës, që të jenë parë kaq shumë shqiptarë. Asnjëherë në historinë e këtij vendi nuk janë parë kaq shumë flamurë kuq e zi - që thuaje se kanë mbuluar e veshur kuq e zi kryeqytetin e Amerikës Washingtonin D.C, qytetet e shtetet më mëdha amerikane New Yorku-n, Detroitin, Çikagon, Bostonin, Floridën, Kaliforninë, Teksasin, Arizonën, New Jersey, Kenektiket, Pensillvaninë, Karolinëne Veritu e të Jugut, Atlantën, Toronton, Montrealin, Vankuverin,Visnskosin e të tjera. Shqiptarët e këtushëm nga e gjithë Amerika e Kanadaja, kanë dalë tashmë në rrugë e sheshe për të festuar këtë ditë të madhe, ditë historike, e cila vjen menjëherë pas asaj të 1912. Sot, të gjithë po festojnë, duke mos harruar se kemi me vete, mikun e madh dhe të përjetshëm tonin Amerikën e George Washingtonit, Ullsonit, Bushit të parë, William Jefferson Clintonit dhe George W, Bush! E gjithë kjo po ndodh kur vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra amerikanët nesër festojnë ditën e Presidentit të SHBA- Presidnent Day . Çdo shqiptarë në Amerikë, më këtë rast po kërkon të bëhet pjesë e historisë së kombit tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

SHqiptaret ne SHBA Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiptaret ne SHBA   SHqiptaret ne SHBA EmptyThu Jun 11, 2009 11:33 pm

tonë.
SHqiptaret ne SHBA FotoRedazionali_948
Në zemër të qytetit 12 milion banorësh, metropolit të botës New York, në sheshin e famshëm Time Square, defilohet nga studentë, dhe nxënës shqiptare të shkollave të ndryshme me veshje kombëtare, flamurin kuq e zi, dhe këndohet e vallëzohet në shesh vetëm shqip. Më pas festa kalon në shtëpinë e Vatrës, Vatrës, së kolosëve të kombit.
SHqiptaret ne SHBA FotoRedazionali_949
Në shtëpinë Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, e udhëhequr nga mëmëdhetarët e shquar, e kombit Faik Konica, Fan Noli, Koço Dako, Kristo Thanasi etj. dhe deri sot tek pasardhësi i tyre Agim Karagjozi. Më pas Lëvizja e Legalitetit për Amerikë, ka ftuar edhe Ligën Qytetare Shqiptaro Amerikane, ta festojnë së bashku në një mjedis festiv në New Jersey. Ish luftëtarët e Batalionit luftarak “Atlantiku” dhe fondacionit “Vendlindja Thërret”, pikërisht nga ai vend ku gati 10 vite më parë u nisën për të luftuar ushtarët e këtij Batalioni të çlirojnë Kosovën, Royal Regency Hotel, në Yonkers, do të mblidhen jo për të luftuar, por për të festuar.
SHqiptaret ne SHBA FotoRedazionali_950
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

SHqiptaret ne SHBA Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiptaret ne SHBA   SHqiptaret ne SHBA EmptyThu Jun 11, 2009 11:34 pm

Kisha katolike shqiptare në meshën e mesditës do të jap meshën e pavarësisë së Kosovës, ashtu si dhe Xhamia do të kryej lutje fetare për pavarësinë dhe do të ndajë gostiti për besimtarët me këtë rast. Janë paralajmëruar sot gjatë ditës edhe “defilime” nëpër rrugët e qyteteve, Bruklin, Bronks, Qiuns, Staten Island, me makina të mbuluara me flamurin kuq e zi dhe atë Amerikanë.

SHqiptaret ne SHBA FotoRedazionali_951
Do të ketë në mbrëmje koncerte festive në restorantet , klubet e lokalet e shqiptarëve në Amerikë e Kanada. Disa restorante e lokale i japin pijet falas dhe ushqim falas. Atmosfera është mjaft madhështore dhe gëzimi ka mbërritur kulmimin e tij.
SHqiptaret ne SHBA FotoRedazionali_952
SHqiptaret ne SHBA FotoRedazionali_953
SHqiptaret ne SHBA FotoRedazionali_954
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

SHqiptaret ne SHBA Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiptaret ne SHBA   SHqiptaret ne SHBA EmptyThu Jun 11, 2009 11:34 pm

SHqiptaret ne SHBA FotoRedazionali_955
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

SHqiptaret ne SHBA Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiptaret ne SHBA   SHqiptaret ne SHBA EmptyThu Jun 11, 2009 11:42 pm



Pak histori



Askush nuk mund ta di me saktesi , se kush ishte shqiptari i pare qe zbriti ne Detroit, se nga e si erdhi, se ishte i vetem, apo shoqerohej me dike, si e gjeti mundesine te vinte, kush e orientoj, a vinte nga Shqiperia apo shtete te tjera ballkanike, ku i nis, kur mbrriti, me ça udhetoje dhe çfare aktiviteti pati, etj.. etj.. etj… Megjithate, nga disa botime te vjetra te kurbetit shqiptar ne Amerike dhe te dhena jo te plota, mund te mesosh diçka mbi udhen e veshtire te integrimit te emigracionit ne token e premtuar.

Me e besushmja do te qe te flitej per te rinjet qe studionin ne perendim. Ata, ndoshta i kishin mundesite te njiheshin e te shuanin kureshtjen, duke marre udhetime kaq te gjata e te largeta me mundesite e at’hershme, per emigrantet e tjere shqiptare, qe studionin e jetonin ne vendet ballkanike, apo evropiane, per mjeshtrit e ndertimatarise, argjendarise e te tjera profesione pasi, edhe vete Amerika ka nje histori shume te vone dhe, ndertimi i saj kerkonte doren e mendjen e te gjitheve.

Pastaj, dalengadale, te ardhurit do te binin te afermit e tyre e, keshtu do te krijohej mergata shqiptare, ne nje vend te madh si Amerika. Ne nje bisede me mikun tim, instrumentistin e njohur, Dode Gjonaj, mesova se gjyshi i tij, para ma shume se 100 vjetesh, Gjon Ujkaj Gjurashaj ishte ndalur ne Detroit per te punuar disa kohe ne prerjen e pyjeve, qe te ikte me vone ne Chicago. E motra, nandaja e Dodes, edhe sot i ruan letrat e tij. Ai kishte emigruar ne moshen 23 vjecare, nga Malesia ne Itali, nga Italia ne Gjermani dhe, me ne fund ne Amerike, ku kishte qendruar ma shume se dhjete vjete. Por, per shume emigrante, askush nuk kishte mbajtur shenime ekzakte per kete, se ç’e detyroi te vinte, si dhe kur erdhi. Ne librin e gazetarit Zef Pergega “ Kembana e mergimtarit” thuhet se malesori i pare qe zbriti ne Detroit ishte Tome Lek Ivanaj, ne vitin 1904, i diplomuar ne Viene dhe, nuk ishte me shume se 22 vjeçar. Sipas po keti libri , fq.15, Toma do te punonte ketu 8 vjet ne nje kantier druri dhe, ne vitin 1913 do te vritej pabesisht ne Theth nga serbet. Si shkoi dhe pse shkoi ne Theth, pse u vra etj.. nuk dihen ende sot.

Ne dhjetevjeçarin e dyte te shekullit XX, ne Amerike fillon krijimi i mergates shqiptare te organizuar. Me 13 qershor te vitit 1912 njihet “Vatra”, pas me pak se dhjete vjetesh “Vatra” do te kishte me shume se 50 dege me rreth 1600 anetare. Vatra kishte nje dege shume te fuqishme ne Detroit te perkrahur e mbeshtetur nga Sabit Bitiçi, Haxhi Hysenaj e me vone Kujtim Qafa. Veç ketyre organizmave, kush nuk e njeh hallen Vele, Mynevere Orhanin, e cila erdhi ne Amerike ne vitin 1939. Kush nuk i ka njohur Fehmi Kokalarin, Ibrahim Vojushin, Kamber Panaritin, Hysni Alikon, Familjen Bardha, Ferdin Toptanin, Tahir Markajn, Tajar Shaskan, Petrit Butken, Safet Malushin, Xhaferr Malushin, Ahmet Dervishin, Xhevdet Hoxhen, Qazim Rrushajn, Ali Kacaferrin, Teki Gjinin, Xhaferr Masllavicen, File Pikolinin, Azbi Degollin, Bardhyl Tiranen, Prenk Gruden, Pjeter Ivezajn, Bajram Çunmulaj, Pjeter Qafajn, Genc Korçen,

Marash Dushajn, Vesel Ujkajn, Julian Çefen, Gjon Lulgjurajn, Llesh Grishajn, Gjoke Martinin etj, etj.. Kush nuk ka degjuar per shqiptaro- amerikanet Rudolph Vulpe, avokat i njohur, me origjine nga Berati, Julia L. Black e te tjere? Kush nuk ka degjuar per Dul Kelcyren, qe i pari filloi biznesin e njohur te Coney Island, ne Detroit, Tun Jakajn nga Kosova etj… Po per Theodore Ktelly-in , ndihmes prokurorin e Wayne ne Michigan? Ndoshta ka qe nuk e dine se, edhe Mixha Rame ( Fitim Domi) eshte ketu ne Michigan, po keshtu edhe boksieri i njohur kosovar, Bajram Hashani gjendet ne Michigan. Pikerisht nga Detroiti, me nxitjen e shqiptareve, amerikanet i derguan leter Papes, qe te lejonte Mbretin Zog te martohej me Gjeraldinen. Tek shqiptaret e Detroitit, si me aktivet, u zhvendos per njefare kohe edhe veprimtaria e federates se njohur “Vatra”, duke bere qe edhe gazeta “ Dielli” te botohej ketu, ne Detroit. Po ketu, kishte qendren e saj edhe shqoata “ Skenderbeu” dhe u bene dy botime te njohura nga dy qendrat fetare, Kisha Ortodokse Shen Thomai dhe Teqja Bektashiane Shqiptare. Imzot Noli dhe Konica e vizitonin shpesh Detroitin. Noli ka ndihmuar edhe materialisht ne ndertimin e Teqese, duke dhuruar 500 dollare, qe ne ate kohe nuk ishin pak. Afro tri vjete “ Vatra “ e pati qendren ne Detroit. Po nga Michigani, do te shkonin ne Spanje ne kurorezimin e marteses se Leka Zogut disa shqiptare, ashtu si edhe ne evenimente te tjera kombetare dhe patriotike, si ne pecjelljen e Nane Terezes, ne pritjen e Papes ne Shqiperi, ne pritjen e percjelljen e disa personaliteteve shqiptare nga te gjithe trojet tona. Mergata shqiptare e Detroitit, sa vinte e shtohej nga dita ne dite. Ne Detroit u mbajt Kongresi i pare i “ Heroizmes Shqiptare” me daten 25 e 26 Gusht te vitti 1973 dhe, nenkryetar i kesaj organizate u zgjodh Marash Uci Dushaj. Ne krye te kesaj organizate ishte Ndue P. Gjonmarkaj dhe, kete Kongres e nderuan me pjesemarrjen e tyre shume eksponent te politkes se dikurshme shqiptare, Abaz Kupi, Nderim Kupi etj. Prej keti Kongresi iu dergua mesazh special, Leka Zogut dhe u be thirrja per te pase nje parti te vetme ne emigracion “ Frontin Antikomunist Shqiptar”. Veç nenkryetarit, nga shqiptaret e Detroitit u zgjodh edhe drejtori i shtypit, Prel Lulgjuraj si dhe Vesel Ujkaj, i ngarkuar per arken, etj…. Ne Detroit eshte e vetmja Teqe per bektashinjet, jo vetem te Amerikes, po edhe te Kanadase e deri te Australise.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

SHqiptaret ne SHBA Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiptaret ne SHBA   SHqiptaret ne SHBA EmptyThu Jun 11, 2009 11:42 pm

Pothuajse ne te gjitha entet politike shqiptare qe kishte ne Amerike, i kishin deget e tyre edhe ne Detroit, per te mos thene se disa prej tyre kishin qendren dhe, ato nuk ishin pak. Nder me te njohurat kane qene: Komiteti Kombetar “ Shqipnija e Lire”, “ Bashkimi Demokrat”, Levizja e Legalitetit, Blloku Kombetar Indipedent, Balli Kombetar dhe Heroizma Shqiptare. Disa here kete komunitet e ka vizituar edhe Naltmadhnija e Tij, Leka i Pare, Mbreti i Shqiptareve. Ne kete komunitet ai kishte edhe njerezit e gjakut , si Ferdin Toptanin me te afermit e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

SHqiptaret ne SHBA Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiptaret ne SHBA   SHqiptaret ne SHBA EmptyThu Jun 11, 2009 11:43 pm

Koha e demostratave

( Malesoret ne Detroit )

Ne nje nga te dielat e fundit te tetorit 1999, ne programin e Radio Albes ne Detroit, gazetari dhe botuesi i njohur Gjek Gjonlekaj, do ta deklaronte Prenk Gruden si Kolombin shqiptar ne lidhje me ardhjen e malesoreve ne Detroit. Dhe kjo perbente nje te vertete, Prenk Gruda do te ishte ne mos i pari, nder te paret dhe me aktivet, ne ndihmen e malesoreve nga Malesia e Madhe ( pjesa nen Mal te Zi), qe te gjente mbeshtetje ne kete kend verior te Amerikes. Duke qene eksploruesi i keti vendi, ai e vizitonte shpeshe Malesine dhe, ne biseda e siper, u premtonte malesoreve mbeshtetjen, nese ata vendosnin te vinin perkoheshem ne Amerike, duke e pare dhe njohur gjendjen e veshtire te jeteses ne ate vend. Dhe sipas te gjithe atyre, me te cilet kemi pase rastin te bisedojme, Prenka e ka mbajt fjalen, u ka bere garancine dhe eshte interesuar per ta.

Fillimet e ardhjes se malesoreve ne Detroit, shenojne vitin 1965 e kendej.

Pra, rreth viteve 70-te, malesoret e ardhur nga Mali i Zi, nepermjet Italise, te ndihmuar edhe nga Dom Prenk Ndrevashaj. Ata zune dalengadale te plotesonin mergaten shqiptare te Detroitit. Me vone , ata ndihmuan njeri- tjetrin, duke terhequr secili te afermit e tij dhe, keshtu ne Detrioit u be nje Malesi e Madhe e dyte. Formesimi i saj u duk ne kerkesat per te krijuar komunitetin katolik te tyre me ndertimin e dy Kishave, ate te Zojes Pajtore dhe te Shen Palit. Veç kesaj, njohjet dhe afersite me njeri- tjetrin ben qe ata te organizoheshin edhe ne shoqata e media te ndryshme, pa permendur ketu aftesine e tyre per tu marre me biznese, ku pati nga ata, qe pa i bere tri vjet, punuan per vete. Tanime , malsoret ne kete komunitet, jo vetem perbejen pjesen ma solide dhe ma aktive, por dalengadale po bejne emer edhe ne shume fusha ne zhvillimet e reja ne U.S.A. Ne radhet e tyre ka mjeke te diplomuar ketu ne Amerike, ka jurist te njohur, ka artiste te skenes, ka gazetar profesionist, ka shume biznesmene, ka disa grupe muzikore, kengetare e valltare. Disa prej ketyre do ti gjeni ne faqet e keti libri. Ajo çka mund te permiresohet , eshte bashkepunimi dhe gjetja e nje mesatarje te perbashket me shqiptaret e trojeve te tjera shqiptare e, sidomos te ardhurit e vone nga Shqiperia, me shume per mbajtjen gjalle te kultures se te folurit te gjuhes amtare, te mesimit te saj ne te shkruar e lexuar. Vitet e fundit nga Shqiperia kane ardhur shume intelktuale te kompletuar, qe me vone, jo shume larg ne kohe, me te arrite nivelin e duhur ekonomik, do bejne shume perpara edhe ne fushen e biznesit dhe te organizmit te jetes se komunitetit. Problemi i asimilimit ne shoqerine amerikane, mbetet vemendja numer nje, per ti shpetuar te rinjet, sa te jete e mundur e me shume, duke i mbajtur gjalle gjuhen dhe traditat tona, edhe pse i mesojme anet e mira te jetes dhe prakticitetit amerikan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

SHqiptaret ne SHBA Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiptaret ne SHBA   SHqiptaret ne SHBA EmptyThu Jun 11, 2009 11:44 pm

Renia e komunizmit dhe emigracioni i ri

Nuhatja politike, beri qe para vitit 90, te rinj shqiptare, me te guximshmit i shperthyen prangat e izolimit komunist dhe iu drejtuan botes perendimore, endrres se tyre. Mbaj mend , njerin nga keta, mikun tim Mark Trieshi, i cili ka jetuar me shume se 5 vjet ne komunitetin shqiptar te Detroitit. Ai, ne qershorin e vitit 90-te, me nje varkë plastike iu drejtua detit Adriatik, duke rrezikuar seriozisht jeten, nje udhetim biblik teper i veshtire per te mberritur nga Talja e Bregut te Mates ne portin e Ulqinit dhe, nga Jugosllavia ketu ne Detroit. Ky dhe raste te tjera te ngjashme, jane vertete heroizma te papershkruar. Si Marku vepruan edhe te rinjet Zef Çuni dhe Tome Leka, pikerisht per te ardhur ne Amerike.

Por, keta nuk ishin vetem. Me ta kishte edhe pogradecarë, qe per shansin e tyre jo te mire, u kapen nga rojet e kufirit, duke iu nenshtruar burgjeve dhe torturave te regjimit diktatorial. Sa e sa te rinj, u kapen ne kufi dhe u burgosen e torturuan deri ne pushkatim, per endrren e tyre, Ameriken. Pikerisht pas hapjes se Shqiperise ( korriku i viti 90-te dhe pas vitti 91), ne Amerike erdhen shume shqiptare, nga te gjitha viset e Shqiperise. Disa prej tyre fituan me te drejte azilin politik e, shume te tjere erdhen nepermjet llotarise Amerikane, qe u aplikua per disa vende te botes, ku u perfshi edhe vendi yne. Ne Detroit, erdhen jo pak edhe politikan, si deputet, kryetar te keshillave te disa rretheve, drejtor drejtorish e deri ne rang zevendesministrash. Po ashtu edhe shume te larguar nga radhet e ushtrise, policise dhe sherbimit informative. Ne Detroit u vendos e jetoi gati dhjete vjet, ish kryetari i Gjykates se Kasacionit, Dr. Zef Brozi. Ne Detroit jane edhe ish Ministri i Rendit Publik Belul Çelo, ish deputetet Gjon Nikaj, Sander Uldedaj, Agustin Shqalsi etj… Po ne Detroit, u vendosen shume intelektuale, te cilet sot e kesaj dite punojne, jo ne profesionet e tyre. Ne Detroit jeton e punon ish sekretari i keshillit te Ministrave, Dr. Teodor Kareco, ish zevendes ministri i

Mbrojtejes Halil Hyseni, kuadri i njohur i Minsitrise se Brendeshme Safet Stafa etj. Ne Detroit jetojne e punojne mesuesit Gjeto e Marie Kaceli, doktor Paulin Lleshi, disa ish kryetar komunash dhe kryetar te keshillave te rretheve, ish kryetare deges te PD-se nga disa rrethe, Lorenc Aleksi, ish gazetar i ushtrise shqiptare, i persekutuari Fran Kacaj, mjeket Fran Biba, Kole e Brunilda Kola, Llesh Çupi etj ..e tjere… Pra, ne vitet 90 e kendej, kane ardhur ne Detroit ma shume shqiptare, sa ç’kishin ardhur, qe nga fillimet e emigrimeve. Por, pjesa me e madhe e tyre njihen fare pak ne kete komunitet, per arsye te veshtiresive qe kane ne integrimin e kesaj jete te re dhe shume te vrullshme. Lufta ne Kosove, sidomos viti 1999, me vendim te posaçem te Qeverise Amerikane, vendosi shume kosovare ne disa shtete te Amerikes, te cilet u pajisen menjehere me green card dhe tani jane nenshtetas amerikan.

Ne Ushtrine Çlirimtare te Kosoves, nga Detroiti moren pjese dhe luftuan krahe per krahe me vellezrit e tyre, Agron Mirdita, Ali Jakupi, Anton Nikolli,Besnik Bezhi, Dode Dedvukaj, Nikoll Perkaj dhe Tom Junçaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari

Male
Numri i postimeve : 755
Age : 106
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

SHqiptaret ne SHBA Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiptaret ne SHBA   SHqiptaret ne SHBA EmptyThu Jun 11, 2009 11:52 pm

Ne Sh.B.A jane afro 800'000 banore te deklaruar qe jane shqiptare ose qe kane origjine shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3261
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

SHqiptaret ne SHBA Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiptaret ne SHBA   SHqiptaret ne SHBA EmptyFri Jun 12, 2009 12:32 am

Te pergezoje per temen Agim, na paske sjellur ca shkrime e foto, te bukra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

SHqiptaret ne SHBA Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiptaret ne SHBA   SHqiptaret ne SHBA EmptyFri Jun 12, 2009 12:37 am

per aqe sa mundemi gjithecka per kombin tone te shejt shqiptarine zdo ndalemi kurre kemi per cka te mburremi pse jemi shqiptare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

SHqiptaret ne SHBA Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiptaret ne SHBA   SHqiptaret ne SHBA EmptyFri Jun 12, 2009 12:40 am

Jork u promovua qendra dhe paketa më e re mediale, e pagëzuar me emrin "Albania Media Center"

NEW YORK CITY : Qendër e re mediatike, kjo me bazë në Gjenevë dhe Cyrih. Promovuesit e kësaj qendre jo rastësisht në këtë kohë kur sapo Amerika, i kaloi zgjedhjet presidenciale, dhe zgjodhi presidentin e ri erdhën në Nju Jork, ku vepron media më në zë në botë, për të promovuar dhe për të parë realisht punën madhe që e bëjnë mediat amerikane.
Qëllimi i këtij promovimi në Nju Jork duket se ka qenë për të treguar në të gjithë medien shqiptare se ka ardhur koha që media në gjuhën shqipe në diasporë, duhet të ketë më riorganizim më të mirë medial, në të gjitha format e bashkëpunimit.
Një rëndësi të veçantë Albanian Media Center, duket se kërkon t'i jap qysh në hapat e para të promovimit të saj në Nju Jork dhe të përqëndrohet tek reforma mediatike amerikane.
Që duke filluar prej nga "ditëlindja" e saj Albanian Media Center, me anë të zgjerimit të informimit në çdo cep të botës, të lidhet me gazetarët e saj duke i dhënë me anë të lajmit, të shpejt, në kohë, drejpërsëdrejti, korrekt e profesional - hapesirë edhe gazetarëve të rinjë kudo që Albanian Media Center do të akreditojë në metropolet e botës, si në Nju Jork, Uashington, Paris, Londër, Romë, Cyrih, Gjenevë, Shkup, Prishtinë e Tiranë, e kështu me radhë.
Albania Media Center merrë përsipër të mbrojë të drejtën e gazetarave të saj dhe t'u dalë në mbrojtje sa të jetë mundur kolegëve të saj shqiptar kudo ku ata punojnë. Albania Media Center do të organizojë takime të ndryshme e debate dhe do t'ju jep mundësi më shumë gazetarëve për bashkëpunim kundrejt një shpërblimi, sipas kontratave.
Drejtuesit e saj janë shumë optimist dhe mendojnë të japin prova që punët e kësaj qendre mediale të konkretizohen dhe të shihen shumë shpejt.
Pra, inicues të kësaj qendre janë gazetarët me përvojë të gjatë profesionale në fushën e gazetarisë, Llukman Halili, Dashnim Hebibi si dhe Naser Pajaziti.
Të ashtuquajturin promovim Albania Media Center në Nju Jork, bartësit e projektit Llukman Halili dhe Dashnim Hebibi e zhvilluan në lokalin e njohur "Myriad Restaurant - Tribeca Grill", pronë e aktorit me famë ndërkombëtare Roberto De Niro, në lagjen e artistëve East Village.
Në këtë promovim morën pjesë edhe dy aktorët tanë të mirënjohur Jim Biberaj dhe Luan Bexheti. Me projektin AMC janë njohur edhe biznesmenë dhe emra të njohur të komunitetit shqiptar amerikan. Biznesmeni dhe lobisti i njohur Harry Bajraktari deklaroi se ky është një projekt madhështorë për të cilin shqiptarët brenda dhe jashtë rajonit të Ballkanit kanë nevojë. Ai vlerësoi edhe zhvillimet e fundit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, duke thënë se viti 2008 është viti i shqiptarëve dhe realizimit të qëllimeve të tyre kombëtare. “Shqiptarët vazhdimisht janë treguar të zgjuar dhe po shtrojnë procesin me projekte konkrete në të gjitha lëmitë”, deklaroi Bajraktari.

Inicuesit e projektit "Albania Media Center" Llukman Halili dhe Dashnimi Hebibi të mbështetur nga shumë intelektualë që jetojnë në diasporë, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, filluan projektin për themelimin e kësaj qendre.
Ata thanë se Albania Media Center, me seli në Cyrih, u hap pasi ekipi i saj mediatik e pa të arsyeshme dhe e ndjeu shumë shpejtë se tani janë kushtet dhe ka ardhë koha të jetë një organizim i tillë çka edhe i ka munguar deri më tani komunitetit tonë si në diasporë dhe vendlindje, për t'u njohur me informacione të drejpërdrejta(live) në më se 75 për qind të emisioneve të saja nga ngjarjet që ndodhin në diasporë dhe trevat shqiptare në Ballkan dhe vendet më të rëndësishme të botës, zhvillime dhe ngjarje.
Rrugë të mbarë dhe suksese, mbrëmë në promovimin e Albania Media Center i uroi edhe aktori i mirënjohur shqiptarë në SHBA-së, Jim Biberaj i cili jeton dhe vepron në Nju Jork. Përshëndeti këtë projekt edhe aktori i njohur Luan Bexheti.
Halili dhe Hebibi dy gazetarët që kanë ardhur në Nju Jork të bëjnë promovimin dhe prezantimin e Albania Media Center thanë në përfundim se ata kanë një projekt dhe statut të pasur, ku do të realizojnë shumë plane dhe projekte konkrete për të ardhmen e bashkëkombasëve tanë në diasporë dhe në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.
Gjatë këtyre ditëve edhe intelektualët e ndryshëm që jetojnë në SHBA, kanë përshëndetur projektin dhe shpresojnë se në mediat tona do të ketë reforma në të mirë profesionale dhe gazetareske.
Qendrat e kësaj AMC-së do të jenë në Cyrih të Zvicrës, Nju Jork, Shkup, Prishtinë dhe Tiranë. Shumë shpejt do të paraqitetet në opinion logoja e saj dhe një faqe interneti ku do të ketë të gjitha informacionet e duhura.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

SHqiptaret ne SHBA Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiptaret ne SHBA   SHqiptaret ne SHBA EmptyFri Jun 12, 2009 10:18 am

ti ishe psikopat o djale leji shkrimet e huazuara se na mushe me rrena e pallavra te tuat servile.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

SHqiptaret ne SHBA Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiptaret ne SHBA   SHqiptaret ne SHBA EmptyFri Jun 12, 2009 3:19 pm

për Malësi e Atdhe

BRONX NY : Fondi Humanitar “Malësia” më 16 maj 2009, në Eastwood Manor, mbajti mbrëmjen festive për nder të 15 vjetorit të themelimit. Këtë mbrëmje me prezencen e tyre, e nderuan edhe klerikët: Don Pjetër Popaj, famullitar i Kishës Katolike "Zoja e Shkodrës" në Nju Jork, dhe Imam Edin Gjoni nga Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane ne Queens. Ndërsa, mysafirët e nderit ishin prof. dr. David Kalaj, prof. Anton Lajcaj, z Luigj Gjokaj dhe gazetari Gjergj Uli, të cilët, përshëndetën përzemërsisht, këtë mbrëmje festive. Tubimin festiv e drejtuan Merita Ivezaj, studentija e vitit të tretë, në kolegjin John Jay, dhe Gjon Gjokaj, studentë i ekonomikut në Nju Jork, Ndërsa fjalën hyrëse, e mbajti kryetari i Fondacionit Humanitar Malësia, zotëri Leonard Berisha, i cili tha se :" Besoj se të gjithë së bashku shprehim mirënjohje për punën e deritanishme të këtij Fondi dhe dëshirojmë që ky Fondacion edhe më tutje të vazhdojë veprimtarinë e vet, per t’i ndihmuar në rradhë të parë njerëzit tanë në vendlindje.

Me këtë rast, tha kryetari Berisha, në emër të Fondit Humanitar “Malësia”, dua të falenderoje çdo individ i cili në një mënyrë apo në një tjetër ka ndihmuar në realizimin e programeve tona.Falënderoj të gjithë anetarët e Kryesisë së Fondit Humanitar “Malësia” te cilet me sakrifica udhëhoqën organizatën gjatë këtyre 15 viteve, si dhe shfrytezoj rastin të përshëndes dhe të falenderojë për kontribut dhe bashkpunimin organizatat joqeveritare shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës:

- Shoqata Shqiptaro-Amerikane "Malësia e Madhe" nga Detroiti
- Shoqata Atdhetare "Dedë Gjo'Luli",
- Fondacioni "Dom Simon Filipaj",
- Fondacioni “Plavë Guci”
- Shoqeria Kulturo Artistike “Bashkimi Kombëtar”
- Shoqata Atdhetare “Kraja”
- Shoqata “Ana e Malit” si dhe
- Levizja “Atdheu na Bashkon”

Më pasë kryetari i këtij fondacioni z. Berisha, falënderoj edhe Dom Pjeter Popaj, famullitarin e kishës Zoja e Shkodrës, si dhe Dom Anton Kqirën famullitarin e Kishës së Shën Palit, të cilët, përherë përkrahën aktivitet tona. Si dhe përshëndes, tha ai, njerëzit, të cilëve jan munduar t’u japim ndihmë në rastet e nevojave shëndetësore e të tjera. Po ashtu, ai përshëndeti edhe studentët në Malësi, të cilët ishin apo janë nën perkujdesjen modeste të Fondit Humanitar “Malësia”, duke u dëshiruar suksese dhe gjithë të mirat.
Njëhereshit Berisha, njoftoj se me ndihmën e këtij fondacioni, është realizuar projekti i Revistës së Fondit Humanitar “Malësia”, të cilën çdo njeri e kishte pranë tryezës së tij. Ai theksojë se Revista do te shperndahet në Nju Jork, Detroit, e vende të tjera në Shtete të Bashkuara të Amerikës, ku jetojnë një numër i theksuar shqiptarësh, si edhe në vendlindje, në Malësi. Fondi Humanitar Malesia, falënderon, ka thënë kryetrai i këtij fondacioni, Leonard Berisha, edhe individët dhe sipermarrësit prezent në këtë revistë me reklamat e tyre. E kemi vleresuar, se dobia do të jetë e dyanshme - nëpërmes reklames suaj ju bëni afirmimin e çështjes suaj si edhe përkrahni aktivitetin tonë në fusha të ndryshme. Ai përmendi faktin se " Të ardhurat nga kjo mbrëmje do t’u dedikohen studentëve si dhe nevojave tjera të Malësis ".

Kryetari i fondacionit Humanitar Malësia, zotëri Leonard Berisha, nuk la pa falëminderuar edhe individi të veçantë si per kontributin e tyre dhënë lotarisë për këtë mbrëmje.:
z. Leke Gjolaj, i cili është edhe arkëtar i Fondit Humanitar,
Aviokompaninë “Skenderbeu”,
z. Luan Isufin,
Plannet Fittness,
z. Marash Gjurashaj dhe restoranin Mezza Luna,
z.Daniel Ivezaj dhe Gruda Limusine Service,
Giancarlo Hair Studio, si dhe
Shoqaten “Dede Gjon Luli”

Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

SHqiptaret ne SHBA Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiptaret ne SHBA   SHqiptaret ne SHBA EmptyFri Jun 12, 2009 3:19 pm

Ai tha se Fondit Humanitar”Malesia” diteve te fundit i kan ardhe urime dhe pershendetje nga shume personalitete te kultures dhe arsimit, nga studente te ndryshem,perfitues te burses,perfaqsues te organizatave joqeveritare si dhe perfaqsues te partive politike te shqiptareve nen Mal te Zi. Te gjitheve u shprehim falenderimet tona me te ngrohta. Më në fund, përshëndetje dhe falënderim për të gjithë anëtarët e Fondit Humanitar “Malësia”, të cilët e mundësuan dhe e mundesojn veprimtarinë e ketij Fondi, ka përfunduar fjalën e tij Kryetari i Fondit Humanitar "Malesia" Leonard Berishaj
Gjithashtu, kryetari i Fondti Humantar Malësia, zotëri Leonard Berisha, falëndreoj z. Fran Vulaj dhe grupin “Malësori” si dhe kengetaren Morena Reka, të cilët i argëtuan falas malësorët në këtë festë të bukur, të 15 vjetorit të krijimit të kësaj shoqate humanitare. Në vijim u hodhë edhe loja shpërblyese, e cila u sponsorizua nga donacionet e biznesmenve të suksesëshëm nga Malësia në diasporë. Më pasë programi i mbrëmjes festive vazhdojë i shoqëruar me një programë shumë të pasur me këngë , valle e melodi nga grupi muzikor Malësori. Ndërsa grupi i valleve të vajzave Rozafa, me drejtuese Agjelina Nika, nga Kisha Katolike shqiptare Zoja e Shkodrës, preformojë me rastin e 15 vjetorit të krijmit të Fondit Humanitar Malësia, me një variete të zgjedhur vallesh nga Malësia e Madhe.

Imam Edin Gjoni nga Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane ne Queens, bekojë mbrëmjen, duke thënë se "E lusë Zotin! të bekojë darkën Tuaj, tha Imam Gjoni, dhe u lutë për malësorët , për të gjitha çfarë bënë për të avancuar çështjen, me arsimin, si dhe në aspektin politik, në aspektin ekonomik. Unë lusë Zotin e madh, tha Imam Gjoni, që t'a përkrah Fondin Malësia, dhe t'a bekojë atë në shërbim të tij dhe Zotiti të madh, dhe të popullit të saj dhe të kombit tonë".
Don Pjetër Popaj, famullitar i Kishës Katolike "Zoja e Shkodrës" në Nju Jork, në fjalën përshëndetëse ka thënë se "Është, nderi dhe kënaqsi për mua, që të marrë pjesë në këtë tubim, tuajin - të kësaj Malësie, e cila, për trevat tona, është një tubim me shumë rëndësi për trevat tona të Malësisë , për të rinjët tanë që kan nevojë për edukim të mëtutjeshëm, dhe për të gjithë ata që janë në nevojë në përgjegjëthësi.
Nuk ka popull në botë më të zgjuar sesa populli shqiptarë! Armiqtë tanë, e kanë ditur këtë gjë dhe janë munduar gjithmonë, të lënë popullin tonë, pa edukuat, pa liri dhe pa zhvillim.
Por, ne kemi edhe një edukat tjetër, që armiqët tanë, s'kan pasur se çfarë t'i bëjnë. Dhe kjo edukat nuk vjen prej shkollës, vjen prej njërëzisë, e cila është edukata familjare, që është dhe shkolla e parë dhe më e rëndësishme . Sepse, në këtë shkollë fëmijët tanë, mësojnë për Zotin, për besimin ndaj tij, familjen, kombin, dashruinë , fisnikërinë dhe bujarinë.
Këto, tha ai janë ato çfarë e kanë bërë popullin tonë, të dallohet edhe ndaj popujve të tjerë. Pra, prej kësaj edukate, e kemi edhe frymëzimin për të cilin jemi mbledhur edhe sot. Për të përkrahuar punën e shkëlqyeshme të Fondit Humanitar Malësia. Ndihmat, roli dhe kontributi i kësaj shoqate humanitare, e cila u ka lehtësuar më shumë njerëzve në Malësi, hallet e problemet e tyre, duke çelur edhe rrugën e shpresës për begati i përparim.

Të faleminderojmë Zotin për të gjitha ato të mira që na ka dhënë në jetë, për njerëz të mirë fisnik e bujarë, për këtë shoqatë humanitare e bamirëse dhe për njeritjetrin, ka përfunduar fjalën e tij Dom Pjetër Popaj, famullitar i Kishës Katolike "Zoja e Shkodrës", në Nju Jork

Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

SHqiptaret ne SHBA Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiptaret ne SHBA   SHqiptaret ne SHBA EmptyFri Jun 12, 2009 3:20 pm

Në çdo fushë të jetës, tha udhëheqësja e këtij tubimi, zonjusha Ivezaj, ka individ që japin kontribut të veçantë, për zhvillimin e përparimin e vendit të tyre. Kësaj rradhe, tha ajo personi që ka merita të veçanta në sferën e edukimit dhe shkencës, është bashkëvendasi ynë që për këtë edukim dhe shkollim ka marrë edhe "bekimin " e parë nga Fondi Humanitar Malësia, dhe që na vjen enkas nga Malësia. Pra tha ajo, kam nderi dhe krenarinë që para jush të prezantojë, profesorin e rregullt të Univeristetit të Podgoricës, udhëheqësin e Programit Studimor për Edukimin në Gjuhën Shqipe, autorin e disa librave, nga lëmia e analizës komplekse, publikuesin e mbi 30 veprave shkencore, njëkohësisht dhe ish bursitin e Fondit Humanitar Malësia , Prof. Dr. David Kalaj.
"Formimi i këtij fondi, ishte një ngjarje e madhe, për ne studentët në atë kohë., thotë Prof. Dr. David Kalaj , duke nënvizuar se atëhere ishte një numër minimal - në fakt shumë më i vogël nga ai që malësorët kishin dëshirë të studionin dhe alarmantë për shumë arsye. Por, që me ngritjen e këtij fondi, atyre më në fund iu ngjalë shpresa dhe ju hapë rruga e arsimit dhe shkollimit me ndihmën e madhe që u dha ky fond".

Më pasë ka folur edhe dashamiri , aktivisti dhe ish gazetari, që ishte çdo herë aty, ku i nevoitej fondit dhe Malësisë, ky është Gjergj Uli."Kur të festosh përvjetore të tilla është nder e kënaqësi, tha Uli, dhe të flasësh edhe qoftë edhe dy fjalë, është një përvilegje e veçantë. Pikërishtë, në këtë pozitë ndjehem edhe unë sot para jush të dashur malësorë. Ndjehem, sot, i gëzuar, që po marrë pjesë në përvejtorin e tuaj të 15-të, të njërës prej shoqatave më produktive, të diasporës shqiptare në Amerikë. Kjo, organizat është krijuar nga malësorët, nga shqiptarët tanë në trojet tona në Mal të Zi. Pra, nuk kishte sesi të "ndërtohej" ndryshe, përveçse, si e krijuan ai grusht malësorësh, që atëhere ishin shumë më të rinjë sesa sot. Fondacioni Humanitar Malësia, ishte i madh në detyrime ndaj atyre trojeve, që i lindi, ata nga një lis i till - i cili është edhe sot e kësaj dite, po aq krenar për këtë bijë e bija malësorë."
Enkas për këtë 15-vjetor, kishte ardhur të përshëndetse festën e malësorve, nga Detroiti, një intelektual i pakursyer, ashtu si shumë intelektual të tjerë në diasporë, dhe që e la Malësinë, dhe mori rrugën e mërgimit, ish bursisti i Fondit Humanitar Malësia, Professor Anton Lajçaj.
"Vëllezër dhe motra, tha mes të tjerave Professor Anton Lajçaj, shfrytëzoj këtë rast që juve dhe mbarë shqiptarëve, kudo që janë , t'ju uroj nga zemra dy fitoret dhe gëzimet më të mëdha të dy viteve të fundit, të shumëpritura me shekuj, ndërshqiptarët, : 17 shkurtin 2008, pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe 2 prillin 2009, anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në NATO. Presim, shpresojmë dhe besojmë në fitoren dhe gëzimin e tretë që do të ishte rindërtimi i Kalasë së Madhe Mbraëkombëtare, gjegjësisht bashkimin e trojeve shqiptare në Shqipërinë Etnike."
Më pasë foli edhe njeriu, i cili udhëhoqi edhe demostratat, dhe disa fushata humanitare në Detriot e Nju Jork, aktivisti dhe veprimtari, i dalluar i çështjes kombëtare, njeriu që tuboi mjete që i duheshin malësorve për t'i ndihmuar ata së bashku me malësorët në Detroit, Nju Jork, Çikago dhe Uashington, zotëri Luigj Gjokaj. Gjokaj, tha se " Është, një 15- vjetor punë dhe lufte të madhe që keni bërë ju motra e vëllezër malësor, jo vetem gjatë kësaj periudhe por në kohëra u dalluat për liri e pavarësi.
Ju të gjith keni dhënë dhe keni bërë atë që duhej të bënit për Malësinë tuaj. Dhe suksesi i punës suaj dhe tonës është më i pranishëm dhe më i prekëshëm, kur i shohim sot gjithë këto arritje që kanë malësorët në Amerikë. Ne tha Gjokaj, nuk duhet të ndalemi - se ende në burgjet e kazimatet malazeze, mbahen në burg torturohen dhe keqtrajtohen nga pushtetmbajtësit malazezë, vëllezërit tanë. Ne nuk do të pushojmë se kërkuari lirimin e të gjithë atyre të arresturve politik, në Mal të Zi, në atë shtet i cili po proklamonë veten e tij si një vend demokratikë, por është në të vërtet, shumë largë normave dhe standarteve demokratike, që ka bota e qyteruar dhe e civilizuar".
Gjithashtu, malësor të dashur, në emër të kryetarit të Shoqatës Humanitare Malësia nga Detroiti, zotit Gjergj Ivezaj i cili për arsye personale nuk mundi të vijë sonte në këtë festë, përshëndetjet më të ngroha dhe të sinqerta".

Kolë Cacaj, lexojë përshëndetjen e pronarit të televizionit privat Boin nga Malësia, Tom Bojaj.

Ndësa nga vendlindja për të përshëndetur festën e malësorve, 15 - vjetorin e krijimit të Fondit Humanitar Malësia, kishte ardhur gazetari i njohur , dhe publicisti , autori i disa librave Gjek Gjonaj. "Jam më se i nderuar që gjendem sonte, në gjirin tuaj të dashur bashkëatdhetar. Është, kënaqësi dhe pervilegj të festojë së bashku me ju këtë jubile të rëndësishëm të Fondacionit Malësia.
Fondacion, ky tha Gjonaj, me veprimtarinë e tij pesëmbëdhjetëvjeçare, në kontiunitet i shërbeu, me nder e dinjitet Malësisë dhe malësorve. Vendlindjes suaj së dashur, që e doni aq shumë. Vetë prania juaj në këtë mbrëmje madhështore, dëshmon për përkushtimin tuaj të madh, rolin dhe kontributin tuaj disa vjeçarë. Prë tokën e baballarëve tuaj, për të cilën këtu larg në mërgim ndoshta edhe keni derdhur lotë, nga malli i zhuritur që të sjell kurbeti.
Nuk ka asnjë një dyshim që me shembullin tuaj, në SHBA-ës, po dëshmoni se së bashku duhet të punojmë me të gjitha mënyrat, "kush me laps dhe kush me krah", pasi jeni ju që me punën dhe kontributin tuaj të gjertanishëm, dhe ndihmesën e çmuar, keni treguar bujarinë dhe fisnikërinë tuaj të madhe edhe në Malësi. Ju jeni ata që përmes formave të ndryshme dhe Fondit Humanitar Malësia, ashtu siç i keni ndihmuar dhe kontribuar familjeve tuaja i keni ndihmuar dhe i keni kontribuar edhe çështjes kombëtare, duke hapur "zemërat dhe kuletat" tuaja në dobi të familjes dhe të kombit. Pa e kursyer aspak as mundin dhe as djerësën tuaj në tokën e ëndërrave, në SHBA-ës,
Këtë e kuptoj si një ndenjësi patriotike , shëmbull vullneti dhe model frymëzimi, personalisht e vlersojë shumë dhe u jam mirënjohës ashtu si çdo malësor për gjithçka keni bërë dhe patjetër që edhe në të ardhmen do të bëni... për t'u ardhur malësorve në nevojë edhe për t'i dalë zotë çështjes shqiptare. Me këto veorime tuaj fisnike, ju po ngreni lart dhe po e respektoni emrin tuaj si malësorë, të cilët gjatë gjithë historisë sonë , i bënë ballë kohërave, dhe ia arritën me shumë sakrifica, të ruajn nderin, besën, gjakun dhe burrërinë, mikëpritjen , gjuhën e bukur e të ëmbël shqipe, kulturën dhe traditën , virtyte këto që do të na i dëshironin edhe shumë popuj e kombe të tjerë. Fjalët më të mira, përgëzimet e miaj për këtë festë, tha në fund të fjalës së tij - gazetari i njohur , dhe publicisti , autori i disa librave Gjek Gjonaj.
Ne vijim u hodhë edhe loja shpërblyese, e cila u sponsorizua nga donacionet e biznesmenve të suksesëshëm nga Malësia në diasporë. Më pasë programi i mbrëmjes festive vazhdojë i shoqëruar me një programë shumë të pasur me këngë , valle e melodi nga grupi muzikor Malësori. Ndërsa grupi i valleve të vajzave Rozafa, me drejtuese Agjelina Nika, nga Kisha Katolike shqiptare Zoja e Shkodrës, preformojë me rastin e 15 vjetorit të krijmit të Fondit Humanitra Malësia me një variete të zgjedhura vallesh nga Malësia e Madhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

SHqiptaret ne SHBA Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiptaret ne SHBA   SHqiptaret ne SHBA EmptySun Jun 14, 2009 2:16 pm

lobin shqiptar na amerike e shkatrroi Rugoviqi me shok
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




SHqiptaret ne SHBA Empty
MesazhTitulli: Re: SHqiptaret ne SHBA   SHqiptaret ne SHBA Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SHqiptaret ne SHBA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: