Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 SHQIPTARËT PAS SKËNDERBEUT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu

Male
Numri i postimeve : 178
Age : 67
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

SHQIPTARËT PAS SKËNDERBEUT Empty
MesazhTitulli: SHQIPTARËT PAS SKËNDERBEUT   SHQIPTARËT PAS SKËNDERBEUT EmptySun Mar 25, 2012 5:50 pm

Dr.sc. Ilmi VELIU

SHQIPTARËT PAS SKËNDERBEUT

Në vitin 1537 kur sultan Sulejmani ndërmori një ekspeditë të fuqishme ushtarake drejtë Italisë, për të pushtuar Gadishullin Apenin, ndeshi në qëndresën e ashpër të himariotëve, e cila qëndresë ndikoi së tepërmi jo vetëm në vendimin e sulltanit për të hequr dorë nga zbarkimi në Pulje të Italisë, por edhe në dështimin e planit të tij për të pushtuar Korfuzin që ishte në zotërim të Republikës së venedikut. Popullsia e Himarës arriti ta ruante përsëri pozitën e saj si krahinë e pavarur dhe e vetëqeverisur.
Në përpjekje për ta bashkërenduar luftën antiosmane me vendet Perëndimore, në vitin 1571 shqiptarët zhvilluan një varg aksionesh luftarake në aleancë me Venedikun, kur ky kishte nevojë për ndihmën e shqiptarëve sepse ishte në konflikt me osmanët për çështjen e Qipros. Pra përvoja e deriatëhershme e lëvizjes çlirimtare i kishte bindur shqiptarët se suksesi i kësaj lufte varej, kryesisht nga bashkërendimi dhe udhëheqja e vetme e forcave në shkallë kombëtare e ndërkombëtare.
Për këtë qëllim, më 7 qershor 1594 u mblodh në manastirin e Shën Mërisë në Mat, një kuvend i përgjithshëm shqiptar ku u vendos që në bashkëpunim me evropjanët të organizohej një kryengritje e përgjithshme çlirimtare.
Peshkopi Nikollë Mekajshi, bashkë me Tomë Plezha dhe Mark Gjini, u ngarkuan me detyrën që të hynin në bisedime me papën për të siguruar ndihmën e nevojshme, por për fatin e keq të shqiptarëve, papati ishte angazhuar në ndihmat për luftën antiosmane në Hungari. Nga ana tjetër Venediku nuk ishte i interesuar për këto nisma të shqiptarëve, bile Venediku, për interesa të tij të ngushta, u përpoq me të gjitha mënyrat që ti paralizonte aksionet e shqiptarëve , duke nxitur edhe përçarje ndërmjet krerëve të tyre.
Disa vjet më vonë, më 1601, u mblodh në fshatin Dukagjin të Matit një kuvend tjetër i përgjithshëm ku morën pjesë shumë delegate nga 14 krahina shqiptare. Edhe vendimi i këtij kuvendi për një kryengritje të përgjithshme antiosmane nuk arriti të siguronte përkrahjen evropiane, për shkak të qëndrimit negativ të Venedikut.
Ndonse këto përpjekje të shqiptarëve nuk patën sukses në arenën ndërkombëtare , brenda vendit u arrit të krijoheshin disa bashkime të përkohëshme për luftë kundër sundimit osman. Kështu krerët e krahinave të Mbishkodrës më 1610 shpallën bashkimin nën emrin ,,Malet Shqiptare,, ndërsa dhjetë vjet më vonë në Shqipërinë e Mesme u krijua bashkimi shqiptarë nën emrin ,,Lidhja e Arbërit,, .
Nga ana tjetër nuk munguan orvatjet e shqiptarëve për të organizuar një aksion të armatosur antiosman edhe në shkallë ballkanike. Për këtë qëllim, shqiptarët dhe përfaqësuesit e popujve të Ballkanit, organizuan disa kuvende brënda periudhës 1614-20
1.Kuvendi i parë Ballkanik u mbajt në Kuç të Malësisë së Madhe më 15 korrik 1614. Në këtë kuvend morën pjesë përfaqësues shqiptarë, serbë, malazezë, bullgarë e vlleh të Maqedonisë etj. Delegati i këtij kuvendi, Gjon Renasi , i cili u ngarkua të zhvillonte bisedime me disa fuqi evropjane , arriti të siguronte një anije me ndihma nga Duka i Parmës, por gjatë rrugës ajo u sekuestrua nga Venediku, çka bëri që edhe emisioni dhe plani luftarak të dështonte.
2.Më 8 shtator 1614 në Kuç u mbajt Kuvendi i Dytë Ballkanik, i cili kuvend përpiloi edhe një projekt konkret për një kryengritje të përgjithshme të përqëndruar në katër zona të Ballkanit, por edhe ky projekt nuk siguroi mbështetjen e shpresuar nga duka i Nevarës.
3.Kuvendi i Tretë Ballkanik u mblodh në Prokuple, qytet ky që në atë kohë ka qenë i banuar me shqiptarë dhe bashkë me Medvegjën, Leskovcin e Nishin, pas Kongresit të Berlinit (1878) mbesin nën Serbi ku gjinden edhe sot, por krejtësisht të pastruar nga shqiptarët. Edhe në këtë kuvend, të gjithë pjesëmarrësit kërkuan ndihmë nga duka i Nevarës dhe mbreti i Spanjës. Pjetër Budi, shkrimtar dhe veprimtar i dalluar i lëvizjes çlirimtare shkoi në Romë për të nxitur interesimin e Evropës për luftën çlirimtare të popullit shqiptar, por të gjitha përpjekjet dolën pa sukses. Flota e dukes së Nevarës u dogj nga forcat e Venedikut para se të nisej për ekspeditë, kurse mbreti i Spanjës nuk pranoi të angazhohej në luftë kundër Perandorisë Osmane.
Shqiptarët, pas mosësukseseve të këtyre kuvendeve, vendosën që ata vetë tu kundërviheshin osmanëve. Në këtë drejtim, me qëndresën e tyre të papërkulur ndaj sundimit osman u bënë të njohura krahinat e Malësisë së Madhe në snaxhakun e Shkodrës.
Osmanët, duke dashur t-i jepnin një goditje vendimtare qëndresës së malësorëve , para se ata të hynin në aleancë me shtetet evropjane, me urdhër të sulltanit, në shkurt të vitit 1638, kundër këtyre krahinave u drejtua Vuço Pasha, bejlerbeu i Besnjës me një ushtri prej 15 mijë vetash. Objektivi i këtij operacioni ishte Kelmendi, popullata shqiptare e pa përkulur dhe nyja kryesore e qëndresës antiosmane.
Komandantët e kësaj ekspedite ushtarake, mendonin që të shfrytëzonin dëborën e madhe të dimrit për ti zënë të gjallë malësorët e për ti likuiduar ata në mënyrë massive. Mirëpo kelmendasit, të stërvitur mire në kushte të tilla , braktisën vendbanimet dhe u vendosën në shpella. Më pas, duke organizuar prita dhe sulme të befasishme nga drejtime të ndryshme, i shkaktuan humbje të rënda ushtrisë së Vuço Pashës, e detyruan të tërhiqej dhe malësorët vazhdduan të jetonin të pa bindur dhe të pa nënshtruar nga pushteti osman.

Për më tepër shih, Ilmi VELIU, ,,SKËNDERBEU NË BURIMET OSMANE,, Shkup, 2011.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SHQIPTARËT PAS SKËNDERBEUT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: