Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje nga krijues të ndryshëm

Shko poshtë 
+14
ELIE
MUHAMETII
Ali Baba Tepelena
Sofra
Ani
Arta
eri M
gjakushi
naqeta
Beton
Guximi
Orfe@
shaban cakolli
feneri
18 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 9, 10, 11 ... 15 ... 21  Next
AutoriMesazh
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 EmptyFri Apr 04, 2008 7:38 pm

38

Vjeshta e Prishtinës, 1968.

Sikur parandieja apo parashikoja se do të më nodhte diçka në sistemin e kompjuterit. Kisha shkruar tri ditë, dhe një mbrëmje, i pata thënë Veliut që të nxjerrë tërë atë material në disketë apo në letër, por meqë nuk i premtoi koha, gjithnjë rrija si në ethe: “Mos po më zhduket ajo që kisha shkruar?”. Dhe, askush s’më arsyeton, e as që do të më kuptojë, se shepsh them: krijuesi është sikur ajo vajza që është nën unazë, dhe i ka lëvizjet e caktuara, posi unë, që s’dëshiroj të fërkohem me gjithkënd, sepse droj se më kthen në një botë tjetër. Dhe, ja po rrëfehem se ç’më ndodhi.

Isha duke e përfunduar kapitullin shumë intersant, dhe e kisha titulluar:”Jeronim De Rada në Shqipëri”, që ishte një shkrim deritash i panjohur i Luigj Gurakuqit mbi De Radën. As vetë s’e hetova sesi u ndalë rryma elektrike, dhe mbeta duke e shikuar kompjuterin. Droja mos ishte bërë ndonjë prishje e madhe, por s’më ndodhi ashtu. Pashë se edhe këngët në Radio-Tiranë u ndërprenë. Desh ta prek kompjuetrin, por kisha frikë, mos po e prek ndonjë sustë dhe bëj kërdi me ato shkrime. Dola prej dhomës sime dhe m’u desh të pyesja Besimin, e mendja më thoshte mos do të kishte ndodhur diçka në orën elektrike. Preka një çelës të dritës, dhe pashë se edhe në katin tjetër ishte ndërprerë rryma. O Zot, çfarë do të bëhet me ato shkrime të mia? Do të më shlyhen... Besim, o Besim, eja sa më shpjet!, e thërrisja e ai vraponte shkallëve përpjetë. Rryma elektrike u ndalë për dhjetë minutë. Prisja se do të kam fat, dhe vetëm që s’lëshoj zë: “O fat, fati im!” Besimi do të lutej shepsh për kohën kur shkonte në peshkim:”Zarë, zarë, të paqa zarë!”. Kështu janë mësuar edhe fëmijët e tij, dhe shpesh i dëgjoja duke kërkuar zar për babain, apo për vete. Erdhi Besimi dhe pasi rryma e këputur dha shenjë se erdhi rishtas, mori në dorë gjendjen në kompjuter. Ai preku sa susta andej - këtej, por mëkot. Më dukej se parasyve m’u tret tërë ajo që kisha hartuar. Rreth katërdhjetë faqe proze! Oho, ore Besim baba, s’e di ti çfarë është t’i hysh prapë rikrijimit! A e di se asnjëherë s’mund të gjendem në të njëjtën botë të mendimeve? Kjo krijmtari është xhidavi mbi xhidavi!

Edhe pas dreke kur erdhi Veliu, ishte përpjekur që të bëjë hulumtime në kompjute dhe ta gjejë atë që kisha shkruar. E pashë gabimin tim, thashë, por çdo gjë ishte me vonesë. Isha djersitur, dhe prisja çfarë titujsh shihja. Titujt që i kisha shënuar me shkronja të mëdha, askund s’më ranë në sy. Ishin shënuar dhe trajtur temat rreth:”Vdiq dhe u varros Kristaq Moliku, pishtar i Letërsisë Jugosllave (Serbe), por edhe njohës i Letërsisë Shqipe. Pastaj tiulli tjetër:”Buqetë lulesh në Sheshin e Tiranës”, si dhe “Re të bardha mbi Shqipëri”. Ka edhe tituj të tjerë që s’po më kujtohen…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 EmptyFri Apr 04, 2008 7:38 pm

Isha së bashku me Norën, dhe nëpër Udhë të Blirëve kapërceym e arritëm në dugajë të Mynib Canhasit. Thoshin se aty kishte shtroja me çmime të volitshme, dhe mbasi gjetëm një shtrojë të bukur për banjo, e blemë një copë. Mynibi desh të bisedojë në atë mbrëmje të vonë, por ne i kishim lënë fëmijët në shtëpi e na dhembesj nëna; dolëm prej dugajës me atë copë shtrojë që na kishte mbështjellur në letër dhe lidhur me një spagë, e futa nën sqetull. Kur dolëm në udhën kryesore, te dugaja “Varteks” dhe te libraria pamë se ishin thyer xhamat dhe malli vetëm sa nuk kishte dalur në udhë. Bëmë e s’bëmë asgjë, dhe heshtëm, duke mos ditur fare se ç’kishte ndodhur me ato vitrina dhe se iu kishte prishur pamja udhëve të Prishtinës. Matanë udhës pamë disa vetura të rrokullisura, e rishtas kurreshtja ishte e madhe për të hetuar se ç’kishte ndodhur në qytetin tonë, që për ne ishte diçka shumë i madh, krahas fshatit që e lamë atje ku mbeti si hije nëpër shekuj...Njeri të gjallë nuk pamë më në qytet, të gjithë sikur kishin rënë në gjumë të përjetshëm, kurse në udhë të tjera dëgjoheshin sa zëra të çjerrë. “Duam liri për shqipëtarët, Duam fakultet e duam Kosovën republikë!...” Zemra nisi të më dridhej, sikur hetova se gjatë e patëm harruar emrin Kosovë. Kur e lexoja poezinë e z. Latif Berisha “Kosovës”, zemra më bëhej mal, por ç’u bë me atë poetë, kur botoi vetëm një “Tufë” poezish dhe heshti? Kosova ishte emër i ri për mua, them, ta dëgjoja se klithej për të nëpër udhë të Prishtinës. Ç’është kjo: duam Kosovën Republikë?, mendoja në vete. Kujtesa më treti në ata filmat që i kisha parë herët, dhe që me ëndje i përcillja demonstratat e studentëve në Paris, në Mynih, në Moskë e vende të tjera. Norës i them: “Demonstratat e studentëve, moj Norë!” Po, ç’janë ato demonstrata? më pyeste ajo e s’kisha kohë t’ia shpjegoja më gjatë.

Ecja me atë copë shtrojë në supe, dhe mendja më thoshte mos po dyshohej se kisha ndonjë armë të rëndë. Mëtutje edhe vlime të tjera studentësh, dhe kur Nora pa turmën që po vinte në drejtim tonë, shtoi:

- Bardh, ec të shkojmë në shtëpi. A e di se i kemi lënë fëmijët vetëm. Hidhe atë shtrojë dhe të ecim, Bardh! Kujtojnë njerëzit se ke në supe pushkë të vjetër! - tha ajo, duke u frikësuar nga lëvizjet e reja të studentëve shqiptarë.

Asnjëherë s’kisha qenë kaq i shqetësuar në këto udhë të Prishtinës.

Vjeshta ishte e ftohtë, me riga shiu. Unë kisha hetuar se asgjë s’na kishte prurë vjeshta e tillë...Me sa di, kjo vjeshtë e Prishtinës, së pari në historinë e saj, të ketë kaq shumë studentë e nxënës nëpër udhë. Edhe vjeshtës i falej çdo gjë, që në atë nëntor të trazuar, fryu një erë që sadopak do t’u bënte njerëzve një psherëtimë:

- Ja, këto janë kërkesat tona për Kosovën Republikë!...

Dyshoja se asgjë nuk kishte të shkruar dhe që demonstrantët të dalin me dëshmi, se Kosova i plotësonte të gjitha kushtet për të qenë republikë në vete!

Kisha lexuar libra edhe për ngjarje të tjera, e në veçanti në Serbi. Libri më i ri që kishte lënë vragë, ishte ai “Republika e Uzhicës”. Në mendjen time ishte Uzhica dhe kërkesat e serbëve që ajo të bëhej Republikë. Por, ja, ajo Uzhicë, s’arriti të bëhej Republikë, por i parapriu që Serbia të bëhej Republikë! Dhe, ja, u bë ajo Serbi, e pagëzoi veten me fill të emrit të qytetit të Uzhicës. Mendja më thoshte a do të jenë hidhëruar ata banorë të qyetit që s’arritën ta pagëzojnë republikën e tyre me emrin e Uzhicës, apo vetë u pajtuan që të gjitha qytet e Serbisë ta kenë një republikë të moderuar. Po, Kosova, çfarë ishte, asgjë!? Vetëm emri Kosovë ishte bërë qëllim i luftërave të shumta. Përmendej shpesh në histori: “Lufta e Kosovës” më l839, e asgjë tjetër, por që askujt s’i kishte shkuar në mendje që pas luftës, ajo të shapllej edhe Republikë e Kosovës! Kosova ishte bërë një log tregu i të gjithëve. Këtu shitej e blehej çdo gjë, shiteshin sende të lira, por kishte edhe sosh që kërkoheshin me qiri e me pishë e s’ishte kohë e tyre.

Vjeshtës së Prishtinës sikur i kishin shpëtuar nga rrënimet kazermat e ushtrisë serbe, që për fatin tonë, së pari nisi të trazohej ushtria serbe! Kjo ishte heshtje. Policia sikur u zgjua nga gjumi i rëndë, dhe shprehu tërë mllefin ndaj demonstrantëve të parë që me klithma e kërkesa joligjore dhe të ndaluara, u futën kudo, në udhë, në shtëpi, në shkollë, e në fabrika. Sa shpejt dëgjoj bota për këto kërkesa jetësore, sa shpejt Serbia nisi të trazohej e të kërkonte me çdo kusht e me dhunë të bëhet shpërndarja e demonstrantëve. Serbët dhe malazeztë kishin dalë nëpër skaje të udhëve, sa të tjerë nga ballkonet e banesave hedhnin ujë të valë në demonstrantë, kurse turqit dhe jevgjit as që dëgjoheshin se ishin të gjallë. Çdo gjë kishte ndërruar në qytet. Përditë qytetit i shtoheshin klithmat e studentëve.

Vjeshta e vonë trokiste pak në Kosovë. Ndihej mungesë e ushqimeve, ndihej mungesë e miellit, ndihej edhe mungesë e librave. Në vitrina të librarisë kryesore në Udhë të Blirëve, shtandin e hijeshonin dy vepra: “Historia e kombit shqiptar”, si dhe vepra e gazetarit slloven Pero Zllatar “ Shqipëria e Enver Hoxhës”, madje shihej edhe fotografia e parë, që kureshtarët ndaleshin dhe i shikonin me dashuri e frikë, mos po i përcjellte ndokush i sigurimit. Krahas shtimit të studentëve, tekstet universitare në gjuhën serbe s’mund t’i plotësonin kërkesat e studentëve shqiptarë. Përkundër marrëdhënieve gjoja se të mira me profesorë e studentë serbë, ata shikonin punët e tyre. Hallet e shqiptarëve vinin duke u shtuar. “Kërkojmë bukë dhe liri më shumë” qenë klithma që udhëheqësia shqiptaro-serbe s’desh të dëgjojë për to.

Fundi i kësaj vjeshte më përkujtonte fundin e Pranverës, të qershorit, kur më l966, kreu jugosllav u gjend i përçarë për llogaritë e gabuara të Aleksandër Rankoviqit si dhe të matrapazëve rusë. Edhe në atë mbrëmje të vonë, si zakonisht kisha dëgjuar lajmet e fundit në Radio-Beograd. Isha tepër i lodhur, por as vetë s’e di sa mirë i pata marrë vesh ato vendime të Plenumit IV të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, me në krye Titon, renegatin dhe politikanin më të spikatur të asaj periudhe. Pranvera e atij vjeti sikur i kishte ndërprerë pushimet e kreut të lartë. Askush s’kishte marrë udhë të largët. Jugosllavia përjetonte një trans! Rankoviqi u rrëzua nga pozita, duke i shfajësuar shqiptarët, e duke mos bërë asnjë akuzë ndaj tij dhe klanit në fuqi, që ushtroi terror ndaj shqiptarëve. Me rrëzimin e Rankoviqit, më sa hetohej, Tito kishte marrë hov që ta vazhdojë luftën kundër serbëve që s’e duan Jugosllavinë e “AVNOJ-it”. AVNOJ-i ishte temë kyçe, me vendime të të cilit nuk lejohej të luajë askush. Edhe Plenumi sikur u dha hov matrapazëve shqiptarë. U bë një vlerësim tjetër, pak më i lirë ndaj lëvizjeve të reja, u hoqën nga puna pjesëtarët e UDB-ës, u vënë në shërbim edhe shqiptarë të besuar. Në fakt, flitej, se çdo gjë po ndryshonte në dobi të shqiptarëve dhe në dëm të serbëve e të malazezve!

Kjo ishte mbrëmja e parë e fundit të vjeshtës në Prishtinës. Çfarë do të rrejdh, ishte kjo një lloj bize në vete për mua...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 EmptyFri Apr 04, 2008 7:39 pm

40

As që kisha fjetur atë natë! Nëna herë përpiqej të di se ç’po ndodhte në qytet, e herë hapte derën që të më shoh se a po fle i qetë? Por, ç’qetësi ishte kjo? Duke u kthyer natën prej qytetit pashë studentët shqiptarë me shtretër e batani në supe, por edhe me ndonjë trastë librash, vraponin udhëve të lagjeve, duke u përpjekur të gjenin ndonjë strehim, se serbët i kishin dëbuar nga banesat, duke i sharë e duke u çjerrur në mënyrë ç’njerëzore:

- Tphu, nënën shqiptare! Të tillë jeni ju! Ne u japim bukë e ju kërkoni më shumë se bukë! Çfarë dëshironi e çfarë kërkoni ju: mac! Kosova jonë! Kosova serbe! Mund të shkoni në Shqipëri! Këtu s’ka vend për ju e për republikë!

Nëna më kishte treguar se shtëpia jonë ishte mbushur me studentë.

- Mirë, - i thasë - moj nënë. - Le të vijnë. Ka këtu vend edhe për një tog ushtarësh!...

Dita e nesërme ku do të më gjente, mendoja në vete. Nënës s’i tregoja se kisha lënë një material në zyrë që duhej të botohej në gazetën “Kosova”. Çfarë ishte ajo gazetë, kur pak merrte frymë nga shtypësit drejtorë që ia ndërronin gishtërinjtë të njëjtit kavall të vjetër të Serbisë. Rrëzimi i Rankoviqit i kishte lënë do kohë në mjegull. Tash, medoja se do të kenë rast të ngriteshin kundër shqiptarëve. Bëhej fjalë se pas rrëzimit të Rankoviqit, shqiptarët u liruan për së dyti herë. O bubu, moj kujtesa ime, çfarë trillesh ishin këto? Premtonin se shqiptarët do të trajtohen ndryshe, e jo si minoritet në Jugosllavi. Trille kalamajsh, thosha në vete. Më bëhej të vjellë. Gazeta jonë kishte kryeredaktorin nga Uzhica, një zeshkan, me një ble të flokëve të zezë, që kur e shpaloste, po të mundej do të më përpinte si një gërçamë ujë!

- Ç’po kërkoni ju shqiptarët? - çjerrej shpesh në Redaksinë “Jedinstvo” ku ishte gazetar e kryeredaktor i gazetës “Kosova”. - Mjaft u kemi dhënë ne juve. Edhe ketë mund t’ua marrim! Nëse doni kështu, mirë, nëse jo, larg duart nga ne!... Lirisht mund të shkoni nga keni ardhur!

Për çdo ditë, kryeredaktori Luçiç gjente diçka që të më ngacmojë. Ai tërë atë mllef që kishte ndaj studentëve që demonstronin nëpër udhët e Prishtinës, e zbrazte dhe e shprehte në mua, por qe në asnjë çast nuk i jepja ndonjë shenjë të frikës dhe servilizmit.

Flitej se çdo gjë që ishte e ndaluar për shqiptarë, do të dalë në shesh, flitej se ishin ndaluar edhe veprat e një shkrimtari me ide socialiste, pra ishte fjala për Migjenin tonë! Tash e tutje çdo shkrim të tij do ta lexojmë lirisht. Po, vallë, një shkrimtarë patëm ne të ndaluar? Po, ku janë të tjerët? Ne kemi shkrimtarë që s’guxuam t’ua përmendim emrin e lëre më veprat! Ku janë shkrimtarët e tjerë: Fishta, Koliqi, Naimi? Një Migjen doli dhe na liroi për së dyti!... Kujtesa ime bredh në ato zyra të Kombintatit Kosova...

Atë mëngjes të asaj vjeshte me shi mezi arrita të hyj në autobus. Kishte shumë veta, dhe fare s’i kisha parë. Të gjithë udhëtojmë për në Kombinat, pohonin, dhe shtyheshin me bërryla, shikonin njëri-tjetrin se ç’po peshpëritej në autobus. Ishin grupe pjesëtarësh të sigurimit. Çdo lëvizje e përcillnin sikur dëshironin ta inçizojnë për ndonjë seknar filmi. Autobusi ynë arrriti në sheshin para barakave. Dolëm prej autobusit të heshtur.

As shqiptarët me shqiptarë s’flitnin si më parë, e lëre më me serbë dhe të tjerë. Sikur të gjithë ne kishim bërë një turp apo krim ndaj njerëzve. Serbët na shikonin mërrolshëm dhe dukej se me sy donin të na shpojnë si me gjilpërë. Vallë, ç’kishim bërë ne? pyesja veten. Asgjë, më thoshte kjo mendje. Duhej jetë, bukë e liri edhe për ne! Duhej të ishim të barabartë, ashtu sikurse ishte vendosur gjatë LNÇ-së! Por, kujtesa më treti sa andej-këtej. Me çoi thellë, shumë thellë ajo kujtesë, më futi në pus të thellë magjik, deri edhe në fund të pusit , më nxjerri edhe prej fundit të pusit, dhe më gjasë fat që mezi dola në tokë të bukës Kosovë. Të gjitha këto mendime në cast sikur i shporra. Një mendje më thoshte: sikur ta kisha një shportë e ti fusja mendimet në të, pastaj prej saj do t’i merrja vetëm atëherë kur më duhen, pastaj do t’i shpërndaja së pari për të mitë, apo edhe do t’i ruaja në shportë! Edhe sikur t’i kisha shportat e tërë botës, vallë, a do të mund t’i mbledh të gjitha mendimet e njerëzve të mençur e t’i fusja në atë shportë aq të vogël? Po, lëre atë shportë, më thoshte mendja. Duhet të gjejë diçka më të mirë se shportën që të mos rrjedhin mendimet apo të mos fluturojnë në botën e njerëzimit, se mud të mi çortojnë mendimet e mia dhe të mos i pranojnë, të më gjykojnë breznitë përjetë...

Kisha hyr në zyrën time. Saksitë me lule që i ujiste për çdo mëngjes Monavere Gusia, ishin përmbysur në dysheme. Materialet e tavolinës sime i gjeta të shkapërderdhura në dysheme, asgjë s’gjeta në rregull. Syzat e tavolinës i gjeta në dysheme, pa gazeta e shkrime të tjera. Më ishte bërë pikë në zemër, ku do ta kenë lënë atë reportazhin që e kisha përgatitur për gazetën e kolektivit punues “Kosova”. Atë e kisha shkruar në gjuhën shqipe, e redaktori mund të ishte hidhëruar në shqiptarë e s’do të ma botonte. Ç’ishte kjo punë e botimeve kështu? Vallë, edhe ata punëtorë çfarë mendojnë për mua? E dinë ata, apo s’e dinë se unë përpiqem t’i mbroj, të mos jenë të shfrytëzuar. Kisha menduar ta hapja rubrikën e re në gazetë: “Punëtor e ke fjalën!” Mendoja ashtu, por në fakt edhe dilte ashtu, se punëtori e kishte vetëm fjalën, kurse të tjerët shkopin!... Edhe sikur t’u kushtoja ndonjë poezi punëtorëve, prapë ata do të mbeteshin punëtorë. Mund ta lexojnë poezinë time, dhe asgjë, pos punëtorë të krahut. As që i dihej punëtorit, çmohej pak, paguhej pak, dhe as që guxonte të kërkojë më shumë. Ai që kërkonte shumicën, e humbte edhe pakicën! Më thoshin se shumica ta hanë kokën, por edhe këtu, sa kishte logjikë kjo shprehje, po aq edhe shpesh përdorej. Reportazhi për kolosin e industrisë sonë nuk pa dritë. Fat që një pjesë e pata gjetur në dysheme, dhe daktilografistja dukej se u gëzua më shumë se unë.

-Po, ç’ke or Bardh që kaq shumë e mundon veten për këto shkrime? - pyeti Monavera. - Lëre atë punë të shkrimeve! A po sheh se po bëhem gati të futëm në luftë? Ç’i duhen punëtorit shkrimet kur e humb kokën në luftë? Ti mund ta shkatërrosh veten kështu - sikur desh të më këshilloj apo të më qetësojë Monavera. Pastaj ia nisi t’i mbledh ato saksi me lule si dhe gazetat e shkapërderdhura në dysheme. Të gjitha i krahoi, e pastaj si zakonisht mori pecën dhe shkoi në krua, e lagu dhe e shtrydhi e nisi ta pastrojë zyrën. Makinën time të shkrimit s’e paskan prekur, Bardh, më tha ajo.

Telefonat atë ditë të vjeshtës cingëronin në çdo zyrë. Të gjithë flisnin në gjuhën serbe, bisedonin, e ne ishim mbyllur në ato pak zyra, shikonim e përgjonim se ç’po ndodhte me ne? Askush s’mund të merrte farë inisjative për bisedime me serbët. Asgjë s’kishte nisur të kanalizohej. Një pritje si në kukëza, në pamje të parë ashtu dukej, por edhe s’ishte ashtu. Telefonat nuk cingëronin për të mirën tonë, më thoshte një mendje. Kërkoheshin ata që duhej t’ia ndërrojnë gishtërinjtë kavallit të Serbisë. Me gjasë kishte ndryshuar diçka edhe në dobi tonë, thosha. Kur serbët përdorin arrogancën kundër shqiptarëve, punët s’janë edhe aq keq.

Në zyrën time erdhi lajmi më i ri. Do të mbahet një tubim para platosë së barakës, do të vjen dikush nga lart, e do të flas për demonstratat e studentëve. Çfarë ishim bërë ne? Të gjithë ishim strukur në ato pak zyra si pula të nuklavta, sikur të mos kishim folur e biseduar kurrë me serbët. Ishte krijuar një gjendje e katandisur!…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 EmptyFri Apr 04, 2008 7:41 pm

Edhe për gazetë s’më shkonte mendja të shkruaja asgjë. Ku të shkruaja në valë të tilla, që ngriteshin në mënyrë të pahetueshme. Dolëm të gjithë para atyre tri barakave. Sytë i drejtuam nga udha dhe prisnim kush do të vinte nga Prishtina. Tribuna ishte bërë gati për fjalim. Çudi, aq shpejt ishte përgatitur ajo tribunë. Por, Kombinat i thoshin atij, kishte çdo gjë, para, rrymë, qymyr, e pse të mos mundej në shpejtësi ta përgatis edhe tribunën për fjalime.U fol pak në atë tribunë, se z. Xhavit Nimani, s’fliste shumë. Ishte edhe me z. Mahmut Bakallin. Lexuan diçka, që as vetë s’mundja t’i merrja vesh, apo s’e njihja politikën. Pastaj në tribunë doli Stevan Gullani, kryetar i Sindikatës së Kombinatit. Ishte çakërdisur, sytë iu kishin skuqur sikur të kishte dalur nga kavaçhana me çekan hekuri në dorë, shikonte mirë se nga po flitej, apo edhe mos ndokush do të dalë para tij e ta thotë mendimin troç për studentë. Ai ia nisi në të veten, me atë zë pompoz, dhe duke u çjerrë. Fjalët e ashpra i rridhnin sikur t’i nxerrte nga bidoni i rakisë!.

Shokë dhe shoqe, keni dëgjuar për mes radios dhe televizorit se ç’farë kanë bërë mbrëmë studentët shqiptarë në qyetin tonë. Prishtinën e kanë shkatërruar tërësisht, kanë thyer xhama, kanë përmbysur vetura, autobusë, kamionë, e çfarë kanë gjetur në udhë. Mund të vijnë edhe këtu e të na shkatërrojnë këtë kolos të industrisë që po e ngrisim me shumë mund dhe vuajtje. Këto janë frute të klasës punëtore. Si guxojnë studentët të luajnë me to? Po, ku është policia jonë, pse hesht ajo? Po, ushtria, ç’ruan ajo? Po të isha atje në Prishtinë, për ata që kanë dalë në udhë, do t’i korrja me mitraloz. Për të tillë që e prishin rendin, vetëm pushka u vjen hakesh! - dhe fliste me një serbishte shumë të dobët, dhe shihej se ishte i një stili shumë të ulët fshatarçe. Ai ishte një ardhacak bastardh nga Lika dhe shpesh krekosej për veti të trimërisë dhe të përvojës së udhëheqjes së sindikatës së punëtorëve. “Unë jam nga Lika, por kudo që punoj do t’i mbroj vendimet e AVNOJ-it tonë! Ata që i kundërshtojnë këto vendime, u themi hapët: “Via- Albania”!

Pastaj e mori fjalën Xhavit Nimani, për fat foli shqip:

“Shokë, të mos ngutemi, demonstratat janë armiqësore! Ne do t’i gjykojmë ato, dhe do të shikojmë ç’është e mundur të bëjmë që të përmirësohet jeta...

Telefonat cingëronin. Bisedohej me Beogradin, kërkoheshin informata të sakëta nga serbët e malazeztë që jetonin e punonin në Kosovë. Nga të gjitha anët, çdo gjë kishte luajtur me pod. Edhe shqiptarët nga jashtë kishin marrë vesh se ç’kishte ndodhur në Prishtinë. Vjeshta që s’kishte prurë frute, mjafton se erdhi me demonstrata të studentëve.

- Ore, ç’po bëni ju atje? A po dini se jeni në gojë të ujkut? Kërkoni Kosovën republikë, po ç’po të duhet republika nën Serbi? - pohonin në emër të punëtorëve gjoja se i kishin qortuar demonstratat e studntëve në botën e jashtme.

Kishin dalë shqiptarët edhe në botë, dhe fat që kishin parë diçka më shumë se këtu. Bota i ka sytë e veshët e saj ndryshe, mendoja unë. “Ore, a po dini se tërë Jugosllavinë e keni mbi kokë, e besa edhe e keni prekur arushën aty ku i dhemb!”pandehej nga njerëz të tjerë që me gjasë ia donin të mirën Kosovës.

Prisja ndonjë lajm. Tranzistorin s’e kisha marr me vete. Tash mund të dyshojnë më shumë në mua, thosha. Asgjë s’lexoja, pos gazetës “Borba” dhe “Politika” që vinin këtu që në orët e para të mëngjesit me trenin e shpejtë nga Beogradi. Në faqe të parë të gazetës “Politika” lexoja vlerësimin që kishte dhënë Komiteti Qendror i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, pastaj edhe ai Serbisë, si dhe i Kosovës. Të gjithë e rrahnin të njëjtin tel: demonstrata janë armiqësore, dhe pikë! Ec e iki këtij vlerësimi! Qëndrimet prej së larti ishin vendime arbitrare, vetëm që s’thoshin ligje që duhej vënë në jetë! Gazeta “Rilindja” mezi priste që t’i përkthejë ato dhe t’i përhap në gjuhën shqipe.

As kohën e mëngjesit s’e shfrytëzova. Dikush kishte marrë bukë nga shtëpia dhe ua ndante shokëve, e sa të tjerë mbeten të uritur. As kafetë e mëngjesit s’ishin pi me serbë e malazezë. Telefonat cingëronin e ne askush nuk na kërkonte, sikur të mos ishim të gjallë. Ç’fat patëm në ato ditë? Monaverja s’kishte pi kafe me Senkën, kurse kryeredaktori kushedi se çdo të thoshte kur do të takohesha me të. Më mirë sikur të mos e takoja, thosha në vete, mund të flas diçka e ai pastaj më paraqet në organe. Më mundonin leximet, dhe shkrimet. As vetë s’e di sesi aq shpejt u gjendem në sallë të Këshillit të Punëtorëve. Lajmëruan se do të vinte Pavle Joviçeviq, anëtar i Komitetit Qendror të LK të Serbisë. Kisha dëgjuar edhe për emrin e tij, anonim gjatë luftës. Paloka, i thoshin. Kisha dëgjuar se edhe Dyli i kishte thënë kështu, por edhe e thërriste në serbishte: “Shoku Paloka!”. Shkonte ai kudo me të, në terren, nëpër Kosovë, me një veturë të zezë, dhe që të dy uleshin mbrapa. Kur merrnin edhe dikënd me vete, ata ishin më të lumtur, se ulej në vendin e parë, pra me shoferin e Dylit. Salla gumëzhinte. Ishim në mëdyshje, me kënd të uleshim, çfarë të flisnim, apo edhe fare të mos flisnim? Le të çjerren serbët, mendoja në vete. Le të lehnin qentë, karvani ynë lë të ecën udhës së vet...

Mbledhja në sallë filloi. Paloka ishte në plan të parë. Të gjithë sy e vesh i kishim bërë katër, çfarë do të fliste ai. Ia dhanë fjalën, por që në fillim, kërkoi që të mbahej procesverbali. Propozimi u pranua që të jetë hartuese e procesverbalit Emira Plakiqi, një boshnjake, bukuroshe, që mbahej se i kishte punët mirë edhe me serbë, po edhe me shqiptarë. Mbledhja kishte filluar. Daut Shurdha ishte sekretar i organiztës sonë të LK. Ai, me një serbishte të plogësht, mezi arrit t’ia jap fjalën Palokës, këtij të pasluftës.

- Shokë, ia jep fjalën shokut Pavle Joviçeviq. Ai do të na tregojë për demonstratat se çfarë janë e çfarë bënë studentët tanë në qytet?.

Ai u ul dhe mezi priti t’ia shkarkonte përgjegjësinë dikuj tjetër. Pavli i vuri syzet, shikoi anash, pastaj ia nisi të flasë:

- Shokë dhe shoqe, kush është përkrahës i demonstratave, le ta di se është kundër vendimeve të AVNOJ-it që janë firmuar më 29 nëntor l943, në Jajce. Studentët shqiptarë janë ngritur kundër ANOJ-it tonë, atij të luftës. Kush prek AVNOJ-in tonë, le ta di se s’ka vend në Jugosllavi. Jugosllavia e Titos, dhe mbarë populli i saj do t’i gjykojnë demonstratat armiqësore, pra edhe ne po u themi se janë: armiqësore! “Tako je!” (“Ashtu është”!), u dëgjuan zërat e serbëve, e kur pashë se duatrokitën edhe shqiptarët, kjo ishte thikë për mua. - Kushdo që luan me hartën e re të Jugosllavisë, luan me kokë! - e ngriti zërin ai, duke i rënë tavolinës me grusht.

Heshta dhe prisja ç’po ndodhte...

- Këtu kanë ngritur kokë edhe pjesëmarrësit e kolonës se pestë - tha Paloka. - Ne i dimë ata se kush janë, dhe herët i qeruam hesapet me ta. Edhe atyre gazetarëve të “Rilindjes” u themi prej këtu, rrini urtë se ua marrim gazetën. Gazeta që është kundër AVNOJ-it tonë, dhe kundër shokut Tito, as që mund të mendohet se do të ketë jetë të gjatë. Ju, shokë, bëni çmos që t’u folni shqiptarëve, dhe u thoni se po e prishet Jugosllavinë, s’u mbetet vend këtu. Jugosllavia u ka futur nën sqetull se s’u deshi askush. Edhe Shqipëria ka hequr dorë nga ju! Ju, jeni bërë pishë e shtetit tonë. Po ndodhi e u futëm në luftë me ju edhe njëherë, lëre që do t’u humbë Kosova, por edhe Shqipëria. Dimë ne se ç’bëjmë me ju...Edhe në luftë u morëm vetëm si shikues-vallëzues, e jo edhe si luftëtarë të barabartë! - dhe u ul, e syzet i futi në xhep, dhe shikonte si një përbindësh. – Shokë, ne duhet të diferencohemi nga kërkesat e studentëve – shtoi ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 EmptyFri Apr 04, 2008 7:42 pm

Kisha dëgjuar e lexuar shumë shkrime gjatë LNÇ-së. Atë ditë dolën prej shtypit sa shkrime të Titos. Në një libër të përkthyer prej serbishtes në shqipe, kisha shënuar të vetmin mendim të Titos për LNÇ-në: “Në Luftën Nacional Çlirimtare, morën pjesë edhe dofarë arnautësh!”. Të na quaj Tito “arnaut: këtë s’e kisha besuar! Dyshoja mos përkthyesi kishte bërë ndonjë lajthitje? Të na përgënjeshtrojnë pagëzimin...? Kjo ishte e ngjashme sikur të na pagëzonte edhe me emrin mohues serb: “Shiftar”!

Ato ditë kisha rënë në mendime të thella. Mendoja se studentët i luhatën të gjitha lëvizjet. Çfarë të pohoja apo të shkruaja kundër LNÇ-së, kur më sa vërehej ne s’qemë liruar fare. U liruan e fitaun serbët, e ne mbetëm nën këmbë të tyre. Por, ç’fat kisha, kur së pari, s’kisha marrë pjesë në luftë, së dyti isha bir i ballistit, sipas shënimeve sekrete, dhe së treti, isha me shkollë, por që duhej t’ia ndërroja gishtërinjtë kavallit siç dëshirojnë pushtetëtarët... Isha ngritur të flisja. Salla më dukej se më çonte peshë. Të gjithë serbët dhe malazeztë më shikonin me një kureshtje të jashtëzakontë.

- Shokë dhe shoqe, sipas kësaj që u fol këtu, po del se ne duhet t’i marrim mitralozët e të luftojmë, apo siç tha një diskutues, t’i korrim studentët - ndërhya në bisedë. - Gjenerata e re s’korret me mitralozë! - dhe u ula, kurse salla nisi të vlojë si një koshere bletësh.

- Fol serbisht, se s’po e kuptojmë atë gjuhë “arnautësh”! - dëgjova një zë nga fundi i sallës. - Vetëm serbisht duam të flitet këtu! - ndërpreu mendimet e mia një burrë serb që fare s’e njihja.

- Ju lutem, mos më pengoni. Unë s’ju pengova juve kur folët në sebishte. Keni durim, serbishten s’e njoh aq mirë. Mund të gaboj lidhur me këto punë. Le ta përkthejnë të tjetrët atë që flas unë... Gjatë jetës që kemi bërë këtu, edhe ju serbët keni mundur të mësoni shqipen. Jetojmë këtu në Kosovë së bashku, keni lufuar edhe ju së bashku me shqiptarë, por shihet se edhe ju s’i keni pastruar çështjet me kohë...Kosova e kujt mbeti? Ta them se këtu qarkullon një barcoletë boshnjake, që është futur në zhargonin e bisedave.

- Erdhi këtu në Kosovë boshnjaku që të kërkojë punë, dhe kishte shkuar te serbët, e s’kishte mundur të hyj në punë, kishte shkuar edhe te malazeztë, pastaj edhe te shqiptarët, dhe mjerisht askush s’mundi t’i ndihmojë. Para se të kthehej në Bosnjë, e kishin pyetur:

- Po, ç’kishte të re në atë Kosovë?

Ishte përgjigjur si në shaka:

Turqit po shpërnguleshin,

Jevgjet po gëzoheshin.

Serbët po sundonin.

Kurse shqiptarët po shpresnonin...

Salla ra në një heshtje mortore.

- Kush di ta përkthej këtë që foli Bardh Mulaj? - pyetën sa veta.

Askush s’paraqitej. Prisja se çfarë do të ndodhte me mua. Kisha folur edhe më gjatë, por kjo që i kisha theksuar se serbët po sundojnë, ishte pak e rëndë, apo edhe një thikë për mua, siç pëshpëritej nga sa shokë në shikim të parë. U ngrit mjeku Mehmet Begraca. Ai ishte ndër më të pjekurit politikisht. Foli dhe i ra rretherrotull problemit, e fare s’i përmendi demonstratat. Për mendjen time, më doli hakut. Asgjë s’desh të komentojë lidhur me atë që kisha shtruar gjatë diskutimit në gjuhë amtare. Por, sa i përket trajtimit të Kosovës, vëreja se kjo i pëlqente shumë...

Asnjë serb nuk dilte nga salla pa u sqaruar, në mos në tribunë, ata shpesh i pyesnin edhe shqiptarët intim: “Ç’foli Bardhi?” Kishte ndër të tjerë të mençur që më ruanin, por kishte edhe sish që mezi prisnin të rrëfenin se ç’kisha parashtruar në mbledhje.

- Po, mirë flet ai Bardhi, por pse s’po flet serbisht? Ta marrim vesh edhe ne? - dëgjoja se ankoheshin serbët. Edhe shqiptarët shpesh me luteshin:

- Të lutem, Bardh, fol serbisht, se edhe ne po të kuptojmë më mirë. Ajo shqipe ytja, pak e vështirë për t’u kuptuar!.

Mbledhja mori fund, por ç’pritej pas saj, kjo më mundonte tepër.

Dita e parë pas demsontratave në Kombinatin “Kosova” më kishte kapëcyer shpejt. As vetë s’e hetova se kur nëpunësit bëheheshin gati për t’u kthyer në shtëpi. Nga kryeredaktori mora detyrë që pas ditës të merrja pjesë në një tubim protestues të punëtorëve në Gazifikim dhe Azotik. Aty flitej se ishin dy njësi punuese që kundërshtonin njëra-tjetrën. As që më shkohej atje, por detyra ime ishte e tillë... Isha përgatitur që në orët e pasditës të merrja pjesë në tubimin e punëtorëve. Parashihja se do të ketë mospajtime mes serbëve dhe të shqiptarëve!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 EmptyFri Apr 04, 2008 7:43 pm

41

Isha kthyer nga puna në shtëpi, i lodhur dhe më dukej se tërë qyteti më kishte rënë mbi kokën time. Udhës pashë se shitoret ishin furnizuar me artikuj ushqimorë. Mungesa e miellit, e vajit, e sheqerit zbutej për ata që kishin para, kurse për të tjerët, gjendja ishte njësoj si më parë. Flitej se këto rezerva të ushqimit ishin nxjerrë nga magazinat e ushtrisë. Ushtria kishte stoqe ushqimore e askush tjetër. Por, bëhej edhe një ndryshim këtu në Kosovë. “AVNOJ-i” kishte vendosur që të shpallej edhe flamuri shqiptar, dhe ishte vënë gjithkund, deri edhe në Komitet Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, në ndertesën e Kuvendit të Kosovës, pastaj në bankë, po edhe në Kombinatin tonë. Gjithkund shihej se për herë të parë në Udhën e Blirëve në Prishtinë valonte flamuri shqiptar. Kjo ishte dhe s’ishte befasi! Flamuri valonte gjithkund në Kosovë, por s’dihej çfarë ishte ndermarrë në Mal të Zi dhe në Maqedoni? Edhe atje shqiptarët klithnin për të drejta, që përherë i bënin kërkesat për flamur si dhe ndryshime të tjera në administratë. Flamuri ynë, pas shumë përpjekjesh, më në fund, doli në “ajër të pastër”!, krahas flamujve të tjerë jugosllavë dhe serbë. Sa kënaqësi ishte ta shohësh atë flamur kuqezi në mjedis të flamujve të republikave motra! Serbët dhe malazezët s’ishin aqë të kënaqur me këtë që po ndodhte... Shpesh ata shanin flamurin shqiptar, e kishte shumë raste kur edhe e shqyenin natën, dhe në mëngjes flamujt, aty-këtu shiheshin se ishin dëmtuar. Flamujt e tjerë nuk shqyheshin, se po të dëmtoheshin ata, do të thoshin se shqiptarët i kanë grisur, dhe se ata s’po e duan anjë flamur tjetër në Kosovë, pos atë të Shqipërisë! Kishte nder të tjerë, në mjedise shqiptarësh që bënin edhe provokime:

- Po, ç’na duhet ai flamur, arën kuqezi? Kush shkon pas atij flamuri? Ne s’e kemi mendjen të futemi në luftë më? Po, ne edhe deri këtu e shtymë pa të, e hajde, ç’të hajmë? Arnat s’hahen... - pohonin një shtresë e vogël e njerëzve të papërcaktuar kombëtarisht.

Kur dëgjonin serbët shqiptarë të tillë që shprehnin botën e tyre iracionale, gëzoheshin dhe shtonin:

- Po, ky s’është flamuri juaj. Ç’jeni kap si njeriu i dehur në urë për flamur? Kosova duhet ta këtë flamurin e Serbisë. Kot së koti, se këtu i thonë kësaj tokë serbe! Nën një flamur të gjithë, me një kushtetutë, ndryshe s’ka jetë këtu. Le të rri urtë ajo Shqipëri, se i tregojmë ne asaj se kush e nga jemi... Opingat për luftë me shqiptarë i kemi të gatshme!

Hëngra darkën në vend të drekës, dhe me gjasë më kishte rënë në bark si ta fusja ndonjë plithar. Pas një pushimi, u ngrita dhe lëshova tranzistorin. Së pari e vura treguesin në Radio-Tiranë, pastaj shikoja mos ndokush po përgjonte te dritarja e shtëpisë sime. Radio-Tirana shpesh ishte pikëmbështetëse për orientimin tim. I dëgjoja edhe lajmet e Radio-Beogradit, por edhe “Zërin e Amerikës” në gjuhën shqipe. Merrja lajme edhe nga anë të tjera. Udha e Blirëve shpesh ishte sheshi kryesor për të parë sesi rrahte pulsi i njerëzve këtu në Kosovë, por edhe gjetkë... Kisha dalë në atë Udhë shpesh, dhe kisha lexuar edhe një tregim të Arsimit në revistën “Kosovarja”, “Heshtja e udhëve”. Por, sapo shihja tash udhët s’ishin të heshtura më. Vlonin nga të rinjtë, por edhe nga njerëz të anëve të tjera. Të gjithë ishin përqëndruar se ç’po ndodhte atë vjeshtë në Prishtinë? Njerëzit kishin harruar se vjeshta u jepte shenjë se duhej të bëheshin gati për dimër, pastaj të mbjellnin grurë, të bëjnë ugar për pranverë... Madje, shpesh me arsye dëgjoheshin fshatarët:

- Ore, Bardh, ta mbjellim tokën tonë se këtu jemi si në vorbull. Serbia, s’është ngusht se ne vdesim nga uria!

Në atë mbrëmje rash ndesh me sa shokë që s’kisha menduar se do të kenë pikëpamje të tilla. Ishte kohë kur çdo lëvizje përparimtare përpiqeshim të kthenim në vijë të kombit. U fol se demonstratat i organizuan serbët, dhe me këtë na qitën karremin, pastaj u fol se humbëm besimin si komunistë e çfarë s’u fol?...

Isha kthyer në shtëpi mërzitshëm. Nëna përherë më përcillte, atë e gjeja shpesh në ballkon të ulur e duke përgjuar, pyeste: “Ç’u bë ma atë djalë më?” Jetonte me vuajtjet e mia.

Edhe para demostratave të sdutentëve, këtu ishin bërë edhe shumë ngjarje të tjera. Pas Plenumit IV, ishte djegur kinemaja “Rinia” në Prishtinë, pastaj ishte djegur “Separacioni” në Obiliq, e lajmin më të ri kisha marrë se ishte djegur edhe mulliri në Skënderaj. Në korzo qarkullonin lloj-lloj vlerësimesh: jo i kanë djegur shqiptarët, jo serbët, e kështu, dikush i binte thumnbit e tjetri patkoit, dhe punët shkonin rrotë mbi rrotë... Pritej se një ditë ato inskenime do të dalin edhe përtej rrotës... Ngjarja më e rrezikshme që s’ishte qortuar aq shumë nga serbët, ishte gostia në hotelin “Bozhur”. Aty, serbët e kishin festuar vjetin e ri kalendarik, dhe kishin hëngër e pi, e pastaj kur ishin ngopur, kishin kërkuar për të ngrënë koka të shqiptarëve! Disa herë në mënyrë formale qortoheshin ata që kishin qenë në atë banket zyrtar pansllavizmi. Por, më sa dihej shumica syrësh ishin drejtorë e udhëheqës të tjerë serbë e malazezë nga Kombinati. Mungonte vetëm drejtori i përgjithshëm, Bozho Radunoviq. Ai ishte apo s’ishte krah me ta! Ndodh se natën, apo e ditën, herë po, e herë jo! Kishte ndodhur edhe një ngjarje tjetër, që ishte zbuluar se i kishte pasur rrënjët në Mal të Zi. Atje, thoshin se ishte mbajtur Kongresi i Informbirosë, dhe se kishin marrë pjesë edhe nga Kosova. Thoshin se Zonjiqi, mjek malazez dhe drejtor i Entit Hingjenik nga Spitali i Prishtinës, ishte kryesori. Të gjitha këto ngjarje që ndodhnin nga palët serbe s’bëheshin aq të mëdha, por zvogëloheshin...Për serbët që kishin marrë pjesë në festën e Vjetit të Ri kalendarik të serbëve, pak ose aspak nuk ngriteshin serbët në kritikë kundër serbëve, por heshtnin dhe shpesh ngriheshin dhe i mbronin, kurse për shqiptarë që kishin marrë pjesë në demonstrata, ose edhe po të dyshohej se kishin marrë pjesë në to, diskreditoheshin në mënyrë shumë të vrazhdëta, sakaq edhe përjashtoheshin nga puna. Kështu erdhën ato ditë të vjeshtës. Shirat që nisën të bien, sikur i thërrisnin bujqët në punë, por mbledhjet për t’i denoncuar demostrata fare s’pushonin.

Më thoshte një mendje, se kur përmendej mbledhja e Informbirosë që ishte mbajtur në Kotor, në Mal të Zi, kjo ishte një sfidë ruse kundër Shqipërisë. Por, sërish kthehesha në ato ditë të vështira kur tërë propaganda serbe dërdëlliste kundër Shqipërisë. Shqipëria, si gjithnjë ishte bërë pikë neuralgjike e politikës serbe, dhe saherë që sadopak vërehej se bëhej një lëvizje shqiptarësh, ata e gjenin fajëtore kujdestare vetëm Shqipërinë!

- Shqipëria ka dorë këtu përmes intelegjencies - pohonin qarqet e Beogradit nga pala serbe. - Intelegjencia punojnë për bashkimin e Kosovës me Shqipëri - por këtë e zbehnin politikanët shqiptarë.

As që ishte kohë të zbulohej çdo gjë që ishte në vijë kombëtare; as që mund të dihej se kush e nga shponte me mendime, por edhe as për serbët s’mund të hetoje asgjë që ishte thelbësore! Bëhej një luftë psikologjike edhe më e ashpër se ajo ballëpërballë...

Shihej qartë se aktivistëve u kishte lindur buka! Ata me mjete të kamunikacuionit qarkullonin gjithkund nëpër Kosovë, por edhe në vend të tjera. As që guxonte kush të pyeste për ta. Kishin punë të mëdha dhe shumë të rëndësishme. Shkonin me tren vagonli prej Prishtinës në Beograd natën-ditën. Po të merrje udhë për Beograd dhe të qëndroje vetëm një orë në stacionin hekurudhor, do të thoshe:”Po, këtu qenkan të gjithë “buxhovanët” shqiptarë”. Nuk bënte para asgjë, pos fjalës së tyre që ishte vulë mbi vulë... Edhe gazetarët thuaj se ia ndërronin gishtërinjtë të njëjtit kavall. Shkonin në mbledhje me udhëheqës të lartë, bënin plane çfarë e kundër kujt të shkruanin artikuj, kë ta avanconin, e kështu me radhë. Të gjithë ishin bërë në një gojë, sikur ajo fjala që shpesh e gjeja në shkrime të mia:”Si pëllumbi me pëllumbeshën!” Ishte të thuash krejt normale që të gjithë kishin rënë në ujdi. Flsinin në mënyrë të hapët kundër rinisë studenteske, si dhe liderëve të rinj që nuk pajtoheshin me regjimin e kohës.

- Ata s’janë duke punuar asgjë! Nuk i kryejnë provimet në fakultet! - pohohej nëpër Udhë të Blirëve të Prishtinës nga stafi udhëheqës, por edhe nga një shtresë tjetër që mezi pritnin të bëheshin ndërrime, dhe të fitonin ndonjë pozitë gjoja se të rëndësishme! Ndërsa në shtypin tonë të përditshëm shqip, në revista, në radio e në televizion, çdo ditë lexoja dhe dëgjoja për pasojat e dhunës ushtarake e policore serbe e cila ushtrohej më të madhe ndaj shqiptarëve të Kosovës. Kjo dhunë tashmë ishte shtresuar edhe në fjalorin politik të veprimtarëve të partive tona politike! Një fjalor i tillë ishte shtresuar thellë në ndërgjegjen e popullatës shqiptare, ndërsa tejkalimi i gjendjes së këtillë gjithsesi të rëndë nga analitikët e shumtë politikë shihej në bashkimin dhe bashkrenditjen e veprimeve politike e kurrsesi në përçarje që ishin shquar dhe shquheshin viteve të fundit në jetën e ashtuquajtur plurarliste! Me rrënimin e ish-sistemit monist në Kosovë u formuan shumë parti politike. Individë të ndryshëm shprehnin pakënaqësinë e tyre me gjithçka të re dhe pa fije turpi i keqpërdornin edhe faqet e shtypit të lirë, atë që e patëm, duke i paraqitur e dërdëllisur dallaveret e tyre në kafene dhe në kuzhina të përçarjes. Ç’është më tragjike, në lojërat e tilla futeshin edhe njerëz me tituj të lartë, të cilët më parë opinioni i njohu si shkenctarë dhe intelektualë të shquar, por sa vlente kjo, kur ata hylleshin në kurthin e politikanëve të dështuar, të cilët në faqet e shtypit tonë njoftojnë për mbajtjen e kuvendeve të jashtëzakonshme të partisë(!), në kafene me meze e me raki, pasi dehën të gjithë, shkarkohen dhe emërohen kryetarët të partive! Mund të ndodhte që me të marrur gazetën e mëngjesit të mësosh (nëse je kryetar i ndonjë partie) për shkarkimin dhe reformimin e kursit të ri politik të cilin do ta ndjek partia, kurse ky, që ndryshonte brenda natës në kafene! “E mashtruan për ta lënë shkencën!”, fliste pala tjetër, dhe i thanë: “Merru me politikë!”, - dhe ai vendoste dhe pikë, të merrej me politikë! “Nuk dua të merrem me shkencë, për mua qenka shpëtim vetëm politika! Unë jam kryetar, hej!” Kështu disi vendosej bashkarisht në kafene! Të mjertë ata që nuk e dinin se me huqet e tyre politike dhe shpirtërore nuk mund të merrej as kafeneja, as udha dhe as populli i cili nuk dinte se ç’po ndodhte brenda natës me veprimtarët e dështuar politikë në kafenetë e lagjeve të tyre! Këtë s’e dinin as anëtarët e ngushtë të familjeve, prandaj ishte e tepërtë që me ta të merrej edhe shtypi i përditshëm në Kosovë dhe në Shqipëri, ku zakonisht mësojmë për përçarjet politike të këtyre mburracakëve!... Veprimtarët e këtillë politik, tashmë të konvertuar, të dështuar gjithsesi, mund të ndodhte që nesër t’ua mësyejnë edhe dyerve të shkollave shqipe dhe të institucioneve dhe aty të bëjnë regjistrimin e anëtarëve të partive dhe të krahëve të shpifur dhe të vetëshpallur brenda natës! Veprimtarë të këtillë, shkenctarë të dështuar e poetë të stafetave të totalitarizmit dolën në skenë si “Don Kishtotë” në politikë. S’ishte gjë e rastit dhe çudi që këta “Don Kishotë” nesër në faqet e shtypit tonë të njoftojnë edhe për shkarkimin e kryetarit të Kosovës dhe të tërë qeverisë së saj! Pse jo, nëse vetë i tolerojmë!?..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 EmptyFri Apr 04, 2008 7:44 pm

42

Tubimin e punëtorëve në Gazifkim dhe në Azotik e prisja si thikën në asht. Azotiku kishte drejtorin shqiptar, Xhevdet Pula, profesor i kimisë nga Gjakova, kurse Gazifikimi, kishte për drejtor Vuko Bojaniqin, ardhacak nga Mali i Zi, që një kohë ishte vendosur në Dubravë afër Istogut, pastaj kishte kaluar në Mitrovicë, ku ishte përparuar, dhe kishte arritur të bëhej politikan i rryeshëm, e me pak shkollë! Qe të dy këta drejtorë e shikonin njëri-tjetrin si ujku e dhia! Azotiku, thoshin serbët është ndërmarrje e shqiptarëve, kurse për Gazifikimin shqiptarët pohonin se ishte kryekëput ndërmarrje e serbëve. Por, kishte ndonjë njeri nga të dy palët serbo-shqiptare që ishte stërpikur diku në ndonjë kthinë të pahetueshme të ndërmarrjes.

Ishte mbrëmje. Punëtorët e Azotikut erdhën në Gazifikim, dhe të gjithë u ulen në një anë të sallës, kurse edhe ata të Gazifikimit ishin ulur në këndin e tyre. Prej aktivistëve të Kombinatit, në këtë tubim mori pjesë Nezmidin Kuqi, ndihmës drejtor i kuadrit. Punëtorët fare s’e dinin se kush do të fliste, dhe se po të dinin qysh më parë se do të vinte Nazmidini, ndodhte se fare nuk do të merrnin pjesë në atë tubim. Por, i zu qesari! Kur e panë se arriti Nazmidin Kuqi, u prenë, dhe shikonin njëri-tjetrin duke pritur çfarë do të rrjedhte? Me gjasë qortonin ata që agjitonin të merrnin pjesë sa më shumë punëtorë në ato tubime. Mbledhja filloi dhe kryesuesi i tubimit mezi priste t’ua shkarkojë të gjitha punët në shërbesë të fjalimxhinjve...

- Shokë! - u dëgjua një zë i kryetarit të tubimit të punëtorëve në gjuhë shqipe. - Fjalën e ka shoku Nazmidin Kuqi.

“Nazmidin Ku...!”, klithen sa zëra të punëtorëve shqiptarë. Serbët nisën të duartrokasin, se e dinin se Nazmidini do të fliste kundër shqiptarëve dhe kjo çonte ujë në shërbim të vlerësimeve të organave më të larta që nga kreu jugosllavë e deri në atë krahinor, komunal etj.,etj...

Isha ulur në një kënd ku s’më shihte Nazmidini, ishte pak alergjik në mua, apo edhe në gazetarë të tjerë. Ai e kishte përqendruar vemendjen se kush po hynte dhe kush po dilte prej sallës. Kur i pa punëtorët shqiptarë dhe serbë të ndarë, foli me një serbishte të plogësht:

- Kështu qenka vëllazërim-bashkimi këtu!?

Pastaj ia nisi fjalimit të tij ngadalë dhe qetë, por që gjithnjë shkonte duke i dhënë zjarr:

- Shokë dhe shoqe, keni parë dhe keni dëgjuar se ç’bënë studentët shqiptarë në Prishtinë. Ata e kanë shkatërruar qytetin tonë. Ju e dini se ne nga kafshata juaj kemi ndarë para për ta ndërtuar Prishtinën. Këtë e ka bërë armiku ynë që s’ua mendon të mirën as serbëve, po edhe as shqiptarëve. Unë propozoj që të gjithë njëzërit t’i denojmë demonstrantët shqiptarë. Ata që janë me ta, lë të dihet se janë kundër sistemit, dhe kundër shokut tonë Tito. Ai i ka denuar këto demonstrata, e pra edhe ne jemi me Titon. Ai është i pagabueshëm dhe ne do të shkojmë udhës së tij deri në vdekje...

- Edhe pas vdekjes!.. - klithen sa zëra të punëtorëve që ishin në vende udhëheqëse.

Serbët duartrokisnin dhe njëzërit e përkrahnin fjalimin e zjarrtë të Nazmidin Kuqit.

- Ashtu është! Poshtë armiqtë e popullit tonë! Të gjithë jemi me Nazmidinin, e kush s’është me të, lë të dalë sa më parë: “Jashtë!, çirreshin njëzërit punëtorët serbo-malazez.

- Shoku ynë Tito ka thënë: “Prej fjalëve në vepra!” I keni parë këto fjalë të shkruara me shkronja të mëdha në Avallë. Pra, edhe unë po them - tha Nazmidin Kuqi - se kushdo që përpiqet t’i rrëzojë vendimet e AVNOJ-it, lë ta di mirë se s’ka vend në Jugosllavinë e Titos... - dhe vazhdonin avazet e duartrokitjeve të serbëve në atë sallë.

Askush s’paraqitej të fliste, as që lejonin serbët që të ngritej dikush kundërshtarë. Punëtorët shqiptarë frikësoheshin t’i mbrojnë studentët. Shihej se tubimi i punëtorëve ishte në përfundim e sipër. Të gjithë ishin ngritur në këmbë dhe s’i ndalnin duartrokitjet e klithmat kundër shqiptarëve. Tubimi u shpall i përfunduar. Duke dalë prej sallës, Nazmidinit sesi i rrapëlloi diçka në kokë, as vetë s’mund të besonte, e lëre më të tjerët, që mendonin se do të shkretërojë edhe më në dëm të studentëve shqiptarë. Ai u ndal në derë të sallës. Në vete thashë: “Po, ç’po do të shkretërojë ky njeri mjerë?”. Ia nisi të flasë e të belbëzojë, që të dëgjohej zëri i tij. Qetësia duhej të thyhej, apo të prishej. Askush s’priste se ai do të flasë ndonjë fjalë me peshë e në dobi të shqiptarëve. Aktivisti thërriti me sa zë që kishte:

- Shokë, hej, o shokë, ju lutem qetësi! Harrova t’ju thërras. Edhe disa duartokitje për ata serbë që kanë qenë pjesëmarrës të banketit në hotelin Bozhur!

Askush nuk arriti ta kap mendimin e tij. U bë salla pishë dhe ra në heshtje mortore. Serbët sikur kishin rënë në heshtje. As shqiptarët nuk duartrokiten! Të trandësh serbët ishte vështirë! Kurrë në jetë s’ishin mësuar të dëgjojnë diç të tillë nga Nazmidini...U fol dhe u përfol mendimi i tij, e punëtorët dolën prej asaj salle, që pastaj t’i shoshisnin mendimet e fjalimet e të tjerëve.

Duke dalur prej tubimit protestues kundër studentëve shqiptarë, serbët dhe malazeztë pyesnin njëri-tjetrin:

- Ç’tha Nazmidin Kuqi?

Ata dolën edhe si të tërbuar nga duartrokitjet për t’i demaskuar demostratat e studentëve. Por, paraqitja e jevgut, Hasan Kovaçi, që dukej se gjithnjë anonte nga pala shqiptare, ishte ngritur në këmbë dhe sikur desh t’i frynte calikut, murmuriti.

Kësaj pune i thonë:

Ding e dang,

bukë me lang!

Nis e sos,

bukë me kos!

Meqë këto vargje i përsëriti disa herë, serbët ishin kureshtarë që të pyesnin shqiptarët: “Sta je to lang?” (“Ç’është ajo fjalë lang?”). “Sta je to kos?” (Ç’është ajo fjalë kos?”). Punëtorët hipën nëpër autobusë dhe shpërndaheshin akëcili në vende më të afërme që të arrinin në shtëpitë e tyre.

Kthehesha prej tubimit të punëtorëve të Gazifikimt me përshtypje jo edhe aq të mirë! Por, këtë as që më lejohej të shkruaja në gazetë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Jakup CERAJA : NGJARJE QË S'DUAN SHPJEGIM   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 EmptyFri Apr 04, 2008 9:08 pm

Vargu i Jakup Cerajës nëk eshtë më ashtu i drejtpërdrejtë, i qëruar prej figurës asociative, domethënë nuk është më kryesisht, varg retorik, por është i mbështetur në figurën e kërkuar dhe, në pjesën më të madhe të rasteve , të gjetur me invencion dhe shkathtësi poetike. Poezia e tij mund të kënaqë edhe lexuesin me shije më modeste dhe aftësi më të pakta që të kapë poezinë e sotme, edhe lexuesin me shije më të hollë dhe më të aftë që të depërtojnë në fshehtësinë e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 EmptyFri Apr 04, 2008 9:08 pm



Jakup Ceraja lindi më 4 qershor 1935 në fshatin Cerajë të Mitrovicës.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje.
Gjimnazin në Mitrovicë.
Shkollën e lartë grupi Gjuhë dhe letërsi e kreu në Gjakovë.
Punoi si arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Me shkrime filloi qysh si nxënës.
Ka botuar këta libra poezishë :

1.Përkushtime, 1996, në revistën Jeta e re, Prishtinë
2.Djersa dhe gjaku, 1968, Rilindja , Prishtinë
3.Pranvera po të bëhet verë, 1971, Rilindja, Prishtinë,
4.Ngjarje që s'duan shpjegim, 1973, Rilindja Prishtinë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 EmptyFri Apr 04, 2008 9:09 pm

Jakup Ceraja :

TI FJALË...

Ti, fjalë shpatë me dy teha
Në duart e mia të vogla.

Ti, fjalë, kullë e lashtë e gjakut
Që i re cakut kur të kapi tërbimi.

Ti, fjalë kështjellë guri,
Vendstrehimi për poetin.

Ti , fjalë, mollë e grindjes
E hedhur prej buzëve të smirës.

Me ty, fjalë, si me gurë
Shembi burgje krimi.

Ti, fjalë, sa e afërt dhe e largët,
Sa e ëmbël dhe e idhët,
Sa e rëndë dhe e lehtë
Në gjuhën time të rysur.

22 dhjetor 1970
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 EmptyFri Apr 04, 2008 9:10 pm



Jakup CERAJA:











KËRKOJ SHPAGIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 EmptyFri Apr 04, 2008 9:11 pm

Jakup CERAJA :


MONOLOG ME TY

E shpaloj shpatullën e djathtë të kraharorit tim -

Tri plagë m'i ke dhënë në këtë anë:
Të parën me opium kurani e ungjilli,
Të dytën me kanun,
Të tretën me hujin kryeneç...

E shpaloj shpatullën e majtë të kraharorit tim -
Tri plagë të tjera m'i ke dhënë në këtë anë :
Të parën me dhëmbë të egërsisë,
Të dytën me plumb të errësisisë,
Të tretën me shigjetë të Kainit.

E shpaloj edhe shpinën e kërrusur -
Tre rripa dredhë i mungojnë me vjet :
Të parën dredhë do ta gjeni në planetin e tij ,
Të dytën dredhë do ta gjeni diku në veri,
Të tretën do ta gjeni në shkretëtirë t'Anadollit.

Por, therrmë me çfarë të duash,
Largomë
Pështymë
E vramë përsëri -
Përsëri do të vij ka ti...

29 nëndor 1971
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 EmptyFri Apr 04, 2008 9:11 pm



Jakup CERAJA :

DY


Ecim me nxitim,
Thonë dy hije po kalojnë,
Jo, por dy yj
E një ndriçim -
Yjt nuk perëndojnë .


5 mars 1970
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 EmptyFri Apr 04, 2008 9:12 pm

Jakup CERAJA :


KOSOVË


Kosovë, kodrat e tua kurrë të shkretëtuara,
Pllajat tua kurrë të xhveshura,
Luginat e tua kurrë shterpa,
Fushat e tua kurrë djerra,
Blerimi yt kurrë i zverdhur,
Qielli yt kurrë i pushtuar -
Unë me germa të mëdha.

Shkuan si qej,
Erdhën si bisha -
Erdhën
Shkuan
Të gjithë i mbolle në legjendë
Dhe legjendë të pagëzuan.

1971
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 EmptyFri Apr 04, 2008 9:12 pm

Jakup CERAJA :

QËNDRESË

Qëndron e matesh me detin
Përcjell shekujt si orët
E nuk plakesh
E nuk vdes
Si mal as si njeri.

Qëndron aty ku shekujt të njohën
Gjuhën e dëshirën -
Yjt thonë se do të qëndrosh gjithnjë
Duke derdhur dritën
Përmbi qiej të errtë
Në shekujt e rinj.
6 mars 1970
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 EmptyFri Apr 04, 2008 9:12 pm

Jakup CERAJA :

KËRKOJ SHPAGIM

Kërkoj bar shërues për sy
- i kam të verbët,
Kërkoj bar shërues për veshë
- i kam të shurdhët,
Kërkoj bar shërues për zemër
- e kam të plaguar,
Kërkoj bar shërues për gjuhë
- e kam të shkallmuar,
Kërkoj bar shërues për gjak
- kam të helmuar,
Kërkoj bar shërues për emër
e kam të ndryshuar...

Erë e Jugut,
Rreze të diellit,
Blerim i dheut
- Ku jeni ?


15 dhjetor 1971
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 EmptyFri Apr 04, 2008 9:13 pm



Jakup CERAJA :







TOGJE TË KUQE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 EmptyFri Apr 04, 2008 9:13 pm

Jakup CERAJA :

LEJLEKËT


Përmbi ne kaloni në vargonj
Si ushtarë të mirë
Ngarkuar me mall për Jugun
Dhe me të fala të mërgimtarëve
Vatrave të të parëve.

Gjyshi im , Idrizi,
Do t'ju ketë kundruar nga ndonjë kënd i Kosovës
Në ballë të frontit të gjatë
Do t'ju ketë thirrë me zë të lartë
Të zbritni për pak
Në tokën e tij të artë
Pastaj të vazhdoni përsëri
Në shtegëtim.

Ati im me parmendë në dorë
Do t'ju ketë përcjellë me sy
Diku nga arat në Kodër
I vuajtur dhe i lodhur
Do t'i keni ngjarë në jetima
Që kërkojnë prehërin e nënës.
Ai do t'ju ketë mallkuar
Kah kaloni aqë me zhurmë
E s' e dëgjoni kah ju thërret,
E s'e kuptoni çfarë ju flet
Aqë me mall robi të dhunuar,
Aqë thjesht e drejt
Si babai i vet dikur.
Tani jam në radhë unë,
Poet i frymëzuar dhe i rreptë,
Ju vështroj me pendë në dorë
E gisht në kokë
Kah përshkoni aqë të shqetësuar
Dhe pyes me nxitim :
- Martinë e parmendë vargu im a i vlen ?
Mendja më thotë : Po!
Zemra më thotë :Jo!
- Kush, vallë , do të fitojë ?

Shtator, 1971
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 EmptyFri Apr 04, 2008 9:14 pm



Jakup CERAJA :

KULLË


Me bukë zemre pret,
Me tytë pushke flet:
Lum kush të do
E hujet t'i njeh,
Mjer kush s'të do
E hjet s't'i njeh !

Kullë,
Një zog ma ke vrarë,
Një thëllëzë ma ke mbyllur -
Do varre për rreth të akuzojnë,
Do përmendore kundruall të mbrojnë...


1971
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 EmptyFri Apr 04, 2008 9:14 pm



Jakup CERAJA :


POEZI


Ky është ai bar
I cili mbi bar gjelbërohet,
Ky është ai zjarr
I cili mbi zjarr lartësohet,
Ky është ai gjak
I cili mbi gjak cilësohet,
Ky është ai qumësht
I cili mbi qumësht ëmbëlsohet -
Kjo është ajo bukë
E cila mbi bukë shijohet .


1971
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 EmptyFri Apr 04, 2008 9:15 pm

Jakup CERAJA :

SKULPTORI

Odhise Paskalit

Sa shumë po shkëlqen ylli
N'atë ballë të gdhendur trimi,
Rrezja nga ata sy
Diell për mua e ty,
Ku bashkohen vijat e thella
Puqen ndjenjat tona:
Ku ra ajo peshë krahu
S'pat më viktima gjahu,
Ku përshkoi mjegullën ajo rrufe
Dhunuesit pa koka mbetën mbi dhe,
Kah fluturoi ai fajkua
S'vajtoi më asnjë grua,
Kur jehoi ajo bubullimë
Retë nga qielli u zhbinë:
Ti me daltë e çekan flet....

10 tetor 1971
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 EmptyFri Apr 04, 2008 9:15 pm

Jakup CERAJA :


VIZION


Togje të bardha
togje të kuqe
- Kah po marshojnë ?

Togje të bardha,
Togje të kuqe
- Ku do të qëndrojnë ?

Togje të bardha
Togje të kuqe
- Kur do të dasmojnë ?

1971
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 EmptyFri Apr 04, 2008 9:16 pm

Jakup CERAJA :

FJALË GOJE

E ashpër,
E rëndë si toka
Doli një fjalë:
Lisit iu ça trupi,
Shkëmbit i plasi buza,
Bjeshkës iu zverdh kreshta,
Lumit iu shter uji,
Tokës iu nda zemra,
Diellit iu nxi shkëlqimi -
Vetëm njeriu - njeri e përballoi.

1972
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 EmptyFri Apr 04, 2008 9:16 pm

Jakup CERAJA :

LUTJE DHE NAMË


Bukën mos ia merr
E ujin mos ia turbullo,
Dritën mos ia shuaj
E vashën mos ia dhuno,
Shiun mos ia ndal
E djalin mos ia vrit,
Gjakun mos ia helmo,
Ti, o djall i ri,
He të verboftë koha
E të lashtë pa sy !

8 nëntor 1970
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 EmptyFri Apr 04, 2008 9:17 pm

Jakup CERAJA :








MOTIVE TË QYTETIT M.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 10 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
Mbrapsht në krye 
Faqja 10 e 21Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 9, 10, 11 ... 15 ... 21  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
» KULTURA DHE NIVELI KRIJUES
» PROZE- nga autore te ndryshem.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: