Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Shpjegime pėr 30 sėmundje nga specialistėt.

Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 89
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Shpjegime pėr 30 sėmundje nga specialistėt.   Mon Mar 31, 2008 8:25 am

26-Dhimbjet e kokės

(Head ache)

Dhimbja e kokės na dėshpėron tė gjithėve dhe sipas shkencėtarėve nė Harvard, gjysma prej nesh preket nga ajo tė paktėn njė herė nė muaj. Specialistėt kanė zbuluar se pėrveē njerėzve kronikė, pjesa tjetėr e popullsisė ka mė shumė shqetėsime gjatė muajve tė verės. Pasi nė kėtė kohė ekspozimi nė diell ėshtė i madh, dhe kjo shkakton ērregullim. Megjithatė, pjesa mė e madhe e dhimbjeve tė kokės nuk shkaktohet nga ndonjė sėmundje. Sheqeri i pakėt nė gjak mund tė shkaktojė dhimbje koke. Ata qė zgjohen nė mėngjes me dhimbje koke mund ta kenė si reagim ndaj sasisė sė pakėt tė sheqerit nė gjak, tė shkaktuar nga mungesa e ushqimit nė stomak gjatė natės. Mund tė jetė rezultat i sėmundjeve apo lėndėve kimike. Ekspozim i vazhdueshėm ndaj pėrbėrėsve tė nitratit tė potasiumit tė ushqimeve, gjė qė zgjedhon enėt e gjakut, mund tė krijojė njė dhimbje koke me goditje. Njė nė 100 persona rrezikon ta ketė dhimbje koke kur kalon orgazmė. Studimet kanė treguar se kjo ėshtė tre herė mė e zakonshme tek burrat, kjo sipas kėrkimeve nė Universitetin e Mancesterit. Dhimbje tė papritura dhe tė forta gjatė kohės sė orgazmės mendohen se vijnė nga ndryshimi i qarkullimit tė gjakut. Megjithatė mjekėt pranojnė se nė pėrgjithėsi ata qė vuajnė, ndjejnė njė presion tė lehtė rreth kokės, pra simptomėn universale, por mund t’i dhembin edhe muskujt e qafės dhe shpatullave. Ato mund tė shoqėrohen edhe me stres. Shkaku ekzakt ėshtė i panjohur; mund tė pėrfshihen disa faktorė. Dhimbja e kokės nga tensioni shkaktohet tė paktėn pjesėrisht nga mėnyra si nervi i kokės, qafės dhe shpatullave ndjen dhimbje. Kontraktimi i muskujve i shkaktuar nga stresi, depresioni, ankthi dhe pozicioni i qėndrimit mund tė shkaktojnė njė dhimbje koke; po kėshtu edhe mbushja e dhėmbėve, muzika e lartė dhe lodhja e syve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 89
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Shpjegime pėr 30 sėmundje nga specialistėt.   Mon Mar 31, 2008 8:26 am

27- Kolesteroli

(Cholesterol)

Kolesteroli ėshtė substancė lipidike (e yndyrshme) e domosdoshme pėr organizmin. Ai ndihmon nė fabrikimin e ēdo qelize e gjithashtu nė fabrikimin e hormoneve dhe shumė substancave tė tjera. Por rritja e pėrqindjes sė kolesterolit nė gjak (hyperkolesterolemiesė) mund tė jetė shumė e dėmshme pėr organizmin. Kolesteroli fabrikohet nė mėlēi, por ne e marrim dhe nga ushqime tė ndryshme si psh veza, djathi qumėshti, mishi tė brendshmet e kafshėve si mėlēitė, zemra e tė tjera. Rritja e pėrqindjes sė kolesterolit nė gjak pėrbėn faktorin kryesor tė sėmundjeve tė artereve, kryesisht tė zemrės. Kolesteroli ėshtė njė faktor gjithashtu i aksidenteve vaskulare cerebrale dhe i sėmundjeve trombo-embolike. Idealja ėshtė mė pak se 2 gram pėr 1 litėr gjak, ndėrkohė qė limiti ėshtė 2 gram deri nė 2.5 g pėr 1 litėr gjak. Tepėr e lartė ėshtė kur kalohet 2.5 g pėr 1 litėr gjak. Pėr tė ulur pėrqindjen e lartė tė kolesterolit nuk duhet tė pini cigare dhe nėse pini mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtėsisht. Merruni me ushtrime fizike nė mėnyrė tė rregullt. Mbani njė peshė ideale (pesha ideale ėshtė ajo qė keni pasur kur keni qenė 25 vjeē), kujdes me alkoolin, mundohuni tė mos konsumoni shumė yndyrnat, favorizoni zarzavatet dhe frutat. Favorizoni mė tepėr konsumin e peshkut se sa tė mishit. Pėrdorni mė shumė vajin e ullirit se sa gjalpin nė pėrgatitjen e vakteve. Kujdes me ėmbėlsirat e ndryshme, sepse bėhen gjithnjė me shumė vezė, po ashtu duhet tė largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin sallamet e ndryshme.

Si ulet kolesteroli

1-Pėr tė ulur pėrqindjen e lartė tė kolesterolit nuk duhet tė pini cigare dhe nėse pini mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtėsish
2-Merruni me ushtrime fizike nė mėnyrė tė regullt. Mbani njė peshė idele (pesha ideale ėshtė ajo qė keni pasur kur keni qenė 25 vjeē)
3-Kujdes me alkoolin, mundohuni tė mos konsumoni shumė yndyrnat, favorizoni zarzavatet, dhe frutat.
4- Favorizoni mė tepėr konsumin e peshkut sesa tė mishit.
5-Pėrdorni mė shumė vajin e ullirit se sa gjalpin nė pėrgatitjen e vakteve.
6-Kujdes me ėmbėlsirat e ndryshme sepse bėhen gjithnjė me shumė vezė, po ashtu duhet tė largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin sallamet e ndryshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 89
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Shpjegime pėr 30 sėmundje nga specialistėt.   Mon Mar 31, 2008 8:26 am

28- Pankreasi

(Pancreas)

Pankreasi ėshtė njė gjėndėr nė bark qė lėshon njė lėng tretės
(lėngun pankreasor) nė zorrėn dymbėdhjetėgishtore, pėrmes njė ose mė shumė tubėzave. Pankreasi prodhon edhe disa hormone tė rėndėsishme, duke pėrfshirė edhe insulinėn. Pankreasi ėshtė njė organ nė formė pyke, me gjatėsi rreth 14-20 cm, gjerėsi 4 cm, shpesh 1.5-2cm dhe 65-80 gr. i rėndė (tek gratė peshon pak mė lehtė) dhe ka ngjyrė tė kuqėrremtė ose tė pėrhirtė kur ėshtė nė fazėn e veprimtarisė sė dendur prodhuese. Ai gjendet pas shtyllės kurrizore. Pėr shkak tė vendosjes sė thellė, pankreasi nuk ėshtė i lehtė i kapshėm nga vėzhgimet mjekėsore dhe sėmundjet e tij janė nė pėrgjithėsi tė rėnda dhe tė vėshtira. Sėmundjet mė tė shpeshta janė: Ndezje (pankreasi i thjeshtė, nekrotik ose hemorragjik)

Kėshilla

1-Pėrdorimi i alkoolit ėshtė njė ndėr faktorėt kryesorė pėr dėmtimin e pankreasit.
2-Mbipesha shkakton gjithmonė ērregullime nė organizėm dhe dėmtime tė pankreasit.
3- Daunil (i njohur nė Shqipėri) ėshtė ilaēi qė stimulon pankreasin, duke rritur nė kėtė mėnyrė sasinė e insulinės qė derdhet nė gjak.
4-Prej dėmtimit tė pankreasit shkaktohen ndezje (pankreatit i thjesht, nekrotik ose hemorragjik), tumoret, cistet, diabeti dhe gurėt nė veshka, tėmth etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 89
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Shpjegime pėr 30 sėmundje nga specialistėt.   Mon Mar 31, 2008 8:27 am

29-kanceri nė stomak

(Stomach cancer)

Kanceri nė stomak ndodh kur qelizat nė njė pjesė trupi fillojnė tė mos funksionojnė mirė. Ka shumė lloje kanceri dhe zhvillimi i tyre do tė vijė vetėm si pasojė e rritjes jashtė kontrollit tė qelizave jo normale. Lloje tė ndryshme kanceri sillen nė mėnyrė tė ndryshme. Kanceri nė mushkėri, nė gjoks, nė vaginė dhe kanceri nė stomak janė sėmundje shumė tė ndryshme. Sėmundja rritet me ritme tė ndryshme dhe i kundėrpėrgjigjet nė mėnyra tė ndryshme mjekimit. Njerėzit me kancer kanė nevojė pėr njė mjekim qė i nevojitet llojit tė kancerit nė stomak qė ata kanė. Nėse njė person mjekohet pėr njė lloj tjetėr kanceri nė stomak, atėherė sėmundja ekzistuese do tė zhvillohet duke u rrezikuar edhe jetėn. Kanceri i stomakut quhet ndryshe edhe kanceri gastrik dhe fillesėn e tij e ka pikėrisht aty, nė stomak. Stomaku ėshtė i ndarė nė 5 shtresa tė ndryshme. Kanceri mund tė zhvillohet nė secilin prej kėtyre seksioneve. Duke filluar nga shtresa mė e jashtme, numėrohen 5 shtresa dhe shtresa mė e brendshme quhet mukozė. Acidi i stomakut dhe lėngu tretės janė tė pėrbėra nga shtresa e mukozės. Shtresa tjetėr quhet submukoza dhe ėshtė e rrethuar nga muskulaturė, njė shtresė muskujsh qė lėviz dhe pėrzien stomakun. Dy shtresat e tjera janė subceroza dhe ceroza qė janė dhe pjesa mbyllėse ose mbėshtjellėse e stomakut. Shtresa mė e jashtme e stomakut ėshtė ceroza. Pjesa mė e madhe e kancerit nė stomak fillon bė mukozė. Kanceri mund tė zhvillohet edhe mė thellė pėr shkak se infekton edhe shtresat e tjera. Sa mė i thellė tė bėhet dėmtimi aq mė e vėshtirė ėshtė tė kurohet kjo sėmundje. Kanceri nė stomak mund tė zhvillohet me ngadalė nė shumė vjet. Ai nuk shfaqet nė mėnyrė tė papritur. Pasi kanceri zhvillohet ka shumė ndryshime qė ndodhin nė pjesėn e brendshme tė tij. Ndryshimet e fillimit nuk sjellin shumė simptoma ndaj dhe nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve janė tė pa kuptuara.

Kėshilla

1- Pėrdorni sa mė shumė fruta dhe perime. Njė dietė e pasur me futa dhe perime tė freskėta, sidomos ato tė pasura mė shumė vitaminė C, kanė rezultuar se kanė njė ndikim tė madh nė mbrojtjen kundrejt kancerit nė stomak.
2- Evitoni nitratin dhe potasiumin. Kėta pėrbėrės nitrogjen njihen se janė shumė tė dėmshėm dhe japin mė shumė mundėsi zhvillimit tė kancerit tė stomakut. Gjenden mė sė shumti nė mish, sallam, salēiēe.
3- Limitoni duhanin, ushqimet qė pėrmbajnė djegės si dhe qė janė shumė tė kripėsuara. Nė vendet qė tymoset shumė dhe qė preferojnė ushqimet mė shumė kripė ėshtė vėrtetuar se kanė njė nivel mė tė lartė tė prekurve nga kjo sėmundje.
4- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund tė shkaktojė ndryshime nė qelizat dhe mund tė ēojė drejt kancerit.
5- Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive tė mėdha tė mishit tė kuq, sidomos nėse ėshtė i skuqur, rrit mundėsinė pėr zhvillimin e kancerit tė stomakut.
6- Vizitohuni tek mjeku nėse keni simptoma tė ulcerės, si dhimbja e stomakut, djegia apo tė vjelat.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 89
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Shpjegime pėr 30 sėmundje nga specialistėt.   Mon Mar 31, 2008 8:28 am

30- Impotenca seksuale

(Sexual impontence)

Shumė kujt mund t’i ketė ndodhur qė nė shtrat tė ketė njė mashkull, qė nuk e merr i pari iniciativėn pėr tė bėrė lojėra nė seks. Dhe nė rastet kur ajo e merr e para iniciativėn, ai ofendohet, pasi me kėtė veprim nuk mund tė ndihet mė mashkull. Pėr psikologėt ky ėshtė njė problem vėrtet kompleks, i cili nė tė vėrtetė do parė me shumė kujdes, pasi mund tė bėhet fjalė pėr njė sėmundje, impotenca. Pėr shumė meshkuj problemi i ereksionit ėshtė vėrtet i dukshėm, gjė e cila i bėn ata tė ndihen vėrtet nė hall. Nė kėtė mėnyrė ata pėrpiqen tė devijojnė njė marrėdhėnie, duke mos shprehur dėshirėn pėr asgjė. Nė kėto raste duhet tė pėrpiqeni qė fillimisht ta bėni atė tė ndihet rehat dhe tė mos ndihet keq nga ky problem. I thuaj qė mund ta ndihmosh dhe tė organizoni lojėra nė krevat, tė cilat e ndihmojnė atė tė arrijė atė qė dėshiron. Pėrpiqu ta kuptosh. Lėre qė ai tė tregojė fantazitė e tij seksuale, qė e ndihmojnė atė tė ndihet komod nė seks. Madje edhe nė rastet kur disa gjėra nuk ju pėlqejnė duhet tė punoni me njė strategji tė kujdesshme pėr t’i treguar se kjo qė ai kėrkon mund tė realizohet, por do shumė punė. Sigurisht qė pėr rastet kur ai ėshtė vėrtet impotent, gjėja e parė qė duhet tė bėni ėshtė t’i drejtoheni njė mjeku. Kėto ērregullime janė dėmtime qė ndodhin gjatė ndonjė stadi tė ciklit seksual, tė cilat pengojnė partnerėt tė shijojnė kėnaqėsinė qė lind gjatė aktivitetit seksual.

Simptomat

Tek tė dy partneret e ēiftit:
1-Mmungesa e interesit ose dėshirės pėr seks
2-Paaftėsia pėr t’u ndierė i kėnaqur

Tek burrat:
1-Paaftėsia pėr tė arritur erektimin
2-Paaftėsia pėr tė mbajtur erektimin gjatė gjithė aktit
vonesa ose mungesa e ejakulacionit
3-Paaftėsia pėr tė kontrrolluar ejakulacionin nė kohėn e nevojshme (orgasmės mashkullore)

Tek gratė:
1-Paaftėsia pėr tu pėrqėndruar
2-Paaaftėsia pėr tė arritur orgasmėn femėrore

Tirana Observer

Shkruar nga Blerina Kaca, Elberta Spaho
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Shpjegime pėr 30 sėmundje nga specialistėt.   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shpjegime pėr 30 sėmundje nga specialistėt.
Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shėndeti-
Kėrce tek: