Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË Empty
MesazhTitulli: SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË   SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË EmptyMon Mar 31, 2008 3:32 am

SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË Harta,interSË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË Berlaymont

Bashkimi në Evropë është demagogji politike pa ribashkimin e shqiptarve.

30.03.2008: Është bërë parullë ditore e politikanëve tanë “të hollë”, të cilët për t´i forcuar pozitat e tyre në aspektin e diplomacisë së jashtme, për t´i hyrë si lepujt në gji Evropës tekanjoze dhe ...

Është bërë parullë ditore e politikanëve tanë “të hollë”, të cilët për t´i forcuar pozitat e tyre në aspektin e diplomacisë së jashtme, për t´i hyrë si lepujt në gji Evropës tekanjoze dhe tepër misterioze se si ajo po pretendon t´i trajtojë shqiptarët në Ballkan dhe ardhmërinë e tyre, në këtë rajon…
Shkruan: Fadil SHYTI
SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË Fadils10

Derisa kryeministri i Kosovës “së pavarur dhe sovrane” foli në Slloveni, për dëshirën e tij, për integrimin e Kosovës në EU dhe NATO, po atë mbrëmje më. 20.03.2008 Radio Televizioni i Kosovës (RTK-ja) njoftoi se në një katund të Drenicës Legjendare, jo fort larg vendlindjes së tij, qe 9 vite pas “çlirimit” të Kosovës, ende nuk paska rrymë elektrike!!! Vetëm këto ditë, KEK-u qenka kujtuar të dalë atje dhe të instalojë rrymën për banorët e asaj ane të varfër të Kosovës. Kështu, po i ngjanë politikës së mjerë shqiptare, kjo “aspirata shekullore” e shqiptarëve për integrim evropian!
SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË Alb-ko10

- Tani, shtrohet pyetja si mund të integrohen shqiptarët në Evropë nga Mitrovica deri në Vlorë, kur mjerisht ende atyre u mungon infrastruktura elementare për jetë normale nga shumë fusha të jetës?!
- Si mendojnë zotërinjtë që të integrohen në Evropë: me qirinj?!
Si mendojnë zotërinjtë të shkojnë në Evropë, me krime mbi popullsinë e tyre (kujtoj këtu Gërdecin), ku u vranë 25 veta, u plagosën qindra të tjerë, u tmerrua një popullatë e tërë dhe u trondit kombi; si pasojë e një korrupsioni astronomik dhe diletant të qeverisë dhe të kryeministrit të Shqipërisë administrative; i cili pa pikë turpi e ndërgjegje njerëzore dhe kombëtare, as deri sot, nuk ka kurajën të japë dorëheqje!!! …Dhe, mbi të gjitha çka është më e pafalshme dhe tepër skandaloze, është fakti që: Shqipëria Natyrore, ende nuk e ka realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve të RIBASHKIMIT GJITHËKOMBËTAR.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË Empty
MesazhTitulli: Re: SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË   SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË EmptyMon Mar 31, 2008 3:33 am

Politikanët “largpamës” duhet ta dinë se po u futën pa kushte “ si cjeptë te kasapi” ashtu kuturu – në ingranazhet e Evropës, ato ingranazhe pastaj duhet respektuar!
Po, fjala vjen sikur Evropa, e pranon në gjirin e “ngrohtë” të saj Shqipërinë e copëtuar; (mbase si po sillet falli, kjo dhe do të ndodhë); për faktin se lakun politik të mashtrimit cinik dhe të hollë evropian, Shqipëria administrative veç e ka pranuar, duke e sakrifikuar Kosovën me një lloj pavarësie që nuk është as mish as peshk!
...Dhe, duke i lënë në mëshirën e fqinjëve barbarë sllavë, trojet tjera shqiptare!
- Madje, duke e sakrifikuar dhe vet pavarësinë e saj, kjo po shihet qartë, pothuaj në çdo ditë dhe në çdo orë kur diplomacia shqiptare po rrëshqet në akrepat e të kalendave greke.
Sot, shqiptarët janë bërë kombi më i varur nga të huajt, janë bërë për t´i vajtuar Roma e Stambolli; por të gjitha këto fatkeqësi po u bien mbi kokë si pasojë i një udhëheqje të meskine dhe tepër injoruese për ardhmërinë e kombit të tyre.
- A mendojnë politikanët shqiptarë se duke u “integruar” - siç thonë ata, sepse fjala shqipe bashkim - sikur i pengon!

- Pra, duke u bashkuar me Evropë dhe në NATO, Shqipëria Natyrale, do ta ketë më lehtë të ribashkohet?! Po, ua shtrove këtë pyetje, ata me siguri si në kor bretkosash do të përgjigjen: pooo!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË Empty
MesazhTitulli: Re: SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË   SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË EmptyMon Mar 31, 2008 3:34 am

A mendojnë zotërinjtë, sinqerisht kështu, apo ia fshehin këtë mashtrim bashkëkombësve të tyre?!
Ja, po ua them troç: kjo ide cinike dhe dinake, është mashtrimi i radhës që po ia bëjnë kombit këta të pacipë!
Nga ky aspekt dua të përkujtojë faktin e hidhur se po në këtë Evropë të Re, ka popuj dhe kombe që ende nuk i kanë zgjidhur drejt çështjet e tyre kombëtare, që për ato janë tepër të domosdoshme dhe madhore?!
Përkundër faktit që shtetet me qeveritë “e tyre” janë lidhur kokë e këmbë nën tutela evropiane; prandaj lufta e tyre për pavarësi të plotë, nga shtete të huaja, po zhvillohet prej kohësh dhe deri sot; baskët, katalanët, me Spanjën, irlandezët me Anglinë, flamanët e valonët mes veti ashtu qe shteti belgjian është ne prag te shpërbërjes. Pa harruar faktin që këto probleme etnike dallojnë nga situata koloniale e shqiptarëve ne Ballkan!
Pastaj, kujtoj këtu se: janë ende të pazgjidhura çështjet me kombin kurd, i cili është ndarë në disa shtete; ani pse Turqia po pretendon të bëhet anëtare e denjë e Evropës, qëndron e pazgjidhur drejt çështja e shqiptarëve në Maqedoni, përkundër faktit që shqiptarët atje janë komb e jo pakicë kombëtare; ndërsa Maqedonia, pikërisht, e krehur nga lajkat e politikanëve shqiptarë, po i mprehë dhëmbët ta ricopëtojë Kosovën dhe njëkohësisht asaj i lejohet nga Evropa të merr së shpejti dritën e gjelbër për t´u anëtarësuar atje! Kujtoj me këtë rast çështjen e pazgjidhur të Çamërisë, popullit vëlla çam, nga shteti ballkanik, “domokratiko-evropian”, Greqia, - ende nuk u lejohet të kthehet në trojet e tij etnike.
Pa harruar faktin të sqaroj këtu se: nuk ka çështje e shqiptareve në Maqedoni çështje e shqiptarëve në Greqi, çështje e shqiptarëve në Serbi, çështje e Kosovës çështje e shqiptarëve ne Mal te Zi etj. Çështja shqiptare është unike dhe ka karakter kolonial.

Dua të theksojë faktin se shqiptarëve paraprakisht u duhet ribashkimi territorial gjithëkombëtar e pastaj nëse ku bashkim me Evropën na sjellë fitore t´i thuhet, Po, mirëpo nëse ky bashkim me Evropën na sjellë humbje, prerazi t´i thuhet, Jo!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË Empty
MesazhTitulli: Re: SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË   SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË EmptyMon Mar 31, 2008 3:34 am

Këtë, sot e bëjnë shtetet më të zhvilluara demokratike, kjo nuk është kundërnjerëzore dhe as kundërkombëtare. Shkurt, kjo nuk është herezi! Përkundrazi, kjo, është një atdhedashuri dhe përgjegjësi që kanë qeveritë e këtyre vendeve ndaj popujve të tyre.

Në qoftë se kjo Evropë e Re, që pretendon të ketë vlera të larta demokratike ndaj kombeve të tjera, ndërsa ne shqiptarëve përmes zëdhënësve (altoparlantëve ë saj) të Grupit të Kontaktit na thotë: “Kosovës nuk i lejohet të bashkohet me njërin nga vendet fqinje”; ( këtu qëllimisht nuk përmendet Shqipëria Londineze), por dihet se shigjeta e Bizmarkut, atje e ka objektivin goditës; - ne, shqiptarët duhet t´i themi JO - bashkimit nën këtë “Evropë të Re”!

Por, këtë fakt tepër të hidhur dhe tragjik, "politikanët" shqiptarë, me cinizëm e harrojnë!

Kjo, është një papërgjegjësi e pafalshme kombëtare, e cila nesër mund të çojë drejt fatkeqësive tona të reja si komb për më tepër se i përgjysmuar territorialisht....

Këtu në këtë shkrim dua t´ua përkujtoj politikanëve “të hollë” shqiptarë, sepse si duket “ s´po kanë kohë” të shfletojnë fjalorin e gjuhës shqipe dhe t´i kuptojnë qartë fjalët integrim dhe integritet, dhe njëkohësisht dua të ritheksojë mendimin tim të prerë se: kombit tonë të lashtë dhe të ri, paraprakisht i duhet realizimi dhe sigurimi i bërjes së Shqipërisë Natyrale, një shtet i pandarë; pra të arrihet integriteti tokësorë e pastaj integrimi në Evropë dhe në NATO!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË Empty
MesazhTitulli: Re: SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË   SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË EmptyMon Mar 31, 2008 3:35 am

2. Pës. e INTEGROJ
INTEGR/ OJ kal – OVA , UAR- . Lidh pjesët ose anët e diçkaje në një të tërë, përfshij diçka në një të tërë si pjesë përbërëse e të pandarë të saj,. bashkoj a shkrijë në një njësi të vetme ; kund. çintegroj. Fjalori i Gjuhës Shqipe , Rilindja, Prishtinë, 1981, f. 724.

- Nga këto që shkrova konstatoj se stabiliteti dhe paqja në rajonin tonë do të jetë e qëndrueshme, vetëm kur të arrijnë të gjitha shtetet ballkanike, evropiane dhe më gjerë që ta kuptojnë se për t´u bashkuar (integruar) Evropa; paraprakisht duhet të ribashkohen shqiptarët territorialisht në një Shqipëri Natyrale.

Pastaj, këto shtete të kuptojnë se pa zgjidhjen e problemeve të popujve dhe të kombeve, të mëdha, o të vogla qofshin ato; në këtë rajon kurrë nuk do të ketë paqe dhe demokraci të mirëfilltë, por do të ketë vetëm mashtrime tensionime, “tërmete” politike, ushtarake etj.

Evropa “demokratike” do të detyrohet të merr rolin e zjarrfikëses në shuarjen e demonstratave, dhe kryengritjeve lokale dhe globale; të cilat çojnë drejt luftërave të drejta çlirimtare; mirëpo, atëherë kjo Evropë dhe ushtritë e mëdha të NATO-s, nuk do të jenë më aspak demokratike, por do të jenë ushtri okupatore që do të hidhen në beteja nga njëri vend në tjetrin, pastaj fati i tyre do të përfundojë me turp, ashtu siç kanë përfunduar ushtritë e mëdha pushtuese të perandorive të egra në Evropë dhe në botë!
Suedi, më 30 mars 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË Empty
MesazhTitulli: Re: SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË   SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË EmptyThu May 01, 2008 4:15 am

Pajtohem plotesishte me titullin e temes,me mire 7 /8 million ne Evrop se sa copa copa si tju vjen mire Evropes shtrige si gjimon te kete nje sigures qe sa ma te vegjel te jemi aq ma te knaqur jane qe te ken ku te korruptoine.¨

Bashkim e vetmja alternative, sjell fuqi si ekonomikishte ,politikishte , ushtarakishte etj .!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta

Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË Empty
MesazhTitulli: Re: SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË   SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË EmptyThu May 01, 2008 8:36 am

Shqipëria e Bashkuar

Europë të Bashkuar!

E jo Shqipëria e Coptuar
në Europë të Bashkuar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content

SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË Empty
MesazhTitulli: Re: SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË   SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» lutfi coka/Mendo pastaj shiko pergjigjen
» Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S
» Cfare mendodoni per zgjidhejet 2009 kush do jete i pari
» Shqiptar apo Kosovar
» Me çka mburreni si Shqiptar?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: