Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S

Shko poshtë 
+4
detektivi
rrimtaf
......
gimche
8 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
gimche
Fillestar/e
Fillestar/e
gimche


Male
Numri i postimeve : 11
Age : 33
Vendi : Prishtinë
Registration date : 08/01/2009

Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S Empty
MesazhTitulli: Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S   Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S EmptyThu Aug 26, 2010 4:31 am

Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S 0

FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S


Shkruan: Dr. Shefqet Krasniqi


Gjatë viteve të `90-ta deri në prag të luftës, sa herë vinim në Kosovë për pushime verore nga Medina e shenjtë, më kujtohen takimet me njerëz, qoftë në mënyrë private, qoftë nëpër ligjerata e mexhlise të ndryshme, në të cilat filluam t`i këshillonim njerëzit të kthehen tek Allahu, sepse ai I ka garantuar njeriut apo shoqërisë së dobët se, sa herë që është në zor dhe I drejtohen e I mbështeten Atij, ka për t`i ndihmuar dhe nxjerr nga ajo krizë siç thotë Allahu në Kuran: “A është Ai që I përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës? A ka zot tjetër pos Allahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni” (Neml: 62)
E edhe ne ishim shumë në zor të madh nga “shkau” dhe kishim nëvojë për ndihmën e Allahut për të na larguar atë të keqe, por ja që njerëzit këtë pak e kujtonin, pak u lidhnin me Të dhe pak u mbështetnin tek Ai.
Bile më kujtohet shumë mirë kur shumëkush në atë kohë thoshte: Hoxhë, pse Allahu po I ndihëmonn Serbisë e nuk po na ndihëmon ne myslimanëve nëse jemi në të drejtë (hak)?!
Natyrisht kjo pyetje ishte rezultat I mosnjohjes së ligjeve të Allahut të Madhëruar, ngaqë Allahu kujt të dojë I jep pushtet, I jep të mira të ndryshme, e I shikon se sip o sillen dhe si po I përdorin ato të mira, a I janë falënderues Zotit për to, apo I përdorin për të mirën e mbarë njerëzimin, apo në të kundërtën, siç ndodh jo rrallëherë, ku njeriu – apo ndonjë shoqëri njerëzore – gjatë jetës së tij e ngreh kokën lart, I mashtruar në të mirat të cilat ia ka dhënë Allahu, duke menduar se vërtet është meritor për to dhe se Krijuesi I tij nuk meriton farë falënderimi, fillon t`i keqpërdorë ato të mira duke bërë keq (fesat) në tokë, duke derdhur gjak, duke bërë krime, siç ishte rasti me pushtetin serb të atëhershëm.
Të atillët Allahu I Madhëruar nuk do të thotë se I dënon menjëherë, edhe pse, sikur të dojë, do ta bëjë, por I lë derisa, siç thotë populli “t`u mbushet pusi”, e pastaj u sheh se ç`u bënë.
Për këtë ka thënë Pejgamberi a.s.: “Allahu I Madhëruar e shtyn zullumqarin (I jep afat mos po kthehet , mos po pendohet), mirëpo kur ta ndëshkojë nuk e lë më t`i ikë, (nuk mund t`i shpëtojë dot, e bën helaq)”.
Kështu u thoshim njerzëve atëherë: se vallahi nëse jeni gjallë keni për ta pare se çka ka për t`i bërë Allahu Serbisë, gjynah ka për t`ju ardhur.
Por ju bashkohuni, punoni, vetëdijesohuni, kthehuni tek Allahu dhe pritni se ndihma e Tij nuk do të mungojë.
E pastaj a vjen ai dënim nga toka apo nga qielli nuk e dime, por ai gjithësesi do të vijë.
Dhe atëherë kur njerëzit u bashkuan, u vetëdijesuan dhe për Atdhe punuan, atëherë iu ngushtua toka nga torturat dhe mizoria e madhe, atëherë kur shumë njerëz thanë: se kur do të vijë ndihma e Allahut, pasi që veç pritnin vdekjen dhe masakrimin?!
Në këto çaste më të rënda të jetës së këtij populli erdhi ndihma e Allahut.
Erdhi ndihma ashtu siç u kishte ardhur shokëve të Pejgamberit a.s., kur edhe ata kishin përjetuar gati të njëjtin fat, të njëjten vështirësi, dhe për ata Kurani thotë: “Po ju menduat se do të hyni në xhenet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët I paten goditur skamjet dhe vuajtjet dhe qenë tronditur, saqë i dërguari thoshte, e me të edhe ata që ksihin besuar: “Kur do të jetë ndihma e Allahut”?! Ja (u erdhi ndihma) vërtet ndihma e Allahut është afër”! (Bekare: 214).
Edhe këtij populli i erdhi ndihma, zbriti urdhëri nga qielli në tokë se zullumqarit duhet t`i thyhet qafa dhe se të dobtit duhet të jetojnë të lire, ua dërgoi Allahu miqve tanë perëndimorë mendjen e mirë; ua zbuti zemrat dhe vendosën të na dalin në krah; I erdhi “shkaut” nga nuk e priti fare, e i ra në kokë duke e bërë copë-copë, e ne u çliruam.
Për këtë të mire të madhe shumë I jemi falënderues së pari Allahut të Gjithëmëshirshëm, pa vullnetin e të cilit nuk do të bëhej asgjë, e pastaj miqve tanë perëndimorë, të cilët treguan burrëri dhe shprehën gatishmëri për t`i dalur në krah këtij populli të dobët.

Kjo ndihmë dhe e mirë e perëndimorëve nuk do të harrohet lehtë, me siguri se për një kohë të gjatë do të mbahet mend.
Dhe ja, u bënë dhjetë vjet kur tashmë ëndrra u bë realitet, Kosova u bë e lirë, e pavarur, “shkau” u dëbua.
Eh sa mire është kur kur njerëzit jetojnë të lirë në tokë të Allahut duke I shfrytëzuar të mirat e Tij.
Por edhe më mire se kaq është kur njerëzit lidhen me Allahun, kthehen tek Ai, Atij I mbështeten, Atë e falënderojnë; pastaj falënderojnë të gjithë ata miq e dashamirë që I kanë ndihmuar dhe I janë gjendur në çastet më kritike dhe më të nevojshme të jetës së tyre; dhe së treti dine ta shfytëzojnë këtë liri, të punojnë për Atdheun e tyre dhe të jenë shembull I mire se si duhet jetuar në vend të lirë.
Deri në javën e ardhshme me një temë të re. Selam alejkum ve rahmetullah!


Epoka e Re: e premte 27/mars/2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.youtube.com/gimcheee
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S Empty
MesazhTitulli: Re: Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S   Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S EmptySat Aug 28, 2010 12:03 am

Allahu e shperbleft me xhent sepse eshte imam se ti thot gjerat haptas te pelqen apo jo te ky vetem realiteti eshte ne pytje.
Populli bejn jete te pergjumur jan ne ( agoni) !Zgjohun u popull se kjo evrop te ndau me shekuj me vllezer te beri pik e pes..ku pasojat edhe sote e kesaj dite po i vuajm me shekuj,ket e kemi peshqesh nga evropa LAV... (ndarjen mes kombit)Nuk jemi ne se duhet ti perkulemi evropes po kta neve .U mbushe kupa dhe Allahu vendosi drejtes ,vetem borgjin na kan kthy evropa dhe Amerika asgje me shum ,Nuk na duan se jemi popull unikat ,mos ta genjejm veten kot, po mbrejtja e ndergjegjjes nuk i ka len te qet ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 54
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S Empty
MesazhTitulli: Re: Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S   Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S EmptySun Aug 29, 2010 11:42 am

Falenderi IBRAHIM RUGOVES dhe popullit te tij qe e perkrahi ne rrugen e tij duke plotesuar mozaikun e vizionit te tij me miq perendimore dhe civilizizues.Cdo mik i tij qe po vjen ne kosove dhe po flet ne parlament me se pari po e permendin ate dhe po u bejne me dije disave sekjo pun i ka rrenjet thelle.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S Empty
MesazhTitulli: Re: Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S   Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S EmptySun Aug 29, 2010 11:47 am

Tradhtari Rugova permendet nga te gjithe evropa.
Edhe romt edhe serbet e dhe tradhtaret shqiptare e dojne te gjithe.
Sepse ky ishte bashkpunetore i serbise dhe ja qoi policine uck-se Adem jasharit .
ky eshte fajtore per vrasjen e familjes jashari me geldbardin e Amerikes dhe pjesen tjeter te ldk-se.
Kurse eshte fajtore per Burgosjen e Ukshin hotit dhe zhdukjes se tije.
ky tradhtare shpetoi nga dora e Ani Rrustemave shume heret .
te gjithe ata qe e perkrahin politiken e tije jane ishe bashkpunetore te serbise dhe kunder uck ishin.
Po tashe i ka lidhe hajnia bashke.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 54
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S Empty
MesazhTitulli: Re: Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S   Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S EmptySun Aug 29, 2010 11:57 am

Ty detektiv ta kisha dhane nje cucell me mbajte ne goje te sheshi i skenderbeut edhe tikisha vu veshet e gomarit e kishi dale ne fotografi me fmi ka 5 euro fotografine.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S Empty
MesazhTitulli: Re: Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S   Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S EmptySun Aug 29, 2010 11:59 am

po i Rugoves je.vetem ju dini gjera te tilla.
Gomare te tille ka pase bolle dhe kemi si dikur Rrahman Morina.
Rugova naj la amenet shume gomar mbrapa.
Po fara e tije po pakesohet dita dites..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S Empty
MesazhTitulli: Re: Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S   Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S EmptySun Aug 29, 2010 12:01 pm

Te lumte Shefqet krasniqi
se je hogje me i miri i Kosoves .
Se ke ndenja atdhetare kombetare e nuk je servile se keta Hogjallaret e Titos ne Prishtine qe ne librat e tyre te kuranit te perkthyer ne shqip na thoshin rrnofte bashkim Vllaznimi.
Thue ti qe ..allahu paska pas thane jeni vllazen me shkije"..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 54
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S Empty
MesazhTitulli: Re: Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S   Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S EmptySun Aug 29, 2010 12:25 pm

krejt hoxhallaret jane turq
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S Empty
MesazhTitulli: Re: Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S   Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S EmptySun Aug 29, 2010 4:11 pm

pra atéher te gjith priftrinjt qenkan serrb e grek a,?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S Empty
MesazhTitulli: Re: Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S   Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S EmptySun Aug 29, 2010 4:15 pm

Po ashtu eshte Xhem vete e vertetoi Rrimtaf papa.
eshte e vertet se shume prifterinje me shekuj kane punuar kunder interesave kombetare si atehere si sote .
Po edhe ne kohen e Skenderbeut Ali Pashes prifterinjte punuan per serbin Grekun papen..
Edhe sote punojne ne shkaterrimin e kombit dhe te fese muslimane me ndihmen e serbise greqise dhe italise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 54
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S Empty
MesazhTitulli: Re: Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S   Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S EmptySun Aug 29, 2010 7:38 pm

jasht temes....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S Empty
MesazhTitulli: Re: Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S   Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S EmptySun Aug 29, 2010 9:30 pm

vlen edhe per ty ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S Empty
MesazhTitulli: Re: Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S   Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S EmptySun Aug 29, 2010 10:35 pm

Kujdes ju lutem mos dilni jasht temes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gimche
Fillestar/e
Fillestar/e
gimche


Male
Numri i postimeve : 11
Age : 33
Vendi : Prishtinë
Registration date : 08/01/2009

Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S Empty
MesazhTitulli: Re: Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S   Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S EmptyMon Aug 30, 2010 1:08 am

Një sqarim për të gjithë

I lexova të gjitha postimet dhe e pashë se edhe pse jemi në forumin Bashkimi Kombëtar kemi njerëz anti-kombëtar.
Dua të sqaroj për të gjithë ata që mendojnë se hoxhollarët janë turq (rrimtaf & Co) se ishin hoxhollarët ata që ngritën kombin shqiptarë nëpër epoka të ndryshme nga i pari i tyre e deri tek sot (Dr. Shefqet Krasniqi) e që shpresojmë se edhe në të ardhmen do të këtë të tillë. Duke mos dashur të dalë jashtë temës po i jap vetëm disa shembuj që do të sherbejnë në informimin e atyre që ngritin figurat anti-kombëtare të llojit të Ibrahim Rugovës, i cili shkeli mbi gjakun e dëshmorëve tanë me pafytyrësinë e tij, ata atdhetar janë: Myderriz Haxhi Zeka, Mulla Ymer Prizreni, Mulla Idriz Gjilani, Mulla Iljaz Broja, Hafiz Ismet Dibra, Hoxhë Hasan Tahsini etj. ka edhe shumë të tjerë për të cilët posedoj fakte të shumta.
Ibrahim Rugova nuk i sherbej kauzës kombëtare andaj si i tillë mendoj se nuk e ka vendin në temën tonë.
Sa i përket Dr. Shefqet Krasniqit ju infromoj se ky në vitin 1998 ndërpreu studimet për t'iu bashkuar radhëve të UÇK-së ku mori pjesë në betejën më të përgjakshme atë të Koshares dhe luftoi krahë për krahë me dy shokët e tij të ngushtë Agim Ramadanin dhe Salih Çekajn, pas përfundimit të luftës iu kthye studimeve dhe në vitin 2001 përfundoi ato me doktoraturë në sheriat, pas së cilës u kthye në vendlindje për të sherbyer në rrugën e Zotit si çdo hoxhë tjetër në rrethana të lirisë. Aktualisht shkruan kolumne javore në gazetën Epoka e Re çdo të premte, në Radon Kosova e Lirë ka emisione javore çdo të marte nga ora 21:30 dhe në TV Vali poashtu emisione javore çdo të enjte prej ores 21:30, ku shpesh herë rrokë tema kombëtare rreth bashkimit kombëtar, dëshmorëve të kombit, miqve ndërkombëtarë etj.
Ky është aktiviteti i tij dhe unë solla deri tani vetëm dy shkrime të tij nga Epoka e Re. Sa për Ibrahim Rugovën ai nuk meriton që unë të shkruaj për të.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.youtube.com/gimcheee
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S Empty
MesazhTitulli: Re: Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S   Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S EmptyMon Aug 30, 2010 1:57 am

Ata qe se njohin dhe dojn ta neperkembin historin edhe folin dhe shkruajn keto fjal per Hoxhallaret.Por e verteta fal Allahut xh.sh eshte krejt ndryshe .Siq e ka shkruar dhe gimche te mos i permendi me radh te njejtat fjal.Vetum kisha me shtu edhe shembullin me te fresket ish komandantin e UCK-se ne Maqedoni njeherit Myftia i Kumanoves Jakup Asipi.Ishte luftetar i dalluar i qeshtjes kombetare,njeherit nje gjykates,mesues,dhe imam i kumanoves.Fjala e ti ka qen edhe vendim i gjykates ne popull ,Zoti e meshiroft ate dhe e shperbleft me Xhenetin e shkalleve me te larta.

Sa i perket Prof.Dr.Shefqet Krasniqit skam fjal,eshte nje njeri patriot e ka deshmuar veten edhe ne luften e Kosoves edhe ne paqe njeri me vlera te medha kombetare-fetare e morale.Nje njeri qe me te vertet ju ka desht kombit shqiptar,nje njeri me influenc te madhe ne popull,nje prijes shpirterore.Mulla Shefqeti eshte nje doktor i jurispodences islame,eshte nje individ qe e respektojn te gjith,deri sa ai hecen rruges e percjellin nga disa vet duke e pytur dhe konsultuar per shum gjera qe i preukupojn.Nje njeri qe merret edhe me pajtimin e gjaqeve nder vllezrore madje nje i till kishte ndodhur vitin e kalum ne Xhamin qe gjendet afer komunes se Prishtines.

Te shkruash per Profesorin e nderuar,sa eshte nder dhe krenari eshte edhe pergjegjesi e madhe.

Nuk dua te zgjas shum,vetum e lusim Allahun fuqi plot qe te ja mundesoj mulla Sheqetit jet te gjat dhe te lumtur dhe te vazhdoj misionin e ti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
gimche
Fillestar/e
Fillestar/e
gimche


Male
Numri i postimeve : 11
Age : 33
Vendi : Prishtinë
Registration date : 08/01/2009

Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S Empty
MesazhTitulli: Re: Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S   Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S EmptyMon Aug 30, 2010 5:39 am

Pa dyshim se po, unë nuk deshta të thellohem më tepër, sepse nëse hyjmë në detaje vetëm luftën e fundit sipas një statistike të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës 37 hoxhollarë kanë vdekur me pushkë në krahë dhe mbi 100 kanë luftuar në përgjithësi.
Ju mund t'i shikoni xhirimet i keni në YouTube vetëm shenojeni emrin Samidin Xhezairi - Komandant Hoxha, apo edhe Komandant Teli dhe letra e tij e famshme dedikuar bijës së vet, argument mbi kulturën e vet Islame, të cilën kulturë disa rugovist anti-shqiptarë po e quajnë kulturë turke.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://www.youtube.com/gimcheee
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S Empty
MesazhTitulli: Re: Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S   Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S EmptyMon Aug 30, 2010 11:25 am

Ky trim ishte i pari Hoxhe qe foli per nena terez se ajo ska te beje fare me shqiptaret dhe per kete e larguan nga kryesia hogjallaret komuniste ternava i emruar qyshe ne kohen e Titos .
Njerez te tille ka pak Shqiptaria,,shqiptare i vertet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 54
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S Empty
MesazhTitulli: Re: Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S   Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S EmptyTue Aug 31, 2010 5:56 pm

PO ju pyes a mund te gjeni ne gjami shenja kombetare ,.Rasti me i fundit ne nje gjami u largua flamuri shqipttar. APo simboli shqiptar i vizatuar ,kjo verteton se feja eshte vlere internacionale dhe edhe nje serb mund te behet musliman por megjithate ai mbetet serb.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S Empty
MesazhTitulli: Re: Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S   Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S EmptyTue Aug 31, 2010 6:28 pm

Po pyetje pa lidhje bene rrimtaf papa.
Muslimanet nuk ju luten papes as Kryqit sepse jane lutje te kota .
Kryqi eshte objekt i kote .
Kure hazreti Ibrahimi ju lute permendoreve dhe te ndertuara me dore ,ata asgje nuk i sollen.
Muhamedi A.S nje dite ja theu te gjitha dhe i tha ja qka te beren keto asgje .
As ste japin jete as me ngrene as me pi .
Po beso ne zotin.ALL.Gj.
Ai na krijoi ai naj merre jeten.
Kryqin e pollen jahudit duke menduar se Romaket e kane kryqezue Isen.
PO jo ishte i kryqezuem nje shpijun qe lajmeroi shoken e vete ne shtepi.
Dhe zoti shpijunin e beri ne fytyre te atij te strehuarit.
Dhe ate ushtria e Kryqezuan ne dru.
Prej ateherit ata qe nuk besojne ne zote i luten kryqit ....
Profetet te gjithe kane vdek me izen e Zotit.
E nuk ka mujt askushe ti kryqezon ,po te pafet mendojne ashtu.
Dikush ka manipulue me popull ne ate kohe.
Kryqezove tere diten lutu e permutu se kryqi ste sjell asgje,besim i kote.
vetem allahu te ka krijue dhe ta merre shpirtin kure te done.
E tije do ta merre shpirtin tuj u gervalle ,se je i pa fe..
me vjen keq qe ke nderrue fe.....po mendimi yt eshte ....i pahe marre ne qafe familjen tende..
ka edhe hogjallar shpijuna nuk jane te gjithe patriot,po me shume shpijuna jane popat qe gjithmone punuan kunder interesave kombetare shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S Empty
MesazhTitulli: Re: Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S   Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S EmptyFri Sep 03, 2010 3:19 pm

shefqet krasniqi- krejt ne rregull ka qen ne UCK dhe ka luftuar rrespekt i pa diskutueshem
por nuk i falet gabimi qe e beri gjat nji prononcimi kunder NENES TEREZ, nji njeri apo nji ftyr mase i njoftur ne popull nu guxon dhe nuk ben te ndjell perqarje ne popull por kta jan dhe duhet te jen kordinim dhe unitet te gjith kombit, pa marr parasysh se jem ne nji situat tejet fragjile dhe lam thiu,nuk guxojm te dalim jasht kornizave objektivit dhe interesit ton kombetar duke ndjell perqarje skurse dhe Don kqira,un mendoj se njerz te cilet sado pak qe kan nji influenc ne popull te ken shum kujdes se shka thojn dhe flasin,sepse qdo kundershtim nder veti me dashje pa dashje qojm uj ne mulli te hasmit.

PS nji perqarje fetare dot ishte tragjedia e jon e pa diskutushme qe me shekuj mundohen armiqt tan ta fusin nder ne, por deri tash i kem perballu stojkisht,qe mendoj dhe nte ardhmen dot ta perballojm pa probleme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S Empty
MesazhTitulli: Re: Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S   Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S EmptyFri Sep 03, 2010 10:08 pm

Xhem simbas teje ku e paska vendin nje individ qe nuk beson ne zote po ne lop? Doktori vetem te verten e ka then nuk guzon aje i genjen te thot te kunderten sepse do bej mekata jashtzakonisht te madh se eshte mesues i fes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S Empty
MesazhTitulli: Re: Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S   Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S EmptySat Sep 04, 2010 12:37 am

Doktor Shefqet ef Krasniqi pa dyshim se mbetet nje figur e pakontestushme kombetare dhe fetare.

Ps ato qka Doktori i nderum e ka thene per Gonxhe Bojaxhiun,eshte shum larg nga ajo se qfar tha ai QENI DON ANTON KQIRA per shqiptaret e Kosoves.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S Empty
MesazhTitulli: Re: Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S   Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S EmptySat Sep 04, 2010 8:19 am

Fiona -Nana Terez, nuk beson ne lop por ajo ka shku atje ku disa qe besojn ne lop te i kthej dhe te besojn ZOT.
Pos tjerash Nana Terez beson UNGJILLIN-BIBEL shka dhe ti pjesrisht beson ne te njejtat parime, sepse nga TEVRATI -ZEBURI DHE UNGJILLI perbehet dhe KURANI te kum sipatizu veqse nuk esht mir te shprehesh ashtu se paku per hir dhe arsye morale dhe vllazrore,sepse besimi tek e fundit esht individual.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S Empty
MesazhTitulli: Re: Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S   Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S EmptySat Sep 04, 2010 11:06 pm

Cito :
Fiona -Nana Terez, nuk beson ne lop por ajo ka shku atje ku disa qe besojn ne lop te i kthej dhe te besojn ZOT.
Pos tjerash Nana Terez beson UNGJILLIN-BIBEL shka dhe ti pjesrisht beson ne te njejtat parime, sepse nga TEVRATI -ZEBURI DHE UNGJILLI perbehet dhe KURANI te kum sipatizu veqse nuk esht mir te shprehesh ashtu se paku per hir dhe arsye morale dhe vllazrore,sepse besimi tek e fundit esht individual.


Tereza nuk ka qendru ne kalkut me misjonin per ndrrim te besimit,por misjoni i saj ka qen ndim financiare,dhe nuk ka besu ne Zot! ajo jeten ja ka kushtu krishti dhe kishes.Kur'ani nuk ka ndryshu asgje po aj si ka zbriT , pa shtu dhe mungu ase edhe ni pik apo presje ,E tevarati ,bIbla e tjerat libra qe kan qen udhzues per njerzimin , jan ndryshu ,por ne nuk guzojm ti perqeshim ,sepse jan libra te shejta pamvarsisht sa jan ndryshu.
Andaj un them hapatas se aji njeri qe nuk beson ne Zote,dhe nuk ndjek ligjet e All'ahut qe ika zbrit permes Kur'anit edhe un si Doktori them se ata njerz kan VENDIN ne Ferr......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S Empty
MesazhTitulli: Re: Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S   Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S EmptySun Sep 05, 2010 12:12 pm

Un mendoj se te gjitha besimet tjera ne mes nesh nuk jan edhe aq tragjike dhe jan te gjith gjak i yni, dhe jem te njejt pa marr parasysh besimin.
Dhe ne duhet me pun dhe sjellje te mira te iu tregojm se ne jemi nji, dhe duhet te iu afrojm ngrotsi shpirtrore dhe njerzore, ashtu dhe si e jep dhe thot KURANI,dhe kta njerz te humbur te i perfitojm dhe te i afrojm dhe te i fusim ne gjirin ton, sepse kem nji gjenez ,se ket gje e din, dhe shum te tjer dot ta kuptojn realitetin,mendoj popuj tjer ,por edhe ju vyn koh, dhe nji dit dot ta pranojn ket realitet per hir te madhrishmit,sepse nuk mbetet dhe nuk kan rrug tjeter, ZOTI esht nji, dhe dot mbetet i till.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S Empty
MesazhTitulli: Re: Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S   Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dr. Shefqet Krasniqi: FALËNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Dr. Shefqet Krasniqi: Epopeja e Kosovës së Re
» lutfi coka/Mendo pastaj shiko pergjigjen
» KUR LIGJËRONTE PROFESOR SHEFQET PLLANA…Nga Dr. BEXHET ASANI
» SË PARI RIBASHKIM MBRENDA SHQIPTAR PASTAJ NË EVROPË
» Mëshira e Zotit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: