Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 “Thelbi i ekzistencës: Ndezja e dritës errësirën e Qenies”

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Thelbi i ekzistencës: Ndezja e dritës  errësirën e Qenies” Empty
MesazhTitulli: “Thelbi i ekzistencës: Ndezja e dritës errësirën e Qenies”   “Thelbi i ekzistencës: Ndezja e dritës  errësirën e Qenies” EmptyThu Jun 08, 2023 12:15 pm


Analitikë
“Thelbi i ekzistencës njerëzore: Ndezja e dritës në errësirën e Qenies”
Përsiatje për vëllimin poetik “TerrAdritë” të autorit Xhevat Limani, 2023

Nga Prof. Kristaq F. Shabani


Hyrësi profilore
Në këtë vëllim poetik “TerrAdritë” (i karakterizuar prej meje “atipik, karakteristik në poetikë “me shtrat epiko - lirik, i motivuar në trajtë risi metaforikisht”Lirika me epikë dhe Rapsodi epike”) i poetit Xhevat Limani, për nga mënyra konceptuale kreative dhe për nga trajtesa, organizohet si një “aktrim” poetik befasues, i cili, në kontekstin paraqitës dhe thelbësor, është i një lloji të veçantë, i skenizuar me dy kryeprotagoniste: Errësira apo e quajtur, e motivuar “terr” dhe drita prezente. Kjo e ka rrjedhojën zanafillore dhe te arti i madh i aktrimit dhe i komunikimit poetik. “Isha i etur për lashtësi e kohëra homerike,/ Këngë të ndaluara nga kujdestarë e zyrtarë,/ Ishim verbuar ndaj s’e shihnim Ylliadhën, /Mes kreshtash vdisnim në këngë epike! Fantazia vjen e çlirët nga teatri antik deri në kohët e sotme”. Errësira apo terri përshfaqet dukshëm në kundërti apo në dualitet të epërm me dritën. “Terr i paftuar qiellin stis,/Pa vullnetin tonë sovran. Ti, terr lemeritës dhe pis, /Pse, ti, vallë, peng na mban?!/Syrin tim ti ma lektis...” (Lutem).

Kontrastet në “dyluftim” në arenën dhe amfiteatrin e Poetikës

Terri i kundërti i ndriçimit. Terri ka një simbolikë të veçantë në shfaqur me një zezim, në një hapësirë të ngjyrosur dukshëm dhe në thelb, brendësi e periferi, ku gradacioni temperatual, ka ndryshim në aspektin tregues të gradientit përcaktues. “Të përulem thjesht,/O yll, ndriçomë shpirtin,/ Terri po ma zë frymën,.../Thjesht, të dua, o hëna ime,/Që ndrin skutat e errta, /Brenda shpirtit tim, /Të djegur e vetmuar “(Lule shtatselvi). Errësira, në anën semantikore, u “rrok” më lart, por në aspektin social, si e kundërta e ndriçimit të jetës, njerëzimit, përshfaqet me komponentët e saj gradualë aq dhe të lëvizshëm. Kjo, në aspektin kuptimor, kuptohet si një mungesë e tejskajshme e dritës së dukshme në jetën sociale njerëzore me pasoja të rënda, madje, deri në një asfiksim total, i cili kërkon realizimin e një terapie të ndritshme me efekt rikuperimi. Këtë mund ta realizojë poetika magjike. Është, gjithashtu, shfaqja e të zezës në një hapësirë të ngjyrosur. Njerëzit, tashmë, (e provuar kjo), në shumtësinë e tyre, s’janë në gjendje të dallojnë ngjyrat, as kur mbizotëron drita e as kur mbizotëron terri. Në kushtet e dritës së pamjaftueshme, perceptimi është akromatik, pra i zi. Përgjigja emocionale ndaj errësirës ka krijuar përdorime të pakufishme metaforike të termit në shumë kultura e drejtime jetësore, të cilat shërbejnë për në procesin edukues. Poetët, artistët e përdorin errësirën, terrin për të theksuar dhe kontrastuar dritën. “Shpirtgremisur në terr u kapita,/ Vdekjen torturë përfytyroj,/Rashë në kllapi apo dremita,/ Mes savantësh debilë rënkoj...” . Një tejshfaqje e tillë e rëndë e përsjellë nga terri çon në mumistifikimin e shoqërisë prej administratës përmbytëse, vërshuese, asfiksuese të Territ “Kryefjalë”, i cili orkestron me nota të zeza në antipentagramin e ekzistencës. Errësira mund të përdoret si një kontrapunkt i hapësirave vendore dhe intelektuale të ndriçuara për të krijuar linjat kryesore dhe boshatinë. Dihet që ngjyrat bashkohen, alterohen me njëra-tjetrën për të krijuar të zezën, sepse secila ngjyrë përthith një frekuencë të caktuar drite. Në praktikë është tepër e vështirë të ndalosh përzierjen rezulocionare të marrë një ngjyrim të kaftë. Si një term poetik, terri përdoret në botën bashkëkohore për të treguar prezencën e hijeve, të keqes dhe parandjenjës. Pasqyrimi sinoptik i territ jepet në një përkufizim saktik : “Imazh i lodhur: Drita tej errësirës,/....Koha rrjedh, si kot,/ Çdo gjë rrjedh në vetmi./...Pa diell alegorik , /varr në shkretëtirë.../ Imazh faqenxirë…” (MJEGULLIRË). Në aspektin lindës, drita lindi apo u krijua, si rrjedhojë e ndarësisë apo veçimit të dritës nga errësira. Kjo është një përkesë me Ditën e parë të krijimit biblik, që fillon me errësirë, në të cilën paraqitet krijimi i dritës dhe ndarja e kësaj drite nga errësira (si ndarja e krijimit të Diellit dhe Hënës në ditën e katërt të krijimit). “Në liman të futem,/Vdeksha e mos mbeça gjallë,/Sa të mos dukem/Monument i ngrirë,/Kruspullosur shtrirë, Grafullimë vullkani...”. Përkufizimet për errësirën janë të shumëllojshme dhe mjaft kolosë janë ndalur në përkufizimin e saj si: “Errësira konsiderohet murtaja e sekondës, e cila ka zgjaturi dhe është stacionimi i qarjes, kërcëllimit të dhëmbëve”, apo shkelësit e kufijve të saj, që është e drejtë, janë të dënuar kapitalisht në “dëshpërim djegës dhe errësirë të akullt”. “Të hutuar nga flaka që djeg,/Shikoheshim si mumje piramide.../S’mbeti as edhe më i vogli shteg, /Dridhje të shtuara, si akt frike,/Çdo gjë mund të thuash,/ Veç mos thuaj se ishte lajthitje!” (Lajthitje). Interesant është perceptimi filozofik dhe kromatik: Në filozofinë kineze, “Jin” është pjesa femërore plotësuese e Taixhitu dhe përfaqësohet nga një lob i errët. Duhet theksuar se, përdorimi i errësirës, si një të ashquajtur pajisje retorike, ka një traditë të gjatë dhe të pandërprerë. Duke iu referuar Shekspirit, i cili e ushtroi përvojën e tij triumfale në shekujt XVI-XVII, në punimet e tij impresionante, të lavdërueshme dhe me pavdekshmëri, krijoi një personazh të quajtur “Princi i errësirës” dhe, në këtë kontekst, e mistifikoi duke i dhënë errësirës “nofulla” për të gëlltitur dashurinë. Kjo e shprehur në veprën e tij “Ëndrra e një nate vere”. A ka ndonjë përngjasim në trajtesë ky vëllim i Limanit, i cili sjell kontrastin e përplasjes terr – dritë të mijëvjeçarëve? Dhe së fundi, po përmendim edhe Danten e madh, i cili e përshkroi Ferrin (Terrin mendimor)”të njollosur me një errësirë të gurtë”. Procesi i kthesës: Errësira u bë dritë, por, prapë, pas dritës së ditës, vinte përsëri errësira e natës. Një proces i vijueshëm dhe i pafrenueshëm transformimi. Drita i lë vendin errësirës dhe errësira dritës. Ky fenomen transformues ndodh dhe brenda qenieve njerëzore, i cili shprehet me simbolikë apo me metodën metaforike, kur, në qeniet, ndodh procesi i vijueshëm: herë vjen drita e diellit në shpirtrat e më zemër të tyre, pastaj ndodh kontrastimi: Qielli përmbushet me re dhe pika shiu kullonin nga sytë, kur errësira gjen strehë brenda tyre. Këtë transformancë e ka parasysh më së miri poeti Limani, në këtë “Terradritë”. “Pse gjethet bien/Dhe ne themi qajnë?!/Mos, vallë, s’kuptojmë gjë,/Ç’muzikë mund të rënkojnë?” ( Vdekja e drurëve). (Vdekje e drurëve një krijim i rrokur me mjaft aftësi në kuadrin e diskutimit të procesit të gjallimit dhe të ekzistencës, nëpërmjet vegjetimit). Kjo kundërshti, ky kontrastim midis dritës dhe errësirës ndodh gjithmonë, është i përhershëm, unikal; kjo luftë e brendshme, e cila diktohet nga hulumtimet në lidhje me këtë proces. Gjatë kohëve, u vërejt një përpjekje maksimale e mëndjendriturve rrezëllitës, të cilët vunë në fokusin e tyre: eliminimin e errësirës mbretëruese në zemrat njerëzore. Në këtë vëllim “TerrAdritë”, paçka se është një dilemë, e cila e tregon më së miri, se kush duhet të favorizohet, pasi fjala e artëzuar zbukuron mendjet dhe shpirtrat. Terri është “kokëfortë” kërkon mbizotërimin hegjemon, paçka se ai kërkon verbimin, paçka se kërkon spostimin dhe prangosjen e intelektit njerëzor, humbjen e dinjitetit të qenies së identifikuar, vendosjen e pushtetit të tij makabër ekzistencial, bëhet një luftë e drejtpërdrejtë ballas dhe me formë të thekur manovre. “U lodha në gjumë djerr,/Përtej ferre dhe Zi-ferrit./Sa i rashë shqelm territ” (Mëngjes). Por a mund të vritet ekzistencialiteti i dritës? Po a mundej errësira, terri, t’i mohonte dritës shkëlqimin; a mund t’ia vriste shpresën e jetimit dhe të triumfit dritës?! “Por, vdekja mynxyrë,/Ka frikë nga unë/Dhe, s’ka më fytyrë/Të më rrijë përballë,/Se edhe i vdekur/ Unë do të jem gjallë!/Pres me shpresë…”( Pleqëria). Por, Tempulli i dritës filloi të shkëlqejë, fillojë të vendosë pushtetin e tij ndriçues. Çfarë mund të bënte errësira (terri) në këto kushte të krijuara?! A mund të mbretërojë Terri?! Mbretërisë së tij po i këputej filli me daljen e inteligjentëve, ndryshuesit të rrugëtimit të shoqërisë drejt progresivitetit. Në substratin e vëllimit “TerrAdritë” pa të kudondodhurën pikëpyetje, përpjekjet e poetit janë të diagramuara, nëpërmjet një diskursi të pasur e frutativ simbolesh e metaforash, gjendjesh dhe pasqyrimi. Errësirës i vjen fundi, paçka nga përpjekjada për të mbijetuar. Por, ajo gjithmonë nuk i pushon tentativat për të mbijetuar. Përdorim manovrash të tejthella, dredhi të përpunuara për të dhënë efekt, prezencë ekstreme e poshtërsisë. I vjen në ndihmë procesi i ringjalljes nga pozicioni i sfilitjes totale, duke përdorur armën e së Keqes, poshtërsinë, duke ringjallur urrejtjen midis qenieve për njëra - tjetrën. Kështu, ajo kërkon të pushtojë mendjen dhe shpirtrat njerëzore për të rritur tentakulat dhe mesastazat vdekjeprurëse të dritës... “Hesht dhe flas me pëshpërimë, /Brigjeve të dehur me dashurinë,/Kateve hyjnorë, nëse dua të zbres,/ Durim, e dashur, buzëvarret duan vetminë./ Ti më zgjo ëmbël, qetë, çdo mëngjes”. (Pikla dhe gjethe)

Përdorimi i formës “përçarëse” në formë “eseistike”

Por, sikundërse po i vinte fundi, Ajo donte, me çdo kusht, të mbijetonte. Ajo zgjodhi dredhinë, poshtërsinë. Ajo ringjalli mbi të gjitha urrejtjen. Por, ajo gjeti armën e saj më të fortë urrejtjen e njerëzve për njëri - tjetrin. Kështu, ajo mund të mbretëronte lehtësisht në shpirtrat e errësuar nga urrejtja. Njerëzit do të përçaheshin, se do të urrenin njëritjetrin. Errësira, terri, provokojnë luftën e padrejtë për fitim, luftrat për të zhdukur njerëzimin, pandeminë për të sakatepsur numrin e popullatës në rritje të Globit, luftën kundër humanizmit, mirësisë dhe paqetimit global... E çfarë nuk bën errësira, e çfarë nuk shpik ajo për mbijetesë e për të bërë botën, ku duhet të korojë e korbërojë vdekja ..., traumat dhe eliminimi! “Pika shiu po mbledh në grusht,/ Mendova se pikojnë lotët e mi,/Vapa djeg llahtarshëm në gusht,/ Ku tretesh, vallë, këtë lajm ta di”. (Tingëllimë) Njerëzit dallojnë shumë nga njëri - tjetri, disa marrin armë zemërngushtësinë, e cila të çon në portën e madhe të injorancës dhe mediokritetit. Ky tiparizim është tejet stacionues dhe ngecës. Një perandori kjo, ku njerëzit vuanin nga peripecitë e marrëzive të stisura dhe, si rrjedhojë, në substrat paraqiten zgjidhjet ndaj zhdukjes, vrasjes, persekucionit, kryeveprime më tej dhe shtysë errësirën. Përshkrimi gjallësor nga poeti Limani, i treguar thiktë me gisht tregues prej tij i galerisë të tipave veprues të territ është real, i saktë, zbulues, i lakuriqësuar dhe tronditës: “Ata ecin nëpër shi, mos t’u duken lotët,/ Rrëshqasin nëpër borë, të mbulojnë gjurmët,/ Futen në batak, duke ndjekur turmën,/Dalin në foltore dhe korbkrrokasin... “(Ata). Poeti i profilizuar e godet me forcë errësirën duke bërë radioskopi, skaner ...Krahasimi i grafikuar artistikisht: “Kukudhë të mjerë,/Që s’njihni pranverë,/Ju, dordolecë “Lambrosë”…,” të rrok me forcë magnetike dhe të hap syverbërinë... (TERR E DRIT˨). Dhe në skenën e interpretimit final u thirr Drita, e cila ngriti dhe arkitekturoi “folenë e zgjuar” te zemrat e njerëzve, duke u ndriçuar me të gjitha format, mënyrat dhe mjetet. Predikim mesazhi në strukturën dhe substratin limanian: “Drita sjell begatinë shpirtërore dhe tokësore”. Parabolizëm dinamik i thënies bibliane: “Dhe drita shkëlqen në errësirë dhe errësira nuk e kuptoi”. Në këtë kontekst, vëllimi është pjesë e “nuhatur” dhe e përcaktuar bindshëm: filozofik. Tablo paraqitëse të realitetit me një gjallim të thekur, nëpërmjet “penelit” ironik, sarkastik dhe lakonik, aktrues, të cilët ushtrojnë thirroren kushtruese për të përmbysur gjendjet katastrofike të prodhuar nga trure të nxehta përfituese të lidhura ngushtësisht me terrin drithërues me art mashtrues të profilizuar: “Lypsave u hedhim nga një kacidhe.../Ndjehen si bamirës.../Tallja kalëron mes turmash. / Rropaten rrospitë nëpër ankande,/ Kurse vetmitarësh, ushtrime të sfiliturish,/Endacaku misterioz tredh miza rrugëve,...” Ironi therëse përmastive.

Konceptuale në vëllim : Arti i Ndriçimit

Kryefjala “LULJA” dhe vetëm LULJA, LULJA E DRITËS KRYEPROTAGONISTE, NDRIÇUESE E SHPIRTIT DHE BURIM I DRITËS DHE I SHPRESËS ...Lirizmi arrin apogjeun e vet: “Ruaje buzëqeshjen,/Lulja ime,/Diell e hënë,/mes territ e dritës”. (Dashuria shtyn vdekjen) Pra, në këtë dilemë, (Drita dhe Errësira), si rezultat, e gjithë drita, në gjërat më të ulëta, që u vjen atyre nga lart, është më e fuqishme në gjëra më të larta. E gjithë errësira në gjëra më të larta është më e fortë në gjërat më të ulëta. “Ia mbylla sytë dhe ngriva lotimit./ Sytë iu ndalën në ballin e tij Balsam.../Pikturë në heshtje plot dhembje./ M’u shthurën brigjet e meditimit,/ ëndrra m’u ndal syrgjynosur”. (Vdekja e Babait). Por, natyra dhe fuqia e dritës dhe errësirës nuk janë të barabarta, pasi drita shpërndahet dhe depërton nëpër errësirën më të ulët dhe më të thellë, por errësira nuk prek sferën më të pastër të dritës. “Kohët shkojnë dhe vijnë, /siç ndodh me stinët,/ shijo sythat e petalet,...” (Meditim në hakërrim). Poeti ka forcë aksionare dhe akt veprimi kulmor, duke vënë në lëvizje gjithë “ingranazhet’” e mendimit dhe të procedimit aktiv me rentabilitet të lartë : “Unë dua të arrij në strofullën tënde,/ më rrëmben errësira,/shirat po bien në cep buzësh të skuqura, / monotonia endet këngës sime, /trokitjet zgjojnë qiellin e fjetur,/ hëna ma bën me dorë duke dritëruar,/loti rrëshqet mbi qerpikun tim /dhe ndalet etshëm buzëve tua,... “ ( Nata). Kështu, drita depërton dhe pushton errësirën dhe tejmbushet deri në pafundësi, ndërsa errësira nuk depërton ose mbizotëron ose barazon dritën, por përkundrazi është shumë e dobët në krahasim me dritën. “Besoj në kompromis me Zotin, /Nëse vjen koha e mortit tim,/ Mos më qani e as vajtoni,/Me bandë muzikore më përcillni,/ Urën e Qabesë dhe Ti, Shqipëri, këndoni./Le ta dijnë të vdekurit se shkon/ mes tyre i pavdekuri”. (Porosi zemre). Perifrazim madhor i madhështisë dhe kujtesës, paharrueshmërisë kulmore kontributative. Pyetjet retorike marrin forcë transformuese në ide, në ngjyrim dhe në akt autorial , i cili transmetohet me një aftësi të përkorë edhe historike: “Ku mbeti trimëria, o Akil i Thanës,/ Pirro strategu që Romën e tronditi,/ Lekë zulmëmadhi që shkeli persianët,/ Teutë shpatpërgjakura në det rrëzëlliti?!” (SHQIPËRISHT PËR TY, SHQIPËRI!). Apo dinamizmi përshkrues kategorik ndërveprues dhe impulsues: “Zogjtë nuk fluturojnë më,/ U prenë krahët me Kushtetutë,/As bilbilat më nuk këndojnë,/Mbyllur në kafaz i kanë gjuhëprerë,/Të mos presin stinë me pemë!”(SHPIRTI M’U KËPUT). Ambienti hakërrues që kërkon të disiplinojë poetin, i cili shfaq rrebelizmin e tij dritëdhënës me një objektiv të qartë të synuar që në fillesë: “Ç’janë këto korba dhe laraska që krrokasin,/ Më urdhrojnë mua të ngratin e pabindur,/ Ndën këmbë dhëndurë duan të më kllasin./ Si nuk kujtohen vallë, se unë mbret kam lindur,/ Atë mot, kur ra borë e madhe dhe mbylli rrugë./Unë vetë u rrita! “ (UNË JAM VETËM). Vëllimi, pavarësisht se trajton këtë kontrast bajagi të madh, është i ndriçuar për substratin që paraqet, për temat që trajton. Madje, në temat që prekin dhe futen në palcë të errësirës, territ, kanë ndikim të drejtpërdrejtë, apo tërthorazi të dritës, e cila jepet nëpërmjet simbolizmit, metaforizmit, personifikimit kryesisht, pushtetërisë së figuracionit dhe enumeracionit, nxjerrjen në dritëzim një 19 TerrAdritë / poezi lëvrim individual në neologjizma, fjalëformime interesante, të veçanta, të cilat vijnë, si rrjedhojë e përbashkimit të emrave me emra, të emrave me folje, por edhe të formateve të tjera të elementëve të frazës: Në trajtesën më poshtë do të të përmendim disa prej syresh, të cilat tregojnë aftësi, kërkim shkencor, gjuhësor dhe marrin trajtë semantikore të guximshme dhe, si rrjedhojë, rritin prezencën e pasurimit të fjalësit shqiptar. Triumfi i tij quhet Lule duke hedhur në tapet jete ligësinë....

Pasuria stilistike, figurimi dhe krijimi i fjalëformimeve

Figurat stilistike, në këtë vëllim, janë të pranishme dhe të qenësishme, të cilat, si rrjedhojë e kësaj pranie, që i theksuam dhe më lart, i kanë dhënë efektshmëri të lartë në kuptueshmëri e pasqyrim, nëpërmjet përdorimit aktiv të: krahasimit, personifikimit, antitezs, kontrastit, hiperbola, litotës, groteskut, simbolit dhe paralelizmi figurativ. Ka tejmbushje të kësaj prezence dinamike. Të dukshme dhe prezente janë, si rrallë në ndonjë vëllim tjetër, të tillë ndërthurës, figurat e shqiptimit poetik, pra figurat tingullore dhe të intonacionit si: pyetja retorike, pasthirrma, apostrofa, retiçenca(heshtja), pretericioni(tejkalimi),përsritja e menduar, epanastrofeja, epanalepsa, epifora, anafora, aliteracioni, paronomazia, onomatopeja, optacioni, asonanca (zanoresia), konsonanca (bashkëtingë-llorësia), pauza (ndërprerja). Shëmbujt e mëlartëm të përdorur janë të tregues dinamik të kësaj përfundese. Po kështu e shohim të arsyeshme të nxjerrin në pah përdorimin e nevojshëm të figurave të fjalëve dhe të shprehjeve si: metafora, katakreza, metonimia, sinekdoka, ironia, sarkazmia, asteimi, paradoksi, oksimoroni, perifraza, epiteti, alegoria, eufemizmi, antonomazia. Ajo, e cila bie në sy dhe ka plotësi të organizuar, në tërësi, është plotësia e figurave të fjalorit poetik si: sinonimet, antonimet, homonimet, neologjizmat, por me një shmangie të dialektizmat (krahinorizmat), barbarizmat (huazimet), pasi poeti flet dhe përdor një gjuhë shqipe niveli, duke tentuar në puritantizëm (pastërti) të kthjellët edhe në krijimin e neologjizmave që mbajnë “vulën vetjake”. Ky vëllim nuk do të ishte i plotë pa figurat e sintaksës poetike. Vërehet prezenca e inversionit, konversionit, enumeracionit, gradacionit, elipsës, asidenti, polisidentit, kiazms. Disa ilustrime, të cilat flasin direkt për këto përfundime tonat, ku gjithçka është e derdhur me art: “Në brigjet e tua sykaltër të frymoj mbi rërë; Të valoj muzikën e Parajsës mbi liqen; Metafora noton si pulëbardhë; Tingulli i valës i pëshpërit fjalës; Piklat pikëlojnë mes gjethesh; Lermë, të të jap shpirt mes ethesh; Sa herë kërkon të vdes për ty! A ndjen me zemër a sheh me sy?( Retorizmi poetik lirik i “tensionuar” nga ndjenjëzimi); Lermë, të të jap shpirt mes ethesh; Të puth ëndrrën tënde; Si mumje piramide...; Lakuar shpirtit tënd; U lodha në gjumë djerr; Hëna vajton mbi liqen, Përshëndet pa zë Diellin, Unë buzëqesh me Qiellin! Se edhe i vdekur, Unë do të jem gjallë! Vallëzo, pulëbardha ime!; Pëlhurëmëndafsh plot afsh; Kryezana ime engjëllore;Vrau vetminë me dashurinë! Këputa të vetmen “Lule”, triumfova mbi ligësinë...; Në brigjet e tua sykaltër të frymoj mbi rërë; Vetullës hark t’i këndoj eliksirin tend; Ti, perla ime udhëtare; Fitore kërkoja mes mjegullash...;Rojtarët e mjegullës zgërdhihen për dashuri; Selvitë do të vallëzonin kopshteve dremitur; Dashuria shtyn vdekjen; Skeleti i zi i ndrydhur mengenesh

Fjalëformime dinamike vetjake, të cilat janë pasuri të Fjalësit të Gjuhës shqipe.

Po përmendim disa prej syresh: Dridhjetrokitjet, fluturakeshtrirë, shtullungojnë, fatgremisur, grafullimë shpirtmërdhirë, gjethërimë, liqensyvalë, pëlhurëmëndafsh, fierishtëlëndinë, lotëhelmesh natërimi, zezonë, fytyrëhënë, vdekatarët, çikërrojnë, flatralodhur, cikmëmadh, zhbirrillosur, shpirtharruarit, kërrkërrijnë, fëshfërojnë, trungjeshkulur, rrezbitur, kaosinë, cikmë, kotmallkimet, lulerikthimi, shpirtmynxyrët, arkëmortje, shqiponjëtar, sqepkojrrilat, mendjezhbiridhur, shpirtpërdridhur, trupgërdhuc, thekërralla, rrezbitur, arkëmortje, shqiponjëtar, sqepkojrrillat, mendje-zhbiridhur, thekërralla, shqipërisht, shpirtdrinori, cinikon, mërzipritje, etheskuqura, kruspullosur, vetullvarura, zëkëputur, degëlëshuar, rrencarë, pikëlimë, farmakzinjtë, buzëvarret, shpirtmjaltë, natërim, shkalafenden, zëgomarët, dritëzjarret, shpirtvrerosur, pluhurinë, bregmal, zinxhiron, bukramirë, gardhiqe, kulpërime, perçeprerë, ferrishtë, vithemushkat, kuqëron, ligjexhunglat, palltonxirë, mugëtirë, shpirtkaranosur, zemërake, shpirtkryengritës, hakërrim, gjetërojnë, plagëron, dritëron, buzëvalë, shpirtkëputur, qeshurimë, shpatpërgjakura, krojemjaltët, kurrizdalët, shpirtmynxyrët, gjuhëprerët, kryevarrtari, gërdallë, shpirtdjegur, murrashë, kakarisin, sqepkojrrilat, ferrskëterra, plehnaja, skilakë, çjarrakët, shtirakët, ashpëror, zgjebarakë, kamangriturit, stërkudhës, kardhiqlojtar, buzëlepitka, shpirtskllevërit, ferrderrishtë, bythotët, gjunjëkëputur, oreksnxirët, shpirttromaksurit, bajgërinat, gjoksefryrat, bythëmenderësh, shembshi, mendjeprera, mizërojnë e tjera.

Përfundesë:
Në këtë përsiatje, asqë mund të thuhen e të shprehen të gjitha. Ka rëndësi të shprehet pjesëza, si pjesë e së tërës, por duhet thënë Xhevat Limani 22 e vendosur pika mbi “i”: Në këtë dinamikë shquhet poetika kushtruese, poetika ambientaliste, poetika ndërthuese dhe ajo kombinative lirike-epike. Një poetikë e tillë vjen e gurgullon nga një shpirt karizmatik, nga një oaz, ku vëlon e drejta, nga një vullkan që lava e mendimit kërkon të dalë në sipërfaqe dhe të rrëzëllijë, nga një mendje që do të ndriçojë me dritë njerëzimin, bashkëkombësit, e cila kërkon të lëshojë gjithë kundërsulmëritë ndaj territ duke e mposhtur me forcën e rrezeve diellore të diejve të inteligjenës... Pritja dhe vdekja në poetikën e Limanit është gjallore, e papërfytyrueshme për të vdekur... Triniteti tingëllues domethënës dhe kushtrues ... Për të tillë poetikë ka nevojë kjo kohë “katrane” e zezuar nga vetë njerëzit, të cilët, në vend që të transformojnë, nxirrosin, zezojnë...Parabolike është fraza limaniane: “Bota nuk ka varre, sa kemi ne beteja!” Kjo duhet të na krenarojë dhe të na frymëzojë...“ Poezia epike e Limanit është kushtruese dhe jep mesazhe të forta e të zjarrta për dashuri të Mëmëdheut, të trojeve, për të ruajtur gjuhën, identitetin, për t’u krenuar me simbolet. Ajo ka ngjashmëri në stilin nolian, madje, shpeshherë, përafrohet edhe me stilin e poetëve të Rilindjes sonë Kombëtare. Ajo frymon e gjallon shqipërisht nga “A” te “ZH”-ja. Asnjë errësirë nuk zgjat përgjithmonë. Madje, dhe në terr ka gjithmonë një yll...”është shprehur shkrimtarja amerikalee fantashkencës Ursula Kroeber Le Guin,... Urojmë që të kemi gjithmonë kapacitete të tilla poetike të japin mesazhe dhe të ndriçojnë qeniet!

Gjirokastër, Albania , prill 2023



Poezi nga vëllimi

Vdekja e drurëve

Pse gjethet bien
Dhe ne themi qajnë?!
Mos, vallë, s’kuptojmë gjë,
Ç’muzikë mund të rënkojnë?
Apo mëkatet e vapës lajnë?...
Mbase, thonë të vërtetën,
Në trajtën “enigma”.
Shoh si pikojnë gjethet,
Nga të mjerët drurë,
Mua më zënë ethet.
Mos, vallë jam sëmurë?!
Apo dimrit i dridhem,
dot s’po mblidhem,
Mes thinjash pleqërie!
Në vatrën e vetmisë,
shfletoj fëmijërinë,
sodis nëpër shtigje,
kush ma vret dashurinë.
Kërkoj përgjigje,
Se mbeta vetëm,
Duke vdekur brigjeve.
Dimri, ndoshta, po troket,
Po vargu jetim
ende s’ka mbërdhirë
Valëve të jetës
Dhe së vërtetës.
Zemra llahtarshëm më buçet,
Dua të jetoj dhe s’kërkoj mëshirë...
Gjethet, kur bien përdhe,
kthehen në plehëra
E unë s’jam i zoti
Të notoj brigjeve tjera,
peng i dashurisë jam.
Nëse do të duash,
duaj marrëzisht.
Atëherë, s’je dru i tharë,
Në dashuri e në jetë,
gjethet bien tinëzisht,
shpesh ka pasur tradhtarë,
pëshpërisin me tokën,

Këtë vjeshtë të vonë ,
Kur unë qaj, e dashur.
Ndonjëherë, kujtomë,
Kujtimesh lidhmë kryet.
Nuk jam i sëmurë,
Si të ngratët drurë,
Në mëshirë pyjesh
Requiemi i vetmisë,
Digjet flakë në akull...

Dashuria shtyn vdekjen

Duaj pa kushte, e dashur,
rrënjët thahen larg,
Loti plas më keq se kripa,
më parë pranoj të vdes,
se të humb dashurinë,
të mbetem pa shpresë.
Nuk të lë më vetëm,
lisat le të gjethërojnë,
Ruaje buzëqeshjen,
Lulja ime,
Diell e hënë,
mes territ e dritës.


Tingëllima I
Ndjehem i lodhur para dimrit cikmëmadh,
Kërkoj kohën e shkuar fshehur ndër skuta,
Ndërsa gjethet e lodhura pikojnë në livadh,
Nën ethe vjeshte shpresëtarët mbledhin fruta.
Të kërkoj në tokë e hapëroj sytë nëpër qiell,
Ku trete vallë, e dashur, këtë vjeshtë të vonë,
Dua vetëm pakëz dritë nga i përflakti diell,
Po të humba tani, të humb përgjithmonë.
Jam kthyer në gjuetar endacak në natyrë,
Portretin tënd të lumtur pareshtur kërkoj,
Unë, Aktori shpirtthyer, mbeça pa fytyrë
Edhe i vdekur brenda varrit për ty do të këndoj!
Gjethi loton virgjër tinguj harmonie,
Unë i rashë botës përtej me pash,
Si kalorës rrebel rrëmbeva çaste dashurie,
Atë mëngjes me vesë, Lule, kur të thashë.
Erdhi kohë e ligë me gjamë e pandemik,
Jeta, para vdekjes, s’ka fare vlerë,
Mes urdhërash pranguar në robëri,
Me shpresë se do të dalim në pranverë...
Dilni qivuresh, se jeta ka pluse dhe minuse,
Mjaft, po dridheni si langoj strukur,
Ruani buzëqeshjen, se bota ka viruse
Edhe në vdekshim, paçim vdekje të bukur!
Përqafo natyrën dhe shmange vetminë,
Mos rri ujë pus, se mbetesh gjunjëkëputur,
Trëndafil mes ferrash zgjidh dashurinë,
Bëje zgjidhjen vetë, zgjidhjen më të bukur...
Pendimet e vonuara janë kotësi e marrë,
Bjeri vetes prapa e dil në të vetmen rrugë,
Premtimet e harruara të lënë duke qarë,
Kthehu në tempull te shenjtori në Strugë.
Mjafton që të do dhe pranon të vdes për ty,
A thua vallë nuk është ky një betim prej fisniku?
Në pafshë dritën purpurore betohu në ata dy sy,
Gjersa loti i zemrës nga faqja përdhe nuk të piku.
Po shkele fjalën, premtimi s’ka fare kuptim,
Gjethet, në vjeshtë të vonë, pikojnë pa ndalesë,
Jeta jote do të mbushet plot helme dhe trishtim,
Është kot fare të shpërblehem para se të vdesë!






Ti sot ke ditëlindje!

Lulja ime,
Ti sot ke ditëlindje!
Dhurata e parë
pesëdhjetë e dy vite që ka ngjarë...
Ç’të të falë tani?
Të gjitha t’i kam sjellë,
plot me dashuri,
kopshtin kam mbjellë...
Ecëm me ëndrra bashkë,
nuk u lodhëm për të tjerë.
Unë zemrën, kur ta dhashë
Ti më fale veç pranverë!
Dhe sikur të nisja nga fillimi,
nuk pendohem asnjëherë,
Ti ishe dhe mbete kryefjalë!
Kopshtet u mbushën plot,
Borzilokë e me të bukurat selvi,
Fluturuam nëpër botë,
Si s’ka ëndërruar njeri,
Me flakë dashurie
Dhe vesë me lot,
Në jetën tonë!
T’i fala të gjitha me zemër,
Thesare shpirti me fjalë,
E bukura kishte një emër
Ti je vetëm Lule,
Në sintaksën time
Plot mall
E përvëlime...
Kaluam fusha e lugina,
Kodra plot rrëpira,
U ngjitëm majë malesh,
Mes resh e vetëtimash,
Rrufetë na ranë me mallkim,
Të plagosur mes ulërimash,
Gjetëm shtigje për shpëtim.
Erdhëm dhe nuk u ndalëm,
Të lumtur jemi në harmoni,
Gabimet njëri-tjetrit i falëm,
Vetëm me dashuri...
Dhe të bukurën shpresë,
Në kopshtin tonë,
Ta ruajmë për vazhdimësi!
Të rrojmë, ashtu si dimë vetë,
Me nipër dhe mbesa rrethuar,
Të vazhdojmë në këtë jetë,
Çift me dashuri rrethuar!
Dhe, kur të mbyllim sytë,
Të nisemi për atë rrugë,
Lakmi të ketë e dashura Strugë!
Kaloi gjysmë shekulli dashuri,
Formula jonë e shenjtë ishte bindje...
Ç’të të sjell unë tani,
E dashur, për ditëlindje?
Kujtime të bukura në përjetësi,
Rrjedhin në jetë, si ujëvarë,
Asgjë, nuk fillon pa dashurinë e parë!
Kur valët me hënë
përplasen në breg,
Vajtojnë në heshtje
shkëmbinjtë e thepisur,
Terri mundohet t’i hap dritës
mes resh një shteg,
Ujët bien si xixëllonja,
mes gurësh gremisur!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
“Thelbi i ekzistencës: Ndezja e dritës errësirën e Qenies”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» PADUKSHMERIA E QENIES SË KRIJUESIT, ...
» POETËT DHE POETIKA NDRIÇON ERRËSIMIN I HAP RRUGË DRITËS

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: