Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Mërgime Emini Latifi artiste, këngëtare, Shkup

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mërgime Emini Latifi artiste, këngëtare, Shkup Empty
MesazhTitulli: Mërgime Emini Latifi artiste, këngëtare, Shkup   Mërgime Emini Latifi artiste, këngëtare, Shkup EmptyWed Nov 03, 2021 3:52 am

Mërgime Emini Latifi artiste, këngëtare, Shkup
KONFERENCA VIRTUALE “Femra, produktore krijuese në shumëplashmërinë jetësore”.
Quhem Mërgime Emini Latifi, artiste, këngëtare nga Shkupi.
Është kënaqësi të marr pjesë në këtë konferencë, ku ka prezencë të grave , zonjave dhe zonjushe të mençura.
Pasioni im gjithmonë ka qenë kënga. Këndoj që prej moshës 8vjeçare. Me kalim e kohës e rrita jo vetëm në moshë, por dhe aftësinë e të kënduarit, pasi u aktivizova gjerësisht. Kam marrë pjesë në shfaqjet e ndryshme në shkollë, deri sa arrita të jem prezente në koncerte dhe festivale të ndryshme që zhvilloheshin në Maqedoninë e Veriut, duke arritur të fitoj identitetin tim dhe të fitoj, gjithashtu, admirimin e publikut. Unë interpretoj këngë popullore folklorike, këngë dasmash, balada e tjerë, duke përcjellë këngët e traditës shqiptare, që, të them të drejtën, pëlqehen shumë; po kështu, duke pasur dhe sensin e humorit kam kënduar dhe këngë humoristike, apo zbavitëse…Repertori im është pasuruar mjaft. Kam 15 këngë të miat me tematikë të larmishme, po kështu dhe tri këngë në duet. Karakteristike është se unë i shkruaj vetë këngët e mia dhe, të them të drejtën, kanë pasur shumë sukses. Kam tridhjetë vite në skenë duke interpretuar këngën popullore. Natyrisht që tani enjoh mjaft mirë skenën. Kam në plan që këtë vit të bëj dy albume të miat si dhe do të inçizoj dhe katër këngë të reja.
Nga repertori im mund të përmend këngët:
“Kënga e Alfabetit,”Hajde, moj nuse”, “Moj Lulja e Sharrit”, “Mallkoj ditën që të takova”, “Pëllumbeshë e bukur”, Ani, ku ke cucë, “Për ty, nënë” “Hajdeni të gjithë në valle” , “Do t’ krehi flokë ty, mor djalë”, “Baresha” e tjerë.
Karakteristika ime kryesore është se unë jam dhe moderatore e veprimtarive letrare dhe kulturoro- artistike , ku dhe interpretoj këngët e mia. Kam marrë pjesë në shumë veprimtari të tilla në Maqedoni dhe tashmë jam dhe sekretare e Shoqatës së Shkrimtarëve “ABC” Shkup.
Dua të përmend dhe aftësitë e mia aktruese. Kështu kam interpretuar në dy filma humoristikë, në rolin kryesor dhe në një film tjetër kam luajtur rolin e Ministres së Punëve të Brendshme.
Po kështu, herë pas herë krijoj poezi dhe i kam botuar në revista të ndryshme .
Jeta ime i është përkushtuar totalisht familjes dhe artit.
Jeta ime është pasioni për artin dhe këngën.
Dua të theksoj se, ndihma ndaj këngëtarëve dhe artistëve edhe në Maqedoninë e Veriut është e dobët …Kjo ka nevojë të përmirësohet dhe të respektohet talenti i femrës. Pjesëmarrja ime në këtë konferencë është nder për mua dhe falënderoj LNPSHA” Pegasi” Albania për këtë mundësi.
Ju përshëndes me këngën e Alfabetit, kënduar prej meje…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Mërgime Emini Latifi artiste, këngëtare, Shkup
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tensionohet situata në Maqedoni
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
» Skenarë për pastrimin etnik të Nerezit-Shkup....

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: