Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KRONIKA E POETIKËS “LARAMANE” NË SPEKTËR TREMBËDHJETËNGJYROR

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KRONIKA E POETIKËS “LARAMANE” NË SPEKTËR TREMBËDHJETËNGJYROR Empty
MesazhTitulli: KRONIKA E POETIKËS “LARAMANE” NË SPEKTËR TREMBËDHJETËNGJYROR   KRONIKA E POETIKËS “LARAMANE” NË SPEKTËR TREMBËDHJETËNGJYROR EmptySat Jan 02, 2021 7:39 pm

POEZI BASHKËKOHORE ALBANIA
KRONIKA E POETIKËS “LARAMANE” NË SPEKTËR TREMBËDHJETËNGJYROR
Nga Kristaq F. Shabani

1. Mbi “i”
Kot , i vëmë kohës,
Pikën mbi “i”…
Faji : Mendja e kokës,
“Breshër e shi…”.

2. Kryetrishti
Asqë , mund të shkohet
ndërmend ngopja,
Asqë, mund të përfytyrohet kthimi,
Në këtë tymnajë tymzezë
pa zemër,
shpirt ,
jetë ,
Me dimër të mërdhirë…
Ndjenja akull,
e ngrictë,
e pashpirt…
Fjala e vetme në fuqi të tretë,
Në këtë mbretërim “COVIDI”:
“Vdiq… Vdiq… Vdiq!”
(Iku …Iku……Iku!)
Lot, dhimbje ,muranë shpirti…
Numeracion numrash delikatë,
Pakësim ndjenje , ikje shpirtrash
Me dhunë, pa parë njerëzit e syrit,
Njerëzit e shpirtit, njerëzit e zemrës …
Java humbet rrotullimin e rregullt të ditëve,
Pengohet E Hëna,
Marramendje ndjen E Marta,
Trllohet E Mërkura,
Humbet gjithçka nga vetvetja E Enjtja,
Ngjyrë vetem të zezë,
Paskërka, në këtë kohë çudë, E Premtja…
Lumëlotësirë ujëvaron E Shtuna,
Statistikat e dhimbjeve të mortjes
i konferencon para njerëzve E Diela…
Krejtësisht e shfytyrua Java…
*
Katastrofa më të rënda se të luftrave ,
të betejave ajrore,
Kryedrama ardhur nga ajri infektant ..
Ç’pandehmë!
Në fizionomi të bukura
e shprehëse “maska” shtesë
E kthye kjo fjalë mortësirë
Në kryefjalë dite,
E kthyer kjo gjendje në shtim numerik
Më ikën, na ikën, ju ikën Njerëzit ,…
Më ikën, na ikën, ju ikën Poetët,…
Artistët,
pa ceremoni, pa përcjellje ,
Vetëm me lotim syri e qielli…
Retë qiejve të alarmuara,
Diejt me rreze pakësuar,
Polet dridhen,
“Tropiku” lë amanetet,
Meridian- Paralelet me “shi” zije,
Aparatet kardiograme shenjojnë finishet…
Na falni, o miq,
O mikesha, nuk hodhëm, hodhëm
dot një grusht dheu,
mbi prehjen tuaj të përjetshme,
veç mbisunduese
një fjalë e sinqertë shqipe:
“NGUSHËLLIME” ,
Kurorë e dhimbjes së përcjelljes …
E shterrën këngën bilbilat…
S’u dukën lodrimet e kanarinave,
Humbën përkëdheljet
në trandimin e shpirtit,
Dallandyshet u mekën,
Deti humbi kaltërsinë,
Malet ndjenë asfiksinë…
Natyra fytyrëvarur…
3. “Paradoks” i veshur sportiv
Habitshëm përflet vetveten,
Truri ndjehet “i fikur”
Mbi antimoralin e prapë…
Një paradoks i goditur!

4. Fat krimbverdhësh
Krimbverdhët
turfullojnë nëpër kanale
baltë të ndyrë,
Gjithë trupin mynxyrë
Lëshojnë fjalorin e tyre
Krimbverdhët turpësirë…

5. Kobmandata
Ç‘fat pret, o i ngratë
Në këtë kobmandatë?
S’ke as çelës,
as mendje të hapësh
Portën e mbyllur të mosfatit “FAT”…

6. Ç’faj, paskërkan Trojet!...
Këto troje qenkan
t’i pish në kupë,
Këto troje
mbushur me flori
Të verdhë , të zi…
Rrethi i katërmbëdhjetë dantesk
i shpikur
Pa turp, me dorën e veshit i fshin…
I gëzohen “turtës” gjigande…
Antinjerëzit e Xhojsit …
Hedhin te fallxhuret fatin…
7. Përkufizimi i buzës
*
Buzëkuqur,
Buzëpërpjekur,
Buzëtharë,
Buzëkërkuar,
Buzëduruar,
Buzëdru,
Buzëkeqësuar,…
Në këtë buzënajë:
Buzë derdhje qelbi
Buzëujvarëdhimbjeje
të krrakuar!
Sorrëkorbanët sulmojnë pëllumbat..

8. Ah, ç’pasthirrmim syri !
Symalluar,
Syvenitur,
Syfikur,
Syverbuar,
Sydobësuar,
Syharruar,
Sydobësuar,
Syçaluar,
në këtë sytatëpjetë,
duke pritur me ankth Sypërpjetën..
të minuar…
Globi në “trak”.
9. Eunuke
Sfilitur
Copërzuar,
Tejharruar,
Përrallëzuar
Në këtë rrjedhnajë
Të ngadaltë me
Enukësh të përdalë…

10. Eh, vitet, largamanë prej kujtesës!
Vitengratët,
Viteshuarit,
Vitemallkuarit,
Viteqirinjtë,
Vitetranditurit
Vitezymtët,
Vitenatët,
Viteprapët,
Vitesyverbërit,
Vite këmbëthyerit,
Vite krahëprerët,
Vite keqësinjtë,
Vitepërtuarit,
Në këtë shekull mandate,
Vite grisurit,
Vite plasurit…
Vite të pafytyrtë…
Vitegjysmë gjallë,
gjysmëvdekur…

11. Rrojsira e Mendjecunguarve
Dhimbjeplagë,
Dhimbjeskërmitës,
Dhimbjeklithmëtarët,
Dhimbjepragosurit
Dhimbjekërcënuesit
Dhimbjeduruarit
E rrojsirës
e ardhur
nga Mendjecunguarit.

12. Negativi i mendjes
Mendjethatë,
Mendjenatë,
Mendjemuzg,
Mendje çudëlëshuar,
Mendjethatë,
Mendjevapë,
Mendjeshkalluar,
Mendjeargatë,
Mendjetrokë,
Mendjeboshuar,
Mendjenatëharruar….


13. Ikje-ardhje

2020…
Iku, duke marrë prapësirat…
Fund
2021
Erdhi të shpëlajë mynxyrat…
INCIPIT
MARRË NGA VËLLIMI “PRESJA E HABITUR E AUTORIT
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
KRONIKA E POETIKËS “LARAMANE” NË SPEKTËR TREMBËDHJETËNGJYROR
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kronika e Zezë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: