Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Kronika e Zezë

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Kronika e Zezë Empty
MesazhTitulli: Kronika e Zezë   Kronika e Zezë EmptySat Apr 24, 2010 9:46 pm

Tragjedit
aktuale ne trojet Shqiptare !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Kronika e Zezë Empty
MesazhTitulli: Re: Kronika e Zezë   Kronika e Zezë EmptySat Apr 24, 2010 9:46 pm

Vrasje në lagjen Xhon Kenedi




Published or updated- 24/04/2010
11:06:00






Madhësia:
Kronika e Zezë Font_decrease
Kronika e Zezë Font_enlarge






Kronika e Zezë Thumbnail.php?file=jane_1_781352221





Me një breshëri plumbash nga automatiku sot rreth orës 11 në
picerinë “Belissimo” në rrugën “Xhon Kenedi” u vra 45 vjeçari, Ramadan
Ramadani, jurist në EVN dhe këshilltar në komunën e Çairit nga radhët e
Demokracisë së Re. Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta
policie, të cilat punuan për zbardhjen e krimit.Nga MPB-ja dyshojnë se
autor i vrasjes është 22 vjeçari Muhamed I. Motivet e vrasjes ende nuk
janë bërë të qarta zyrtarisht, por mësohet se akti ka të bëjë me pagesën
e faturave të energjisë elektrike. Pronari i lokalit ku ndodhi krimi
rrëfeu për mediat atë që kishte parë.
Anëtarët e familjes Ramadani
kanë përjashtuar mundësinë që vrasja të jetë bërë për motive politike.
Në EVN Ramadani punonte në shërbimin juridik, nga kompania shprehën
keqardhja për vrasjen e tij. http://alsat-m.tv/lajme/vendi/38270.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Kronika e Zezë Empty
MesazhTitulli: Re: Kronika e Zezë   Kronika e Zezë EmptySat Apr 24, 2010 9:53 pm

Gruevski, gjendja e sigurisë në Shkup s'është alarmante



Kronika e Zezë Thumbnail.php?file=Mbulim_Bedri_2_516935279





Për kryeministrin Gruevski, gjendja e sigurisë në
kryeqytet, nuk është alarmante. Vrasjet, plaçkitjet dhe rrëmbimet e
fëmijëve nuk janë sinjal i mjaftueshëm, për të thënë se situata është
alarmuese. Sipas tij Ministria e Brendshme është e angazhuar plotësisht
në zbardhjen e të gjitha rasteve.
“Ka disa dukuri të tilla, por
Ministria e Brendshme është plotësisht e angazhuar që të gjej zgjidhje,
përkatësisht t’i zbuloj ato raste. Në përgjithësi, situata nuk është
ashtu siç ju paragjykoni. D.m.th, situata e sigurisë është e mirë, por
ka disa ngjarje ku vërtet nevojitet një angazhim më i madh”, vlerësoi
kryeministri Nikolla Gruevski.
Ka reaguar Demokracia e Re e Selmanit
duke theksuar se kjo që po ndodh në Maqedoni, nuk i ka hije një shteti
që pretendon të jetë anëtar i NATO-s dhe BE-së.
“Fatkeqësisht ne në
Shkup, por veçanërisht në lagjet të banuara me shqiptarë, ballafaqohemi
me vrasje, siç është vrasja e një qytetari edhe sot, pastaj me
plaçkitje, grabitje, gjithashtu edhe me kidnapime të fëmijëve. ....Andaj
konsiderojmë se e gjitha kjo është si rezultat i neglizhencës së
institucioneve shtetërore. Ne konsiderojmë se qeveria dhe institucionet
shtetërore duhet të tregojnë seriozitet në drejtim të zbulimit sa më të
shpejtë të kryesve të veprave të këtilla të zbardhjes së rasteve”, ftoi
Flora Kadriu, deputete e DR-së.
Gjatë katër-mujorit të parë të këtij
viti, krahas grabitjeve të shumta të bankave dhe vrasjeve të ndryshme,
janë regjistruar edhe një numër i madh rrëmbimesh fëmijësh, ende të
pazbardhur nga Policia. Burkan Mamudovski, 15 vjeç nga Kërçova u zhduk
më 29 mars, Mirsada Heldoviç nga Kumanova, 5 vjeçe u zhduk më 12 prill.
Mitat Ibrahimi, 8 vjeç nga fshati Konjare e Mesme e Shkupit u zhduku më
19 mars dhe Dane Memedi, 5 vjeç nga Sredoreku i Kumanovës u zhdukur më
27 mars.http://alsat-m.tv/lajme/vendi/38312.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Kronika e Zezë Empty
MesazhTitulli: Re: Kronika e Zezë   Kronika e Zezë EmptySun Apr 25, 2010 12:35 am

Çfarë përjetoi
prizrenasi dhe si i shpëtoi vdekjes në Shkup




Kronika e Zezë Exhibitor_listBetween
Kronika e Zezë MavorvkaAgjencia e lajmeve INA ka arritur të zbulojë
shtetasin e Kosovës që ishte plagosur në mesditën e 31 marsit në afërsi
të Qendrës Tregtare “Mavrovasja” në Shkup, ngjarje që po mbahet e
fshehur dhe nuk u zbulua deri tani nga MPB e Maqedonisë.
B.S 39 vjeç, nga Prizreni ekskluzivisht ka folur për agjencinë e lajmeve
INA duke shpjeguar gjithë tmerrin që kishte përjetuar nga momenti i
plagosjes nga dy persona të panjohur, por duke hedhur dyshime në shumë
pista.
“Isha nisur drejt vendit ku kisha parkuar veturën dhe në një moment
dy persona trupmëdhenj dalin nga një hyrje e banesës. Nga një moment
vërejta se ata po më përcillnin dhe të dy ecnin në një distancë duke më
lënë mua në mes. Njëri ka vrapuar nga prapa dhe ka shtënë me pistoletë
shurdhuese duke më goditur në këmbë. Pasi që jam shtrirë në tokë, ai u
afrua pranë kokës time dhe shkrepte armën për të më vrarë, por nuk dij
se pse nuk i shkrepte arma. Unë nuk kam lëvizur për 30 sekonda dhe ata
menjëherë u larguan nga vendi i ngjarjes”, shpjegon B.S për agjencinë
INA.
Ai ka denoncuar autoritetet se rasti i tij nuk është evidentuar në
arkivat e MPB-së, dhe as në spitalin ku ishte dërguar për shërim dhe ku
sipas tij, kishte forca të sigurisë pranë dhomës së tij. “Si mundet të
të marrin polici dhe askund më pas nuk figuron. Kisha me vete edhe 800
euro, celularin dhe rrobat e mija, të cilat nuk mi dhanë pasi që dola
nga spitali, duke më thënë një inspektor policie se paratë ishin false. A
është ky shtet a, që të grabisin. Më nxorën pas tre ditëve nga spitali
dhe inspektorë civil më thanë se do të më përcjellin për Kosovë, por
nëpërmjet Qafë Thanës nga Shqipëria, por nuk pranova. Ata më shpjegonin
se në Bllacë nuk mundet se ka shumë gazetarë dhe s`bën dhe më në fund
pas refuzimit tim pranuan që të më çojnë nga Jazhinca”, rrëfen i
plagosuri, shtetasi kosovar.
Ai pohon se rastin e ka paraqitur menjëherë në Ministrinë e Brendshme
të Kosovës, pranë ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë dhe pranë
autoriteteve të tjera vendore dhe ndërkombëtare për të alarmuar rastin e
tij, që siç thotë ai të shkeljeve brutale të të drejtave nga ana e
MPB-së së Maqedonisë, ku ai ishte mbajtur në rrethana tejet sekrete.
“Jam në kontakt dhe do ta çojë deri në fund rastin pasi që nuk mundet
kështu të veprohet. Unë do ta çojë rastin deri në fund, sepse ka dëshmi
sepse ka kamera në vendin ku isha plagosur”, ka theksuar B.S.
Viktima rrëfen se të mërkurën e kaluar sërish kishte qëndruar në
Shkup dhe gjatë kthimit nga një inspektor civil në kufirin e Bllacës i
është urdhëruar që asnjëherë të mos shkelë tokën e Maqedonisë. Unë i
kërkova sqarime se përse, sepse nuk kam dosje kriminale dhe nuk kam bërë
asgjë dhe askush nuk mund të më ndalojë. Pse po e bëni këtë pse jam
shqiptar e mysliman a”, rrëfen prizrenasi, dhe pretendon se do të
nxjerrë drejtësinë në shesh. Ai thotë se me të shkuar në Prishtinë, ka
kontaktuar ambasadën e Maqedonisë, zyrtarët e lartë të së cilës kanë
theksuar se nuk guxon asnjë policë të ndalojë hyrjen. Ministria e
Brendshme ka njohuri për rastin, mirëpo asnjëherë nuk ka dhënë versionin
e saktë se çfarë ndodhi me rastin tek Mavrovasja. Zëdhënësi i MPB-së,
Ivo Kotevski ka theksuar se nuk dëshiron të jap detaje përtë mos dëmtuar personin e kësaj rasti, por ai ka shtuar gjithashtu se shtetasi i
Kosovës nuk ka dashur të flasë edhe para organeve të rendit, se si i ka ndodhur rasti. (N.P/INA)
http://zeripress.com/?p=2142
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ramizi
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ramizi

Male
Numri i postimeve : 158
Age : 40
Vendi : Tirona
Registration date : 23/02/2009

Kronika e Zezë Empty
MesazhTitulli: Re: Kronika e Zezë   Kronika e Zezë EmptySun Apr 25, 2010 1:02 am

Kronika e Zezë 23625_420965065010_695995010_5770872_680737_n
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Kronika e Zezë Empty
MesazhTitulli: Re: Kronika e Zezë   Kronika e Zezë EmptySun Apr 25, 2010 1:10 am




Shqiperi
Kronika e Zezë Spacer
Dy aksidente pas mesnate, dy të
vdekur
Kronika e Zezë Spacer

Kronika e Zezë Spacer
Kronika e Zezë 33054DURRES-LEZHE-Dy aksidente
automobiliste me bilanc dy të vdekur kanë ndodhur brenda të njëjtit hark
kohor në Durrës dhe në Lezhe. Në Durrës u përplasën 2 motocikleta,
kurse në Lezhe, 2 kamiona.
Ka qënë ora 12 pas mesnate kur dy
kamiona, njëri me targa Kruje 469A I drejtuar nga shtetasi Nikoll Kola
dhe një kamion i dytë me targa Durrësi 0191A ishin duke udhëtuar në të
njëjtin korsi në aksin Lezhë-Shkodër. Pikërisht 2 kilometra në të dalë
të Lezhës, mësohet se kamionat janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si
pasojë ka gjetur vdekjen Ndue Marku, pasagjeri i kamionit me targa
Durrësi, ndërsa ka shpëtuar drejtuesit. Policia në vendgjaje konstatoi
se drejtuesi i kamionit me targa Kruje ka qënë në gjendje të dehur.
Durrës,
vdes një motociklist

Një tjetër aksident është shënuar
orët e vona të mbrëmjes duke shkaktuar një të vdekur dhe një të
plagosur. Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës në Durrës në aksin Sukth-
Manëz ku dy motocikleta të tipit Yamaha, që udhëtonin me shpejtësi të
madhe, janë përplasur fatalisht me njera tjetrën. Si pasojë ka humbur
jetën Selim Lushi 37 vjec nga fshati Vadardh i Durrësit, kurse i
plagosur rende ka mbetur shtetasi U.Kurti 25 vjec.
Policia e cila
mberriti ne vendgjarje dyshon praprakisht se shkak per përplasjen është
bërë shpejtesia e madhe e drejtuesve të motocikletave.

(d.b/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Kronika e Zezë Empty
MesazhTitulli: Re: Kronika e Zezë   Kronika e Zezë EmptyWed Apr 28, 2010 12:35 pm

Elbasan, treni përplas për vdekje të
moshuarin
Kronika e Zezë Spacer

Kronika e Zezë Spacer
Kronika e Zezë 33150ELBASAN-
Një i moshuar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta pas
përplasjes nga treni i udhëtarëve të linjës Pogradec-Tiranë.
Ngjarja
e rëndë ndodhi në unazën e qytetit të Elbasanit rreth orës 16:00 ndërsa
treni po i afrohej stacionit hekurudhor të qytetit të Elbasanit.

Ndërkohë
që treni po ecte i moshuari ka dalë mbi trasenë hekurudhore në vendin e
quajtur "Pranë lagjes së kinezëve". Pavarësisht tentativës së
makinistit për të ndaluar trenin, përplasja e të moshuarit ka qenë e
paevitueshme pasi distanca me të ishte mjaft e vogël.

Për pasojë
i moshuari i cili nuk është identifikuar ende ka humbur jetën, ndërsa
në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë. Mbetet i
paqartë nëse i moshuari është vetëhedhur në shinat e trenit apo ishte
një aksident. Ndërkaq vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të
ngjarjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Kronika e Zezë Empty
MesazhTitulli: Re: Kronika e Zezë   Kronika e Zezë EmptyWed Apr 28, 2010 12:37 pm

Fëmijët në mëshirën e zotit nga kidnapuesit




28/04/2010 08:06:00






Madhesia e shkronjave:
Kronika e Zezë Font_decrease
Kronika e Zezë Font_enlarge






Kronika e Zezë Thumbnail.php?file=femijet_654_918089614





Përderisa fëmijët tani dy muaj me radhë janë në rrezik
permanent nga kidnapuesit, ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana
Jankullovska kërkon më tepër kohë për parandalimin e kësaj dukurie.
Tentimet për kidnapim të fëmijëve posaçërisht janë prezente në fshatrat
dhe qytete e banuara me shqiptarë, ku kohën e fundit janë paraqitur
rreth dhjetë raste të këtilla.
“Duhet më tepër kohë për shqyrtimin e këtyre rasteve për të
verifikuar në hollësisht dëshmitë”, ka deklaruar Jankullovska, e pyetur
për masat që po i ndërmerr policia.
Të ballafaquar me një injorim të këtillë të kësaj dukurie nga
policia, nëpër shkollat fillore mbizotëron panik. Shkollat kanë filluar
të vetëorganizohen për të penguar
Kidnapimin e nxënësve, pasi kohën e fundit janë vërejtur shumë raste
kur persona të panjohur me vetura pa targa tentojnë t’i mashtrojnë
fëmijët të futen në veturat e tyre. Si masa mbrojtëse arsimtarët
këshillojnë nxënësit që të mos bisedojnë me të panjohur.
Si pasojë e kidnapimeve të shpeshta të fëmijëve, në Tetovë janë
realizuar takime të shumta mes drejtorëve dhe përgjegjësve të shkollave
fillore dhe Sektorit për Punë të Brendshme (SPB).
“Drejtorët i informuam nëse vërejnë persona të panjohur apo të
dyshimtë në afërsi të shkollës, menjëherë të lajmërojnë policinë, si dhe
t’i këshillojnë fëmijët që të jenë më të kujdesshëm”, deklaroi Marjan
Josifoski, zëdhënës i SPB-së në Tetovë. Ai gjithashtu shtoi se në afërsi
të çdo shkolle fillore në këtë rajon do të ketë policë të cilët do ta
vëzhgojnë situatën.
Përderisa nuk ka sinjale për gatishmëri të policisë të pengojë
kidnapimet, kryepolicja Jankullovska tregon gatishmëri për t’u
prononcuar për çështje të cilat i shpifin mediat maqedonase. Gjatë ditës
së marte, Jankullovska dha informata se MPB është duke i përcjellë të
hyrat e parave.
“Sa i përket fondeve për financimin e organizatave radikale, ne si
MPB, në lidhje me pjesën e sigurisë së bashku me shërbime profesionale
të cilat kanë të bëjnë me këtë materie, në kontiunitet po i përcjellim
të hyrat e parave, që në këtë mënyrë të vërejmë ndonjë mundësi për
rrezik të sigurisë”, tha Jankullovska.

Kidnapuesit më të shkathët se policia

Kidnapuesit e fëmijëve duket se janë shumë më të shkathët se policia
në veprimet e tyre. Prej tre fëmijëve të zhdukur në katërmujorin e parë
të këtij viti, policia nuk ka arritur të zbulojë asnjërin prej tyre. As
familjarët e as opinioni ende nuk e din fatin e Mitat Ibrahimit të
zhdukur më 19 mars, Dane Memedit të zhdukur më 27 mars dhe Mirsada
Heldoviqit të zhdukur më 12 prill.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Kronika e Zezë Empty
MesazhTitulli: Re: Kronika e Zezë   Kronika e Zezë EmptyWed Apr 28, 2010 1:58 pm

Vritet një 22 vjeçar në Gazi Babë të Shkupit



Kronika e Zezë Thumbnail.php?file=policia_cair_226181412





Fatmir Memeti 22 vjeç mbrëmë rreth orës 3 të mëngjesit është
vrarë në internet kafenë “Pizho” në rrugën “Ordan Çopela” në lagjen
Gazi Babë të Shkupit. 42 vjeçari me inicialet B.Xh e ka therur me thikë
djaloshin, për arsye tani për tani të panjohura. Trupi i 22 vjeçarit u
transferua në Spitalin e qytetit ku vetëm u konstatua vdekja e tij.
Policia arrestoi kryerësin dhe po punohet në zbardhjen e plotë të
vrasjes. Kundër tij do të ngritet kallëzim penal. /Makfaks/http://alsat-m.tv/lajme/vendi/39025.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Kronika e Zezë Empty
MesazhTitulli: Re: Kronika e Zezë   Kronika e Zezë EmptyWed Apr 28, 2010 9:58 pm

Arbere pershendetje, te pergezoj per hapjen e temes.
Teme shum e qelluare.
Me preku shum rasit i kindapimev te femijeve.Pse nuk ndermerin diq ndaj ketyre kindapusve.si ka mundesi te kindapohen femijet,aqe me pak brenda 1 muaj 3 femij!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Kronika e Zezë Empty
MesazhTitulli: Re: Kronika e Zezë   Kronika e Zezë EmptyWed Apr 28, 2010 9:59 pm

Nuk funksion shteti te lagjet e Shqiptarëve , për ate edhe janë shtu vrasjet edhe kriminaliteti .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Kronika e Zezë Empty
MesazhTitulli: Re: Kronika e Zezë   Kronika e Zezë EmptyWed Apr 28, 2010 10:01 pm

Po cfare bejn ato pariti shqiptaret qe ken zgjedhe?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Kronika e Zezë Empty
MesazhTitulli: Re: Kronika e Zezë   Kronika e Zezë EmptyWed Apr 28, 2010 10:02 pm

Asgjë .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Kronika e Zezë Empty
MesazhTitulli: Re: Kronika e Zezë   Kronika e Zezë EmptyWed Apr 28, 2010 10:06 pm

hahhahha cfare pergjigjje hahahhahha!!

Pse nuk hapni, nja pist te modes te pakten te bejn rekalam


hahaa.

Ama duhet ndermerrni diq. Sepse jeta e femijev tuaj esht ne pytje
!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Kronika e Zezë Empty
MesazhTitulli: Re: Kronika e Zezë   Kronika e Zezë EmptyTue May 11, 2010 1:08 am

Kronika e Zezë Thumbnail.php?file=vari_masiv_554252431





Serbia ka zbuluar një varr masiv ku gjenden trupat e pa jetë të rreth 250 shqiptarëve. Ata besohet se janë vrarë gjatë konfliktit të viteve 1998 – 1999 në Kosovë. Lajmi bëhet i ditur nga Prokuroria e Serbisë për krime lufte. “Mund të konfirmojmë se është zbuluar një varr masiv”, deklaroi Bruno Vekariç, zëdhënësi i Prokurorisë serbe për krime lufte.
“Sipas llogaritjeve tona 250 trupa janë gjetur në lokacionin në fjalë, që gjendet pranë një qendre tjetër, në të cilën kemi kërkuar dy vite më parë”, theksoi Vekariç.
Varri është gjetur në rajonin jugor të serbisë, në Rashkë, edhe me ndihmën e misionit evropian për rend e ligj në Kosovë



Athua edhe sa varre tjera ngelen te pa zbuluara
??????????????
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Kronika e Zezë Empty
MesazhTitulli: Re: Kronika e Zezë   Kronika e Zezë EmptyTue May 11, 2010 1:36 am

Cito :
Athua edhe sa varre tjera ngelen te pa zbuluara??????????????

Zyrtarisht diku edhe 2.000 varreza.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Kronika e Zezë Empty
MesazhTitulli: Re: Kronika e Zezë   Kronika e Zezë EmptyTue May 11, 2010 1:59 am

Zyrtarisht diku edhe 2.000 varreza.

Nga nje here mendoj, se nuk kami qen popul me 2 miljon e gjyse banore por sa kinezet jemi me numere.Beso sa keq u ndiva kur ndegjova permes medijave per nje vorre masiv qe u zbulu Kronika e Zezë Icon_sad valla do lind dijelli, edhe per ne nje dit?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Kronika e Zezë Empty
MesazhTitulli: Re: Kronika e Zezë   Kronika e Zezë EmptyTue May 11, 2010 10:17 pm




Shqiperi
Kronika e Zezë Spacer
Ekzekuton në klasë gjimnazisten,
më pas vetëvritet
Kronika e Zezë Spacer

Kronika e Zezë Spacer
Kronika e Zezë 33670ELBASAN- Qyteti është tronditur nga
vrasja e ndodhur në orën 09.15 minuta brenda në ambientet e gjimnazit
“Mahir Domi”. Një 19 vjecar ka hyrë i armatosur në ambientet e shkollës
dhe ka vrarë me armë zjarri nxënësen Gerta Baja, 20 vjece nga Elbasani.
Korrespondeti i NEWS24 Fatmir Popja informoi në raportim se vrasja ka
ndodhur në klasën ku studionte viktima.
Pasi ka kryer vrasjen
autori,i identifikuar nga policia, Endrit Llambaj, 19 vjec nga qyteti i
Vlorës, është larguar në këmbë nëpër rrugicat e lagjes afër shkollës.
“Pak
minuta para se të ndodhte vrasja po qeshnim me të në lokal,(afër
shkollës). Endri hyri në shkollë edhe para se të bënte vrasjen. Hapi
derën e klasës ku studionte Gerta dhe më pas largua, pasi po zhvillohej
mësim. Në 5 minutëshin e pushimit, hyri në klasë, u afrua te banka e
fundit ku ndodhej vajza dhe e qëlloi tre herë”- tregon një nxënës
dëshmitar i ngjarjes.
Menjëherë forcat e policisë kanë ngritur
postblloqe në të gjitha rrugicat. Kur i riu ka parë se ishte i rrethuar
nga policia ka qëlluar në drejtim në policisë. Më pas ka qëlluar dhe
veten.
NEWS24 raporton duke iu referuar burimeve nga policia se
autori dhe viktima duhet të kenë qenë të njohur dhe dyshohet se vrasja
mund të ketë ndodhur për motive xhelozie.

ORA 10 : 14 DREJTORI : VRASËSI
NË SHKOLLË NGA NJE PORTE DYTESORE
Drejtori i gjimnazit
"Mahir Domi" në një prononcim për NEWS24 tha se autori kishte hyrë në
shkollë nga një derë sekondare dhe jo nga dera kryesore. Milan Xhudovic
tha se “mësuesit e dezhurnit, si në katin e parë të shkollës ashtu dhe
në katin e dytë kanë qenë në krye të detyrës, por agresori ka hyrë jo
nga dera kryesore por nga një portë sekondare”. Drejtori i Shkolles
informon se janë informuar prindërit dhe të gjithë nxënësit janë larguar
në shtëpi.

ORA 10.00 MINISTRI I ARSIMIT NISET DREJT ELBASANIT
Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj
është nisur drejt qytetit të Elbasanit për të inspektuar gjimnazin ku
në orën 09.15 mintua një i ri ka hyrë në ambientet e shkollës dhe ka
vrarë një gjimnaziste. “Është një ngjarje e rëndë”- tha Tafaj duke
shprehur ngushëllime familjes, nxënësve të shkollës. Në një prononcim
për NEWS24 tha se për momentin kishte pak informacione për ngjarjen,
ndërsa ishte nisur drejt gjimnazit “Mahir Domi”.
(s.g/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Kronika e Zezë Empty
MesazhTitulli: Re: Kronika e Zezë   Kronika e Zezë EmptyMon May 17, 2010 2:36 am

Ish-mesfushori i Svansea Siti në Kategorinë e Dytë angleze
(Championship) vdiq në apartamentin e familjarëve të tij në Linz të
Austrisë pas një ataku kardiak.


Ishte vëllai i tij, Qerim Idrizaj (edhe ky një futbollist), ai që bëri
të ditur lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Besianit, pavarësisht
përpjekjeve të familjes, ndërkohë që reanimatorët mbërritën me vonesë.




Bild vergrößern
Kronika e Zezë 41229_m0w283h200q75v4029_idrizaj_team07_thumbnail_ger
http://www.nachrichten.at/sport/lask/art100,392792
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Kronika e Zezë Empty
MesazhTitulli: Re: Kronika e Zezë   Kronika e Zezë EmptySat Jun 05, 2010 12:07 am

Ky lajmi sipër kishte qen i gabuar , për fat të mirë :)
Vrasësi i nuk kishe qen shqiptarë por Iranjan , dhe sikur keto mediat tona i bëjnë qëllimishtë këto dezinformata ?!
Nëse ka mundësi të fshihet posti , Flm..

News24
BRUKSEL-Autori që kreu masakrën dje në gjykatën e Brukselit ku mbetën të
vrarë një gjykatëse dhe një kancelar nuk është shqiptar. Lajmi
konfirmohet sot për TVNews24 nga Policia e Shtetit Shqiptar që pohon se
autori ka qënë një shtetas i Iranit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Kronika e Zezë Empty
MesazhTitulli: Re: Kronika e Zezë   Kronika e Zezë EmptyTue Jun 15, 2010 7:55 pm

Gjendet i vdekur aktori kosovar Bekim
Fehmiu
Kronika e Zezë Spacer

Kronika e Zezë Spacer
Kronika e Zezë Spacer
Kronika e Zezë 34686BEOGRAD- Aktori i
njohur kosovar Bekim Fehmiu është gjetur i vdekur në banesën e tij në
Zvezdar, në Beograd. Lajmi bëhet publik nga ministri i Brendshëm serb,
Ivica Dacic, citojnë mediat kosovare.

Sipas Dacic dyshohet se
aktori 74-vjecar mund të jetë vetëvrarë pasi afër trupit të tij të
pajetë është gjetur një armë e regjistruar në emër të tij.
Aktori
Bekim Fehmiu ka lindur më 1 qershor të vitit 1936 në Sarajevë.

Ka
kryer fakultetin e arteve dramatike në Beograd. Aktori kosovar u bë i
njohur me filmin “Mbledhësit e Puplave”. Ai ka xhiruar edhe shumë filma
të tjerë të njohur. Suksesi i tij ka qënë i garantuar edhe në filmin e
prodhimit amerikan, “Aventuristët” në vitin 1971.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
NIPIIXHAXHIT
Anëtar i ri
Anëtar i ri
NIPIIXHAXHIT

Male
Numri i postimeve : 167
Age : 39
Vendi : te dardha
Registration date : 28/09/2009

Kronika e Zezë Empty
MesazhTitulli: Re: Kronika e Zezë   Kronika e Zezë EmptyTue Jun 22, 2010 1:39 am

Sipas informacioneve jozyrtare, personat e vrarë janë: Qenan Ademi (1981) nga fshati Nikushtak dhe Qazim Bakija (1986) nga fshati Nikushtak si dhe Qemal Agushi (1983) nga fshati Sllupçan.

Nga ana tjetër, në mesin e viktimave bëhet i ditur edhe emri i shtetasit të Kosovës, Bardhyl Fetahu.

Sipas Policisë së Kosovës, ata u vranë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nga persona të panjohur në një pritë të organizuar në aksin rrugor Viti-Kllokot.

Dyshohet se tre shtetasite vrarë nga Maqedonia janë nga komuna e Likovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka deklaruar sot se incidenti ka ndodhur në aksin rrugor Viti – Kllokot, kur jetën e kanë humbur katër persona.

“Ne orët e mëngjesit ka pasur gjuajtje në rajonin e Gjilanit nga një makinë, ku kanë humbur jetën katër persona", ka deklaruar Kelani.

Përndryshe, Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë(MPB), Gordana Jankullovska ka vërtetuar vrasjen e tre shtetasve të Maqedonisë në Kosovë, por duke mos dhënë detaje për vrasjen.

“Gjatë ditës presim më shumë detaje për këtë incident dhe se jemi në kontakt me autoritetet kosovare dhe gjatë ditës do të njiheni se çfarë ka ndodhur”, ka theksuar Jankullovska.

Katër persona janë vrarë gjatë një përleshje të armatosur sot në mëngjes në afërsi të Vitisë së Kosovës.
Gazeta Express
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Kronika e Zezë Empty
MesazhTitulli: Re: Kronika e Zezë   Kronika e Zezë EmptyTue Jun 22, 2010 1:42 am

Po edhe un sa ndegjova per kete rast tragjik mir se tu kujtu ta sjellesh per forum se jemi mesu Arbri te kujdeset rrethketyre rasteve dhe kemi len pak anash ket tem ..
shum raste tragjik te gjithe te ri sa keq
Kronika e Zezë Icon_sad
Mbrapsht në krye Shko poshtë
NIPIIXHAXHIT
Anëtar i ri
Anëtar i ri
NIPIIXHAXHIT

Male
Numri i postimeve : 167
Age : 39
Vendi : te dardha
Registration date : 28/09/2009

Kronika e Zezë Empty
MesazhTitulli: Re: Kronika e Zezë   Kronika e Zezë EmptyTue Jun 22, 2010 1:44 am

Lutem te jet i fundit ky rast
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Kronika e Zezë Empty
MesazhTitulli: Re: Kronika e Zezë   Kronika e Zezë EmptyTue Jun 22, 2010 1:47 am

ishalla ku ta dim motivin e vrasjes per se eshte bere ky akte?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Kronika e Zezë Empty
MesazhTitulli: Re: Kronika e Zezë   Kronika e Zezë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kronika e Zezë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: