Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Fragmenti me i vjeter i Kur'anit gjendet ne Angli...

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Fragmenti me i vjeter i Kur'anit gjendet ne Angli... Empty
MesazhTitulli: Fragmenti me i vjeter i Kur'anit gjendet ne Angli...   Fragmenti me i vjeter i Kur'anit gjendet ne Angli... EmptySat Jul 25, 2015 2:52 pm

Fragmenti më i ‘vjetër’ i Kur’anit gjendet në Universitetin e Birminghanit, Angli


Akademikët e Universitetit ishin tronditur kur testet radiokarbon treguan se ishte aq i vjetër

Ndoshta mund të jenë fragmentet më të vjetra në botë të Kur’anit të cilat janë gjetur nga Universiteti i Birmingamit.

Radiokarboni tregon se dorëshkrimi është të paktën 1,370 vjet i vjetër, duke e bërë atë ndër më të hershmit.

Faqet e tekstit të shenjtë mysliman kishin mbetur të panjohur në bibliotekën universitare për gati një shekull.

Eksperti i Bibliotekës Britanike për dorëshkrime të tilla, Dr. Muhamed Isa Waley, tha se ky zbulim emocionues do t’i bëjnë muslimanët të gëzohen.

Dorëshkrimi ishte mbajtur me një koleksion të librave dhe dokumenteve të tjera të Lindjes së Mesme, pa u identifikuar si një prej fragmenteve më të vjetra të Kuranit në botë.



Tekstet më të vjetra



Kur një studiues PhD ka shikuar më afër në këto faqe vendosi për të kryer një test radiokarboni dhe rezultatet ishin befasuese.

Drejtoresha e koleksioneve të veçanta të universitetit, Susan Worrall, tha se studiuesit nuk e kishte pritur që ky dorëshkrim do të jetë aq i vjetër.

Zbulimi se kemi pasur një prej fragmenteve më të vjetra të Kur’anit në të gjithë botën ka qenë fantastik- emocionuese

Dorëshkrimi i Kur’anit në Universitetin e Birminghamit ishte në një koleksion me prejardhje nga Lindja e Mesme

Testet, të kryera nga Njësia e Akselatorit të Radiokarbonit e Universitetit të Oxfordit treguan se fragmentet, të shkruara në lëkurë dele ose dhie, janë në mesin e teksteve të Kur’anit shumë të vjetra që kanë mbijetuar.

Këto teste ofrojnë një gamë të të dhënave, duke treguar se, me një probabilitet prej më shumë se 95%, pergamenët ishin midis vitev 568 dhe 645.

Ato, teksti i Kur’anit, është shkruar disa viteve nga koha e themelimit aktual të Islamit, tha David Thomas, profesor universiteti për Krishterimin dhe Islamin.

Sipas traditës myslimane, Profetit Muhammed ju ka shpallur Kur’ani, Teksti i Shenjtë i Islamit, në mes të viteve 610 dhe 632, viti 622 është viti i vdekjes së tij.

Personi i cili në fakt ka e ka shkruat tekstin e Kur’anit mund të ketë njohur profetin Muhammed ... ai ndoshta do ta ketë dëgjuar atë duke predikuar, tha Prof. David Thomas, i Universitetit të Birminghamit.

Prof. David Thomas tha se lëkura ku është shkruar teksti na jep me kuptue se është mjaftë e mundshme që personi i cili kishte shkruar tekstin do të ketë jetuar në kohën e Profetit Muhammed.

Personi i cili në fakt e ka shkruar tekstin e Kur’anit, mund ta ketë njohur profetin Muhammed. Ai ka mundësi ta ketë parë atë, ndoshta, ai e ka dëgjuar duke predikuar. Ai mund ta ketë njohur atë personalisht. Dhe që me të vërtetë janë këto mendime që më sjellën në mendje vazhdimisht, thotë ai.



Dëshmitar të dorës së parë



Prof. David Thomas thotë se disa nga pasazhet e Kur’anit janë shkruar në pergamenë, gur, gjethe palme, në lëkura, shpatulla të deveve - dhe një version përfundimtar, i përmbledhur në formë të librit, u përfundua rreth vitit 650.

Prof. David Thomas thotë shkruesi i këtij dorëshkrimi mund të ketë dëgjuar predikimin e Profetit Muhammed

Ai thotë se pjesët e Kur’anit që janë shkruar në këtë pergamenë mund, me një shkallë të besimit, të datohet në më pak se dy dekada pas vdekjes së Muhammedit.

Këto pjesë të tekstit të Kur’anit duhet të ketë qenë në një formë që është shumë afër formës së Kur’anit që lexohet sot, duke mbështetur pikëpamjen se teksti ka pësuar pak ose aspak ndryshime dhe se ajo mund të datohet në një pikë shumë të afërt në atë kohë që besohet se është shpallur, zbuluar.

Susan Worrall thotë se universiteti do ta paraqesë këtë zbulim të rëndësishëm ndërkombëtar në ekspozitë publike

Dorëshkrimi, i shkruar në stilin Hixhazi, një formë e hershme e shkrimit të gjuhës arabe, bëhet një prej fragmenteve më të vjetra të njohura të Kur’anit. Sepse radiokarboni krijon një gamë të moshave të mundshme, ka një pjesë të vogël të dorëshkrimeve të tjera në koleksionet publike dhe private të cilat mbivendosen. Pra, kjo e bën të pamundur të thuhet se çdo është definitivisht më i vjetra.

Por data e fundit e mundshme e zbulimit të dorëshkrimit të Kur’anit nga Universiteti i Birminghamit është viti 645 – që do të thotë në mesin e më të vjetërve.



'Mbijetesë e çmuar'



Dr. Waley, kurator për dorëshkrime të tilla në Bibliotekën Britanike, tha se këto dy fragmente të Kur’anit, dorëshkrime të bukura dhe çuditërisht të lexueshme në stilin e Hixhazit, pothuajse me siguri datojnë që nga koha e tre halifëve të parë.

Tre halifët e parë ishin udhëheqës në komunitetin musliman në mes të viteve 632 dhe 656.

Fragmentet e Kur’anit ende mund të lexohen qartë.

Dr. Waley thotë se në kohën e halifit të tretë, Uthman ibn Affan, kopje të edicionit “devinitiv”të Kur’anit u shpërndanë.

Komuniteti mysliman nuk ishte aq i pasur sa të grumbullojnë lëkurat e kafshëve për dekada të tëra, dhe për të prodhuar një Mushaf të plotë, ose kopje, nga Kurani i Shenjtë që kërkohet një numër shumë i madh prej tyre.



Kur'ani: Udhëtimi i gjatë në jetën britanike



Dr. Waley sugjeron se dorëshkrimin i zbuluar nga Universiteti Birmingham është një mbijetesë e çmuar e një kopjeje nga ajo epokë, ose mund të jetë edhe më e hershme.

Në çdo rast, kjo - së bashku me bukurinë absolute të përmbajtjes dhe çuditërisht ende të qartë për t’u lexuar - është një lajm për t'u gëzuar zemrat muslimane.

Muhammed Afzal i Xhamisë Qendrore në Birmingham tha se me pa durim po prêt për të parë dorëshkrimin

Dorëshkrimi është pjesë e Koleksionit Mingana prej më shumë se 3.000 dokumente të Lindjes së Mesme të mbledhura në vitet 1920-ta nga Alphonse Mingana, një prift Kaldean, lindur pranë qytetit Mosul në Irak.

Ai u sponsorizua nga Edward Cadbury për të mbledhur dorëshkrimet nga Lindjen e Mesme.

Komuniteti lokal musliman ka shprehur tashmë kënaqësinë e tij për këtë zbulim, në qytetin dhe universitetin e tyre dhe thotë se dorëshkrimet do të ekspozohen për publikun.

Kur i pashë këto faqe të dorëshkrimeve isha shumë i lumtur. Nga lumturia, gëzimi m’u mushën sytë me lot. Unë jam i sigurt se njerëzit nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar do të vijnë në Birmingham për t’i parë këto dorëshkrime të vjetra të Kur’anit”, tha Muhammed Afzal: kryetar i Xhamisë Qendrore në Birmingham.

Prof. Thomas thotë së këto dorëshkrime të Kur’anit do t’u tregojnë banorëve të Birminghamit se ata kanë këtu një thesar të pazevdësueshëm.


www.mediaelire.net
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fragmenti me i vjeter i Kur'anit gjendet ne Angli...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Muhammed emri më popullor në Angli
» Angli: Xhamia hap dyert për publikun
» Për atë... që sot gjendët në varr...
» Ku gjendet kulla e Trojes !
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: