Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Princi Charles i kërkon botës të ndjek shembullin e mësimeve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Princi Charles i kërkon botës të ndjek shembullin e mësimeve Empty
MesazhTitulli: Princi Charles i kërkon botës të ndjek shembullin e mësimeve   Princi Charles i kërkon botës të ndjek shembullin e mësimeve EmptyMon Jul 25, 2011 10:37 am



Princi Charles i kërkon botës të ndjek shembullin e mësimeve Islame

Lavdërimi i princit të Britanisë që i bëri mësimeve të Islamit dhe të Kuranit, nxiti reagime te disa shkrimtarë britanik të cilët shkuan aq larg sa që e përshkruan princin si një mysliman i cili nga frika po e fshehë konvertimin e tij në Islam

Këto kritika vinë në një numër të madh të mjeteve të informimit pasi ai kërkojë nga bota të ndjekin shembullin e mësimeve Islame në kuadër të ruajtjes së mjedisit pasi që shkatërrimi i mjedisit nga njeriu është në kundërshtim me mësimet e fesë e në veçanti të asaj Islame. Ai vuri në dukje se Kurani vërteton një lidhje të ngushtë në mes të njeriut dhe natyrës.
Fjalimin e tij princi Charls, i cili si vend për mbajtjen e këtij fjalimi kishte zgjedhur Qendrën e Oksfordit për studime Islame, duke u fokusuar rreth temës “Islami dhe Mjedisi”, ai tha: “Praktikat të cilat çuan në përkeqësimin e mjedisit janë si rrjedhoje e injorimit që iu bë mësimeve shpirtërore siç janë ato me të cilat ka ardhur Islami”.
Kritikat ndaj princit vazhduan pse kishte bërë një gabim të dyfishtë, e para se nuk i referohej fare Jezuit (Isait a.s.) gjatë fjalimit të tij, dhe e dyta se pse kishte folur gjerë e gjatë në lidhje me Kuranin dhe mësimet e Islamit në lidhje me mjedisin, duke theksuar se Kurani ofron një vizion të plotë të universit dhe këtë e mbështeste me disa citate Kuranore.
U akuzua menjëherë se ai është një mysliman që po e fshehë Islamin e tij, apo thjeshtë është një i marrë pasi që nuk mundë të imagjinohet që një evropian jo-mysliman të lavdëroje mësimet e Islamit dhe të flas pozitivisht pos që të bëhet fjalë për ndonjë gabim të mundshëm apo diç që fshehët pas kësaj.
Kjo nuk është hera e parë që Princi Charles të flas në të mirë të myslimanëve, ai edhe më herët kishte folur rreth shembullit të integrimit të myslimanëve në shoqërinë britanike, këtë ai e kishte thënë shumë qartë në një simpozium, duke vënë theksin e tij se shoqëria britanike duhet të përfitojë nga kontributi i integrimit të myslimanëve ne jetën e shoqërisë britanike si një tërësi, ai këtë e kishte përshkruar në këtë mënyrë: “Ne nuk duhet që të refuzojmë në tërësi kulturën e tyre, por duhet të përfitojmë nga ato që janë më të mirat dhe më profitabile nga të cilat do të përfitojnë të gjithë”.
Princi po ashtu kishte përshëndetur edhe modelin e jetesës tradicionale të Islamit, duke thënë se Islami thërret në një bashkëjetesë moderne,duke e cilësuar si një model i cili mundëson një ekuilibrim në ndërtimin e marrëdhënieve, dhe se Islami paralajmëron që të ekzistojnë kufizime për përkushtimin ndaj natyrës, duke theksuar se zhvillimi në kohën e artë të shekullit të nëntë dhe të dhjetë, si koha e civilizimit Islam, erdhi si shkak i përparimit marramendës që u bë në kuptimin e shkencës, kuptim ky që erdhi si rezultat i një filozofie shpirtërore e rrënjosur thellë për respektin ndaj natyrës.
Fjalimin e tij trashëgimtari i Britanisë, Princi Charles, në Universitetin e Oksfordit, e vazhdojë duke thënë se çështja ka të bëjë me vizionin për universin, e që pasqyron të vërtetën e përjetshme, që do të thotë se jeta është e rrënjosur në njëshmërinë e Krijuesit, duke theksuar gjithashtu edhe rendësin e kuptimit të konceptit të njëshmërisë (Teuhidit), që do të thotë njëshmërinë e Zotit, duke u ndalur në faktin se dijetarët myslimanë këtë vizion e interpretojnë dhe e shpjegojnë shumë qartë. Ai si fakt përmendi fjalën e Ibn Haldunit, i cili thotë se: “Të gjitha krijesat i nënshtrohen një sistemi tepër korrekt dhe precizë”.
Princi Charles gjithashtu theksoi se bota Islame ka një thesar të pasur të diturisë dhe njohjes shpirtërore e cila është vënë në dispozicion të njerëzimit, dhe tha se tani kjo është në trashëgimin fisnike të Islamit, dhe se gjithashtu është një dhuratë e çmuar për pjesën tjetër të botës.
Ai e pranoi faktin se këtë urtësi tani për tani e ka mbuluar dominimi i anës materiale të perëndimit, pra princi Charles kërkon nga ambientalistët që të ndjekin shembullin e Islamit nëse donë ta shpëtojnë boten.



Shqipëroji nga arabishtja:

Artan Musliu
breziiri.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Princi Charles i kërkon botës të ndjek shembullin e mësimeve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Presheva Kerkon Ndihmë
» OVLUÇK-ja kërkon miratimin e Projektligjit
» Kosova dhe zyrtarisht kerkon portin e Shèngjinit
» Nevzat Halili kërkon federalizimin e Maqedonisë
» Ne ishullin e Korfuzit partia qe kerkon pavarsi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: