Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Kosova dhe zyrtarisht kerkon portin e Shèngjinit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi

Male
Numri i postimeve : 517
Age : 43
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Kosova dhe zyrtarisht kerkon portin e Shèngjinit Empty
MesazhTitulli: Kosova dhe zyrtarisht kerkon portin e Shèngjinit   Kosova dhe zyrtarisht kerkon portin e Shèngjinit EmptyFri Feb 20, 2009 1:50 pm

fla
Kosova edhe zyrtarisht kërkoi portin e Shëngjinit:fla:



Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, tani më edhe zyrtarisht i ka bërë kërkesë Qeverisë së Shqipërisë, që portin e Shëngjinit ta lë në funksion për tregtarët e Kosovës.
Këtë e konfirmoi ministri i Ekonomisë dhe Financave të Kosovës, Ahmet Shala i cili gjatë një konference për gazetar tha se oferta nga ana e Qeverisë së Shqipërisë për ta përdorur portin e Shëngjinit për të nevojat e Kosovës, është një shenjë se Shqipëria po bënë çdo gjë në të mirë të vendit tonë.
"Oferta e qeveritarëve të Shqipërisë, të kryeministrit Berisha për të vënë në dispozicion portin e Shëngjinit për të mirën e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe të regjionit është një shenjë se Shqipëria po bënë gjethka që është e mundur në të mirën e zhvillimit të Kosovës dhe të regjionit", deklaroi Ahmet Shala, ministër i Ekonomisë dhe Financave i Kosovës.
Ministri Shala tha se ditën e diel një delegacion prej katër ministrave të Qeverisë së Kosovës do të udhëtojnë për në Shqipëri ku gjatë takimit me përfaqësues të Qeverisë së Tiranës do të diskutohet për planin e shfrytëzimit të këtij porti për tregtarët Kosovar.
"Një delegacion i përbërë prej 4 ministrave, të dielën do të udhëtojnë për në Shqipëri ku besoj që do të kemi takime të frytshme në nivele të ndryshme për të diskutuar për projektin e Shëngjinit, por për të shikuar edhe për zhvillimet e rrugës Durrës-Kukës-Morinë", shtoi Shala.
Deri më tani 8 për qind e produkteve portale që vijnë në Kosovë janë nga porti i Shëngjinit, ndërsa 92 për qind të tjera vijnë nga portet tjera të rajonit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone

Male
Numri i postimeve : 609
Age : 35
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

Kosova dhe zyrtarisht kerkon portin e Shèngjinit Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova dhe zyrtarisht kerkon portin e Shèngjinit   Kosova dhe zyrtarisht kerkon portin e Shèngjinit EmptyFri Feb 20, 2009 6:35 pm

portet e shqiperis jan ber per tregtar shqiptar dhe te huj cfar nryshimi ka se Thaci do potin e shengjinit vec per tregtar te kosoves, ne fillim nuk ju lejonte kosovarve te benin tregti ?, mos ka kerkuar marinen e cila esht afer portit se shengjinit se kjo me duket nje rreklam televizive sikur po bejn ndo nje gje te mir e po e bej ato kur jo vec ai port por gjith portet nuk i kan ndaluar kosovarve tebejn tregti, ku lajm me shum se ne po bejm per kosovaret thot, qe ne ne fillim nuk kemi ber gje biles sikur ne nuk i kemi dashtur prandaj me falni iniorancen time por nuk po e kuptoj ket lajm cfar ndryshon nga me par ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kosova dhe zyrtarisht kerkon portin e Shèngjinit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Ekonomia-
Kërce tek: