Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE Empty
MesazhTitulli: SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE   SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE EmptyWed Jul 22, 2009 10:46 pm

Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indo-evropiane


Nga pellazgjishtja në ilirishte dhe pastaj në shqipe u trashëgua dhe u
ruajt gjuha më e vjetër e Evropës. Është vërtetuar me argumente të
forta se gjuha shqipe është gjuha mëmë indoevropiane dhe në ndihmë për të vërtetuar vjetërsinë e gjuhës dhe historisë vijnë shkencat e gjuhësisë dhe arkeologjisë


Po pse nuk u shkrua gjuha shqipe ashtu si latinishtja dhe greqishtja? Edhe kjo nuk është e vërtetë, sepse ka dokumente te shkruara të mbetura nga djegiet porse nuk janë zbuluar akoma dhe se gjuha shqipe është shkruar edhe me germat “latine” edhe ato “greke”. Në lashtësi letrarëve dhe klerikëve u interesonte latinishtja dhe greqishtja sepse ato ishin gjuhët administrative apo zyrtare. Kështu që dijetarët e lashtë grekë dhe romakë shkruan për ato ngjarje të kohës që ata mund t’i vërtetonin dhe t’i ruanin për brezat e tyre të ardhshëm.

Shkencëtarët e gjuhës na kanë bërë të njohim të fshehtat e gjuhëve, sepse analiza gjuhësore mund të ndjekë një gjuhë të shkruar që nga fillesat e saj më të hershme dhe të zbulojmë lidhjet e saj me gjuhët e tjera dhe me burimin familjar të përbashkët. Pra gjuha njihet si një nga tiparet etnike themelore të një populli. Fjala “Gjuhësi’’ është përkufizuar si studim i ligjërimit njerëzor. Pjesë të rëndësishme të një studimi gjuhësor janë: klasifikimi i tingujve të gjuhës së folur, fjalëformimi, duke përfshirë gjininë, rrënjën, kompozimi, përkufizimi i saktë i fjalëve, renditja e duhur e fjalëve brenda një fjalie, gjurmimi i
prejardhjes së një fjalie në gjuhën e origjinës, zhvillimi dhe
ndryshimi i fjalës nëpërmes viteve, si dhe transmetimi i fjalës nga një
gjuhë në tjetrën. Në këtë drejtim, studimi historik i një gjuhe në
procesin e ndryshimit nëpër vite e zgjidh arkeologjia duke hedhur dritë mbi një kulturë parahistorike.


Ashtu si në arkeologji edhe në kërkimet shkencore të gjuhës shqipe u morën të huajt dhe jo vetë shqiptarët. Sepse shqiptarëve u duhet të mbroheshin nga pushtuesit e ndryshëm që nuk e linin të diturohej. Në shekujt XIX dhe XX shkenca e gjuhësisë krahasuese bëri të mundur që studiuesit të përcaktonin origjinën e gjuhës shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera indoevropiane. Shkencëtarë që bënë emër ne këtë drejtim përmenden:


Gotfrik Lajbnik
(1646-1717) - ishte filolog dhe deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja.

Hans Tunman

(1746-1778) - historian suedez profesor në Universitetin e Halles të
Gjermanisë, ishte albanologu i parë që studioi shkencërisht origjinën e
gjuhës së popullit shqiptar. Ai bëri kërkime në burimet greke, latine,
bizantine dhe studioi fjalorin tre gjuhësh sllav-grek-shqip të Theodhor
Kavaliotit të vitit 1770.

Hans Tunman
- arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhdues autokton të
popullsisë së lashtë ilire, që as u romanizuan e as u asimiluan nga
dyndjet e mëvonshme.

Johan Fon Han
(1811-1869) - austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e
Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më
vonë si nënkonsull në Janinë. Johani iu fut studimeve të gjuhës shqipe
bashkë me të ndriturin gjuhëtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin.
Botoi tre vëllime ‘Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe
historinë’ dhe nxori përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe
ilirishtja nga pellazgjishtja.

Franc Bop
(1791-1867) - profesor i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi
kryesor i gjuhësisë së krahasuar historike indoevropiane. Botoi në
vitin 1854 veprën e tij dhe nxori përfundimin se shqipja bënë pjesë në
familjen indoevropiane dhe është gjuhë e veçantë pa simotër gjuhë
tjetër.

Dhimitër Kamarda
filolog italian me origjinë shqiptare botoi veprën ‘Një ese e
gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe’ më 1864, vërtetoi me
dokumente lashtësinë e gjuhës shqipe. Si një gjuhë ndër më të vjetra në
botë.

Gustav Majer
(1850-1900) - profesor austriak në Universitetin e Gracit, anëtar i akademisë së shkencave të Vjenës, i cili u specializua në fushën e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe turke. Botoi librin ‘Mbi pozitën e gjuhës
shqipe në rrethin e gjuhëve indoevropiane’ në vitin 1883, që më vonë u
pasua me 8 vëllime shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë, përrallat
popullore shqipe dhe ngulmimet e arbëreshëve në Itali dhe Greqi.

Eduard Shnajder
- një studiues francez që shërbeu në qeverinë osmane të Shkodrës, shtoi
në librin e tij për ‘Pellazgët dhe pasardhësit e tyre’ më 1894 një
leksion i hollësishëm teknik, ku gjuha shqipe paraqitet si ‘tingëllimi
më i pastër e më besnik i gjuhës pellazge’.

Holder Pedersen

(1867-1953) - danez i cili punoi 35 vjet si profesor i gjuhësisë së
krahasuese indoevropiane në Universitetin e Kopenhagës. Për 35 vjet me
radhë botoi një varg punimesh shkencore mbi gjuhën shqipe, duke dhënë
analiza të vlefshme. Gjithashtu mblodhi e botoi folklorin shqiptar.

Norbert Jokli

(1887-1942) - gjuhëtar austriak me origjinë gjermano-çifute,
bibliotekar në Universitetin e Vjenës i kushtoi gjithë jetën studimeve
të gjuhës shqipe. Para se të fillonte lufta e dytë botërore, atë e
ftuan tu mësonte albanologjinë studiuesve shqiptar, mirëpo vdekja e tij
në një kamp përqendrimi nazist e privoi Shqipërinë nga shërbimet e
këtij studiuesi të madh.

Zef Skiroi

(1865-1927) - filolog i shquar italian me origjinë shqiptare bashkë me,
Joklin dhe danezin Pedersen, janë cilësuar si tre albanologët më të
shquar. Studimet e profesor Skiroi nxorën në dritë librin e tij ‘’Gjuha
shqipe’’ në Romë më 1932.

Mbas studimeve të shkencëtarëve të huaj rreth gjuhës dhe historisë të shqiptarëve dolën dhe studiuesit e parë shqiptarë në drejtim të gjuhës shqipe si De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Çekrezi, Kristo Dako, profesori i madh dhe i shquar Eqrem Çabej, Androkli Kostallari, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Mahir Domi, etj.


Kështu mbas shumë studimesh duke u bindur mbi një varg argumentesh, shkencëtarë apo gjuhëtarë të huaj dhe shqiptarë nxorën përfundimin se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij e kanë prejardhjen nga ilirët dhe ilirët nga pellazgët parahistorik. Në krahasimin gjuhësor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes së vjetër, është vërtetuar se shqipja si gjuhë është formuar më herët se këto të dy gjuhë të vjetra. Një vërtetim i pamohueshëm për Letërsinë e gjuhës shqipe janë emërtimet e qyteteve, maleve dhe lumenjve që janë trashëguar deri me sot duke iu qëndruar edhe pushtimeve te gjata nga popujt e tjerë, si p.sh; SCUPI-SHKUPI,
SCODRA-SHKODRA, LISSUS-LEZHA, DURRACKIUM-DURRΛS, MATHI-MATI, lumi DRINUS-DRINI, mali TOMORRIS-TOMORRI etj. Trashëgiminë nga pellazgjishtja ne ilirishte dhe me pas në shqipe e kemi dhe nga emrat e vjetër që janë edhe sot tek emërtimi i njerëzve si; HEKTOR, ALKET, TOMOR, DRINI, ILIR, TEUTA, GENTI, BARDHYLI etj. Të tillë emra janë mbi 800, qe ka mbledhur studiuesi Mahir Domi.

Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë hartës të Evropës, do të vëmë re se shumë qytete dhe krahina kanë emërtime të kuptimit në gjuhën shqipe dhe vetëm në gjuhën shqipe si për shembull:

- Toskana në Itali qe e ka marrë këtë emër prej banorëve të saj, se ata ishin toskë të njëjtë me ata të Shqipërisë.

- Brindizi lexohet ne shqip: bri ndezur.


- Kryeqyteti i Francës Parisi është në shqip: i pari ose si i pari.


- Marrsiella, qytet i Francës e ka marrë këtë emër nga shqiptarët në
lashtësi sepse ai ka qenë dhe është qytet bregdetar tregtar, pra marr
dhe sjell.


Po të vërejmë emërtimet e qyteteve të lashta greke edhe këta kanë emra të kuptimit shqiptar, për shembull, Athina – a thënë, Edessa – e desha, Thiva - theva.

Po ashtu Homeri rrjedh nga fjalë shqipe, duke pasur parasysh që ai ishte i verbër, pellazgët i vunë emrin i Mjerë, Homer. Veprat e tij Iliada dhe Odisea (Udhë sheh) janë legjenda pellazge ose shqiptare, që u shkruan nga Homeri dhe gjatë shekujve u përvetësuan nga shkruesit e mëvonshëm bizantinë. Tek Iliada, të gjithë kryetarët e fiseve, pjesëmarrëse në betejën e Trojës dhe vendet nga vinin kanë emra të kuptimit në shqip, për shembull:

Mikena - mik kena/kemi, mbret ishte Agamenoni..
Menelao - mëndja e la, ishte mbret i Spartës, vëllai i Agamemnonit.
Mirmidonët - mirditorët, kishin mbret Aqilean ose Akilin, që do të thotë-aq i lehtë.
Elena - e lanë mend.
Priami - i parë jam ose prij jam, mbreti i Trojës.
Paridi - i pari që di, etj.

Në të gjitha kohërat bizantinët kanë pasur maninë për të përshtatur fjalët jo-greke në fjalë greke. Kjo mënyrë veprimi ka ndryshuar deri diku dhe mënyrën e shqiptimit të fjalëve ose emrave. Megjithatë, po të shohim perënditë e lashta te Olimpit ku besonin grekët në lashtësi, do vërejmë se ato perëndi lexohen apo kuptohen vetëm në gjuhen shqipe si për shembull:

Zeus - Zë, është perëndia më e fuqishme që kishte për grua perëndinë.

Hera - Era. Perëndia tjetër Letos – Leton. Zeusi më vonë u martua me
perëndeshën Mentis - mend dhe lindën Athinanë. Marsi, ishte perëndia e luftës dhe shumë herë nxiste grindje midis njerëzve prandaj e pat marrë emrin nga shqipja ‘’i marrë’’. Perëndia Apolon mendoj se e ka marre këtë emër nga shqipja, apo-loni, dhe vërtet Apoloni ishte perëndi i muzikës, poezisë dhe harqeve, dhe çfarë bënte Apoloni! Luante muzikë, i ndryshonte drejtimin shigjetave. Loja më e dashur për të luajtur për fëmijët ishte shigjeta. Perëndia e detit quhej Tetis, që shume lehtë në shqipe T zëvendësohet me D.


Po të shohim ditës e javës në gjuhën shqipe vërejmë se kanë një kuptim të plotë shqiptar dhe të perëndive ku besonin pellazgët. E diela, është dita që përfaqëson Diellin ngaqë e diela është dita më me shumë diell. E hëna përfaqëson hënën. E marta është dita e Marsit dhe quhet si ditë e marrë. E mërkura është dita e Mërkurit. E enjtja nuk është zbuluar akoma. E premtja është dita e zezë, të prenë, e prenë. E shtuna përfaqëson Saturnin.

Ndërkohë, grekët bizantinë ditët e javës i emërtojnë kështu: e diela përfaqëson Zotin, e hëna është dyshi, e marta, është treshi, e mërkura, është katra, e enjtja, është e pesta, e premtja, është dita e Shën Mërisë, te shtunën e kanë marrë nga hebrenjtë.

Siç shihet shqiptarët emërtimin e ditëve të javës e kanë më të vjetër se grekët, gjë që tregon se shqiptarët janë më të vjetër si popull në Ballkan. Edhe betimin pellazgët e bënin për kokën e nënës, babait, ashtu si betohen dhe shqiptarët sot, për kokën e nënës dhe të babait. Pellazgët me zakonet, muzikën, veshjen dhe veçanërisht me gjuhën e tyre shqipe, i kanë qëndruar kohës në tokat e tyre.
Shumë të dhëna historike greke, latine përmendin rastësisht ndonjë kontakt ushtarak, diplomat, tregtar dhe fetar me shqiptarët. Më vonë udhëtarë evropianë, dijetar, aventurier shkruan për ashpërsinë malore të vendit, për luftëtarët krenarë apo për veshjet karakteristike. Uillam Shekspir nuk e pat vizituar kurrë Shqipërinë, por ai vendosi komedinë e tij ‘’Nata e Dymbëdhjetë’’ në Iliri, pra në Shqipëri. Lordi Bajron ngeli kaq i gëzuar dhe i lumtur në takimet me shqiptarët, sa që i shkruante nënës së tij se do të blinte një kostum shqiptar dhe do ta vishte; fatkeqësisht kjo veshje u përvetësua nga grekët dhe njihet sot si kostumi kombëtar grek (!?)

Përrallat, legjendat dhe trimëria shqiptare do arrinin deri në Filipine, ku historia e dashurisë diku në mbretërinë e Shqipërisë me titull ‘’FLORANT AT LAURA’’ do të shkruhej në gjuhën tagaloge nga autori filipinas Leonard Tugjy. Legjenda e heroit kombëtar Skënderbeut, tregohet nga çifuti spanjoll në veprën e Leongfellout me titull ‘’Përrallat e hanit buzë rrugës’’.

Në përfundim duhet theksuar se mendimi i përgjithshëm shkencor është se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janë pasardhësit modernë të Ilirëve dhe Pellazgëve, dhe fillesave indoevropiane. Kjo e bën edhe më të qartë arsyen përse populli shqiptar i vjetër është mbajtur i patundur pas gjuhës dhe kulturës së tij të lashtë. Ndonëse atdheu i ynë është pushtuar shpesh nga grekët, romakët, sllavët dhe turqit, edhe ndonëse shpesh kemi përdorur gjuhë tregtie, të ardhura nga larg, njerëzit që sot njihen si shqiptarë kanë ruajtur me vendosmëri e sukses, zakonet, traditat dhe dallimin tonë të lashtë Ilir e Pellazg. Por që të ruhen edhe në të ardhmen duhet që shqiptarët të kujdesen sa me shume për zhvillimin e më tejshëm arsimor-shkencor, të ndërtojnë institucione, universitete të tyre kombëtare dhe t’i ruajnë
me fanatizëm nga armiqtë shekullor të popullit shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE   SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE EmptyWed Jul 22, 2009 11:07 pm

e vertet se shqipja asht fundamenti i te gjitha gjuheve indo -evropiane ,por te gjitha kto jan ma te pasuruara se gjuha jon.sod gjuhtaret dhe itelektualet tan kan ren ne gjum dhe sbejn asgje per pasurimin e gjuhes, pra me fjal te reja,por huazojn e basterdhojn nga gjuhte e tjera si na anglishtja sidomos edhe nga gjuhet e tjera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE   SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE EmptyWed Oct 28, 2009 4:58 pm

Shqipja ne familjen e gjuheve


Hidhet në qarkullim "Hyrje në Indoeuropianistikë", një vepër-traktat, zanafillë e një doktrine të re. Dhe për Çabejn vlen të thuhet: "Ai po gatitet të ketë një jetë të dytë, e cila do të gërshetohet pashmangësisht me tonën".

"Hyrje në Indoeuropianistikë" ndoshta është libri më i mirë teoriko-analitik i gjuhësisë shqiptare deri me sot. Përmes tij Çabej është i pari ndër gjuhëtarët shqiptarë që e harton dhe e ofron të plotë mendimin mbi shkencën e Indoeuropianistikës. Duke e krahasuar këtë tekst me modelet e botuara në Europë në gjysmën e parë të shek. XX, vihet re se ky shkencëtar luminar, i qartë se metodikat gjuhësore sui generis po e nxirrnin shqipen jashtë interesit shkencor ndërkombëtar, i përmbahet qëllimisht strukturës së atyre modeleve të cilat kishin filluar të konsideroheshin të papërshtatshme nga "shkenca e re" shqiptare. Madje, vështruar në rrafsh të filozofisë mbi gjuhën - si produkt historiko-kulturor e social njëherësh - kjo mendësie tij paraqet dhe meritën më të madhe të opusit shkencor të Çabejt në përgjithësi. Pa këtë fushëpamje të gjerë të hartuesit, vepra në fjalë nuk do mund të kapërcente sinorët provincialë të një filologjie thjesht shqiptare, e cila, siç ndodhi më vonë, përsiati kryesisht mbi vetveten dhe me vetveten. Nuk do harruar se në kohën kur Çabej formësoi qartë teoritë albanistike, dhe i përshfaqi ato për studentë e studiues, ishin ende gjallë e aktivë indoeuropianistë të mëdhenj si Rohlfs, Kretschmer, Devoto, Tagliavini, Coseriu, Desnickaja, Pisani etj, me të cilët Çabej vijonte ta ruante komunikimin. Kësisoj, thuajse krejt i izoluar ne Atdhe, ai mori përsipër mbajtjen me çdo kusht të gjuhësisë shqiptare në hullinë e arritjeve metodike europiane. Dhe do të jetë metoda bashkëkohore e kërkimit, e gërshetuar me gjenialitetin e tij
proverbial, që do formulojë kumtin filozofik të kësaj vepre: se nuk
mund të studiohet historia e një gjuhe në një kontekst vijimisht të
izoluar, por vetëm Historia gjuhësore e një bashkësie integrale
folësish e shkruesish.

Thuajse tërë shek. e XIXe deri në në gjysmën e shek. XX, indoeuropianistët ngulmuan të skiconin dhe riskiconin dinamikën e jetës së gjuhëve që kishin rrojtur në të njëjtin territor, e që kishin parë sesi rriteshin disa simotra e si rrëgjoheshin do të tjera në rrjedhë të kohëve (nganjëherë tok me etnitë a popujt që i flisnin). Për këtë ata iu kthyen fjalëve, vjeljes dhe analizës së tyre se, sikundër thotë Saussure në shek. XX, nuhatën se "lidhjet që ekzistojnë mes gjuhëve të përafërta, fare mirë mund të përbëjnë objektin e një shkence më vete. Të qartësoje një gjuhë me ndihmë të një gjuhe tjetër, të shpjegoje format e njërës nëpërmjet formave të tjetrës, ja pra ç'nuk qe bërë ende".

Kështu fjalët, këto unitete ende më të qëndrueshme se gurët, u shndërruan në përçuese të mesazheve të largëta, që vinin edhe nga qytetërime e popuj për të cilët deri pak kohë më parë nuk dihej kurrgjë. Duke e plotësuar atlasin e verbër fillestar me të dhëna e përfundime të pranueshme që vinin nga një sërë gjuhësh, Indoeuropianistika, nga teori hipotetike mundi te shndërrohej në shkencë të mirfilltë: nisur me skemën e thjeshtë Stammbaumen të Schleicherit, ajo kish mbritur deri te opusi madhor "L'Europe linguistique", që u botua nga A. Dauzat në vitin 1953. Më pas
punimet vijuan mbi truall te qëndrueshëm dhe harta plotësohej e
përsosej dora-dorës. Sikundër thotë edhe Çabej në këto leksione,
shkolla e Saussurit hapi rrugë të reja në gjuhësi të përgjithshme po
sidomos në Indoeuropianistikë.

Duke u kthyer te Çabej, mund te themi se mënyra e tij e studimit të shqipes, si trashëgimi historike e njëherësh si mjet realitetformues, i garantoi për sa mundej gjuhësisë sonë që rezultatet e saj në këtë fushë të merreshin në konsideratë nga gjuhësia ndërkombëtare – gjithë në përpjekjet e saj për të skicuar e përsosur mbi bazë të dhënash serioze hartën e përgjithshme të familjes së gjuhëve. Tash po bëhen gati tri dekada që Çabej ka reshtur së trokituri në "veshin e rënduar" të gjuhësisë shqiptare e pas tij, duket se kurrkush nuk ka mundur te dialogojë "alla pari" - nëpërmjet prurjesh e përfundimesh të përditësuara në lëmë të shqipes – me zhvillimet dinamike të gjuhësisë botërore. Vakuumi që u krijua nga humbja e Çabejt u ndje menjëherë; pas viteve Shtatëdhjetë shqipja nuk e kish më misionarin që përçonte kohë pas kohe imazhin e saj të përditësuar duke i siguruar asaj një vend të qenësishëm në laboratoret e përbashkëta ku studiohen marrëdhëniet dhe integrimet e gjuhëve e të kulturave. E meqë po flitet për njërin nga kontributet e tij të mëdha, atë si
indoeuropianist, le të vërehet një e dhënë sa e trishtë, aq
domethënëse: Pas 1985-ës, pra vetëm pak vjet pas largimit të Çabejt, indoeuropianisti i mirënjohur James P. Mallory, modernizoi
Stammbaumen-in, skemën njëqindvjeçare të Schleicherit. Ky, në punimin e tij, ku shqipja (albanian) zë një vend të qartë, shpjegon se ka mundur t'i përcaktojë më mirë venndodhjet simbolike të gjuhëve në këtë skemë, falë të dhënave studimore historiko-krahasuese që ka vjelë për secilën syresh nga studimet e fundit e më të përditësuara. Por pas nje dekade, në 1997 Mallory, e riformulon skemën e tij të 1985-ës dhe thotë se "kjo skemë sërish në trajtë peme, paraqitet më e plotë, më e përditësuar si dhe është fryt i një pjekurie më të lartë hulumtimesh, pasi për hartimin teorik të saj janë pasur parasysh edhe studimet mbi variacionet e brendshme diasistemike për secilën gjuhë".

E në këtë pemë të përditësuar gjuha shqipe mungon. Merret me mend se nuk është fjala për një lajthitje apo ndonjë pandehmë të gabuar të këtij shkencëtari, pasi Mallory vijon të mbetet sot një nga indoeuropianistët më me autoritet. Madje ai, sikundër edhe Çabej vetë, i takon atij brezi indoeuropianistësh, të cilët strukturalizmi saussurian në gjuhësi i shtyu të marrin në konsideratë qoftë "studimin e një stadi gjuhësor në vetvete dhe për vetveten", qoftë edhe ndjekjen e rrjedhës evolutive stad pas stadi, duke krahasuar të dhënat strukturore që ofronte çdo prerje sinkronike.

Eshtë e qartë mungesa e shqipes në hartën e përditësuar të Enciklopedisë së Kulturës Indoeuropiane; gjuhësia shqiptare, edhe në vitet Nëntëdhjetë vijonte vozitjen në ujrat e amullta të metodave të saj sui generis. Dhe s'kish si të ndodhte ndryshe; Saussure thotë se "objekti e përcakton metodën". Objekti studimor i gjuhësisë shqiptare nuk ish më as "shqipja në familjen e gjuhëve", sikundër u mundua ta shqyrtonte Çabej e as shqipja e përbashkët si repertor i përdorimeve të diktuara nga bashkësia jonë social-kulturore. Periskopi i mveshur i kësaj nëndetësje që nuk lëvizte më, kish mbetur i drejtuar vetëm andej nga hamendej të ishte varieteti standard i shqipes. Për pasojë përfundimet e izoluara, e njëdrejtimëshe, të studimeve tona gjuhësore e humbën koherencën krahasuar me zhvillimet bashkëkohore, humbën atë koherencë që kish karakterizuar punën e një shkencëtari mendjehapur, objektiv e largpamës si Çabej. Mjafton të përmendet fakti se rezultatet shkencore të tij gjenden të cituara si vlera referuese ndër shumë vepra të rëndësishme të gjuhësisë së krahasuar si te "Origini delle lingue neolatine" të C.
Tagliavinit, apo në punimet e G. Svanes, G. Devotos, G. Rohlfsit, të M.
Bartolit etj.

Kjo humbje nga sa duket është edhe arsyeja qenësore e mungesës së shqipes, jo vetëm në këtë hartë po edhe, në krejt pjesën më të madhe të networkut gjuhësor ndërkombëtar.

Po le të kthehemi te punimi ynë që, me sot, resht së qeni vlerë arkivore e u jepet studiuesve i saktë në plotninë e tij. Ky libër do të jetë një literaturë e vlerë për gjithë studentët e shqipes, të cilëve do t'u hapë një dritësore të pamjegulluar mbi evolucionin e gjuhës sonë dhe gjendjet e saj historike e prehistorike. Po do t'u duhet gjithaq edhe antropologëve kulturorë për të deduktuar s'andejmi atë çka thamë qysh në krye të herës, pra jo thjesht historikun e shqipes, por historikun e etnisë së përdoruesve të saj. Dhe ky historik, falë sintezave krahasimtare të Çabejt, do të jetë lehtësisht i konfrontueshëm me atë të etnive që kanë dhënë e kanë marrë me tonën. Për gjuhësinë shqiptare ky libër, i lexuar drejt, mundet me pasë po atë efekt vendimtar që pati Cours de linguistique générale i Saussurit për gjuhësinë europiane të shek. XX. Kjo pasi analizat retrospektive të këtij punimi dhe përfundimet e natyrshme që Çabej nxjerr nga këto analiza, i japin gjithkujt që don të ndëlgojë, çelësat e duhur shkencorë për të kuptuar, përshkruar dhe emërtuar drejt mjaft nga dukuritë dhe prirjet që vërehen sot në repertor të shqipes. Tekembrama, kjo don të thotë me ndjekë evolucionin e shqipes dhe me ulë efektet e revolucionit që u pat ndërmarrë ndaj saj. Për këto arsye pra, për këto dhanti që ka ky libër, besojmë se energjinë më të madhe do ta çlirojë për mëkambjen e Gjuhësisë Moderne Shqiptare që po lind. Gjithë sipas kësaj logjike, duke arsyetur sipas shtegut të saj prognostik mbi disa postulate të këtij punimi, vërehet se një nga faktet sintaksore, që po rezulton mjaft i shpeshtë nga vëzhgimet e prirjeve vetëstrukturuese të Shqipes së Sotme, është fakti që përdoruesit kanë nisur të parapëlqejnë ndjeshëm ndërtimet me bashkërenditje. Kjo dukuri po vërehet sot jo vetëm te gjuha e folur dhe varietetet substandarde, por edhe te i ashtuquajturi Neostandard i shkruar i shqipes. A ka një kuptim kjo simptomë? Siç thekson Çabej, e parë në vetvete dhe për vetveten, një dukuri thjesht përshkruhet por nuk spjegohet. Për t'u spjeguar, ajo duhet parë edhe në diakroninë e saj. Duke kthyer sytë nga Hyrje në Indoeuropianistikë vërejmë se Çabej, teksa analizon sintaksën historike të gjuhëve indoeuropiane dhe ofron paralelizma me shqipen, thotë se "lidhur me bashkërenditjen edhe me nënrenditjen duhet të themi se në periodat e para mbizotëronte bashkërenditja, koordinimi, kur kemi të bëjmë me disa fjali. Fjalitë e koordinuara, të bashkërenditura, kanë mbizotëruar mbi fjalitë e subordinuara, të nënrenditura. Nënrenditja e
fjalisë paravendon, presupozon një zhvillim mendor mjaft të përparuar.

Që të lidhen fjalitë, domethënë një kryesore, të tjerat të varura prej
asaj, kjo supozon një zhvillim mendor që ka shkuar përpara. Mentaliteti primitiv do bashkërenditje, atë që W. Haversi e quan "mënyra numëruese, enumerative". Kjo analizë hedh menjëherë dritë mbi simptomën e mësipërme. Është gjuha e folur ajo që në thelb e më së shumti nuk shtrëngohet të vendosë një rend të avancuar sintaksor, kjo për shkak edhe të aty-për-atyshmërisë së replikës. Pra ajo e ruan mentalietin primitiv, që parapëlqen bashkërenditje, qoftë për konservatorizëm ndaj rendit historik (njerëzimi më parë ka folur se ka shkruar), qoftë për shkak të spontaneitetit që e karakterizon. Kështu mbërrihet në përfundimit se tiparet e reja sintaksore që po shfaqen në Neostandardin e shkruar i përkasinmë së shumti kodit të folur, a më saktë, përdorimi po i importon ato prej këtij kodi. Po asistojmë pikërisht në procesin e pritshëm te ndikimit të anasjelltë: shkrimi, si kod më konvergjent, edukon paraprakisht gjuhën e folur, duke synuar të krijojë edhe aty një kod po aq konvergjent – shembëlltyrë të tijin. Porse shkrimi prej natyre mbetet i ngurtë e sakaq kodi i folur, i cili ka nisur ta marrë prestigjin e konvergjencës, ecën përpara duke u vetëstrukturuar. Kësisoj përdoruesit e të dyja kodeve, ku me vetëdije e ku në mënyrë mekanike, mundohen ta mbartin këtë pasurim edhe në kodin e shkruar, duke formuar kësisoj një Neostandard faktik brenda Standardit teorik.

Një tjetër pikë e debatuar sot është çështja e paskajores (infinitivit),
dhe lidhur me këtë debati nuk po merr asesi zgjidhje, pasi argumentat pro dhe kundër vijojnë të jenë më fort qëndrime etike se shkencore.

Kështu pra, thuhet se infinitivi duhet rehabilituar në normë pasi është
pjesë rëndësishme e trashëgimisë gjuhësore gege, apo, nga ana tjeter se gjuha letrare s'ka si ta ketë infinitivin ngaqë toskërishtja nuk e ka. Duke lexuar trajtesën historike që Çabej i bën kategorisë së
infinitivit vihet re se të dyja gjykimeve të mësipërme, pro e kundra,
iu mungon vështrimi filozofik dhe ab ovo që jepet te ky libër; Çabej
thotë se: "formimi i infinitivit të gjuhëve indoeuropiane në pjesën më
të madhe është një dukuri që shfaqet në periodat historike të tyre. Kjo lidhet edhe me arsye si të thuash kulturore. Infinitivi gjuhësisht
është një përftim që lidhet me një farë përparimi kulturor, sepse ka
lidhje me një mendim abstrakt [...] Lidhet me zhvillim të një mendimi, të një abstrakcioni mendor. Domethënë çështja e infinitivit kushtëzohet nga një zhvillim, nga një proces i gjatë në gjuhët e ndryshme indoeuropiane". Kumti logjik i këtij arsyetimi është se infinitivi nuk është thjesht i gegnishtes; ai është infinitivi i shqipes, pasi ai shfaqet qysh se shqipja del në histori, lind si rezultat i një progresi kulturor dhe shoqëron gjithë këtë progres. Dhe pas gjasash, këtë progres infinitivi i shqipes e ka shoqëruar për shekuj me radhë, deri kur u ndrrua baza historike e shqipes. Të kuptuarit e vlerës së këtij konservacioni, të kuptuarit e natyrës dhe substancës së tij, i jep
vetiu përgjigje pohuese rehabilitimit të infinitivit tonë të çmuar.
Diskutimet e tjera që rrjedhin nga ky rehabilitim janë thjesht detaje
teknike (plotësisht të zgjidhshme), por nuk janë thelbi i problemit.
Thelbin na e paraqet analiza e mësipërme e Çabejt.

Po ashtu, problematikat gjuhësore sot e do kohë rrahin shqetësimin për keqpërdorime të morisë të rregullave heterogjene drejtshkrimore, e ngulmojnë edhe ku ato rregulla, vihet re se mund të thjeshtohen (de facto janë thjeshtuar). Në parim dihet se thjeshtimi në fjalë i ndihmon nxënies më të mirë e më të shpejtë të vetë drejtshkrimit, uljes së kostos së investimit për përvetësimin e tij e kështu me radhë. Por a është vërtet humbje ky thjeshtim? A i ndodh kjo veç shqipes? Lidhur me këtë Çabej shkruan se"zhvillimi i gjuhëve, në lidhje edhe me zhvillimin kulturor të popujve që i flasin ose që i kanë folë, karakterizohet nga një proces dyfish: në një anë thjeshtim i sistemit gramatikor, thjeshtim progresiv, domethënë sa vete më i madh i sistemit gramatikor, më anë tjetër pasurim edhe diferencim i elementeve të leksikut. Sa më shumë evoluojnë gjuhët, vihet re se aq më shumë thjeshtohet sistemi gramatikor edhe aq më shumë pasurohen elementet leksikore. Ky është njëfarë aksiomi në jetën e gjuhëve. Pasuria gramatikore nuk është shenjë kulture. Pasuria gramatikore, pasuria e formave të gramatikës është shenjë e gjendjeve primitive të gjuhëve. Gjuhët rrafshojnë diferencimet, rrafshojnë morinë e variacioneve të formave gramatikore e
më anë tjetër kompensojnë me pasuri të leksikut. Faktori i rrafshimit
të diferencimeve, të variacioneve, të formave gramatikore është
analogjia. Me anë të analogjisë bëhen rrafshime gramatikore".

Ky arsyetim, që bashkohet me moton e gjithë gjuhësisë moderne të shek. XX, na qartëson sot në mjaft dilema që bëjnë ballë si të vështira për t'u zgjidhur, sa herë që është fjala për qëndrime normative. E kështu kuptojmë se mjaft shmangie të sotme nga norma, të cilat hermeneutizmi statik i konsideron si shprishje të kodeve ortografike, janë në fakt frut i rregullsisë; i asaj rregullsie që dikton lavrimi gjithnjë në rritje i shqipes si gjuhë e cila tani nuk shkruhet më nga një përqindje fare e vogël e popullatës, por nga e gjithë bashkësia shqipfolëse. Kjo rregullsi, siç na dëfton Çabej saussurianist, diktohet nga Analogjia.

Përmes proceseve analogjike rrafshohen e unifikohen, pra "bjerren"
mjaft formante të shqipes, të planifikuara në tryeza gjuhëtarësh dekada më parë. Poashtu Çabej, duke pasqyruar përmasën historike të veprimit të analogjisë - jo vetëm në Periodën historike të shqipes, por edhe në prehistori të saj - na le të kuptojmë se analogjia është faktori më i vjetër veprues në një gjuhë dhe shoqëron gjithë procesin e qytetërimit të bashkësisë që e flet atë gjuhë. Shumë shembuj të veprimit të analogjisë Çabej i merr nga gjuha e folur, duke na shtyrë kësisoj të dallojmë në metodën e tij një tjetër postulat saussurian, atë të thyerjes së "ésprit de clocher". Kështu, pra, ndodh ajo që në parim pat vërejtur edhe J. J. Rousseau, se "gjuhët me kalimin e kohëve humbasin në muzikalitet, por fitojnë në saktësi". Saktësia në gjuhë (apo thënë më drejt, kuptimet semantikisht të pastra të shenjuesve) dhe lufta ndaj varfërimit të gjuhës (varfërim i cili vjen edhe për shkak të polisemisë pragmatiste) janë çështje vërtet shqetësuese për shqipen. Po t'i hedhim sytë nga politikat gjuhësore europiane, vërejmë përkujdesje të vazhdueshme për të shmangur proliferimin polisemik, duke synuar t'i jepet çdo të shenjuari shenjuesi i vet; përkujdesje të tilla janë kthyer këto tri dekadat e fundit në objektiva qendrore të leksikografisë e të edukimit gjuhësor.

Me rastin e 100-vjetorit te lindjes se Eqrem Çabejt, është me vend të thuhet se ç'përfaqëson ai në mendimin tonë filozofiko-gjuhësor. Ja lemë Justin Rrotës, njërit ndër kontribuesve të shquar në procesin e selitjes së gjuhës letrare shqipe, i cili në punimin e vet "Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore" kishte këtë kushtesë: "Prof. Eqrem Çabejt, Albanistit ma të madhit kombëtar, këto hulumtime nxanësësh. Gjithë motin e jetës mirënjohtës për kontriburin e vlefshëm dhe bujarisht të huajtun në favor të këtyne fletëve". E kjo kushtesë mungon në botimin që Akademia e Shkencave përgatiti për Kolanën Françeskane. Por natyrisht kjo mungesë nuk cënon aspak vetëdijen e kujt gjuhën shqipe e studion jo vetëm si trashëgim lëndor të qenies shqiptare, por edhe si rezultat të atij mendimi shkencor luminar që e tuteloi këtë gjuhë me gjithë përkujdesjen që meriton gjuha amtare; e sot figura e Çabejt përshfaqet pikërisht siç e përcaktoi J. Rrota: më i madhi albanist kombëtar. Madje më i madhi i dijes sonë. Me botimin dhe divulgimin e kësaj vepre-traktat, që nuk është një doktrinë e përfunduar, por zanafillë e një doktrine të re, për Çabejn vlen të thuhet sot pikë-për-pikë ajo çka tha Benveniste në pesëdhjetëvjetorin e botimit të Kursit të F. de Saussure: "Ai po gatitet të ketë një jetë të dytë, e cila do të gërshetohet pashmangësisht me tonën".

Nga Ledi Shamku
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu


Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE   SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE EmptyThu Oct 29, 2009 11:14 pm

Trungu i gjuheve duket si me poshte. Gjuha jone e embel shqipe, eshte nje nga te parat:

SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE Attachment
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE   SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE EmptyTue Mar 23, 2010 1:59 am

Zacharie Mayani studiues franqez i cili ka bërë vërtetimet e para që analogjisë iliro-etruske.
Fjalori etrusk - shqip:

Zecharia Mayani or Zacharia Mayani (1899 - ?) was a French writer and author of a number of books. Some of his theses, such as his "Les Etrusques commencent

SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE 65vjg3
SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE 2u63729
SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE X3ssxt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE   SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE EmptyTue Mar 23, 2010 2:00 am

SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE 9zodmp
SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE Vndsol
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE   SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE EmptyTue Mar 23, 2010 2:02 am

vazhdim...
SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE S0zls0
SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE Auwjcw
SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE S1qps9
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE   SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE EmptyTue Mar 23, 2010 2:21 am

Univerziteti i ligustikës në
Pennsylvania State University

linku:http://linguistlist.org/ask-ling/oldest.cfm
Cito :
In 3200 BC, there were many, many languages spoken besides Sumerian and Egyptian, but they weren't fortunate enough to have a writing system. These languages are just as old. To take one interesting case, the Albanian language (spoken north of Greece) was not written down until about the 15th century AD, yet Ptolemy mentions the people in the first century BC.* The linguistic and archaeological evidence suggests that Albanians were a distinct people for even longer than that. So Albanian has probably existed for several millennia, but has only been written down for 500 years. With a twist of fate, Albanian might be considered very "old" and Greek pretty "new".
Në 3.200 para Krishtit, ka qenë shumë, shumë gjuhë të folur përveç gjuha sumeriane dhe egjyptiane, por ata nuk ishin me fat sa të ketë një sistem me shkrim. Këto gjuhë janë po aq të vjetra. Për të marrë një rast interesant, në gjuhën shqipe (e folur në veri të Greqisë) nuk ishte shkruar deri ne shekullin e 15 pas Krishtit, por Ptolemeu përmend njerëzit në shekullin e pare para erës sonë .* gjuhësore dhe arkeologjike dëshmitë sygjerojnë se shqiptarët ishin njerëz të veçantë për edhe më shumë se kaq. Pra shqiptar ka ekzistuar me siguri për disa mijëvjeçarë, por ka qenë vetëm të shkruar para 500 vitesh. Me një kthesë e fatit, shqiptar mund të konsiderohet si shumë te "vjetër" dhe greke bukur "të re".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE   SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE EmptyTue Mar 23, 2010 2:57 am

Fjalor latinisht-epirotisht
Frang Bardhi, viti 1635
Franciscus Blanchus

SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE T9zl3a
SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE 2cxyd6q

Gjdo gjuhë e vjetër , është e pamundur pa kaluar nga gjuha shqipe siq po shifet .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
veli kryeziu
Fillestar/e
Fillestar/e
veli kryeziu


Male
Numri i postimeve : 7
Age : 43
Vendi : Rogane-Dardane
Registration date : 13/09/2009

SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE   SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE EmptyThu Jul 01, 2010 10:49 pm

shkruar nga Prof. Ass. Veli Kryeziu
.ARSIMI PËR TË RRITUR NË QARKUN E PREFEKTURËS SË PRISHTINËS GJATË PERIUDHËS 1941-1944

3.1.Kurset e gjuhës shqipe dhe format e tjera të arsimit për të rritur në Kosovë gjatë periudhës 1941-1944

Kryetari i Komisionit shkollor të jashtëzakonshëm për Kosovë, Ali Hashorva, bashk me anëtarët e tjerë të këtij komisioni, lidhur me gjendjen dhe nevojat e arsimit fillor dhe të mesëm si dhe lidhur me organizimin e kurseve verore të gjuhës shqipe për të rritur dhe të vegjël, më 25 korrik 1941, i raportonte Ministrit të Arsimit, profesor Ernest Koliqit: “Sapo arritëm në Kosovë, e hecëm tërë Kosovën, si pjesën e pushtuar prej trupave italo-shqiptare ashtu edhe atë prej gjermanëve, dhe erdhëm në kontakte direkte me autoritetet lokale dhe me popullin për t’i caktuar qendrat e kurseve dhe numrin e mësuesve për secilin kurs të gjuhës shqipe”.
Nga popullata shqiptare e Kosovës këta misionarë u pritën me gëzim dhe entuziazëm, duke pyetur: “Kur po na vjen Shqipëria, kur po na vijnë mësuesit e Shqipërisë ?”.
Kudo që shkuan misionarët, në shumë vende, fshatra e qendra të Kosovës, konstatuan se e kishin filluar punën kurset e gjuhës shqipe me mësues të improvizuar vendës. Kurset e tilla nuk premtonin rezultate të mira ngase mungonin mësuesit e kualifikuar. Kurset filluan të merrnin hov më të madh me pjesëmarrjen në to të mësuesve të dërguar nga Ministria e Arsimit të Shtetit Shqiptar. Mësuesit e ardhur nga Shqipëria, Misioni shkollor i jashtëzakonshëm në Kosovë I shpërndau në të gjitha qendrat e paracaktuara.
Kështu, në Prizren kursin e drejtonte Ibrahim Fehmiu, kurse mësues ishin: Sylejmon Aliu, Murteza Shehdulla, Shefqet Veliu, Ibrahim Riza, Myfit Shehu, Persifoni Musa – mësuese, Shirini Shehdulla; kursin e Gjakovës e drejtonte Hysni Zajmi, kurse mësues ishin: Zeki Shehu e Bajram Nura; në kursin e Rahovecit, mësuesi Latif Ymeri; kursin në Pejë e drejtonte Minush Shala, kurse mësues ishin: Zija Basha, Xhevat Shkreli, Halil Agusholli, Filip Gashi dhe Çeçile Gashi – mësuese; kursin e Istogut – Muharrem Blakçori, mësues; kursin e Skenderajt (Serbicës) – mësuesi Fadil Llazani; kursin e Lipjanit – mësuesi Jaho Dibra; kursin e Prishtinës e drejtonte Rexhep Dizdari, kurse mësues ishin: Hilmi Duli, Fadil Idriz Hoxha, Rexhep Shpendi, Xhemal Lopçi dhe mësuese – Ajshe Shpendi dhe Flora Pali; në Janjevë, mësuesi Ndoc Çurçija; në Ferizaj, drejtues ishte Sali Kolgeci, por mungonte edhe një mësues; në Shtimje – mësuesi Nush Shllaku; në Gjilan – drejtues ishte Mahmut Kaja, kurse mësues Kasem Gera; në Mitrovicë, drejtues kursi ishte Ahmet Ashikja, kurse mësues ishin: Sali Morina, Abdi Kërçini, Rrok Zojzi, Bedri Gjinaj, Gjergj Martini, Dedë Shala dhe mësuese – Zografa Martini dhe Margarita Shala; në Podujevë drejtues kursi ishte Ahmet Çaku, kurse mësues Frano Jakova; në Vushtrri – drejtues kursi ishte Idriz Fishta, kurse mësues Shaqir Hoti; në Novi Pazar – Xhevdet Doda – drejtues, kurse mësue ishte Xhafer Xyrxa; në Plavë, drejtues ishte Rifat Spahiu, kurse mësues Beqir Kastrati; në Gusi, drejtues kursi ishte Shaban Ferri, kurse mësues Haki Taha, dhe në Brod mësuesi Mehmet Gjyli.
Këta pra ishin mësuesit e parë të ardhur nga Shqipëria, të cilët i hapën kurset dhe ia filluan punës me kurset e gjuhës shqipe: në Prizren me 8 mësues, në Gjakovë me 3 mësues, në Rahovec me 1 mësues, në , në Brod me 1 mësues, në Pejë me 6 mësues, në Istog me 1 mësues, në Deçan me 1 mësues, në Prishtinë me 7 mësues, në Gjilan me 2 mësues, në Ferizaj me 1 mësues, por parashihej që më vonë të dërgohej edhe një mësues, në Shtimje 1 mësues, në Lipjan me 1 mësues, në Janjevë me 2 mësues, në Skënderaj me 1 mësues, në Novi Pazar (Pazari i Ri) me 2 mësues, në Plavë me 2 mësues, në Gusi me 2 mësues.
Në Suharekë nuk ishte hapur kursi i gjuhës shqipe. Mungonte mësuesi nga De]ani, i caktuar për këtë kurs.
Fusha e veprimtarisë së Misionit shkollor të jashtëzakonshëm në kosovë ishte ndarë në dy sektorë, me qendrat në Prizren dhe në Prishtinë. Në Prizren punën e drejtonte vet kryetari i Misionit, Ali Hashorva, kurse në Prishitnë ishte ngarkuar isnpektori, Shaban Arra.
Sipas konstatimit të Misionit shkollor të jashtëzakonshëm në Kosovë, vullnetarisht gjatë tërë kohës punuan me kurset verore këta mësues dhe mësuese: Hysen Luma, Nikë Shiroka, Ndue Tupeci, Frano Vuçaj, Sami Xhemali, dhe mësueset: Anuhe Gjoni, Luçije Sopi, Lubica Shahini, Nasta Shiroka dhe Pavlina Berniku. Vetëm në Prizren në kurset e gjuhës shqipe mësuan mbi 1200 kursistë.
Në kursin veror të Gjakovës, mësuesit: Abdullah Hadri, Beqir Pozhegu, Myftar Cana dhe Muharrem Gazija.
Në kursin veror të Gjilanit, mësuesit: Halit Isaja, Hajrullah Ismaili, Ajatullah T. Alishani, Shaban Halimi dhe mësuesja Binaze Dauti. Në kursin veror të Prishtinës mësuesi Baftjar Fazliu. Në kursin veror të Ferizajt, mësuesit: Lorenc Antoni, Shaban Shaqiri, Engjëll Zefi, Zeqir Jakupi (prej 1-29 gusht 1942) dhe mësueset: Anjeza K. Kora dhe Regjina Karasani.
Këta 27 mësues kosovarë ishin angazhuar me mish e me shpirt për përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe dhe të këndelljes së ndjenjave kombëtare, duke punuar gjatë tërë kohës sa zgjati puna e kurseve të gjuhës shqipe gjatë verës së vitit 1941.
Në Prishtinë, për ta përcjellur gjendjen arsimore dhe për t’i hapur kurset e gjuhës shqipe, kryetari i Misionit shkollor, Ali Hashorva, kishte dërguar: Shaban Arrën, Zef Palin, Xheladin Hanën dhe Xhemal Lopçin.
Prej tyre përgjegjës ishte Shaban Arra, i cili, sipas Ali Hashorvës, iu kishte përkushtuar shpirtërisht mësuesisë. Prishtina ia filloi punës së mësimit të gjuhës shqipe vetëm me një kurs – me mësues Baftjar Fazliun nga Janjeva. Kurset e para të gjuhës shqipe në Prishtinë filluan punën me maj të vitit 1941.
Pefektura e Prishtinës dhe Komesariati shkollor i Kosovës në Prishtinë e angazhuan mësuesin Bahtjar Fazliun nga Janjeva të mbajë mësimet e kursit të gjuhës shqipe në Prishtinë. Kursi punoi deri në fund të gushtit 1941. Mësuesin Bahtjar, për punën e tij në kurs, Ministria e Arsimit në Tiranë e kishte shpërblyer me 200 fr.shq. në muaj.
Në Gjilan që nga 1 korriku 1941 kishte filluar kursi i gjuhës shqipe. Me kursistë punonin mësuesit: Mahmut Kaja, drejtues i kursit, dhe Kasem Gera, të cilët kishin arritur nga Shqipëria për të punua me kurset verore në Gjilan.
Mësuesit e sipëpërmendur ishin caktuar nga Ministria e Arsimit në Tiranë të punonin me frekuentuesit e kurseve të gjuhës shqipe në Gjilan gjatë periudhës korrik-gusht 1941. Pas përfundimit të kursit veror, ata e lanë Gjilanin dhe vazhduan punën në shkollat ku i kishte emëruar Ministria e Arsimit. Në Gjilan dhe në rrethinë si mësues për luftimin e analfabetizmit gjatë verës së vitit 1941 punuan edhe mësuesit: Halit Isaja – Gjilan, Hajrullah Ismajli – Gjilan, Shaban Zeqiri (Halimi) – Gjilan, Binaze Dauti (Hoxhe Hanmi) – Gjilan, Ferid Berisha – Strezovc, Engjëll Zefi – Strezovc dhe Ajatullah Fehmiu – Bresalc.

FOTO
Kursistët e kursit të gjuhës shqipe në verën e vitit 1941, para ndërtesës së Shkollës fillore shqipe “Bogdani” në Gjilan. Ulur, në mes – rendi i parë, gjenden mësuesit – Mahmut Kaja, drejtues i kursit dhe mësuesi Kasem Gera, të cilët erdhën nga Shqipëria ta mbajnë mësimin gjatë muajit korrik-gusht 1941.

SKENIME DOC.

Kurset e gjuhës shqipe i vijonin kursistët që më parë kishin ndjekur shkollën serbe, por edhe të tjerët që nuk kishin shkuar fare në shkollë. Madje, përveç fëmijëve dhe rinisë, këto kurse i ndiqnin edhe të rriturit, burra e gra, të rinj e pleq. Këtë kurs e ndoqën edhe klerikët, p.sh. në kursin e të rriturve në Gjilan, në verën e vitit 1941, prej 63 kursistëve, 21 ishin hoxhallarë.
Në kurset e gjuhës shqipe merrnin pjesë edhe ish nëpunësit e Serbisë, p.sh. në kursin e gjuhës shqipe në Tetovë merrnin pjesë mbi 60 nëpunës të ndryshëm, si gjykatës, mjekë dhe inxhinierë etj.
Në kurset verore të gjuhës shqipe në Kosovë në vitin 1941 punuan 150 mësues nga Shqipëria. Këto kurse i vijonin të rinjtë dhe të rriturit, burra e pleq deri në moshën 50-60 vjeçare. Vepruan pa ndërpreje derisa u tërhoq personeli mësimor nga Shqipëria, në shtator të vitit 1941, për shkak të fillimit të vitit të ri shkollor.
Në kurset verore të gjuhës shqipe (1941) në Kosovë morën pjesë 5000 nxënës të shkollave fillore, mbi 1300 vijues të rritur dhe 200 xhandarë ( kurset e Mitrovicës dhe Podujevës).
Në këto kurse mësohej gjuha shqipe – leximi-shkrimi dhe histroria e Shqipërisë, kurse në kurset ku përbërja ishte vetëm me nxënës të fillores (me fëmijë), pos gjuhës shqipe lexim-shkrimit dhe historisë së Shqipërisë, mësoheshin edhe vjersha (recitime), dramatizime e dialogë, këngë dhe gjimnastikë.
Përfundimi i kurseve në çdo vend ishte shënuar me ceremoni festive dhe kremtime shkollore, duke dhënë shfaqje me programe të përgatitur mirë nga mësuesit dhe kursistët, të cilët kishin përmbajtje të ngjeshur kombëtare. Vetë këto shfaqje e shprehën suksesin e arritur të kursistëve në mësimin e gjuhës shqipe.
Rezultatet në mësimin e lexim-shkrimit të gjuhës shqipe të mbi 27.800 kursistëve vetëm gjatë verës së vitit 1941 i arritën vetëm mësuesit shqiptarë që erdhën nga Shqipëria me zellin dhe zjarrin e tyre vëllazëror, por me edhe me zotësinë e tyre pedagogjike që sollën me vet nga shkollat normale të Shqipërisë, sidomos nga shkolla Normale e Elbasanit.
Para fillimit të programeve, në shumë qendra mbaheshin edhe fjalime për rezultatin e arritur në mësimin e gjuhës shqipe. Në Prizren një fjalim madhështor e patë mbajtur edhe Ibrahim Fehmiu “simbol i rinisë shqiptare dhe idhull i dijenisë kosovare”. Ai në fillim theksoi “Sot filloi një kohë e re për historinë kombëtare... Kosovës i duhen njerëz të zotë, të ndershëm, të pathyeshëm ... Sot për sot ... është përhapja e dritës së arsimit në të gjitha strukturat e kombit shqiptar. Lufta kundër padijes është luftë e përgatitjes së rinisë shqiptare për t’u bë e denjë për emrin e madh të kombit shqiptar. Në këtë luftë ushtarët e pathyeshëm të arsimit vrapuan nëpër vendet e Kosovës ... dhe brenda një kohe të shkurtë arritën për t’ua mësuar shkrim-leximin e Gjuhës së ambël shqipe, jo vetëm fëmijëve por edhe të rriturve. Vetëm në qytetin e Prizrenit ishin përfshirë në kurset verore 1.200 fëmijë të moshës 7-12 vjeçare, nxënës, liceista, studentë universitarë, zejtarë dhe njerëz të popullit”.

3.1.1.Kurset verore gjatë vitit 1942 në Qarkun e Prefekturës së Prishtinës

Këshilli Administrativ i Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në mars të vitit 1942, duke vështruar dhe duke analizuar rrjetin e krijuar të shkollave fillore, ndër pengesat dhe shkaqet e mosçeljes së shumë shollave theksoi mungesën e kuadrit mësimor. Prandaj, për t’i shfrytëzuar kuadrot mësimore që punonin në Kosovë, por edhe në Shqipërinë Londineze (1913), gjatë pushimeve verore të vitit 1942 vendosi hapjen e kurseve verore, përkatësisht të ashtuquajturave kurset e posaçme, të cilat kishin karakter të përkohshëm, e në të cilat ishte paraparë zhvillimi i rregullt i mësimit për ta luftuar analfabetizmin.
Kuadri mësimor, sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit, duhej të ishte prej gjakut shqiptar dhe për punën e bërë gjatë këtyre kurseve paguhej me nga 150 fr.shq. në muajt efektivë.
Kurset punonin me programin e shkollave fillore shtetërore, në shkollat fillore apo në lokalet e adoptuara për punë mësimore nga populli ose nga bashkitë e vendit.
Mosha e kursistëve ishte ajo shkollore dhe e të moshuarve. Kurset mund të hapeshin vetëm me pëlqimin e Ministrisës së Arsimit, nëse siguroheshin të paktën 20 frekuentues. Nëse numri i kursistëve zbriste nën 15 frekuentues, atëherë kursi mbyllej dhe ndërpritej puna.
Kurset dhe personeli mësimor në kurse e kishin të njëjtin trajtim administrativ dhe didaktik sikurse shkollat fillore shtetërore. Mirëpo, personeli i mësimor i kurseve nuk kishte të drejtë të lëshonte dëftesa lirimi. Pas mbarimit të kursit të klasës V-të, parashihej provimi i rregullt për dëftesën e lirimit, sikurse për të gjithë nxënësit e tjerë të shkollave shtetrore. Provimi ishte paraparë të mbahej në ndonjë nga shkollat fillore shtetrore, të cilën do ta caktonte Ministria e Arsimit në Tiranë. Provimi mbahej para Komisionit të posaçëm, të cilin e emëronte Ministria e Arsimit në Tiranë. Pas dhënies së provimit kursistit i lëshohej dëftesa e lirimit nga Komisari Ministror ose nga Drejtori Didaktik i qarkut ku vepronte kursi dhe shkolla fillore shtetrore.
Në verën e vitit 1942 në qytetin e Prishtinës ishin mbajtur tetë kurse, prej të cilave gjashtë punuan ditën dhe dy natën. Ishte i madh numri i nxënësve, të cilët në fund të vitit shkollor 1941/42 kishin ngelur në klasë për arsye të mosnjohje së duhur të gjuhës shqipe. Pastaj, isht i madh edhe numri i të rinjëve e të rejave që nuk ishin përfshirë në shkollim gjatë vitit shkollor 1941/42, por ishte edhe numër i madh i qytetarëve, i burrave dhe i grave, të cilët nuk e dinin mirë gjuhën shqipe, përkatësisht i analfabetëve.
Përmbajtja e punës mësimore në këto kurse zhvillohej sipas programit mësimor të shkollës fillore shtetrore shqiptare. Kryesisht mësoheshin lëndët mësimore: gjuha shqipe (lexim-shkri, ushtrime në të folur, vjersha etj.); aritmetika (njohuritë e para); këngë kombëtare; histori e Shqipërisë; këshilla higjienike. Në kursin I –kursi i djemve – mësimet i vijonin rregullisht 63 kursistë, prej 74 të regjistruarve në fillim të kursit. Kursin e udhëhiqte mësuesi Xhemal Xhahysa dhe e vijonin vetëm djemtë, prandaj quhej kursi i djemve, i cili punoi prej 15 korrikut 1942 deri më 15 shtator 1942.
Kursi i dytë (kursi për djemë), ishte kurs i ditës. Mësimet i zhvilloi mësuesi Skender Hamiti. Punës ia kishte filluar më 4 gusht 1942 dhe punoi deri më 15 shtator 1942. Në fillim ishin regjistruar 40 kursistë, por mësimet i vijuan rregullisht 32 kursistë.
Kursi III i ditës ishte për vajza, i cili punoi prej 6 gushtit deri më 15 shtator 1942. Mësimet në këtë kurs i mbajti mësuesi Muharrem Çollaku. Në fillim në këtë kurs ishin regjistruar 52 vajza, por mësimet i vijuan rregullisht 45.
Kursi IV i ditës ishte për vajza, i cili kishte filluar punën më 17 gusht dhe punoi deri më 15 shtator 1942. Mësimet e këtij kursi i zhvilloi mësuesi Kadri Skenderi. Në fillim në këtë kurs ishin regjistruar 44 kursiste, por deri në fund mësimet i vijuan rregullisht vetëm 38 vajza.
Kursi V i ditës ose kursi për vajza ishte paralele e tretë, që përbëhej vetëm prej vajzave. Mësimet e këtij kursi i zhvilloi mësuesi Sotir Andoni prej gushtit 1942 e deri më 15 shtator 1942. Në fillim ishin regjistruar 32 vajza, por deri në mbarim tëkursit mbetën vetëm 22 vajza.
Kursi VI i ditës ishte kurs për gra, i cili kishte filluar punën më 15 korrik dhe kishte punua deri më 15 shtator 1942. Mësimet e kursit për gra i zhvilloi mësuesja Virgjini Dodbibaj. Në fillim në këtë kurs ishin regjistruar 42 gra, por deri në fund të punës së kursit rregullisht i vijuan mësimet vetëm 36.
Gjatë verës së vitit 1942 në Prishtinë, krahas 6 kurseve të ditës, vepruan edhe kurse të natës për të rritur.
Kursi I i natës për të rritur ia filloi punës më 20 korrik dhe punoi deri më 15 shtator 1942. Në fillim mësimet e këtij kursi i mbajti mësuesi Xhemal Xhahysa, ndërsa më vonë ( prej 17 gushtit 1942) mësuesi Sotir Andoni. Në fillim në këtë kurs u regjistruan 65 kursistë, por rregullisht i vijuan mësimet vetëm 54 kursistë.
Kursi i dytë i natës për të mëdhenj ishte paralele e dytë e këtij kursi dhe në fillim ishin regjistruar 29 kursistë, por rregullisht i vijuan mësimet deri në përfundim të tij 29 kursistë. Edhe ky kurs mësimet i filloi më 20 korrik 1942 dhe veproi deri më 15 shtator të këtij viti . deri më 17 gusht mësimet e këtij kursi i zhvilloi mësuesi Dervish Bejleri, ndërsa pastaj e vazhdoi punën e kursit mësuesi Kadri Skenderi.
Në 8 kurset të Prishtinës gjatë verës së vitit 1942, ishin regjistruar gjithsejt 368 kursistë, por rregullisht i vijuan mësimet 308, prej të cilëve vajza e gra ishin 139.
SKENIME
Në kursin veror (1942) të Lipjanit ishin regjistruar 50 kandidatë, por rregullisht i vijuan mësimet 38. Mësimet e këtij kursi i zhvilloi mësuesi Nuh Kuçi, prej 15 korrikut deri më 31 gusht 1942, kur edhe ishte mbyllur. Në fshatin Kraishtë të rrethit të Prishtinës punoi kursi veror prej 15 korrikut e deri më 31 gusht 1942. Gjithsej në fillim të punës së kursit u regjistruan 42 kursistë, por rregullisht mësimet i vazhduan vetëm 22. Mësimet e këtij kursi i mbajti mësuesi Sadik Prishtina.
Në Janjevë kursi kishte filluar më 15 korrik dhe kishte vazhduar deri më 31 gusht 1942. Mësimet e këtij kursi i mbajti mësuesi Bahtjar Fazliu. Në fillim në këtë kurs ishin regjistruar 52 kursistë, por deri në përfundimin e tij rregullisht i kishin vijuar mësimet 40.
Në fshatin Slivovë të Prishtinës, më 22 korrik, ishte hapur kursi veror, i cili kishte punuar deri më 15 shtator 1942. Mësimet e kursit i kishte zhvilluar mësuesi Rrahman Palushi. Prej 42 kursistëve të regjistruar rregullisht i vijuan mësimet vetëm 19.
Në fshatin Sllatinë të Prishtinës mësuesi Rahim Hamoj e kishte hapur kursin veror më 29 korrik 1942 dhe mësimet i mbajti rregullisht deri më 15 shtator. Gjithsejt ishin regjistruar 42 kursistë, por rregullisht i vijuan mësimet 30.
Në qytetin e Ferizajit në verën e vitit 1942, vepruan dy kurse. Kursi i parë u ishte dedikuar fëmijëve dhe rinisë kurse, kursi i dytë të mëdhenjëve.
Kursi I kishte filluar punën më 15 korrik dhe kishte vepruar deri më 15 shtator të vitit 1942. Në fillim kishte 60 kursistë të regjistruar, por rregullisht i vijuan mësimet 51. Mësimet e këtij kursi i mbante Shaban Shaqiri.
Në kursin II ishin regjistruar 39 kursistë, por rregullisht i vijuan mësimet 32. Mësimet e këtij kursi kishin filluar më 11 korrik dhe kursi kishte vazhduar punën deri më 15 shtator të vitit 1942. Mësimet e këtij kursi i mbajti mësuesi Petro Papakosta.
Në fshatin Bibaj të Ferizajt mësuesi Engjëll Zefi kishte hapur kursin veror më 15 korrik dhe ai punoi deri më 31 gusht 1942, kur edhe u mbyll. Në këtë kurs në fillim ishin regjistruar 42 kursistë, por rregullisht i vijuan mësimet e kursit vetëm 18.
Në fshatin Pleshinë të Ferizajt punoi kursi veror deri më 15 shtator 1942 me 40 kursistë të regjistruar, përkatësisht me 20 frekuentues të rregullt. Mësimet në këtë kurs i kishte mbajtur mësuesi Bajram Kadiu.
Në fshatin Talinovc të Ferizjt në kursin veror ishin regjistruar 26 kursistë, por rregullisht i vijuan mësimet vetëm 16 kandidatë. Ky kurs filloi punën më 25 korrik 1942 dhe përfundoi më 15 shtator 1942. Mësues i kursit ishte Ferid Buzo, mësues kursi.
Në Nerodime ishin regjistruar 37, por rregullisht i vijuan mësimet vetëm 23 kursistë. Kursi e përfundoi punën më 15 shtator 1942. Mësues i kursit ishte Hilmi Sylejmani.
Në fshatin Llugaxhi veproi kursi me 35 kursistë të regjistruar, por deri në përfundim të kursit mbetën vetëm 21 kursistë të rregullt. Kursi kishte përfunduar punën më 15 shtator 1942. Mësues i kursit ishte Kadri Ali Peposhi.
Kurset verore në Gjilan me rrethinë në vitin 1942. Në Gjilan gjatë verës 1942 u hapën dy kurse për të rritur. Këto dy kurse i mbajtën mësuesja Anjeza Loro dhe mësuesi Selami Jashar Ibrahimi (Hallaçi). Me kursin I punoi mësuesja Anjeza Loro. Ky kurs kishte të regjistruar 48 kursistë, por rregullisht i vijuan mësimet 40. Me kursin II punoi mësuesi Selami Hallaçi me 43 kursistë të rregullt edhe pse në fillim ishin të regjistruar 50 kandidatë. Që të 7 kurset punës ia filluan më 15 korrik 1942 dhe punuan deri më 23 gusht 1942, kur mësimet e këtyre dy kurseve u ndërprenë, sepse ushtria kishte okupuar ndërtesën e Shkollës fillore “Bogdani” në Gjilan. Ato ditë nuk u gjet zgjidhje për sigurimin e lokalit, prandaj kurset e ndërprenë punën para kohës, ndonëse me program ishte paraparë të punoni deri më 15 shtator 1942.
Në fshatin Cërnicë të Gjilanit mësuesi Shaban Zeqiri (Halimi), normalist i Normales së Shkupit, e kishte filluar punën e kursit veror me 15 korrik 1942. Në fillim ishin regjistruar gjithsej 57 kursistë, por deri në përfundimin e tij, më 31 gusht 1942, kishin mbetur 42 kursistë të rregullt. Nëfshatin Bresalc tëGjilanit gjatë verës së vitit 1942 veproi kursi veror me gjithsej 45 kursistë të regjistruar, por prej tyre rregullisht i vijuan mësimet 31. Kursi ia filloi punës me 15 korrik 1942 dhe e përfundoi më 15 shtator 1942. Mësues i kursit ishte Ajatullah Fehmiu.
Në Strezovc (fshat i komunës së Kamenicës) mësuesi Ferid Berisha, me 15 korrik 1942, e kishte hapur kursin veror me 60 kursistë të regjistruar, prej të cilëve rregullisht i vijuan mësimet deri më 2 shtator 1942, kur u mbyll kursi, vetëm 42.
Në Pozhoran (fshat i komunës së Vitisë) punoi kursi veror me gjithsej 40 kursistë të regjsitruar, por rregullisht i vijuan mësimet 32. Kursi ia filloi punës më 28 korrik 1942 dhe veproi deri më 15 shtator 1942. Mësues i këtij kursi ishte Halit Isaja, nërmalist i Shkupit (1908).
Mësuesit e kurseve verore që vepruan në rrethin e Gjilanit gjatë verës ishin: Halit Isaja – Pozhoran, Shaban Zeqiri – Cërnicë, Ferid Berisha – Strezovc, Ajatullah Fehmiu – Bresalc, Hasan Dylgjeri dhe Thanas Xhufka.
Gjatë verës në Gjilan punuan dy kurse për të rritur me gjithsej 98 vijues. Mësimet në këto kurse i mbajtën mësuesit Hasan Dylgjeri dhe Thanas Xhufka. Këto kurse filluan punën më 15 korrik 1942 dhe vijuan deri më 23 gusht 1942, përkatësisht deri kur ushtria e okupoi shkollën. Në Pozhoran kursin e udhëhoqi mësuesi Halit Isaja nga Gjilani prej 28 korrikut deri më 15 shtator 1942. Në këtë kurs mësimet i vijonin 40 kandidatë. Në Cërnicë kursin e ndoqën 57 kandidatë, prej 15 korrikut deri më 31 gusht dhe mësues ishte Shaban Zeqiri. Në Bresalc punoi kursi me 45 kandidatë prej 15 korrikut deri më 15 shtator 1942, të cilin e udhëhoqi mësuesi i kursit Ajatullah Fehmiu. Gjithashtu, punoi edhe kursi me 45 vijues në Strezovc, prej 15 korriku deri më 15 shtator 1942, të cilin e udhëhoqi mësuesi Ferid Berisha.
Kurset e lartëpërmendura të cilat punuan gjatë verës së vitit 1942 në rrethinën e Gjilanit, ishn të frekuentuara kryesisht nga nxënësit që e patën ngelur klasën e fundit të vitit shkollor 1941/42, për arsye të mosnjohjes së duhur të gjuhës shqipe, pastaj nga fëmijët të cilët nuk e kishin ndjekur më parë shkollën dhe si të tillë nuk dinin shkrim e lexim në gjuhën shqipe, si dhe nga gra e burra që nuk dinin mirë ta flisnin dhe aspak ta shkruanin dhe të lexonin gjuhën shqipe.
Në këto kurse të verës (1942) zhvilloheshin këto lëndë mësimore:
1.Gjuhë shqipe (shkrim-lexim, ushtrime të folurit, vjersha);
2.Aritmetikë (njohuritë e para elementare);
3.Kangë kombëtare të ndryshme;
4.Histori dhe
5.Këshilla higjienike.
Mësuesit që punuan me kta kandidatë ishin të kujdesshëm ndaj vijuesve të kursit dhe flijoheshin në punën e tyre. Kandidatët që i vijuan kurset ishin jo vetëm të rregullt, por angazhoheshin me interesim dhe me zell. Nëpër fshatra këto kurse përfunduan punën më 15 shtator 1942, ngase pikërisht kjo kohë kërkonte kryerjen e shumë punëve bujqësore nëpër ara.
Në Qarkun e Prefekturës së Prishtinës gjatë vitit shkollor 1941/42, krahas hapjes së shkollave fillore shqipe, deri me 30 mars 1942, u hapën dhe vepruan edhe 15 kurse të gjuhës shqipe dhe për analfabetë:
- 9 kurse në qytetin e Prishtinës;
- 3 kurse në qytetin e Ferizajt;
- 1 kurs në Janjevë;
- 1 kurs në Shtimje dhe
- 1 kurs në Sedllar.
Në Prishtinë në vitin shkollor 1941/42 (gjendja e 30 marsit 1942) ishin hapur dy kurse dite për fëmijët e moshës 10-13 vjeçare dhe shtatë kurse nate, prej të cilëve:
-tri kurse për analfabetë;
-dy kurse për mësimin e gjuhës shqipe;
-një kurs për nëpunësit administrativ (zyreve të ndryshme) dhe
-një kurs për gra.
Në këto kurse mësimet i zhvilluan mësuesit: Xhemal Xhahysa, Fetih Dizdari, Asllan Maseraja, Abdyl Keçi, Dedë Shala, Dervish Bejleri, Sali Morina, Mahmut Kaja, Virgjini Dodbibaj.
Në të gjitha kurset e sipëpërmendura ishin përfshirë dhe rregullisht i vijuan mësimet e kursit 350 kursistë, prej të cilëve ishin 24 kursiste të kursit të nëpunësve që vijonin kursin e gjuhës shqipe dhe 29 kursiste në grupin për gra, me të cilat punonte mësuesja Virgjini Dodbibaj.
Në qytetin e Ferizajt ishin hapur dy kurse për analfabetë dhe një kurs për nëpunës. Mësimet me këto tri kurse i mbanin mësuesit: Fadil I. Hoxha dhe Ymer Shypneja. Në Janjevë vepronte kursi për analfabetë, të cilin e vijonin 37 kursistë. Mësimet e këtij kursi izhvillonte mësuesi Ton Shoshi. Në Shtimje punonte kursi për analfabetë me 52 kursistë, të cilin e drejtonte mësuesi Koço Shukallari. Edhe në fshatin Sedallar punoi një kurs me 53 kursistë. Mësimet e këtij kursi i mbante mësuesi Bajram Nura.
Nga Ministria e Arsimit në Tiranë në kurset verore të viti 1942 për Qarkun e Prefekturës së Prishtinës ishin caktuar mësuesit: Sali Morina dhe Dervish Bejleri për ushtrimoren e kursit të parë pedagogjik në Prishtinë: Xhemal Xhahysa dhe Muharrem Çollaku për kurset e Prishtinës; Thanas Xhufka dhe Hasan Dylgjeri për kurset në Gjilan; Rahman Talushi në Gushtericë të Poshtme; Kamber Xherija dhe Abdyl Myzyri në Ferizaj.
Idriz Ajeti në Shtimje: Mustafa Gjata në Banullë; Theodor Dhoma në Radevë; Rifat Lile në Pozhoran; Rahim Hasanaj në Sllatinë.









3.1.2.Kurset gjuhës shqipe në verën e vitit 1941 në Gjilan

Komisioni Shkollor i Jashtëzakonshëm në Kosovë e informonte Ministrinë e Arsimit në Tiranë se ndër kurset e hapura të gjuhës shqipe të hapura në Kosovë, krahas mësuesve të dërguar nga Shqipëria, vepruan vullnetarsisht edhe 27 mësues e mësuese kosovarë. Ata ishin angazhuar me mish e me shpirt për përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe dhe të këndelljes së ndjenjave kombëtare. Ndër këta 27 mësues në kursin veror të gjuhës shqipe në Gjilan, vullnetarisht punuan gjithë tërë kohën sa zgjati kursi, këta mësues:
1. Halit Isaja, mësues;
2. Hajrullah Ismaili, mësues;
3. Ajatullah Fehmiu (T. Alishani), mësues;
4. Shaban Halimi, mësues;
5. Binaze I. Dauti (Hoxhe Hanmi), mësuese.

Në Gjilan me rrethinë ishin tejet efektiv kurset e mësimit të gjuhës shqipe, kurset për zhdukjen e analfabetizmit, kurset e ditës dhe të natës. Në Qarkun e Prishtinës gjatë vitit 1941/42 e mësuan mirë shkrim-leximin mbi 500 vijues të kurseve për zhdukjen e analfabetizmit.

Kurset e gjuhës shqipe

Në Gjilan qysh më 1 korrik 1941 ishte hapur kursi i gjuhës shqipe. Me kursista punonin mësuesit: Mahmut Kaja, drejtues i kursit dhe Kasem Gera, mësues, të cilët kishin arritur nga Shqipëria për të punuar në kurset verore të gjuhës shqipe (1941) në Gjilan. Mësuesit e sipërpërmendur ishin caktuar nga Ministria e Arsimit në Tiranë që të punonin vetëm me frekuentuesit e kurseve të gjuhës shqipe gjatë muajve korrik-gusht 1941, pas përfundimit të kursit veror 1941 të gjuhës shqipe në Gjilan ata e lëshuan Gjilanin dhe e vazhduan punën në shkollat ku i kishte emëruar Ministria e Arsimit. Në Gjilan dhe në rrethinën e tij, si mësues për luftimin e analfabetizmit gjatë verës 1941 punuan edhe mësuesit:
1. Halit Isaja në Gjilan;
2. Hajrullah Ismaili në Gjilan;
3. Shaban Zeqiri (Halimi) në Gjilan;
4. Binaze Dauti (Hoxhe Hanmi) në Gjilan;
5. Ferid Berisha në Strezovc;
6. Engjëll Zefi në Strezovc;
7. Ajatullah Fehmiu në Bresalc.

Kurset e gjuhës shqipe në Gjilan

Krahas mësuesve të dërguar prej Ministrisë s’Arsimit, në Kosovë që në qershor 1941 ishin angazhuar vullnetarisht edhe 27 mësues vendas – nga Kosova, të cilët nëpërmjet kurseve verore 1941 ua mësonin gjuhën shqipe (lexim –shkrimin) rinisë e të rriturve shqiptarë, por edhe ndikonin në këndelljen e ndjenjave kombëtare.
Ndër këta 27 kosovar, në kursin veror të Gjilanit si mësues të cilët punuan gjatë tërë kohës sa zgjati kursi ishin këta mësues:
1. Halit Isaja – Gjilan;
2. Hajrullah Ismaili – Gjilan;
3. Ajatullah T. Alishabi (Fehmiu) – Bresalc;
4. Shaban Zeqiri (Halimi) – Gjilan;
5. Binaze Dauti – Gjilan;
6. Ferid Berisha – Strezovc (28.9.1941)
7. Engjëll Zefi – Strezovc ( 28.9.1941).

Në maj-qershor 1942 ishin ngarkuar për të udhëhequr (punuar) me kurset për luftimin e analfabetizmit në Gjilan me rrethinën e tij këta mësues:
1. Shaban Zeqiri në Gjilan, për maj-qershor 1942;
2. Halit Isaja në Gjilan, për maj-qershor 1942;
3. Ajatullah Fehmiu, në Bresalc, për maj-qershor 1942;
4. Ferid Berisha, në Strezovc, për maj-qershor 1942;
5. Engjëll Zefi, në Strezovc, për maj-qershor 1942;
Në Gjilan me 15 korrik 1942 ia filluan punës , dy kurse për të rritur:
a) Në kursin e I-rë ishin regjistruar 48 frekuentues, por regullisht e vazhdonin kursin 40 vijues;
b) Në kursin e II-të ishin 48 vijues të regjistruar, por vazhdues të kursit mbetën 43 vijues.
Kurset e Gjilanit punuan deri me 23.8.1942, dmth, dei atë ditë kur ushtria e okupoi ndërtesën e shkollës dhe e ndërprenë plotësisht mësimin e kurseve në Gjilan.
Në fshatin e Cërnicës kursistë të regjistruar ishin 57, por deri në fund të kursit mësimet i ndoqën 42 vijues. Mësues i kursit ishte Shaban Zeqiri. Kursi punoi prej 15 korrik 1942 e deri më 31 gusht 1942.
Në Bresalc ishin të regjistruar 45 kursista, por vazhdues të kursit kishin mbetur vetëm 31. mësues i kursit ishte Ajatullah Fehmiu. Kursi punoi prej 15 korrik 1942 e deri më 15 shtator 1942.
Në Pozhoran, kursi me të rritur ia filloi punës më 28 korrik 1942 dhe punoi deri me 15 shtator 1942. mësues i kursit ishte Halit Isaja. Në kurs ishin të regjistruar 40 kandidatë, por regullisht vazhdues të kursit ishin 32 kursistë.
Në Strezovc, mësues i kursit ishte Ferid Berisha, i cili ia filloi punën me kursistë me 15 korrik 1942 dhe vazhdoi deri më 2 shtator 1942. Në këtë kurs ishin të regjsitruar 60 kursista , por kursin e vazhduan rregullisht 48 kursistë.
Kurset e lartëpërmendura punonin natën dhe ditën. Kurset në qytetin e Gjilanit i përfshinin: nxënësit të cilët kishin ngelur klasën gjatë vitit shkollor 1941/42 për arsye se nuk e dinin mirë gjuhën shqipe; nga fëmijët dhe rinia që nuk ishte përfshirë në shkollimin e rregulltë dhe nuk dinin shkrim-lexim shqip; nga burra e gra që nuk e dinin mirë të flasin dhe të shkruajnë në gjuhën shqipe.
Lëndët mësimore që zhvilloheshin në kurset verore ishin:
- gjuhë shqipe (shkrim-lexim, ushtrime të të folurit, vjersha);
- arithmetikë (njohuri të para);
- këngë kombëtare;
- histori;
- këshilla higjienike.
Në Koretin, me punën e kursit për luftimin e analfabetizmit punës ia filloi me 2 prill 1942, mësuesi Ferid Berisha, kurse në Strezovc, mësuesi Engjëll Zefi më 20 prill 1942.
Nga Ministria e Arsimit telegrafisht ngarkohen për të punuar në kurset verore 1942, mësuesit:
1. Thanas Xhufka, në Gjilan;
2. Hasan Dylgjeri, në Gjilan;
3. Rifat Lile, në Pozhoran;
4. Rahim Hasnaj, në Sllatinë.
Në verën e vitit 1943 në shkollën e Pozhoranit, kursin veror e mbajti mësuesi, Hilmi Rexhepi, v/ullnetarisht, edhe pse gjindej si mësues i shkollës së Kmetovcit në vitin shkollor 1942/43.

Kurset për të rritur në shkollën fillore të Gjilanit

Në vitin shkollor 1942/43 pranë shkollës fillore të Gjilanit pununa dy kurse për të rritur. Ato ia filluan punës me 24 dhjetor 1942 dhe e vazhduan punën deri më 6 mars 1943. Mësuesit e kurseve ishin Selami Ibrahimi (Hallaçi) dhe Miltiadh Apostoli. Mësuesit e cekur i mbajtën nga 50 orë.
Kursi të cilin e drejtoi Miltiadh Apostoli ishte për analfabetë. Në këtë kurs ishin të regjistruar dhe rregullisht i vijuan mësimet 27 kursistë nga 6 orë mësimore në javë duke filluar prej 24.12.1942 e deri në mars 1943. kurse mësuesi Selami Ibrahimi – Hallaçi e mbajti kursin për të rriturit që dëshironin për t’a mësuar gjuhën shqipe. Në këtë kurs ishin të përfshirë 20 kursistë dhe me 24 mars 1943 e përfundoi me sukses duke ua mësuar të gjithëve shkrim-leximin e gjuhës shqipe, historinë kombëtare, arithmetikën dhe vjersha e këngë patriotike shqiptare.
Për pushimet verore të vitit 1943 në Gjilan punoi vetëm një kurs veror, punën e të cilit e udhëhoqi mësuesi Halil Bejta.
Në Gjilan në marrëveshje me Myderrizin e Medresesë së Gjilanit, z. Haki Taipin, u hap kursi për të rritur edhe në këtë Medrese me gjithsejt 5 orë mësimore në javë, prej të cilave 4-orë në javë gjuhë shqipedhe 1-orë histori. I ngarkuar me punën e kursit ishte mësuesi Malo Beci. Kursi ia filloi punës me 15 prill 1943.

Kursi për të rritur në Livoqin e Poshtëm

Në vitin shkollor 1942/43 pranë shkollës fillore të Livoqit punoi kursi për analfabet, të cilin e udhëhoqi, mësuesi Hilmi Rexhepi. Në kurs ishin regjistruar 62 kursistë, por rregullisht mësimet i ndoqën 60 kursistë. Ata mësuan shkrim-leximin e gjuhës shqipe. Kursi ia filloi punës me 24.12.1942 dhe punoi deri me 24.3.1943.


Kursi për të rritur në shkollën fillore të Cërnicës

Në vitin shkollor 1942/43, pranë shkollës fillore të Cërnicës, me 9.1.1943 ishin regjistruar 50 të rritur, por rregullisht i vijuan mësimet 45 kursistë, të cilët e mësuan shkrim-leximin shqip, histori, arithmetikë, këngë e vjersha patriotike. Mësues i kursit ishte Halil Bejta.

Kursi për të rritur në Strezovc

Kursi për të rritur në vitn shkollor 1942/43 në Strezovc filloi me 2 tetor 1942 dhe përfundoi me 2 janar 1943, duke u mbajtur nga 7 orë mësimore në javë, përkatësisht gjithsej i kishte mbajtur 84 orë mësimore për këtë kurs. Kursi i kishte 44 kursistë. Mësues ishte Ferid Berisha. Në kursin e Strezovcit mësimet i përcollën 43 kursistë, të cilët mësuan shkrim-leximin e gjuhës shqipe.

Kursi për të rritur në Hogosht
Në kursin për të rritur në Hogosht punoi mësuesi Xhevat Alija, prej 24 dhjetorit 1942 e deri me 18 mars 1943, ku edhe e përfundoi punën. Ky ishte kurs për analfabet, në të cilin u përfshinë 27 kursistë nga fshati Hogosht. Ata në fund të kursit mësuan shkrim-leximin në gjuhën shqipe.

Kursi për të rritur në Koretin

Në shkollën fillore të Koretinit, me kursin e të rriturve punoi mësuesi Halim Stolija, prej 2 janarit 1943 e deri me 10 mars 1943, kur edhe e përfundoi punën e kursit. Kursin e vijonin 52 kursistë nga 6 orë mësimore: shkrim-lexim shqip, arithmetikë, histori dhe kangë.

Mësues kursi për zhdukjen e analfabetizmit, prej 21.9.1942, ishin: Ajatullah Fehmiu në Bresalc, paraqitet në detyrë me 28.2.1942; Hilmi Rexhepi, transferohet prej Livoqit në Bresalc, me 28.1.1943; Shaban Zeqiri, prej Cërnicës, më 28.1.1943 transferohet në Livoq të Poshtëm.
Asnjë mësues nuk pranonte për ta lëshuar Cërnicën, ngase Kyetari i Komunës së Parteshit i shpërblente mësuesit me nga 100 fr.shq. (Krahas rrogës).

Kurset verore 1942

Për Nënprefekturën e Gjilanit, Mnistria e Arsimit i kishte paraparë 5 mësues, për hapjen e kurseve verore 1942 edhe atë:
- 2 mësues në Gjilan;
- 1 mësues në Pozhoran;
- 1 mësues në Sllatinë, dhe
- 1 mësues në Koretin.
Për kurset verore 1942, Ministria e Arsimit i kishte emëruar këta mësues:
1. Thanas Xhufka, për kursin e Gjilanit;
2. Hasan Dylgjeri, për kursin e Gjilanit;
3. Halit Isaja, për kursin e Sllatinës.
Në Koretin qysh me 2 prill 1942, mësuesi Ferid Berisha e kishte filluar kursin për luftimin e analfabetizmit, kurse në fsahtin Strezovc, kursin për luftimin e analfabetizmit e mbajti mësuesi, Engjëll Zefi, i cili ia kishte filluar punës me 20 prill 1942.




3.1.3.Kurset për luftimin e analfabetizmit dhe për arsimin e të rriturve në Qarkun e Prishtinës gjatë viteve 1943 dhe 1944

Format themelore për arsimin e të rriturve gjatë vitit 1943 dhe 1944 mbeten kurset. Kurset për nga llojet e tyre të orgainizimit ishin:
- Kurse për luftimin e analfabetizmit;
- Kurse për mësimin e gjuhës shqipe;
- Kurse për gjysmëanalfabetë;
- Kurse për gra;
- Kurse për të rritur;
- Kurse për punë profesionale (punëdore) etj.
Në kurset për gra merrnin pjesë gratë dhe vajzat e rritura. Këto kurse vepronin në lokalet e shkollave fillore. Zakonisht, kurset për gra ndaheshin në dy seksione: a) kursi për analfabete dhe b) kursi i lartë.
a) Në kursin për analfabete zhvillohej mësimi i lexim-shkrimit të gjuhës shqipe, aritmetika, historia kombëtare dhe kënga – sipas programit të klasës së parë fillore. Për mbajtjen e mësimit nga këto lëndë shfrytëzoheshin nga 3 orë mësimore në javë.
b) Kursi i lartë përfshinte të rriturat, të cilat dinin shkrim-lexim shqip apo edhe ato të cilat më parë e kishin zotëruar programin e kursit për analfabete. Mësimet e kursit të lartë përbëheshin nga lëndët: shqip (lexi), shkrim e hartime të lehta e praktike); aritmetikë (katër veprimet e sistemit dhjetor, programi i klasës së II dhe III fillore), me nga 3 orë mësimore në javë; punëdore (mësime praktike punëdoreje). Qepje, qëndisje, prerje etj. me nga 4 orë mësimore në javë; ligjërime dhe biseda të lira të mësueses me vijueset e kursit, çështjet e ndryshme historike-praktike, për ekonominë shtëpiake, për rritjen dhe kujdesin e foshnjave, për higjienë e mjekësi popullore e të tjera, duke shfrytëzuar nga 1 orë mësimore në javë. Pra, për kursin e lartë të grave parashiheshin 8 orë mësimore në javë.



Në kurset për të rritur përfshiheshin jo vetëm të rinjët, por edhe burra e gra të moshuara, të cilët e kishin kryer ndonjë klasë apo tërë shkollën fillore serbe të regjimit jugosllav.
Shpërblimi i paraparë me P. L. O. për punën me kurset për të rritur të ditës dhe të natës nuk ishte i përpjesëtueshëm me punën e cila ishte kryer. Inspektori i Arsimit në Prishtinë i propozonte Ministrisë së Arsimit në Tiranë që ky shpërblim për vitin shkollor 1942/43 të ngritet dhe të dyfishohet, në krahasim me vitin shkollor 1941/42.
Në vitin shkollor 1942/43 kursi për gjuhë shqipe ishte hapur në Shkollën fillore “Naim Frashëri” të Prishtinës. Më 2.1.1943 ia kishte filluar punës kursi me 27 kursistë me nga 6 orë mësimore në javë nga lëndët: lexim-shkrim, aritmetikë, histori dhe këngë. Mësimet i mbante mësuesi Shaqir Hoti.
Pranë Shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në vitin shkollor 1942/43, u hapën edhe dy paralele të kursit të gjuhës shqipe me nga 50 kursistë, dmth, gjithsej 100 kursistë. Me paralelen “A” punoi mësuesi Dervish Bejleri. Kjo paralele kishte 50 kursistë dhe mësimet i kishte filluar më 8.12.1942, duke i mbajtur nga 6 orë mësimore në javë. Në kursin me paralelen e dytë “B”, mësimet filluan më 2.1.1943 me nga 6 orë mësimi në javë. Me paralelen e dytë mësimet i zhvilloi mësuesi Reiz Poshi. Këtu mësoheshin lëndët mësimore: lexim-shkrim, aritmetikë, histori, këngë dhe vjersha.
Me 24.12.1942, pranë Shkollës fillore “Bogdani” të Gjilanit kishte fillua kursi i gjuhës shqipe me 20 kursistë. Mësimet i mbante mësuesi Selami Ibrahimi (Hallaçi).



Inspektorit i Arsimit në Prishtinë, Kolë Kosmaçi, në bashkëpunim me Sekretarin e Myftinisë në Gjilan, me patriotin Ilmi Kallaba dhe me pëlqimin e myderrizit të Atëk Medresesë në Gjilan, Haki Efendi Taipin (Sërmaxhaj), si dhe me përkrahjen e parezervë të Mulla Idriz Gjilanit në Medrese hapet kursi i gjuhës shqipe. Ky kurs filoi punën më 15 prill 1943. mësimet i mbajti mësuesi shkodrean, Malo Beci, i cili aso kohe ishte Drejtor i Shkollës fillore “Bogdani” në Gjilan. Në kursin e gjuhës shqipe në Medrese zhvillohej gjuha shqipe (lexim-shkrim) me 5 orë në javë dhe historia e Shqipërisë me 1 orë mësimi në javë.
Mësimi i gjuhës shqipe në Atëk Medrese dhe në mejtepet e anamoravës kishte filluar me 15 prill 1943 me mësuesin Malo Beci.

FOTO

Medresantët e Atëk Medreses në Gjilan, më 15 prill 1943, ia filluan vijimit të kursit të gjuhës shqipe. Ata mësonin nga 5 orë në javë gjuhë shqipe (lexim-shkrim) dhe nga 1 orë në javë histori e Shqipërisë nga mësuesi Malo Beci, drejtor i Shkollës fillore “Bogdani” në Gjilan. Në mes, ulur, rreshti i parë është drejtori i Atëk Medresesë, Myderrizi Haki ef. Taipi (Sërmaxhaj). Fotografia është bërë kah fundi i majit të vitit 1943, në oborrin e Medresesë së Gjilanit.

Në vijim –faqen vijuese gjindet dokumenti i Inspektorit të Arsimit , Kolë Kosmaçi.











Rëndësia e kësaj Medreseje, kryesihst të mësuarit e gjuhës shqipe si dhe të kuptuarit të programit fetar për ta interpretuar në gjuhë shqipe ishte tejet e madhe, sepse njënumër i konsiderueshëm i vijuesv të kësaj Medrese menjëherë pas çlirimit janë inkuadruar në arsim, si p.sh. Reshat Hoxha-Shaqiri, Hafiz Shaipi, Rrustem Bresalci, Fehmi Malisheva, Arif Shaqipri et, të cilët punuan si mësues në fshatrat e territorit të Anamoravës. Përveç shkollave shqipe dhe medresës në Gjilan vlenë të përmendet se në maj të viti 1941 këtu është organizuar një kurs i rëndësishëm një mujash, kursi kishte karakter të përgjihtshëm e gradualisht të përgatiten për mësues. Këtë kurs e vijonin afër 9 vijues, në mesin e të cilëve gjendej edhe Ferid Berisha, akcent i posaqëm i është dhënë gjuhës shqipe. Si bie fjala mësimin në këtë kurs e udhëheqte Isa Halili, por me të punuan edhe disa mësues të tjerë të cilët punonin në territorin e Anamoravës të ardhur nga Shqipëria. Pjesëmarrjen e vijuesve në këtë kurs njëmuajsh po e paraqesim përmes kësaj fotografie.
FOTO

Vijuesit e kursit njëmuajsh në Gjilan, më 1941.




ILMI KALLABA





Gjatë vitit shkollor 1942/43 në Prishtinë u hap kursi për analfabetë. Ky kurs punoi pranë Shkollës fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë me 27 kursistë të rregullt. Punës ia kishte filluar më 2 janar 1943. mësimet nga 6 orë në javë i mbante mësuesi Reshat Bajraktari. Në këtë kurs zhvilloheshin lëndët mësimore. Lexim-shkrim, aritmetikë, histroti dhe kangë.
Më 4.1.1943 pranë Shkollës fillore të fsahtit Dobrevë e kishte filluar punën kursi për analfabetë me 27 kursistë. Mësimet me nga 6 orë në javë i mbante mësuesi Kostaq Topçe.
Në shkollën fillore të Janjevës, më 4.1.1943, hapet kursi për analfabetë me 60 kursistë. Mësimet i mbante mësuesi Ton Shoshi me nga 6 orë mësimi në javë.
Në fsahtin Kraishtë, mësuesi Sadik Prishtina, më 2.1.1943, kishte hapur kursin për analfabetë me 30 kursistë, duke i mbajtur nga 6 orë mësimi në javë.
Kursi në fshatin Talinovc ia kishte filluar punës pranë shkollës fillore , më 15.11.1942, me mësues Rrahman Palushin me kursin për analfabetë me 30 kursistë.
Në shkollën fillore të fshatit Gadime me 60 kursistë mësuesi Ruzhdi Guranjaku, më 15.11.1942, ia kishte filluar punës me kursin e analfabetëve.
Në shkollën e fshatit Bresnje kursi për analfabetë kishte filluar të punojë më 4.0.1943. Gjithsej i kishte 20 kursistë. Mësimet e këtij kursi i mbajti mësuesi Zeqir Selimi me nga 6 orë në javë.
Në Prishtinë, pranë shkollës fillore punoi edhe kursi për gra me 45 vazhduese. E mbante Aglloja Plaku, me 64 orë mësimi.
Në Shkollën fillore “Bogdai” të Gjilanit mësuesi Miltiadh Apostoli më 24.12.1942, filloi punën e kursit për analfabetë me 27 kursistë, duke mbajtur nga 6 orë mësimi në jvë. Më 24.12.1942 ishte hapur edhe kursi për analfabetë pranë shkollës fillore të fshatit Hogosht me 27 kursistë. Mësimet, nga 6 orë në javë, i mbante mësuesi i kësaj shkolle, Xhevat Alija.
Në shkollën fillore të fshatit Livoq i Poshtëm, më 24.12.1942, hapet kursi për analfabetë me 62 kursistë. Mësimet e këtij kursi nga 6 orë mësimi në javë i mbante mësuesi Hilmi Rexhepi. Në shkollën fillore të Cërnicës punën e kursit për analfabetë e kishte filluar më 9 janar 1943 me nga 6 orë mësimi në javë. Në këtë kurs ishin regjistruar 50 kursistë, por rregullisht i vijonin mësimet vetëm 45. mësimet e kursit në Cërnicë i mbante mësuesi Halil Bejta. Në shkollën e Strezovcit (Kamenicë) kursi për analfabetë kishte 43 kursistë dhe ia kishte filluar nga puna më 2.10.1942. Mësimet i mbante, nga 6 orë në javë, mësuesi Ferid Berisha.
Kursi për analfabetë në fshatin Koretin (Kamenicë) ishte hapur me 2.10.1943 me 52 kursistë të regjistruar, por rregullisht i vijonin mësimet 50. mësimet e kursit i zhvilloi mësuesi Halim Stolija me nga 6 orë në javë. Në kursin për analfabetë mësoheshin lëndët: gjuhë shqipe (lexim-shkri), aritmetikë, histori dhe këngë.
Kurset për të rritur (kurset për analfabetë dhe kurset për gjuhën shqipe) të Prishtinës me rrethinë u mbyllën më 31 mars 1943, kurse në Gjilan dhe në Ferizaj me rrethinë – më 6 mars 1943. Gjithsej në shkollat e sipërpërmendura u mbajtën 691 orë mësimi, me 13 mësues në 13 kurse për analfabetë nga 53 orë mësimi, duke arritur që t’ua mësojnë lexim-shkrimin shqip 558 kursistëve, prej tyre 45 femra – gra. Mesatarisht, çdo mësues punoi me nga afro 43 kursistë.
Gjatë vitit shkollor 1942/43 në Prishtinë, pranë Shkollës fillore “Naim Frashëri” u mbajtën tri kurse të cilat i udhëhoqën mësuesit:
- Shaqir Hoti, prej 2.1.1943 e deri më 31.3.1943;
- Reshat Bajraktari, prej 2.1.1943 e deri më 31.3.1943; dhe
- Refik Palloshi, prej 21.1.1943 e deri më 31.03.1943.
Në Shkollën fillore “Hasan Prishtina” të Prishtinës u mbajtën dy kurse për të rritur nga mësuesit:
- Dervish Bejleri, prej 8.12.1942, e deri më 31.3.1943, dhe
- Reis Poshi, prej 2.1.1943, e deri më 31.3.1943.
Në tremujorin e dytë të vitit shkollor 1942/43 pranë shkollave të Qarkut të Prefekturës së Prsishtinës vepruan edhe disa kurse për të rritur, kryesisht kurse për mësimin e gjuhës shqipe dhe kurse për analfabetë.
Në Shkollën fillore “Hasan Prishtina” të Prishtinës, në kursin e gjuhës shqipe ishin të regjistruar 45 kursistë dhe të gjithë me rregull i kishin vijuar mësimet. Kursi kishte filluar punën më 2 janar 1943. Mësimet e këtij kursi i mbajti Dervish Bejleri me nga 6 orë mësimi në javë.
Në Shkollën fillore “Naim Frashëri” të Prishtinës, më 25 janr 14943, kishte filluar punën kursi për analfabetë. Në këtë kurs ishin regjistruar 30 kursistë, por rregullisht mësimet i vijuan 28. Mësimet e këtij kursi i mbante mësuesi Refik Palloshi me nga 6 orë mësimi në javë.
Pranë shkollës fillore të Prishtinës punoi edhe kursi për vajza e gra me 40 vijuese të rregullta, i cili kishte filluar punën më 20 janar 1943. Mësimet në këtë kurs i mbante mësuesja Agllaje Plaku me nga 6 orë mësimi në javë nga këto lëndë: gjuhë shqipe, aritmetikë, histori kombëtare dhe këngë.
Më 2.1.1943 në Shkollën fillore “Shtjefën Gjeçovi” në Janjevë ishte hapur kursi i gjuhës shqipe me 40 vijues të rregullt. Mësimet në këtë kurs i mbante mësuesi Bahtijar Fazliu me nga 6 orë mësimi në javë.
Në shkollën fillore të fsahtit Dobrojë më 5 janar 1943, kishte filluar punën kursi për analfabetë me gjithsej 40 vijues të rregullt. Mësimet e këtij kursi i mbante mësuesi Ibrahim Stafa me nga 6 orë mësimi në javë.
Pranë shkollës fillore të Gjilanit, më 24.12.1942, u hapën dy kurse për të rritur. Mësues të kurseve ishin Selami Hallaçi dhe Miltiadh Apostoli. Këto kurse punuan deri më 16.3.1943. Në kurse u mbajtën nga 50 orë mësimi. Mësuesja Miltiadh Apostoli e odhëhoqi kursin për analfabetë, kurse Selami Hallaçi kursin e gjuhës shqipe.
Në shkollën fillore të fshatit Cërnicë me kursin e të rriturve punoi mësuesi Halil Bejta prej 9.1.1943 e deri më 16.3.1943 me 50 kandidatë.
Në shkollën fillore të fshatit Hogosht me kursin e të rriturve punoi mësuesi Xhevat Alija prej 24.12.1942 e deri më 18.3.1943 me 27 kandidatë, kurse në shkollën fillore të Koretinit Halim Stolija prej 2.1.1943, e deri më 10.3.1943. Kursin e vijonin 50 kursistë të rregullt.
Në shkollën fillore të Livoqit kursin e mbajti mësuesi Hilmi Rexhepi. Ky kurs kishte ndërprerë punën dhe ishte mbyllur pa përfunduar. Kursi kishte filluar punën më 24.12.1942.
Në shkollën fillore të Strezovcit kursi për të rritur kishte vijuar punën prej 2.10.1942 e deri më 2.1.1943. Në mësimet e këtij kursi ishin përfshirë 44 kandidatë, duke mbajtur nga 7 orë mësimore në javë, edhe pse me plan ishte paraparë fondi prej 6 orësh në javë. Mësuesi i këtij kursi ishte Ferid Berisha.
Në spitalin e Prishtinës verpoi një kurs për të rritur prej 15 shtator 1942 e deri më 30 nëntor 1942. Në këtë kurs mbaheshin nga 6 orë mësimi në javë. Gjithsej u mbajtën në kursin e të rriturve në spitalin e Prishtinës 61 orë mësimi. Mësimet e kursit në spitalin e Prishtinës i mbajti mësuesi Dervish Bejleri.

3.1.4.Kursi i Hekurudhës në Prishtinë

Me vendimin e Ministrisë së Punëve Botore, në Prishtinë ishte çelur kursi për agjentë shqiptarë hekurudhorë. Gjithsej në këtë kurs ishin përfshirë 65 kursistë: 25 kursistë për ndihmës makinisti, 25 kursistë për rendin e stacioneve hekurudhore dhe 15 kursistë për kryetar kuadrash kuantonjerësh.
Pranimi i kursistëve kushtëzohej nga plotësimi i këtyre kushteve:
-shkolla fillore shqipe (pesëklasëshe);
-mosha 20-30 vjeçare, etj.
kursi zgjati 4 muaj. Mësimet ishin teorike dhe tekniko-praktike.
Ministër i Ministrisë së Punëve Botore në Tiranë ishte Iliaz Agushi.
Në shumicën e shkollave fillore shqipe të hapura në vitin shkollor 1941/42, mësuesit, krahas punës së rregullt mësimore me nxënës, punoni edhe me kurset e të rriturve. Mirëpo, në shumë vende, për arsye të mungesës së kuadrit mësimor, nuk u çelën shkolla fillore. Prandaj, Ministria e Arsimit vendosi që edhe gjatë pushimeve verore 1942 të hapen kurse për të rritur në Kosovë, në Maqedoninë Perëndimore dhe në Mal të Zi. Për personelin mësimor të kurseve verore 1942 ishte nxjerrë një Dekret Ministror për hapjen e kurseve verore në tokat e liruara, sipas së cilit të gjithë mësuesve që do të punoni me kurset verore do t’u paguheshin nga 200 fr.shq. në muaj dhe shpenzimet e udhëtimit (shkuarja dhe kthimi), krahas pagës që e kishin siguruar për pushime verore. Kjo masë e Ministrisë së Arsimit i stimuloi meritueshëm mësuesit për t’u angazhuar dhe për të punuar me kurset e të rriturve. Kështu, në vitin shkollor 1942/43 një pjesë e konsiderueshme e mësuesve vazhduan punën e tyre, duke punuar, krahas punës së rregullt me nxënës, edhe me kurset për të rritur. Për punë mësimore në kurset me të rritur, Ministria e Arsimit shpëbleu ata mësues prej 80 deri 120 fr.shq., varësisht nga sasia e orëve të mbajtura gjatë punës së kursit.
Në vitin shkollor 1942/43 kishin punuar gjithsej 179 kurse për të rritur, në të cilët 179 mësues kishin mbajtur 17.165 orë mësimore:
- në Qarkun e Prishtinës 21 me 1.522 orë të mbajtura mësimi;
- në Qarkun e Prizrenit 15 me 1.193 orë të mbajtura mësimi;
- në Qarkun e Pejës 2 me 236 orë të mbajtura mësimi;
- Në Qarkun e Mitrovicës me Sanxhak 50 me 3.200 orë të mbajtura mësimi;
- Në Qarkunn e Tetovës 62 me 8.121 orë të mbajtura mësimi;
- Në Qarkun e Dibrës 18 me 2.189 orë të mbajtura mësimi;
- Në Qarkun e Ulqinit 11 me 704 orë të mbajtura mësimi;
Në vitin shkollor 1943/44 në Qarkun e Prefekturës së Prishtinës vepruan gjithsej 11 (njëmbëdhjetë), kurse për luftimin e analfabetizmit:
- në Prishtinë shtatë kurse me të cilët punuan mësuesit dhe mësueset: Androniqi Koça, Sava Avrami, Viktori P. Pojani, Mikelangjel Çoba, Sapiensa Çoba, Tian Lazri dhe Anjeza Loro;
- në Ferizaj verpoi një kurs për luftimin e analfabetizmit me të cilin punoi mësuesja Gjina Karasani;
- në Gjilan veproi një kurs për luftimin e analfabetizmit i udhëhequr nga mësuesja Sadije Gjilani (Brestovci).
- në fsahtin Bresalc (komuna e Gjilanit) punonte një kurs për luftimin e analfabetizmit, mësimet e të cilit i zhvillonte mësuesi Ajatullah Fehmiu dhe
- në Vërban (fshat i komunës së Vitisë) punoi një kurs prë analfabetë, të cilin e udhëhoqi mësuesi Jetish Salihu – Vishi.
Më 30.06.1944 Inspektorija e Arsimit në Prishtinë kërkonte nga MA që gjatë verës 1944 në rrethin e Gjilanit të hapeshin 4 kurse për zhdukjen e analfabetizmit: dy kurse në Gjilan, një në fshatin Rogaçicë dhe një në fshatin Malishevë, ngase këto ishin kërkesa të popullit dhe të mësimdhënësve të këtyre viseve. Në Gjilan, në të vërtetë, qysh më 30 maj 1944 ishin hapur dhe punonin tri kurse. Me kursin e ushtrisë punonin mësuesit Hilmi Rexhepi, Sylejman dhe Muhamed Sopoti, kurse me kursin e xhandarmërisë punonte mësuesi Muhamed Sopoti. Për këro kurse nevojiteshin 600 abetare. Në të vërtetë, ishte i madh numri i shqiptarëve gjilanas që kërkonin sigurimin e abetareve për ta mësuar gjuhën shqpi. Për këtë arsye inspektori i arsimit në Prishtinë, Kolë Kosmaçi, kërkonte nga MA në Tiranë të dërgonte sa më shpejt mbi 1.000 copë abetare.

3.1.5.Shkolla e punës për halli në Prishinë (1941-1944)

Në Prishtinë qysh në vitin 1929 një princeshë e Mbretërisë Jugosllave e kishte hapur një shkollë tëpunës për halli në një shtëpi me qira. Në fillim kishte vetëm një makinë të vogël dhe 200 kg. lesh, pas shtatë viteve të punës, dmth, në vitin 1936 shkolla ishte zgjeruar duke i marrë disa ndërtesa me qira për nevojat e shkollës dhe me 1939 ishte ndërtuar ndërtesa e re nga vetëfitimet (vetëfinansimet) e saj. Shkolla e re ishte inauguruar në të njëjtën ditë kur ishte inauguruar edhe ndërtesa e gjimnazit serb, në të cilën punoi Shkolla Normale “Sami Frashëri”, e më pastaj gjimnazi i përzier “Ivo Llolla Ribar” në Prishtinë. Kjo shkollë edhe pse ishte në gjuhën serbe e vijonin edhe shumë vajza shaiptare të qytetit të Prishtinës dhe aty mësonin artizanatet aktuale e të dobishme për jetën e atëhershme. Nxënësit krahas mësimeve teorike ishin të pasura edhe në procesin e prodhimit dhe puna e tyre sipas efektit shpërblehej. Prandaj, interesimi i vajzave ishte i madh për këtë shkollë.
Pas kapitullimit të Jugosllavisë kjo shkollë kishte mbetur në gjendje të vështirë. Gjithë materiali prodhues (lesh, pambuk, ngjyra, prodhimet e gatshme për halli dhe kapitali në të holla) ishte grabitur nga ish-drejtoresha dhe persona të tjerë. Gjatë sundimit italian, autoritetet italiane drejtimin e kësaj shkolle ia kishin besuar ish-drejtoreshës serbe edhe pse mInistria e Arsimit në Tiranë e kishte ngarkuar për administrim dhe kontrollim herë inspektorin e arsimitnë Prishtinë, e herë-herë drejtorin e Shkollë Normale “Sami Frashëri” në Prishtinë, mirëpo, punët nuk zhvilloheshin si duhet në këtë shkollë.
Shkolla e Punës për qilima (e hallive) ishte marrë në dorëzim nga drejtoria e Shkollës Normale “Sami Frashëri” në Prishtinë (nga drejtori, dr. Rexhep Krasniqi) qysh më 24 shkurt 1942. Megjithatë, Ministria e Arsimit nuk i dha përkrahje të duhur materiale e kadrovike asaj shkolle. Drejtori i Normales dr. Rexhep Krasniqi, më 12 shkurt 1942 i propozonte Ministrisë së Arsimit në Tiranë, që ta ngarkoi si zëv.drejtoreshë, Viktorija P. Bojanin, e cila i plotësonte të gjitha kushtet e duhura. Viktorija Mjeda ishte bija e Gjinit, e lindur në Shkodër më 28.8.1917 e kishte të kryer klasën e III-të normale të shkollës stigmatike në vitin shkollor 1932/33. Normalja e shkollës stigmatike në Shkodër atë kohë kryhej vetëm me pesë klasë, me të drejtë mature. Viktorja bashkëshortin e kishte të punësuar në Prishtinë. Ajo kishte një praktikë paraprake si rrobaqepëse tetëvjeçare. Me 8.2.1942 nëpërmjet drejtorisë së Normales së Prishtinës iu drejtua Ministrisë së Arsimit në Tiranë që ta emëroi mësuesen në Shkollën e Punës për halli në Prishtinë.
Ministria e Arsimit më 2.3.1943 me shkresën nr. 69/111 e njoftoi Inspektorin e Arsimit në Prishtinë se Viktorja P. Bojani ishte ngarkuar mësuese për luftimin e anafabetizmit dhe i lihej në dispozicion që të shfrytëzohej edhe për nevojat e shkollës së punës në Prishinë.
Për drejtimin e Shkollës së punës dhe të hallive (dhe për qilima) në Prishtinë Ministria e Arsimit me 27.3.1942 i shkruante kryetarit të Misionit shkollor të Jashtëzakonshëm në Kosovë (Prishtinë), dr. Rexhep Krasniqit, që ta ngarkojnë një mësuese shqiptare me zotësi të sprovueme për drejtoreshë të shkollës së punës në Prishtinë, duke e propozuar Marika Shalën. Megjithatë, Ministria e Arsimit kishte qëndrim të prerë që shkolla e punës edhe më tutje të mbetej nën kontollin e Misionit shkollor të jashtëzakonshëm.
Shkollën e punës në vitin shkollor 1942/43 e drejtoi profesori i Shkollës Normale në Prishtinë Kolë Parubi, i cili si drejtor punoi deri më 15 mars 1943 kur atë e shkarkoi Ministria e Arsimit në Tiranë dhe për drejtoreshë të shkollës e emëroi Androniqi Koça, e cila më 2 mars 1943 paraqitet në detyrën e mësueses së Shkollës së Punës në Prishtinë, dhe prej 15 mars 1943 edhe si drejtoreshë e kësaj shkolle. Me ardhjen e Androniqi Koça drejtoreshë, Viktorja Bojana kaloi si mësues në shkollën fillore të qytetit të Prishtinës dhe njëherit mbeti e ngarkueme me mësimdhënie të gjuhës shqipe për nxënëset (vajzat) e Shkollës së punës (e të hallive) në Prishtinë.
Androniqi Koça, mësuese e Shkollës së punës në Prishtinë ishte nga Libohova. Ajo e kishte kryer si nxënëse e rregullt Konviktin e Punëtorisë së hallive, në një shkollë private “Olimpia” në Athinë. Aty mësoi për mënyrën e punimit të hallive dhe për punët tjera që bëhen me mëndafshin, pambukun, leshin si dhe prerej e qepje të të gjitha ndërresave (pixhama, këmisha etj.). Për zotësinë e saj si mësuese e punë dorës e kishte informuar, inspektorinë e arsimit në Gjirokastër, drejtori i shkollës “Avni Rrustemi” në Libohovë, dhe Inspektori i Arsimit në Gjirokastër pasi që ishte informuar se mësuesja Androniqi Koça kishte pranuar për të shkuar në Prishtinë për mësuese e punëdorës më 4 janar 1942 e informoi me shkrim Ministrinë e Arsimit në Tiranë. Mësuesja Androniqi Koça ishte paraqitur në detyrë, në Prishtinë më 2 mars 1942.
Prej 16 mars 1942 e deri kah fundi i vitit shkollor 1943/44 si mësuese ndihmëse në Shkollën e punës së hallive në Prishtinë punoi prishtinasja Hyrije Ymer Ahmeti, e cila 11 vite përpara kishte qenë nxënëse dhe prodhuese e kësaj shkolle, duke fituar titullin ndihmës specialiste për punët e kësaj shkolle.
Për t’i vërtetuar faktet e cekura në lutjen e Hyrije Ahmetit Ministria e Arsimit më 1.4.1944 kërkonte me shkrim përgjigje nga Inspektori i Arsimit në Prishtinë. Ndaj kësaj kërkese inspektori i arsimit në Prishtinë deklaronte më 27 prill 1944 se z-sha Hyrije Ahmeti nga Prishtina shërbente në Shkollën e punës së hallive, si mësuese e vajzave për punëdore dhe ishte e ngarkuar me magazinën e shkollës. Kjo mësuese shpërblehej nga të ardhurat e shkollës. Ajo ishte ndër të rrallat dhe kuadër tejet i rëndësishëm për mbarëvajtjen e punës së kësaj shkolle. Në shkollën e punës Hyrije Ahmeti mbajti edhe mësimin me analfabetë. Pra, ishte edhe mësuese për luftimin e analfabetizmit pranë shkollës së punës së hallive në Prishtinë.











R E Z Y M E

Gjatë Jugosllavisë së Vjetër 1918-1941 shqiptarët patën mbetur masivisht analfabetë.
Rrethanat e reja pas prillit të vitit 1941 dhe bashkimi i një pjese të Kosovës dhe të Maqedonisë me Shqipërinë mundësuan që shqiptarët të hapin shkollat në gjuhën amnore në Kosovë, në Maqedoni, në Sanxhak dhe në Mal të Zi që nga viti shkollor 1941/42.
Hapjes së shkollës shqipe i parapriu aktivitei arsimor i mësimit të lexim-shkrimit të gjuhës shqipe nëpërmjet KURSEVE VERORE TREMUJORE gjatë verës së vitit 1941. Në këto kurse e mësuan lexim-shkrimin dhe gjuhën shqipe 15.300 të rritur dhe 12.500 nxënës të shkolave fillore. Këtë punë madhështore kombëtare e arsimore e kryen mbi 150 mësues të dërguar nga Shqipëria dhe 27 mësues kosovarë, të cilët brenda tre muajvetë punës së tyre të pandërprerë andragogjike arritën që t’ua mësojnë lexim-shkrimin dhe gjuhën shqipe 28.000 vijuesve të të gjitha moshave.
Për arsimin e të rriturve, krahas kurseve të gjuhës shqipe, u shfrytëzuan dhe u afirmuan edhe shumë forma tjera arsimore dhe andragogjike: kurset verore të vitit 1942 kurset për analfabetë (kurset e ditës), kurset për gjysmanalfabetë dhe kurse plotësimi, kurset për rini (për të rinj e të reja, të cilave u kishte kapërcyer mosha shkollore), kurset e gjuhës shqipe nëpër shkolla fetare, p.sh., kursi i gjuhës shqipe në Atëk Medresenë e Gjilanit, kurset e gjuhës shqipe për administratë, kurset e gjuhës shqipe në Spitalin e Prishtinës, kursi për arsimin profesional (kursi i hekurudhës në Prishinë) etj.
Punën edukativo-arsimore andragogjike me kursistë e udhëheqën mësuesit e shkollave fillore shqipe në këto vise gjatë viteve 1941/1944. këto kurse vepronin gjithnjë pranë shkollave fillore shtetërore.
Në vitin shkollor 1942/43 pranë shkollave fillore shqipe në Kosovë dhe në Maqedoni vepruan 179 kurse për të rritur, në të cilët i mbajtën 17.165 orë mësimore 179 mësues të shkollave fillore.
Kurset verore të vitit 1942, krahas efektiveve të veta andragogjike, kontribuan edhe në vazhdimësin e punës mësimore me nxënësit e shkollave fillore të vitit shkollor 1941/42 dhe kështu kontribuan për arritjen e një lidhshmërie optimale të nxënësve në klasën vijuese për vitin shkollor 1941/42. kurset verore shëbyen edhe si përgatitje të filloristëve për regjistrim në klasën e I-rë të shkollave fillore për vitin shkollor 1942/43. në përgjithësi, këto kurse, sidomos ato të natës, patën jehonë dhe efekt arsimor, kulturor dhe kombëtar.
Në vitin shkollor 1943/44 u theksua nevoja e begatimit të përmbajtjeve programore të punës edukativo-arsimore me të rritur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE   SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SHQIPJA - GJUHA QE LINDI GJUHET INDO - EVROPIANE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjuha arabe gjuha e katert me popullore ne bote
» Gjuha arabe gjuha e katert me popullore ne bote
» GJUHA PELLAZGE , GJUHA E E PERËNDIVE
» Shqipja standarde
» KUSH LINDI SOT?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: