Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit

Shko poshtë 
+7
Angela
Xili
Eva0506
Mergimtari
xhema
haxhiu
kacimix
11 posters
AutoriMesazh
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 46
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit Empty
MesazhTitulli: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit EmptyFri Jul 17, 2009 1:45 am

Kryeministri Berisha mori pjesë sot paradite në ceremoninë e organizuar për vendosjen e Shtatores së Mbretit Ahmet Zogu, në sheshin kryesor të qytetit të Burrelit. Kryeministri Berisha, i ftuar nderi në këtë ceremoni, zbuloi në mënyrë simbolike Shtatoren e ...
... nderit, së bashku me Madhërinë e tij Leka Zogu i Parë. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Madhëria e tij Leka Zogu i Parë dhe pjesëtar të tjerë të familjes mbretërore, deputetë të zonës, ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të pushtetit vendor, etj.Kryeministri Berisha vlerësoi se me këtë shtatore “vendoset në piedestalin që e meriton, njëri prej burrave të shquar të kombit shqiptar, arkitekti dhe themeluesi i shtetit modern të shqiptarëve, Mbreti Zogu i Parë”.Nga ana e tij, Madhëria e tij, Leka Zogu i Parë, u shpreh se ndihej shumë i prekur dhe i nderuar që Kryeministri Berisha ishte i pranishëm në këtë ceremoni, duke vlerësuar se vendosja e Shtatores së Mbretit Ahmet Zogu në sheshin e qytetit të Burrelit, është një moment historik që i përket gjithë Shqipërisë, por veçanërisht Matit. Më tej, Kryeministri Berisha vuri në dukje kontributin e madh të Mbretit Zogu i Parë, në kohërat më të vështira për vendin dhe kombin, i cili, theksoi ai, “me një mençuri të jashtëzakonshme, me kurajë dhe trimëri legjendare, me një vizion të pashoq, ia doli që, në trojet shqiptare të copëtuara, në një komb që numëronte vetëm pak vite nga themelimi i alfabetit të tij dhe që sapo kishte dalë nga sundimi shumëshekullor otoman, të ndërtonte shtetin e ri shqiptar, të standardeve monarkike të avancuara evropiane”.
Kryeministri siguroi se qeveria e tij “ushqen dhe do të ushqejë respektin dhe nderimin më të madh për veprën e pavdekshme të Ahmet Zogut”.

Fjala e kryeministrit Berisha
“Madhëria juaj Leka Zogu i Parë,Zoti Kryetar i Bashkisë,Të dashur qytetarë dhe qytetare të Burrelit, por edhe të mbarë Shqipërisë.
Është një nder i madh, një kënaqësi e veçantë, që sot nisim festën e fitores, duke vendosur në piedestalin që e meriton njërin prej burrave të shquar të Kombit shqiptar, arkitektin dhe themeluesin e shtetit modern të shqiptarëve, Mbreti Zogu i Parë. Vendosja e shtatores të Mbretit Zogu i Parë në këtë shesh është një nder i madh që ne i bëjmë mbarë kombit shqiptar. Pavarësia u shpall në Vlorë, shteti modern shqiptar nisi këtu në Mat, me burrin e madh të kombit Ahmet Zogun. Mbreti Zogu i Parë do të hynte dhe kryesonte skenën politike shqiptare në kohërat më të vështira për vendin dhe kombin, në kohërat kur ishte vënë në pikëpyetje - edhe pas shpalljes së pavarësisë -, vet ekzistenca e Shqipërisë së pavarur dhe bëheshin përpjekjet më të përbindshme nga ata që copëtuan shqiptarët dhe Shqipërinë, për të shuar nga harta shtetin e tyre. Ahmet Zogu, me një mençuri të jashtëzakonshme, me kurajo dhe trimëri legjendare, me një vizion të pashoq, ia doli që, në trojet shqiptare të copëtuara, në një komb që numëronte vetëm pak vite nga themelimi i alfabetit të tij dhe që sapo kishte dalë nga sundimi shumëshekullor otoman, të ndërtonte shtetin e ri shqiptar, të standardeve monarkike të avancuara evropiane. Mbreti Zog, me përpjekje të mëdha, konsolidoi pavarësinë e Shqipërisë dhe bëri që të marrin fund përpjekjet për ndarjen e mëtejshme të saj. Si Mbreti i të gjithë shqiptarëve, së bashku me flamurin, ai u bë simboli më pamposhtur i idesë së bashkimit kombëtar, i shpresës së shqiptarëve, kudo që ndodheshin, për liri dhe dinjitet kombëtar. Mbreti vendosi në këtë vend, ligje dhe institucione më të përparuara të kohës, vuri Shqipërinë, që vinte nga një feudalizëm i thellë, në binarët e zhvillimit kapitalist. Fati i tij ishte fati i një seri oborresh monarkike të Europës, të cilat, për shkak të pushtimeve, do të detyroheshin që, nga mërgimi, të mbronin kauzën e drejtë të popullit dhe vendit të tyre.

Gjatë luftës, Mbreti Zog ia doli të organizojë rezistencën e shkëlqyer antinaziste, antifashiste, e cila u përfaqësua nga tribunë të vërtetë si Abaz Kupi dhe burra të tjerë të mëdhenj të kombit shqiptar, luftëtar të paepur të lirisë dhe dinjitetit kombëtar.Por, pas luftës, ai do të ishte Mbreti i vetëm në Evropë që nuk do të lejohej të kthehej në vendin e tij. Armiqësia dhe qëndrimi ndaj Ahmet Zogut, ishte armiqësi ndaj identitetit kombëtar të shqiptarëve, armiqësi ndaj qenies së shqiptarëve, ishte diktat i Beogradit, ishte pjesë e komplotit dhe skenarit nga klika hoxhiste, për të bashkuar Shqipërinë me Ish Republikën Federative të Jugosllavisë. E vërteta është se ata që themeluan partinë komuniste shqiptare, si repart i partisë komuniste jugosllave, nuk synonin gjë tjetër, veçse shuarjen nga harta të Shqipërisë së pavarur. Por Mbreti qëndroi si vigan deri ditën që ndërroi jetë, në Paris, në miqësi dhe vlerësim të lartë nga Gjenerali Sharl De Gol, i cili vlerësonte kontributin e tij në rezistencën antinaziste, Mbreti nuk reshti së përpjekuri për të çliruar shqiptarët nga klika hoxhiste, për të çliruar shqiptarët kudo që ishin nga pushtimet barbare dhe mizoritë që përjetonin.Sot ne nderojmë burrin e madh të Matit dhe të mbarë shqiptarëve me këtë shtatore. Unë kam bindjen se historia, me ritmet e jashtëzakonshme të Ahmet Zogut, do të nxjerrë në pah, do të ridimensionojë figurën e tij të madhe, kontributin e tij për shtetin modern të shqiptarëve dhe për konsolidimin e pavarësisë dhe zhvillimin e këtij vendi. Madhëria Juaj, Leka Zogu i parë,Ndihem shumë i nderuar që Ju jeni sot këtu dhe, së bashku, nderojmë Mbretin Zogu i Parë. Unë ju garantoj se qeveria ime, ushqen dhe do të ushqejë respektin dhe nderimin më të madh për veprën e pavdekshme të Ahmet Zogut”. (botasot)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit EmptyFri Jul 17, 2009 10:01 am

Berisha nuk ka qare pa e ngrite Zogun se e krijoi shqiperin moderne,sepse zogu erdhi ne pushtet me ndihmen e serbo rusve qe ketyre u kushtoi kjo avanture me miliona !Dhe Berisha miq e fole de!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit EmptySat Jul 18, 2009 2:02 am

o kacimix po na ne histori e kemi msuar si tradhetar zogun e tash i ngritum permendore more qukuluk.kjo asht shum kontraverse kush ka fajet a historija a sala.......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit EmptySat Jul 18, 2009 2:05 am

S'do shkoj larg edhe Pashiçit, Titos , Rankoviçit e Milloshit do ti ngren buste...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit EmptySat Jul 18, 2009 5:24 pm

https://www.youtube.com/watch?v=2CaS94Pfjrs&feature=related

https://www.youtube.com/watch?v=DHVnQ8CufVY
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 46
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit EmptySat Jul 18, 2009 5:31 pm

oooo ti zotri xhem.. posti jem nuk do te thote se at qe postoj edhe e mendoj..
e pash kete lajme mu duk i interesant edhe e postova..
edhe tu kisha lutur pa ofendime..oK?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit EmptySun Jul 19, 2009 1:03 am

po shokit ste ofendova nese je ne foto po dukesh i ri ne anen ton i thojm -voglush- fjalen qe kam perdor pa keq kuptime klm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 46
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit EmptyTue Jul 21, 2009 1:56 am

hehe ok ok une jam qai nfoto..ska prob. klm Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit EmptyTue Jul 21, 2009 8:34 am

sikur Ahmet Zogu
ashtu edhe Sali Berisha jane njesoj tradhetar te Popullit Shqipetar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit EmptyTue Jul 21, 2009 9:44 pm

e ne ju gritum permendore kun ne rruzullin toksor nuk ka si na te pa cipe, jena senzacion-fenomen ne bot, luftojn,uck-ja fitojn udbasht, jav jep poplli voten edhe kjo asht fenomen mos te jharrojm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Angela
Fillestar/e
Fillestar/e
Angela


Female
Numri i postimeve : 33
Age : 38
Vendi : Shqiperi
Registration date : 02/03/2010

Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit EmptyWed Mar 10, 2010 3:47 pm

Titulli i temes ketu eshte gabim - duhej ndryshe:

Ahmet Zogu - tradhetari me i madh i kombit shqiptar, megjithese kohet e fundit kane dale te tjere qe po ja kalojne si tradhetare dhe po e shesin Shqiperine si placke tregu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit EmptyThu Mar 11, 2010 12:17 am

Ahmet zogu ishte dhenderr serbe,tradhtare.
Sala eshte dhenderr serb tradhtare!
Tradhtari lavderon tradhtarin!
Keta jane tradhtare edhe me te ,medhenje..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit EmptyThu Mar 11, 2010 4:35 am

Berisha lexon c'fare i ve serbi perpara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit EmptySat Mar 13, 2010 7:06 pm

per deri sa historia nuk i qet ne pah kush esht tradhtar dhe kush patriot kem me pas kamofllazhe e kopalla , gjerat nuk dot bien ne vend,se sod e kan ber tradhtarin patriot dhe anasjelltas, turp per interesa personale klanore, kso gjera bejm vetum ne shqiptaret mas se shumti,e kam cek sa her se kem vese te dreqit,dhe kjo na pengon per prosperitet global shqiptar; dhe shtir se dot lirohem nga kto vese!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit EmptyTue Mar 16, 2010 10:34 pm

deri sa anje tradhtare nuk eshte varre ne mejdis tiranes ,si berisha!
Atehere tradhtari do ti rehabilitoi te gjithe tradhtaret se ka mesim nga serbija dhe greqija.
Po e lame salen mikun e serbeve te vazhdoje keshtu e pat kombi yne.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit EmptyWed Mar 17, 2010 2:58 am

Nese, Zogolli do mbetet ne histori...them simbas Berishes... atehere le ta arsytoi Berisha se ku do te mbesin heronjte si; Isa Boletini,Bajram Curri, Avni Rrustemi etj etj....

Nuk mund te jene dy palet ne njeren ane te medales... edhe Zogolli edhe Avni Rustemi apo Bajram Curri..sepsedy emerat e fundit jane vrare nga klika e Zogollit.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit EmptyWed Mar 17, 2010 12:12 pm

Kjo është edhe një përpjekje e Salës për të treguar vehten se ku gjindet dhe qka është i arrit me tradhati e Kombit sepse vetë është aso dhe që neser të mos mbtete i vetën por të jet në listën e zez të Popullit ,
Eh mor Sofra ksaj i thuhet majna nan kopolin sa stë kam thën
po sa jan të atill që i vran kta e nuk ju dihet as gjërmët ,Tradhtija është tradhti kthej esi të duash po mbetet tradhti , prandaj kto po mundohet disi të lajn vehëten me tradhti .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Angela
Fillestar/e
Fillestar/e
Angela


Female
Numri i postimeve : 33
Age : 38
Vendi : Shqiperi
Registration date : 02/03/2010

Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit EmptyWed Mar 17, 2010 3:51 pm

Sado te veshtira t'i kete pasur situatat Shqiperia, ka mundur gjithmone qe tradhetise t'i jape emrin e saj te vertete, sepse ashtu e meriton dhe asgje nuk ka mundur ta ndryshoje sado kohe te kene kaluar. E verteta nuk mundet te falsifikohet dhe as te ndryshohet ne interes te tradhetareve te rinj qe kerkojne te pasurohen dhe te perfitojne ne kurriz te popullit shqiptar, duke shitur dhe neperkembur interesat dhe vlerat kombetare. Vetem nje gje ka ndodhur dhe do te ndodhe, ata qe ecin ne rrugen e tradhetise nuk do te jene asgje tjeter vecse nje emer me shume ne listen e zeze te turpit, ne te cilen eshte renditur me kohe Ahmet Zogu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit EmptyWed Mar 24, 2010 10:33 pm

Jugosllavët vranë Avni Rustemin

Madhesia e germave: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit Font_decrease Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit Font_enlarge
Përgatiti: Klevisa Deçja
Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit Thumbnail.php?file=avni_rustemi_643682545

Pas tri atentateve që ndryshuan historinë e Shqipërisë në 1924, fshihen shërbimet sekrete të Mbretërisë Serbo-Kroato- Sllovene.


Pas tri atentateve që ndryshuan historinë e Shqipërisë në 1924, fshihen shërbimet sekrete të Mbretërisë Serbo-Kroato- Sllovene. Një burim misterioz në Konsullatën Jugosllave në Shkodër paralajmëroi shqiptarët disa ditë para se të ndodhnin: për dy atentate kundër Zogut (një i parealizuar) , atë kundër Avni Rustemit dhe vrasjen e dy amerikanëve në Mamurras. Një histori komploti që tentonte okupimin e Shqipërisë së Veriut apo vënien e vendit nën ndikimin jugosllav





Tri atentatet më të rënda në Shqipërinë e vitit 1924, që pasuan me një revolucion dhe më pas me një luftë të shkurtër që riktheu në pushtet Ahmet Zogun, janë organizuar nga jugosllavët. Tri telegrame të Prefekturës së Shkodrës dhe një nga Vlora me informacione nga një njeri i besuar pranë Konsullatës Jugosllave në Shkodër tregojnë se tentativa për të vrarë Ahmet Zogun kur ishte Kryeministër, vrasja e Avni Rustemit dhe ajo e dy amerikanëve në Mamurras ishin paguar nga fqinjët për të krijuar trazira në Shqipëri. Një komplot thuajse i përkryer, derisa shqiptarët edhe sot besojnë se të paktën atentati ndaj Zogut dhe vrasja e Rustemit ishin pasojë e konflikteve të brendshme.

Telegramet e mëposhtme janë të nisura nga prefekturat e Shkodrës dhe Vlorës dhe lajmërojnë Ministrinë e atëhershme të Brendshme në vend për të tria atentatet. Vrasja e dy amerikanëve në Mamurras, ekzekutimi në qendër të Tiranës të Avni Rustemit dhe tentativa për të vrarë Ahmet Zogun nga Beqir Valteri, janë të gjitha sipas informacionit të këtyre telegrameve të përgatitura nga Shërbimet Sekrete Jugosllave. Pas këtyre fshihej një komplot tjetër madhor, jugosllavët do të përfitonin nga trazirat që do të krijoheshin në vend, apo nga një luftë civile për të pushtuar dhe marrë nën kontroll Shqipërinë e Veriut. Telegrami që njoftoi vrasjen e një shtetasi të huaj (rasti i amerikanëve në Mamurras), u dërgua në Ministrinë e Brendshme 2 ditë para se të ndodhte vrasja, deri tani misterioze; telegrami që lajmëronte vrasjen e Zogut atëherë Kryeministër u dërgua 1 muaj para se Valteri ta qëllonte atë në Parlament; po ashtu kohë më parë u dërgua edhe ai për vrasjen e Avni Rustemit. Për të tria atentatet deri më sot ka pasur shpjegime të ndryshme, në librat e historisë përgjithësisht mësohet se atentatet erdhën si pasojë e rivalitetit të brendshëm për pushtet. Por informacionet e këtyre telegrameve hedhin dyshime në një pistë krejt tjetër, ndërsa fakti që ato janë nisur muaj para vrasjeve apo atentateve të ndryshme i bën ato edhe më të besueshme. Jugosllavët ndërkohë ishin të interesuar për trazirat në Shqipëri. Fakti provoi që ata ndërhynë për të sjellë Zogun, më vonë mbret i shqiptarëve, në krye të vendit me synimin e vetëm që ta kishin atë nën kontroll, por ky i fundit braktisi influencën e tyre për përkrahjen e italianëve vetëm një vit më vonë. Telegramet nxjerrin ndërkohë në pah detaje misterioze. Si e dinte prefekti i Shkodrës se jugosllavët kishin paguar 10 mijë franga ari për të vrarë dy amerikanët në Mamurras, dy ditë përpara se ngjarja të ndodhte? Agjenti sekret mbetet ende mister, por ai njeri ka qenë i mirëinformuar kur tregonte se përgatitej një atentat ndaj Zogut. Një muaj pas këtij telegrami, Beqir Valteri qëlloi Zogun në Parlament dhe historia u fsheh pas rivalitetit dhe faktit se Valteri ishte anëtar i grupit kundërshtar të Kryeministrit. Duket se pakkush e kishte marrë në konsideratë telegramin. Muaj më vonë paralajmërohet se do të vritet Avni Rustemi, sërish askush nuk e merr parasysh. Kur ai qëllohet fajet bien mbi rivalin politik, Ahmet Zogu dhe vendi kalon në protesta masive dhe me ndihmën e ushtrisë rrëzohet qeveria e Zogut. Jugosllavët deri në këtë pikë rezultojnë të fituar. Zogu kërkon mbështetje tek ta dhe me ndihmën e tyre, rrëzon qeverinë e Nolit. Fqinjët paguhen me një haraç të rëndë dhe marrin në atë kohë Shën Naumin, por edhe një garanci se qeveria në Tiranë do të ishte nën vasalitetin e tyre, gjë që ndryshon në 1926, kur pas një marrëveshjeje Shqipëria lidhet ngushtë me Italinë dhe shpëton nga ndikimi i Mbretërisë Serbo-Kroato- Sllovene apo Jugosllave.





Ministria e Punëve të Mbrendshme

Tiranë më 13.I. 1924

Dërguar: Zyrës sekrete të Kryeministrisë , Tiranë



Z.Syreja Bej Vlona tash më tha ç’ka pason: Jam informue se prej oficerve të gjandarmaris qi ndodhen për këtej Shkuminit asht formue nji komplot me qëllim atentati kundër personit të Z. Kryeministër prandaj lajmërojeni qit ë ketë kujdesin ma të madh për sigurimin jetës tij. Azizi sot mbas dite u nis për aty me anën e Fierit. Me vethe mori nji oficer, dy aspiranta, shtatë gjandarme. Gjindja e këtushme tue qënë fare e qetë.. dy ditë do të nisen për aty.



Prefekti i Vlorës

Z. Prodani



***

Prefektura e Shkodrës në komunikatën që i dërgon Ministrisë së Brendshme, tregon me hollësi mbi të dhënat që i ka dhënë një informator i besueshëm që është në brendësi të Konsullatës Jugosllave në Shkodër.



Shkodra

10-IV-1924

Zyrës sekrete të Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, Tiranë



Ju parashtrojmë se para dy javëve nji konfident mjaft i zoti për me mbledhë informacione dhe qi ndodhet në kontakt me personat e Konsullatës së këtushme Jugosllave na kishte lajmue se më shtymjen e agjentave Jugosllav mbrenda dhjetë ditësh do t’u bante nji atentat në Tiranë koftra personave me randësi. Kjo Prefekturë tue mos pasë besë në seriozitetin e lajmit nuk bani të njoftun at Ministri. Ngjarja e vrasjes së dy Amerikanëve na shtyeni të besojmë vërtetimin e lajmit të sipërme prandaj dje thirren pranë vedit konfidentin e nalt-përmendun i cili na tha se vrasja e dy Amerikanëve asht e pregatitun prej Jugosllavëve me ndërmjetsien e dy agjentave Jugosllavë t’ardhun në Shqipni prej Gjakove dhe e organizuese prej Attashe-militerit Jugosllav në Tiranë e Konsullit të këtushëm. Ne këta kemi asht kah shërben dhe nji i qujtun Gjuro Gjevashkoviç në Durrës. Konfidenti shtojë se organizata Jugosllave nuk do të mjaftojnë vetëm me kaq por në këta ditë do të bajnë dhe nji atentat tjetër kontra nji personit të huej sepse Konsulli këtushëm në këta ditë ka paguem dhe 10 000 fr. Francet për kët qëllim. Thotë se Jugosllavia tue mos pasë besime miqsie me Qeverien e sotshme do të vazhdojnë në të tilla provokacjone me atentate t’arratisuna për me fitu kështu të drejtë për okupacionin e Shqipnis Sipërme. Këta lajme sa do qi janë të pa kontrollueshme për dijeni e shohim të nevojshme t’ia bajmë të njoftun Ministries.



Prefekti

  1. Nepravishta


****

Në një letër që i dërgon personalisht Prefekti i Shkodrës, Abedin Nepravishta, Ministrisë së Brendshme e lajmëron këtë të fundit se informacionet që janë dhënë më sipër nuk janë trillime, por që vërtetë agjentët serbë kanë përgatitur një atentat kundër një titullari të rëndësishëm.



Shkodra, 24-IV- 1924

Zyrës sekrete, Ministria e Punëve të Mbrendshme, Tiranë



Si kur shkoqitërisht ju kemi parashtrue me telegramin t’onë Nr.102 datë 10 të k.m. konfidenti jonë sot erdhi dhe mbi lajmin qi na kish dhanë dhjet ditë ma parë për nji atentat eventual na kujtoi vrasjen e Avni Rustemit. Konfidenti sot serjozisht na thot se brenda pesë-gjashtë ditve do të bahet edhe nji atentat në Tiranë kontëra nji personit me randësi e ma të fort, thotë për Ahmed begun ose Luigj Gurakuqin. Vrasja e Amerikanëve e Avni Rustemit dhe atentatet e mbaskëndejshme të gjitha janë t’organizuara prej Jugosllavëve si ju kemi parashtrue me telegramin e sipërme. Konfidenti në fund shton se Qeverija Jugosllave mbas nji atentati eventual ka mendue me i dhanë nji ultimatum Qeverisë Shqiptare për punët e brendshme të territorit sajë. Thot të merret nën shiqim e kontrollim të rreptë i qujtuni Minestankoviç për të cilën ju keni telegrafue na Nr. 116 dt. 22 të k.m. Ky njeri ka hye pa pasaport prej Gjakove dhe Konsullata e këtushme jugosllave i ka dhanë pasaportën me emën Murto-Kaliç, vjeç njëzet e nandë, boj ezmer me mustake të preme anglisht dhe i veshun me kostum shqiptarë e mjaft masë mirit gjuhën shqipe.



Prefekti

A. Nepravishta

***



Shkodër, 30/ 4/ 1924

Zyrës Sekrete Ministries së Punëve të Mbrendshme, Tiranë

Vijon tel, Nr.0, res. Informohemi prej nji burimit jugosllav se këto ditë asht tue u pregatitun nji atentat i dytë kundër Ahmet Zogut, lutemi të merren masat e duhuna.

Prefekti

A. Nepravishta d.v
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit EmptySat Mar 27, 2010 4:25 am

Nga Fritz RADOVANI:



JA, VRASËSIT E ATDHETARIT LUIGJ GURAKUQI..!







Fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stambollës, e ruejtun nga Atdhetari Gjon Kamsi, sot në Muzeun e Shtetit në Shkoder. (Foto 2009) (Hap linkun e mesiperm,qe te shikosh faksimilen e letres)

------------ --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- ------

Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni për pshtim pranë Qeveriës

Italjane. Pyetnij Çatin Saraçin ku asht...? "besa" ndihma!...

Baltjon Stamolla – Carceri Giudiziarie Bari.

Shkelqësis Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)

Shkelqësis Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)

Çatin Saraçit Hotel de la Ville...”




Shenim nga F.Radovani:Mirë njohje të përjetëshme Atdhetarit Gjon Kamsi!

Ende shumë “shqiptarë” nuk kanë mësue se historinë e bajnë dokumentat!

Fatkeqësisht, si në të gjitha punët vazhdohët “me ecë si gaforrja”, ka thanë dikur… i Madhi At Fishta. Mirëpo, na, edhe sot ndjekim atë rrugë.

Pak ditë ma parë pashë në interne një artikull të një gazetares shqiptare, të quejtun Kozeta Zylo, që shkruente një artikull për vrasësit e Atdhetarit Luigj Gurakuqi, në Bari t’Italisë, me datën 2 Mars 1925. Kjo mbështetej tek një leter e emja, që i kam shkrue z. Ali Ohri, Përgjegjës i Pallatit Mbretnor në Tiranë. Letra ishte “cungue” për me tregue se vrasësi i Luigj Gurakuqit asht trathtari njohtun Çatin Saraçi me Baltjon Stambollën. Asnjeni prej tyne nuk asht i pafajshëm, por, kur shkruhet historia duhet të tregohet fakti deri në fund dhe, jo, i gjymtuem ose edhe ma keq si ndodhë me ne shqiptarët: i transformuem ose i shtrembnuem.

Për këte vrasje asht shkrue mjaft. Ndër këta 85 vjet çka nuk asht lanë pa u shkrue e pa u shpikë për Luigj Gurakuqin… deri tek epiteti “agjent”…, tue e ba deri aty sa, sot, Figura e Tij mos me kenë as në Monumentin e Pavarësisë sonë Kombëtare të 1912, në Vlonë, monument bronxi i ngritun me rastin e 60 vjetorit në vitin 1972, në Sheshin e Flamurit. E, kush mund t’ishte ma pranë Ismail Qemalit se Gurakuqi, Kaçorri, Mustafa Kruja etj…? –Po, Luigj Gurakuqi katolik Shkodre, Kaçorri ipeshkëv edhe ky katolik, Mustafa Kruja “trathtarë” nga Veriu!

Falsifikimet shkojnë deri aty sa, paturpsisht thohet se edhe dorasin, pra, vrasësin Baltion Stambolla e paskan vra komunistët…Kaq “hakmarrës” me kenë “shokët” komunistë për vrasjen e shkodranit Gurakuqi, kur, vetë Ramiz Alia ka urdhnue heqjen e Luigj Gurakuqit nga boceti i Monumentit të Vlonës në 1972, tue i thanë skulptorve: “Ju shikojen edhe vetë me shokët këte që po të them, por LuigjGurakuqi nuk është mirë për të qenë në një veper kaq madhështore, mbasi ai ka qenë njeriu më i dashur dhe i besuar i Klerit Katolik!”.

Dhe ja, si asht e vërteta: “Mbas okupacionit italian të Shqipnisë, me ardhjen Kryeministër të z. Mustafa Kruja, Ky i kërkoi qeverisë italiane, që i dënuemi për vrasje Baltjon Stambolla, me vazhdue dënimin në Shqipni. Qeveria italiane asht kenë dakord dhe e ka sjellë Baltjonin në Durrës, prej ku, një makinë e policisë e ka marrë dhe e ka dërgue në Fieri, gjoja “për siguri” larg Shkodres. Atje ka ndejë në një shtëpi ku ruhej nga tre-kater polic shqiptar. Njëditë gjoja se desht me u arratisë, policët e kanë gjuejtë dhe i kanë shprazë një automatik me fishekë në bark. E kanë lanë disa orë pa e çue në spital, mbasi kështu kishte porositë Mustafa Kruja, që Baltjoni mos të vritej në çast, por të vuente nga dhimbjet e mënershme që shkakton arma kur shprazet në bark. Afro 2 – 3 ditë mbas gjuejtjeve Baltjoni ka vdekë nga infeksioni, tue vërritë nga dhimbjet.

Atdhetari Mustafa Kruja i ka tregue ngjarjen babës tem Kol Radovanit, se:

“Ia bana kështu Baltjonit, se ia kishe kaq e gja borxh mikut tem Luigj Gurakuqit!”. (Këte dëshmi ma ka tregue Nana eme, Viktoria Radovani dhe Profosor Gasper Ugashi, të cilve, aso kohe ua ka tregue Kola, Baba i em.)

Tue mosdashtë me dhanë mendim përsonal për vrasjen e Kushrinit tonë të Nderuem Luigj Gurakuqit, ma shumë për mos me u quejtë mendimi subjektiv, kërkova fotokopje të dokumentit të sipërm nga Muzeu i Shkodres, dokument të cilin e kishe pa me sy para sa vitësh në Shtëpinë Muze të Gurakuqit, që edhe ate e kanë shembë “zotni demokratët” tonë të Shqipnisë “socialiste”,…tue marrshue drejtë “Evropës”…edhe këta, si gaforrja në krah të majtë…

Ma shumë se të gjitha fletët që mujshe me mbushë unë me faktet e vrasjes së Luigj Gurakuqit, nga Ahmet Zogu me agjentët e tij të shitun e të blemë nga kushdo, që ka dashtë me vra e me pre në këte të mjerën Shqipni, flet një “copë” letër e vogël e dërgueme nga trathtari Baltion Stambolla, me dy rreshta e tri adresa…të Ahmet Zogut, Ceno Beg Jakovës dhe Çatin Saraçit, që i pabesi dhe trathtari Baltion Stambolla i dergon “miqve” të vet, tue i kërkue shpëtimin me: “mbrojtje, të holla, besën dhe ndihmë..”

Kush i kërkon këto? – Dorasi vrasës dhe i pabesë!

Kujt ia kërkon? – Bashpuntorëve të vet “besnikë”…në këte vrasje!

Besoj, do t’ishte e tepërt me dashtë me vazhdue me argumenta tjerë!

Ndër Atdhetarët Shqiptar, Luigj Gurakuqi asht vra tri herë:

I. Me 2 Mars 1925, nga Ahmet Zogu me veglat e tij vrasës e trathtarë…

II. Në vitin 1972, nga E. Hoxha dhe R. Alia…si i besuar i Klerit Katolik…

III. Në vitin 2005, kur “demokratët” i shembën edhe shtëpinë muze…

Dr. Mentor Quku, studjues, në 2010 e cilëson kështu Atdhetarin Gurakuqi:

“Mendimi im dhe i familjes sime është se, Luigj Gurakuqi, është simbol i bashkimit kombëtar për të gjithë Shqiptarët bashkohës.

Figura si Ai i vinë Kombit shumë rrallë.”



Historia e Shqipnisë, jo, vetëm, që, çdo fletë të saj e ka të lame me Gjakun e Herojve të vet Atdhetar, por, edhe çdo fletë e kalendarit asht plot data vrasjesh.

Nuk ishte mbushë as një muej nga data 2 Mars 1925, siç, thotë populli: Pa i ra ende dheu Fëtyrës së Gurakuqit, edhe një vrasje tjetër e shemtueme përhapë gjak në mbarë Trojet Shqiptare, me 29 Mars 1925, u vra edhe një Burrë i Malëve tona në Shpellën e Shqipëve të Dragobisë, Atdhetari Bajram Curri.

Pak muej kishin kalue që Bajram Curri u takue me mikun e vet Gurakuqin në Shkoder dhe, në shenjë Burrnije e miqësie, sikur, t’ ia ndinte zemra, kur, po, pinin kafe në shtëpinë e Kel Marubit, Bajram Curri i dhuroi Luigjit kutinë e duhanit të vetën, e cila, ruhet edhe sot…

Mbas asaj ditë dy Burrat nuk u takuen kurrma!

Me 20 Dhetor 1924 Don L. Shantoja në gazetën “Ora e Maleve” shkruen:

Shka asht ma zi në këte luftë të padrejtë e mizore që sistematikisht po ban qeveria serbe, po, e lufton shqiptarin me shqiptar.

Secili komb i ka trathtarët. Dje përdori Esadin, sot përdorë Ahmetin: nesër mund të gjejnë ndonjë tjetër që, ti bahet vegel për me shkatrrue Shqipninë..”

E cila nga këto fjalë nuk asht vërtetue në këta 85 vjet në Shqipni?

A nuk e gjeti edhe tjetrin… e tjetrin… për me shkatrrue Shqipninë!?



Po, përsërisë edhe njëherë, në këte 85 vjetor të vrasjes së Luigj Gurakuqit dhe të Bajram Currit:

“Arkivat janë mjeti dhe arma ma e vlefshme në dorën e të Drejtit”.

Melbourne, Mars 2010.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit   Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ahmet Bej Zogu
» Ahmet Zogu dhe fashizmi
» Poeme epike - Te falem moj Zane
» Me mire nje shtet i madh, apo dy vota ne OKB?
» Aleksandri i Madh Shqiptar apo Grek

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: