Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ahmet Zogu dhe fashizmi

Shko poshtë 
+2
Eva0506
Ago Muji
6 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Ahmet Zogu dhe fashizmi Empty
MesazhTitulli: Ahmet Zogu dhe fashizmi   Ahmet Zogu dhe fashizmi EmptySat Jan 17, 2009 12:32 am

Korrespondenca e mbretit të Shqipërisë me udhëheqësit e fashizmit



LETËRKËMBIMET E AHMET ZOGUT
ME DUÇEN DHE HITLERIN



Shkruan:
Dorina TOPALLAJ


Letra që dilnin nga Oborri Mbretëror e të tjera që vinin drejt tij, lidhnin Shqipërinë e vogël me Italinë e Gjermaninë e madhe. Mbreti Zogu I, niste drejt udhëheqësve fashistë, Musolinit e Hitlerit, urimet e ngushëllimet e kortezisë, por edhe kërkesat për marrëveshje që do të zhvillonin shtetin shqiptar. Gazeta “Tirana Observer” boton sot një pjesë të korrespondencës mes tre diktatorëve, ku dalin në pah të dyja këto anë. Zogu, i cilësuar si një nga diplomatët shqiptarë më të mirë të të gjitha kohërave, shpalos në këto letra qëndrimet dhe artikulimin e diplomacisë së tij. Pesë nga këto letra janë dërguar nga Shqipëria, ndërsa njëra është përgjigjja që Musolini i ka kthyer Zogut.

Mbreti Ahmet Zogu I - Benito Musolini - Adolf Hitleri



Letrat janë dërguar në kohë të ndryshme, që kur Zogu ishte kryeministër i Shqipërisë dhe ministër i Jashtëm i saj e më pas kur ai u shpall mbret i Shqipërisë. Ato janë shkruar në gjuhën frënge, e cila në atë kohë ishte gjuhë ndërkombëtare, ashtu siç është anglishtja sot. Koka e telegramit me stemën e shqiponjës dykrerëshe, përmban datën, orën e nisjes, adresën, madje dhe numrin e fjalëve që përmban. Letra dërguar Benito Musolinit, ndërsa Zogu ishte kryeministër i Shqipërisë, bën fjalë për përcaktimin e formës së qeverisjes së Shqipërisë si Republikë. Zogu i shpreh projektet dhe nismat që do të ndërmarrë për të krijuar stabilitet politik në vend.




Ndërkohë në një letër që Musolini ia dërgon Zogut, vihet re interesi i qeverisë italiane për Shqipërinë. Duçja e siguron Zogun për marrëveshjet dhe për miqësinë e tij. Ndërkohë janë edhe tri letra të tjera, që Zogu ia ka dërguar Adolf Hitlerit. Që të tria ato janë nisur drejt Berlinit në vitin 1937, dy vjet para se të fillonte Lufta e Dytë Botërore. Letra drejtuar kancelarit të Gjermanisë për një katastrofë, ku ka humbur jetën edhe drejtuesi i Hindenburgut, shpreh dhimbjen dhe mbështetjen e mbretit Zog për ngjarjen dhe viktimat. Ndërkohë, dy letrat e tjera, njëra dërguar në 25-vjetorin e pavarësisë së Gjermanisë dhe tjetra për 1 Maj, me rastin e Festës Kombëtare.
------------------------

Madhërisë së tij, Zogu I, mbret i shqiptarëve



Ju jam thellësisht mirënjohës Madhërisë Suaj për letrën që më dërguat, në të cilën shprehnit shqetësimin tuaj në lidhje me rastin e firmosjes së marrëveshjeve të reja midis vendeve tona. Ndjenjat e shfaqura nga Madhëria Juaj gjejnë mbështetje të plotë nga qeveria fashiste dhe nga i gjithë populli italian kundrejt shtetit fisnor shqiptar dhe Sovranit të tij. Marrëveshjet e firmosura në Tiranë janë tepër të rëndësishme për zhvillimin e raporteve mes Italisë dhe Shqipërisë, të mbështetura në miqësi, forcimi i së cilës është shenjtëruar, nga prova e fundit, të cilën shteti dhe populli italian e kanë vlerësuar me gjithë vlerën e tij. Ndaj, konkluzionet e marrëveshjeve të Tiranës, të bëra të mundura nga urtësia dhe vullneti i mirë i Madhërisë Suaj janë pritur me sadisfaksion në Itali, dhe si një ogur i gëzuar për të çuar përpara bashkëpunimin italo-shqiptar.



Madhërisë Suaj i shpreh dashamirësinë time, për vendimin e Tij personal, për këtë vepër të përbashkët, e cila ka bërë të mundur të arrihet ky rezultat i kënaqshëm, dhe siguron miqësinë time të devotshme.



Romë, 30 mars 1936 Musolini

-----------------------

Shkëlqesia Juaj, Musolinit


Presidenti i këshillit dhe ministri i punëve të Jashtme të qeverisë
Madhëria Juaj, mbreti i Italisë, Romë



Me një dhimbje të madhe, qeveria shqiptare mësoi lajmin e atentatit të ndodhur në territorin grek, ku humbi jetën gjeneral Fellini dhe personeli i delegacionit italian. Në këtë çast të hidhur dua t’u shpreh keqardhjen qeverisë së madhërisë suaj. Qeveria shqiptare bashkohet me dhimbjen që ka qeveria mbretërore nga humbja e këtij gjenerali të shquar, që ishte dhe një mik i devotshëm e i dashur për Shqipërinë. Vendi ynë do të mbajë të pashlyer kujtimin e tij për shërbimet e ndryshme që ai ka bërë për çështjen shqiptare. Populli shqiptar do ta kujtojë gjithnjë me një ndjenjë të thellë. Të jetë i paharruar kujtimi i gjeneral Fellinit.




Presidenti i Këshillit të Ministrave të shtetit shqiptar A. Zogu

---------------------------------------

Benito Musolinit, president i këshillit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Madhërisë së Tij, mbretit të Italisë, Romë



Unë do të përmbush një nga detyrat e rëndësishme dhe me sa ju dini, Shkëlqesia Juaj, qeveria që unë kam nderin të drejtoj është e pranishme para Asamblesë Kushtetuese dhe mori unanimitetin për besimin tuaj. Nga ana tjetër, Asambleja Kushtetuese do të përshtatet për shtetin shqiptar si një regjim përfundimtar. Republika do të jetë forma përfundimtare, që do të përcaktohet më pas. Duke pasur drejtimin e punëve publike të Shqipërisë, një nga shqetësimet e mia më të mëdha, është që të vendos në këtë shtet një administratë të aftë, që të kënaqë nevojat e kohëve moderne. Të inaugurojmë një periudhë të zgjatur stabiliteti politik, për të arritur këto qëllime, që sigurisht përbëjnë elementë të fortë për paqen në Ballkan. Unë mund të kem besim në mirësinë tuaj dhe asistencën morale të qeverisë italiane që ka kontribuar në mënyrë efikase në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Kam dëshirë që të njoftoj Shkëlqesinë Tuaj, se do t’i përmbush me përparësi të gjitha detyrat, marrëdhëniet e miqësisë me të gjithë superfuqitë dhe të kultivoj marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me vendet kufitare. Përfitoj nga rasti që t’iu përcjell edhe konsideratën time më të lartë.

---------------------------------

Ekselencës së Tij, Adolf Hitler Kancelar i Reichut



Berlin
“Në momentin kur populli gjerman kremton me një mburrje të denjë të regjimit të tij Festën Kombëtare të ditës së parë të Majit, shpejtoj t’i shpreh Shkëlqesisë s’ Uej urimet e mia më të sinqerta dhe duke përfituar nga ky rast i lumtur, i përsëris urimet e mia më të nxehta për prosperitetin edhe madhështinë e Reichut, si dhe për lumnin personale t’Ekselencës Suaj”.



ZOG I

----------------------------------------

Shkëlqesia e Tij, Adolphe Hitler Fuhrer,


Berlin

Fjalët me të cilat Shkëlqesia Juaj ka dashur të shprehë ndjenjat e ngrohta, të sinqerta e miqësore kundrejt meje dhe Shqipërisë me rastin 25-vjetorit të pavarësisë, më kanë prekur shumë. Duke falënderuar Shkëlqesinë Tuaj me gjithë zemër dhe me shumë sinqerisht, i kam parasysh urimet që kam bërë për madhështinë dhe zhvillimin e lavdishëm të kombit gjerman, po kështu ju uroj edhe lumturinë personale të Shkëlqesisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Ahmet Zogu dhe fashizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu dhe fashizmi   Ahmet Zogu dhe fashizmi EmptySat Jan 17, 2009 12:32 am

Marrëveshja antikombëtare e Ahmet Zogut !

Marrëveshja Pashiç - Ahmet Zogu e gushtit 1924




Shkruan: Dr. Shyqyri HYSI

Ahmet Zogu = Nikolla Pashiç



Gjatë rrjedhave të historisë së njerëzimit dhe historisë sonë kombëtare njihen disa marrëveshje të fshehta, të cilat për publikun e gjerë janë marrë vesh pas shumë kohësh. Një prej marrëveshjeve të fshehta me pasoja të rënda kombëtare për shqiptarët është marrëveshja Pashiç-Ahmet Zog e lidhur në gusht të vitit 1924. Njoftimet publike për këtë marrëveshje pa dhënë detajat e saj, fillimisht u botuan në faqet e shtypit të diasporës shqiptare në Gazetën “Dielli”. Më e shpejtë për të siguruar tekstin e kësaj marrëveshje u tregua pala italiane, e cila brenda një kohe relativisht të shkurtër siguroi tekstin në dy kopje. Kopjen e parë e siguroi atasheu ushtarak italian në Beograd, në nëntor të vitit 1925 dhe të dytën e përcolli për në Romë më 9 janar 1926, i ngarkuari me punë në Tiranë Tomas Asereto. Historiografia shqiptare megjithëse ka patur dieni këtë marrëveshje, nuk e ka publikuar për ta bërë prezente.



Pas viteve nëntëdhjetë, marrëveshja është botuar e plotë nga studiuesit Marenglen Verli dhe Shyqyri Hysi. Studiuesi Marenglen Verli (drejtor i HI), në mars të vitit 2007, prezantoi faktin në punimin “Kosova, sfida shqiptare në historinë e një shekulli” (faqe 126-140 me titull “Rreth një marrëveshje të A.Zogut të vitit 1924”). Po të njëjtin fakt në muajin shkurt, të po atij viti, pedagogu i universitetit të Gjirokastrës, Shyqyri Hysi, e botoi në monografinë “Rauf Fico shtetar dhe diplomat i shquar” (faqe 74-78, me titull “Marrëveshja Pashiç-Ahmet Zogu e gushtit 1924”).



Dokumenti i zbuluar nga studiuesi Marenglen Verli është në gjuhën italiane, ndërsa dokumenti i bërë prezent nga Sh. Hysi, është në gjuhën shqipe. E përmendim këtë fakt për të theksuar prezencën e dokumentit në dy forma. Pala greke që ishte në sinkron me Beogradin për çështjen e Shqipërisë, pasi u njoh me marrëveshjen, nxitoi dhe mori premtimet përkatëse prej Zogut. Për dijeninë e palës geke me këtë marrveshje, na njofton M. Frashëri (Ministër fuqiplotë i Shqipërisë) në vitin 1925, me anë të një telegrami të dërguar nga Athina në Tiranë, në të cilin theksonte: “Kollokotroni ...më bëri fjalë për do premtime që paska bërë z. Ahmet Zogu kur ishte në Beograd”.



I pari shqiptar që u njoh me këtë dokument ishte diplomati gjirokastrit Rauf Fico, i cili më 1928 ishte ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Beograd. Rauf Ficua gjatë bisedës me ish-Ministrin e Punëve të Jashtme Jugosllave, Ninçiç, do të dëgjonte për herë të parë se “Zogu ishte kthyer në Shqipëri në bashkëpunim dhe me ndihmën e Qeverisë së Beogradit....se Zogu kishte firmosur me Qeverinë e Beogradit një akord të vërtetë politik, duke premtuar në shkëmbimin e Shën Naumit”. Pas afro dhjetë vjetësh në vitin 1937 kur Ficua ishte ministër fuqiplotë në Athinë, gjatë debatit me palën greke, për hapjen e shkollave private greke në Himarë dhe shkollave publike në gjuhën shqipe në Çamëri, i përmendet edhe fakti se midis Zogut dhe palës greke kishte një marrëveshje si ajo me jugosllavët. Megjithatë deri më sot një marrëveshje e tillë nuk është publikuar, duke mbetur në potencë çështje për zbardhje.



Sutudiuesi i parë që e ka trajtuar këtë marrëveshje në mënyrë të plotë ishte italiani P. Pastoreli. Dokumenti me 16 pika i marrëveshjes Pashiç-Ahmet Zogu, që ai ka analizuar, gjendet në AQSH në gjuhën italiane dhe konsiderohet një tekst i plotë sikurse edhe ai në gjuhën shqipe, që gjendet në arkivin e MPJ. Pas tij edhe Avramovski përmend këtë marrëveshje, por thekson se nuk ka asnjë dokument të shkruar, çka nuk është e vërtetë. Mesa duket atëhere ai nuk e kishte mundësinë për ta njohur këtë dokument tepër sekret.



Marrëveshja theksonte:


“1.Shipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.



2.Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohi dinastinë Caragiorgvitch.



3.Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohi Ahmet Zogun si kryetar shteti ...dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.



4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.


5.Shqipëria do të mbajë një gjindarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e çfarosur çdo lëvizje të ngritur kundëra Ahmet Zogut dhe kundra regjimit të vendosur prej tij.



6.Në këtë gjindarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficera rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Ërangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë gjandarmëri me mjete financiare dhe armë.



7.Në gjandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerat jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranoi në interes të dy vendeve.



8.Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganal në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpëmjet kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.



9.Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllav do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.



10.Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Klementit që mbeten në zotrimin e Jugosllavisë.



11.Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopulit dhe të bashkohet gjerarkisë Ortodokse të Beligradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.



12.Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësishtë kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranoi në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.



13.Për çdo konçesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.



14.Në qoftëse Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.



15.Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.



16.Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy anëve”.



Vlen të përmendim se kjo marrveshje është kontestuar prej disa studiuesëve. Pas vitit 1990 në disa shkrime mbrohet ideja e hedhur nga Foreign Office, se kjo marrëveshje është hedhur për konsum diplomatik prej MPJ Jugosllave për ta vënë Zogun në pozita. Gjithësesi mbetet një dokument arkivor që kërkon një angazhim të veçantë, sikurse është fakt që disa pika të saj Zogu i zbatoi me përpikmëri.



Duke e dërguar për herë të parë në faqet e shtypit shqiptar këtë marrëveshje, të padekonspiruar për publikun e gjerë më parë, nuk synohet as denigrimi as rivlerësimi i figurës së Zogut, por informimi objektiv, i diplomacisë, politikanëve dhe publikut të gjerë shqiptar. Le të shpresojmë se dokumenta të tilla origjinale, të pabotuara më parë, do t’u shërbejnë sadopak studjuesve të kësaj periudhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Ahmet Zogu dhe fashizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu dhe fashizmi   Ahmet Zogu dhe fashizmi EmptySat Jan 17, 2009 12:33 am

Ja heroi, prijesi dhe udheheqesi yne i madh, MBRETI. ???
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Ahmet Zogu dhe fashizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu dhe fashizmi   Ahmet Zogu dhe fashizmi EmptySat Jan 17, 2009 1:49 am

Shume mire Vella Ago, keto jane fakte te pamohueshme, te falenderoj shume qe gjete kohe dhe i solle.

Ja tash Shqiptar shikoni se kush eshte "naltmadhnia e tij"... nese edhe kur ti lexoni keto nuk besoni, me vjen keq per ju...

Edhe nje here te falenderoj shume Ago...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Ahmet Zogu dhe fashizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu dhe fashizmi   Ahmet Zogu dhe fashizmi EmptySat Jan 17, 2009 2:07 am

Ago Muji, ame vertete " i madhe" po duket mbreti yne me keto shkrime!

Habitem shume me faktin se ka njerez qe edhe sot e perkrahin apo i thurin lavdate ketij mbreti te vetshpallur! Qe mos te theme si popull, por si njerez nder tjera kemi edhe kete problem: nuk e dallojm te zezen nga e bardha!

Ago Muji, faleminderit per mundesin e dhene nga ju, qe te lexojme keto shkrime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Ahmet Zogu dhe fashizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu dhe fashizmi   Ahmet Zogu dhe fashizmi EmptySat Jan 17, 2009 4:00 am

Te pershendes i dashur Ago Muji per keto materiale qe ke sjelle, kaq te rralla dhe te domosdoshme. I je pergjigjur bukur ndonje deshire per te njohur me mire "mbreter" te shqiptareve te veteshpallur dhe te mbuluar me turp. Me sjell nder mend ate fjalen e urte "Nuk nxirret dhjame nga pleshti"...Edhe Ahmet Zogun sado ta germojme nuk nxjerrim dot dicka te mire qe te kete bere per Shqiperine dhe shqiptaret pervecse, tradheti, njollosje dhe turp.

Piedestalet dhe statujat e verteta nuk i ndertojne skulptoret dhe ndertuesit por vete njerezit e medhenj me punen dhe lavdine e tyre dhe ato as nuk fshihen , as nuk rrezohen dhe as nuk tjetersohen kurre. Ahmet Zogu nuk i ka ndertuar asnje lloj lavdie vetes se tij dhe nuk kemi se c' mesojme nga nje figure e turperuar si ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mariglen Gjoka
Fillestar/e
Fillestar/e
Mariglen Gjoka


Male
Numri i postimeve : 46
Age : 44
Vendi : Athine (Greqi)
Registration date : 14/01/2009

Ahmet Zogu dhe fashizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu dhe fashizmi   Ahmet Zogu dhe fashizmi EmptySat Jan 17, 2009 12:30 pm

Shume mire ju lumte te gjitheve!!! fla fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Ahmet Zogu dhe fashizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu dhe fashizmi   Ahmet Zogu dhe fashizmi EmptySat Jan 17, 2009 2:15 pm

Benito Musolinit

Ahmet Zogu dhe fashizmi Fazmile-zogu-1
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Ahmet Zogu dhe fashizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu dhe fashizmi   Ahmet Zogu dhe fashizmi EmptySat Jan 17, 2009 2:15 pm

Ahmet Zogu dhe fashizmi Fazmile-zogu-1
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Ahmet Zogu dhe fashizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu dhe fashizmi   Ahmet Zogu dhe fashizmi EmptySat Jan 17, 2009 2:16 pm

Ahmet Zogu dhe fashizmi Telegram-fillim%2Bfund
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Ahmet Zogu dhe fashizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu dhe fashizmi   Ahmet Zogu dhe fashizmi EmptySat Jan 17, 2009 2:17 pm

Ahmet Zogu dhe fashizmi Fazmile-zogu--2
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Ahmet Zogu dhe fashizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu dhe fashizmi   Ahmet Zogu dhe fashizmi EmptySat Jan 17, 2009 2:17 pm

Ahmet Zogu dhe fashizmi TELEGRAM-ADOLF-HITLER
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Ahmet Zogu dhe fashizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu dhe fashizmi   Ahmet Zogu dhe fashizmi EmptySat Jan 17, 2009 2:18 pm

3 te parat jane telegrafet derguar Benito Musolinit, ndersa dy te fundit drejtuar Adolf Hitlerit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Ahmet Zogu dhe fashizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu dhe fashizmi   Ahmet Zogu dhe fashizmi EmptySat Jan 17, 2009 4:32 pm

Ago Muji, te falenderoje per keto shkrime deshmije per " mbretin" zogu i zi, hahaha.

Hamit Matjani, eja tek kjo teme dhe me thuaj nese kam gabuar ne ate qe te kam thene apo jo ??, lidhje me " Mbretin " tend dhe Hamit Matjanin. !!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hamitmatjani
Fillestar/e
Fillestar/e
Hamitmatjani


Male
Numri i postimeve : 63
Age : 47
Vendi : Itali
Registration date : 03/01/2009

Ahmet Zogu dhe fashizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu dhe fashizmi   Ahmet Zogu dhe fashizmi EmptySun Jan 18, 2009 4:42 pm


  1. Ju falederoj per temen,tani e kuptova qe ky forum akoma eshte ne totalitarizem,nuk kuptoni termin demokraci jemi 2009,mbyllni nje teme,e hapni nje tjeter per intereset e juaja.Sot ne historine e Shqiperise Ahmet Zogu po merr vendin e merituar,gjithashtu dhe Enver Hoxha po merr vendin e merituar,prandaj mos u merakosni shume:Lexoni pak "Historine e se drejtes se shtetit shqiptar"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Ahmet Zogu dhe fashizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu dhe fashizmi   Ahmet Zogu dhe fashizmi EmptySun Jan 18, 2009 8:24 pm

Hamit Matjani, un nuk i kam shkruar ato, jane fakte te nxerrura nga arkivat.
Te te pyes diqka, per cfar e don figuren e Hamit Matjanit, per shkak se ishte gjeneral i oborrit mbreteror, apo per shkak se pranoi te deshmonte para sigurimit te shtetit dhe ti thote ato qe i tha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Ahmet Zogu dhe fashizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu dhe fashizmi   Ahmet Zogu dhe fashizmi EmptySun Jan 18, 2009 8:26 pm

Hamitmatjani shkruajti:


  1. Ju falederoj per temen,tani e kuptova qe ky forum akoma eshte ne totalitarizem,nuk kuptoni termin demokraci jemi 2009,mbyllni nje teme,e hapni nje tjeter per intereset e juaja.Sot ne historine e Shqiperise Ahmet Zogu po merr vendin e merituar,gjithashtu dhe Enver Hoxha po merr vendin e merituar,prandaj mos u merakosni shume:Lexoni pak "Historine e se drejtes se shtetit shqiptar"


Ju kur mbeteni pa fakte filloni dhe flisni keto Broçkulla, duke askuzuar e sulmuar vend e pavend, i ikni temes sa te mundni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hamitmatjani
Fillestar/e
Fillestar/e
Hamitmatjani


Male
Numri i postimeve : 63
Age : 47
Vendi : Itali
Registration date : 03/01/2009

Ahmet Zogu dhe fashizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu dhe fashizmi   Ahmet Zogu dhe fashizmi EmptyMon Jan 19, 2009 8:44 pm


  • Une ne ato leterkembime nuk shohe dicka,antikombetare jane thjesht mesazhe ndermjet mbretit Zog dhe dy fuqive boterore te kohes,mesazhe tilla ka pas dhe ndermjet Curcillit dhe Hitlerit,mos harroni se gjermania bashkoi shqiptaret,perzuri serbe dhe greke,Hitleri na quante rraca Ariane,dhe luften e provokuam ne me ta.Sipas meje me i mire per ne shqiptaret jane Gjermanet sesa Ruset:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hamitmatjani
Fillestar/e
Fillestar/e
Hamitmatjani


Male
Numri i postimeve : 63
Age : 47
Vendi : Itali
Registration date : 03/01/2009

Ahmet Zogu dhe fashizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu dhe fashizmi   Ahmet Zogu dhe fashizmi EmptyMon Jan 19, 2009 8:56 pm

Por mos harro se mbreti Zog me 5 prill 1939 nuk i pranoi 5 pikat e ITALISE FASHISTE per pushtimin e Shqiperise.Ai i tha kontit Ciano qe ne rast pushtimi shqiptaret nuk do te pajtohen kurre me ta,Dhe deshmori i pare nuk ishte MUJO partizani por MUJO monarkisti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Ahmet Zogu dhe fashizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu dhe fashizmi   Ahmet Zogu dhe fashizmi EmptyWed Jan 21, 2009 12:49 pm

Disa shqiptar thone se Ahmet Zogu eshte atedhetar ka luftue
kundra serbeve e turqeve dhe kundra austrohungarezeve e disa thone se
ka qen tradhetar sepse princ vidit ja ofroi shpeten e tij per ta
qetsue gjendjen e rende ne shqiperi dhe kinse per kete Avni Rrustem ne
paris i bani atentat Esat Pashes dhe ne shiperi e shtni Avni Tucani tuci pulave nje te ri Beqir Vallterin qe ta vraj ne parlament Zogun dhe i gjori e plagosi ne krah Zogun dhe u bylle ne WC,pasi i premtuan amnesti ky u dorezue pa ba vetevrasje dhe i tregoi se e ka shtie Avniu,keshtu sot historia thote e shqiptareve !A patriot qe paska qen Avni Rrustemi !!!Por mire kush e pruni Zogun ne pushtet????Serbet more si jo,dhe si te lufton kundra serbeve ?!Edhe patriotet e sames e kundershtojshin Zogun a ne anen tejeter iu banen nepunsa e ambasadora te Zogut siq ishte patrioti i madhe Faik Konjica ambasador i fuqiplote ne amerike.Noli pasi e morri pushtetin per 6 muaj nuk mundi me shqiptar me ba dhe iku e ja la ma mire Zogut.

Enver Hoxhen kush e pruri ne pushtet Milladin Popoviqi;Mugosha ,Svetozar Markoviq Tempo dhe a ka pasur mundesi ky njeri ta luftoi serbin ?Jo!
Sali Berishen kush e pruri ne pushtet Ramiz Aliu more me ja mbeshtjell shqiptareve .Rugoven kush e pruri ne pushtet Fadil Hoxha me Rrahman Morinen dhe keta ishin ne sherbim te serbit gjere sa Rugovasit tani ja leshuan vendin Thaqit.
As per historin e Skenderbeut nuk kemi fakte te gjalla se a ka qen shqiptar apo turk sepse dihet se ky ka masakrue shqiptar musliman ma teper se turku dhe ne shqiperi e ka pasur nje keshtjelle e ne itali 21 keshtjella pra kan e paska mbrojtur Skenderbeu ?
Shqiptaret nuk kan histori te njemendet dhe as nje patriot shqiptar nuk po del qe ka luftue per troje e shqiptari sepse secili njeri tjetrin duke e shpallur tradhetar.Une kam punue ne Mal te Zi sidomos tek familjet e Rexhep Qosjes dhe serbisht a me besoni flitshin.Ne maqedoni kam punue na Zajac e ne çdo fshat dhe a e dini qe edhe femrat spiunojshin fqinjet,nuk ka pas familje qe nuk ka spiunue per njeri tjetrin.Ne Presheve edhe atje e di mire dhe e njejta gje!Ne kosove ma po dihet une kam punue si taxi dhe sa pleq me plisa te bardhe qe neper oda e qitshin plisin me nje ane dhe kur flitshin derse trima e çka me ju thene vete qata qena i kam pare ne oret e mengjezit duke shkue ne polici e dhene informata,bile edhe grat e do shpianikeve qe sta merrke mendja .
Vetem nje po ua them mbasi une nuk kam mundur tju bashkoi si nje vater e shqiptareve qe jeten time e kam flijue me qindra here as ti Sofra e Beton e there qe po mundoheni me ba bashkimin e trojeve mos u mundoni me humbe kohen se sherrin keni me ja pa,por dhinje kete qeshtje se as tana shtetet nuk po mundenme na ra ne fije se a jena qenje njerezore apo shtazore.

Patriotet Idriz Seferi,Pasi prof Bajram Kurti para luftes me duket me 1997 ne gazeten bujku me duket apo tjeter shkuajti per patriotizmin e keti Idriz Seferit te nesermen nje kusheri i Idrizit u takue me Bajramin dhe i tha ;Nrsr ti sot nuk distancohesh nga shkrimet e tua per ate pis,besen po ta japi pa te likvidue nuk kam me lan!Pse ?A e njeh ti kusheririn time apo po shkruan me fjalet e qenave ?A e dine ti qe ky ka vra shqiptar ka dhunue femra shqiptareve ua ka marr bagetin ?Aty prezence ishte edhe akademiku Begzad Baliu dhe e obliguam qe te distancohet sepse plumi ishte ma i forte,!Dhe a e dini qe Idriz Seferi nga krali serbise ka marr penzion te mire siq edhe bokseri Saliu tani qe kishte kerkue nje penzion nga serbet.
I vetmi shqiptar qe nuk ka pas lidhje me tradheti ka qen Shaban Polluzha dhe vete shqiptari nga nje fshat i gjakoves e ka vrare me gishtin e vete emrin ja kam harrue por ka ende deshmitar qe kemi punue ne ate fshat dhe qe vete deklaron duke na then se a pe shihni kete gisht ?PO ja banem!Ky gisht e ka vare Shaban Polluzhen,jam que e ja kam ngjite por me ndajten e din Fehmiu nga Seniku i Malisheves dhe njefare Shabani nga Bllaca ne moshe te shtyre tani.
Edhe ne maqedoni ka qen trim Mifaili Zajazit,pra dy Mifaila i madhi dhe ivogli qe kan ba gerdi ne shkini dhe sot e kesaj dite aty ne malin e Zajazit ka ka luftue ka ana e mahalles se Xhamise permbi naten ndegjohen zerat.
Zajaci eshte nje fshat ne maqedoni qe eshte i madh ne forme rrethore perqark maleve sa nje shtet dhe po te mendoni i ka kater mahalle,e xhumas,e xhamis,qelikat dhe nje nuk me kujtohet,aty ka burr atedhetar shqiptar e nuk po i permendi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Ahmet Zogu dhe fashizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu dhe fashizmi   Ahmet Zogu dhe fashizmi EmptyWed Jan 21, 2009 12:53 pm

Jepi o Haxhi Haxhica kujdes se te dolen lakrat edhe pak jepi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Ahmet Zogu dhe fashizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu dhe fashizmi   Ahmet Zogu dhe fashizmi EmptyWed Jan 21, 2009 5:09 pm

Hamitmatjani shkruajti:


  • Une ne ato leterkembime nuk shohe dicka,antikombetare jane thjesht mesazhe ndermjet mbretit Zog dhe dy fuqive boterore te kohes,mesazhe tilla ka pas dhe ndermjet Curcillit dhe Hitlerit,mos harroni se gjermania bashkoi shqiptaret,perzuri serbe dhe greke,Hitleri na quante rraca Ariane,dhe luften e provokuam ne me ta.Sipas meje me i mire per ne shqiptaret jane Gjermanet sesa Ruset:


Mire por a i ke pare marreveshjet me pashiqin apo te eshte dukur hidhur ti permendesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Ahmet Zogu dhe fashizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu dhe fashizmi   Ahmet Zogu dhe fashizmi EmptyWed Jan 21, 2009 5:13 pm

Hamitmatjani shkruajti:
Por mos harro se mbreti Zog me 5 prill 1939 nuk i pranoi 5 pikat e ITALISE FASHISTE per pushtimin e Shqiperise.Ai i tha kontit Ciano qe ne rast pushtimi shqiptaret nuk do te pajtohen kurre me ta,Dhe deshmori i pare nuk ishte MUJO partizani por MUJO monarkisti.

Po por kundershtimi formal nuk e bene hero, ai edhe pse kundershtoi pikat, ne fakt i dha italis terren per ta pushtuar Shqiperine per shkak se e shperndau ushtrin e demtoi armatimin, dhe e urdheroi ushtrine shqiptare te mos bente rezistenc, perderisa me 7 prill ia mbathi per greqi, ja me te vertet patriot i madh ka qene.
Ata partizanet qe po i permend, ia kane mundesuar kesaj shqiperie qe sot te ekzistoj si shtet, se po te vihej shqiperia ne mesin e vendeve qe kane bashkepunuar me fashizmin, gje per te cilen ka pasur tendenca, sot shqiptaret do ishin nen grek e nen shka.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Ahmet Zogu dhe fashizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu dhe fashizmi   Ahmet Zogu dhe fashizmi EmptyWed Jan 21, 2009 5:15 pm

haxhiu01 shkruajti:
Disa shqiptar thone se Ahmet Zogu eshte atedhetar ka luftue
kundra serbeve e turqeve dhe kundra austrohungarezeve e disa thone se
ka qen tradhetar sepse princ vidit ja ofroi shpeten e tij per ta
qetsue gjendjen e rende ne shqiperi dhe kinse per kete Avni Rrustem ne
paris i bani atentat Esat Pashes dhe ne shiperi e shtni Avni Tucani tuci pulave nje te ri Beqir Vallterin qe ta vraj ne parlament Zogun dhe i gjori e plagosi ne krah Zogun dhe u bylle ne WC,pasi i premtuan amnesti ky u dorezue pa ba vetevrasje dhe i tregoi se e ka shtie Avniu,keshtu sot historia thote e shqiptareve !A patriot qe paska qen Avni Rrustemi !!!Por mire kush e pruni Zogun ne pushtet????Serbet more si jo,dhe si te lufton kundra serbeve ?!Edhe patriotet e sames e kundershtojshin Zogun a ne anen tejeter iu banen nepunsa e ambasadora te Zogut siq ishte patrioti i madhe Faik Konjica ambasador i fuqiplote ne amerike.Noli pasi e morri pushtetin per 6 muaj nuk mundi me shqiptar me ba dhe iku e ja la ma mire Zogut.

Enver Hoxhen kush e pruri ne pushtet Milladin Popoviqi;Mugosha ,Svetozar Markoviq Tempo dhe a ka pasur mundesi ky njeri ta luftoi serbin ?Jo!
Sali Berishen kush e pruri ne pushtet Ramiz Aliu more me ja mbeshtjell shqiptareve .Rugoven kush e pruri ne pushtet Fadil Hoxha me Rrahman Morinen dhe keta ishin ne sherbim te serbit gjere sa Rugovasit tani ja leshuan vendin Thaqit.
As per historin e Skenderbeut nuk kemi fakte te gjalla se a ka qen shqiptar apo turk sepse dihet se ky ka masakrue shqiptar musliman ma teper se turku dhe ne shqiperi e ka pasur nje keshtjelle e ne itali 21 keshtjella pra kan e paska mbrojtur Skenderbeu ?
Shqiptaret nuk kan histori te njemendet dhe as nje patriot shqiptar nuk po del qe ka luftue per troje e shqiptari sepse secili njeri tjetrin duke e shpallur tradhetar.Une kam punue ne Mal te Zi sidomos tek familjet e Rexhep Qosjes dhe serbisht a me besoni flitshin.Ne maqedoni kam punue na Zajac e ne çdo fshat dhe a e dini qe edhe femrat spiunojshin fqinjet,nuk ka pas familje qe nuk ka spiunue per njeri tjetrin.Ne Presheve edhe atje e di mire dhe e njejta gje!Ne kosove ma po dihet une kam punue si taxi dhe sa pleq me plisa te bardhe qe neper oda e qitshin plisin me nje ane dhe kur flitshin derse trima e çka me ju thene vete qata qena i kam pare ne oret e mengjezit duke shkue ne polici e dhene informata,bile edhe grat e do shpianikeve qe sta merrke mendja .
Vetem nje po ua them mbasi une nuk kam mundur tju bashkoi si nje vater e shqiptareve qe jeten time e kam flijue me qindra here as ti Sofra e Beton e there qe po mundoheni me ba bashkimin e trojeve mos u mundoni me humbe kohen se sherrin keni me ja pa,por dhinje kete qeshtje se as tana shtetet nuk po mundenme na ra ne fije se a jena qenje njerezore apo shtazore.

Patriotet Idriz Seferi,Pasi prof Bajram Kurti para luftes me duket me 1997 ne gazeten bujku me duket apo tjeter shkuajti per patriotizmin e keti Idriz Seferit te nesermen nje kusheri i Idrizit u takue me Bajramin dhe i tha ;Nrsr ti sot nuk distancohesh nga shkrimet e tua per ate pis,besen po ta japi pa te likvidue nuk kam me lan!Pse ?A e njeh ti kusheririn time apo po shkruan me fjalet e qenave ?A e dine ti qe ky ka vra shqiptar ka dhunue femra shqiptareve ua ka marr bagetin ?Aty prezence ishte edhe akademiku Begzad Baliu dhe e obliguam qe te distancohet sepse plumi ishte ma i forte,!Dhe a e dini qe Idriz Seferi nga krali serbise ka marr penzion te mire siq edhe bokseri Saliu tani qe kishte kerkue nje penzion nga serbet.
I vetmi shqiptar qe nuk ka pas lidhje me tradheti ka qen Shaban Polluzha dhe vete shqiptari nga nje fshat i gjakoves e ka vrare me gishtin e vete emrin ja kam harrue por ka ende deshmitar qe kemi punue ne ate fshat dhe qe vete deklaron duke na then se a pe shihni kete gisht ?PO ja banem!Ky gisht e ka vare Shaban Polluzhen,jam que e ja kam ngjite por me ndajten e din Fehmiu nga Seniku i Malisheves dhe njefare Shabani nga Bllaca ne moshe te shtyre tani.
Edhe ne maqedoni ka qen trim Mifaili Zajazit,pra dy Mifaila i madhi dhe ivogli qe kan ba gerdi ne shkini dhe sot e kesaj dite aty ne malin e Zajazit ka ka luftue ka ana e mahalles se Xhamise permbi naten ndegjohen zerat.
Zajaci eshte nje fshat ne maqedoni qe eshte i madh ne forme rrethore perqark maleve sa nje shtet dhe po te mendoni i ka kater mahalle,e xhumas,e xhamis,qelikat dhe nje nuk me kujtohet,aty ka burr atedhetar shqiptar e nuk po i permendi!

Zoteri Haxhiu, 3 keshilla mund ti jap per ty:

1. Lexo more burr histori e dokumente e pasuro mendjen se spo dishe kurgjo
2. Shko shkruju te ni Hoxh
3. Vizitohu te nje psikolog.

Ku ka pas Shqiptar musliman ne vitet 1443-1468 o i mjer.

Zoteri Haxhiu, mos po lajmeroheni nga Athina ose Beogradi?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Ahmet Zogu dhe fashizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu dhe fashizmi   Ahmet Zogu dhe fashizmi EmptyWed Jan 21, 2009 5:35 pm

Ahmet Zogu – tradhetari, vrasesi mbas shpine i patrioteve me te medhenj shqiptare, hajduti me i madh i kombit shqiptar, i cili shiti kombin tone per interesat vetjake, hapi shkolla greke ne Shqiperi, na la vetem kur filloi lufta, duke u arratisur bashke me thesarin e shtetit (djersen dhe gjakun e shqiptareve) dhe popullit i dha arme te prishura, shiti tokat shqiptare te Shen Naumit, – E keni pare cfare mrekullie eshte Shen Naumi? Ai e hodhi poshte dhe ja shiti Serbise si shperblim qe e risollen ne pushtet!

Ndodhite e kohes e bene te ndergjegjshme Lidhjen e Kombeve per atentatet qe po i beheshin shtetit te ri shqiptar. E keshtu ju dha ultimatum Beogradit per terheqje. Procesi vazhdoi deri ne vitin 1922, kur Lidhja e Kombeve njohu kufijte shqiptare dhe percaktoi ceshtjet e kontestuara si Shen Naumi dhe disa fshatra ne lindje te Korces. Me date 26.12.1922 Konferenca e Ambasadoreve u deklarua qe Shen Naumi i takon Shqiperise. Natyrisht ishte nje problem i madh, i ndjeshem per opinionin publik dhe keshtu Zogu u mundua ta shtyje, duke bere takime e duke mbajtur fjalime te ashpra, por realisht ne 1925, duke shfrytezuar edhe nje nderhyrje te Kryetarit te Konferences se Ambasadoreve, qe ishte dhe Kryeminister i Frances, Zogu ulet ne tavoline me palen jugosllave, pra e kthen ceshtjen e Shqiperise nga nderkombetare ne dy paleshe. Zogu ka lozur me propoganden antijugosllave, qe Beogradi ne fakt e kuptonte mire. Momenti i dobesise qe te huajt e kane shfrytezuar gjithmone tek qeveritaret shqiptare, te cilet nuk jane dalluar per shume skrupuj, por kane ardhur me bajonetat e te huajve dhe qe kane dashur t’u sherbejne protektoreve te huaj, eshte shpjegimi per kete akt te paturpshem dhe kriminal.

Ahmet Zogu kish dale nga Serbia, nga ana e Dibres, per te hyre ne Shqiperi me force. Ai e shperbleu mbeshtetjen e huaj me dhurimin e Shen Naumit, duke e korrigjuar keshtu vijen kufitare, te caktuar nderkombetarisht ne dem te Shqiperise. Pati edhe mbeshtetes te Zogut, qe e kundershtuan kete vendim. Ruhen procesverbalet e bisedimeve. Nje pjese e tyre jane botuar edhe ne Fletoren e Bisedimeve Parlamentare, qe ishte botim zyrtar i qeverise me 1925. Mesa duket politika e fshehjes se thelbit te se vertetes ka qene nje zgjidhje tradhetare nga ana e Zogut per te marre pelqimin e ansamblese – deri sa arriti shmagien perfundimtare te Shen Naumit nga harta e Shqiperise.

Kjo eshte nje pjesez e vogel e historise se nje tradhetari, krimineli qe vrau Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Avni Rustemin, qe perndoqi gjithe patrriotet dhe intelektualet e ndershem shqiptare, nje pjese e historise se nje hajduti te vetequajtur mbret – qe vodhi thesarin e Shqiperise, qe me vlere reale llogaritet vetem 115 kilograme ar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ahmet Zogu dhe fashizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu dhe fashizmi   Ahmet Zogu dhe fashizmi Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ahmet Zogu dhe fashizmi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Ahmet Bej Zogu
» Marrèveshja Nikolla Pashiqit- Ahmet Zogut e Gusht 1924
» Poeme epike - Te falem moj Zane
» FAMILJA MBRETRORE SHQIPTARE&SHQIPERIA ETNIKE NE FOKUS
» ahmet selaci

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: