Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 cfare mendoni a do kete lufte ne trojet shqiptare

Shko poshtë 
+9
Delia
haxhiu
Xili
xhema
Mergimtari
Ramizi
detektivi
xhiti
agim__barja
13 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
AutoriMesazh
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

cfare mendoni a do kete lufte ne trojet shqiptare - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: cfare mendoni a do kete lufte ne trojet shqiptare   cfare mendoni a do kete lufte ne trojet shqiptare - Faqe 4 EmptyThu Feb 24, 2011 7:44 pm

A ka kush të na bie në fije?!





Skënderbeu e luftoi Perandorinë Osmane, në kohën kur kjo e dëmtonte më së shumti gjendjen e popullatës. Nga kjo mbeti krenaria, por pasojat e asaj lufte ishin: copëtimi dhe pushtimi i trojeve nga armiqtë përreth. Shqiptarët asokohe u armiqësuan me superfuqinë më të madhe botërore, që shprehur në gjuhën e sotme i bie t’i shpallnim luftë Amerikës (ose NATO-s). Kushdo që tani do ta kërkonte këtë, do të shpallej tradhtar.

Ismail Qemali u detyrua të ikte sapo shpalli mëvetësinë e Shqipërisë. Faik Konica sapo u kthye në Amerikë nuk pranonte më të dëgjonte asgjë për Shqipërinë. Ai i revoltuar nga përçarjet pat deklaruar: “Nëse ndonjëherë vdes Shqipëria në epitafin e saj do të duhej shkruar: Lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia dhe e mbytën shqiptarët”. Noli nuk pranoi kurrë të kthehej në Shqipëri, edhe pse komunistët e lutën për vite me radhë. Gjergj Fishta pat shpallur publikisht: “le ta dijë e gjithë bota mbarë se më unë nuk jam shqiptar”. Këtë e bëri nga indinjata e thellë ndaj zhvillimeve të përgjithshme brendapërbrenda shqiptarëve.

Enver Hoxha për shkak ideologjie u miqësua me sllavët (Stalinin, Titon, M.Popoviqin, D.Mugoshën etj). Shumë shqiptarë që vuanin nga sllavët këtej kufirit rriheshin, burgoseshin e vriteshin me emrin e tij në gojë. Fadil Hoxha me funksionarët e tjerë të atëhershëm kosovarë, nuk shfaqën as guximin, as dijen dhe as përpjekjen më të vogël për të fituar diç më shumë sesa u ofroi Tito më 1974. Më pas atë e tejkaluan për nga vasaliteti e servilizmi projugosllav: Ali Shukriu, Sinan Hasani, Rrahman Morina, Husamedin Azemi etj. etj.

Me ndërrimin e sistemit prej komunizmit në demokraci, u shtuan kameleonët. Ish-komunistët shpejt e shpejt brenda natës u bën demokratë të devotshëm, duke sharë deri në skajshmëri monizmin diktatorial. Në tubimin para masës së tubuar kryeministri i tashëm, Sali Berisha, më 11 dhjetor 1990 kërkoi brohoritje për komunistët dhe i adresoi mirënjohjen e madhe presidentit shokut Ramiz Alia, sepse sipas tij, ai po udhëhiqte vendin drejt demokracisë me po atë guxim e mençuri që udhëhoqi njësitë e ushtrisë çlirimtare antifashiste. Më pas po i njëjti kërkoi burgosjen e tij dhe rrëzimin e çdo simboli komunist. Tani Berisha është në koalicion me atë që e ka sharë plot njëzet vite, që është turrur për t’ia rrah kryeparlamentaren Topalli, kurse për opozitarin Rama njeriu më i dashur është bërë ai (Dritan Prifti), i cili pat deklaruar publikisht se e ka parë duke konsumuar drogë.

Në kohën kur në Kosovë metaforikisht s’guxonte njeri të merrte frymë, dr.Ibrahim Rugova mori kryesimin e partisë së parë shqiptare në pluralizëm LDK. Shumë intelektualë nuk iu bashkuan: ose nga frika ose ngase e pandehnin veten të mëdhenj për atë punë të ‘vogël’. Më vonë kur gjërat filluan të lirohen pak më shumë, u shpall se Rugova është i papërshtatshëm, sepse fton në pasivitet. Me daljen e UÇK-së në skenë, në momentet më dramatike të historisë së Kosovës, dikush u kujtua të formojë ushtri opozitare të ashtuquajtur FARK, që në esencë më shumë i bënte telashe UÇK-së, sesa forcave serbe.

Pas çlirimit të Kosovës nga NATO-ja dhe UÇK-ja, u harrua Mitrovica, sepse prioritet ishte uzurpimi i banesave. Po të vihej interesi kombëtar përpara interesit banesor, me një ofanzivë dinjitoze ishte zgjidhur problemi i enklavave të sotme problematike. Në kohën gjersa në parlament zgjidhej presidenti i vendit, doli një deputet dhe e pat bërë rezil ish-presidentin e ndjerë I.Rugova, duke e akuzuar për tradhti, bashkëpunëtor të Millosheviqit e çmos. Pas vdekjes së tij presidenti tjetër doli se shkeli Kushtetutën dhe pastaj shkaktoi drama për të fituar rejtingun e humbur. Tani kur u zgjodh presidenti tjetër, me përplot kundërshti nga opozita, e vështirësi brenda koalicionit, ndodhi ajo që ndodhi dhe sërish po thuhet se në procedurën e zgjedhjes u shkel Kushtetuta.

Jetojmë ende në tranzicion dhe këto gjëra të çuditshme s’di edhe sa do të zgjasin. Është situatë ku të gjitha mundësitë, për gjithçka mbeten të hapura. Shumëçka na mungon, përveç cirkut parlamentar që here-herë bëhet ring ku shkëmbehen grushte. Shqiptarët e duan demokracinë teoritikisht, por jo edhe praktikisht, e duan sipas shijes së tyre, ashtu siç u konvenon. Harrojnë se demokracia nuk është meritokraci, ku poste zënë njerëzit më të dijshëm dhe më të mençur. Jo. Postet në demokraci janë fryt i kompromiseve, marrëveshjeve dhe pazarllëqeve ndërpartiake. Pra defekti është demokracia.

OSE
UN JAM I QMENDUR OSE BOTA RRETH MEJE!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
cfare mendoni a do kete lufte ne trojet shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
 Similar topics
-
» sllavet po pergaditen te sulmojne trojet shqiptare me lufte!
» KU JANË TROJET SHQIPTARE
» Bashkimi i trojeve shqiptare
» Cfare mendoni per figuren e Mithat Frasheri
» Sa i njohim trojet tona Shqiptare jashte kufijve Shqiptar?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: