Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kuvendi I Lezhes (1944) 1944

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Kuvendi I Lezhes (1944) 1944 Empty
MesazhTitulli: Kuvendi I Lezhes (1944) 1944   Kuvendi I Lezhes (1944) 1944 EmptyMon Jun 01, 2009 5:39 pm

Qëllimi i Skënderbeut ishte çlirimi i krejt vendit dhe lufta kundër shkelësve turq me forcat e përbashkëta të të gjithë shqiptarëve, me ushtri të rregullt dhe të organizuar.

Për t'ia arritur këtij qëllimi, Skënderbeu sapo mori Krujën. filloi bisedimet paraprake me bujarët shqiptarë. Këto bisedime, vazhduan edhe në fillim të vitit 1444. Fitoret që po korrte Huniadi, lajmet që qarkullonin në ato muaj se në vendet e ndryshme të Evropës qëndrore e perëndimore po bëheshin përpjekje për të organizuar një fushatë të re ushtarake kundër turqve, suksesi i shpejtë që korri Skënderbeu në çlirimin e zotërimeve të Kastriotëve si dhe gadishmëria e mbarë popullit për të luftuar kundër turqve, i bindi bujarët shqiptarë se kishte ardhur koha që të çliroheshin edhe ata nga zgjedha e sulltanit dhe të rifitonin zotërimet e tyre të mëparëshme.

Ne këto rrethana, ftesa e Skënderbeut për të mbajtur një kuvend të përgjithshëm gjeti pëlqimin e pothuajse të gjithë bujarëve shqiptarë. Kuvendi u vendos të mblidhej në fillim të marsit. Mbledhja u caktua të bëhej në qytetin e Lezhës që ishte nën zotërimin e Venedikut, për të mos ngjallur dyshimin e republikës dhe për të evituar pakënaqësinë e bujarëve, që mund të shkaktohej në qoftë se mbledhja bëhej në një nga domenet feudale. Republika e Venedikut dhe ajo e Raguzës u ftuan të dërgonin përfaqësuesit e tyre në kuvend.

Kuvendi u çel më 2 mars 1444 pranë katedrales së Shën Kollit të Lezhës. Midis bujareve që moren pjesë në kuvend qenë udhëheqësit e kryengritjeve të mëparëshme: Gjergj Arianiti, Andre Topia, Nikollë Dukagjini dhe Teodor Korona Muzaka.

Personalitete të tjera të rëndësishme qenë gjithashtu Pal Dukagjini, Lekë Zaharia, Lekë Dushmani,Gjergj Stres Balsha, Pjetër Spani, sundimtari i Malit të Zi Stefan Cernojeviçi dhe mjaft feudalë të tjerë. Në kuvend morën pjesë edhe përfaqësues të fiseve malësore.

Çështja kryesore që u bisedua në kuvend qe ajo e bashkimit të vendit në luftën kundër turqve. Skënderbeu, pasi u foli pjesëmarrësve të kuvendit mbi të kaluarën e tij dhe arësyet që e kishin detyruar të shërbente si sanxhakbej i sulltanit, u theksoi atyre nevojën e bashkimit të forcave të vendit per të marrë pjesë në luftën kundër turqve tani që fitorja e hungarezëve kishte hapur prespektiva për çlirimin e popujve të Ballkanit. Në përfundim të bisedimeve, bujarët shqiptarë, megjithëse në shumë çështje kishin divergjenca të theksuara, u shprehën në mënyrë të njëzëshme për bashkimin e tyre në luftë kundër turqve, bashkim ky në shkallë kombëtare që ndodhte, nga sa dihet, per të parën herë në historinë e Shqipërisë feudale. Me pëlqimin e pjesëmarrësve kuvendi vendosi formimin e një besëlidhjeje e cila njihet me emërin "Lidhja shqiptare", ose "Lidhja e Lezhës" Lidhja shpalli Skënderbeun kryetar të saj.

Një vendim tjetër me rëndësi që mori kuvendi i Lezhës qe formimi i një ushtrie shqiptare me repartet që do të rekrutonin si Skënderbeu ashtu dhe bujarët e tjerë në zotërimet e tyre. Komandant i saj u caktua gjithashtu Skënderbeu, me titullin "kapiten i përgjithshëm" (Capitaneus generalis) ndërsa komandantët e reparteve të veçanta do të caktoheshin nga vetë bujarët. Përveç ushtrisë, kuvendi vendosi të krijonte edhe një arkë të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës. Fondi do të krijohej me kontributet që do të jepnin bujarët shqiptarë si dhe me një pjesë të të ardhurave të kriporeve të Shën-Köllit që ndodheshin në veri të Durrësit.

Kontributi që premtuan të jepnin bujaret arriti në shumën e rëndësishme prej 200 mijë dukatësh ari.

"Lidhja Shqiptare" kishte karakterin e një aleance politike e ushtarake të krijuar për nevojat e luftës kundër pushtuesve turq, por secili bujar pjesëmarës e ruante autonominë e vet, Skënderbeu, si kryetar, ishte në këtë kohë vetëm një "i parë midis të barabartëve" dhe nuk gëzonte asnjë të drejtë të ndërhynte në zotërimet e bujarëve të tjerë. Megjithatë, caktimi i një udhëheqësi të vetëm politik e ushtarak kishte një rëndësi të madhe, ishte një hap përpara në kapërximin e përçarjes feudale. Në duart e Skënderbeut, i cili fitoi një prestigj dhe autoritet në radhët e masave popullore si çlirimtar i zotërimeve të gjëra të Kastriotëve, "Lidhja e Lezhës" u bë një mjet për bashkimin politik të mbarë popullit shqiptar në luftën kundër pushtuesve turq.

Republika Raguzes, ndonse premtoi, nuk dërgoi ndonjë perfaqësues në kuvend. Edhe Republika e Venedikut nuk mori pjesë zyrtarisht. Ajo dërgoi këtu vetem një vëzhgues. Republika, e cila ishte në paqë me sulltanin dhe nuk donte t'i prishte marrëdhëniet me të, u dha shqiptarëve, me anën të vëzhguesit të saj, vetëm premtime të thata. Ajo bile, vrapoi të nxirrte përfitimet e veta. Duke përdorur si pretekst rrezikun e shqiptarëve, republika hyri në bisedime me turqit, dhe u kërkoi Vlorën e Kaninën. Por këto qytete sulltani nuk i lëshoi.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Kuvendi I Lezhes (1944) 1944 Empty
MesazhTitulli: Re: Kuvendi I Lezhes (1944) 1944   Kuvendi I Lezhes (1944) 1944 EmptyMon Jun 01, 2009 5:41 pm

Formimi i Shtetit Shqiptar (1450-1453)


Lufta kundër pushtuesëve turq dhe fitoret e korrura që sollën çlirimin e vendit, krijuan kushtet e favorëshme për formimin e shtetit shqiptar të pavarur.

Lidhja shqiptare e Lezhës, e themeluar më 1444, që shërbeu për forcimin dhe zgjerimin e frontit të luftës kundër pushtuesve turq, ishte vetëm një aleancë politike dhe ushtarake midis zotërve feudale shqiptarë. Bujarët, të cilët morën përsipër të ndihmonin luftën me ushtri dhe me të holla, i ruajtën për vehte në zotërim e tyre të drejtat feudale si edhe të drejtën të largoheshin nga lidhja pa pësuar asnjë ndëshkim apo sanksion. Skënderbeu qe kryetar i Lidhjes vetëm përsa i përkiste luftës së përbashkët kundër turqve osmanllij dhe nuk mund të ndërhynte në administrimin e zotërimeve të tjera. Ai qe zot feudal vetëm në zotërimin e vet dhe komandant i ushtrisë së Lidhjes shqiptare.

Por Lidhja e Lezhës, e cila i dha Skënderbeut në vitet e para një mbështetje të rëndësishme për luftën me sukses kundër shkelësve turq, nuk ishte më në gjëndje t'u përgjigjej detyrave të reja. Partikularizmi i bujarëve dhe e drejta e imunitetit që ata ruanin me xhelozi, e bë një pengesë për zhvillimin e mëtejshëm të luftës, e cila kërkonte mobilizimin e të gjitha forcave njerëzore dhe burimeve materiale të vendit, gjë që mund të bëhej vetëm me përqëndrimin e pushtetit politik. Pavarësia e veprimeve që ata gëzonin dhe e drejta që ruanin për t'u larguar nga Lidhja shqiptare, sidomos në momentet më kritike, ishte një rrezik i përhershëm për Skënderbeun që kishte përgjegjësinë kryesore të luftës, aq më tepër kur qëndrimin e lëkundshëm të bujarëve e shfrytëzonin, bile e nxitnin fuqitë armike, turqit dhe venedikasit.

Nevoja e zhvillimit të mëtejshëm të luftës së madhe, në të cilën u angazhuan shqiptarët, e bënë Skënderbeun të thyente partikularizmin e feudalëve. Pikëmbështetje për këtë u bë rritja e prestigjit dhe e autoritetit të tij që erdhi si pasojë e luftës së drejtë dhe e fitoreve ushtarake. Ushtria shqiptare që u formua për nevoja të mbrotjes, u lidh nga pikëpamja organizative direkt me komandantin e vet. Përveç Arianitëve dhe Dukagjinëve, zotërimet e të cilëve kishin qëndruar deri diku edhe më parë jashtë kontrollit të turqve, bujarët e tjerë i kishin dëbuar nga domenet e tyre spahijtë turq dhe i gëzonin këto domene vetëm në sajë të fitoreve që po korrte ushtria shqiptare nën udhëheqjen e Skënderbeut. Të dobët dhe të përçarë, ata ishin të varur nga Skënderbeu, pasi pa përkrahjen e tij nuk mund t'i rezistonin dot furisë turke. Edhe feudalë të mëdhenj si Topiajt, Muzakët, Stres-Balshët, e kishin lidhur tashmë fatin e tyre me atë të Skënderbeut. Muzakët, për shembëll, të cilët e kishin shtënë në dorë Beratin pas fillimit të kryengritjes së përgjithëshme të Skënderbeut, kur forcat shqiptare më 1450 ishin të angazhuara në luftën e Krujës, e humbën përsëri qytetin e tyre të rëndësishëm dhe për të rifituar u duhej prap ndihma e Skenderbeut. Në interes të luftës dhe kur fati i saj ishte në lojë, Skënderbeu nuk i përfillte privilegjet e feudalëve partikulariste. Gjatë veprimeve ushtarake ky i shkeli kufijtë e dorreneve të tyre. Në keshtjellat e feudalëve aleatë vendosi garnizone ushtarake besnike, gjë që prekte të drejtat e tyre të imunitetit. Nevoja për të mbushur radhët e ushtrisë shqiptare që dëmtohej dhe pakësohej gjatë luftimeve me turqit, e shtynë Skënderbeun të mobilizonte ushtarë me inisiativën e vet, sidomos në zotërimet e feudalëve të dobët e fqinj. Kështu dalëngadalë dhe njëri pas tjetrit zotërimet e feudalëve të vegjël filluan të shkriheshin ose të "aneksoheshin", siç shkruan bujari shqiptar Gjon Muzaka, në principatën shqiptare të Skënderbeut.

Një etapë të rëndësishme në këtë drejtim shënoi fitorja e madhe që korri Skënderbeu nën muret e Krujës. Prestigji dhe autoriteti që ai siguroi nga kjo fitore si brënda ashtu dhe jashtë vendit e eklipsoi edhe më tepër autoritetin e bujarëve aleatë. Në fakt, edhe bujarët Topia, Muzakaj, Stres-Balshë, e humbën ca nga ca profilin e tyre si zotër feudalë të pavarur. Pasojë e këtij proçesi qe shkrirja e këtyre zotërimeve feudale së bashku me atë të Kastriotëve, në një njësi shtetërore me vehte duke formuar kështu shtetin shqiptar të pavarur, nën udhëheqjen e Skënderbeut. Në këtë shtet kufijtë e mëparshëm të shumë zotërimeve feudale tani në fakt nuk ekzistonin më.

Ky proçes, i cili tani vetëm sapo kishte filluar, vazhdoi në mënyrë të pandërprerë në vitet e mëvonëshme. Skënderbeu nuk i kurseu as bashkëpuntorët dhe të afërmit e vet. Bujari Gion Muzaka shkruan se Skënderbeu "pasi u bë kryekomandant i zotërijve të Shqipërisë... vendosi të shtinte në dorë gjithë vendin... Ai vuri në burg zotërijtë Gjon dhe Gojko Balsha... dhe ua mori shtetin e tyre që ishte midis Krujës dhe Lezhës, zotit Moisi Komnenit i mori shtetin që ishte në Dibër... Dhe pasi vdiq im atë, na mori neve Tomoricën dhe Myzeqenë e Vogël dhe po ashtu ua bëri edhe zotërijve të tjerë, por ata s'kishin se ç'të bënin sepse ai kishte në dorë ushtrinë dhe ata kishin gjithmonë turkun mbi krye".

Kjo politikë shkaktoi pakënaqësinë në radhët e feudalëve të mëdhej. Të pafuqishëm për ta penguar forcimin e autoritetit të Skënderbeut, disa prej tyre filluan të largoheshin nga Lidhja shqiptare, dhe kërkuan mbështetjen e Venedikut ose përkrahjen e Napolit, ose edhe kaluan në tradhëti të hapët, duke u bashkuar me turqit. Kështu, pas fitores së Krujës, Skënderbeut iu desh të përballonte edhe rrezikun e brendshëm që lindi nga largimet dhe tradhëtitë e aleatëve. Në përfundim të luftës kundër feudalëve separatistë, Lidhja shqiptare e Lezhës pothuajse e humbi krejt kuptimin e vet. Shteti shqiptar që erdhi duke u rritur e forcuar, mori përherë e më tepër karakterin e një shteti të përqëndruar.

Me gjithë shtrirjen e shtetit shqiptar në një teritor që përfshinte pak a shumë krahinat e Shqipërisë së mesme, Skënderbeu nuk mundi t'i shkrinte dot në shtetin e vet dy nga zotërimet më të mëdha të vendit, ato të Dukagjinëve dhe Arianitëve. Zotërit e këtyre zotërimeve e ruajtën të drejtën si sundimtarë më vehte edhe më vonë. Më 1448, gjatë nënshkrimit të paqës me Republikën e Venedikut, kundër së cilës luftuan edhe vëllezërit Pal e Lekë Dukagjini, këta nuk pranuan të merrnin pjesë së bashku me Skënderbeun në bisedimet me delegatët venedikas dhe nënshkruan me republikën një paqë të veçantë. Gjergj Arianiti gjithashtu vazhdoi ta konsideronte Skënderbeun si një aleat, pa iu nënshtruar vullnetit të tij.

Përpjekjet e Skënderbeut për të nënshtruar feudalët e mëdhej dhe për ta përqëndruar pushtetin në duart e tija, nuk drejtoheshin aspak kundër vetë rendit feudal. Skënderbeu ishte armik vetëm i feudalëve partikularistë shqiptarë sepse privilegjet e tyre dëmtonin çështjen kryesore në ishte lufta kundër turqëve. Në luftën kundër partikularizmit feudal, Skënderbeu u mbështet në shtresën e feudalëve të vegjël të dalluar në luftë, të cilët i përkrahu, duke u dhënë me duart e tij, feude në formë pronash. Skënderbeu krijoi kështu nga njëra anë kuadro ushtarake besnike në luftën kundër turqve, e nga ana tjetër një mbështetje të sigurtë në përpjekjet për t'ua pakësuar pushtetin bujarëve të vjetër feudalë.

Shteti shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut, duke u rritur në një ambient luftash të vazhdueshme, pati në organizimin e vet, një karakter kryesisht ushtarak. Gjithë kujdesi i Skënderbeut dhe i bashkëpuntorëve të tij iu kushtua ushtrisë dhe ndërtimit të fortifikimeve. Administrata shtetërore me aparatet e saj të veçanta (financë, rekrutim, etj.), kryente funksione që i shërbenin drejt për së drejti luftës.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kuvendi I Lezhes (1944) 1944
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kuvendi i Bashkimit Kombtar
» Vajzat shqiptare i martojnë me meshkuj sllavë
» ISMAIL EFENDI NDROQI (1876-1944)
» Ngjarjet historike 1913-1944 në Kosovë
» DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: