Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ISMAIL EFENDI NDROQI (1876-1944)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

ISMAIL EFENDI NDROQI (1876-1944) Empty
MesazhTitulli: ISMAIL EFENDI NDROQI (1876-1944)   ISMAIL EFENDI NDROQI (1876-1944) EmptyTue Jun 23, 2009 11:43 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovë



ISMAIL EFENDI NDROQI

(1876-1944)



Ismail Efendi Ndroqi ishte myderriz (profesor), hoxhë, pedagog, kadi, myfti, gjuhëtar, atdhetar, kryetar…

Kur në Kongresin e Lushnjës, me 1920, Tirana u shpallë kryeqytet, Myderriz Ismail Efendi Ndroqi, ky bir’i nanës, ishte Kryetar i Parë i Bashkisë së Tiranës…



Lindi në vitin 1876, në Tiranë. Është djali i Ali Efendi Ndroqit, është vëllau i Myderriz Ibrahim Ndroqit, babë e bir, të ndjekur në kohën e Turqisë për shkak të atdhedashurisë…

Ismail Efendi Ndroqi mësimet fillestare i ndoqi në Tiranë, si edhe “Ruzhdien”, ndërsa studimet e larta në Stamboll.

Në Stamboll shkoi për të studiue teologjinë në vitin 1893, kur ishte në moshën 17 vjeçare dhe aty qëndroi deri sa diplomoi, me 1908.

Gjatë studimeve në Stamboll, Ismail Efendi Ndroqi, përveç vëmendjes në studimet fetare, ishte edhe një veprimtar në Lëvizjen Kombëtare.

Në Stamboll, në kryeqytetin e Perandorisë, shoqërohej me atdhetarët më të mirë të Shqipnisë, si Ismail Qemali, vëllezërit Frashëri etj.

Kur u kthye në Tiranë, me 1908, me diplomë fakulteti, askund punë nuk gjeti! Në të vërtetë, për shkak të veprimtarisë kombëtare e ndjenjave atdhetare, prej qeveritarëve të kohës, ky intelektual i dorës së parë, për pushtetarë ishte tradhtar…!

Ismail Efendi Ndroqi ishte ndër udhëheqësit kryesor të Lëvizjes Kombëtare Çlirimtare në Tiranë….

Gjatë viteve 1914-1915, u burgosë, me Hafiz Ali Korçën e shumë atdhetarë të tjerë, nga forcat e Haxhi Qamilit, sepse mendonin e vepronin ndryshe, fetarisht e kombëtarisht…U burgosë në Shijak, nga Shijaku në Tiranë, nga Tirana sërish në Shijak nga Shijaku në Peqin, Elbasan dhe kur u lirue-ishte dërmue…!

Pas burgjeve, Ismail Efendi Ndroqi mori fuqi dhe e vazhdoi edhe më me vrull veprimtarinë e tij…Si fryt i kësaj veprimtarije, populli i Tiranës e vue në krye…

Në vitin 1917, Ismail Efendi Ndroqi u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Tiranës, ku shërbeu me ndershmëri deri më 1922.

Ka qenë një nga nismëtarët kryesor në organizimin e Kongresit të Lushnjës, 1920, ku iu vunë themelet e Shqipnisë…

Përgatitjet për këtë Kongres Kombëtar, ku iu vuen themelet e Shtetit Shqiptar, filluen me 1919. Mbledhja e parë u bë në shtëpinë e tij, ku merrnin pjesë, ndër të tjerë, edhe këta atdhetarë: Abdi Toptani, Myhtesim Këlliqi, Osman Myderrizi, Eshref Frashëri, Abdullah Mehmeti, Myhedin Llagami, Ali Bega etj.

Kongresi Kombëtar i Lushnjës, në rrethana të turbullta në gjithë Shqipninë, zhvilloi punimet me 27-31 Janar 1920, ku një nga vendimet ishte edhe shpallja e Tiranës kryeqytet i Shqipnisë…

Ishte hoxha, Ismail Efendi Ndroqi, kryetar’i Bashkisë së Tiranës, që nga viti 1917, ai që priti, me shumë luftëtarë të tjerë, priti në Qafë-Kashar, Qeverinë e Lushnjës…

Ishte hoxha, Ismail Efendi Ndroqi, ai që hyri në Tiranë, duke i pri Qeverisë së Lushnjës, përmes ushtarëve italianë me mirtalozë në duar, që përpiqeshin hyrjen e tyre për ta penguar…

Me 11 shkur 1920, Qeveria Kombëtare u vendos, e filloi punën në Tiranë… Që nga ajo ditë, edhe pse kanë ka kalue afër 100 vjet, Tirana mbeti kryeqytet…

Në Tiranë, në kryeqytetin e ri të Shqipnisë, Ismail Efendi Ndroqi shërbeu me nder si Kryetar i Bashkisë deri në vitin 1922.

Gazeta “Shqiperia e re”, me 28 qershor 1921, e Konstancës së Rumanisë, për Ismail Efendi Ndroqin, ndër të tjera shkruen:

“Njeri i ndershëm, atdhetar i mirë dhe i vërtetë,

i çveshur prej rrobës së fanatizmit. Ishte përbetue ta vejë peng jetën për hirë të kombit.”

Hafiz Ali Korça, bashkëpuntorë e bashkëvuajtës nëpër burgje, mikun e tij e përshkruen kështu:

“Merhumi (i ndjeri Ismail Efendiu) ka qenë shumë buzqeshur, si kur ka qenë Kadi, e Myfti ashtu edhe Kryetar i Bashkis. Para popullit asht sjellë aq mirë sa as kush prej tij nuk ankohet. Ky jasht ligjit s’ka dalë kurrë. Nuk e di se vallë a do ta zërë kushë vendin e tij! Nuk besohet…rahmet past.

(“Kultura Islame”, Nr.7-8, Mars-Prill, 1944, Tiranë).

Ismail Efendi Ndroqi, myderriz (profesor), hoxhë, kadi, myfti, pedagog, gjuhëtar, atdhetar, kryetar, ndrroi jetë me 5 mars 1944, në moshën 68 vjeçare.



Mexhid YVEJSI, Gjakovë











Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ISMAIL EFENDI NDROQI (1876-1944)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kuvendi I Lezhes (1944) 1944
» Mulla Tahir Efendi Thaçi
» HASAN EFENDI NAHI (1905-1991)
» Ngjarjet historike 1913-1944 në Kosovë
» DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: