Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ngjarjet historike 1913-1944 në Kosovë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Ngjarjet historike 1913-1944 në Kosovë Empty
MesazhTitulli: Ngjarjet historike 1913-1944 në Kosovë   Ngjarjet historike 1913-1944 në Kosovë EmptyFri Aug 07, 2009 10:39 am

rd

--

Ngjarjet historike 1913-1944 në Kosovë dhe "Lidhja e Dytë e Prizrenit"


Pas humbjes së luftës të Perandorisë së Austro-Hungarisë (1918), ushtritë serbe shkelën persëri tokën shqiptare


Si viktime e nje padrejtesie te Fuqive te Medha evropiane te kohes se caktimit te kufijve te shtetit shqiptar, krahinat shqiptare ne Jugosllavine e atehershme ngelen nen sundimin e Mbreterise se Serbise dhe Malit te Zi. Ushtrite e tyre te drejtuara nga Beogradi dhe Cetinja, filluan shtypjen dhe zhdukjen e popullit shqiptar ne krahinat qe ata mbajten nen sundim. Brenda nje kohe shume te shkurter u vrane mizorisht mese 10.000 shqiptare dhe 100.000 te tjere u shtrenguan te largoheshin nga trojet e tyre, si emigrante ne Turqi dhe Shqiperi. Ne ate kohe xhamite e Stambollit dhe te shume viseve te tjera turke u mbushen me emigrante kosovare qe kerkonin strehim. Shume prej tyre moren rrugen drejt stepave te Anadollit dhe Sirise se sotme, te ekspozuar para epidemive te malaries dhe tuberkulozit qe benin kerdine, ku nje shumice gjeti vdekjen. Gjate Luftes se Pare Boterore kur ne Kosove erdhi ushtria e Perandorise se Austro-Hungarise, krahinat shqiptare u çliruan nga sundimi serb e malazez (1916-1918).

Emigracioni per ne Turqi u ndalua, shqiptaret e Kosoves ne ate kohe krijuan nje administrate te thjeshte shqiptare per punet civile dhe arsimin. Pas humbjes se luftes te Perandorise se Austro-Hungarise (1918), ushtrite serbe shkelen perseri token shqiptare (Kosoven), megjithate per shkak te prezences ende te ushtrise franceze dhe te disa kompanive ushtarake angleze, ushtria serbe "formalisht" filloi te sillej me korrekt se me pare. Me largimin e ketyre ushtrive aleate, menjehere u krijua Mbreteria Serbe-Kroato-Sllovene, duke perfshire ne kete mbreteri edhe Maqedonine e sotme, qe sebashku me territoret shqiptare u quajten "Serbia e Jugut". Kjo qe nje ide djallezore e shpikur nga Beogradi, per te mohuar dhe mbuluar para botes qenien e nje popullsie shqiptare dhe per te parandaluar çdo nderhyrje nga ana e kroateve dhe slloveneve. Lidhja e Kombeve e krijuar pas mbarimit te Luftes se Pare, ne mbledhjet e para te saj kish marre vendime per zgjidhjen e problemeve te pakicave ne shtetet e krijuara me shume kombesi. Beogradi per te mos zbatuar keto vendime ndaj popullsise shqiptare ne shtetin serb gjeti nje djallezi tjeter, ai iu pervesh punes per te fshire emrin shqiptar ne krahinen e Kosoves dhe Maqedonise. Qeveria e Nikolla Pashiqit, qe perkrahej nga Franca dhe qendrimi asnjeanes anglez ne Lidhjen e Kombeve, gjeti zgjidhjen qe ne Kosove jane 90% "muslimane", por jo shqiptare. Per kete krijoi nje shoqate "Islam Muhafazai Hukuk Cemijeti" (shoqata per mbrojtjen e te drejtave te muslimaneve). Kesaj shoqate iu dha e drejta qe te botonte edhe nje gazete te perjavshme te saj ne dy faqe me titullin "Hak" (e drejta). Ne Turqi pas luftes, Ataturku vendosi perdorimin e alfabetit latin ne vend te atij arab te deriatehershem, ndersa ne Mbreterine Serbe ne Kosove serbet detyruan popullsine shqiptare te fliste, te mesonte dhe te shkruante turqisht me alfabetin arab dhe jo latin. Shqiptaret e Kosoves duke mos patur as edhe nje perkrahje nga jashte, per te mbijetuar iu nenshtruan diktatit serb. Nexhip Draga me nje kulture perendimore (ish-deputet i Kosoves ne Parlamentin e Perandorise Osmane), siguroi pranimin e 14 deputeteve shqiptare te Kosoves ne Parlamentin serbo-kroato-slloven. Ne 1921 Nexhip Draga vdiq ne Viene, vendin e tij e zuri i vellai, Ferhat Draga, kundershtar i forte i politikes se Pashiqit. Ky denoncoi lidhjet qe kish shoqata "Xhemijet" me Partine Radikale serbe dhe e lidhi kete shoqate, qe tani drejtohej prej tij, me Partine Katundare kroate te drejtuar nga Stepan Radiqi, qe qe ne opozite me serbet. Pashiqi, edhe pse Ferhat Draga kishte imunitetin e deputetit, e arreston menjehere. Ne kete kohe, 4 deputete shqiptare vriten nga cetniket e Kosta Pecanqit. Vrasjet ndaj shqiptareve vune ne zi te gjithe popullsine e Kosoves. Raprezaljet serbe qene metoda te njohura te tyre per te detyruar popullsine shqiptare qe te largohej nga trojet e veta. Serbet vrane me vone edhe kreret kroate, si Stepan Radiqin, Pavle Radiqin, Basaricek dhe Pernar qe ishin ne opozite me qeverine e Beogradit. Ne 1929, deputeti Punisha Racic, anetar i Partise Radikale mblodhi Parlamentin, deputeti kroat Pernar akuzoi qeverine per egersine e xhandarmerise serbe ne Kosove. Mbreti Aleksander shperndan Parlamentin dhe partite. Keshtu, ne vend u vendos diktatura e gjeneralit Petar Zhivkoviqit axhutant i mbretit Aleksander. Ai fillimisht internoi kryetaret e partive te pertej Danubit, Dr.Macekun, sekretari i pare i Partise Katundare kroate, Anton Koroshecin te Partise Klerikale sllovene, Dr.Mehmet Spahon kryetar te Partise Muslimane te Bosnje-Herzegovines, ndersa Svetozar Pribiceviqi qe larguar dhe jetonte ne Prage. Pas pastrimeve politike, Mbreti Aleksander krijoi degen e te ashtuquajtures "Reforme Agrare ne Serbine e Jugut", keshtu fillon kolonizimi i Kosoves duke i kthyer shqiptaret e shpronesuar ne argate te tokave te tyre me pronare te rinj malazeze, te sjelle nga serbet ne Kosove. Kjo gje mendohej se do t'i detyronte shqiptaret te largoheshin vete nga Kosova. Ne 1934 Mbreti Aleksander u vra me atentat ne Marseje te Frances nga nje anetar i Organizates Revolucionare te Maqedonise. Trashegimtari i fronit qe ne moshe shume te re.

Per drejtimin e shtetit u krijua nje Keshill Regjence me tre anetare. Princi Pavle Karagjergjovic qe kryesonte regjencen, duke pare qe nuk mund te vazhdohej politika e brendshme si me pare, liron nga internimi kryetaret e opozitave dhe i fton per bisedime ne Beograd. Dr.Koresheci dhe Dr.Mehmet Spahoja e pronojne ftesen, kurse Maceku e refuzon, po ashtu edhe Pribisheviqi qe vazhdoi te qendronte ne Prage. Ne 1935 u bene zgjedhjet parlamentare. Partia Radikale Serbe nderroi emrin ne Parti e Bashkimit Radikal Jugosllav (Jugosllovenska Radikalna Zajednica). Ne qeverine e re kroatet nuk marrin pjese. Nga Kosova ne Parlamentin e ri moren pjese Iljas Agushi, Mustafa Durguti dhe Zoti Bllaca. Qe te tre qene anetare te Partise Kroate. Zoti Bllaca vritet menjehere nga shovinistet serbe. Kryeministri Jevtiq i qeverise se re, krijoi ne Jugosllavi nente "banovina" (krahina). Territoret shqiptare u ndane, duke iu aneksuar tre banovina sllave dhe i emertuan sipas lumenjve kufizues, Zetska, Vardarska dhe Moravka. Me nje fjale, keto teritore i mori Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia. Jevtiqi jep doreheqien. Ne vend te tij vjen qeveria e Milan Stojadinoviqit, idhtar i Pasiqit, ky si kryetar i qeverise se re, por i stervitur me metodat e vjetra, ben bisedime me Ismet Inonune, qe te shpernguleshin nga Kosova te gjithe muslimanet dhe te çoheshin ne Turqi. Dr.Spaho shkoi ne ate kohe ne Ankara dhe bisedoi me shume deputete te Parlamentit turk, duke i bindur ata qe ky veprim ishte nje djallezi e Stojadinoviqit. Parlamenti turk nuk e ratifikoi marreveshjen e Ismet Inonuse. Shqiptaret edhe kesaj here i shpetojne shpernguljes nga tokat e tyre. Stojadinoviqi zevendesohet nga Cvetkoviqi, por edhe ky rrezohet nga qeveria, meqe kishte nenshkruar marreveshjen me "Shtetet e Boshtit". Gjenerali Simoviq merr drejtimin e shtetit. Megjithe perpjekjet qe t'i shmangej konflliktit me Gjermanine, ai nuk ia arriti dot. Ne fillim te prillit te 1941 trupat e Wermachtit kalojne kufirin jugosllav dhe brenda pak ditesh shkaterrojne te gjithe ushtrine jugosllave. Ne 17 prill 1941 e gjithe Jugosllavia ishte e nenshtruar rrafsh. Pas bombardimit te Beogradit qeveria e Simoiviqit, megjithe Mbretin Petar II, i kurorezuar rishtaz, u largua per ne Cetinje dhe qe andej ne Angli. Revolta e 27 marsit 1941 pershpejtoi shpartallimin e shtetit jugosllav te perbere nga kombesi te ndryshme nen hegjemonine e shtetit serb. Ne 10 prill 1941, kroatet te inkurajuar nga Italia dhe Gjermania, shpallen shkeputjen e tyre nga shteti konglomerat jugosllav, duke perfshire edhe Bosnje-Herzegovinen e Dalmacine.

Ne 17 prill, divizioni gjernan "Danzig", pas pushtimit te Mitrovices vendosi shtabin e tij ne Zvecan, ne kolonine angleze, afer Mitrovices. Ate dite 100 shqiptare qene pushkatuar nga cetniket dhe trupat e tyre te masakruara qene hedhur ne lumin Sitnice. Ne 19 prill, gjenerali Eberhard, komandant i Divizionit Danzig (me origjine austriake), i prirur ne favorin shqiptar, kerkoi qe te krijohej nje administrate shqiptare ne teritoret e komanduara prej tij, duke perfshire xhandarmerine per ruajtjen e qetesise civile, gjykatat dhe arsimin shqip. Nga pala shqiptare u tha qe kjo administrate duhej te dilte, sipas tradites se vendit, nga nje mbledhje e perfaqesuesve te te gjitha krahinave te Kosoves. Keshtu, ne 23 prill 1941 ne sallen e madhe te Hotelit "Jardan" te Mitrovices, u mblodhen delegatet e ardhur nga Vuçiterni, Podujeva, Prishtina, Skenderaj, Istoku, Peja, Pazari i Ri (Novipazar) dhe Senica. Nuk arriten ne kohe delegatet e Gjilanit dhe Ferizajt, ndersa ata te Shkupit, Kaçanikut, Tetoves, Dibres, Ohrit, Struges, Prespes, Presheves, Kercoves, Kumanoves dhe Ulqinit mbeten jashte, sepse keto zona komandoheshin nga nje divizion tjeter, jo i Eberhardit. Ne mbledhje u lexuan vendimet e marra nga te gjithe dhe u pranuan me entuziazem unanimisht prej te gjitheve. Kjo gje beri te deshtonin planet ne Beograd te Aqimoviqit me shoke per pretendimet tokesore serbe. Kufiri artificial i bere per ndarjen e shqiptareve gjate sundimit serb u zhduk. Ndersa ne Mitrovice per shkak te minierave te plumbit, zinkut dhe argjendit, u caktua nje vije demarkacioni ndermjet Italise dhe Gjermanise per Kosoven. Keshtu, Mitrovica, Vuciterni, Pazari i Ri dhe Podujeva mbeten nen okupacionin gjerman. Po ashtu, nje vije e re demarkacioni u caktua ndermjet atij italian, gjerman dhe bullgar. Teritori me i madh kaloi nen ate italian, qe varej dhe administrohej nga qeveria shqiptare e Tiranes e bashkuar me Italine. Pas fillimit te luftes gjermano-ruse, 22-qershor-1941, levizja nacionaliste serbe, e udhehequr nga Drazha Mihajloviqi, mori nje hov te madh, sidomos ne malet e Uzhices, Galices dhe Kopanikut. Fillimisht keta godisnin dhe u benin prita autokolonave gjermane. Ne Bosnje-Herzegovine lufta ne mes te cetnikeve serbe dhe ushtareve kroate qe kthyer ne nje lufte civile te vertete. Ne 1942 mesymjet cetnike filluan te hapeshin edhe ne kufijte e Shqiperise etnike te Kosoves, por rezistenca e popullsise vendase dhe e ushtarakeve shqiptare u bene balle, duke i zmbrapsur keto mesymje serbo malazeze deri ne shkaterrim. Ne kete kohe, cetniket paten pergatitur terrenin ne Kroaci dhe Mal te Zi per perhapjen ne shkalle te gjere te levizjes komuniste te Titos, qe ishte e organizuar ne nje shkalle shume me te larte, si nga ana propagandistike, ashtu edhe nga ana ushtarake, me nje disipline te hekurt dhe me nje aftesi te madhe.


vazhedon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Ngjarjet historike 1913-1944 në Kosovë Empty
MesazhTitulli: Re: Ngjarjet historike 1913-1944 në Kosovë   Ngjarjet historike 1913-1944 në Kosovë EmptyFri Aug 07, 2009 10:41 am

Ndalimi i ofensives gjermane ne dimrin e 1942-se para Moskes, konsumimi i armates gjermane ne Stalingrad (Caricin), deshtimi i ofensives ne Afriken e Veriut dhe sidomos "hyria ne lufte e Shteteve te Bashkuara te Amerikes", ishin ngjarjet me me rendesi qe caktonin se si do te perfundonte Lufta e Dyte. Keto ndodhi bene qe edhe ne Evrope levizjet anti-gjermane te rriteshin dita dites me shume. Dy shtetet gjigante, Amerika dhe Anglia, me tradita thellesisht demokratike, per te "ndaluar dhe zhdukur ekspansionin gjerman" u bashkuan ne lufte te perbashket me nje shtet tjeter totalitar komunist, Bashkimin Sovjetik. Okupacioni gjerman ne Shqiperi, real apo tranzitor, qe shkaku kryesor si per nacionalistet ashtu edhe per komunistet qe nen slloganin "çlirim", te luftonin ne mes tyre deri ne kasapane per njeri-tjetrin, sidomos komunistet qe bene kerdine ndaj nacionalisteve. Shkalla e luftes ndermjet ketyre grupimeve dhe okupatorit gjerman varej nga menyra e te menduarit, peshimit te situates dhe te vleresimit te interesave kombetare ne teresi. Misionet aleate prane ketyre levizjeve politike qene ne pamundesi qe t'i bashkonin keto levizje ne nje front te perbashket, per shkak te ideologjive diametralisht te kunderta per secilen pale. Gjate vitit 1942, misionet angleze kishin per detyre nga qendra qe te perkrahnin me teper ate levizje qe do te vriste sa me shume ushtare gjermane dhe t'i dislokonte duke u marre me ta (lufta partizane), pa marre parasysh se hakmarrja e kundershtarit ne rastin konkret gjerman, do te binte mbi popullsine e pafajshme te atij vendi, interesi britanik ishte ne plan te pare. Kjo gje u vinte per shtat edhe levizjeve komuniste, qe per te marre pushtetin nuk merrnin parasysh asgje, as djegien dhe as vrasjen e popullsise se pafajshme civile te vendit te tyre. Keshtu ndodhte kudo ku ishte prania e ushtrise gjermane, keshtu edhe ne Kosove. Levizjet komuniste perkraheshin moralisht dhe materialisht nga aleatet per interesat e luftes se pergjithshme, kundershtare te ekspansionit gjerman. Para atakimit qe Gjermania i beri Bashkimit Sovjetik, qershor 1942, bolsheviket dhe nacionalsocialistet (nazistet) qene ne nje vije politike dhe front ideologjik te perbashket per ndarjen e botes ne mes tyre. Komunistet hyjnizonin Raichun e Trete, pllaka e kthye ne anen tjeter vetem pas prishjes sovjeto-gjermane. Ne ato kohe, misionet amerikane kundershtonin prane atyre angleze per ndihmat qe u jepeshin me shume komunisteve. (A Biographical Portrait. Xh.Deva, New York 1980, faqe 40 /19). Ne Jugosllavi ndihmat per palen e levizjes nacionaliste serbe, qe u jepeshin me pare, u pakesuan deri ne zero. Pavle Gjurishiqi pati pranuar bashkepunimin me pushtuesin italian, duke u ndihmuar prej tyre nen pretekstin qe te luftonte perhapjen e komunizmit ne Serbi. Ne fakt, qellimi i tij ishte qe te pushtonte disa krahina pjellore ne Kosove, duke ia bashkuar levizjes te Drazha Mihajloviqit. Kjo gje vazhdoi deri ne shkurt te 1942. Qendresa burrerore e shqiptareve ne Kosove shpartalloi keto forca grabitqare, duke mos u leshuar as edhe nje pellembe toke. Qendrimi indiferent i italianeve ndaj manovrimeve serbe, beri qe gjermanet te dergonin divizionin alpin "Erste Gebirgsaeger Division" ne Mitrovice per t'i dhene fund aktivitetit te cetnikve te Pavle Gjurashiqit dhe prapaskenave te italianeve. Ne 21 korrik ky divizion kaloi pa lajmerim vijen e demarkacionit qe ndante zonen italiane me ate gjermane. Ne kete operacion 1200 cetnike u zune rob dhe u derguan ne Gjermani, kurse te tjere u vrane. Pas ketij operacioni, divizioni u terhoq per ne Serbi. Kjo gje vuri ne dukje edhe nje here antagonizmin ne mes te Berlinit dhe Romes. Ne pergjithesi gjendja ne Kosove qe me e stabilizuar ne krahasim me vendet e tjera te pushtuara, si Greqia e gjetke. Kosova siguronte produkte ushqimore, jo vetem per veten e saj por edhe per Shqiperine, por ne fillim te 1943 filluan turbullirat edhe atje. Agjentet e "Nacional Çlirimtares" (komunistet) te Shqiperise, me porosi te qendres nga Beogradi, vajten ne Gjakove dhe Peje me mision qe te organizonin celulat komuniste per te luftuar per liri "kundra okupatorit dhe tradhetareve". Te behej lufte civile edhe ne Kosove duke favorizuar interesat shoviniste serbe dhe politiken e Titos. Ne Kosove disa studente shqiptare te universiteteve jugosllave, te indoktrinuar nga Marksizem-Leninizmi, filluan propaganden qe shpuri ne lufte civile, si ne Shqiperi. Te tjere denonin agjentet e ardhur nga Shqiperia. Gjendja po behej dita-dites me kaotike edhe ne Kosove. Ne Shqiperi qarqet e larta politike jashte qeverise fashiste, qene te bindur qe tani Gjermania luften e kish te humbur. Po ashtu, qeveria e Mustafa Krujes pranonte plotesisht qe "Nacional Çlirimtarja" (komuniste) qe me e organizuar se levizjet e tjera politike dhe se me anen e propagandes te saj demagogjike, po rriste aktivitetin dhe simpatine ne popull. Qe ne mesin e 1943-se pozita e Italise ne luften e pergjithshme filloi te dukej shume e lekundur, ne ate kohe Fuat Dibra (me vone, per nje kohe te shkurter, regjent), u ngarkua nga lidere shqiptare per te biseduar ne Kosove se çfare mund te ndodhte nese Italia do te shkeputej nga aleanca me Gjermanine. Bisedimet mbeten vetem bisedime, qe u bene ne Mitrovice dhe Beograd dhe asgje me shume. Ne 5 shtator 1943, Dr. Neurbacher, i derguar i plotfuqishem i Ministrise se Jashtme gjermane me qender ne Beograd, thirri me urgjence Dr.Krasniqin dhe i tha se kapitullimi i Italise pritej nga ora ne ore. Nojrbaheri (Neurbacher) qe austriak dhe ruante simpatine tradicionale te Austrise per Shqiperine dhe shqiptaret. Ai tha qe Gjermania pranon krijimin e nje qeverie shqiptare duke perfshire edhe Kosoven brenda kufijve te saj dhe se qe e gatshme (Gjermania) qe te shpallte shkeputjen e Shqiperise nga Mbreteria italiane duke shpallur pavaresine e saj. Nga ana tjeter, ai kerkoi qe kjo qeveri duhej te pranonte "perkohesisht" prezencen e disa formacioneve te ushtrise gjermane ne teritorin shqiptar, derisa te largohej rreziku i nje zbarkimi te mundshem aleat ne bregdetin shqiptar. Nojrbaheri pyeti nese Mehdi bej Frasheri, ish-kryeminister ne kohen e mbreterise dhe mbajtes i fjalimit historik per mbrojtjen e atdheut ne prag te pushtimit italian, qe aktualisht ndodhej i internuar ne Rome, a mund ta formonte nje qeveri te tille dhe te pranonte edhe kerkesen gjermane? Per kete gje, Nojrbaherit iu tha qe te pyetej i biri i Mehdi Frasherit, Vehbiu, qe aktualisht ndodhej ne Beograd. Ai mund te thoshte se çfare mund te mendonte i ati, mirepo edhe Vehbiu me pas tha qe kjo qe nje detyre shume e veshtire, qe i takonte per t'u pergjigjur vetem atit te tij. Keshtu, Dr. Mehdi Frasheri u lirua nga internimi dhe u soll ne Tirane. Gjendja ne Shqiperi pas kapitullimit te Italise ishte kaotike, shtate divizionet e kembesorise italiane te vendosura ne disa qytete kryesore kufitare te vendit dhe dy regjimentet e ushtrise shqiptare ne Prishtine dhe Gjilan kishin mbetur pa krye, ndersa te gjithe aeroportet ne ate kohe qene nen kontrollin e plote te ushtrise gjermane. Ish-kryeministri Eqrem bej Libohova qe larguar per ne Itali. Ate e zevendesoi Iljaz Haxhi Agushi nga Prishtina, kjo qe nje qeveri krejt formale. Gjithe vendin e kish pllakosur kaosi dhe lufta civile vellavrasese ndermjet nacionalisteve dhe komunisteve, te vetquajtur "Nacional Çlirimtare". Kjo situate spikaste me shume ne Shqiperine e Jugut, Korçe, Gjirokaster, Vlore ku gjendja kish aritur deri ne caktimin perfundimtar se kush do te merrte pushtetin. Ne Kosove situata ishte me e qete, administrata punonte me rregullisht, formacionet vullnetare te Kosoves qene ne gatishmeri te plote per mbrojtjen e teresise tokesore dhe kufijve nga cetniket serbe. Ne marreveshjen e bere me perfaqesusin e Ministrise se Jashtme gjermane, Dr.Neurbacherin, shteti gjerman kishte dhene garanci qe:

1-Krahinat shqiptare te Kosoves, Tetove, Diber e Struge, qe ishin nen okupacionin italian, do t'i bashkoheshin shtetit shqiptar te formuar ne 1913.

2-Mitrovica, Podujeva, Vuçiterni, Pazari i Ri (Novi Pazar), "perkohesisht" do te qendronin me autonomi te plote me shtetin aktual serb, te asaj kohe.

3-Gjermania do te shpallte zyrtarisht shkeputjen e shtetit shqiptar nga Perandoria e Italise dhe do te njihte pavaresine e plote te Shqiperise.

4-Gjermania do te vendoste "perkohesisht" ne teritorin shqiptar disa formacione ushtarake, per interesat e saj te luftes se pergjithshme boterore. "Keto formacione do te terhiqeshin menjehere sapo te mbaronte lufta". Para kesaj situate, ne shtator te 1943, paria e Prizrenit dhe grupet nacionaliste te Kosoves vendosen qe menjehere pas kapitullimit te Italise, te mbahej nje kuvend ne Prizren, ku te diskutohej e ardhmja e Kosoves. Me propozimin e zotit Dr. Tahir Zajmit ky kuvend te quhej "Lidhja e Dyte e Prizrenit". Lidhur me kete, u formua nje Komitet i perbere nga shtate vete. Ne krye te tij u vu patrioti i vjeter dhe i njohur Prizrenas Musa Shehu, po ashtu u liruan nga kampi i internimit te Porto Romanos, ne afersi te Durresit patriotet Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Xhelal Mitrovica e te tjere, qe do te perfaqesonin denjesisht popullin e Kosoves ne bisedimet me autoritetet politike te shtetit shqiptar te asaj kohe. Per fatkeqesi te kombit, antagonizmat ne ato vite, te dy grupeve politike kryesore nacionaliste shqiptare Ballit Kombetar dhe Legalitetit, ne vartesi nga lidhjet qe kishin me misionet aleate dhe qe vepronin me koncepte te ndryshme duke injoruar realitetin e pranise te ushtrise gjermane ne teritorin shqiptar, shaheshin dhe grindeshin per hiçmosgje. Ndersa "Nacional Çlirimtarja", komunistet, te organizuar me mire, te udhehequr nga emisaret me eksperience te Partise Komuniste jugosllave, te perkrahur moralisht dhe materialisht nga Shtabi Aleat i Mesdheut, vepronin me me zgjuarsi, duke bere nje propagande te shfrenuar demagogjike e dinake mbi popull, pranonin çdo raprezalje mbi popullin e pafajshem prej gjermaneve, sakrifikonin çdo gje, vetem e vetem qe t'ia arinin qellimit final te marrjes se pushtetit pas lufte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Ngjarjet historike 1913-1944 në Kosovë Empty
MesazhTitulli: Re: Ngjarjet historike 1913-1944 në Kosovë   Ngjarjet historike 1913-1944 në Kosovë EmptyFri Aug 07, 2009 10:42 am

Perpara kesaj situate kaotike, qe rrezikohej vazhdimisht nga rritja e sigurise per uzurpimin e pushtetit nga komunistet e udhehequr nga serbo-ruset, u formua nje grup nacionalist prej njezet e dy vetesh, ne Tirane, te paimplikuar me pare me regjimin italian dhe qe ishin antikomuniste te vendosur. Ky grup zgjodhi nje komitet prej shate vetesh me kryetar Dr. Ibrahim Biçakun, me kulture perendimore. Keshilli liroi 2000 te internuarit e Porto Palermos, ne mes tyre qindra komuniste shqiptare, duke mos ia u dorezuar gjermaneve per t'i shpene ne kampet e Gjermanise. Po ky keshill, pranoi njeheresh doreheqjen e qeverise se fundit, vendosi fuqizimin e administrates, sigurise publike dhe pergatiti terenin per mbledhjen e Kuvendit Kushtetues Kombetar. Nga ana tjeter, ne Kosove, Keshilli Ekzekutiv i Prizrenit, i perbere nga Inxh. Xhafer Deva dhe Asllan Buletini, perfaqesus te Mitrovices, Musa Shehu, Sheh Hasani, Lluk Simon Mjeda dhe Pjeter Vuçaj te Prizrenit, Tahir Zajmi i Gjakoves dhe Qazim Bllaca i Suharekes, kish marre te gjitha masat e nevojshme per krijimin e nenkomiteteve ne te gjitha prefekturat dhe nenprefekturat e Kosoves, Dibres se Madhe, Tetoves, Ulqinit etj. Keshilli pati vendosur qe çdo nenkomitet krahinor te dergonte ne mbledhjen qe do te behej ne Prizren nga dy perfaqesues te zgjedhur demokratikisht me vota te dyta. Kjo mbledhje u be ne 16 shtator 1943. Entuziazmi i popullit qe i papare qe nga koha e Abdyl Frasherit. Mbledhja u pagezua "Lidhia e Dyte e Prizrenit", u zgjodh kryesia me kryetar Musa Shehun, Rexhep Krasniqi dhe Aqif Bluta nenkryetar Bedri Gjinaj Sekretar. Pas kesaj dhe shume procedurave te tjera, u shqyrtuan dhe u vendosen pikat jetesore per Kosoven. Te beheshin bisedime per shpalljen e vullnetit te popullit per bashkimin e Kosoves, Dibres, Struges, Ulqinit dhe Tuzit me pjesen integrale te Shtetit Shqiptar. Te bashkoheshin gjithashtu me Shqiperine: Mitrovica, Vuçiterni, Podujeva dhe Pazari i Ri (Novi Pazar) qe ishin nen pushtimin gjerman ose qe administrativisht benin pjese ne shtetin serb. Te organizohej populli i Kosoves, politikisht dhe ushtarakisht, per mbrojtjen e kufijve etnike. Te krijohej nje Komitet Qendror me qender ne Prizren dhe disa nenkomitete ne zona te tjera te çliruara. Te perpilohej dhe te aprovohej Kushtetuta e "Lidhjes se Dyte te Prizrenit". Te caktohej procedura se si do te veprohej per zgjedhjen e perfaqesusve te krahinave te Kosoves, Dibres, Struges, Ulqinit dhe Tuzit per ne Kuvendin Kushtetues Kombetar qe do te mbahej ne Tirane. Kuvendi i Lidhjes se Dyte te Prizrenit, si autoriteti me i larte shteteror, zgjodhi kryetar te Komitetit Qendror te nderuarin Rexhep Mitrovica dhe gjashte anetare te tjere.

Nderkaq, ne Tirane, pas kapitullimit te Italise u formua nje Komitet Ekzekutiv me ne krye patriotin Lef Nosi (perfaqesus i Elbasanit, me vone regjent, i pushkatuar nga komunistet ne prill te 1945-es). Ky komitet pranoi doreheqjen e menjehershme te kabinetit qeveritar te deriatehershem, qe vepronte administrativisht ne periudhen e bashkimit me Italine dhe pergatiti intensivisht mbajtjen e Kuvendit Kushtetues Kombetar, qe u hap ne 23 tetor 1943 ne Tirane ne Pallatin e Ri Mbreteror ne rrugen e Elbasanit. Ne kete Kuvend Kushtetues moren pjese edhe perfaqesusit e zgjedhur nga krahinat shqiptare te lena padrejtesisht jashte kufijve te shtetit shqiptar ne 1913. Kuvendi zgjodhi kryesine e tij me kryetar Lef Nosin dhe dy nenkryetare Mark Gjon Markaj, kapedani i Mirdites dhe Dr.Rexhep Krasniqin, perfaqesus i Kosoves. Megjithe perpjekjet e komunisteve shqiptare (partizaneve), nen diktatin e Partise Komuniste jugosllave dhe emisareve te saj nen kryesine e drejtimit te Levizjes Nacional Çlirimtare, per te penguar mbledhjen e ketij kuvendi, ai zhvilloi normalisht punimet e tij duke marre vendime:

1- Anullimi i statusit qe kish Shqiperia gjate pushtimit italian dhe shpallja e menjehershme e pavaresise.

2- Anullimi i Kushtetutes dhe i te gjitha ligjeve te vena gjate periudhes se pushtimit.

3- Me gjithe pranine "provizore" te disa formacioneve ushtarake gjermane ne teritorin shqiptar, per shkak te Luftes se madhe Boterore, u be shpallja e "neutralitetit" shqiptar ne konfliktin e madh boteror.

4- Ne mbeshtetje te kerkeses te perfaqesusve te Kosoves dhe trojeve te tjera shqiptare ne Mbreterine jugosllave, ne nje atmosfere entuziazmi te papershkruar, u shpall bashkimi i te gjitha ketyre trojeve me shtetin shqiptar.

5- U zgjodh forma e qeverisjes se shtetit me nje regjence mbreterore te perbere nga patriotet e shquar: Dr.Mehdi Frasheri, kleriku patrioti Pater Anton Harapi, Lef Nosi dhe Fuat Dibra. Kuvendi mori emrin zyrtar "Parlament", ne vend te Lef Nosit si Kryetar i Kuvendit, per Parlamentin e ri, Kryetar u zgjodh Idhomene Kosturi, perfaqesus i Korçes, por ky u vra me atentat nga grupet terroriste te komunisteve, pak dite me pas mbas mbajtjes te Kuvendit. Ne vend te tij (te ndjerit Idhomene Kosturi) Parlamenti zgjodhi menjehere Kryetarin e ri, fort te ndershmin Prof. Mihal Zallari nga Frasheri. Keshilli i Nalte i Regjences pas konsultimesh ngarkoi Zotin Rexhep Mitrovica per formimin e qeverise qe u paraqit ne Parlament me perberjen:

Rexhep Mitrovica, kryeminister

Rok Kolaj, minister i Drejtesise

Xhafer Deva, minister i Brendshem

Ago Agaj, minister i Ekonomise

Sokrat Dodbiba, minister i Financave

Musa Gjylbegaj, minister i Puneve Botore

Kol Tromara, minister i Kultures dhe Propagandes

Bahri Omari, minister i Puneve te Jashtme

Qazim Bllaca, Ernest Coba dhe Vehbi Frasheri nen/sekretare Shteti

Kjo qeveri pasi mori miratimin e Parlamentit, caktoi detyrat kryesore qe te sigurohej qetesia ne vend, te shpallej dhe te mbahej neutraliteti ne konfliktin boteror, siç ishin Vatikani, Svicra, Turqia etj. Te sigurohej dhe te mbrohej liria e fjales dhe e shtypit dhe e mbledhjeve per te gjitha partite, organizatat dhe grupet e ndryshme politike me perjashtim te Partise Komuniste qe aktualisht drejtohej nga Partia Komuniste jugosllave. Duke biseduar me shtetin gjerman, u liruan te gjithe te internuarit shqiptare ne Itali, nder ta shume komuniste, u liruan te gjithe shqiptaret e kampeve te roberve te luftes te ushtrise Mbreterore jugosllave ne Gjermani. U transferua ari i shtetit shqiptar nga Banka e Romes ne Banken Kombetare ne Tirane, megjithe pajisjet e prerjeve te kartmonedhes shqiptare. Po ashtu, ne vijim te marreveshjes me shtetin gjerman, ne Shqiperi njesite e ushtrise gjermane ne kalin dhe te stacionuara provizorisht, duhej te perdornin frangun shqiptar dhe jo marken gjermane si gjetke. Kjo kjo beri qe gjermanet te blinin frangun shqiptar me monedhe ari si shkembim. Ne Kosove, megjithe qe administrata civile drejtohej nga shteti shqiptar, ushtria italiane kish filluar prej kohesh te favorizonte elementin malazez, duke mbajtur nje qendrim te dukshem antishqiptar (Elena, Perandoresha e Italise, ishte bija e Nikites, Mbretit te Malit te Zi). Kjo u duk hapur kur malazezet te mbrojtur nga italianet, plaçkitnin, digjnin, vidhnin dhe deri vrisnin shqiptare.

Te gjendur para ketyre situatave, filluan edhe ne Kosove te formoheshin çetat nacionaliste per te luftuar pushtuesin. Nga kjo gjendje perfituan grupet e vogla komuniste, sidomos te kosovareve te shkolluar ne Shqiperi. Me ta u bashkua edhe elementi malazez. Me kapitullimin e Italise, ne Kosove perkohesisht gjendja u duk e ndere, por menjehere kjo pak a shume u qetesua nga nderhyrja e xhandarmerise te vendit dhe dy regjimenteve te ushtrise shqiptare te vendosura ne Prishtine dhe Gjilan. Megjithate, elementi komunist i infiltruar ne çetat nacionaliste ne Kosove si edhe ne Shqiperi, me propaganden e tij tinzare dhe demagogjike, shfrytezoi kete situate delikate me paramendim, per te marre fuqine e drejtimit ne disa krahina, si Peje e Gjakove. Per t'i shpetuar kesaj gjendjeje kercenuese per Kosoven, Metohine dhe Dibren e Madhe nga cetniket serbo-malazeze, ashtu edhe nga brigadat komuniste serbe, malazeze, maqedonase dhe per fatkeqesi akoma me te madhe nga brigadat komuniste shqiptare, nacionalistet u mblodhen ne kuvend ne Prizren, per te percaktuar masat qe duheshin marre per parandalimin e propagandes dhe kercenimin komunist. Ne kosove ushtria gjermane okuponte vetem disa pika strategjike dhe nuk nderhynte aspak ne administraten civile te vendit (Tajar Zavalani: "Historia e Shqiperise"). Si pasoje, Komiteti Ekzekutiv i Lidhjes se Dyte te Prizrenit kryente punimet rregullisht. Ne ate kohe Balli Kombetar ne Tirane, me inisiativen e Dr.Seit Kazazit, qe me pas ra viktime e teroristeve komuniste dhe Dr.Halim Begese, u formua dhe u dergua ne shenje solidariteti me popullin kosovar per mbrojtjen e kufijve etnike nga serbo-malazezet, batalioni "Besnik Cano". Ky veprim i nacionalisteve qe ne antipode me antishqiptarizmin e brigadave komuniste partizane te derguara nga Shqiperia, qe mashtruan popullin e Kosoves duke e nenshtruar, per t'ia dorezuar me pas shtetit serb. Sipas burimeve jugosllave, Divizioni i V-te i partizaneve (komunisteve) te Shqiperise u dergua drejtpersedrejti ne Kosove e Metohi, qe ne bashkepunim me Nacional Çlirimtaren jugosllave, siguroi "çlirimin" e Prizrenit dhe te Gjakoves nga nacionalistet shqiptare. Ketu provohet tradhtia me e madhe e Partise Komuniste shqiptare ndaj kombit te vet. U derguan shqiptaret qe te vrisnin bashkekombesit e tyre per t'ia dorezuar Kosoven serbit. (T.Z. "Historia e Shqipnise" 278/79 ). Me se 3/4 e burrave, ajka e Kosoves, rane deshmore ne shesh te luftes ose u pushkatuan pas dorezimit te Kosoves nga brigadat partizane (komuniste) shqiptare, Serbise. (T.Z. "Lidhia e Dyte e Prizrenit", Bruxelles 1964). Te vraret pa gjyq nga forcat partizane komuniste serbo-malazeze, maqedono-shqiptare arrijne ne 30.000 deri 50.000, pa permendur demet atriale, djegie, plaçkitje, torturime, perdhunime etj.etj, nga me djallezoret qe mund te mendohen. Ne 27 shtator 1944, BBC-ja njoftonte (Radio Londra): "Shqiptaret po luftojne trimerisht ne mbrojtien e kufijve etnike, kunder fuqive serbo-bullgare shume me superiore ne njerez dhe materiale"...

Shumica e pjestareve te Lidhjes se Dyte te Prizrenit rane deshmore ose u pushkatuan nga serbo-malazeze-shqiptaret komuniste. Nder keta deshmore ra kryetari i Lidhjes se Dyte te Prizrenit Musa Shehu, Prof.Kol Margjini, Aqif Bluta, Qerim Xhevati, Rifat Begolli te Pejes, Asllan Mujo, Skender Buletini, Bedri Gjinaj, Bedri Pejani, Tahir Zajmi, Skender Curri,etj.etj. Duhet te permendet batalioni "Hasan Prishtrina" i formuar nga 300 djelmosha te parritur mire, qe u vrane te gjithe ne lufte per te mbrojtur nje pike strategjike te Podujeves, kunder komunisteve bullgare. Nje poet kete e ka quajtur "Termopilet e Kosoves". U vrane ne lufte per mbrojtjen e Kosoves: kolonel Fuat Dibra, komandant ne frontin e Gjilanit, bashke me te gjith shtabin e vet, kolonel Asllan Vela etj. Ata qe iu dorezuan me mashtrim brigadave partizane shqiptare ne Prizren, iu dorezuan prej tyre forcave jugosllave dhe keta, pa gjyq, i pushkatuan ne vend. Nga mesi i nentorit te 1944 per arsye te ngjarjeve te Luftes Boterore, Lidhja e Dyte e Prizrenit pezulloi veprimtarine ne atdhe, duke e vazhduar ate me pastaj ne mergim. Shpresohej per nje zbarkim aleat ne Ballkan, por kjo nuk u be asnjehere, veç Greqise. Duhej te kalonin mbi 60 vjet qe Kosova te ishte e pavarur, por jo me Shqiperine dhe me flamurin e Skenderbeut. E megjthate, mirenjohje dhe falenderime Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Britanise se Madhe, Gjermanise, Frances dhe Italise per çfare kane bere sot per Kosoven dhe popullin kosovar.

Ing.Genc S.Koka

Florida, Nëntor 2008



nga RD
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ngjarjet historike 1913-1944 në Kosovë Empty
MesazhTitulli: Re: Ngjarjet historike 1913-1944 në Kosovë   Ngjarjet historike 1913-1944 në Kosovë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ngjarjet historike 1913-1944 në Kosovë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kuvendi I Lezhes (1944) 1944
» Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës
» Shpalime historike
» ISMAIL EFENDI NDROQI (1876-1944)
» DOKUMENTE MBI DATËN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË -29 Nëntor 1944

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: