Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia

Shko poshtë 
5 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Teuta.Gjika
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Female
Numri i postimeve : 145
Age : 39
Vendi : Mitrovice
Profesioni/Hobi : "Shqiperine e mori turku, i vu zjarr. Shqipetar, mos rri, po duku, shqipetar!
Registration date : 13/05/2008

Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia   Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 EmptySat May 23, 2009 9:12 pm

E kam kuptuar, Agim. Ke shume te drejte. Nuk duhet te merremi me individe te tille
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia   Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 EmptySat May 23, 2009 9:13 pm

Mose flasem para kohe o Agim ngadal ska nevoje te flasem para kohe pa argumente kujdes them do ishte ma mire mendim i ime eshte per Ibrahimin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia   Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 EmptySat May 23, 2009 9:14 pm

jeni e respektuar z:Teuta vazhdoni rrugen e shejt te verteten thuani mos ja kini friken te lumt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Teuta.Gjika
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Female
Numri i postimeve : 145
Age : 39
Vendi : Mitrovice
Profesioni/Hobi : "Shqiperine e mori turku, i vu zjarr. Shqipetar, mos rri, po duku, shqipetar!
Registration date : 13/05/2008

Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia   Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 EmptySat May 23, 2009 9:23 pm

Z. Agim,

Rruga do ta vazhdoj sa te kem frymemarrje, sepse jam formuar ashtu dhe kurre nuk mund te lekund prej drejtimin qe e kam marre!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia   Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 EmptySat May 23, 2009 9:26 pm

te lumt dora e pena paqim gjithmon kesi bija ne trojet tona puno per tmos vdekur kurr te lumt dora edhe njeher te gjithe te bashkuar e me mendje te shendoshe drejte qellimeve tona shekullore ribashkimi i trojeve shqiptare une jam mire kur eshte mire shqypnia
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Teuta.Gjika
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Female
Numri i postimeve : 145
Age : 39
Vendi : Mitrovice
Profesioni/Hobi : "Shqiperine e mori turku, i vu zjarr. Shqipetar, mos rri, po duku, shqipetar!
Registration date : 13/05/2008

Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia   Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 EmptySat May 23, 2009 9:29 pm

Ashtu do te bej, do te punoj sepse i kam borxh atdheut. Gjithe ne qe jemi gjalle duhet te punojme per ribashkimin e Atdheut, te japim kontributin tone sa me shume.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia   Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 EmptyWed May 27, 2009 9:49 pm

.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia   Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 EmptyThu May 28, 2009 1:58 pm

Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Emilkastrioti Emil Kastrioti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia   Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 EmptySun May 31, 2009 7:16 pm

Histori e shkurtër e Besëlidhjes - II -
Një ditë para se të fillonte Kongresi i Lipovicës , me 24 korrik 1946, OZN-a arrestoi Januz BALLEN, themelues i Komitetit të Tetovës, Mahmut DUMANIN dhe sekretarin organizativ të KQ të LNDSH - LpLTSH - Azem MORANEN. Në atë kohë u burgosën edhe Mehmet BUSHI, kapiten Hysni RUDI, Osman CAMI, Dr. Qerem ZLLATKU, Spiro Harilla THEODOSI, Nexhmedin BESIMI, Suad Sylejman MEHMETI, Xhevahit Vesel HOXHA, Gani Mehmet ABDULLAHU, Xhavit SELIMI etj. Ndërkaq Dr. Halim ORANA u likuidua pa dalë në gjyq, ndërsa pas tij u arrestuan Qemail SKENDERI - “Berberi”, Hasan BILALLI, i cili arriti t’i shpëtojë arrestimit dhe u bashkua në mal me Ajet GERGURIN dhe Gjon SERREÇIN, ndërsa Mexhid ZYBERI, Sherif ALIU, Vedat TËRSTENA, Xhemajl FAZLIU etj., edhe pse u arratisën u kapën nga OZN-a gjatë muajve gusht-shtator 1946. Po në këtë kohë u burgosën edhe veprimtarë tjerë të KOMITETIT të Tetovës, Abdylfari ADEMI, Sadik Qemail YMERI, Et’hem Ali TAHIRI dhe Fahri BEQIRI, si dhe drejtuesit e kësaj Organizate (NDSH) në Gostivar, Dibër, Strugë e në qytetet tjera shqiptare në Maqedoni. Ndërkaq arsimtari Jetish VISHI u arrestua pabesisht në Gjilan nga Sinan HASANI, në fakt ishte mik i të vëllait, kurse Hasan BILALLIN, që me shumë vështirësi kishte arritur të ikte në Shqipëri , autoritetet shqiptare të Enver HOXHËS ia rikthyen xhelatëve të OZN-ës jugosllave.
Në burgun famëkeq të Idrizovës së Shkupit, anëtarët dhe veprimtarët e tjerë të LNDSH iu nënshtruan torturave çnjerëzore. Azem MORANA, Mehmet BUSHI, kapiten Hysni RUDI, Jonuz BALLA e të tjerë u akuzuan se “me ndihmën e imperializmit të jashtëm” u angazhuan për përmbysjen e rregullimit shtetëror të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë dhe për formimin e “Shqipërisë së Madhe” - (sllavët kurrë nuk e cekin Shqipërinë Etnike, sepse u dhembë , prandaj shprehen me nocione shoviniste edhe pse dihet botërisht se shqiptarët nuk kërkojnë zgjerim në dëm të të tjerëve, por vetëm atë që u takon - çka ka qenë, është e do të jetë e tyre - Autori) , nën udhëheqjen e “zogistëve”, kuislingëve dhe “ballistëve” ?!... Në aktakuzën e tyre kishte edhe aso trillime marramendëse si: ONDSH-ja ishte në “kontakte” me organizatën e shovinistit bullgarofil Vanço MIHAJLOVIQIT jashtë vendit, me qëllim që të zhvillonte luftë të përbashkët kundër Republikës Federative të Jugosllavisë titiste; se me anë të Dr. Halim ORANËS, ish-konsull i Qeverisë “kuislinge” Shqiptare të “pogllavniku” Dr. Ante PAVELIQI, u lidh me “mbeturina” ushtarake kroate...por ajo më absurde në aktakuzën e tyre ishte se gjoja ONDSH paska pasur lidhje me çetnikët e tradhtarit e gjakpirësit Drazha MIHAJLLOVIQIT etj. Më pas ONDSH u akuzua se në Kongresin e 2-të të LpLTSH, gjegjësisht në Kongresin e -IV- të LNDSH kishte marrë vendim për shpeshtimin e aksioneve “terroriste”, për likuidimin e përfaqësuesve të pushtetit “popullor” dhe të eprorëve ushtarak. Në fund konkludohej se, sipas urdhrit të udhëheqjes së ONDSH, u likuidua “heroi” i popullit Milladin POPOVIQI me 13 mars 1945, Rexhep ZAJAZI, anëtarë i Këshillit Qendror të “Frontit Popullor jugosllav”, Mehmet DAUTI , deputet i “popullit”, Remzi ADEMI, zëvendëskomandanti i batalionit dhe togeri Panta ÇESNOVSKI e të tjerë... “se në bashkëpunim me “bandat” balliste në Shqipëri kishin bërë gjithfarë veprimesh për përmbysjen e rregullimit shtetëror të RP të Shqipërisë, duke rrezikuar kështu sigurinë e “Qeverisë popullore”. Sipas aktakuzës , këto veprime u bënë në bashkëpunim me shërbëtorët e njohur të okupatorit dhe me “tradhtarët” shqiptarë Muharrem BAJRAKTARIN , Mit’hat Frashrin e të tjerë... “?!...
Aktakuza ishte fund e krye trillim.
LNDSH, me gjithë pretendimet e autorit shovinist maqedonas Tone BATKOVSKI, asnjëherë nuk kishte propaganduar dhe nuk ishte angazhuar për thellimin e urrejtjes ndërnacionale, ndërsa udhëheqësit e RREZISTENCËS KOMBËTARE ANTIKOMUNISTE SHQIPTARE nuk ishin tradhtarë e a agjenda të okupatorit. Shumica e tyre i takon rrymës irredentiste , mjaft të tjerë kishin marrë pjesë LNÇ qoftë të Jugosllavisë apo të Shqipërisë, duke marrë pjesë në luftë me ta ose kishin ndihmuar atë duke shpresuar se përmes saj do të realizonin aspiratën për çlirimin dhe për ribashkimin gjithëkombëtar. Likuidimi i kriminelit Milladin POPOVIQI u bë si hakmarrje për tradhtinë e tij të pafalshme ndaj kombit shqiptar. Edhe akuza për bashkëpunimin e LNDSH me VMRO-në , me çetnikët e Drazha MIHAJLLOVIQIT nuk ishte aspak e vërtetë. VMRO si atëherë ashtu edhe sot, angazhohej për Maqedoninë e Madhe, kurse çetnikët synonin dhe gjithnjë ëndërrojnë për një Serbi të Madhe, në të cilat shtete (Maqedoni dhe Serbi e Madhe) nuk do të kishte vend për shqiptarët. Kjo më së miri po manifestohet sot, pas 50 vjetëve të ngjarjeve për të cilat po flasim. Po ashtu LNDSH nuk luftonte për kthimin e Ahmet ZOGUT në Shqipëri, madje Prof. Ymer BERISHA kishte refuzuar ofertën e Abaz KUPIT që të inkuadrohej në udhëheqjen e “Lëvizjes së Legalitetit”. Dënimet për anëtarët e KQ të LNDSH dhe veprimtarët më të dalluar të LNDSH në Shkup ishin drakonike. Nga 17 veta që u gjykuan, e nga të cilët 13 ishin intelektualë, 1 tregtar, 1 oficer dhe 3 punëtor; 9 prej tyre u dënuan me vdekje-pushkatim, 5 me 68 vet burg të rëndë, kurse 3 u liruan.
Në gjykimin publik, që u mbajt në ndërtesën e ish Shtëpisë së Kulturës në Prizren për 13 ditë me rradhë, duke filluar nga 29 qershori 1946 e deri 11 korrik 1946, me prokuror publik Ali SHUKRIUN, prokuror publik i Kosovës, me kryetar të trupit gjykues Dragutin JANJIQIN, Kryetar i Gjyqit të Qarkut në Prizren, me gjyqtarë - porotë Ismet MULËN, drejtor i Spitalit Civil në Prizren dhe Selajdin AHMETIN, nëpunës i Këshillit Popullor të qytetit në Prizren, të dy nga Prizreni, si anëtarë të trupit gjykues, procesmbajtës Branisllav KIJARIQ, nëpunës i gjyqit, ndërsa mbrojtës të të akuzuarve: Bozhidar ZULEVIQ, ndihmës-sekretar dhe Husamedin EJUPI, anëtarë i juridikaturës së Këshillit Popullor Krahinor për “Kosmet”, Jovo POZNANOVIQI, nëpunës i zyrës së financave dhe Urosh GOLLUBOVIQ nëpunës i zyrës së punëve të brendshme të Këshillit Popullor Krahinor, bashkë me të vetmin avokat, rusin Vlladimir ZNAMENSKI nga Gjakova, u nxorën këta 27 të akuzuar, anëtarë të organizatës NDSH: 1. Marije SHLLAKU, 2. Atë Bernard LUPI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia   Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 EmptySun May 31, 2009 7:16 pm

6. Isa ÇAVOLLI, 7. Masar BEGOLLI, 8. Hamza BEGOLLI, 9. Muhamet VOKSHI, 10. Jusuf HAXHIYMERI, 11. Viktor GASHI, 12. Frano ÇIVLAKU, 13. Jak KRASNIQI, 14. Osman BASHA, 15. Skender RIZAJ, 16. Engjëll BERISHA, 17. Shefqet KELMENDI, 18. Ramiz KELMENDI, 19. Kamber PAJAZITI, 20. Sebë METEA, 21, Jak SHAHINI, 22. Gita MJEDA, 23. Luçije LEKA, 24. Sebë KOLA, 25. Miftar BALA, 26. Binak SEMA dhe 27. Gjergj DEDA.
Katër të parët nga kjo listë: Marije SHLLAKU 24 vjeçare, Atë Bernard LLUPI 60 vjeçar, Kolë PARUBI 41 vjeçar dhe Gjergj MARTINI 29 vjeçar, me 15 korrik 1946, u dënuan me vdekje dhe me 25 nëntor 1946 u pushkatuan në Prizren dhe u varrosën fshehurazi nga ana e OZN-ës ku edhe sot e atë ditë nuk dihen varret e këtyre martirëve të Shqipërisë Etnike. Fjalët e fundit të Marijës përpara skuadrës së pushkatimit ishin: “KOSOVË , SA SHPRESËMADHE TË GJETA, SA TË PIKËLLUAR PO TË LË. Po edhe ne këtë çast të mbrëmë po i lutem Zotit që GJAKU IM TË TË BËHET DRITË!”...
Në gusht të vitit 1946 OZN-a burgosi Rexhep BUNJAKUN, që së bashku me Hilmi EJUPIN u përpoqën të organizonin “Shërbimin e Sigurimit Politik” të LpLTSH - ONDSH, në të cilin Shërbim inkuadruan 15 veprimtarë nga viset e ndryshme të Kosovës. Së shpejti arrestohen edhe Ibrahim SPAHIJA, Hilmi ZARIQI dhe disa veprimtarë të Skenderajt.
Në shkurt të vitit 1947, Gjygji i Jashtëzakonshëm Ushtarak i Divizionit të Prishtinës, pas torturave çnjerëzore Rexhep BUNJAKUN, Ibrahim SPAHINË dhe Hilmi ZARIQIN i dënoi me vdekje, ndërsa me burgim shumëvjeçar u dënuan edhe Abdurrahman GERGURI, Jusuf VISOKA, Sabit QAZIMI, Ramadan Hoxhë GOVORI - “Mulla Ram GOVORI” etj.
Shumë nga të arratisurit , që u dorëzuan për të shpëtuar familjet , u vranë në pabesi nga repartet e OZN-ës si Azem JASHANICA, Musli DUMOSHI, Qazim BAJRAKTARI, Hardin VIDISHIQI etj. Me vrasjen e tyre si dhe me arrestimin e veprimtarëve të shquar: Gjon SERREÇI, Ajet GERGURI, Ukë SADIKU, Osman BUNJAKU etj. ONDSH pësoi një goditje të rëndë. Në verë të vitit 1947 Gjykata ushtarake e Prishtinës e dënoi me vdekje pushkatim: Ajet GERGURIN, Gjon SERREÇIN, Ukë SADIKUN dhe Osman BINJAKUN. Ata u ekzekutuan me 31 gusht 1947 herët në mëngjes në Toukbashqe të Prishtinës dhe u varrosën në një vend të panjohur, ndërsa shumë të tjerë u dënuan me burgim shumëvjeçar.
Gjata asaj periudhe të krimit e gjenocidit sllavokomunist mbi shqiptarët e trojeve dardane u zbuluan 111 anëtarë të Komiteteve të Rretheve të LpLTSH - ONDSH, nga të cilët 14 ishin zejtarë, 45 intelektual, 34 fshatarë të pasur e të mesëm , 2 punëtorë e 2 shtëpiake. Prej tyre 16 u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan, 58 veta me 581 vjet burg, 32 u liruan gjatë hetimeve, kurse mbi 850 u dënuan në mungesë sepse kishin ikur përtej kufirit jugosllav dhe dalë në Greqi si dhe në shtete të tjera të Perëndimit: Itali, Austri etj. Gjithashtu u zbuluan 67 anëtarë të Komiteteve të Rinisë KNDSH-së ,prej të cilëve 40 ishin intelektualë dhe nxënës, 8 tregtarë, 11 zejtarë, 4 punëtorë dhe 4 amvisë. Prej tyre : 30 veta u dënuan me 154 vjet burgim. Sipas të dhënave zyrtare, nuk ishin zbuluar rreth 840 anëtarë të Komiteteve të Rinisë, kryesisht nga Gjakova, Rahoveci, Mitrovica, Shala e Bajgores, Vushtrria, Podujeva, Prishtina dhe Gjilani me rrethinë.
Në Komitetet Lokale të ONDSH u zbuluan 183 anëtarë, prej të cilëve 68 fshatarë të pasur, 76 të mesëm , 15 të varfër, 14 tregtarë dhe 10 intelektual, prej tyre u dënuan me vdekje 12 veta (dhe u ekzekutuan) , me burgim 33 veta me gjithsej 504 vjet, 1 u arratis, kurse 135 veta u liruan gjatë hetuesisë pasi kishin pësuar rrahje e maltretime psikike dhe fizike. Nuk janë zbuluar 233 anëtarë të Komiteteve të Vendit.
Në mungesë të dokumentacionit është vështirë të përcaktohet me saktësi rroli dhe ndikimi i Shërbimit Informativ Britanik në veprimtarinë e LNDSH, edhe pse dyshohet se Kominterni, nëpërmes agjentëve të tij mu në qendrat kryesore britanike si dhe të SHBA kishte informata të mjaftueshme për irredentën shqiptare cilat ia servonte fillimisht Beogradit e ky Tiranës dhe anasjelltas, e pastaj direkt Tiranës.Dihet se vetëm fillimisht anglezët inkurajonin udhëheqësit e kësaj Lëvizje për të vazhduar veprimtarinë e tyre, me premtime dhe në interes të përpjekjeve për destabilizimin e regjimit komunist në Shqipëri , por ata nuk mbështetnin aspiratat e shqiptarëve të Kosovës dhe viseve të tjera për bashkim me shtetin amë. Në këtë kohë Britania e Madhe dhe aleatët perëndimorë shpresonin ta ndanin Jugosllavinë nga orbita e bllokut sovjetik, prandaj nuk ishin të interesuar që t’i shkaktonin Titos telashe duke përkrahur irredentën shqiptare. Aq më tepër kur dihet se Britania e Madhe ishte e interesuar të rimerrte koncesionet në Trepçë dhe në objektet tjera në ish-Jugosllavi. Nga ana e tij “INTELIGJENT SERVISI” britanik bashkëpunonte me Shërbimin Informativ Jugosllav, madje mjaft kuadro të OZN-ës u specializuan në Angli. Për rrjedhojë , kërkesat e LNDSH për qeverinë britanike mund të jenë shfrytëzuar nga OZN-a, që në çdo rast ishte në dijeni për veprimtarinë, kontaktet dhe përmbajtjen e kërkesave të Lëvizjes NDSH. Lidhjet ndërmjet Shërbimit Informativ shqiptar e atij jugosllav dhe të këtij të fundit me atë britanik u bënë praktikë e rëndomtë nga e cila e pësuan shumë veprimtarë shqiptarë këndej e andej kufirit të 1913-ës.
Veprimtaria politiko-ushtarake e LNDSH, ashtu siç kishte ndodhur më parë edhe me organizatat tjera atdhetare, ka pasur rëndësi të veçantë për ruajtjen e frymës luftarake dhe liridashëse të popullit shqiptar. Ajo mbajti barrën e rezistencës së armatosur, ndërsa drejtuesit e saj: Prof. Ymer BERISHA, Gjon SERREÇI, Halim SPAHIU, Ajet GERGURI, kapiten Hysni RUDI, Marije SHLLAKU, Dr. Halim ORANA, Luan GASHI, Selman RIZA, Ukë SADIKU, Shaip MUSTAFA, Mehmet BUSHI, Mulla Idriz GJILANI, Ejup BINAKU, Hysen TËRPEZA, Haredin VIDISHIQI, Ukshin KOVAÇICA, Bislim BAJGORA, Ahmet SELACI, Azem JASHANICA, Sadik LUTANI, Ibrahim GRAINICA, Kolë PARUBI, Atë Bernard LLUPI, Adem GLLAVICA, Shyt MAREVCI, Bahtir DUMNICA, Gjergj MARTINI, Hilmi ZARIQI, Osman BUNJAKU e të tjerë do të mbetën shembuj të shkëlqyer të patriotizmit shqiptar . Ndërmjet këtyre patriotëve e udhëheqësve të shquar, patjetër duhet të përmendën edhe dëshmorët e fundit: Ibrahim LUTFIU, Hasan Ali REMNIKU me shokë: Mustafë Hoxhë KOKËN dhe Agush MEHMETIN me gra: Qibrije MEHMETIN dhe Rabije KOKËN që u vranë pabesisht me 10 tetor 1951 - tridhjetë vjet para se të vritej dëshmori i ynë Vehbi IBRAHIMI po në të njëjtën datë?!...
Qëndresa e organizuar e forcave patriotike-demokratike nën udhëheqjen e kësaj Lëvizje që tani e njohim vetëm me emrin: Organizata Nacional Demokratike Shqiptare e jo siç ishte vendosur në Kongresin e Kopilakës: Lëvizja për Lirimin e Tokave Shqiptare, e bëri atë një udhërrëfyese të denjë edhe për forcat që po udhëheqin sot luftën e popullit shqiptar në trojet tona etnike për të jetuar i lirë, i pavarur e sovran në trojet e veta, me idealin madhor:RIBASHKIMIN GJITHKOMBËTAR në SHQIPËRINË ETNIKE. Këtë amanet të atyre dëshmorëve të flijuar në altarin e Atdheut për liri, demokraci e Bashkim kombëtar, pa tjetër do ta realizojë, herët a vonë, por gjithsesi po , është : BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE.
Çka ndodhi në trojet Dardane pas plojës së OZN-ës jugosllave ndaj LNDSH dhe veprimtarëve të saj? A u shua vallë kjo Lëvizje mbarëkombëtare? Sigurisht se jo . Ajo nuk u shua kurrë, edhe pse pësoi trauma të vështira; humbi gati tërë udhëheqësit e K.Q. , si dhe të shumë Komiteteve Qarkorë , Komunal e të Vendit, prapë se prapë LNDSH, si zogu mitologjik, Feniksi, u ngjall nga shpuza dhe hiri i flakës e zjarrit të okupatorëve sllavokomunist. Që nga viti 1948 e gjer në vitin 1972 vetëm në territorin e ish Krahinës së Kosovës lindën 5 organizata politike me karakter e program kombëtar, pra të djathta, si dhe disa Grupe e 2 organizata majtiste nën ndikimin e ideologjisë së regjimit të Enver HOXHËS. Për këto të majtat deri sot u shkrua e fol se shumë në Kosovë si dhe në Shqipëri, ndërsa partitë dhe organizatat nacionaliste janë heshtur fare, ose edhe nëse janë përmendur, është bërë në mënyrë nënçmuese dhe me plot ironi e shpesh herë edhe me akuza e shpifje difamuaese duke u përpjekur që ato t’i paraqesë në shërbim të armikut, ndërsa veprat e tyre patriotike duke i përvetësuar si vepra të “tyre” (majtistëve). Në lidhje me këtë pohim , mjafton të shfletohen artikujt e të ndjerës “Rilindje” të viteve 1950-60 e posaçërisht të vitit 1961 si dhe nga viti 1987 e deri me 1990 kur u mboll sepse “devijoi” rrugën përcaktuar të okupatorit. Dhe aty kuptohet urrejtja e shfrenuar e pushtetarëve komunist ndaj çdo ideje kombëtare që ata e quanin “nacionalizmi shqiptar”. Mirëpo këto le të ia lëmë historisë që t’i gjykojë por jo asaj “Historie” së hartuar dhe botuar me 1994 në Tiranë e cila qëllimisht i hesht të gjitha këto veprimtari të LNDSH që u përmendën deri tani dhe që do të pasojnë më tutje.
Kështu , me 6 gusht 1952 në rrethin e Mitrovicës lindi Organizata e Rinisë Kombëtare (nacionaliste) Shqiptare me një emër simbolik por tepër kuptimplotë: VOTRA KOSOVARE NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE. Kjo Organizatë fillimisht lindi dhe u përhap në Gjimnazin e Mitrovicës , pastaj në Tetëvjeçaren e Staritërgut dhe brenda pak kohësh u zgjerua edhe në Shkollën Normale të Prishtinës, në Podujevë, Gjilan, Prizren, Shkup e Tetovë, Pejë, Istog e Rakosh etj. Dega e Istogut u krijua me 22.5.1956 në fshatin Bellopojë ku merrnin pjesë disa të rinj nga këto treva, e një ndër ta ishte edhe aktivisti Ibrahim METAJ, i cili në momentin kur shkruhen këto rrëfime, ky gjendet si emigrant politik në Suedi dhe që ndërkohë ka një kontribut shumë të çmueshëm kauzës shqiptare. Brenda 8 vjetëve të veprimtarisë së dendur të kësaj Organizate Rinore ajo përfshiu në gjirin e vet një numër prej 387 anëtarësh besnik e të gatshëm për çdo sakrificë. Me rastin e zbulimit të saj nga UDB-a jugosllave në verën e vitit 1960, u arrestuan 47 veta. 4 prej tyre ishin në shërbim ushtarak në Zagreb , andej këta 4 edhe i dënoi Gjyqi ushtarak i Zagrebit, ndërsa 43 veta u dënuan në Kosovë. Prej tyre , 26 veta u liruan nga burgu gjatë hetimeve për mungesë argumenti, mirëpo kuptohej se torturat e rrahjet nuk u munguan, ndërsa të tjerët u dënuan me dënime prej 1 deri 5 vjet burg të rëndë. Të tjerët nuk u zbuluan fare sepse konspiracioni i tyre ishte më i fortë dhe ata të burgosurit nuk i zbuluan për kurrfarë çmimi. Autori i këtij shkrimi u dënua atëherë nga Gjyqi ushtarak i Zagrebit bashke me tre shokë tjerë: Baki DULLOVI me 2 vjet e gjysmë, Mehmet TREPÇA me 18 muaj, Hilmi AJVAZI me 9 muaj ndërsa unë me 8 vjet burg të rëndë, ku edhe i kam mbajtur 6 vjet të plota, ndërsa 2 vjet “mu falën” pas rënies së Rankoviqit në Plenumin e 4-të të Brionit me 1 korrik 1966.
Pas shpartallimit të KQ të LNDSH e gjer me 1970-72-ën në trojet shqiptare të okupuara nga ish federata jugosllave u krijuan këto Organizata ilegale: Grupi Demokrat Shqiptar Kosovar, Grupi Shqiptar Revolucionar i Maqedonisë, Grupi Demokrat Indipendent Shqiptar i Kosovës, Grupi i “Veteranët e Luftës Shqiptare” - Rezistenca malësore - , si dhe Shoqëria Demokratike Shqiptare “Ismail QEMAJLI” që e pat themeluar në Gjilan patrioti i mirënjohur Vehbi IBRAHIMI me Metush DAJKOVCIN - KRASNIQI, ndërsa në Shqipërinë lindore që padrejtësisht u pagëzua “maqedoni” qenë krijuar: “Lidhja e Vardarit - Besa Demokrat Shqiptare” dhe “Lidhja Shqiptare e Sharrit”. Kurse me 1964 doli në skenën politike të Kosovës Organizata e Adem DEMAÇIT me emër: LËVIZJA REVOLUCIONARE PËR BASHKIMIN E SHQIPTARËVE si dhe një Organizatë tjetër me ish-anëtarë të LNDSH por që tani kishin ndryshuar bindjet e tyre ideologjike dhe kishin përvetësuar idenë e “Xhaxhit Enver”. Dhe tek kah fundi i viteve ‘80 lindën në Kosovë Organizata Marksiste Leniniste e Kosovës - OMLK, Fronti i Kuq Popullor që në të vërtetë u krijua në Gjermani e jo në Kosovë, si dhe PKMLSHJ por ndër to luante një rrol të veçantë LNCKVSHJ, cilat tek pas presjes së vëllezërve GËRVALLA do të shkriheshin në një Lëvizje të përbashkët e cila fillimisht u quajt: LËVIZJA POPULLORE PËR REPUBLIKËN SOCIALISTE TË KOSOVËS NË JUGOSLLAVI dhe tek pas 13 vjetësh të del me emrin e ri: LËVIZJA POPULLORE E KOSOVËS - LPK.
VOTRA KOSOVARE N.D.SH.- , trashëguese e denjë e LpLTSH - NDSH nuk pushoi së vepruari as atëherë kur pësoi një goditje të tillë aq të rëndë që u zbuluan dhe u kapën e u dënuan gati tërë udhëheqja e sajë. Ajo vazhdoi aktivitetin e saj , kuptohet duke shtuar vigjilencën dhe konspiracionin dhe duke ndërruar taktikën e strategjinë e veprimit , duke përsosur metodat e konspiracionit dhe të komunikimit gati të përsosura dhe shumë efikase.
Me qëllim që të ruhet ideja e shëndoshë kombëtare për ribashkimin e trojeve etnike në një Shqipëri të lirë demokratike , “Votra Kosovare NDSH” mori idenë e bashkimit dhe njësimit të të gjitha rrymave dhe organizatave që kishin programe e platforma kombëtare që i kishin trashëguar sadopak diçka nga Lëvizja për Lirimin e Tokave Shqiptare , gjegjësisht Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare dhe ashtu pas shumë përpjekjeve dhe kontakteve me plotë sakrifica, ma përfaqësuesit e atyre Grupeve dhe Organizatave , më në fund, me 16 gusht 1972, në Vushtrri u mblodhën përfaqësuesit e Grupeve dhe Organizatave të lartpërmendura dhe aty morën një vendim historik, pasiqë me kohë ishin njoftuar me përmbajtjen e Programit të përbashkët , duke u BESATUAR njëri me tjetrin, krijuan një Lëvizje të përgjithshme mbarëkombëtare , të cilën nuk e quajtën as parti , as Organizatë e as Lëvizje por thjesht dhe shqip: BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE - (BKDSH) ku edhe u nënshkrua AKT-THEMELIMI i kësaj BESËLIDHJE, i cili ka
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia   Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 EmptySun May 31, 2009 7:18 pm

I KUVENDIT THEMELUES TË BESËLIDHJES KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE
mbajtur me 16 gusht 1972 në Vushtrri të Kosovës , ilegalisht.

Sot , të mërkurën me 16 gusht 1972, në hapësirë, afër Vushtrrisë, në mënyrë ilegale u mbajt MBLEDHJA e fshehtë e Përfaqësuesve të grupeve dhe Organizatave politike nacionaliste dhe demokratike të shqiptarëve që veprojnë në territorin e trojeve tona shqiptare të okupuara nga okupatorët sllavë. Pas bisedimeve në mes të disa eksponentëve të Grupeve dhe Organizatave të ndryshme shqiptare dhe me iniciativën e Z,K, u mblodhën sot në këtë Kuvend këta përfaqësues...(në origjinal janë shënuar pseudonimet e pjesëmarrësve të këtij Kuvendipër shkaqe të mirënjohura të ilegalitetit si dhe BETIMIT të dhënë nga të pranishmit që mos të zbulohet identiteti i tyre deri sa të mos arrihet qëllimi përfundimtar i të gjithë neve: Çlirohet Atdheu ynë shqiptar në tërësinë e vet etnike.
Këtu shënojmë me qëllim që në këtë Kuvend të vihen bazat e shëndosha e të sinqerta të një marrëveshje rrespektive që tash e tutje do të quhet Besëlidhje në mes Grupeve politike dhe dy Organizatave të mirënjohura kombëtare dhe ku u arrit marrëveshja mbi pikat që vijojnë:
Organizatat dhe Grupet Politike shqiptare përfaqësohen në Mbledhjen e sotme nga:
1. Për ORGANIZATËN NACIONAL-DEMOKRATIKE SHQIPTARE - ONDSH - : (janë 4 përfaqësues);
2. Për Organizatën “VOTRA KOSOVARE NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE” (2 përfaqësues);
3. Për “GRUPIN DEMOKRATIK SHQIPTAR TË KOSOVËS” - (4 përfaqësues);
4. Për “GRUPIN SHQIPTAR KOMBËTAR TË MAQEDONISË” - (3 përfaqësues);
5. Për “GRUPIN DEMOKRAT INDIPENDENT KOSOVAR” - GDIK - (2 përfaqësues);
6. Për “GRUPIN VETERANËT E LUFTËS SHQIPTARE dhe RREZISTENCËS MALËSORE” - (2 përfaqësues) dhe
7. Për SHOQNIA DEMOKRATIKE SHQIPTARE “Ismail QEMAILI” - (2 përfaqësues).
Pra gjithsej ishin 19 Delegat në këtë Kuvend historik.

- 1 -
Konstatohet nevoja e domosdoshme e një bashkëpunimi të thjeshtë e të sinqertë ndërmjet të gjitha forcave progresive kombëtare të shqiptarëve nga trojet e pushtuara i cili mund dhe duhet të pagëzohet me emrin BESËLIDHJA e gjitha grupeve politike shqiptare apo shkurtimisht: BESËLIDHJA NACIONALE (Kombëtare) DEMOKRATIKE SHQIPTARE - B.K.D.SH., me qëllim për të ndihmuar me çdo mjet e sakrificë personale të çdo anëtari ÇLIRIMIN e pjesëve të atdheut tonë Shqiptar nga pushtuesit aktual dhe ribashkimin tokësor e të popullatës Atdheut që padrejtësisht iu shkëputën Shqipërisë Amë nga Fuqitë e Mëdha në Konferencën famëkeqe të ambasadorëve në Londër me 1913.

- 2 -
BESËLIDHJA e porsaformuar hyn në fuqi të plotë me 28 Nëntor 1972, për shkak se deri atëherë udhëheqësia e çdo Grupi dhe Organizate politike e përfshirë në këtë Marrëveshje është e OBLIGUAR t’i njoftojë të gjithë anëtarët e vet me këto KONKLUZA si dhe në shenjë të 60 VJETORIT të SHPALLJES së PAVARËSISË SHTETËRORE E KOMBËTARE të shënohet ky BASHKIM I SHENJTË KOMBËTAR e ANTIKOMUNIST dhe të sajohet bashkëpunimi i sinqertë ndërmjet palëve nënshkruese të kësaj Marrëveshje që ka për qëllim luftën e pakompromis me çdo mjet ligjor e të përshtatshëm për shpëtimin e Atdheut nga robëria komuniste dhe nga okupimi sllavo-grek, nga terrori dhe shfarosja e racës sonë që dita ditës po i kanoset rreziku i shfarosjes dhe asimilimit total nga torturat e bolshevizmit të stepave të Karpateve, dhe që duan t’i sigurojnë këtij populli të përvuajtur dhe paqedashës SOVRANITETIN dhe INTEGRITETIN tokësor e demografik të tërësisë etnike , si dhe të gjitha liritë demokratike që i gëzon bota e lirë dhe e qytetëruar , e sidomos ato të shprehjes së lirë të votës për caktimin e formës konstitucionale të shtetit të RIBASHKUAR SHQIPTAR.
Për tu përpjekur , duke përdorur çdo mjet të përshtatshëm , për ruajtjen dhe kultivimin e MORALIT EDUKATËS KOMBËTARE të të gjitha anëtarëve të BESËLIDHJES sonë KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE - BKDSH, duke ushqyer gjithmonë ATDHEDASHURINË e SINQERTË ndaj mbarë kombit dhe Atdheut si dhe mundësisht edhe bashkëpunim reciprok me ato forca politike të emigracionit shqiptar që kanë idetë dhe Programe të ngjashme me tonat.
Çlirimin e trojeve të okupuara nuk guxon askush të kushtëzojë me çfarëdo koncesioni që dëmton integritetin dhe sovranitetin e plotë të kombit shqiptar.
Bashkëpunimi duhet të zhvillohet nëpërmes propagandës së shtypit si dhe kontakteve direket me forca të tilla. Kurse në trojet e okupuara do të botohet Organi ilegal i kësaj Besëlidhje, i cili do të quhet: “BESA SHQIPTARE”!
Përfaqësuesi i ynë në botën e lirë ka për detyrë të veprojë që çështjen kombëtare shqiptare ta sensibilizojë pranë Qarqeve të ndryshme politike dhe diplomatike të botës , si dhe të angazhojë njerëz të racës sonë që janë të gatshëm t’i bashkëngjiten kësaj Besëlidhje dhe të veprojnë në kuadër të Statutit dhe Programit të BKDSH-së.

- 3 -
Ky vendim merr formën e prerë (Plotëfuqizohet) pasiqë të akordohet nga të gjithë Përfaqësuesit e pranishëm të këtij Kuvendi me nënshkrimet e tyre të plota në tekstin unikat të dorëshkrimit të kësaj MARRËVESHJE , e cila do të shumëzohet nga jashtë Atdheut dhe emrat e vërtetë të Përfaqësuesve të shndërrohet në pseudonime ose shifra përkatëse që i dinë vetëm të pranishmit dhe që BETOHET se do të ruajnë sekretarin e konspiracionit. Procesmbajtësi është Përfaqësues fuqiplotë dhe ky i nënshtrohet BETIMIT dhe OBLIGIMIT për ruajtjen e fshehtësisë së identiteteve të personave pjesëmarrës në këtë Kuvend.

- 4 -
Nënshkruesit e këtij Procesverbali angazhohen se nuk do të zhvillojnë ndonjë veprimtari politike individuale jashtë BESËLIDHJES KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE deri sa të çlirohet Atdheu ynë Shqiptar në tërësinë e vet Tokësore dhe kombëtare.

- 5 -
Për realizimin e kësaj Marrëveshje obligohen pjesëmarrësit e këtij Kuvendi , që secili prej tyre , të organizojë Mbledhje, takime dhe borma tjera informimi të bazës po sa të thyhen në mjediset ku veprojnë dhe në ato Mbledhje e takime t’i informojnë gjerësisht anëtarët e tyre hollësisht rëndësinë e këtij BASHKIMI dhe riemërtimin e mbarë Lëvizjes sonë kombëtare me emrin e ri re simbolik: BESLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE - B.K.D.SH. Duhet sqaruar të gjithë të interesuarve shkaqet që na shtynë të marrim këtë hap si dhe rrethanat politike e historike të motivuara me argumente të shëndosha e prirje kombëtare. Kjo punë duhet kryer para 28 Nëntorit të vitit 1972, ashtu që Ditën e Madhe, Ditën e FLAMURIT Besëlidhja e jonë të ketë legjitimitetin fuqiplotë nga të gjithë anëtarët për t’ia filluar aktivitetin intensiv për realizimin e detyrave të parashtjelluara në KANUNOREN e BKDSH.

- 6 -
KANUNORJA e Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare e parashtruar në këtë Kuvend si projekt, pasi u lexua me zë, pranohet në tërësi pa asnjë ndryshim. Dhe si e tillë , duhet përshkruar e shumëzuar (Botuar) që të mundemi t’ua shpërndajmë , së paku nga një kopje Kryesive të Grupeve dhe Organizatave në fjalë që sot u shkrinë në Besëlidhjen Kombëtare Demokratike Shqiptare. Si dhe të sigurohen kopje (ekzemplarë) edhe për anëtarët e Grupeve dhe Degëve të reja që do të krijohen nga vetë BKDSH, sepse vetëm ashtu anëtarët tanë mund të dinë të veprojnë dhe të zhvillojnë aktivitetet e tyre politike dhe kombëtare konform Programit, Statutit dhe Parimeve Themelore të BKDSH.
Të gjithë anëtarët e BKDSH janë të obliguar moralisht dhe shpirtërisht që t’i respektojnë gjitha normat ligjore të Statutit , Parimeve Themelore dhe Programit të BKDSH.
Çdo veprim i anëtarit/res që nuk përputhet me normat ligjore të këtyre dokumenteve është kundër interesave të përgjithshme kombëtare dhe si i tillë nuk duhet zbatuar nga anëtarët tonë besnik.
Çdo pikë , Nyje, kryerresht apo Kapitull i Statutit , Programit dhe i Parimeve Themelore të BKDSH është përpiluar në atë mënyrë që i mbron dhe duhet t’i mbrojë të DREJTAT KOMBËTARE dhe NJERËZORE mbarëshqiptare dhe të shtetasve tjerë të Shqipërisë Etnike.
Kanunorja në fjalë, origjinali i secilës është shkruar vetëm në një kopje në dorëshkrim, duhet të përshkruhet dhe shumëzohet - (botohet) mundësisht brenda një kohe sa më të shkurtër. Këtë detyrë do ta kryejë “Arben KOSOVA”.

- 7 -
Besëlidhjen tonë Kombëtare Demokratike Shqiptare në botën e lirë si dhe pranë Organizatave ekzistuese politike të mërgatës shqiptare si dhe ato të huaja tani e tutje do ta përfaqësoi i autorizuari i këtij Kuvendi “Arben KOSOVA”.
I përmenduri autorizohet nga ky kuvend që për nevoja zyrtare të BKDSH të porosisë një vulë modeste me mbishkrim: BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE dhe në mes të asaj vule të rrumbullakët të jetë simboli i kësaj BESËLIDHJE: shqiponja dykrenore e mbi kokat e saja dy duar të lidhura BESA-BESË. Si dhe t’i krijon të gjitha mjetet tjera për funksionimin e përfaqësisë sonë atje në botën e lirë.

- 8 -
Ky Procesverbal u nënshkrua si PROTOKOL i MARRËVESHJES së arritur për riemërimin e Lëvizjes Kombëtare për Lirimin e Tokave Shqiptare - LNDSH në :BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE nga pjesëmarrësit e këtij Kuvendi të sotshëm të bashkimit në një kopje të vetme unike - në dorëshkrim, me porosi që Procesmbajtësi të kopjojë ose shumëzojë brenda një afati fare të shkurtër pasi të jetë kryer shumëzimi i tij , të iu jepet secilit pjesëmarrës të këtij Kuvendi nga një kopje, ashtu që të gjithë të kenë dokumentin e arritjes së MARRËVESHJES historike të një BASHKIMI të shëndoshë dhe të ndërgjegjshëm mbarëkombëtar.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia   Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 EmptySun May 31, 2009 7:20 pm

- 9 -
Në Kuvendin e lartpërmendur u propozua dhe u aprovua unanimisht nga të gjithë pjesëmarrësit që sot të vendoset një RREGULL I VEÇANTË , i cili do të sanksionohet edhe me Statut dhe Rregullore të Brendshme të Punës së BKDSH, për mënyrën e komunikimit intern partiak, ashtu që u vendos se çdo anëtarë që pranohet në radhët e BKDSH duhet të betohet me shkrim dhe në bazë të betimit të dhënë , u drejtohen njëri tjetrit me: besnik - besnike e jo kurrsesi me “shok”, “shoqe”, ose: “zonjë”, “zonjushë”,”zotëri”, sepse fjalën e bukur e të pastër të shqipes sonë të stërlashtë “shok” (shoqe) e ka komprometuar shumë keq regjimi komunist i Enver HOXHËS, ndërsa shprehjet:”zonjë”,”zonjushë” dhe “zotëri” janë shprehje të klasave privilegjuara, ku BESËLIDHJA jonë është kundër çdo privilegji që shkon në dëm të bashkësisë kombëtare Shqiptare, sepse duke u bazuar në Parimet tona Themelore BESËLIDHJA jonë lufton për një Shqipëri të lirë, demokratike, humanitare, të Ribashkuar, ku nuk do të ketë shfrytëzues as të shfrytëzuar, por të krijojë një shoqëri të drejtë humanitare, të barabartë për çdo qytetar dhe shtetas të Shqipërisë së Lirë Etnike e Demokratike.
...... etj.
Vushtrri , me 16 gusht 1972
(vazhdojë nënshkrimet) ..........

Se besëlidhja jonë qëndron në baza të shëndosha të traditës sonë kombëtare, më së miri dëshmojnë aktivitetet a saja politike për çështjen mbarëkombëtare gjatë gjitha këtyre viteve si dhe shtrirjen e sajë edhe jashtë kufijve etnik, pra në Perëndim ku ka krijuar shumë Degë, Nëndegë dhe Aktive, jo vetëm në Gjermani por edhe në shumë shtete të Perëndimit si në Austri, Belgjikë, Hollandë, Zvicër, Danimarkë, Suedi, Norvegji, SHBA, Turqi dhe në Australinë e largët. Gjithashtu për seriozitetin e Besëlidhjes sonë flasin edhe aktet e saj juridike, që siç u theksua më lartë janë përfshirë me një emër të përbashkët: Kanunorja e B.K.D.SH. Në këtë Kanunore janë përfshirë: Parimet Themelore prej 14 pikave kryesore, Programi me 18 Nene, e që ndahet në: Pjesën e Përgjithshme, prej 7 pikave, Programi Politik me 10 Nene dhe 12 Pika të veçanta, Programi Ekonomik prej 7 pikave kryesore, Programin e Edukimit dhe të Arsimimit prej 10 pikave kryesore, Programin e Politikës Sociale prej 12 pikave kryesore, Programin e Mbrojtjes së Natyrës dhe të Rrethit Shoqëror prej 6 pikave kryesore me shumë nënpika; Programin e Rregulloreve të Brendshme të Punës së BKDSH , ku në realitet janë përfshirë dy Rregullore: ajo e Komitetit Kombëtar si dhe ajo për Aktive, Nëndegë, Degë dhe për tre Komitetet Drejtuese të BKDSH - Komitetin Drejtues në Shqipëri, atë në Kosovë dhe viset tjera shqiptare nën okupimin e ish-Jugosllavisë si dhe atë të Mërgimit. Gjithashtu BKDSH ka një Statut të përsosur , të aprovuar po në atë mbledhje historike të 16 gushtit 1972-ës kur u bë shkrirja e ONDSH-së dhe Grupeve e Organizatave tjera në BKDSH. Ky Statut deri në Kuvendin (Kongresin) e Shtatë kombëtar që u mbajt në Tiranë për herë të parë , me 3 e 4 mars 1994 ka pasur gjithsej 6 Kapituj , dhe 43 Nene e shumë “pika”, “nënpika”, alineja e formulime tjera juridike , kurse Kuvendi në fjalë bëri ca përmirësime apo ndryshime fare të vogla që duhej të përputhen me ligjin e shtetit Shqiptar dhe aty u vendos që BKDSH është përpunuar në mënyrë të denjë juridike, ku janë përfshirë 30 Nene, shumë “pika” dhe “nënpika” e formulime tjera juridike. Me fjalë tjera: BKDSH posedon gjitha karakteristikat e një LËVIZJE mbarëkombëtare qoftë juridikisht, qoftë historikisht edhe pse formalisht për hir të rrethanave të imponuara ligjore në Shqipëri u deshtë të regjistrohet si parti politike , sepse BKDSH është vazhduese e idesë së shenjtë të “BESA KOMBËTARE” të të pavdekshmit Prof. Ymer BERISHËS si dhe e mbarë LËVIZJES për LIRIMIN e TOKAVE SHQIPTARE, po ashtu edhe të drejtën politike e morale sepse ka vepruar dhe vepron në kornizat e shqiptarizmës së vërtetë, pa pasur nevojë importimi të ideologjive të huaja , qoftë nga Lindja apo nga Perëndimi. Ideologjia e BKDSH është ideologji autoktone , ideologji mbarëshqiptare. Ideologjia e jonë është: Jeta e lirë e frymëzuar dhe e mbështetur nga traditat dhe kultura jonë shumëshekullore; sipas Kuvendit Popullor (të Odave) të pasuruar me norma të reja ideologjike përparimtare dhe bashkëkohore, dhe duke ua njohur të drejtën e tyre edhe minoritarëve të tjerë që jetojnë si pakicë në atdheun tonë - Shqipërinë Etnike.
Nuk ka nevojë të flasim kësaj radhe mbi veprimtarinë politike gjatë këtyre viteve që nga riemërimi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në BKDSH , as për 6 Kongreset e kësaj Besëlidhje që u mbajtën në mërgim, e as për Kuvendin e 7-të mbarëkombëtar që për herë të parë u mbajt në kryeqytetin e Shqipërisë së lirë demokratike, sepse për këtë do të flitet e shkruhet në librin e veçantë që së shpejti do të botohet , kushtuar Lëvizjes mbarëkombëtare shqiptare - asaj që fillimisht njihej me emrin: LpLTSH (Lëvizja për Lirimin e Tokave Shqiptare) që në Kongresin e Shkupit (1 qershor 1946) të riemërohet në: LËVIZJA NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE - LNDSH, në krye së cilës Lëvizje ishte Komiteti Qendror i LNDSH dhe që pas 26 vitesh prapë do ta ndryshojë emrin e vet , kësaj radhe në: BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE - BKDSH,por që gjitha këto ndryshime e “riemërtime” asnjëherë nuk e ndryshuan Planprogramin kombëtar që e kishte përcaktuar “BESA KOMBËTARE” e të pavdekshmit Prof. Ymer BERISHA , sepse burimi i shqiptarizmës së vërtet rrjedh nga dokumentat e pakontekstueshëm të VENDIMEVE të marra me 12 shtator 1943 në Mbledhjen themeluese të “Besës Kombëtare” në Pejën e Haxhi ZEKËS , cilin përvjetor po e përkujtojmë sot pas 53 vitesh të asaj ngjarje me rëndësi historike si dhe 50 vjetorin e vrasjes tragjike të prijëseve të kësaj Lëvizje mbarëkombëtare e njëkohësisht edhe 24 vjetorin e riemërimit të LpLTSH në BKDSH. Mirëpo nuk do të ishte e drejtë që kësaj rradhe mos të përmenden edhe veprimtarët më të dalluar të BKDSH gjatë këtyre 24 vitesh aktiviteti e ata janë:
Gjok SPAÇI nga Velezha e Prizrenit, Metush KRASNIQI i Dajkovcit, Mehmet TREPÇA i Mitrovicës, Hamit EMINI - “doktori” nga Baica e Gllogovcit, Vehbi IBRAHIMI nga Uglarii Gjilanit, Rasim ZENELAJ nga Sllatina e Podujevës, Hysni ÇAMI nga Çamëria, banor i Suedisë, Shahin VOCA i Shalës së Bajgorës si dhe Ymer DODA i vrarë në New York nga agjentët e UDB-ës , Shaban DERGUTI tani me banim në SHBA, Hasan DALIPI nga Kumanova e shumë patriot tjerë që nuk kursyen asnjë në jetën e tyre për çështjen kombëtare dhe për afirmimin e Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare. Prandaj duke i përkujtuar dëshmorët e kombit në përgjithësi nuk mund të mos i përmendim edhe ata që ranë dhe ata që akoma jetojnë por që kanë kontribuar dhe po kontribuojnë për kauzën e shenjtë kombëtare e posaçërisht që dhamë ndihmesën e tyre të pa kursyeshme për Besëlidhjen Kombëtare Demokratike Shqiptare, ku një vend të veçantë nderi e admirimi zënë dy motrat tona patriote e besnike të idealit mbarëkombëtar: Kimete TOPALLI dhe Lulzime SHEMALLARI. Të gjallëve nderimet tona më të larta kurse të vdekurve për mbrojtjen e shenjtërisë më të çmueshme: patjetërsimin e trojeve Arbënore: nderimet tona më të larta e të thella ; lavdi i përtejshëm u qoftë. Prof. Ymer BERISHËS, Ndue PËRLLESHIT, Patër Bernard LLUPIT, Kolë PARUBAJ, Gjergj MARTINIT, sokoleshës shkodrane , heroinës së Luftëave çlirimtare të Kosovës Marije SHLLAKUT, Gjon SERREÇIT, Ajet GERGURIT, Mulla Ilaz Brojës, Mulla Idriz GJILANIT, tribunit Shaban POLLUZHËS, Mehmet GARDICËS, Bislim BAJGORËS, Ahmet SELACIT, Haradin VIDISHIQIT, Xhemë GOSTIVARIT , Mustafë Hetë KOKËS, Hasan REMNIKUT, Gjok SPAÇIT, Hamit EMINIT, Metush KRASNIQIT, Ymer DODËS, Shahin VOCËS, Vehbi IBRAHIMIT e gjithë atyre që ranë në Altarin e lirisë dhe të tërësisë arbërore - LAVDI I PËRJETSHËM U QOFTË ! NDERIME DËSHMORËVE dhe AMANET të gjallëve: MOS E HARRONI AMANETIN E TË PARËVE: JA VDEKJE , JA LIRI ! Sepse PA KOSOVË E ÇAMËRI NUK KA SHQIPËRI dhe PA SHQIPËRI NUK KA AS KOSOVË E AS ÇAMËRI !
RROFTË SHQIPËRIA ETNIKE E DMOKRATIKE - IDEALI I GJITHË SHQIPTARËVE KUDO QË JETOJNË NËPËR BOTË!
RROFTË FLAMURI KUQ E ZI !
BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE është zotuar para popullit të vet dhe mbi gjakun e Dëshmorëve se ka për të luftuar deri në zbatimin e plotë të misionit të vet për të ribashkim kombëtar e tokësor të Shqipërisë së vërtetë - as të “madhe” e as të “vogël” por të asaj Shqipërie të trashëguar nga Besëlidhjet e deritanishme të luftëtarëve të lirisë dhe ky amanet patjetër duhet realizuar.

FUND



function pageLoadedActions () {



var pageLoadedTrackingPixel = new Image();
pageLoadedTrackingPixel.src = "http://pic3.piczo.com/go/trackpageloaded?mode=vmp&images=0&rendered=1243786394378";

}

var toasterTimerUp;
var toasterTimerDown;
function hideToasterAd(){
document.getElementById('toasterAd').style.display = 'none';
}

function slideToaster(direction){
if(direction == 'up'){
toasterTimerUp = window.setInterval("moveToaster('up');",50);
}else{
toasterTimerDown = window.setInterval("moveToaster('down');",50);
}
}

var offset = 0;
function moveToaster(dir){
var toaster = document.getElementById("toasterAd");
var toasterTop = parseInt(toaster.style.top);
if(dir=='down'){
offset+=5;
if(offset < 10 ){
placeToaster();
}else{
clearInterval(toasterTimerDown);
http://document.getElementById('toasterAd').style.display = 'none';
}
}else{
offset -=5;
if(offset > -150){
placeToaster();
}else{
clearInterval(toasterTimerUp);
}
}
}
function placeToaster() {
document.getElementById('toasterAd').style.top = document.body.clientHeight + document.body.scrollTop + offset;
}




var gaJsHost = (("https:" == document.location.protocol) ? "https://ssl." : "http://www.");
document.write(unescape("%3Cscript src='" + gaJsHost + "google-analytics.com/ga.js' type='text/javascript'%3E%3C/script%3E"));





var pageTracker = _gat._getTracker("UA-6110857-1");
pageTracker._trackPageview("vmp-Other");



var terraFooter = document.getElementById("barra_inferior_terra");
if (terraFooter) {
terraFooter.style.position="absolute";
terraFooter.style.top = document.body.scrollHeight - 30;
terraFooter.style.width = "98%";
}



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia   Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 EmptySun May 31, 2009 7:40 pm

Agim te pershendes, sjelle edhe betimin e BKDSH.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia   Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 EmptySun May 31, 2009 7:47 pm

B E T I M I



Betohem ne Librin e shenjte, (myslimanet ne Kuran, kurse te krishteret ne Biblen e shenjte- verejtja e autorit), ne gjakun shqiptar, ne Flamurin Kuq e zi, se do te qendroj dhe do te behem besnik ne 0rganizaten tone kombetare per elirimin e atdheut. Jeten do ta sakrifikoj nese bie ne duar te armikut. Per pjesemarresit e 0rganizates nuk do te deklaroj asgje! Do te mbeshtetem ne te gjitha ligjet, qe i mbeshtet 0rganizata. Me emim te jetes do ta kryej edo detyre qe ma parashtron 0rganizata dhe do ruaj edo sekret qe me besohet! BETOHEM me BESA-BESeN SHQIPTARE. BETOHEM!!!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia   Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 EmptyFri Jun 05, 2009 8:03 pm

keshtu e kane burrat deri ne funde te jetes fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia   Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 EmptyFri Jun 05, 2009 10:55 pm

Emil Kastroti eshte krenaria e Shales se Baigores.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia   Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 EmptySat Jun 06, 2009 1:12 am

VENDLINDJA E ATDHETARI EMIN FAZLISE SOT U BE ME RRUGE TE ASFALTUARE JA Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Picture_053DISA FOTOKush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Te_stanetKush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Te_stanet_kah_MyrtajtKush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Te_k_Myrtaj_kroi_lestericesKush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 MyrtajtKush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Nen_are_te_Hamit_ShalesKush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 LoguKush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Logu_kah_MyrtajtKush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Logu1Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Ner_StaneKush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Ner_Stane1Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Mbi_Lagjen_JasharajKush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Tek_HasaniKush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Ne_AksionKush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Mbikqyrsi_i_rrugesKush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 IMG_0137Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 IMG_0159Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 IMG_0172Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Picture_058
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia   Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 EmptySat Jun 06, 2009 1:15 am

Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Ne_Aksion
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia   Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 EmptySat Jun 06, 2009 1:17 am

Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Mbi_Lagjen_Jasharaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia   Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 EmptySat Jun 06, 2009 1:17 am

Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Ner_Stane1
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia   Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 EmptySat Jun 06, 2009 1:29 am

NE KETO BJESHKE TE SHALESE SE BAJGORESE EMIN FAZLIJA U LINDE DHE NGA KETO BJESHKE SY SHQIPONJE SHIKIMIN NGA SHQIPERIA TE KAME NENE ME KE DJALE KETYRE RRUGEVE TE PERBALTURA NEPER BORE E NE SHI EMIN FAZLIJA U BETUA SE ZDO TE RRIJE I HESHTUR KUR PER TROJET E MIJA QE PADREJTESISHT NA I KANE NDA DHE MORI RRUGEN E MERGIMIT KU PER 50 VITE KUR SPUSHOJE PER SHQIPEIN ETNIKE 50 VITE SERBISE I JA SHKULI THEMELET KY BURR I PA SHOQE KU DHE SOT NUK ESHTE I HESHTUR PER SHQIPERIN ETNIKE SOT BACE EMIN FAZLIJA FSHATIT TENDE JU KTHYE JETA PERSERI ME SY SHQIPONJE KAHE NENA SHQIPERI ZDO NDALEMI ME KETE RRUGE DO E VAZHDOJMI DO E LIDHIM ME TIRANEN DO E BEJMI BASHKE SE BASHKE KEMI LINDUR E BASHKE DO VDESIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia   Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 EmptySat Jun 06, 2009 1:31 am

RROFT SHQIPERIA ETNIKE DHE TE GJITHE SHQIPTARET KUDO QE JANE
UNE JAME MIRE KUR ESHTE MIRE SHQYPNIA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia   Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Kush eshte krenar qe eshte shiptare
» Kush eshte me yll
» KUSH ESHTE FADIL DEMAKU?
» Kush eshte ky Millosh Kopiliqi?
» Kush është Hasan Prishtina-Polaci

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: