Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Esse nga Jorgo S. TELO

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Esse  nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Esse nga Jorgo S. TELO   Esse  nga Jorgo S. TELO EmptyTue Jan 13, 2009 12:27 pm

fla
Esse nga Jorgo S. TELO

(Meditim rreth valleve tradicionale zagorite)


D


Duke përndjerë zbehjen graduale, që mbart dhe rrezikun e shuarjes së valles zagorite si vlerë tradicionale, marr shkas të shtjelloj shkurtimisht diçka të qëmtuar, apo edhe të përjetuar për këtë dukuri të këndshme të folkut zagorit, që më së tepërmi ka lidhje të drejpërdrejtë me isopolifoninë e trevave jugore (toske e labe).

Dihet nga gjithkush që në krahinën tonë nuk arriti të masivizohej të kënduarit apo të vallëzuarit e shoqëruar me saze. Instrumentet popullore arrinin gjer në kufijtë e improvizimeve imitativë të disa prej veglave përbërëse të orkestrinave popullore.Nga ç’kemi dëgjuar, mund të ketë sjellur dikur një lliarjot ndonjë gajde rastësisht e mbeti si gojdhënë shprehja “Si gajde e Mitro Vavos” duke ì dhënë edhe ngjyrime emocionale, sipas rastit…Mbaj mend që në dasmën e Thanas Kllapit në Zhej nxirrte tinguj joshës një instrument si fizarmonikë, por me kacekun që hapej e mbyllej lart e poshtë dhe jo përanash siç e pashë një vit më pas në shkollën shtatëvjeçare të Sheperit në krahët mësuesit pasionant Evien Peri. Mund të ketë qenë viti shkollor 1956-57.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Esse  nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Jorgo S. TELO   Esse  nga Jorgo S. TELO EmptyTue Jan 13, 2009 12:28 pm

Tepër vonë hynë më bujshëm veglat muzikore, por jo me fuqinë të shoqëronin të kënduarit me gojë as vallet e kënduara; por vetëm si nxitëse për vallet popullore të mbartura nga krahinat e tjera në ziafete të ndryshme e mbrëmje vallëzimi të rinisë. Të gjitha vegla të importuara ishin….

Nga fëmijëria kujtoj që boshatia e madhe shpirtërore që krijonte koha kur po rriteshim brenda një krahine disi të izoluar nga qytetërimi, nxitte fëmijët të sajonin lloj – lloj lodrash, që nga ato që trashëgoheshin e gjer në sajesat e çastit sipas rrethanave e mundësive. Ishin me dhjetra lodrat popullore, që ushqenin jetën shpirtërore të të gjitha moshave; që nga ato përreth vatrës gjer tek lojnat lëvizore në vende të hapura. Mes tyre kish dhe të atilla që merrnin trajtesën e valles së mirëfilltë. Kësisoj përmend vallen “Aman pata – pata!” - valle humoristike me gota:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Esse  nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Jorgo S. TELO   Esse  nga Jorgo S. TELO EmptyTue Jan 13, 2009 12:28 pm

“Aman, pata – pata!

Aman, shyqyr – shyqyr!

Ti ku e ke tënden – o?

Ja ku e kam timen-o!

Merre në dorë,

mbushe plot

vure në kokë!...”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Esse  nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Jorgo S. TELO   Esse  nga Jorgo S. TELO EmptyTue Jan 13, 2009 12:29 pm

Si valle – lodër kish arritur gjer tek ne edhe vallja ballkanase “Si e shtypin piperë”. Ndikonin jo pak dhe prurjet e kurbetllinjve të shumtë, shpërndarë prej vitesh nëpër botë…

Ishte periudha kohore 1978 – 1988, kur mbuloja zhvillimin kulturor e sidomos atë folklorik në Zagori. Atëherë gjetëm mjaft këngë homofonike e polifonike disazërëshe e disa lloj vallesh….

Kjo valle (Aman pata – pata!) interpretohej në kulmet e gostive e ceremonialeve të gëzueshme nga individë të spikatur e të aftë si improvizues humoristë, por edhe të shkathët në nuancat koreografike e zhdërvjelltësinë e lëvizjeve të gjymtyrëve, shoqëruar me mimikë të kuptimshme e pantomimikë komunikative brenda grupit improvizues. Nga kjo valle-lojë e hershme e ruajtur në fshatin Lliar si një relikë e harruar, aritëm në përtëritjen e disa lëvizjeve domethënëse. U arrit të rizgjoheshin disa pjesë përbërëse të kësaj valleje nga të paharruarit Kiço Llane, Mitro Hila,Lono Miho, Leko Koçi e nga të tjerë që vijojnë të jetojnë me imazhin e atyre provave pragfestival…si Aristotel Stefani. Kiço Muçi, Lliko Hila, Jorgo Meçi, Fone Taçe e të tjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Esse  nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Jorgo S. TELO   Esse  nga Jorgo S. TELO EmptyTue Jan 13, 2009 12:29 pm

Mirëpo, meqë nuk e krijuam bindjen e duhur për arritjen cilësore të kësaj valleje, u kalua në një tjetër valle, (edhe kjo e qëmtuar po në fshatin Lliar.)

Ishte pikërisht vallja e kënduar humoristike “Rashë e theva shtëmbën”, interpretuar me lezet nga grupi ì burrave e të rinjve të fshatrave Lliar – Zhej e të tjerë zagoritë ku dominonin korifeu ì valles Aristotel Stefani, pasuar nga Kiço Llane, Lono Miho, Thoma Stani, Sotir Mekshi, Kostandin Sterjo, Fatmir Pali, Thoma Ndreko e Dhame Xhamballo, një tetshe kjo që mbushi dhe ì dha një dritëzim të veçantë Kalasë së Gjirokastrës si dhe skenave të tjera ku u interpretua brenda sensit të saj humoristik dhe lirik.

Nuk mund të harroj kurrsesi që në Zhej dhe Liar, veç dhjetra këngëve të hershme isopolifonike, që na ì bëri të njohura ì papërsërirshmi bartës folklori, Xhako Kapetani (Kështu e thërrisnin më së shumtin të moshuarin e atyre viteve, Thanas Kapetanin) gjenden edhe këngë e valle të tjera.valle të tjera. Kujtoj mirë që Xhakoja na e interpretonte këngën “Na ftoi mbreti në dasmë…/ në bodrumet e kalasë…/”. Ishte e habitshme që ai e deklamonte këngën sipas ritmit të lëvizjes së zdrukthit mbi dërrasë. Mjaft domethënëse kjo për çfarëdo zejtar vendas apo kalimtar…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Esse  nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Jorgo S. TELO   Esse  nga Jorgo S. TELO EmptyTue Jan 13, 2009 12:29 pm

Një nga vallet e kënduara që mundëm ta çonim gjer në festival të rrethit, por meqë ishte disi masive për nga numri ì interpretëve, nuk shkoi më lart që të njihej nga publiku ì gjërë ishte “Vallja e zogave”, ku merrnin pjesë gra e vajza. Tradicionalisht kërcehej nga femrat të shtunën ose të dielën e dasmës. Kjo valle e kënduar nisej kështu nga interpretja kryesore:

- Unë kam zogëza shumë,

o bilbil-o!

- Ì ke ti, por t’ì marr unë,

o zogëzo!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Esse  nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Jorgo S. TELO   Esse  nga Jorgo S. TELO EmptyTue Jan 13, 2009 12:30 pm

õSi bartëse virtuale e kryesore të kësaj valleje argëtuese ishin të ndjerat Ollka Kllapi dhe Polikseni ose Pako e Kllapaj, siç e thërrisnin më dendur. Ato edhe pse të moshuara paksa në krahasim me shumicën e valltareve të reja, nuk përtonin t’ua mësonin atyre “vallen sustë” dhe “vallen me dy gjurmë” si dhe vallen e zhdërvjellët “Hap e mbyll”, të cilën e interpretoi mjeshtërisht Kostandina Shabani nga Lliari dhe dhe Eli Meçi nga Doshnica në skenën e Kalasë, sipas ritmit që ì jepej valles prej këngës së interpretuar nga Hoshteviatja Kostandina Prifti(Dushi)

Duhet thënë se kjo valle nisi me variantin e zakonshëm “çalthi” të shtruar me vargjet:

“O lule, moj lule, o lule, rritur në male,

Dil, folu, moj lule, folu shoqeve me radhë…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Esse  nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Jorgo S. TELO   Esse  nga Jorgo S. TELO EmptyTue Jan 13, 2009 12:31 pm

Kjo valle u rinovua mbi bazën tradicionale: “O moj fletë , ti moj flet’, o moj flet’ e hudhërësë”; me interprete vezulluese Katerina Gjikën e pasueset e tjera të saj.

Si u realizua një rreth ì plotë me këtë lloj kërcimi u kalua në të dytin variant: në vallen “Hap e mbyll”:

Po vinë shoqet, po vinë,

hape vallen, moj lule,

mbylle vallen moj lule,

bukur më kërcyeke!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Esse  nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Jorgo S. TELO   Esse  nga Jorgo S. TELO EmptyTue Jan 13, 2009 12:31 pm

Si bartëse, improvizuese dhe deklamuese cilësore e këngëve vendçe dhe valleve sustë ishte Afrodhiti Telo.

Kombinimi ì evoluar ì “fletës së hudhrës” me motive të reja krijoi si në mënyrë të beftë situata të tjera hareje në sheshin e Kalasë së Festivalit, ku dalloheshin dy interpretet që porsa theksuam si dhe të tjera të reja nga shkolla e mesme e nga fshatrat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Esse  nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Jorgo S. TELO   Esse  nga Jorgo S. TELO EmptyTue Jan 13, 2009 12:32 pm

Vazhdonte “vallja e zogave” kënduar sipas të kërcyerit tradicional “çalthi” me lodra fjalësh e vargje “hidh e prit”, duke u shkëputur vajzat një nga një prej valles. Kur mburrej nëna e djalit me fjalët: “Të mora zogën më të mirë”, interpretja e kreit të valles që simbolizonte nënën e vajzës kalonte në humor gati grotesk me domethënien: “Ti s’more të mirën/ as zogë gjeraqinën,/ po më more breçkën,/ atë turifeçkën/…”

Për një tjetër valle me motivet e çalthit, por tepër e shpejtë në ritëm, në kujtesë më ka mbetur një grua zhejote me moshë mesatare atëherë e pikërisht Vitori Londi. Atë e pikasa në një dasmë dhe nuk vonoi ta merrja t’ua mësonte të rejave, gjersa u përgatit vallja e gëzuar dhe e hareshme mbi refrenin tradicional “Jasem tarnana, jasem tarnane!” (Pak a shumë kjo valle (1983) ishte një imitim ì zagoritizuar ì valles me saze “M’u te borshi më të dalë, lule, Zaho, lule djalë!”, por pa orkestër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Esse  nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Jorgo S. TELO   Esse  nga Jorgo S. TELO EmptyTue Jan 13, 2009 12:32 pm

Në sy më qëndroi drita,

jasem tarnana, jasem tarnane!

dhe në buzë ca bilbila

jasem tarnana, jasem tarnane!

Më thonë: “Hiqe vallen shpejtë!”

jasem tarnana, jasem tarnane!

Porsi flutur krahëlehtë,

jasem tarnana, jasem tarnane!

Hidhe vallen , o moj flutur!

jasem tarnana, jasem tarnane!

Si dhe vallja je e bukur,

jasem tarnana, jasem tarnane!”



(Të larmishme kanë qenë pothuajse edhe të gjitha vallet zagorite të burrave, të grave dhe ato të përzierat që realizoheshin kryesisht kur ngrihej nusja në valle, të dielën në mbrëmje pas darkës. Porse mbahet mend si vallja më masive vallja e emërtuar “Hodhi shenja vallen-o!”Bëhet fjalë për një nga vallet më të spikatura, më kuptimplote, përmes së cilës përcillen mesazhe të bukura njerëzore sidomos ato të dashurisë e harmonisë brenda familjes, farefisit e komunitetit lagje, fshat e më tej, gjer te shoqëria e miqësia… Fjalët e “valles dyshe” tradicionale, kur në krye të valles del nusja e pasuar nga të tjerë dasmorë (meshkuj – femra të çdo moshe) janë ato që ì deklamon njëra nga të afërmet e dhëndrit, e cila me një dozë pompoziteti të përligjur grish ata-ato që, për pozicionin që kanë ì “detyron” të ngrihen në valle, të dytët pas nuses. Valltarja grishëse, që ka mbajtur peshën e fragmentit më kryesor të ceremonialit të dasmës këndon, duke e drejtuar vështrimin e shaminë që mban në dorën e zgjatur përpara:

Hodhi shenja vallen-o

përmbi babo Nunin-o etj etj…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Esse  nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Jorgo S. TELO   Esse  nga Jorgo S. TELO EmptyTue Jan 13, 2009 12:33 pm

Grishen me të kënduar shumë persona, qoftë me emrin që kanë ose me ofiqet: babo, nëne, mama, dajo, xhaxha, kunat, kunatë, hallë, krushk(ë) etj. Pasi ka zënë ì ftuari nusen përdore, grishësja vijon me fjalët:

“Ç’na ka lezet valleja,

/kur kërcen sorkadheja/

me babanë kra për kra!...”



E kështu me radhë për gjithë të tjerët.

Ndërsa kur grishet dhëndri në valle, një nga kryesorët ia shkrep me humor:

Ç’u zu Qeleshi në valle, hop qeleshi!

Vetullat si katraveshi, hop qeleshi!

Me mustaqe gjer te veshi, hop qeleshi!

Kjo valle goxha argëtuese e spektakolare kërcehet me llojin “çalthi” ose “me dy gjurmë”nga femrat e fshatrave Zhej, Lliar, Doshnicë, qoftë edhe në Hoshtevë e Vithuq e me dyshen e zakonshme të thjeshtë në fshatrat e “Zagorisë së Sipërme”. Kurse burrat, jashtë valleve humoristike kanë kërcyer zakonisht vallen e thjeshtë “Dy hapa para, një mbrapa” (Kjo është vallja e thjeshtë “vendçe”më e përhapura në trevat isopolifonike jugore).

E theksoj që vallet e inetrpretuara nga gratë e vajzat zagorite nëpër vite kanë demonstruar këndshëm në gjithë vendin vlera të rralla folklorike të papërsëritshme në asnjë trevë tjetër shqiptare apo ballkanike. Vallen tjetër humoristike “O moj dhelpëra ajdhore, tuj – tujdhelpëra!” që thuhej se e kish më për qejf Kristo Gjika nga Koncka, nuk arritëm ta rroknim të plotë. Ndoshta mbetet për të “gërmuar”…kjo e sa të tjera që quhen të humbura…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Esse  nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Jorgo S. TELO   Esse  nga Jorgo S. TELO EmptyTue Jan 13, 2009 12:33 pm

Të kuptohemi, kryevallja që përfaqëson denjësisht shumë vlera të botës shpirtërore e fizike të zagorites është “Vallja çalthi”, të cilën në FFK – 1978 e paraqitëm të titulluar natyrshëm “Vallja jonë valë – valë” e më pas me të tjera emërtime,sipas përmbajtjes, përherë sipas kërcimit tradicional. Për “vallen çalithi” e vlerat e saj që dilnin më në pah me kostumin tradicional, ishte ì interesuar në mënyrë të veçantë koreografi ì shquar shqiptar, Artisti ì Popullit Panojot Kanaçi në fillim të viteve ’80.Interesimi ì tij për ta vënë këtë lloj valleje me trupën e valltareve virtuoze të Ansamblit Shtetëror të Këngëve e Valleve, ishte ì dukshëm. Me sytë e mi pashë se sa shumë iu desh artistit të madh t’ua mësonte valltareve profesioniste “Sustën” zagorite. Pashë se sa vështirë e kishin ato të imitonin sadopak valltaret që ishin puro zagorite e pikërisht nxënëset e përzgjedhura të shkollës së mesme: Frederika Kristo nga Doshnica e Kostandine Fociro nga Ndërani, të cilat, si dhe Katerina Gjika ishin gati profesioniste në shprehitë e shkathtësinë e lëvizjeve të harmonishme. Vetëm Artistja e Merituar,Kryevalltarja Liliana Cingu arriti të kapte rreth tetëdhetë përqind të valles sonë. Të tjerat pothuaj “u dorëzuan” përballë vështirësisë në koordinimin e lëvizjeve në unison me suspacionin karakteristik. Me ç’pashë më vonë në ekran, grupi ì valleve të Ansamblit Shtetëror dha diçka, por jo me përsosmërinë që e interpretonin vajzat zagorite, të cilat e kishin në gen vallen dhe e përtypnin më bindshëm e më saktë prej nënave e gjysheve të tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Esse  nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Jorgo S. TELO   Esse  nga Jorgo S. TELO EmptyTue Jan 13, 2009 12:34 pm

Shpreh hapur keqardhjen se ashtu si shumë avaze këngësh të traditës sonë të hershme edhe vallet më të zëshme tradicionale mjerisht po veniten gjer në caqet e shuarjes edhe nga praktika e të kërcyerit nëpër dasma, sepse shumë zakone po ì “mbyt” bashkëkohësia, duke zvetënuar majat e së shkuarës tradicionale; që nga procedura spektakël e dollisë e gjer te aksesorët që përmbushnin gati gjithë javën e dasmës, aq të larmishëme e të pasur me veprime… të gjitha të shoqëruara me këngët e vallet përkitëse…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Esse  nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Jorgo S. TELO   Esse  nga Jorgo S. TELO EmptyTue Jan 13, 2009 12:34 pm

Nuk di, nëse do marrë ndokush iniciativën për organizim sado të vogël në krahinë apo në qytetet ku ka zagoritë me shumicë; që të “Rilindin” të paktën disa nga bukuritë domethënëse të folkut zagorit. Shpresën nuk e humbas, se e kam besimin që ata inerpretë dhe ato interprete që në vitet ’70 – ’80 kanë qenë nën 18 vjeç, do të gudulisen në shpirt e në kujtesë, për të rinxitur e rinisur diçka të shumëpritur, duke lehtësuar paksa etjen për këto trashëgimi shpirtërore shumëvlerëshe… Së paku këto vlera në forma të ndryshme t’u përcillen brezave të pritmë, sa të jetë e mundur…





Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Esse  nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Jorgo S. TELO   Esse  nga Jorgo S. TELO EmptyTue Jan 13, 2009 12:40 pm

Jo vetëm si krijues, por edhe si mësimdhënës i gjuhës shqipe, kam qenë e vazhdoj të jem për një drejtshkrim e drejtshqiptimim sa më të hijshëm e korrekt të gjuhës sonë te mrekullueshme, që eshte treguar e zonja të mos asimilohet nga gjuhët e tjera, por si pasardhëse e denjë e pellasgjishtes dhe ilirishtes, apo si vazhduese e saktë e arritjeve të vështira drejt njësimit të saj, nuk do të pranonte as "ALFABET" (Që e ka një origjinë që s'na përket), madje as "A B(e)C(e) ose A B(i)C(i) etj.
Besoj se gjithkujt i përcillet në kujtesë fëmijëria e vet, klasa e parë, kur deklamonim para mesuesit te 36 tingujt e shqipes, (te zeshem apo te pazeshem). Pra, ne shqiptonim: A, B(ë)C(ë)D(ë) eme radhe gjer te ZH(ë).
Ateherë, pse te mos e shkruajme siç e shqiptojmë: A B(ë) C)ë ose shkurt ABC?!
Shumë mire mund t’i drejtohemi tjetrit ose nxënësit: “E ke mësuar permendësh ABC – në, qe shqiptohet: “E ke mesuar përmendësh AB(ë)C(ë)-në ?

Me nderime, Jorgo S. TELO (Gjirokastër – Shqipëri)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Esse  nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Jorgo S. TELO   Esse  nga Jorgo S. TELO EmptyTue Jan 13, 2009 12:43 pm

MEDITIME ME RASTIN E NE 60-VJETORIT TE LINDJES SË ILIA LASKËS


Të nderuar pjesëmarrës,

Mospraninë time fizike mes jush po përpiqem ta zbut sadopak me disa mendime të thjeshta që më lindën duke shfletuar librin e Ilia Laskës: “Njeriu mal, apo mali njeri – Çajupi”, i cili më ra në dorë më 16 të vijuesit. Më rroku përnjëherë ngazëllimi dhe u kaplova nga meditacionet e pareshtura…

Të qëmtosh e mandej të sistemosh vlera nuk përbën një veprim rutinë e të rëndomtë, mbasi kërkohet përkushtim, duhen dije, përvojë pune, vullnet e mbi të gjitha kërkohet një trysni e brendshme që i ka rrënjët tek malli e dashuria për objektin frymëzues…

Këto veti i gjejmë në rrëzëllim të plotë tek pasionanti dhe i papërtuari Ilia Laska, të cilit përfitoj nga rasti t’i uroj për 60 – vjetorin e lindjes jo vetëm stabilitet të gjendjes shëndetësore por edhe rinovim siç ka të rinovuar shpirtin e tij të pasur e të pastër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Esse  nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Jorgo S. TELO   Esse  nga Jorgo S. TELO EmptyTue Jan 13, 2009 12:44 pm

Teksa po i jep në dorë lexuesit zagorit e më gjerë librin e tij të tretë, Ilia ynë i jep të kuptojë cilitdo shumë e më shumë se sa synimet e një studiuesi të thjeshtë, duke arritur kësisoj në caqet e një studiuesi të mirëfilltë. Pse e theksoj këtë? Së pari, Ilia rreket tepër, t’u dhënë të tjerëve vlerat më të qenësishme (duke u nisur nga personalitetet, vendet, ndodhitë apo dukuritë shpirtërore që përfshin) Së dyti – Ilia di të përzgjedhë esencën përmidis shumë materialesh të qëmtuara. Së treti – Autori Ilia Laska, duke sfiduar gjendjen e vet jo optimale shëndetësore, qëllimisht apo spontanisht lëshon mesazhe luajaliteti e mesazhe të tjera kuptimplotë për gjithkënd që ka aftësi e mundësi të bëjë diçka të dobishme për shoqërinë e sidomos për vendlindjen tonë, Zagorinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Esse  nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Jorgo S. TELO   Esse  nga Jorgo S. TELO EmptyTue Jan 13, 2009 12:44 pm

Duke e marrë me mend se rasti i sotëm ka frymëmarrjen e një mjedisi të ngrohtë, miqësor e gati të familjarizuar, mund të kapërcejmë dhe në kujtime më intime.

Me Ilian jam bashkëmoshatar. Njohur e bashkuar në lojna fëminore, kur vinte në Konckë si mysafir tok me Vironin tek Nenua (Sofi Telo). Qysh atëkohë përvijoheshin tek temperamenti i Ilias ngjyresat e tipit të qetë flegmatiko – melankolik e doza jo të pakta humori e djaloshi alegro, ndërvarur nga mjedisi përreth e nga gjendja shpirtërore e çastit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Esse  nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Jorgo S. TELO   Esse  nga Jorgo S. TELO EmptyTue Jan 13, 2009 12:44 pm

Më pas jemi takuar jo rrallë në Memaliaj më të rritur e më miqësorë e të mirëkuptimtë me njëri – tjetrin.

Në kushte të tjera jemi takuar në prag të moshës së tretë. Të dy – tejet të troshitur nga shëndeti fizik i organizmit por mjaft të ndjeshëm e shumëdimensionalë nga shpirti, ku ndonëse shihnim e shohim tek shoqi - shoqi njëfarë shpërfytyrimi të jashtëm, dallojmë qartë optimizmin dhe këmbënguljen për të kompensuar gjallërinë e hershme me krijim vlerash të dobishme e jetëgjata.

Përjetime përafërsisht të ngjashme na grabitën goxha energji fizike, por, me sa duket na dhanë me bollëk energji ndjenjësore në sensin më pozitiv të fjalës.

Këto energji po i shohim të konvertuara në të tre librat e Ilias e në projektet e tij që nuk reshtin kurrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Esse  nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Jorgo S. TELO   Esse  nga Jorgo S. TELO EmptyTue Jan 13, 2009 12:45 pm

Le t’i themi së toku “faleminderit” Ilias e ta përgëzojmë përzemërsisht për çfarë u ka dhënë e u jep bashkëkrahinasve vit pas viti…

Të kesh kësi librash në bibliotekë është një pasuri e nder i veçantë, mbasi ke ku referohesh sa herë e ndien të domosdoshme, ke ç’t’u shtosh dijeve. Me këto e gjithë kolanën e veprave të autorëve zagoritë nuk do kenë kurrë zvetënim resurset e gjithanshme të krahinës sonë të dashur.

Duke shfletuar librin e ri të Ilias, Andon Çakoja i madh na afrohet edhe më , na plotësohet edhe më tepër imazhi i figurës e veprës së Tij.

Siç e kam theksuar edhe në një kumtesë të mëparshme për këtë poet të shquar, që ka pirë në ujërat e gjoksit të Dhëmbelit e është ushqyer me aromën e luleve të shpateve të tij, do të theksoja sërish se Çajupi apo “njeriu – mal, siç e epiteton Ilia, si një “dashnor” i vetëcilësuar, dashuroi së pari vendlindjen e sidomos një nga perlat e kësaj vendlindjeje – kryepllajën e Çajupit. Poeti i madh na shfaqet ndërkohësisht dhe një “grabitës” i kualifikuar i thesareve më të spikatura të folkut zagorit, të natyrës zagorite, derisa arriti të grabiste edhe

emrin e Kryepllajës…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Esse  nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Jorgo S. TELO   Esse  nga Jorgo S. TELO EmptyTue Jan 13, 2009 12:45 pm

Me sa shihet qysh në fëmijëri e sidomos në rininë e vet poeti i shquar ka patur mjaft hobi në vetvete. Qysh atëherë ka dashur të bëhej pijetari më i mirë i gurrës poetike të popullit. Qysh atëherë synonte që të ishte dhe vetë si një pllajë e stërbukur, me ndryshimin se në kraharor e shpirt do t’i bulonin lule shumëngjyrëshe poetike, ku nuk do mungonin dhe aroma të tjera, të cilat do ishin të padëshirueshme për ata që ai do fshikullonte, për bartësit e veseve, për shushunjat e brendshme, për armiqtë e Kombit e të tjerë.

Pa u zgjatur për idhullin tonë vezulltar, Andon Çakon, bashkohem me të gjithë ju, të nderuar pjesëmarrës në veprimtarinë e bukur në kuadrin e 60 – vjetorit të Ilia Laskës e të prezantimit të librit të tij të ri, duke përsëritur dhe njëherë urimet më të mira për mbarëvajtjen e shëndetit të mikut tone të dashur. I shtoftë Zoti “inatin” t’u lërë brezave sa më tepër krijesa të tjera shpirtërore…

Kalofshi mirë e bukur e veprimtari të mbarë!
Me respekt e dashuri
J. Telo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Esse  nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO   Esse  nga Jorgo S. TELO EmptyMon Mar 23, 2009 12:43 pm

Jorgo S. TELO Eduard M. DILO


fla DILOIADA
Ose
LOTËT E PATERUR TË DHIMBJEVE…

(Poemë – baladë)
(Homazh për martiren zagorite KALIOPI DILO)




Redaktor: Evjen PERI (Studiues, Mësues i Merituar)

Recensente: Tonine Hido (Publiciste, Mësuese e Merituar)

Korrektor e kompjuterizim: Jorgo TELO

Kopertina: Ideoi J. Telo,Ukë Zenuni (Gjakovar me banim në SHBA)

Përpunim fotografish: Vasil Deçka (Athinë)

Art grafik: Nevi MIHO



Copyright: © Jorgo Telo & Eduard Dilo



ISBN:



Ndjenja e adhurimit për njerëzite mirë e mendimin e lirë e neveria për ligësinë e padrejtësinë na nxitën të shkruajmë këtë poemë-baladë të pajisur me shkrime të tjera mbi një vërtetësi sa rrënqethëse aq dhe të pamohueshme.

Autorët
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Esse  nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Jorgo S. TELO   Esse  nga Jorgo S. TELO EmptyMon Mar 23, 2009 12:47 pm







(Nga i madhi Ilia DILO SHEPERI te martirja Kaliopi Dilo e gjer te famozja Anxhela u përshfaq në teatrin e jetës së familjes së madhe të Dilajve sheperiotë një mozaik i tërë jetësor e dramatik ngjyrash ku gjithkush sheh qartë, se si rrinë të ngjizur përbërësit e këtij mozaiku: dituria dhe krijimtaria, idealizmi dhe atdhetarizmi, pasioni dhe përkushtimi, dinjiteti e krenaria,vuajtjet nga persekucioni dhe lengatat nga internimet e burgimet, shpirti i qëndresës dhe trishtimet, lotët e vetmisë dhe lotët e mallit, diskriminimi dhe dhuna, përjetimi i ofezave dhe i terrorizmit absurd, poshtërimet, provokimet, tmerri dhe vdekjet e njëpasnjëshme gjer te krimi makabër ndaj një jete të pafajshme, që shkaktoi lotët e paterur të lamtumirës, duke vazhduar me rendjen drejt dritave të ndezura të shpresës. Të GJITHA KËTO BRENDA NJË FAMILJEJE TË MADHE… Nderim e respekt për këtë fis qëndrestar, të përvuajtur e me nje të personalitet të përndritur në krye të tij!)

Jorgo Telo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Esse  nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Jorgo S. TELO   Esse  nga Jorgo S. TELO EmptyMon Mar 23, 2009 12:48 pm

Jorgo S. TELO shkruajti:
Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO


fla DILOIADA
Ose
LOTËT E PATERUR TË DHIMBJEVE…

(Poemë – baladë)
(Homazh për martiren zagorite KALIOPI DILO)




Redaktor: Evjen PERI (Studiues, Mësues i Merituar)

Recensente: Tonine Hido (Publiciste, Mësuese e Merituar)

Korrektor e kompjuterizim: Jorgo TELO

Kopertina: Ideoi J. Telo,Ukë Zenuni (Gjakovar me banim në SHBA)

Përpunim fotografish: Vasil Deçka (Athinë)

Art grafik: Nevi MIHO



Copyright: © Jorgo Telo & Eduard Dilo



ISBN:



Ndjenja e adhurimit për njerëzite mirë e mendimin e lirë e neveria për ligësinë e padrejtësinë na nxitën të shkruajmë këtë poemë-baladë të pajisur me shkrime të tjera mbi një vërtetësi sa rrënqethëse aq dhe të pamohueshme.

Autorët
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Esse  nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Esse nga Jorgo S. TELO   Esse  nga Jorgo S. TELO Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Esse nga Jorgo S. TELO
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO
» POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO
» KUR SHKON HAKA TEK I ZOTI (Nga Jorgo S. TELO)
» UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: