Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
feratkoca
Anëtar
Anëtar
feratkoca


Male
Numri i postimeve : 294
Age : 35
Vendi : Shqiperi/Mitrovicë
Registration date : 21/10/2008

Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje Empty
MesazhTitulli: Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje   Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje EmptySun Dec 21, 2008 4:53 pm

Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje shqiptare
[img(320,200):1018]http://lajme.dervina.com/foto/f753c0644cc9f4154e64747c49e3b152/Tetovo_Brodec2[1].jpg[/img:1018]


Në Maqedoni, njësitë policore të njohura ndryshe si Alfa, kanë kryer bastisje dhe arrestime në shumë familje shqiptare, duke terror psikologjik tek fëmijët, gratë dhe të moshuarit. Bastisjet e policisë, u kryen në Haraçinë, Çair të Shkupit dhe në fshatin Opajë të Kumanovës. Gjatë aksionit në fshatin Haraçinë janë arrestuar tre persona, në Çair tre persona si dhe në fshatin Opajë të Kumanovës katër persona të familjes Qerimi.

Ministria e Brendshme nuk ka dhënë detaje për kryerjen e këtyre bastisjeve, ndërkohë bëhet e ditur jozyrtarisht se nesër do të ketë informacione plotësuese lidhur me këtë aksion të gjerë policor. Bastisjet pasuan pas vrasjes së pjesëtarit të njësitit “Alfa” Afrim Arifi në afërsi të Fakultetit Matematiko- Natyror në Shkup.

Në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm është bastisur shtëpia e botuesit dhe drejtorit të së përditshmes shqiptare “Koha” në Shkup, Arben Ratkoceri.

"Në mëngjes rreth orës katër deri në 06;30 minuta njësitet speciale mbi 30 të armatosur dhe me maska u futën në shtëpinë time dhe familjes time ku bënë një kontroll të detajuar dhe në të cilën kontroll shkaktuan një tmerr dhe një terror të paparë ndaj dy fëmijëve të mi të mitur si dhe prindërve dhe kuptohet bashkëshortes. Arsyeja, me insistimin tim për të kërkuar dokumentin e gjykatësit hetues për bastisje, ata nuk ma jepnin duke u arsyetuar se nuk guxon ta shohësh emrin e gjykatësit hetues se mund të marësh ndonjë masë më të dhunshme në ditët e ardhme", deklaroi botuesi i gazetës, Arben Ratkoceri, cituat nga agjencia e lajmeve shqiptare në Maqedoni, Ina.

Ministria e Punëve të Brendshme disa orë pas akcionit deklaroi se bëhet fjalë për koincidencë, sepse kanë kërkuar një person që ka njëjtë dy adresa banimi sikurse botuesi i gazetës KOHA.

Forca speciale të policisë së Maqedonisë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm kanë kryer kontrolle edhe në mbi 20 familje shqiptarë në Çair të Shkupit, në Haraçinë dhe në Opajë të Kumanovës, me ç'rast janë arrestuar 18 persona. Sipas MPB-së aksioni është zhvilluar për të kapur të dyshuarit për vrasjen e policit të njësiti ALFA.
www.dervina.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.feratkoca.multiply.com
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje Empty
MesazhTitulli: Re: Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje   Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje EmptySun Dec 21, 2008 5:16 pm

BDSH:Stop terrorit shtetëror në Maqedoni 21/12/2008 14:20:03
Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje Exhibitor_listBetween


BDSH vlerëson se bastisja dhe dhuna e mbi 3000 familjeve shqiptarë vetëm për tre muajt e fundit janë dëshmi se autoritetet shtetërore të Maqedonisë nuk lënë mjet pa përdorur për të provokuar destabilizimin e vendit.

Në mbështetje të tezës se nëse Maqedonia nuk hyn në NATO ka rrezik që të destabilizohet vendi dhe rajoni, koalicioni qeveritar VMRO-BDI ka ndërmarrë një fushatë diplomatike në politikën e jashtme dhe një dhunë të paparë ndaj shqiptarëve në politikën e brendshme.

Bastisja dhe dhuna e mbi 3000 familjeve shqiptarë vetëm për tre muajt e fundit janë dëshmi se autoritetet shtetërore të Maqedonisë nuk lënë mjet pa përdorur për të provokuar destabilizimin e vendit.



Bastisja, dhuna dhe presionet ndaj botuesit dhe drejtorit të së përditshmes shqiptare “Koha” në Shkup, z. Arben Ratkoceri dhe të familjes së tij, hyjnë në funksion të terrorit shtetëror për të imponuar heshtjen mediatike ndaj shtetrrethimit të pashpallur të vendbanimeve shqiptare të komunave të Shkupit, Hasnabegut, Haraçinës, Kumanovës dhe Likovës.



Bastisjet dhe arrestimet në Haraçinë, Çair të Shkupit dhe Opajë të Kumanovës janë sinjal alarmi për të gjitha institucionet demokratike ndërkombëtare se Maqedonia po hyn në një konflikt të pashmangshëm me shqiptarët, pasojat e të cilit mund të rrezikojnë paqen dhe sigurinë në rajon.



Heshtja para këtij terrori shtetëror interpretohet si inkurajim për të vazhduar dhunën ndaj shqiptarëve.



Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga qeveria e Shkupit e sidomos nga partia shqiptare ne pushtet, që publikisht të prononcohen për shkaqet e bastisjeve dhe maltretimeve të cilët ndodhin muaj me radhë në territoret e banuara me shqiptarë.



Të gjithë ata që janë të interesuar për stabilitetin e kësaj pjese të Ballkanit duhet të ushtrojnë ndikimet e tyre dhe format e ndryshme të presioneve ndaj qeverisë së Shkupit para eskalimit të situatës politike dhe asaj të sigurisë. (INA)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje Empty
MesazhTitulli: Re: Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje   Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje EmptyMon Dec 22, 2008 4:30 pm

Shaqiri: Nëse vazhdojnë bastisjet ish-UÇK do të riorganizohet

22/12/2008 13:44:23


Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Xhezair Shaqiri-Hoxha deklaroi për agjencinë INA që faktori politik shqiptar në Qeveri të ngrejë zërin për të ndërprerë aksionet e policisë ose të përkrahë ato hapur.

“Kërkojmë nga subjekti politik shqiptar në Qeveri BDI dhe personalisht Ali Ahmeti që të distancohet ose ti përkrahë publikisht aksionet e tilla. Nëse vazhdojnë kështu ne do të urdhërojmë riorganizimin e UÇK-së për të mbrojtur popullin shqiptar”, theksoi për agjencinë INA, Xhezair Shaqiri.

Sipas tij, bastisjet dhe arrestimet e ish-ushtarëve të UÇK-së kanë indinjuar të gjithë ish-ushtarët dhe popullin shqiptar. “Prandaj reagojmë ashpër ndaj Qeverisë dhe tandemit Gruevski-Mijalkov, që të ndërpresin sulmet të tilla sepse kanë tejkaluar vijën e kuqe të durimit. Për herë të fundit kërkojmë nga faktori ndërkombëtarë që të ndërhyjë me të vetmin qëllim ruajtjen e paqes”, thekson ish-deputeti i Partisë Demokratike Kombëtare, i cili vazhdon të qëndrojë në Tanushë, për shkak të fletëarrestit të autoriteteve maqedonase për një vepër të kryer penale pas konfliktit të vitit 2001, për të cilën ai deklarohet se është i pafajshëm.(INA)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje Empty
MesazhTitulli: Re: Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje   Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje EmptyMon Dec 22, 2008 5:04 pm

keto qe po ndodhin ne Maçedoni
jan provokime
dhe per ti futur friken poipullit Shqipetare
sikur tek ne ne Kosove qe veprojshin qetniket me disa hafij shqipetare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje Empty
MesazhTitulli: Re: Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje   Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje EmptyWed Dec 24, 2008 1:07 am

Shaqiri kërcënohet me rikthimin e UÇK-së

Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje Thumbnail.php?file=ahmeti_hoxha_158482754

Nëse nuk ndërpriten bastisjet dhe arrestimet do ta riortganizojë UÇK-në për ta mbrojtur populllin thotë ish komandanti Xhezair Shaqiri.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Xhezair Shaqiri-Hoxha ka deklaruar sot për ALSAT se nëse faktori politik shqiptar në Qeveri Bashkimi Demokratik për Integrim nuk e ngre zërin për të ndërprerë aksionet e policisë, do të urdhërojë riorganizimin e UÇK-së për të mbrojtur popullin shqiptar, I cili gjatë periudhës së fundit është bërë cak I bastisjeve dhe arrestimeve të njëpasnjëshme.

"Përgjegjësia më e madhe bjen tek subjekti politik shqiptarë, te njena apo tjetra apo sot tek BDI-ja sot që është në Qeveri, më së paku duhet të bëje atë, ose le ti përkrah këto aksione të sllavo-maqedonëve ndaj shqiptarëve ose le të distancohet le të thoje mirë, ne nuk jemi të pzetur për këtë aksion edhe distancohemi nga kjo dhe nuk mund të lejohen këto gjëra. Nga partneri I koalicioni shqiptarë heshtin shuajnë dhe ruajn kolltuqet. Nuk e dij se cka presin kur për një natë 200 e disa familje në Shkup e Kumanovë, malltretohen fizikisht, gra, fëmijë dhe pleq", thotë ish komandati I UCK-së, Xhezair Shaqiri-Hoxha.
Sipas Xhezair Shqirit, bastisjet dhe arrestimet e ish-ushtarëve të UÇK-së kanë indinjuar të gjithë ish-ushtarët dhe mbarë popullin shqiptar. Prandaj ne kemi reaguar ashpër ndaj Qeverisë dhe dyshes Nikolla Gruevski dhe Sashi Mijallkov-drejtorit të drejtorisë për zbulim dhe kundër zbulim. Kërkojmë që të ndërpresin sulmet e këtillala, meqë kanë tejkaluar vijën e kuqe të durimit të popullit shqiptarë.
"Ka disa intelektual disa parti që ngrisin një gjysmë zëri në këtë drejtim,komiteti ndërkombëtar besoj se e bënë atë të veten për tu jë thënë Gruevskit dhe Sasho Mijalkovit drejtorit të DBK-së mos se nuk bënë kështu. Ne kemi metodat e mbrojtjes tona dhe padyshim dhe pa hezitim mund të them lirisht se kemi aq kapacitet q ëish UCK-ja të riorganizohet dhe të vetëmbrohet dhe këtu nuk na jetë faji ne, fajin do ta ketë VMRO-DPMNE-ja, Nikolla Gruevski, Jankullovska dhe Sasho Mijallkovi drejtor I DBK-së", shton Shaqiri.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Xhezair Shaqiri-Hoxha tre vite me radhë po qëndron në Tanushë për shkak të një fletëarresti të gjykatës për vepër të kryer penale pas konfliktit të vitit 2001, për të cilën ai deklarohet se është i pafajshëm.
Valmir Kuçi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
foxteam
Fillestar/e
Fillestar/e
foxteam


Male
Numri i postimeve : 43
Age : 52
Vendi : TROJET SHQIPTARE
Profesioni/Hobi : USHTARAK
Registration date : 22/12/2008

Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje Empty
MesazhTitulli: Re: Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje   Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje EmptyWed Dec 24, 2008 7:30 am

me mendimin tim nuk eshte provokimi i maqedonase ,,eshte,,por edhe eshte provokimi nderkombetare qe te hyjn konflikt prap shqiptaret ne maqedoni dhe ta fortesojn shpalljen e terrorizmit shqipetareve.. siq e kane shpallur ne vitin 2001.vetem me mbet ende ne maqedoni dhe ne kosove se kajmaku i ballkanit eshte ketu,neper vendet shqiptare...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje Empty
MesazhTitulli: Re: Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje   Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lufta me 2001 ne Maqedoni?
» Prap Bastisje në shtëpinë e ish-ushtarit të UÇK-së !!!
» Bastisje E paramilitareve sllavo-maqedonas ne ILIRIDE
» Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves
» Zgjedhjet ne Maqedoni

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: