Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Prap Bastisje në shtëpinë e ish-ushtarit të UÇK-së !!!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Prap Bastisje në shtëpinë e ish-ushtarit të UÇK-së !!! Empty
MesazhTitulli: Prap Bastisje në shtëpinë e ish-ushtarit të UÇK-së !!!   Prap Bastisje në shtëpinë e ish-ushtarit të UÇK-së !!! EmptyWed Feb 25, 2009 4:48 pm

Bastisje në shtëpinë e ish-ushtarit të UÇK-së

25/02/2009 11:33:49


Eskorta të policisë e përbërë prej 40 pjesëtarëve të njësive të posaçme në mënyrë tmerruese kanë ndërhyrë dhe bastisur shtëpinë e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Ylber Sulejmani në fshatin Poroj të Tetovës

Fytyra të shqetësuara, lotët dhe trishtimi ka mbërthyer familjen Sulejmani në fshatin Poroj të Tetovës, e cila u bastisë pasditen e së hënës nga forca të shumta të policisë. Trishtimi dhe hidhërimi i tyre është i rritur sidomos tek fëmijët jetim të kësaj familje. Shtëpia e familjes Sulejmani është e njohur si pjesëmarrëse e drejtpërdrejt dhe në ditët e para të UÇK-së. Ajo dha edhe një jetë për luftën dhe sakrificat e vitit 2001 me dëshmorin e lirisë Xhemaledin Sulejmani.
Familja Sulejmani me një letër të hapur drejtuar opinionit të gjerë ka dënuar ashpër ndërhyrjen dhe bastisjet e kryera nga policia.
”Zoti kryeshef i policisë duam të ju rikujtojmë se keni dhënë urdhër të demolohet shtëpia e një ish ushtari të UÇK-së ku gjatë luftës së 2001 kjo shtëpi ishte një ndër bazat e UÇK-së për të cilën posedojmë mirënjohje të nënshkruar nga vetë kryetari aktual i komunës së Tetovës Hazbi Lika. Njësiti ‘Alfa’ në kërkim të armatimit, u larguan të zhgënjyer sepse nuk gjetën asgjë në shtëpinë tonë. Ata shkaktuan frikë dhe maltretim psigjik tek anëtarët e familjes e veçanërisht tek fëmija tetë vjeçar i cili ende vuan nga vdekja e babit të tij,Xhemaledin Sulejmani, i cili vdiq nga plagët e marra në luftën e 2001”, thuhet në letrën e familjes.
Ata kërkojnë sqarime për vënien në pranga të djalit të tyre 21 vjeçar Ylber Sulejmani dhe maltretimin disaorësh në polici, duke u lëshuar më pas si i pafajshëm.
“Partia shqiptare në pushtet të ndërpres bastisjet në familjet e dëshmorëve sepse me ndihmën e tyre i keni siguruar këto pozicione ku jeni tani”, theksohet në reagimin e familjes. Lidhur me këtë bastisje Ylber Sulejmani tha se në këtë aksion kanë marrë pjesë rreth 40 polic ndërsa aksioni është kryer rreth orës 5 në mëngjes.
“Gjatë aksionit dhe bastisjeve janë gjetur një pushkë gjuetie e prodhimit rus, një pushkë me ajër dy thika për gjueti dhe pajisje tjera për gjueti, pronë e babit të tij të vdekur, ndërsa të njëjtat ai ato i ka poseduar pa leje”, ka bërë të ditur Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë. (INA)

http://www.ina-online.net/default.aspx?news=48a7ba25-3480-4535-ad98-56bd23179a94&ln=3
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
 
Prap Bastisje në shtëpinë e ish-ushtarit të UÇK-së !!!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ME KUSHTETUTE ICO EULEX DEL SE ESHTE ZOT NE SHTEPINE TONE
» Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!
» Bastisje E paramilitareve sllavo-maqedonas ne ILIRIDE
» Maqedoni, policia bastisje dhe terror psikologjik në familje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: