Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix

Male
Numri i postimeve : 104
Age : 41
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves Empty
MesazhTitulli: Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves   Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves EmptyThu Nov 27, 2008 4:27 pm

Dy dite para festes kombetare shqipetare  , sllavo - maqedonasit me njesitin e tij alfat bejne terror duke malltretuar shum shqipetar te kumanoves dhe rrethines se saj , duke ju hyre ne shtepi ne mes te nates dhe duke  i arrestuar afer 30 vet. arsya qenka kinse po zbulojne se kush e vrau policin e alfave ne shkup.... KJO QARTE PO SHIHET SE ATA PO HAKMERREN NDAJ NESH NE LUFTEN E 2001 KU NE HEORIKISHT E MBROJTEM TRUALLIN TONE SHEKULLOR!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix

Male
Numri i postimeve : 104
Age : 41
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves Empty
MesazhTitulli: Re: Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves   Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves EmptyThu Nov 27, 2008 4:30 pm

jepeni opinionin e juaj ketU !!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_

Male
Numri i postimeve : 194
Age : 107
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves Empty
MesazhTitulli: Re: Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves   Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves EmptyThu Nov 27, 2008 5:19 pm

Kumanova gjatë mbrëmjes së mërkurës ka qenë nën kontrolle të intensifikuara të policisë gjatë tërë natës.

Njësia speciale të policisë “ALFA” ka bastisur disa shtëpi në komunën e Likovës dhe Kumanovës, disa prej tyre edhe janë arrestuar dhe ende po mbahen nëpër stacione policore. Në mesin e të bastisurve janë edhe gjashtë shtëpitë e vëllezërve Qerimi në fshatin Opajë, ndërkohë që bastisje ka pasur edhe në fshatin Hotël.

Rexhail Qerimi 39 vjeçar nga fshati Opajë ende mbahet në stacionin e policisë prej mbrëmjes së mërkurë, kur edhe kanë bastisur shtëpinë e tyre.

“Policia ka hyrë në shtëpitë tona mes orës 20 e 30 dhe 21 të mbrëmjes. Kanë qenë rreth 30 pjestarë të njësitit speciale “Alfa”. Janë sjelël brutalisht duke krijuar trishtimte familjarët e sidmos fëmijët dhe grate, ndërkohë që nuk kanë dhënë ndonjë arsyetim për arrrstimin e vllait tonë Rexhailit” thotë Ejup Qerimi, vëllai i të arrestuarit. Ai rrëfen se as vëllai i tij e askush nga familjarët e tij nuk kanë ndonjë dosie kriminale të regjistruara në të kaluarën, ndërkohë që akuzon policinë për sjelljet e pahijshme që i kanë treguar ndaj një pjestari të familjes që ka qenë i sëmurë. Sipas tij ata kanë shkaktuar edhe dëme materiale me çrast kanë thyer disa dyer të shtëpive në të cilat nuk kanë gjetur asgjë të dyshimitë. Sipas Ejupit, vëllai i tij, Rexhaili ende gjendet në stacionin e policisë, ndërkohë që këta të fundit nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje rreth arrestimit të tij.

Ndryshe në Kumanovë janë shtuar kontrollimet policore, qytetarët janë të stresuar nga gjendja e cila po mbretëron në qytet për shkak maltretimeve të shumta.

Gjatë mbrëmjes qytetarët pothuajse nuk guxojnë të dalin dhe të jenë të lirë pasi që ndalohen nga njësia speciale “Alfa dhe të njëjtit maltretojnë vend e pa vend. (INA)



http://www.ina-online.net/default.aspx?new...b4ce82daed&ln=3
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_

Male
Numri i postimeve : 194
Age : 107
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves Empty
MesazhTitulli: Re: Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves   Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves EmptyThu Nov 27, 2008 5:57 pm

Tregtarët protestojnë, ankohen nga "Alfat"
Nazmije KAMBERI

Kumanovë, 26 nëntor - Tregtarët kumanovarë kanë bllokuar rrugën hyrëse për në qytet pasi të mërkurën Inspektorati i punës ka urdhëruar që të mbyllet tregu me arsyetimin se nuk posedon tualete dhe i njëjti nuk ofron kushte higjienike. Tregtarët kundërshtojnë vendimin e Inspektoratit pasi që në treg ekzistojnë 4 tualete dhe sipas tyre mbyllja e tregut është bërë për qëllime tjera. Të revoltuar nga mbyllja e tregut ata reagojnë edhe për sjelljen agresive dhe brutale të njësive policore të përfshirë në aksionin, në të cilin kanë qenë edhe përfaqësues të njësisë speciale "Alfa".

"Rreth 80 forca policore kanë qenë dje, kjo është krim, çfarë shteti është ky, ku janë politikanë që ne ua dhamë votën për të mbrojtur të drejtat tona. Kur afrohet koha e zgjedhjeve të gjithë tërbohen dhe kërkojnë votën tonë, atëherë kur ne kërkojmë ndihmën e tyre askush nuk na del në ndihmë", thotë tregtari Abedin Asani, duke akuzuar partinë shqiptare në pushtet për mbylljen e tregut. Edhe Sead Veseli, Zaim Ismali dhe Mara Ilievska akuzojnë autoritetet policore sidomos njësinë speciale "Alfa", pasi që gjatë aksionit për mbylljen e tregut në Kumanovë, kanë përdorur dhunë dhe kanë rrahur, kanë shtyre dhe kanë sharë tregtarët, thonë ata.

"Mua më sulmuan duke më sharë me fjalë fyese dhe në mënyrë brutale janë sjellë ndaj të gjithëve. Ne jemi qenie njerëzore dhe nuk jemi kriminelë që 'Alfat' të veprojnë në këtë mënyre. Ata kanë rrahur edhe një grua shitëse në treg që është edhe invalid, kjo është krim, ne kemi njoftuar të gjitha autoritetet të vendit por edhe ato ndërkombëtare për sjelljen brutale të njësisë policore", thotë njëri nga tregtarët. Tregtarët janë të brengosur edhe më shumë pasi që gjatë muajit të ardhshëm afrohen edhe festat e fundvitit, Kurban Bajrami dhe festa Vitit të ri, periudha më të favorshme për përfitim. Ata mendojnë se arsyetimi i Inspektoratit kinse mbyllja bëhet për kushte higjienike nuk mban dhe sipas tregtarëve kjo ka prapavijë politike, por ndërlidhet edhe me fiskalizimin. Tregtarët paralajmërojnë se do të vazhdojnë të protestojnë dhe bllokojnë rrugën përderisa të hapet tregu i mbyllur në Kumanovë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves Empty
MesazhTitulli: Re: Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves   Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves EmptyThu Nov 27, 2008 9:09 pm

Sot lexova qe edhe kalimet kufitare te Maqedonise i kane mbyllur policia maqedone, ne menyre qe te pengojne mobilizimin e shqiptareve dhe krijimin e ndonje plani kryengrites te shqiptareve, sidomos tani qe jemi ne prag te festes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves Empty
MesazhTitulli: Re: Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves   Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves EmptyThu Nov 27, 2008 9:11 pm

Hhahahahahahaahhaaha, po ku shkojn te mobilizuarit pikave kufitare, po ata jane shqiponja qe kalojne maleve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut

Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves Empty
MesazhTitulli: Re: Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves   Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves EmptyThu Nov 27, 2008 9:15 pm

Sa qesharake mbyllje kufirit per ke per te pergedhelurit jo per SHqiponjat se malet nuk na i ndalin jo ata qe duan te kalojne me makina mire jane nuk kane asgje te lkeqe jo por malet nuk na i mbyllyn dote oj vajze
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves Empty
MesazhTitulli: Re: Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves   Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves EmptyThu Nov 27, 2008 9:24 pm

Zeri une iu referova asaj qe lexova. Perndryshe e di mjaft mire kush eshte terreni i shqiponjave. Ato me se paku ecin rrugeve te asfaltuara. Gezuar Festen e Flamurit, nga zemra!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut

Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves Empty
MesazhTitulli: Re: Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves   Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves EmptyThu Nov 27, 2008 9:57 pm

hahaha Gazetare sme pelqejn ato qe meren me gazeta se jane genjeshtra gazetat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix

Male
Numri i postimeve : 104
Age : 41
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves Empty
MesazhTitulli: Re: Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves   Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves EmptyFri Nov 28, 2008 2:34 am

ehhhee urime FesteN e FlamuriT wellezer e motra e me tanat tmirat Shpresojm qe witeve te ardhshme ta festojme sebashku ne nje shtet !!:)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_

Male
Numri i postimeve : 194
Age : 107
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves Empty
MesazhTitulli: Re: Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves   Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves EmptyWed Dec 10, 2008 6:43 pm

BDSH propozon emrin “Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore”

10/12/2008 15:59:33


Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH), vlereson se emri “Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore” duhet të mbështetet si propozim nga forcat politike shqiptare, njofton agjencia e lajmeve INA.


“Në Komunikatën e 5 dhjetorit Bashkimi Demokratik Shqiptar vuri theks në faktet se siguria e Maqedonisë nuk rrezikohet nga jashtë por destabilizimi i vendit vjen, në mënyrë të pashmangshme nga politika e diskriminimit permanent të shqiptarëve në këtë shtet”, deklaroi kreu i BDSH-së, Bardhyl Mahmuti.

Mahmuti sërsish porositi autoritetet e Maqedonisë që të ndalojnë diskriminim ndaj shqiptarëve për të ecur sigurt drejt integrimeve euroatlantike.

“Duke u nisur nga fakti se mbështetja e Maqedonisë në integrimet euro-atlantike pa hequr diskriminimin që ky shtet aplikon ndaj shqiptarëve është politikë shkurtëpamëse dhe nuk i shërben as paqes dhe as sigurisë afatgjate të kësaj pjese të Ballkanit ne kërkuam nga të gjitha aktorët e interesuar që kjo pjesë e Ballkanit të jetojë në paqe dhe siguri që të ushtrojnë ndikimin e tyre që Maqedonia të heq të gjitha format e dhunës dhe diskriminimit racial dhe të sillet në përputhje me orientimet e Aleancës për liri, siguri, demokraci dhe vlera të përbashkëta”, deklaroi Mahmuti.

Ai tha se Bashkimi Demokratik Shqiptar me keqardhje konstaton se strategjia e përqendrimit të vëmendjes jashtë kontekstit të brendshëm të Maqedonisë ka sjellë rezultatet e dëshiruara për Shkupin.

“Në vend që të kërkohet me ngulm heqja e diskriminimit dhe respektimi i të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni, kërkesa e vetme që dëgjohet për anëtarësim në NATO lidhet me angazhimet diplomatike për të gjetur konsensus me Greqinë për emrin e këtij shteti.

Duke mos lënë anash asnjë nga kërkesat që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve dhe plotësimin e të gjitha kushteve paraprake për anëtarësim në strukturat euro-atlantike Bashkimi Demokratik Shqiptar insiston në faktin që shqiptarët duhet të integrohen edhe në bisedimet lidhur me emrin e ri të Maqedonisë”, theksoi kreu i BDSH-së.


Për këtë arsye ai rikujtoi këto fakte:


- Shpërbërja e Perandorisë Otomane që u shoqërua me krijimin e shteteve të reja në Ballkan u hapi rrugë apetiteve ekspansioniste të fqinjëve të shqiptarëve në kurriz të territoreve të banuara me shumicë dërmuese shqiptare;

- Një pjesë e madhe e Shqipërisë Veriore dhe Shqipërisë Lindore iu aneksua Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene;

- Krahas copëtimit të territoreve, shtetet e reja të krijuara edhe mbi territoret shqiptare aplikuan politikën ekspulsioniste (dëbuese) në funksion të ndryshimit të strukturës demografike të territoreve shqiptare;

- Politika ekspulsioniste ka qenë karakteristika dominonte e të gjitha regjimeve në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor: Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, Jugosllavia e Vjetër, Jugosllavia e Titos, shteti serb dhe Maqedonia e pas shpërbërjes së Federatës jugosllave kanë aplikuar të gjitha format e presioneve dhe të diskriminimit me qëllim të realizimit të spastrimit etnike;

- Sot, kur sytë e popujve të kësaj pjese të Evropës Juglindore janë kthyer në drejtim të strukturave euro-atlantike autoritetet e Shkupit, me arrogancë tentojnë të imponojnë vështrimin e tyre historik si interpretim i vetëm i të kaluarës. Ata këmbëngulin në përvetësimin e të kaluarës së huaj si pjesë të identitetit të vet.

Lideri i BDSH theksoi se në pengesat që Greqia nxjerr lidhur me emrin e shtetit të Maqedonisë dhe divergjencat toponimike imponuan bisedime me ndërmjetësues të Kombeve të Bashkuara.

“Në këto bisedime nuk u përfillën aspak shqiptarët e Shqipërisë Lindore, territoret e të cilëve ju aneksuan fillimisht Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, e që sot bëjnë pjesë në shtetin e Maqedonisë.

Edhe pse përbëjnë më shumë se 1/3 e popullsisë së këtij shteti dhe fakti se emri i shtetit ekzistues nuk përmban asgjë që lidhet me identitetin e shqiptarëve propozimet që vijnë për të gjetur “kompromis me Greqinë” injoron tërësisht domosdoshmërinë e komponentëve të identitetit shqiptar në emrin e ri të këtij shteti”,theksoi Mahmuti.

Sipas tij propozimet lidhur me ndryshimin e emrit, dhe sidomos propozimi i fundit i ndërmjetësuesit të Kombeve të Bashkuara, z. Metju Nimic , i cili na prezantohet si propozim i mbështetur edhe nga Parlamentit Evropian, për emrin “Maqedonia e Veriut” është i njëanshëm dhe antihistorik për shqiptarët e Shqipërisë Lindore.

“Çdo tendencë që të na imponohet emri që nuk ka lidhje edhe me identitetin tonë kombëtar fsheh qëllimin për të përjetësuar diskriminimin e shqiptarëve në këtë shtet.

Bashkimi Demokratik Shqiptar del me propozim që emri i ri i shtetit të jetë “Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore””, vlerësoi Mahmuti.


Arsyetimi i BDSH-së


- Emërtimi “Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore” do të mbulonte toponiminë reale të kësaj hapësire gjeografike;

- Emërtimi “Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore” do të integronte komponente të dy etnive që përbëjnë shumicën e popullsisë se këtij shtetit;

- Emërtimi “Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore” . si emërtim që mbulon disa hapësira territoriale, nuk do të paraqiste asnjë precedencë në marrëdhëniet ndërkombëtare nga fakti se një numër i madh i shteteve anëtare të OKB-së kanë emra të kësaj natyre (shembuj: Bosnja dhe Hercegovina, Vincent dhe Grenadine, Sao Tome dhe Principe, Antigua dhe Barbuda, Papuazia dhe Guineja e Re e shumë shtete tjera që janë anëtarësuar në OKB para Maqedonisë)

- Figurimi i toponimit “Shqipëri” në emërtimin “Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore” nuk do të paraqiste asnjë precedencë në marrëdhëniet ndërkombëtare nga fakti se kemi numër shtetesh, anëtare të OKB-së, që kanë në emrin e tyre toponimin e njëjtë ( Guineja, Guineja Bisau, Guineja Ekuatoriale, Guineja e Re )


Bashkimi Demokratik Shqiptar u bën apel të gjitha medieve që të hapin një debat publik rreth këtyre çështjeve ku intelektualët, organizatat joqeveritare dhe qytetarët do të mund të jepnin mendimet dhe kontributet e tyre për të gjetur një konsensus minimal rreth këtyre çështjeve.


Bashkimi Demokratik Shqiptar u bën apel të gjitha forcave politike shqiptare që të organizohet një tryezë për harmonizimin e pikëpamjeve dhe që të dalim me një qëndrim që emri i ri i shtetit të marrë parasysh komponentë edhe të identitetit të shqiptarëve të Shqipërisë Lindore.


Bashkimi Demokratik Shqiptar konsideron si të domosdoshme harmonizimin e qëndrimeve dhe me një zë unik t’u drejtohemi negociatorëve ndërkombëtare dhe institucioneve euro-atlantike për heqjen e diskriminimit që nga emërtimi i shtetit e deri te të gjitha institucionet shtetërore e publike në këtë shtet.

Bashkimi Demokratik Shqiptar mendon se shqiptarët nuk duhet të ngelin rob të realitetit të hidhur historik të komunitetit maqedonas dhe të fundosen në anijen e përbashkët me ato. Një emër i cili do përmbante komponentët e shqiptarëve të Shqipërisë Lindore do ishte hap i duhur drejt integrimit të maqedonisë në strukturat e NATO-s dhe BE-së. (INA)


http://www.ina-online.net/default.aspx?news=db816fc7-9e51-41a3-946a-72e14e146275&ln=3
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_

Male
Numri i postimeve : 194
Age : 107
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves Empty
MesazhTitulli: Re: Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves   Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves EmptyWed Dec 31, 2008 7:41 pm

31 December, 2008 12:48:00 Albania Today

KOMUNIKATË Nr. 2





Reagojmë ndaj ngjarjeve të fundit në pjesët e banuara me shqiptarë.


Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) , së USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE (UÇK-re), shprehim indinjatë të thellë ndaj ngjarjeve të fundit për aksionet që po ndërmerren nga ushtritë dhe policitë okupatore sllave ndaj çlirimtarëve shqiptarë dhe familjeve të tyre.

Ne, veteranët e UÇK-re, e ndjejmë dhe e kemi obligim moral dhe kombëtar që t´i dalim në mbrojtje popullatës shqiptare të rrezikuar dhe të pambrojtur!
Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjitha subjekteve politike që t´i lënë manipulimet e tyre, të mos bëjnë retorikë pompoze, në emër të popullit shqiptar; sepse, tani po shihet si në dritën e diellit se ato nuk janë duke i mbrojtur interesat kombëtare, por, vetëm interesat e tyre partiake.


Duke u bazuar nga fakti se ne ishim ata djem e cuca që në kohëra të vështira i dolëm zot atmëmëdheut, mirëpo, pastaj i dhamë përparësi paqës, e dorëzuam armatimin vetëm për faktin që i besuam bashkësisë ndëkombëtare.


Mirëpo, pas luftës, ne po ndihemi shumë të tradhtuar si nga bashkësia ndërkombëtare ashtu edhe nga udhëheqësit tanë ushtarakë dhe politikë të cilët po flasin në emër të popullit; por, po veprojnë në kundërshtim me rrugën të tij , drejt lirisë!


Prandaj, u bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë, UNIONIT EVROPIAN dhe NATO-s, që t´u thotë STOP me vepra, (e jo as me fjalë, siç po bënë tani), aksioneve barbare vrasjeve, toturave dhe burgosjeve të shqiptarëve që kanë qëllim të vetëm spastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet tona stërgjyshore.


Gjithashtu, i bëjmë thirrje presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bamir TOPI që t´i del fuqishëm në mbrojtje gjithë popullit shqiptar kudo që jeton. Mbase, për këtë e obligon edhe Kushtetuta e Shqipërisë admnistrative.


Të vetëdijshëm se lufta nuk i sjellë askujt dobi, por vetëm humbje njerëzore dhe materiale, prandaj, nuk e dëshirojmë një rrugë të tillë të pakrye që po ndjekin forcat shoveniste okupatore sllave; mirëpo, nëse këto aksione nuk kanë të ndalë; ne, jemi të obliguar t´u paralajmërojmë se: do të jemi të detyruar të mobilizohemi dhe t´i dalim në mbrojtje kombit shqiptar, kudo që jeton në trojet e veta.


Me respekt!


ORGANIZATA E VETRANËVE TË LUFTËS TË UÇK –së, (OVL)
Me qendër në CYRIH, LEVRKUZEN,
KOPENHAGË , Më 30. 12. 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Sponsored content




Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves Empty
MesazhTitulli: Re: Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves   Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: