Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Laboratori nga Ardian Dedi

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyFri Dec 05, 2008 12:21 am

Si një re e dendur, e zgjatur pafundësisht mbi park, ulej ngathtësisht, paqësore me një farë ankthi të fshehur heshtja. E dyfishtë, e rëndë, në prag të kontraktimit gjigand, ajo thithte gjithë zhurmat e gjalla. Në horizontin e rrafshët të shtrirë tej e fund, ku heshtja e gjallë, e plotëfuqishme shtypte çdo mendim, sado të pakapshëm, përgatitej të mbinte qetësisht vdekja. Arkeologu doli si i hazdisur tek lulishtja, përpara muzeumit, nëpër shiun që binte. Korniza e hapësirës ngushtohej e shtypur nën presionin e pandërprerë. Oshëtima e mbytur endej si zog pa krahë, ndërfutej nëpër fijet e flokëve, veshëve dhe rrëshqiste poshtë faqeve drejt gushës, duke e mbështjellë me mjegullën e izolimit. Jehona e jetës vinte e mugët, e zbrazët nga përtej shpresës, duke çarë me vështirësi perden e huaj të mjegullës izoluese; tejzgjatej në një fluturim pa krye, ndërsa fizionomia i shkrihej në një zbehje të padeshifrueshme, që krijonte tallaze stuhish rrotull veshëve të tij. Ajo rrëshqiste e vdekur mbi lëkurë pa u thithur, pa marrë përgjigje nga kontraktorët lidhës jetësorë, duke varrosur, pa patur faj, ndjenjat e vërteta shpirtërore. Ato i kumbonin të zbrazëta me një fluturim fallso, pranë syve të graduar larg çdo realiteti. Organet i ishin strukur të dërmuara prej shtypjes së pasivitetit, të stakuara nga çdo lloj funksioni. Fërshëllima e zhurmave të harruara endeshin në ajër. Midis ajrit të lirë dhe fisnnik të mushkërive rritej pema e ankthit, gjethet e së cilës shkërmoqeshin thatë nga shqetësimi i vazhdueshëm. Zgavra e thellë, elektrizuar nga zemërngrirja, thithte zhurmat e jetës dhe mendimet e prekëshme, duke i fundosur tej në mosqenie. Në horizontin e pragkobshëm shtrihej e rrafshët heshtja, mbi të cilën kalëronte një humbëtirë që verbon ndërgjegjen. Skicat e kujtimeve të zverdhura, të gdhendura prej daltës së lumturisë, që rrëzoheshin parreshtur, si ëngjëj të ngordhur lanë një shije të athët pluhuri të xhamtë, që avullohej, ndërsa u shkarkuan shtëllunga të dendura të grimcave, që gjatë shpërndarjes formuan struktura të gjymtuara fantazmash, të cilat lëviznin si të gjalla.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyFri Dec 05, 2008 12:21 am

*

Fantazia kthjellët i ndërtonte një tempull të fildishtë me ditët e qelqëta, ku shembëlltyra e diellit shpërndahej e barabartë mbi sipërfaqen e detit duke e rrudhosur qetësisht me ngjyra që depertonin në thellësi. Për hir të instikteve të trashëguara, në dhomat anësore të trurit nguliteshin momente fragmentare, që nguroseshin menjëherë pa jetë. Kërcyej mendimesh degëzoheshin prej sistemit qendror të trurit dhe, në pak kohë, eksploronin hapësira intuitive të pashkelura, në mes të tufaneve të ëndërrimit dhe rrymave atmosferike, që ndiznin dallgë gërryese sistematike, duke lagur me acid brigjet e indeve të pambrojtura dhe gërvishur lëkurën e kaltëryer. Skeletet e brishta të ëndrrave dhe dëshirave vërviteshin të shqetësuara dhe plot ankthe. Imagjinata e ndezur frelëshuar mbushte me mendime të njëpasnjëshme çastet e marramendjes. Duke përjashtuar ndjenjën në origjinën e nguimit rastësor, kishte mundur të shihte një perspektivë shpëtimtare. Po me ngadalësi vrasëse portreti i shpresës zhdukej përtej murit dhe vetëm hija e pluhurit të saj shihej zbehtë. Ërrësira fryhej rrathë- rrathë të mëdha duke maskuar me shtëllunga të zeza një tmerr kërcënues, që e kapiste. Një mjegull tmerri e mbarsur me errësirën fryhej në vorbulla, që lundronin rrotull duke i mbështjellë me fasho shpirtin e plagosur. Erërat e akullta shoqëruar nga ankthi i përhershëm rrihnin egërsisht shpirtin e pamësuar, ku ishte skalitur deri në imtësi të parëndësishme vula e vuajtjes. Vizitorët e shpeshtë, fantazmat, gjymtyrët e prekshëm të të cilave ndrinin si radiografitë e zemrës, rrinin pezull.

Pasqyrohej lakuriq e shpërndarë pjesë -pjesë, diku me doza të tepëruara, diku me doza të reduktuara, përmasat e vdekjes, që kishte gjetur një mjedis për t’u zhvilluar me shpejtësi. Errësira ndizte hijet e vizatuara turbull midis kaosit, të cilat mblidheshin tok, sulmonin me guxim pluhurin e verdhë të dritës, duke sajuar reflekse të një bote misterioze. Për një çast vetja iu duk i balsamosur, i ardhur nga mbretëria e vdekjes për vëzhgim. Pa veten tek çaprashitej me fytyrën e mbuluar nga maska e akullt e hipokrite e një manekini dhe u përpoq të shqiptonte një tingull, po pa rezultat. Kishte harruar thjeshtësinë e lëvizjes, qoftë dhe asaj mekanike, kishte ngelur pa dramë diku, ku s’njihte askënd. Gjuha, kjo veshje dikur e domosdoshme, e kishte braktisur duke e lënë lakuriq fjalën. Po humbiste konceptin e formave të mjedisit të jashtëm. Fantazma elastike, lakonin trupin e sfungjertë, hynin të paftuara, zgjeronin përmasat, shumëfishoheshin padrejtësisht duke i kallur një tmerr të pafund. Në zemër i pikonte dëshira për të thithur ajrin e mëngjesit. Regëtima e jetës e ngjirur dëgjohej tek përplasej me vdekjen. Zhurmat e gjalla, me mendimet e pakapshme fundoseshin në honin e padepertueshëm midis dhe mbi zemërgrirjen e pafundme zvarrisej një humbëtirë e shkretë. Ishte pështjellë i gjithi mga arterie dhe damarë të qullët, ku gjaku i kthyer në ujë e kishte gjithnjë e më të vështirë të rridhte. Bulëza djersësh të ftohta i lëngëzonin ballin. Ngushtohej korniza e errësirës, që shtypej nën presionin e jashtëm, grumbulluar me dëndësi të madhe, i vishte sytë, gllabëronte duart, ndërkohë që shiu, që binte papushim nuk e ndiente fare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyFri Dec 05, 2008 12:22 am



Ajri thithej nga mushkëritë e objekteve të pajeta rrotull, të cilat zmadhoheshin në dëm të hapësirës. Damarë të ujshëm i përshkuan trupin dhe, në një çast kënaqësie në shpirt, i shkrinë kristalet e kulluara të dëborës. U mbështoll krejt prej lumturisë dhe një lirshmëri dehëse mendimesh, si vrull i ujërave të lumit në pranverë, çlironte aromën ngrohëse të zjarrit të ndezur. Pas pak ndjeu t’i ndahej trupi në miza të panumërta dhe kockat t’i thërmoheshin në pluhur. Përmasat e trupit u përmblodhën të masakruara në kufijtë e një molekule shpërthyese, që përmbante dëndësinë e gjithë qenies së tij. Ra perdja e vdekjes, që i mbuloi sytë dhe shpirti iu derdh i lëngshëm për t’u njehësuar me atë masë uji që ndizte shkëndija të kaltra drite. Bashkë me humbjen e peshës së trupit u zhduk e shkuara, e ardhmja, realiteti u zgjerua në masë, dhe shpirti nisi të fluturojë i lire; ndihej i gjerë, i pakufizuar, i distancuar prej çdo implikimi, ndërkohë që zhurmat e jetës të krijonin përshtypjen se ishin mbledhur në flluska ajri, që çahen brenda ujit, me gjëmim të shurdhër. Muskujt po shkëputeshin, gjaku ujiste tokën e freskët mëngjesore dhe në vend të mishit dhe të kockave kishte tashmë copa akulli. Ra një heshtje e dyshimtë, që shtrihej e mbledhur kotullac përtej grimcave të errësirës, si re e dendur e zgjatur pafundësisht mbi park. Prej andej, në formë shiu, pikonte një ankth shpues.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyFri Dec 05, 2008 12:23 am

Heshtja kishte depertuar thellë nën dhe, ndërkohë që errësira i shpalosej sipër e veshur me rrobat e gjumi të thellë, i shtjellohej rrotull vale - valë, duke mbytur në masën ngjitëse të saj, gjithçka, ndaj sipërfaqja e tokës lëshonte fëshfërima të trazuara hijesh të çrregullta.

Në llotarinë i rënë nën kurthin e zilisë, egoizmit dhe nën optikën e mëndjemadhësisë të shoqërisë, ndahesh nga njerëzit i shndërruar në manjak të vetvetes dhe vullnetit, po vjen një ditë që ndërgjegjësohesh dhe reflekton, por atëherë gjithçka është e kotë, ndaj nëm dhe mallkon gjithë mllef sistemin, paranë, vdekjen që të pret, ndërsa ëndrrën sesi jeta mund të ishte krejt ndryshe ta vendosin si stoli në arkivol. Rreth kufomës shpërndahej një si shkumë, i lagte gushën, buzët dhe i fërkohej nëpër mollëza. Drita e zverdhur shpërndahej ftohtë mbi objekte nën shi. E pafuqishme për të vendosur harmoninë, e humbur shkërmoqi në boshllëk, e mbytur nga enigma, e cila ndizte hije që shpaloseshin turbull në lartësi me gulshe ulërimash, që nguleshin në hapësirë. Drita ishte varrosur nën sipërfaqe të shkrifët toke, prej nga rrezatonte dritëhije të shtrëmbra, që grisnin ajrin. Reflekset e një bote të humbur, ngjizeshin zbehtë, zinin vallen, shndërroheshin në tufë mjegulle, duke krijuar rrjeta të ngatërruara. Thelbi amorf, që flinte në heshtjen e squllët, rrezatonte në ajrin moçalor trajta përbindshash.

Dielli rilindi i vdekur. Me rrezet e tij zbuloi në hapësirë, një lloj sikur të ishte ngjallur përsëri prej baltës pamja krenare prej heroi e Arkeologut, këtë herë e stampuar në një skulpturë madhështore. Tiparet luftarake vizatuar me mjeshtëri, vështrimi largpamës dhe gjithë ato cilësi, që kishte zotëruar për së gjalli, ishin skalitur bukur dhe me fantazi. Skulptura paraqiste një personalitet të ndërtuar nga lufta me fatin, që, megjithëse nuk kishte buzëqeshur, kishte arritur ta nënshtronte, dhe të ngadhënjente mbi vdekjen.

Krismat thyen njerëzit mëdysh,

Të përulura perënditë binin në gjunjë,

Ajri dhe tmerri kishin një ngjyrë,

Të vetme skulpturat rronin në hapësirë.

Në lulishten aty pranë, përhapej ëmbëlsia e erës së trëndafilave, që me trandjen e lehtë plotësonte, gjithë humbjet e shkaktuara në të shkuarën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyFri Dec 05, 2008 12:23 am

Modeli

ose Domosdoshmëria



Shoqëria ishte e sëmurë dhe njerëzit dashuronin të keqen, e cila ishte shëndërruar në Institucion dhe trashëguar në Dinasti.

Nëqoftëse në jetën e përditshme të njerëzimit, gjithçka shkon keq, atëherë ai do të dashurojë artin, ku dhe predikohet e mira. Po kur e mira zhvishet prej kultit, pra nuk ekziston, atëherë a duhet predikuar e keqja?

Kombit, që i pëlqen vetja, nuk është i aftë të qeverisë vetveten, ndaj për të kuptuar deri në thellësi se ç’dimensione ka e keqja u stimulua një luftë midis forcave antagoniste në shoqëri në të mirë të një sistemi vlerash. Krimi ekziston në shoqëri si rezultat i prejardhjes së njeiut, ndaj në një shoqëri moderne ai duhet shfrytëzuar në mënyrë të tillë që të shkatërrojë të Vjetrën. Epoka e legalizimit të krimit ka një fund: harmoninë e njeriut me të Drejtën. Zhvillimi arrihet nëpërmjet vrasjes, po në pikëtakimin me të Drejtën, vrasja duhet të eliminojë të vjetrën. Nga e keqja lind e MIRA dhe e MIRA lind prej vuajtjes dhe formon një karakter të ri, që njeh vetveten dhe Botën, sipas një këndvështrimi po të ri.

Themelimi i së Ardhmes bëhet në raport me bazat e së Tashmes, ku evokohen idetë më të mira të së shkuarës.

Nën varësinë e ndërgjegjes u ngrit kulti i familjes si institucioni, që kontrollonte dashurinë dhe seksin në bazë të dhembshurisë për tjetrin, gjë që sjell edhe eliminimin e krimit në shoqëri.

Qëllimi i operacionit: investim gjenetik në ndërgjegjen e njeriut, për të modifikuar të vjetrën, që do të ekzekutohej prej një klase intelektualësh, të cilët bazohen te vlerat dhe sakrificat. Si rezultat i kësaj kemi të bëjmë me krijimin e shtresës së moralistëve, që kanë transformuan vetveten, si pasojë e ndërgjegjësimit, i cili është vdekje e pasionit dhe fillimi i strategjisë së sigurisë. Populli në të përditshmet e shumta bie më shumë se kushdo tjetër pre e kotësisë, ndaj duke e furnizuar me idealin e së Drejtës i vesh një qëllim, që realizon misionin e paracaktuar prej Zotit.

Në një konflikt sistemesh E DREJTA kalon sa tek njëri protagonist tek tjetri, ndërkohë që njëri sistem përfaqëson Diktaturën dhe tjetri Demokracinë. E Drejta, kur përfaqësohet me Diktaturën përbën Domosdoshmërinë dhe kur përfaqësohet me Demokracinë përbën Lirinë. Ndërkaq harmonia e Domosdoshmërisë me Lirinë e kthen të Drejtën në Absolute, duke njehësuar njëkohësisht edhe Diktaturën me Lirinë.

Gjeniu që kryen përsosjen e racës, ndodhet në qendrën e një sistemi vlerash dhe jeta e tij pasqyrohet edhe në art, ku i ngrihet përmendore thjeshtësisë së Jetës. Jeta e njeriut ka për qëllim lumturinë, që është harmonia e energjive pozitive me familjen, përvojën , ndryshimin që vjen nga të lexuarit, zbulimin e së Drejtës dhe predikimin e së MIRËS.

Materia është në harmoni me ndërgjegjen. Dihet që njeriu është pluhur yjor, ndërsa ndërgjegja si forma më e lartë e arsyes. Është bashkuar pra pluhuri yjor me ndërgjegjen dhe kanë formuar arsyen. Gjithashtu gjithësia përbëhet prej ligjeve të arsyes.



Nënat janë potencial kryesor i sistemit, të përkushtuara mendërisht, moralisht dhe fizikisht në rritjen e fëmijëve dhe qëndrimi dinjitoz krah bashkëshortit. Ekzistonte me bollëk baza materiale, të cilën njeriu e vinte në funksion të ndërtimit të shtëpisë së tij, në gjirin e natyrës, pranë lumenjve, deteve e liqeneve, si një vatër edukuese me vlera, që jepte qetësi dhe që sillte edhe ndalimin e lëvizjes së popullsisë.

Dalë nga dalë prej satelitëve bij, fillon mërzitja me të mirën, shkel masën pak nga pak, derisa arrin gjer atje sa adhuron të keqen, dhe kjo si rezultat i mosnjohjes të së keqes, gjë që sjell shembjen graduale të familjes.

Pas rënies së një sistemi vlerash, objekti i parë i denigrimit janë femrat, të cilat, së bashku me rininë, viktimizohen të parat për kundërvenien ndaj idealit.

Brezat njerëzorë, që përfaqësohen denjësisht me Lirinë dhe Veprimin, duan pambarimisht fëmijë dhe kjo bën që ata të ballafaqohen me ambicjen e ekzistencës së përkohëshme, në kundërshtim kështu me Domosdoshmërinë. Megjithatë Domosdoshmëria dhe Diktatura është mirë që të njihen si vlera, dhe gjatë alternimit me Lirinë dhe Veprimin, në kushtet e përsosmërisë së racës do të bëjnë që njeriu të ketë më shumë impulse pozitive.

Qëllimi i jetës është pra, Vazhdimësia, e cila pa arsyen nuk ka kuptim.



Tetor, 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyFri Dec 05, 2008 12:24 am

Autori i këtij libri ka lindur në qytetin e gurtë të Gjirokastrës më 14 shkurt 1972. Mbaroi shkollën 8 vjeçare në qytetin e lindjes dhe mandej vijoi studimet në shkollën e mesme të pergjithshme “Asim Zeneli”, po në Gjirokastër, një shkollë kjo me tradita të larta kulturore dhe mësimore. Në shkollën e mesme është shquar për talentin e tij letrar, për pasurinë leksikore dhe përdorimin figuracional të frazës. Gjatë jetës së tij ka botuar tregime të ndryshme. Më të spikaturat ato të botuara te gazeta “Drita” dhe “Gazeta Shqiptare”.

Pra pasioni i tij vetiak ka qenë përherë letërsia dhe regjisura, ndërsa hobi muzika. I pasionuar pas fotografisë.

Në këtë analitikë, të parën e këtij lloji, Ardiani ka hedhur me fantazi botën e tij mendimore, ndjenjësore, qëndrimet ndaj jetës, duke realizuar një “kolazh” personazhesh të motivuar, që aktrojnë në Aktin e quajtur, Jetë-Vdekje, por ai krijon lidhësinë midis botëve, qenieve dhe procesit ndërgjegjësor si dhe atakut me të pasigurtën, depresionin, helmimin, por edhe nxitjen e ëndrrës reale…Analitika është një “laborator” plot përpunim, ku trajektohet zbërthimi individual, origjinal, interesant me pulsime dhe impulse, kurbimet dhe hamendësitë improvizuese me objekt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyFri Dec 05, 2008 12:25 am

Jo pa qellim e hodhem kete liber. Ishte deshira e autorit per te terhequr mendime. Jepni mendime per te , pasi do te kete vlera per autorin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Qerozi
Fillestar/e
Fillestar/e
Qerozi


Male
Numri i postimeve : 1
Age : 63
Vendi : greqi
Registration date : 08/03/2009

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptySun Mar 08, 2009 2:31 pm

Edhe Ismail Kadare po te lexonte kete liber do te ngelej i kenaqur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 3 EmptyFri Oct 16, 2009 12:48 pm

Autori i këtij libri, ARDIAN DEDI, falenderon të gjithë forumistët dhe pasionantët e Letërsisë, të cilët kanë lexuar veprën e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Laboratori nga Ardian Dedi
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
 Similar topics
-
» Laboratori nga Ardian Dedi, vijim
» ARDIAN DEDI "Dritarja"
» ARDIAN DEDI "Kriza"
» Ardian Dedi "MONOLOG"
» ARDIAN DEDI "E papërsëritshmja" tregim

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Psikologji-
Kërce tek: