Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!

Shko poshtë 
+22
Muja e Halili
PeriiKeputur
kacimix
feratkoca
MUHAMETII
Euridika
Kushtrimi86
luan mreti
feneri
zeriatdheut
anila
Ago Muji
grepi
NetSerseri
leopardi
shaban cakolli
Beton
besa-bese
Kosovarja
Anna
Leka i Madh
Sofra
26 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
avatar



GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 EmptySat Dec 27, 2008 8:22 pm

KUSH po rreh,burgos e vran ARDHMERINE ??

http://de.truveo.com/KUSH-po-rrehburgos-e-vran-ARDHMERINE-KOSOVARE/id/2557925558
Mbrapsht në krye Shko poshtë
anila
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
anila


Female
Numri i postimeve : 973
Age : 28
Registration date : 29/08/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 EmptyWed Jan 28, 2009 9:00 am

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Bluza

JEMI NJË ishte motoja e shënimit të përbashkët të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqiptarëve, 28 Nëntorit.
Kjo bluzë u bartë në Tiranë, Prishtinë, Shkup e Preshevë. Ajo thotë se jemi një komb, kemi një gjuhë, një flamur, një kulturë, një të kaluar dhe një aspiratë për të ardhmen – për të jetuar bashkë.

Bluza mund të blehet në zyren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë rr. Perandori Justinian, nr.9; Qyteza Pejton Prishtinë. Ajo është e prodhuar në Kosovë dhe kushton 8 euro për të rritur dhe 5 euro për fëmijë.


Lëvizja VETËVENDOSJE!
GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Spacer
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PeriiKeputur
Anëtar
Anëtar
PeriiKeputur


Male
Numri i postimeve : 342
Age : 111
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Profesioni/Hobi : ANTI-SERB
Registration date : 12/05/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 EmptyWed Jan 28, 2009 5:03 pm

Planet aktuale serbe për rikolonizimin e Kosovës
Serbia synon që në muajt dhe vitet e ardhshme, në kuadër të planeve për
copëtimin dhe gllabërimin e Kosovës, ta realizojë kthimin e organizuar dhe
masiv të serbëve në Kosovë. Ky kthim mbështetet në standardin e katërt
dhe quhet 'kthim i qëndrueshëm'. Serbia ka arritur që UNMIK-ut, IPVQ-ve
dhe shumë faktorëve ndërkombëtar t'ua imponojë tezën se serbët gjoja nuk
janë të sigurtë në Kosovë dhe se ata nuk mund të kthehen në Kosovë ngase
shqiptarët do t'i dëbonin. Së pari, siç ka pohuar edhe përfaqësuesi i
UNHCR-së, Ron Redmond, shumica dërrmuese e serbëve të Kosovës
shkuan nga Kosova së bashku me forcat policore dhe ushtarake të Serbisë
në qershor të vitit 1999. Së dyti, Serbia nuk do që serbët të kthehen atje ku
ata i kanë pronat e tyre, meqë gjithandej do të jenë siç ishin - pakicë e
thjeshtë. Ministri për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës, Slavisha
Petkoviq, për radion B92, më 5 mars 2005, ka deklaruar: "Për një muaj, 85
familje janë kthyer në Kosovë. Kjo është më shumë sesa ajo që ka arritur të
bëjë Nebojsha Çoviq për pesë vjet." Së treti, Beogradi pohon se në Kosovë
jetojnë 132.012 serbë dhe joshqiptarë, ndërsa janë 228.409 refugjatë të ikur
nga Kosova pas luftës. Beogradi qëllimisht është i dobët në matematikë. Në
bazë të këtyre të dhënave, del se ka më shumë refugjatë serbë nga Kosova
sesa serbë që kishin jetuar ndonjëherë në Kosovë! Sipas Institutit Statistikor
të Republikës së Serbisë ishin rreth 190.000 serbë të cilët jetonin në
Kosovë në vitin 1991. Numri i serbëve në Kosovë nuk ka ndryshuar aq
përgjatë viteve të 90-ta. Këtë e vërteton edhe Iniciativa Europiane për
Stabilitet (ESI), e cila në njërin prej raporteve të veta thekson se në Kosovë
jetojnë 130.000 serbë dhe janë 60.000 serbë refugjatë nga Kosova. Serbët e
mbetur në Kosovë nuk do të qëndronin këtu sikur mos ta kishin jetesën më
të mirë sesa në Serbi. Serbia i përçmon serbët e Kosovës dhe i lë që të
jetojnë nëpër baraka në mjerim ekonomik e social, në mënyrë që atëherë
kur të paraqitet një moment i volitshëm politik për t'i kthyer masivisht në
Kosovë, serbët të mos kundërshtojnë ardhjen dhe të jetuarit këtu.Kur kësaj
i shtohen edhe 140.000 serbë në Serbi të cilët janë refugjatë nga Kroacia
dhe Bosnja, e të cilët Serbia pa problem mund t'ua falsifikojë dokumentet
dhe t'i paraqesë ata si ish banorë të Kosovës, bëhet e qartë se Serbia nukka problem me gjetjen e një numri të madh të serbëve që do t'i sillte në
Kosovë. Një anketë e zhvilluar në nëntor të vitit 2004, në kuadër të
hulumtimit të përbashkët të USAID-it, UNDP-së dhe RIINVEST-it, në
shtator-dhjetor 2004, tregoi se 30% të shqiptarëve të Kosovës dhe vetëm
12.3% të serbëve të Kosovës mendojnë të emigrojnë nga Kosova. Pra, janë
shqiptarët ata që duan ta lëshojnë Kosovën dhe jo serbët, ngase pikërisht
shqiptarët janë në pozitë më të vështirë politike dhe sociale. Sa për ilustrim,
ta marrim shembullin e Mitrovicës. Sipas një tjetër raporti të ESI-t, në veri
të Mitrovicës dhe Zveçan jetohet me mesatarisht 95 euro në muaj, 60% të
të cilave sigurohen nga Beogradi dhe 23% nga Prishtina. Ndërkaq, në jug të
Mitrovicës njerëzit jetojnë me 37 euro në muaj, nga të cilat 37% sigurohen
nga Qeveria e Kosovës dhe 40% nga sektori privat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
PeriiKeputur
Anëtar
Anëtar
PeriiKeputur


Male
Numri i postimeve : 342
Age : 111
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Profesioni/Hobi : ANTI-SERB
Registration date : 12/05/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 EmptyWed Jan 28, 2009 5:04 pm

Serbia nuk do që t'i kthejë serbët atje ku ata do të ishin pakicë, sepse asisoj
nuk do të mund të ushtronte ndikimin politik të tillë çfarë do që ta ketë.
Serbia aspiron që serbët t'i kthejë atje ku ata janë shumicë për ta përforcuar
edhe më shumë këtë shumicë, atje ku ata do të bëheshin shumicë nëpërmjet
kthimit, ose atje ku do të siguronin vazhdimësi territoriale të enklavave
serbe. Shumica dërrmuese e serbëve të Kosovës në të kaluarën jetonin
nëpër qytete, d.m.th. ishin pakicë aty ku banonin. Dhjetëra mijëra serbë të
kthyer në Prishtinë nuk do ta kishin as për së afërmi peshën e disa qindra
serbëve të kthyer në pjesë të caktuara që do të mundësonin lidhjen e
trevave ekzistuese të kontrolluara nga Qeveria e Serbisë drejt krijimit të
entitetit autonom territorial të serbëve të Kosovës përbrenda Kosovës.
Andaj, përdoret formulimi 'kthim i qëndrueshëm' dhe jo vetëm 'kthim'.
Serbisë iu plotësua dëshira që të ketë të drejtë që serbët t'i kthejë edhe atje
ku ata s'kanë jetuar më parë; pra, jo te prona e tyre dhe në pronën e tyre,
por në vendbanime të reja që do të forconin e zgjeronin enklavat aktuale
drejt bashkimit të tyre. 'Kthimi i qëndrueshëm' nuk është gjë tjetër veçse
rikolonizim. Më 18 prill 2006, në Beograd, Kilian Kleinschmidt, drejtor i
deritanishëm i zyres për kthim të UNMIK-ut, në një konferencë me gazetarë
tha se të zhvendosurit nga Kosova do të mund të kthehen në të ardhmen
në vendet ku ata dëshirojnë. 6.500 familje parashihet që të kthehen në
mënyrë të organizuar si dhe 2.000 familje të tjera në mënyrë individuale.
Gjithsej bëhet fjalë për rreth 35.000 banorë të cilët Serbia planifikon t'i sjellë
në vendet ku serbët tashmë janë shumicë, atje ku ata me këtë kthim do të
bëheshin shumicë, ose atje ku nëpërmjet kthimit do të sigurohej vazhdimësia territoriale e enklavave.Kurse, më 6 qershor 2006, u nënshkrua
'Protokoli për Kthimin Vullnetar dhe të Qëndrueshëm' ('Protocol on
Voluntary and Sustainable Return') ndërmjet IPVQ-ve të përfaqësuara nga
Dardan Gashi, Delegacionit të Grupit Punues për Dialog të Drejtpërdrejtë
të udhëhequr prej Milorad Todoroviqit dhe UNMIK-ut të përfaqësuar prej
PSSP-së së atëhershëm, Soren Jessen-Petersen. Në nenin II, pika 5, thuhet që
serbët kanë të drejtë të kthehen edhe aty ku ata zgjedhin, e jo vetëm në
vendet ku ata kanë jetuar më parë. Përveç kësaj është e rëndësishme të
thuhet që në krejt dokumentin, ashtu siç edhe në të gjitha dokumentet tjera
që kanë të bëjnë me kthimin e serbëve që kanë ikur nga Kosova, përdoret
shprehja 'persona të zhvendosur së brendshmi' (IDP - Internally Displaced
Persons). Sipas fjalorit standard të Komisionerit të Lartë për Refugjatë në
Kombet e Bashkuara (UNHCR), kjo shprehje përdoret ekskluzivisht për ata
persona, të cilët, për shkak të konflikteve të armatosura apo katastrofave
natyrore detyrohen ta ndërrojnë vendbanimin, por pa e ndërruar shtetin.
Pra, ata janë të zhvendosur, përkundër refugjatit, i cili është person, i cili, për
shkak të arsyeve të lartpërmendura vendqëndrimin e ndërron prej shtetit
të tij, në një shtet tjetër. Serbët e ikur në Serbi, pra trajtohen vetëm si
persona të zhvendosur së brendshmi, ngaqë, Rezoluta 1244 ruan
sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Muja e Halili
Anëtar
Anëtar
Muja e Halili


Male
Numri i postimeve : 294
Age : 28
Vendi : GalaxY
Profesioni/Hobi : Mi vra shkijet
Registration date : 15/01/2009

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 EmptyWed Jan 28, 2009 5:45 pm

Të martën duke filluar në ora 19:00 në fshatin Plepas (ish Gërdovc) të Besianës Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti tubim me qytetarët e shumtë të interesuar për të diskutuar për situatën aktuale politike dhe sfidat që na presin në të ardhmen. Para të pranishmëve folën aktivistët Albin Kurti, Xhelal Sfeçla dhe Hysen Durmishi.

Albini iu drejtua të pranishmëve duke ua shpjeguar atyre katër sfida të mëdha me të cilat do të ballafaqohemi gjatë vitit: Negociatat me Serbinë për realizimin e 6 pikave të Ban Ki Moonit, decentralizimi si pjesë e realizimit të Planit të Ahtisaarit (si parakusht për mbajtjen e zgjedhjeve lokale), privatizimi i ndërmarrjeve kryesore në Kosovë (Trepça, PTK, KEK- u dhe Aeroporti), si dhe kriza globale financiare e cila do ta godet edhe Kosovën. Albini po ashtu foli për bashkëveprimin me organizata e shoqata tjera për t’i ndalur këto projekte të dëmshme. Xhelali dhe e Hyseni folën rreth domosdoshmërisë së organizimit të qytetarëve për t’i ndalur këto projekte që e rrezikojnë të ardhmen tonë. Nëse qytetarët organizohen në demonstrata e protesta në Prishtinë por edhe në qytetet tjera, veçanërisht ata që jetojnë në vendbanimet më të rrezikuara, atëherë këto projekte mund të ndalen. Institucionet nuk po e bëjnë një gjë të tillë. Prandaj i mbetet qytetarëve të organizohen.

Debati që pasoi ishte shumë interesant. Të pranishmit ishin të shqetësuar me situatën dhe ishin të interesuar t’i diskutojnë këto çështje. Ibrahim Shabani interesohej të dinte më shumë për bisedimet me Beogradin, ndërsa Sokol Jakupi pyeti nëse janë të nevojshme zgjedhjet në Kosovë? Gafurr Shabani nuk ishte i bindur nëse 2500 pjesëtarë në FSK janë të mjaftueshëm? Sa i përket bisedimeve me Beogradin Albini tha se edhe më tutje është shumë aktuale parulla JO NEGOCIATA – VETËVENDOSJE! Këto bisedime, theksoi ai, po bëhen për realizimin e 6 pikave prandaj nuk duhet lejuar kurrsesi që të ndodhin sepse pasojat do t’i vuajmë ne dhe gjeneratat e ardhshme. Kërkesat për zgjedhje bëhen për të ardhur në pushtet ose për ta përforcuar pozitën në pushtet në mënyrë që ta vjedhin djersën e popullit e jo që ta përmirësojnë mirëqenien e qytetarit. Kosova ka nevojë për ushtri të saj e jo për këso lloj force që i përngjanë xhandarmërisë, tha Albini.

Ahmet Ademi pyeti nëse ka diçka të mirë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës? E mira e vetme prej kësaj shpallje është njohja ndërkombëtare prej vendeve më të fuqishme të botës. Deklaratat e njohjeve të këtyre vendeve janë më të fuqishme se vetë teksti i deklaratës së shpalljes që e bënë institucionet e Kosovës. Por Kosova më shumë se për njohje ndërkombëtare ka nevojë që ta shtrijë sovranitetin e saj në tërë territorin e saj. Blerim Dibrani interesohej rreth shtrirjes së EULEX-it në tërë territorin e Kosovës. Ne kemi nevojë që institucionet e Kosovës të shtrihen në tërë territorin e Kosovës. Prania ndërkombëtare duhet të jetë në Kosovë në cilësinë e këshilluesit dhe ndihmuesit e jo si organ ekzekutiv me imunitet ndaj ligjit. Ruzhdi Rexhepi e pyeti Albinin se a është i mundur bashkimi kombëtar? Duhet të nisemi nga ajo se a është vullnet i yni e jo se a është i mundur. Kur është vullnet është gjithsesi i mundur. Duhet të bëjmë shumë hapa të vegjël para atij hapit final, si p.sh në shkollat gjithandej ku mësojnë shqiptarët të jetë një abetare, një libër leximi dhe një libër historie. Shteti shqiptar t’i pajisë me nënshtetësi të gjithë shqiptarët që nuk jetojnë në territorin e shtetit shqiptar; të bëhet shkëmbimi i studentëve; të organizohen ekskursione turistike të ndërsjella e shumë gjëra të tilla të vogla që i paraprijnë bashkimit kombëtar.

Në diskutim u paraqitën edhe shumë pjesëmarrës si Xhafer Jakupi, Ajet Hajdari, Nuhi Rexhepi, Sokol Jakupi, Alban Halili, Gafurr Shabani, Remzi Jakupi etj. Tubimi përfundoi duke diskutuar edhe tema tjera si varfëria, papunësia, mungesa e investimeve në ekonomi e sidomos në bujqësi e blegtori në mënyrë që të zvoglohet papunësia e kështu do të përmirësohej edhe mirëqenia e qytetarëve.

Ishte mendim i të gjithëve se kjo gjendje është e papranueshme prandaj duhet reaguar që kjo të përmirësohet. Populli është lodhur ekonomikisht dhe më nuk po i beson gënjeshtrat e politikanëve. Lëvizja VETËVENDOSJE! ishte ajo që vazhdimisht e ka paralajmëruar popullin për rreziqet dhe ka bërë çmos që t’i ndal ato rreziqe, prandaj ne do të jemi me ju u deklaruan të pranishmit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PeriiKeputur
Anëtar
Anëtar
PeriiKeputur


Male
Numri i postimeve : 342
Age : 111
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Profesioni/Hobi : ANTI-SERB
Registration date : 12/05/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 EmptyWed Jan 28, 2009 5:52 pm

6 pikëshi filloi së zbatuari bashkë me EULEX-in [url=http://www.bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.vetevendosje.org/sh/index2.php?option=com_content&do_pdf=1&id=1303', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');] [/url][url=http://www.bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.vetevendosje.org/sh/index2.php?option=com_content&task=view&id=1303&Itemid=2&pop=1&page=0', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');] [/url][url=http://www.bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.vetevendosje.org/sh/index2.php?option=com_content&task=emailform&id=1303', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=400,height=250,directories=no,location=no');] [/url]
EULEX-i filloi së zbarkuari në Kosovë ditën e martë, më 9 dhjetor. Të mërkurën më 10 dhjetor përfaqësues të EULEX-it u takuan në pjesën veriore të Kosovës me komandantët e stacioneve policore të 3 komunave veriore dhe pjesës veriore të Mitrovicës. Menjëherë pas takimit këta komandantë u deklaruan për media se nuk janë më pjësë e zinxhirit komandues të Shërbimit Policor të Kosovës, por do të raportojnë drejtpërsëdrejti në EULEX. Zyrtarë të EULEX-it nuk e kundërshtuan këtë deklaratë të komandantëve, gjë që nënkupton se EULEX-i pajtohet me të. Sipas Stacionit policor në pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës, stacioni në veri kishte vazhduar së dërguari disa raporte për krime ordinere (si vjedhje të vogla, apo prishje të rendit) edhe pas 17 shkurtit. Një ditë pas shtrirjes së EULEX-it kjo ndryshoi. Pika e parë nga gjashtë sosh filloi së zbatuari.

Të dielen në mëngjes, më 14 dhjetor, një tren i shpejtë kishte arritur nga Beogradi në stacionin e trenit në Zveçan. Kanë kaluar nëntë vite që kur nuk kishte pasur tren që kishte qarkulluar në relacionin Beograd-Zveçan. Ky tren nuk ishte pronë e Hekurudhave të UNMIK-ut (aq më pak të Kosovës), por i Hekurudhave të Serbisë. Ndërmarrja shtetërore e Serbisë Hekurudhat e Serbisë ka vendosur nën menaxhim të vetin 40 kilometra hekurudhë në pjesën veriore të Kosovës qysh prej marsit të këtij viti. Sindikata e Hekurudhave të Kosovës këtë administrim të hekurudhës së Kosovës nga Serbia e ka quajtur okupim klasik. Zyrtarët e ndërmarrjes së Serbisë po ashtu kanë deklaruar se të gjitha tunelet dhe urat në territorin e Kosovës janë funksionalizuar dhe janë duke u mbrojtur nga punëtorë të N.Sh. Hekurudhat e Serbisë. Kjo ndërmarrje ka deklaruar se janë të interesuar që ta nisin transportin deri në Fushë Kosovë e madje edhe në Han të Elezit, dhe se për këtë do të flasin me UNMIK-un. Më 14 dhjetor EULEX-i i kishte bërë pesë ditë pune në Kosovë. Hekurudhat dhe transporti janë pika e dytë nga gjashtë sosh që kanë filluar së zbatuari në Kosovë. Për pesë ditë dy pika.

Tash po i kuptojmë shumë më mirë fjalët e Hashim Thaçit e Berat Buzhalës thënë qytetarëve dhe deputetëve të Kosovës (Shefi në Kuvend e Berati në Express) që të mos e dëgjojmë se çfarë po thotë Serbia. Këta kanë harruar pjesën tjetër të porosisë: që të mos shikojmë se çfarë po bën Serbia. Për shkak porosia vetëm si e plotë do të mund ta kishte arritur qëllimin e vet: TË MOS E KUPTOJMË SE 6 PIKAT PO ZBATOHEN. Në të vërtetë sa herë që këta thonë mos e bëj një gjë të tillë, pikërisht atë duhet ta bësh. Ne në Lëvizje e kemi bërë pikërisht këtë, dhe e kuptuam qartë se sa shpejtë filloi zbatimi i 6 pikëshit. Po ta dëgjonim Thaçin e Buzhalën nuk do e kishim marrë vesh. Vërtet po t’i dëgjonim këta dy e disa tjerë si këta, ne ende do të mendonim se institucionet e Kosovës i kanë thënë JO 6 pikëshit. Për shkak se Thaçi kërkonte nga qytetarët e Kosovës mos ta dëgjojnë se çfarë thotë Serbia pikërisht për ta mbuluar faktin se refuzimi i tij ishte aq i qullët, dhe aq afatshkurtër, sa nuk i zgjati as për aq kohë sa i mban çorapet mbathur. Zbatimin e 6 pikëshit dhe atë me shpejtësi po e do Serbia. Prandaj ai po ndodh kaq shpejtë. EULEX-i përveç që ka ardhur këtu për ta zbatuar 6 pikëshin ai është këtu edhe për hir të 6 pikëshit, që të mund të zbatohet 6 pikëshi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
PeriiKeputur
Anëtar
Anëtar
PeriiKeputur


Male
Numri i postimeve : 342
Age : 111
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Profesioni/Hobi : ANTI-SERB
Registration date : 12/05/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 EmptyWed Jan 28, 2009 6:10 pm

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Londra_1913
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 EmptyFri Jan 30, 2009 12:04 am

Kush po lidhet me 1 dreke, qe VETEVENDOSJA jo ne keto zgjedhje qe do te mbahen tash, por ne zgjedhjet e ardhme, do te marr pjese ne to. Very Happy. Vullnetaret le te lajmerohen. Razz. Per kete e kam nje far bindje shume te forte, sepse e pash Albinin sot ne Rubikon.

Ju pershendes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
PeriiKeputur
Anëtar
Anëtar
PeriiKeputur


Male
Numri i postimeve : 342
Age : 111
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Profesioni/Hobi : ANTI-SERB
Registration date : 12/05/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 EmptyFri Jan 30, 2009 4:38 pm

Guximi shkruajti:
Kush po lidhet me 1 dreke, qe VETEVENDOSJA jo ne keto zgjedhje qe do te mbahen tash, por ne zgjedhjet e ardhme, do te marr pjese ne to. Very Happy. Vullnetaret le te lajmerohen. Razz. Per kete e kam nje far bindje shume te forte, sepse e pash Albinin sot ne Rubikon.

Ju pershendes

Une lidhna Guxim, sepse Vetvendosja kurre nuk do te behet parti politike si keta kuislingat e tjere.E degjove seq tha Albini dje ne Rubikon se Vetvendosja kurre nuk do ta ndryshoj konceptin e saj. Dhe mos fol per kesi gjera sepse nuk behet Albini si kuislinget e tjere ne krye m e Thaqin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 EmptyFri Jan 30, 2009 4:49 pm

U Tha, U Be...

Kushti ishte: Une them qe pas ketyre zgjedhjeve, Albini do te merr pjese ne zgjedhje.

Kurse ti thua qe: Jo.

Edhe: Pjesmarrja ne zgjidhje nuk eshte pike negative, nuk konsiderohet kshtu. Eshte forme per ta marr pushtetin ne menyre qe te besh perparime shoqerore, nese je i drejte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
PeriiKeputur
Anëtar
Anëtar
PeriiKeputur


Male
Numri i postimeve : 342
Age : 111
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Profesioni/Hobi : ANTI-SERB
Registration date : 12/05/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 EmptyFri Jan 30, 2009 4:57 pm

Nese mua nuk me del ateher une largohna automatikisht prej keti forumi edhe e njejta vlen edhe per ty?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 EmptyFri Jan 30, 2009 5:19 pm

Jo, ky kusht nuk eshte i nevojshem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 EmptyFri Jan 30, 2009 5:21 pm

E keni pas mundesin me e ndegju pram Albinin lidhur me zgjedhjet ne emisionin Rubikon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 EmptyFri Jan 30, 2009 5:24 pm

Guximi shkruajti:
Kush po lidhet me 1 dreke, qe VETEVENDOSJA jo ne keto zgjedhje qe do te mbahen tash, por ne zgjedhjet e ardhme, do te marr pjese ne to. Very Happy. Vullnetaret le te lajmerohen. Razz. Per kete e kam nje far bindje shume te forte, sepse e pash Albinin sot ne Rubikon.

Ju pershendes

A je ti i sigurt qe pas ketyre zgjedhjeve situata do ndryshoj ne ate menyre si thoshte Albini?????
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 EmptyFri Jan 30, 2009 5:34 pm

Po besoj Ago Muji, qe edhe nese nuk ndryshon ne ate menyre si thoshte Albini, une shume kam besim se ne zgjedhjet e ardhshme (jo ne keto zgjedhje) do te marr pjese, dhe une kete e konsideroj shume hap te mire, dhe perparimtar, per ta vetedijesuar kete popull te pavetedijesuar, hahaha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 EmptyFri Jan 30, 2009 5:37 pm

Do marresh pjese edhe nese ekzistojn rregullore ku per te marrur pjese ne zgjedhje duhet te pranosh ato rregullore ne te cilat nder te tjera thuhet qe te njohesh rezoluten 1244.
Do marresh pjese ne ato zgjedhje ku gjithqka drejtohet nga Pieter Faith.
Un sdo merrja pjese ne zgjedhje te tilla, te ardhmes nuk i dihet guximi, smund te pretendosh jo pas ketyre zgjedhjeve, sepse vetem zoti e di se cfar do na sjell kjo kohe e keqe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 EmptyFri Jan 30, 2009 10:16 pm

Ago Muji sipas gjykimit tim rezoluten 1244 sado qe te jete e hidhur, ajo eshte pjese ekzsitenciale. Prandaj edhe nese e njeh si te ekzsituar, mund ta kundershtosh, Very Happy.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 EmptySat Jan 31, 2009 1:46 am

Pajtohem me mendimin e Ago Mujit, sa i përket mos marrjes pjesë në zgjedhje ....

Lëvizjes Vetvendosja i mbete t'i vazhdoj demostratat... por jo në këtë mënyrë, por t'i shumëfishoj ato në të ardhmen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 EmptySat Jan 31, 2009 12:42 pm

Sa i perket Levizjes Vetevendosje! ajo nuk do ta marre dhe as qe e ka nijetin te marre pjese ne 'zgjedhje' cfaredoqofshin ato. Koncepti dhe metodika vepruese e Levizjes eshte tjeterfare nga institucionet gjoja te pavarura te cilat ne fakt u bene me te varura pas shpalljes se pavaresise se Ahtisaarit.

Nese ka ndryshuar dicka formale (e aspak thelebesore) tek institucionet eshte se ne tabelat e llamarinave te institucioneve shkruan: 'Institucionet e Republikes se Kosoves'. Dhe pavaresia institucionale nuk behet me tabela llamnarine. Pavaresia isntitucionale vie atehere dhe vetem atehere kur zhduket diktati nderkombetar.

Te hysh ne keto institucione eshte parasegjithash pranim i nomenklatures neototalitare. Madje ne keso kushte eshte edhe fyerje per institucionet te marresh pjese ne to duke pranuar nje mekanizem te huaj mbi to. E kuptoni cfare dua te them?

Le te mesojme te mendojme me ndryshe. Le te pushojme se menduari se ndryshimi gjendet brenda ngrehinave institucionale. Jurgen Habermasi thote se hapesirat institucionale s'jane te vetmet ku mund te kryhet ndryshimi. Dhe eshte dicka me teper ku mund te kryhet ndryshimi. Eshte pikerisht 'shkathtesia komunikative' dmth aktivitetet e organizuara qytetare demosntratat ultimative ato qe sjellin ndryshim cilesor e thelbeosor. Ndryshe nese i varim shpresat tek mundesia e ndryshimit brenda ngehinave institucionale atehere do te behemi spektatore te drames komike ku garojne ca parti mafioze e kriminale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 EmptySat Jan 31, 2009 1:57 pm

Leka i Madh, pikespari kerkoj sqarim mbi punen e zgjedhjeve, sepse shume kam te pakjarta. Une konsideroj qe zgjedhjet nuk jane asgje tjeter vec forme per te marre pushtetin, dhe forme me te cilen mund te besh ndryshime te medha, pozitive, nese ke vizion te drejte, jo sikur te PDK-se, LDK, etj etj. Vizioni sipas gjykimit tim duhet te jete i drejte, dhe nuk mendoj qe mund te ndikoj edhe pjesmarrja apo jo ne zgjedhje. Mund te marresh pjese ne zgjedhje nese qellimet e tua jane pozitive.
Nuk mendoj se zgjedhjet do te ndikojne ne ndryshimin e programit politik apo ne vizionin e nje levizjeje. Sa i perkete njohejes se planit famekeq te Ahtisarit, e rezolutes 1244, etj etj, une konsideroj qe, jane pjese qe duhet njohur
sado qofshin te hidhura, sepse njohja nuk nenkupton pranim apo pajtim, por do te thote se e vlereson dhe je nenvedije mbi ekzistimin e saj.

Problemi eshte se ne demostrate mund te dalin mbi 50 mije vete, por Hashim Thaci po e merr pushtetin, ose LDK-ja e merr pushtetin dhe po pasurohen ne kurrizin e te tjereve.
Tjeter vetevendosja pate thene, mos merrni pjese ne zgjedhje, a nuk ju duket pak jologjike kjo, sepse po mos te voton asnje qytetar i Kosoves, behet kaos. Vota eshte domosdoshmeri, nuk ka spo votojme hiq, se nje kryesi sado e korruptuar qofte duhet te jete ne kry te vendit. Paramendoni se cfare behet nje shtet ku nuk zgjidhet asnje kryesi.
Meqe vetevendosjen une e konsideroj si levizje me koncept te drejte politik, dhe qe ka perkrahje mendoj se rruga e zgjedhjeve mund te sjell perparime te medha, sepse e ke vete Kosoves ne duar, e udheheq vete, ketu qendron puna.

Zgjedhjet nuk e di, perse po perceptohen si te zhdrejta, nuk duhet te perceptohen keshtu vetem neqofse po i fiton nje i zhdrejte. Puno dhe do fitosh ti si i drejte. Ketu eshte krejt esenca sipas mendimit tim. Se ne zgjedhje po mendohen gjithmone PDK, LDK, AAK, AKR, etj etj.

Ju pershendes te gjithve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 EmptySat Jan 31, 2009 2:15 pm

Cito :
Tjeter vetevendosja pate thene, mos merrni pjese ne zgjedhje, a nuk ju duket pak jologjike kjo, sepse po mos te voton asnje qytetar i Kosoves, behet kaos. Vota eshte domosdoshmeri, nuk ka spo votojme hiq, se nje kryesi sado e korruptuar qofte duhet te jete ne kry te vendit. Paramendoni se cfare behet nje shtet ku nuk zgjidhet asnje kryesi.


Nejse nuk ke pas ketu per kend te votosh, mundem te jem edhe gabim Razz.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 EmptySat Jan 31, 2009 2:51 pm

Guximi shkruajti:
Leka i Madh, pikespari kerkoj sqarim mbi punen e zgjedhjeve, sepse shume kam te pakjarta. Une konsideroj qe zgjedhjet nuk jane asgje tjeter vec forme per te marre pushtetin, dhe forme me te cilen mund te besh ndryshime te medha, pozitive, nese ke vizion te drejte, jo sikur te PDK-se, LDK, etj etj. Vizioni sipas gjykimit tim duhet te jete i drejte, dhe nuk mendoj qe mund te ndikoj edhe pjesmarrja apo jo ne zgjedhje. Mund te marresh pjese ne zgjedhje nese qellimet e tua jane pozitive.Nuk mendoj se zgjedhjet do te ndikojne ne ndryshimin e programit politik apo ne vizionin e nje levizjeje. Sa i perkete njohejes se planit famekeq te Ahtisarit, e rezolutes 1244, etj etj, une konsideroj qe, jane pjese qe duhet njohur sado qofshin te hidhura, sepse njohja nuk nenkupton pranim apo pajtim, por do te thote se e vlereson dhe je nenvedije mbi ekzistimin e saj.Problemi eshte se ne demostrate mund te dalin mbi 50 mije vete, por Hashim Thaci po e merr pushtetin, ose LDK-ja e merr pushtetin dhe po pasurohen ne kurrizin e te tjereve.
Tjeter vetevendosja pate thene, mos merrni pjese ne zgjedhje, a nuk ju duket pak jologjike kjo, sepse po mos te voton asnje qytetar i Kosoves, behet kaos. Vota eshte domosdoshmeri, nuk ka spo votojme hiq, se nje kryesi sado e korruptuar qofte duhet te jete ne kry te vendit. Paramendoni se cfare behet nje shtet ku nuk zgjidhet asnje kryesi.
Meqe vetevendosjen une e konsideroj si levizje me koncept te drejte politik, dhe qe ka perkrahje mendoj se rruga e zgjedhjeve mund te sjell perparime te medha, sepse e ke vete Kosoves ne duar, e udheheq vete, ketu qendron puna. Zgjedhjet nuk e di, perse po perceptohen si te zhdrejta, nuk duhet te perceptohen keshtu vetem neqofse po i fiton nje i zhdrejte. Puno dhe do fitosh ti si i drejte. Ketu eshte krejt esenca sipas mendimit tim. Se ne zgjedhje po mendohen gjithmone PDK, LDK, AAK, AKR, etj etj.
Ju pershendes te gjithve.

Guximi, e vleresoj lart simpatine tende ndaj konceptit te drejte te kesaj levizjeje. Dhe meqe kerkove per ca gjera sqarim, ate dhe do ta bej dhe shpresoj se do te jap nje pergjigjje sa me te kenaqshme. Fillimisht, konditat per ekzistimin e zgjedhjeve te lira nuk ekzistojne packa qe behet potere e madhe per 'zgjedhje te lira e demokratike'. Pjesmarrja ne to shkon gjithnje e drejt renies, aq sa sic na kujtohet te gjitheve ne 'zgjedhjet' e fundme dolen dic me teper se 30% gje qe OSBE-ja i pranoi si te ligjshme. Ne secilin vend te kesaj dynjaje qe rezonon per demokraci, zgjedhjet per te fitu vulen e ligjshmerise duhet ta kapercejne pragun e 50%. Gjera qe te gjithe i dime.

Arsyeja e pranimit te ketyre 'zgjedhjeve' si te ligjshme eshte se pushtetit neokolonizator i nevojitet te sajoje aty per aty nje 'qeverisje' vendore qe kinse eshte votuar nga qytetaret. Arsyeja tjeter e pranimit te ketyre 'zgjedhjeve' eshte se po te perseriteshin edhe njehere, perqindja e pjesmarrjes do binte ne fund te pusit, dmth sdo te kishte fare.

Krejt kjo tregon se zgjedhjet ne Kosove jane nje karikature e zgjedhjeve, nje surrogat i zgjedhjeve, zgjedhje ku ti nuk zgjedh por zgjedh dikush tjeter. Vete sigurisht e ke pare kur fitoi PDK-ja, tere simpatizantet e saj brohorisnin me piskame: 'Jo me LDK-ne..Jo me LDKne! Nderkaq, Tina Kajdanov dhe te huajt nuk i pyeten as kah i kane dajte dhe c'bene. I detyruan te martohem me zor PDK me LDK.

Kur po e shohin keta nderkombetaret qe pakenaqesia e popullit po mberrin majat dhe gjashmeria per shperthim po rritet, hajt i sajon aty per aty do fare zgjedhjesh qe si pikesynim kane shkarkimin e mllefit te popullit ne ca partira kriminiale. Gjate tere fanfares elektroale, populli deri atehere i mberthyer nga mllefi e urrejtja, behet sakaq qengj; i premtohet nje xhenet i tere, i premtohet e cka nuk i premtohet se.

Guxim, po u pranuan keto institucione ne kete nomenklature te rrezikshme dmth me ca dokumente e regjime mbi, atehere kundershtimi yt ndaj ketyre mbetet sall formal, sepse pjesmarrja juaj ne institucione behet pranim i rregullave te te huajve. Kur pershkruhet ne thellesi problemi i vertete ne Kosove dhe farsa e zgjedhjeve (prapavija qellimlige e tyre) thirrja e Levizjes Vetevendosje! per bojkotim zgjedhjesh eshte mjaft e logjikshme, e duhur dhe racionale. Perkundrazi, thirrja per te dale ne zgjedhje ne kohen kur realitetin ne terren e ke pleh eshte thirrje jologjike, eshte idiotizem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 EmptySat Jan 31, 2009 4:17 pm

Edhe dicka! Thirrjet e LKCK-se dikur per bojkotim te zgjedhjeve rugoviane nuk ishin jologjike. Ai bojkotim ishte mjaft i domosdoshem, edhe pse njerezia e kishin pire lengun e mashtrimit rugovist.

Nuk eshte e vertet se nese s'dalim ne zgjedhje atehere cdo gje eshte kaos. Sidomos, dalja ne 'zgjedhje' ketyre viteve ka deshmuar se ato s'na nxorren nga kaosi, perkundrazi ben kaos edhe me te madh, kaos qe shtohet e shtohet edhe derisa bisedojme tani.

Nuk mund te kete zgjedhje te lira e te verteta perderisa ka pushtete neototalitare qe jane mbi ne e s'japin llogari askujt/.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 EmptyTue Feb 03, 2009 7:22 am

Guximi shkruajti:
Po besoj Ago Muji, qe edhe nese nuk ndryshon ne ate menyre si thoshte Albini, une shume kam besim se ne zgjedhjet e ardhshme (jo ne keto zgjedhje) do te marr pjese, dhe une kete e konsideroj shume hap te mire, dhe perparimtar, per ta vetedijesuar kete popull te pavetedijesuar, hahaha.

Guximi shumë i nderuari Guximi !

Populli që në kohën e mos daljes në zgjedhje (e kam fjalën shumicës së popullit) është vetëdijsuar dhe i bindur, se po udhëhiqet nga një qeveri e cila është mish i huaj, dhe së bashku me të huajt kjo qeveri po e shtypin popullin duke ja mohuar të drejtat dhe liritë më elementare që i takojnë.

Kurse, sa i përket asaj se a është mirë që Albin Kurti të marr pjesë në zgjedhje apo të mos marr... unë jam imendimit se Albin Kurti me vetvendosjen nuk është mirë të jetë aty, sepse futja e Albin Kurtit në atë llym, dmth fikja përfundimtare e një drite që ka Kosova përmomentin i cili vepron pos teorikisht, përmes shtypit, dhe vepron e është aktiv edhe në praktik përmes organizimit të demostratave....

Çka do të thot futja e Albin Kurtit në llymin që e ka krijuar qeveria e Kosovës !?

Sot, pos rezolutës 1244, i është kurdisur edhe Pakoja e Ahtisarit, së fundmi është edhe 6 pikshi i Ban ki moon-it...( e treta e vërteta siç thot populli).të cilat që të tria janë tejet të rrezikshme, për ata që kanë sy e vesh !

Për të mos i përsëritur dy të parat, unë po ndalem vetëm në këtë të fundit ...në 6 pikshin e Ban ki moon-it i cili është i kurdisur qëllimisht si dy të parat nga faktori i jashtëm, dhe është vazhdimsi e kurdisjeve të të dy të parave ....( populli thot në kofsh Bektesh merre vesh) dhe këta qeveritarët tonë zoti e di a e kanë marr vesh apo jo...! Ne e dim se i kanë pranuar dy të parat, por këte të tretën po thon se e kemi pranuar pjesërisht, dmth vetëm 4 pika kurse 2 nuk i kanë pranuar ( në sy të popullit)

Tash ka ardhur koha që qeveria e Kosovës përmes 6 pikshit që do të bisedojnë me serbin do të përballen haptas me gabimet e lëshuara më heret, sepse duan apo nuk duan qeveritarët tanë, bisedime do të ketë, siç thonë qeveritarët "Bisedime Teknike".

Futja në bisedime me serbin, dmth zbatimi i 6 pikshit i cili nënkupton ndarjen e Kosovës...Tash shtrohet pyetja a do ta bëjë Thaçi këte në sy të popullit... drejtë për drejtë JO, sepse as faktori ndërkombëtar nuk do ta lejonte një gjë të tillë.

-Synimi i faktorit ndërkombëtar është që t'i ruaj politikanët të cilët janë të ndëgjueshëm, servilë siç është Thaçi me llymin përreth.

-Po ashtu, synimi i Thaçit me llymin që e ka përreth, është të ruaj marrveshjet me faktorin e jashtëm për të mbetur në pushtet.

-Synimi i Albin Kurtit është t'i rrëzoj qeveritarët dhe t'ua demaskoj politikën të huajve që e bëjnë në dëm të popullit në Kosovë.

Herë here, patriotizmi i Thaçit përmes deklaratave që ai i lëshon... i lëshohen me qëllim të caktuar nga të huajt për të mbetur ende në pushtet, sepse të huajt së bashku me qeverin e Kosovës, bashkpunojnë në mes vete sepse ia kanë frikën popullit, për këtë arsye patriotizmi i Thaçit lëshohet vetëm deri në kufirin e caktuar, deri aty, që ai të mos humb besimin e asaj pjese të popullit që e përkrah... nuk e lejojnë deri në atë shkallë patriotizmi i Thaçit që ta trimrohet populli, sepse ta trimrosh popullin dmth ta dëbosh të huajin nga Kosova.

Për të mos e humbur politikën aktuale në Kosovë, në bisedime për 6 pikshin me serbin do të bisedojnë dikush tjetër, siç i bëri bisedimet Blerim Shala në Vjenë më heret...

Por, edhe nëse nuk do të zhvillohen bisedimet Kosovë-Serbi, Eulexi është ajo forcë e cila e kontrollon territorin e Kosovës, cep më cep, nuk është as qeveria e Kosovës, as policia, dhe as FKS-ja... dua të dal aty që në fillim shkruajta se, Albin Kurti është e vetmja dritë e cila pos teorikisht, është edhe praktikisht duke e ndërgjegjsuar popullin në rrethanat aktuale politike, prandaj i mbetet të vazhdoj dhe ta rris, e shpeshtoj punën përmes demostratave, për t'i asgjesuar të huajt dhe qeverin aktuale në Kosovë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 EmptyTue Feb 03, 2009 3:40 pm

Guximi shkruajti:
Ago Muji sipas gjykimit tim rezoluten 1244 sado qe te jete e hidhur, ajo eshte pjese ekzsitenciale. Prandaj edhe nese e njeh si te ekzsituar, mund ta kundershtosh, Very Happy.

Por nuk duhet ta pranosh, se per qe eshte ekzistenciale e dime te gjithe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» Dallimi ne mes te Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe FBKSH-së ?
» KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO...
» Rrnoft levizja Vetevendosje!
» ZGJOHU-Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
» Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: