Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE

Shko poshtë 
+4
Medalim
eri Tr
gjakushi
feneri
8 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE   Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE EmptySun Dec 28, 2008 12:30 am

Në ambientet e restoranit S Petrol në Gostivar, Kryesia e Levizjes Demokratike Shqiptare, me seli në Gostivar, organizate jo qeveritare, mbajti Raportin vjetor me rastin e përfundim vitit 2008. Morën pjesë përfaqësues nga gjithe qytetet ku jetojnë shqiptarët në Maqedoni, ndersa me prezencën e tyre e përshëndetën veprimtarinë e Lëvizjes Demokratike Shqiptare OVL , Kryetari, Besnik Hodai, Shoqate e te përndjekurve dhe të burgosurive Politik në Maqedoni, shoqate dhe asociacione te ndryshme nga Shqipëria dhe Kosova.
Raport per veprimtarine e Lëvizjes demokratike shqiptare beri kryetari i saj z. Hajredin Kaza, në emër të organizimit te rinisë pjesëmarrëse në Lëvizje foli nënkryetari z. Vullnet Dauti.Arta Zeqiri, zëdhenëse e Lëvizjes lexoj Projekt Platformën e Lëvizjes demokratike Shqiptare për veprimtarine e saj në të ardhmen. Ndersa, veprimtarinë , qëndrimet, pikëpamjen rreth situatës aktuale politike e shoqërore e bëri Sekretari gjeneral i Lëvizjes Demokratike Shqiptare z. Ferit Ramadani , fjalen e te cilit do ta sjellm ne terësi të njoftohet edhe opinioni lexues i forumit Bashkimi kombëtar, me të cilin, Lëvizja Demokratike Shqiptare, do të bashkëpunojë per koordinimin e aktiviteteve mbarëkombëtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE   Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE EmptySun Dec 28, 2008 12:53 am

Të nderuara zonja,
të nderuar zotërinj!
Të nderuar pjesëmarrës !

Më lejoni të sjell përshëndetjet e Komandant Askerit, i cili mbahet në burgim shtëpiak. Sado i ndarë fizikisht, ai më angazhoj të sjell përshëndetjen e tij , se ai me shpirt dhe zemër është me ne !

Në përmbyllje të këtij viti i quajtur Vit i Madh për shqiptarët, do të përpiqemi të japim një vështrim ku do të faktojmë dilemat tona dhe pikëshikimet që koordinon Lëvizja Demokratike Shqiptare.Me këtë rast do te theksojmë se fillimi i viit 2008, nisi me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës shtet, ku shumë shtete nga bota e pranuan pavarësinë e saj, nërsa shteti siç pretendon të quhet Maqedonia, pa pranim emrin, pa kombin dhe gjuhën që i kontestohet, edhepse administrativisht ka robëruar një komb dhe territorin e tij, dhe fal të robëruarëve shqiptarë mbijeton, nuk e pranoj pavarësinë e Kosovës në atë kohë, bile edhe pas pranimit të ma vonëshëm prej disa muajve , nuk e ka bërë asnjë hap në koordinimin e marrëveshjes bilaterale dhe diplomatike, perveç nguljes se gurkufijve në tokën e rrëmbyer nga Kosova, nga përcaktimet e skenarit të Sërbisë.
Vitin 2008, e karakterizuan edhe proceset që u zhvilluan gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare në IjrM.E, veçmas e karakteriziuan strukturat e dalura pas zgjedhjeve të 1 qershorit 2008.
Dalja në skenë e strukturave politike, legjitimimi i lalashëve që të hyjnë në garën zgjedhore, krijimi i bandave dhunuese dhe i vjedhjeve të votave, e zbehën garën zgjedhore, aq ma shumë e zbehën karakterin dhe kërksën e drejtë t¥ shqiptarëve, e më të, u lejoj hapësirë dhe mundësi bandave kriminale të VMRO istëve dhe LSDM istëve të operojnë si duan,që të fuqizohen për të arritur qëllimet e tyre shtypëse.Nuk ishte e rastit , që për fitoren e VMROistëve , u gëzuan dhe heshtën të gjitha strukturat politike, edhepse një gjë është e qartë si drita e ditës, se kutitë e votimit u mbushën nga votat e paguara të njrëzve që votonin lirisht, përse kishin marrë shtetësinë e këtij jo shteti, kur presin shtetësi mbi 100 mije shqiptarë që kanë lindur dhe jetojnë këtu, por, ata që i dolën krah me voitime, ia mundësuan të vijë në pushtet partia që jeton dhe krenohet me të kaluarën kriminale të vojvodave të Mikailit, Gaves, Jordan Piperkës e Delçevit !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE   Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE EmptySun Dec 28, 2008 1:08 am

Strukturat politike shqiptare, të njohura si amalgame që reflektojnë disonancë. karshi elektoratit shqiptarë dalin ddhe trumbetojnë me justifikime se do të sëndërtojnë strategji që të arrijnë mirëqenien si qytetarë, duke tabuizuar kombin shqiptar dhe sovranitetin e tij, në dimensionet e kërkesave, ku përparësi i japin qytetarit shqiptarë që ka nevojë vetë për një vend pune që kurrë se merr, ndërsa çështjen kombëtare,nuk mundet ta zgjidhë. Sepse :

- Demokratët e hershëm të yshtur nga oreksi për të mbrojtur pozitat në emër të prosperitetit, shenjëzuan hapat e Oazës së paqës dhe harruan synimet kombëtare,

- Atdhetarët, në vend të kombtarisë, spikatën partnerin strategjik VMRO-DPMNE, dhe me të shpikën RELAKSIMIN, në prehërin Vojvodist!

- Integristët e aradhave të UÇK, shkundën puplat nga krahët e gjeneralëve, komandantëve dhe ushtarëve që të bëhen jeniçerët e Karikatinës Makosllavi. Sepse ata ua mundësojnë heshtjen dhe butësinë, edhepse zhvillimi i proceseve të sistemit të ushtruar nga karakanxhollet e makosllavisë ushtron inkuizicionin e pandalur.

Padyshim duhet permendur edhe ca sajesa bishta të politikës me emrin Bashkim dhe Demokracie e re, që bëjnë kukama të zejnë furrikun në Qeveri !

Vetëm shqiptarët që jetuan denbabaden në këto troje të ndara me dhunë nga Amza e vet, mbetën të përjetojnë robërinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE   Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE EmptySun Dec 28, 2008 1:36 am

Feneri, te pergezoje dhe te falenderoje per keto shkrime me vlere te madhe qe ke sjelle, vertet je i madh.

Respekt i nderuari Ferit Ramadani.

BiBiKiMi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE   Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE EmptySun Dec 28, 2008 1:51 am

Lvizja Demokratike Shqiptare , datimi i sëcilës është qyshkur jetojnë shqiptarët, por e strukturuar në këto çaste të këtij viti Gogol, ka vënë pikëshikimet mbi rrjedhën e ngjarjeve. Ajo, si Kombi i ndarë shqiptarë, është e shqetësuar, se viti 2008, që mund të ishte për shumë arsye vit i shpresave, është bërë vit Gogol, se ka faturuar në bilancin e vet goditjet, dhunën dhe përndjekjen e shqiptarëve.Pikërisht këtë vit shprehet ma shumë se kurrë tendenca shtypëse.Ata që na shtypën një shekull, nuk kanë lëvizur nga binarët klasik të ndjenjër robëruese. Vetëm, klasikën tiranike e kanë ambalazhuar me një shfaqje moderne demokratike. Ndersa, grupet funksionale të partive shqiptare, kanë reflektuar përshtatje sipas pozitave . Kur janë në opozitë trumbetojnë se janë stoikë të idealeve, ndersa në pozitë bëhen mumje te heshtura. Vetëm jehona e trumbetimeve dallëdisëse të argatëve ua mundëson të quhen Qole të robërisë së vetvetes dhe shqiptarëve!
Lëvizja demokratike shqiptare për këto ka fakte. Ngjarjet e përditëshme janë dëshimia e nje tragjikomedie pa epilog.Grupet funksionale shqiptare luajnë rolin e zvarranikëve, dhe si hardhuca përpiqen ta shuajnë zjarrin e ferrit shtetëror, ku shqiptarët përdoren si drunj të thatë ku pamëshirshëm deponohen të krijojnë flakadanin e hirit nga proceset e gjykimeve, nga tatimet, nga tarifat doganore.
Lëvizja demokratike shqiptare në këto çaste të asgjasimit ku janë aktivizuar mekanizmat e etnocidit si Stuhia malore, ka për qëllim të koordinojë unitetin.Kjo rashomoniadë përçarëse ndërmjet nesh, ua ka lejuar makosllavëve krijimin e margaritarëve të strategjisë robëruase. Ata kanë arritur me përçarjen e shqiptarëve , të zhvillojnë grupet që grinden për karrigën e pushtetit ku realizojnë vetëm luksin vetiak, ndërsa elektoratit që i voton, ia dredhin kamxhikun në trup.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE   Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE EmptySun Dec 28, 2008 2:14 am

Lëvizja demokratike shqiptare e ka te qartë përse turreshin dhe turren hamshorët e strukturave politike të krijojnë presidentë si Trajkovski që i mori votat e shqiptarëve dhe pastaj ma zi se Millosheviqi që se kishte asnjë votë nga shqiptarët e Kosovës, u vesh me lurkën e Paramilitarisë së Boshkovskit dhe Buçovskit, dhe u dha zemër atyre të granatojnë Karadakun dhe Malësinë e Sharrit, pa i shkuar ndërmand se nga votat e tyre ishte zgjedhur i parë, dhe pa i shkuar ndërmend se nga mallkimi i tyre mund ta thyej kaptinën siç e theu!
Lëvizja Demokratike Shqiptare , e ka të qartë përse turreshin gjeneralët, komandantët, ushtarët pa pendlat e amblemës së UÇK për hir të integrizmit në Makosllavi, sipas modelit të Kadirevit çeçen që u turr pas Putinit, ndërsa këta luftëtarët , në stilin e korrier Jozhekut rendin për vëllazërim - bashkimin e ri me baltën e kaltër. Po! U turrën të bëjnë edhe me vota të vjedhura president Crvenkon, zhuganin e njohur për proceset gjaksore nga Bit Pazari. Ladorishta..., e deri në Gostivar, ku e pret gradonaçallniku Bejtush Aga , t'ia shpalojë të arrirat e rregullimit infrastrukturor të Parkut të qytetit ku hedh shtat Çedoja i Filipëve, krimineli i LKJ, dhe sëbashku me Sanço Pançot shqiptarë trumbetojnë për mullinjtë e erës si të arrira kolosale të bashkëjetesës sipas stilit sijamez, ku njëri nga sijamezët vetëm pi gjakun dhe han trupin dhe shpirtin e tjetrit që i rrin mbi për preferencat integriste tiranike të vojvodistave!
Lëvizja demokratike shqiptare e ka te qarte përse turreshin t'ia rrisin rejtingun për 100 hapa Rilindjeje makosllave thapathup Grujos, që dëshiron të bëjë copa e thërrima kauzën shqiptare, dhe me rekrutët, qofshin ata të pozitës apo të opozitës politike shqiptare, të ndërtojë profile jeniçerësh të devotshëm që harbohen duke trumbetuar që Skandallodonia të parnohet në Nato, dhe në Evropë, edhe pse, nga Samiti i Bukureshtit shumë bindshëm u pa se, ajo ae që ka hy në korridoret e asaj axhende, jo për arsyen se Greqia e pengon, por se realisht, me djallëzi, dëshiron të ndërtohet në vendin e okupuar shqiptarë, dhe pastaj, të perdorë tiraninë koloniste të asimilimit me metodat që i përdori një shekull!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE   Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE EmptySun Dec 28, 2008 3:27 am

Lëvizja demokratike shqiptare, e ka te qartë përse degjenerohen manifestimet siç ishte Kongresi i Manastirit, ku flasin Todorët, por, nuk munden të flasin intelektualeët dhe historianët shqiptarë.LDSH, e ka te qartë sjelljen e stërkequr të Ligjit për shtimin e maqedonasve ! Laboratoria makosllaviste e përkrahur nga kaukazianët e Rusisë dhe Sërbisë,qyshkur e ka ne shpikje llojllojshmerine e etiketave që shqiptarët të mbesin të egër, të pakulturë , pa identitet. Sepse, ajo gjithmonë ka mbledhur prej tyre tatimet, dhe i ka investuar për bandat e karabinierëve makosllav. Ajo gjithmonë me strategji djallëzore dhe vjedhje ua ka grabitur ekonomine shqiptareve.Ajo, kurrë nuk i ka trajtuar drejt viset ku jetojnë shqiptarët, dhe në ato Komuna gjithmonë ka leshuar me mungesë të dukshme ato pak investime. Ajo në administratën e saj rigjide ka perkrahur sdministratorët rigjidë që kurrë nuk i kanë zbatuar normat e ligjeve, dhe kanë zvarritur me dashje dhe qëllim kryerjen e kërkesave të shqiptarëve. Ajo i ka bastisur dhe përndjekur shqiptarët kur ka dashur vetë, duke ua vënë etiketën e kriminelit, sado që sistemii tyre kriminal, nuk ka të treguar në përkrahjen e vjedhjeve nga maqedonasit, te korruptuarit, kriminelet e asaj origjine!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE   Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE EmptySun Dec 28, 2008 4:01 am

LDSH i quan gënjeshtra trumbetimet që bëhen se realizohet Marrëveshtja kornizë e Ohërit. Ajo me fakte konstaton se gjerat shkojnë drejtë inkuizicionit.Është shumë spikatës rasti i kriminelit Boshkovski që qeveria e përkrahu me mjete dhe i krijoj hapësirë të veprojë, ndërsa radiostacioneve të leshojnë në emitim këngët fyese ku tirania e tij shfaqet si heroizëm, ashtu siç e pritën dhe u takuan djallezisht gjithë strukturat politike makosllave. Është në spikamë sjellja e gjykatave dhe e policisë si ndërmjetëse, që realizon proceset shtypëse që të pasojnë gjykimet si Brodeci, dhe shume e shumë raste të tjera që presin të hapet Kutia e Pandorës! Përndjekja e deputetëve, mbyllja e paraleleve shqipe, pamundësia e hapjes së paraleleve në Idrizovë, mosdhënia e mjeteve për paga në Ministrinë e ekonomisë, përse janë avansuar dy apo tre kuadro nga ministri shqiptarë, janë sinjale se shqiptarët kudo qofshin janë në shtratin e Prokrustit. Atyre u ka mbetur vetëm një rast siç e trumbeton në mediume Kryeqeveritari Grujo, se shqiptarët, të bëhen të përshtatshëm, të heshtur, memecë,të verbër, dhe të hekin dorë nga kërkesat legjitime e natyrore, nga e drejta e pjesëmarrësve në luftë. Sepse , në rast këmbënguljeje për to, del Barbi Gordana me Xhomb Allfat, që veprojnë si xhind, dhe nuk zgjedhin metoda dhune dhe përndjekjeje të frigojnë dhe nënshtrojnë shqiptarët.
Lëvizja demokratike shqiptare e ka të qartë se laboratoria e përpunimit makosllav nuk ka të ndaluar.Në atë mision tradhëtie pranojnë vetëm butakët të zejnë furrikun e Udbashëve të social federalizmit.Edhepse, të tillët u provuan të klloçisin nga nëntëdhjeta ku filloj përkulja e deri dita sot kur përkulen deri në themër të Grujos pozita dhe opozita e politiës shqiptare, që të potësojnë deshirën dhe standardin e lojalitetit, e me të të bëjnë hapësirë të hyjnë në qeveri në resorët e ministrive ku derdhen buxhet- fekaljet.
Lëvizja demokratike shqiptare, në këtë laravi jetësore, fton shqiptarët që e ndjejnë vërtetësinë e kauzës shqiptare, të mblidhen në obcionin e vërtetë të nisin me këmbëngulje zgjidhjen e saj, që nuk është as përqindje, as pjesëmarrje në Parlament dhe Qeveri për dekor, por është, qenësia e saj natyrore, që në shekuj është zhbërë dhe shtypur!

Rroftë LDSH,
Rroftë bashkimi kombëtar shqiptarë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE   Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE EmptyMon Jan 12, 2009 1:28 am

ANALIZA E SITUATËS MOMENTALE NË QENDRIMET E LEVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE


Kryesia e zgjeruar e LDSH, në analizën e akivitetit te nismës së këtij viti, pas një debati konstruktiv, të udhehequr nga Kryetari i saj Hajredin Kaza, dhe strukturat tjera te kryesisë, ku pati dhe perfaqësues te dijasporës shqiptare, njëzeri solli konkluzat se :

1. Shpallja e zgjedhjeve për President shteti, dhe per kryetar të Njësive Administrative Lokale, në Maqedoni per 22 mars 2009, me konsulltimin dhe pranimin e katër Liderëve të Partive , VMRO, LSDM. BDI dhe PDSH, dy të fundit, parti shqiptare, njera pozite e tjetra opozitë, pranuan strategjine e kurdisur nga Blloku politik maqedona, që ajo datë të bëhet fitorja perfundimtare e makosllavëve ! Me fitoren e kujtedoqofte blloku maqedonas, me zgjedhjen e Presidentit nga radhet e tyre, shqiptaret apriori ngelin vetem argatet e tyre qe t'ua mbledhin votat siç vepruan edhe ne zgjedhjet e përparme per President, dhe pastaj gjate gjithe mandatit sa do te ndjehen te pushtetshëm ata të ushtrojnë dhune mbi shqiptarët!

Nder të tjera , Lëvizja demokratike Shqiptare, duke rrumbullakesuar keto veprime, pershendeti pjesëmarrjen e Presidentit shqiptar që i bëri vizite Kosovës dhe presidentit të saj në prak të njëvjetorit të Pavarsisë, por, ua zu per te madhe anashkalimin e te dy personaliteteve, që asnjë fjalë nuk arritën të thonë për shqiptarët e robëruar nga Maqedonia, takimi i të cilëve u bë në datën kur shqiptarët përndiqeshin në Kumanovë, në Çair, në Shkup, e gjithkah!

Për këtë arsye, Lëvizja demokratike shqiptare, fton gjithe shqiptarët në Maqedoni, që në këto çaste të kësaj strategjie famzezë të zgjedhjeve për Kryetar të NJVL, dhe për President shteti, të anashkalojnë përçarjet, konfrontimet mes veti, dhe bashkarisht të dalin në betejën kundër bllokut maqedonas të manifestojnë koordinimin e kërkesave legjitime dhe natyrore që të shenojë fitoret e marsit i cili, per shqiptarët eshte i nje domethenie te madhe drejt lirisë dhe fitores!

Për këtë arsye, Lëvizja demokratike shqiptare, fton strukturat politike qofshin ato në pozitë apo opozitë, të krijojnë kushte për bashkëveprim dhe të bashkuara të parandalojnë daljen e kandidatëve të rangut Lube Boshkovski, metaforës kriminale, që fushatën e nis nga Manastiri i shtëpive të djegura shqiptare, dhe nga etnocidi i pa parë !

Për këtë arsye, Levizja demokratike shqiptare, kërkon me këmbëngulje që liderët e partive, krytaret e shoqateve, dhe intelektualët e pavarur, të mblidhen për të kandiduar një person, votat e te cilit do të mblidhen në konton shqiptare, që mos të shfrytëzohen per tregti që të bëhet fitorja e Presidentit maqedonas si ca mandate ma pare!

Për këtë arsye , Lëvizja demokratike shqiptare, do të zbardhë projektin e veprimtarisë në këtë fushatë, me cilin dhe për cilët do të angazhohet !

Rrofte populli shqiptar.
Rrofte Lëvizja shqiptare.


11.01.2009
Gostivar Zëdhënse Arta Zeqiri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri Tr
Fillestar/e
Fillestar/e
eri Tr


Male
Numri i postimeve : 50
Age : 34
Vendi : Shqiperi
Registration date : 20/04/2009

Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE   Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE EmptySun May 10, 2009 12:26 am

TRYZE E RRUMBULLAKET E LEVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE[/


ME TEME : Të ecim drejt Bashkimit dhe Pavarësisë


Sot , duke filluar nga ora 14 30 deri ne oren 20, ne lokalet e restoranit S- Petroll ne Gostivar, me temen : Ecim drejt Bashkimit dhe Pavarsisë, Levizja Demokratike Shqiptare me seli ne Gostivar leshoj ne opinion Letër Shpalimin e motiveve te veprimtarisë se LDSH, dhe Projekt Platormen e vet. Me kete rast ishin te ftuar te debatojnë Shaqir Fetahu, myfti dhe analist i çeshtjeve fetare islame, Qerim Lita historian, Nijazi Muhamedi , publicist, Ilir Luma politikollog, Baki Sulejmani koordinator , Nevzat Halili, Kryetar i Republikes Ilirida, Sefedin Haruni kryetar i PPD, Gadaf Uzeiri , kryetar i Unionit te Studenteve te USHT, Zudi Xhelili, politikolog, Abdulhadi Ademi profesor, dhe ushtarak i larte i UÇK, Idajet Elmazi, perfaqesues i shoqates se te Burgosurve politik, e te tjerë.
Me komunikimin e tryzes udhehoqi Ismet Krosi, ndersa Fjalen e hapjes e beri Hajredin Kaza. Leter Shpalimin dhe Projekt Platformen e LDSH , e elaboroi sekretari gjeneral i Levizjes Demokratike Shqiptare, z. Ferit Ramadani.

Ne emer te Kryetarit te Komunes se Gostivarit z. Rufi Osmani, pershendeti i derguari i kryetarit, sekretari i Komunes Naxhi Xhelili.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri Tr
Fillestar/e
Fillestar/e
eri Tr


Male
Numri i postimeve : 50
Age : 34
Vendi : Shqiperi
Registration date : 20/04/2009

Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE   Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE EmptySun May 10, 2009 12:28 am

Levizja Demokratike Shqiptare
Gostivar







Projekt


PLATFORMA




Shqiptaret e okupuar nga Maqedonasit, Serbet, Malazezet, që e përbëjnë strukturen e nje kontinuiteti te ndarë nga Shqiperia dhe Kosova, pas fazes se Pavaresise se Kosoves se mbrojtur nga nderkombetaret, dhe Shqiperise se pranuar ne Nato dhe BE, duhet fuqishem te shënojnë frytet e pjekurisë politike që te arrijne deri tek zgjidhja e plote sipas te drejtës natyrore e legjitime .

Është faza e nje logjike të re ku mbahen qendrime per hapjen e kerkeses se unifikimit per te ra konjukturat e një modeli të vjetër te shtypjes qe shqiptaret te zhvillohen te bashkuar, e jo ne shtete okupuese unitare, dhe ne rrethna që nuk lejojne shfrytëzimin e përparësie së pozicioneve për ndryshime qe mban Shqiperia, apo Kosova , por, padronet krijojne strategjite e tyre ofanzive te hegjemonise, per te mbetur shqiptaret nen roberite shekullore sllave. Me kete rast, kunder ketyre sistemeve te padroneve , eshte LDSH, e cila kundershton, dhe i fton shqiptaret , të koordinojne veprimet dhe te mbajnë qendrimin:

Te ecim drejtë Bashkimit dhe Pavaresise !

Në këtë diemension real dhe racional , ne ketë kohe zgjidhjesh dhe rregullimit te ri, të nderpresim manipulimet qe na kushtojne shume, dhe te hapim porten e zgjidhjes se kesaj kauze! Qysh në hapat e parë të vendosim relacionet e toleranës ndershqiptare . Te korrigjojme qendrimet e subjekteve qe kanë ne shkarrjet programore.Të krijojme strategjinë e marrëveshjes për pushtimin e strukturës në dimensionet e hapësirës institucionale mbareshqiptare!

Por , mbani mend se deti fundosës i zhvillimit anarkik unitarist i sllaveve, nuk do të ndalet. Ata kur te kuptojne se ne fuqizohemi drejtë fitores, do te nisin tallazet përmbytëse duke shtuar ne rrypin roberues nje hallke lire qe te nise te na godise me doren tone . Ne jemi te vetedishem perse ndodhin keto goditje. Sepse ne horizontin e qiellit kombetare, vegjetojne kerkesat per plotesimin dhe realizimin e interesit vetiak , grupor, e partiak. Vegjetojne mbijetesat e krijuara nga ideologjite dhe nga ndarjet me dhune, e me projekte si ne kohen e Shen Stefanit .
Kerkesen tone te drejte dhe natyrore , per te qene te Pavarur dhe te Bashkuar e motivon qendrimi i pardonve qe paten synim strategjik te na zhbejne dhe perdoren sistematikisht dhunen dhe shtypjen e te gjitha mundesive rigjide, qe yshten kunder nesh. Qellimin tone , e ben aktuale dhe e ndihmon fuqishem papunësia, ne perqindjen e seciles, per nga struktura, gjithmone shqiptaret kane qene dhe jane ma te neperkemburit. Kerkesen tone per Pavarësi dhe Bashkim me amzen natyrore e arsyeton niveli i mirëqenies se keqesuar, partikularizmi. E ndihmon atë edhe realiteti i luftës dhe krimit sërb në Kosovë, e ndihmon shtypja eksperimentuese ekskluzive në Maqedoni, ku arena e perballjeve, gjithmon i pati ne shenjester dhe i nxori shqiptaret ne poligonin perndjekes , edhe me 1946, edhe me 1968, edhe me 1981, edhe me 1990, edhe me 2001, e deri me sot, kur degjohen zerat se ne autoqefaline shteterore mund te kete vetem unitari makosllave . Prandaj, nëpër gjithë këto rrethana konfliktesh, pushtetaret e djeshem shfrytëzojnë profilin e përfitimit për të mbetur këmbëngulës në udhëheqjen e tyre edhe sot e pastaj, sipas modelit autoqefal! Ata i arsyetojne vetem Kaloresit e perhumbur te mullinjve te erës, qe harrojne misionin e çeshtjes shqiptare, per te cilen, kane dhene jeten heronjte dhe deshmoret e anatemuar, te burgosurit e ndergjegjes, te shperndarit nëper diasporë , deri tek nenat shamizeza qe priten ne prak dhe enderruan nje dite lirie e pavaresie.Nje dite bashkimi.

LDSH ne kete rruge fitoreje gjithmon do te jete me e forte !
Gjithmonë më bindëse!
Do te përballet me ndërhyrjet brutale të oponentëve roberues , dhe me dallkaukët e profiluar si politikanë të perkrahur nga klanet e politikave partikulare qe shqiptaret i projektojne si copa te ndara, duke i goditur me tirani shtypese edhe ne prodhim, edhe ne administrate, edhe ne arsim, edhe ne informim! Duke i goditur ne planin horizontal, ne planin veritkal, dhe ne planin integral, ku perdoret politika defanzive me botekuptime asimiluese dhe praktika etnocidi ne sistem dhe ne te gjitha nivelet e nensistemit.

LDSH per keto rrethana ka arsye te çoje zerin deri te instancat e nderkombetarizimit te kesaj çeshtjeje te heshtur e te sterkequr me mekanizma te sofistikuar! Ata edhe ne kete kohe veprojne duke dashur te integrojne shqiptaret e roberuar me nje shtet unitar, i cili, ka nje kapital te veprimit shtypes kunder shqiptareve gjate qeverisjes federalsocialistejugosllave, por, me te njejtën ndjenje te kritereve dhe parimeve, vepron dita sot.

LDSH, ka arsye t’u flasë shqiptareve për kontekstin historik, politik, juridik, ekonomik, kulturor ,ashtu, siç ka te drejte te çoje zerin deri te mekanizmat vendoses te rregullimit te drejte e demokratik, se shqiptaret duhet te integrohen me shqiptaret. Jo shqiptaret te okupuar e te ndare, te nisen ne luftëra per te integruar kombe te pa qena pa identitet e pa histori, por qe jane zhvilluar administrativish ne hise te shqiptareve. Ata, jashtë tokës shqiptare. Le te integrohen ku duan. Por, ne tokat e shqiptareve jo!

LDSH , ka arsye të kundërshtoj pozicionet e kesaj gjendjeje kritike ku ndodhet mireqenia e shqiptareve !

LDSH e kundërshtoi këte gjendje nëper shekuj. Edhe atëherë kur ishte më ngushtë! Edhe atëherë kur ishte në nivelin e rrenuar dhe perndjekës. Edhe ateherë kur silleshin Deklarata për asimilimin e shperngulje . Edhe atehere kur beheshin Marreveshjet Kornizë. Edhe atehere kur beheshin permbysje te medha me metoda gjenocidi. Por u shtyp. U shtyp të mos te kete force ne vendime!

LDSH ,nuk u shperbe. Ajo mbijetoj dhe do te mbijetoje ! Ajo kurre nuk pati fituar garanca për hisen shqiptare, por, ato garanca i beri duke pasur shqiptaret ne keto troje ku per rriten e zhvillimin e tyre u perkujdesen vetë ! Deri sot , asnje perkujdesje shtetrore nuk është bere per ta . Prandaj, ndarja nga okupuesit, do te jete nje fitore e madhe, dhe kurre nuk do te ndjehet si pasoje!

LDSH nuk i legjitimoi relacionet koloniale të shqiptarëve ! Ajo i ka ne regjister dhe, nuk i pranon pjesemarrjet neper delegacione qe kane mision sllavizimin ne tokat shqiptare, dhe pjesemarresit qe duan të bëjnë karrierë sipas përshtatshmërisë partiake. Ata do t’i spikase ne Librin e zi bashke me ata qe lejuan te behen borizane t’u jehoje zeri, se kryetare legjitime per shqiptaret mund te jene edhe kriminelet si Gligorov , dhe ata qe pasojne pas tij .

LDSH reagoi per te gjitha vrasjet dhe burgosjet edhepse, miopet i cilesuan si procese te montuara. LDSH , ka te drejte ne cilesim se ato jane strategji të sistemit kriminal dhe okupues...! LDSH, reagon edhe tash ! Pavaresisht se zerin e saj duan ta zbehin partite qe koalicionojne ne kuzhinen pushtetare te pushtuesit, qofshin ne pozitë apo ne opozite. Ato, kane qasje qe te krijojne kazane hashaje , dhe te sterpikin me ajazmin ortodoksist problemet, qe kurre nuk i shtrojne si çeshtje per zgjidhje. Ata, ne seri dalin si kukudhet dhe trumbetojne nga Govornicat e Sobranieve dhe Vlladave, se : Per shqiptaret, pas Marrëveshjes se mocalit politik te krra-krrave arriten dite te mira, dhe turren te pranojne rikolonizimin duke kerkuar integrimin me okupueset, te cilet asnje standard nuk e plotesojne sipas kerkesave qe ua parashtron Nato e BE !

LDSH e kundërshton zhvillimin e strategjisë së korrupcionit që e perdorin shtypesit ne gjithe sistemin ! E perdoren gjithkah ! E perdoren edhe në zgjedhjet parlamentare. Vazhdojne ta perdorin edhe tash ! Të njohurit për makinacione dhe për afera të ndryshme! Ata qe krijuan mekanizmin e margjinalizimit, duke larguar nga rrjedha e zhillimit shqiptaret, me qellim etnocidi.

LDSH i kundershton ato metoda ! I kundërshton hipotekat! Sepse :

Perpiqet t’i realizoj objektivat:

-Strukturën e aftë kombetare dhe profesionale në nivelet e pushtetit te ri ne kuadrin e teresise se bashkuar e te pavarur ,
-Të bëjë locimin dhe disponimin e plotë për bashkëpunim ne dimensionin e planit horizontal, vertikal dhe integral te zhvillimit ,
- T’u jap përparësi shqiptareve dhe intelektualëve dinamik e kombetar, jo atyre qe shnderrojne bindjet dhe u ngjajne zvarranikëve dhe tinzareve qe mendojne per tradheti,
-Ta bëjë hapjen e konkurrencës ne horizontin elegant, dhe te perballet për eleminimin e praktikës së vjetër, qe kane ndjenje padrone e jo aftesi partnerizmi ,
- Ta bëj hapjen e horizontit për ta shemb misterin, dhe,
- padyshim, do ta bëj edhe kultivimin e shpresës së re se shqiptarët kanë mundësi të bashkëpunojnë dhe të udhëheqin , ashu siç ishin efikas ne lidhjen shpirterore, te jene sa me racional duke u integruar me vellezerit e tyre ne Shqiperi dhe ne Kosovë, per te realizuar te drejten natyrore e legjitime te te pareve qe ishin bashke , me transparencën :

Të ecim drejtë Bashkimit dhe Pavaresise se vetem keshtu jemi me te forte dhe racionale !

Ata që duan të fajsojnë , qyshkur kanë mbjellur defetizëm.
Ata qe frigojnë, kanë prodhuar fragmentarizime, përçarje, ndërhyrje bizare!
Ata qyshkur e kanë dhunuar idealin dhe identitetit personal, e tashti përpiqen ta shuajnë edhe kauzën kombëtare!

Misioni i LDSH i ka fituar mekanizmat e jetegjatesise dhe e garanton pacënueshmërinë e interesave kombëtare.

Të tille qe fajsojne kauzen ka gjithkund ne bote. Ma pak do te kete nder shqiptaret !

LDSH i ka pleqëruar domethëniet e strategjisë dhe i shfrytëzon per rastet e Kuvendeve, me qellim, të krijojë klimën racionale, dhe te parandaloje ndërhyrjet brutale !
LDSH i fajson me të drejtë veprimet dhe idene e hegjemoneve sllave. LDSH, per ata i ka faktet e krimeve qe kane bere.

LDSH eshte në kohë dhe nuk lejon qe realiteti I zhvillimeve shqiptaret t’I gjeje në gjumë! Te pranojne rikolonizime pa asnje projekt per ekonomine , zejtarinë, industrinë. Pa asnje hap në arsim, kulture dhe informim. Pa asnjë kuptim per administraten dhe per sovranitetin ne shtyllën shtetrore !


LDSH eshte në linjën e veprimit:
Te ecim drejtë Bashkimit dhe Pavaresise ! Te ecim drejtë Evroamerikaneve, forcave humaniste e demokratike te lirise dhe njerëzimit.

LDSH në dimensionin e përkrahjes dhe të mbijetimit! Gjithkah për kauzën shqiptare!

LDSH t’i demaskojë të gjithë ata që kanë projekte të hirta dhe bartin anakroni në koncepte.

Edhe klanet politike, edhe individualistët e mbështjellur me biçime gradash e ngjyrimesh, dhe synojnë me ndërhyrje brutale të mbjellin dilema !

LDSH i njeh skeptikët!
Atyre ua ka rrënuar konceptin e majorizimit që e përuruan dhe e zbatuan me perkrahjen e kuzhinave sllave ku sterviten liderët partiakë, qe enderrojne vetem pushtetin!

LDSH në aspiratën e procedurave e ka këndshikimin e koncensusit per te bashkevepruar drejt Bashkimit dhe pavaresise ! Prandaj edhe ka arritur deri tek substancat më të larta te se drejtes per te vepruar.


LDSH - i ka njoftuar dhe perkrahet nga institucionet botërore . Prandaj, e pret miratimin te zgjidhet çështja shqiptare e plotë!

LDSH eshte e obliguar të dalë edhe në këtë perballje pas ngecjes se proceseve demokratike, dhe pas synimit te nje unitarie te stilit Putinist qe trumbeton majorizim dhe asimilim, t’u thote te gjitheve se shqiptaret ashtu siç jane natyrore, e kane edhe te drejten natyrore dhe legjitime te jene sovrane , pa tutorë dhe shtypes. Po aq, kane te drejten te jene te bashkuar me Shqiperine dhe Kosoven, prej te cilave u ndane padrejtesisht.

LDSH do t’i njoftoje dhe do te bashkepunoje me te gjithe instancat e diplomacise dhe politikes nderkombetare. LDSH, ka arsye, ndaj per te, do ta mbajë kontinuitetin dhe koha do te dëshmojë se sebashku mund : Te ecim drejtë Bashkimit dhe Pavaresise !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE   Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE EmptyMon May 11, 2009 12:16 am

eriTr, a ka mundesi em dte krue drejtuesin e kesaj partije?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri Tr
Fillestar/e
Fillestar/e
eri Tr


Male
Numri i postimeve : 50
Age : 34
Vendi : Shqiperi
Registration date : 20/04/2009

Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE   Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE EmptyMon May 11, 2009 5:01 pm

ME RASITIN E INAUGURIMIT TË QYTETARIT SLLAVO MAQEDONAS , GJORGJI IVANOV , PËR OPINIONIN E GJERE

LEVIZJA DEMOKRATIKE SHQIPTARE ME SELI NE GOSTIVAR , LESHON KETE


K O M U N I K A T Ë


Jemi deshmitarë se edhe perkunder thirravajeve te liderit te BDI, Ali Ahmetit, dhe klaneve te tjera politike qe nuk kishin qartesi per te votuar nje kriminel si Gjorgji Ivanov, me rastin e iaugurimit te tij drejtojmë Apelin :

1. Qe Lideret e Partive shqiptare, te mos marrin pjese ne inaugurimin e ketij shitesi te domateve e specave ne tezgat e Strumices, sepse as edhe 2 % e popullit shqiptarë nuk e votoj,

2. Kryetari i Shqiperisë z. Bamir Topi, me pjesemarrjen e tij ne kete inaugurim mund te shprehe vetëm deshirat dhe naivitetin e tij prej udheheqesi, per te deshmuar se nuk e njeh, dhe nuk e degjon popullin shqiptare te okupuar nga sllavomaqedonasit, dhe me kete rast, pranon te shnderrohet ne kukull per te zbukuruar suiten e Tadiqeve te Beogradit,

3. Kryetari i Republikes se Kosoves, i cili vajton per ftesen qe nuk e ka marrë, aq ma pak ka te drejte te marre pjese ne inaugurimin e ketij personi si Ivanov, i cili , qe nga dita e pare e inaugurimit, tregoj qarte se cilin projekt putinist realizon !

Lëvizja Demokratike Shqiptare, e cila, më 09.05.2009 , mbajti Tryzen mbarekombetare ku shpaloj Projekt Platformën per rrugen drejt Bashkimit dhe Pavarsiseë, dhe ku merrte pjese Kryetari i Republikes së Iliridës, ka percaktuar detyrat qe çdo veprim te ketille, qe eshte ndesh me kauzën shqiptare ta luftoje , ndaj, del perpara shqiptareve ma krenare se kurrë se kerkesa e bashkimit te gjithe trojeve te okupuara nga sllavet, eshte shume reale. Ndersa, shteti fantom unitarë , Maqedonia e Gligorovëve dhe Ivanovëve, qe kerkon pranim ne instancat e Bashkimit Evropian dhe ne Nato, duke mbajtur ne okupim shqiptaret dhe territorin e tyre, kete ëndërr nuk do ta shikojë !

Rrofte Bashkimi Kombetar
Rrofte Shqiperia Natyrore
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE   Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE EmptyMon May 11, 2009 5:46 pm

eri Tr, Nevzati Halili ? S.R. eh xha Saliu ? pleqenia e ben te veten.
Shyptaris i kan mbete edhe 2 a 3 qe muned ti mevar shpresat ?
Albini dhe Rufiu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE   Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE EmptyMon May 11, 2009 5:48 pm

Po po Dardha ka bishte ngadale
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jusuf Sulejmani
Fillestar/e
Fillestar/e
Jusuf Sulejmani


Male
Numri i postimeve : 57
Age : 64
Vendi : Gostivar
Registration date : 25/04/2009

Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE   Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE EmptyTue May 12, 2009 9:43 pm

Urime LDSH -se, per kete pune te madhe por duhet ditur mire se procesi i bashkimit kombetar do te realizohet duke krijuar para kushte per reflektimin e efektit sinergjik , gjegjesisht duke bere mobilizimin e te gjitha forcave akademike ,intelektuale, dhe politike drejt realizimit te nje qellimi te perbashket.
Cdo tentative tjeter qe prejudikon parcializimin e ceshtjes shqiptare ne Ballkan me pilot projekte te importuara nga jashte e te gatuara ne kuzhinat ruse neser jo vetem qe do te na ndryshoje identitetin tone shqiptar ne Kosovare, Makedonskite Allbanci,Makedonski Muslman i ,Came,Malesore e tj.., por qe te jete tragjedija edhe me e madhe do te rezkohet edhe ekzistimi i shqiperise londineze .
Pra keta jane pasojat e zgjidhjes paecijale te ceshtjes shqipetar ne Ballkan.
Prandaj unifikimi urgjent i te gjtha forcave progresive shqiptare ne Ballkan reth idese se LDSH-se respektivisht Bashkimit Kombetar dhe pavarsise eshte me se i nevojshem dhe se kjo platforme do ta mare formen e saje atehere kur gjithe potencijali shqipfoles e posacerisht studentet e te gjitha universiteteve kombetare do te bashkohen reth kesaj levizje reth ketij projekti reth rilindjes se dyte kombetare nen prefiksin e LDSH dhe me bazat demokratike te DEKALOGUT te BALLIT KOMBETAR ne krye me Mithat Frasherit. URIME<URIME LDSH Urime BASHKIMITKMBETAR .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE   Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE EmptyTue May 12, 2009 10:03 pm

Urime i nerumi Jusuf Sulejmani, pune te mbare e sukeses,
Kete radhe nuk duhet te lejojm qe te na imponohen politikanat llojit pishpirka , masa e popullit ka besim vetem te Rufi Osmani per ta udheheq drejt andrres kah moqeme shqypetare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE   Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE EmptyThu May 14, 2009 1:53 am

Urime urime mose na shpiejn drejt Anadollit
kjo ka rendesi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jusuf Sulejmani
Fillestar/e
Fillestar/e
Jusuf Sulejmani


Male
Numri i postimeve : 57
Age : 64
Vendi : Gostivar
Registration date : 25/04/2009

Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE   Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE EmptyThu May 14, 2009 3:05 am

Urime urime mose na shpiejn drejt Anadollit
kjo ka rendesi


I paske fut hundet si lari edhe ne qenef! Ha pak. Se nuk fryhesh kollaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE   Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE EmptyThu May 14, 2009 11:17 am

Hahaha ja ku filloni tregoni xhelozite ju mef jalet banale dhe presim te edukoni ju gjenerata me ciftin Hajredinit mos po done te filloje me fakte apo si
mos po te dogji realiteti hej Jusufo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri Tr
Fillestar/e
Fillestar/e
eri Tr


Male
Numri i postimeve : 50
Age : 34
Vendi : Shqiperi
Registration date : 20/04/2009

Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE   Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE EmptyThu May 14, 2009 2:52 pm

Per ta afruar me afer synimin e LDSH , do te sjell ca pika të :



PROJEKT PROGRAMI

I LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE

PëR KOORDINIM TË AKTIVITETIT
1.
Lëvizja demokratike shqiptare, krahas strukturimit të saj, formimit të degëve dhe regjistrimit të anëtarëve, mban kontaktet me subjektet politike, jo politike, shoqatat kulturore dhe qytetarë që kanë ide të përafërta me të.
2.
Synimet e Lëvizjes shqiptare janë humane. Ajo krijon shtigje komunikimi që të zhvendosë idenë drejtë bashkëpunimit, përkrahjes racionale të idesë për zgjidhjen reale të çështjes së shqiptarëve. Ajo ka bërë projektet se si do të ballafaqohet në këtë kohë të sfidave!
3.
Përderisa grupet funksionale të partive politike qofshin në kualicionin qeverisës, që I detyron të bëhen të përshtatshme sipas planit aksional qeveritar, qofshin paritë opozitare që krijonë sistemin e përshtatshmerisë që të hapin portën për të hyrë në Qeveri, dhe nuk arrijnë, ose I anashkalojnë kërkesat dhe takimet me elektoratin që ia kërkuan votat, dhe ia vodhën deri kur deshën të realizojnë synimet e tyre, Lëvizja shqiptare synon të koordinohet me shqiptaret, t’I perkrahë në synime dhe të realizojë projektet mbarekombetare.
4.
Lëvizja demokratike shqiptare, I ka metodat e veprimit, ashtu siç I ka edhe datat që do të manifestojë me daljen e saj në skenë.
5.
Lëvizja demokratike shqiptare, është e hapur në qëllimet e saj, ajo kërkon realizimin efikas të të drejtave, është fleksibile për to, por, nuk lejon nëpërkëmbje në relacionet e barabarësisë dhe në shkallën e pavarësisë të zhvillohen dallime kombetare .
6.
Lëvizja demokratike shqiptare, I ka vënë në shënjestër dallimet e qytetarit me qytetar, grupit me grup, regjionit me regjion dhe kombit me komb !
7.
Lëvizja demokratike shqiptare do t’u kundërvihet gjithe dukurive që dëmtojnë mirëqenien shqiptare, dhe do të përballet me metodën adekuate ndaj fenomeneve ekskluzive ! Me këtë rast e theksojmë se Levizja demokratike shqiptare nuk do te lejoje veprime monstruoze si Stuhia malore, dhe rrebeshet perndjekëse qe zhvillohen ne Shkup , Kumanove , dhe me tendence te zhvillohen gjithkah ku jetojne shqiptare.
Për ushtrimin e fuqisë së saj do të bëjë kërkesën tek shqiptarët që e ndjejnë se kjo është koha të mos heshten proceset e sistemit tiranik, dhe të ringjallë besimin se Bashkimi bën fuqi,
8.
Lëvizja demokratike shqiptare do te integroje edhe shpirtin edhe trupin (trurin), shqiptarë me shqiptarët kudoqofshin ata, e pastaj do te synojë të afirmoje integrimin me vlerate e Evropës ,
9.
Lëvizja demokratike shqiptare në krye të drejtimit të këtij obcioni ka synim lirinë që do të jetë rënditja parësore nga dalja e kornizave që e dikton dhe e dozon zhvillimin e shqiptarëve, ndërsa përpiqet me masa të çuditëshme të arrijë shtimin dhe zhvillimin maqedonas!
10.
Lëvizja demokratike shqiptare ka sondazhe se , numri ma I madh I shqiptarëve janë të shqetësuar dhe të zgjenjyer nga sistemi, dhe nga pushtetarët e tij, që nuk realizojnë kërkesat reale,
11.
Lëvizja demokratike shqiptare është për veprimin modern por, pa lejuar degjenerimin e ngjyrimeve të simboleve, himnit dhe ndarjes së kombit dhe trojeve shqiptare nga sistemet okupuese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri Tr
Fillestar/e
Fillestar/e
eri Tr


Male
Numri i postimeve : 50
Age : 34
Vendi : Shqiperi
Registration date : 20/04/2009

Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE   Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE EmptyThu May 14, 2009 2:55 pm

Bashke me shume dokumenta, siç do te sjellim edhe faktet perse LDSH do te aktivizoje trurin, shpirtin dhe trupin ne funksion te çeshtjes shqiptare per te rikthyer pergjigjen adekuate perse del ne skene Levizja demokratike shqiptare, do te sherbehem me psene qe do te rrezatoje nje horizont dileme, dhe prej aty te dale synimi ku duhet arritur :

-Pse shqiptaret jetuan bashke shume shekuj, dhe gjate nje shekulli jane te perçare, te okupuar. Perse te jetojne keshtu edhe ne ardhmeri ?

-Pse Partite politike shqiptare nuk kane nje strumbullar te perbashket per bashkimin e kombit dhe Pavaresine e tyre neper territoret e okupuara?

-Pse te parcializohet deri ne percudnim çeshtja shqiptare, me eskalimin e krahinorise politike ?

-Pse pa perqendrime te sakta rreth orientimeve djathtiste, majtiste apo te qendres ?

-Pse parti te pershtatshme per okupatoret me veprimtari jo te qarte ideologjike kombetare, heterogjene, qe nuk e vleresojne as pronen private, as autoktonine dhe gjithmone synojne per te dirigjuar te tjerit perse gjithmone jane ne pushtet ?

-Pse parti qe anatemojne vlerat nacionaliste kur jane ne pushtet, dhe ne emer te tyre ngriten sikur kane ideologji, ne realitet kane grupe muskuloze qe vrasin e vjedhin, dhe mekanizma per te mbledhur kapitalin nga qytetaret, gjoja se , per ta vene ne sherbim te lirise dhe mbrojtjes se identitetit kombetar ?

-Pse antarsia masive si objektiv dhe lufta per te fituar privilegje per ne pushtet, e jo ndergjegjesimi dhe parashtrimi I drejte I zgjidhjes se kauzes kombetare duke filluar nga qytetari, grupi, regjoioni, kombi .

- Pse dy shtete me presidente dhe me kryeministra, me kryeparlamentare dhe me ministri nuk arrijne te koordinojne takime mbarekombetare ?

-Perse neper keto instanca te sistemit mos funksionalizohen edhe idete e qytetareve qe dalin nga struktura te ndryshme, nga mosha te ndryshe, apo nga konfesione te ndryshme , per te harmonizuar nje linje te lidhjes shpirterore , trupore dhe te gjakut e gjuhes qe kemi te perbashket , por te ndare nga mendesia e shtypjes shekullore.

-Pse nuk kemi nje sponsor te perbashket nga arka gjithkombetare bie fjala si serbet e Kosoves qe I mban Beogradi? Apo si maqedonasit e Pustecit ?

Ne kete dimension do te permbyll psene me :

- Si funksionon projekti I gjuhes se unjesuar shqipe ? I krijon ndasite, apo I zgjidh konfliktet ?

- Ne baze te ketij projekti, te gjithe te tjerit, mund te harmonizohen dhe te funksionalizoje si duhet shqiptaria qe neper shekuj ishte bashke, dhe momentalisht qe nga Shen Stefani e kendej mbijeton e ndare dhe e okupuar, gjithmone me synim te jete e Bashkuar dhe e Pavarur !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE   Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE EmptyThu May 14, 2009 3:05 pm

Kete platforme dhe me kesi pallavra iha jemi ngope o baco ngadale se iku koha e Matrapazllekut Shqiptaret jane mesu me kesi pallavra te kambineteve e te strukturave te formuara neper kafene me vjen keq kete platforme qe ty e sjell sot une e kame lexuar qe ne vitn 1998 ketu ne mergim po te njejten platforme e pregatiten disa tipa qe une i dij e i njofe shume mire ne vitin 2000 andaj keto ja u tregoni njerezve qe sjane mesu me kesi pallavra apo qe nuk i kane degju keto gjera apo te ndonje planeti tjeter kjo do te thote te vonuarit e leshojn zanin ecin ne nje ruge krejt tjeter ne kohen kure te gjithe kane pjell nga nje Kopil pa keq kuptim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE   Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE EmptyThu May 14, 2009 4:33 pm

sa udbashi po formon parti qudi!
Pasi quheni ,,patriot" pse nuk bashkohi te gjithe me nje levizje!
Kujna po ju qohet po formon nje grup njrezish per interesa te veta jo per interesa popullore kombetare! fla
Tashe edhe udbashi Ramush Tahiri me parti! Na knaqt!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE   Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE EmptyThu May 14, 2009 11:12 pm

z eriTr dhe Jusuf Sulejmani, pershendetje vellazenore nga nje simpatizues i LDSH-es me shprese ka me ndjeke udhen e dekalogut BK, ju uroj sukeses e pune te mbare

Ashete mire mos me u marre me halabak partijash e tru shpela qe nuk ia velen te tju kushtohet ase edhe 1 sekond te jetes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE   Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Raport i Levizjes Demokratike Shqipetare
» Partia Demokratike e Kosoves
» KOMUNIKATË - Lëvizja Demokratike Shqiptare
» Levizja Demokratike Shqiptare - Komunikate
» GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: