Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO...

Shko poshtë 
+2
Driniiiii
Teuta.Gjika
6 posters
AutoriMesazh
Teuta.Gjika
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Female
Numri i postimeve : 145
Age : 39
Vendi : Mitrovice
Profesioni/Hobi : "Shqiperine e mori turku, i vu zjarr. Shqipetar, mos rri, po duku, shqipetar!
Registration date : 13/05/2008

KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO... Empty
MesazhTitulli: KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO...   KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO... EmptyWed Jun 03, 2009 11:19 pm



KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO VEND DEMOKRATIK DHE SOVRAN



Vera DUSHI:






Institucionet e Kosovës janë autarkike dhe oligarkike, shërbëtorë të mbretit Piter Feith. Për këtë arsye, Kosovës i mungon edhe sovranitetin, edhe demokracinë.



Në debatet e qytetarëve është shfaqur mendimin se Kosova është një vend demokratik dhe sovran. Këto mendime janë pasojë e propagandës demagogjike të elitës politike të Kosovës, që nuk përputhen fare me realitetin dhe nuk janë bazuar aspak nga një qasje shkencore.

Kosova nuk është një vend sovran, sepse nuk i është lejuar të vendosë vetë për çështjet të brendshme dhe të jashtme dhe oligarkia politike shqipfolëse e nënshtruar tij. politike. Ajo akoma është nën protektoratin e UNMIK-EULEX-it, me në krye mbreti Piter Feith. Populli aspak nuk është sovran sepse i nuk është lejuar të ushtrojë lirisht sovranitetin e tij, nëpërmjet të drejtës së vetëvendosjes.

Prej kësaj vijnë edhe mangësitë demokratike, që e vendosin Kosovën në rrethin e demokracive formale, sipërfaqësore, elektorale, gati në autoritarizëm por aspak në fushën e shteteve demokratike të zhvilluara. Pra, organizohen zgjedhje, ka një organizim formal – pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe presidencial, por “demokracia” e Kosovës kufizohet në kaq.

Fjala demokraci vjen nga greqishtja e vjetër “demos” - popull dhe “kratos” - fuqi. Do të thotë se demokracia është “fuqia e popullit”. Çfarë fuqi ka populli në Kosovë? Atij i është imponuar një sistem ligjor nga jashtë – që buron nga ish shteti kolonial i Kosovës, Serbia, i kopjuar tërësisht nga pakoja Ahtisaari dhe i miratuar pa asnjë kundërshtim nga politikanët shqipfolës, që rikujtojmë se kanë qenë të “zgjedhur” nga më pak se 30 % të popullatës së Kosovës(27% e popullsisë shqiptare të Kosovës, të falsifikuar dhe të publikuar si 45% nga OSBE, sepse FBKSH dhe Lëvizja Vetëvendosje! Apeluan për bojkotim të zgjedhjeve dhe FITUAN). Do të thotë se Kosova është vend gjysmë-kolonial i Serbisë, ku sundon pakicën oligarkike të politikanëve

Robert A.Dahl, në veprën “Poliarkitë” konsideron se “një karakteristikë themelore e demokracisë është të qenit hapur konstante të qeverisë në preferencat e qytetarëve, të konsideruar të barabartë në pikëpamje politike. Demokracia është një sistem politik që karakterizohet nga një të qenit hapur tërësor ose përafërsisht tërësor për të gjithë qytetarët” (Robert A.Dahl – Poliarkitë, f.27-28)

Demokratizimi është e ndërtuar prej dy dimensioneve: kontestimi publik dhe e drejta e pjesëmarrjes.

Në Kosovë pikërisht ky të qenurit hapur të qeverisë ndaj preferencave qytetare po mungon. Institucionet e Kosovës janë autarkike, në sensin se ata as nuk marrin sinjale prej sistemit të gjerë shoqëror mbi problemet e ndryshme, as nuk marrin parasysh feed-backun që u vjen prej shoqërisë pas zbatimit të politikave të tyre.

Mungon liria e shprehjes dhe burimet alternative të informimit. Qeveria nuk peshon preferencat e qytetarëve apo i peshon me anshmëri, duke bërë diskriminime sipas përmbajtjes apo burimi i preferencave. P.sh. ka ekzistuar në shoqërinë e Kosovës një frymë e mbështetur kundër negociatave me Serbinë, që u manifestuar nëpërmjet demonstratave, protestave etj. Institucionet e Kosovës kurrë nuk kanë marrë parasysh këtë preferencë e qytetarëve, por ka vazhduar me negociatat (dhe deklarojnë ende edhe “pas pavarësisë” se mund më tutje të vazhdojë këto negociata), e shkëputur plotësisht nga shtresat gjithëpopullore.



Më shumë, kontestimi publik është shikuar si diçka jonormal prej institucioneve të Kosovës, ndaj të cilit duhet kundërvepruar “me profesionalizëm”, me të gjitha mjetet, duke çuar edhe xhandarët e UNMIK-ut në rrugë, për të vrarë popullin(!). Institucionet e Kosovës janë të qenurit të hapur vetëm ndaj përcaktimeve të pakos Ahtisaari. Kanë miratuar ligje pa u kuptuar as përmbajtjen, pa peshuar efektin negativ ndaj shoqërisë.



Gjithashtu, nuk ekziston liri të shtypit, shfaqet cenzura dhe redaktimi propagandistik të lajmeve, në favor të “multetnicitetit”, pasivizmit, pranimit të sistemit qeveritar.

Probleme shfaqen edhe në analizimin e statutit kushtetues që është autoritar dhe aspak demokratik. Kushtetuta nuk kufizon pushtetin aktual, ajo nuk ka qenë pranuar dhe miratuar nga populli, regjimi kushtetues ushtron pushtetin në mënyrë arbitrare, me kufizime vetëm nga jashtë.



Edhe pse kuvendi zgjedh presidentin, dhe formalisht, Kosova është republikë parlamentare, parlamenti është formal, tërësisht joefikas, kufizohet në funksionin e “miratimit mekanik” të asaj që i është imponuar jashtë sistemit politik të Kosovës, prej UNMIK-EULEX-it.



Për këto arsye, Kosova gjithçka mund të jetë, por jo vend sovran dhe demokratik.

Demokraci në gjysmë-kolonializëm (të Serbisë) dhe neokolonializëm (të UNMIK-EULEX-it) nuk ka.

Ashtu si Palestina që nuk e ka ushtrinë e saj, edhe Kosova nuk e ka ushtrinë e saj dhe sa herë i teket Izraelit e sulmon dhe e bombardon Palestinën. Shtrohet pyetja se, kur nga Kosova do të largohet KFOR, kush do ta mbrojë Kosovën nga sulmet dhe bombardimet e Serbisë?

Gjithashtu gjykoj dhe kam frikë se, ashtu si Kosova Palestina e Re e Ballkanit, edhe Mitrovica Veriore mund të ngelet Jeruzalemi i Ballkanit, prandaj, konsideroj që shqiptarët të zgjohen nga letargjia ku i ka futur politika servile zyrtare e Tiranës dhe e Prishtinës dhe të bashkohen me FBKSH-në, duke kërkuar të drejtën e tij të vetëvendosjes dhe ribashkimit kombëtar, sepse vetëm në një Shqipëri të Bashkuar, kjo pjesë e kombit shqiptar do të mund të zhvillohet dhe të përparojë duke pasur gjithë sovranitetin e tij.



Prishtinë, 4 qershor 2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO... Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO...   KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO... EmptyWed Jun 03, 2009 11:21 pm

Ja sa e lexova ket shkrim , diku tjeter, dhe mendja me shkoi te ju Teuta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO... Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO...   KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO... EmptyWed Jun 03, 2009 11:40 pm

Gjygjtaret e EULEXit sot ne nje deklarate per media thane "serbet kane kerkesa e probleme ne Mitrovicen Veriore , keto probleme e kerkesa duhet te mirren parasysh(te plotesohen) ne menyre qe "Ligji" te mund te sundoj ne Mitrovicen Veriore".

EULEX MADE IN SERBIA. - pa pike dyshimi.
EULEX & "QEVERIA" E KOSOVES e kane marre nje JO TE MADHE nga afro 40'000 shqiptare te Kosoves ne protesten e organizuar kunder 6 pikeshit te Ban Ki (Maj)Munit.

EULEX & "QEVERIA" E KOSOVES do te marrin nje JO AKOMA ME TE MADHE pas pak javeve apo muajve.

Poshte EULEX-i,
Poshte "qeveria" e Kosoves,
Poshte servilet !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO... Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO...   KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO... EmptyThu Jun 04, 2009 1:12 pm

Po keshtu po thojme edhe shumica ketu se kosova kurren e kurres nuk eshte shtet as sovran as demokratik!
Sepse nuk ka shtet ne bote ,,demokratik" nen koloni te huaja.
ske as ushtri as sovranitet!
Po nje lloje vetqeverisje multietnike.
Pa komb pa flamure pa identitet shqiptare.
kurgja mu.... fla .
Nje flamure te pshu...te serbise edhe bile kudo valon.E flamuri kombetare ne muzeum ne prizren.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO... Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO...   KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO... EmptyThu Jun 04, 2009 4:22 pm

jo more more ne muze po ne mes te kosovese valon flamuri kuq e zi
qysh nuk kemi ushtri eshte FSKja
po ti si kupton keto se kjo eshte strategji afat gjate ushtarake qe ti zdi se kuptone e per ate nuk mundem te spjgoje se nuk merr vesh
kush te ka thene se jemi nenkoloni
flamuri fla ja ku eshte po valon fla
ne cdo pellembe te kosove e ne te gjitha trojet shqiptare
detektiv ja paske marr inati vehtes ishalla nuk bone vetvrasje se ma zdi ku me gjet kesi naivi si ti ne internet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO... Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO...   KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO... EmptyThu Jun 04, 2009 4:35 pm

KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO... Kosovo%20Security%20Force

Pike se pari shkruhet KSF (KosovoSecurityForce) , vete emerimi i kesaj "ushtrie" tregon qarte se çfare malli eshte.

Po jau sjell nje interviste te Lulzim Jasharit , djalit te Komandantit Legjendar Adem Jashari.

-----------------------------------------------------------

KLANET E FSK-së/KSF


Flet Lulzim Jashari, djali i Komandantit Legjendar Adem Jashari

Lulzim Jashari nuk do të jetë pjesë e FSK-së. Arsyet për këtë janë të shumta. Ato fillojnë nga parragullësitë që janë bërë në përzgjedhjen e pjesëtarëve të saj dhe përfundojnë në një forcë që nuk ka lidhje me ish-UÇK-në dhe TMK-në. Thotë se ashtu si në TMK, edhe në FSK, ka klane. Një prej tyre është ai i gjeneralëve Sylejman Selimi dhe Rrahman Rama. Për herë të parë, Lulzim Jashari, djali i Komandantit Legjendar Adem Jashari, flet për këtë proces.


Express: Pse nuk jeni në FSK?

Lulzim Jashari: Ka shumë probleme që sillen në vazhdimësi, e që unë nuk jam në FSK. Janë disa parregullsi dhe shkelje të kritereve që janë bërë dhe për këtë arsye unë nuk kam aplikuar fare të jem pjesë e FSK-së.

Express: Çfarë shkeljesh?

Lulzim Jashari: ...Kanë të bëjnë me kriteret që kanë qenë dhe shkeljet që u janë bërë atyre kritereve për seleksionimin dhe përzgjedhjen e pjesëtarëve të TMK-s në FSK. Aty shkruan se, edhe një dënim të veturës nëse e ka dikush, do të merret parasysh...

Express: Nuk janë marrë parasysh këto kritere?

Lulzim Jashari: Nuk janë marrë parasysh asnjë. Kriteri, mendoj që është shkelur prej së larti e poshtë dhe të mos keqkuptohemi dhe elaborojmë këtë për pjesëtarët me grada të ulëta, por tek ata me grada të larta, janë bërë shkelje të kritereve në rend të parë, e pastaj është vazhduar edhe te të tjerët.

Express: Duke pasur parasysh emrin tuaj, mendoni se pas do t’iu vijnë edhe të tjerë, që do ta zhveshin uniformën dhe do ta lënë FSK-në?

Lulzim Jashari: Ne kemi shumë pjesëtarë të cilët janë pranuar në FSK, e të cilët janë të shqetësuar për këtë që ka ndodhur. Të gjithë kanë menduar se do të ndodhë diçka tjetër. Këtu përkundrazi, vlerat e luftës dhe kontributet e njerëzve nuk janë respektuar askund. Kjo që është ndërtuar sot, nuk është ndërtuar mbi gjakun dhe sakrificën që është bërë më herët. Kjo është bërë në interes të bashkësisë ndërkombëtare, për interesa të veta, që është luftuar dhe po luftohet që ashtu siç është shprehur edhe Murati (Murat Jashari), në Kushtetutë, nuk janë përmendur as dëshmorët, asgjë tjetër. Dhe këtu ndodh një eliminim i elementit UÇK, i vlerave të luftës dhe gjithçka të kthehet në favorin dhe interesin e tyre.

Express: Por fakti se FSK-ja nuk do të jetë pasardhëse e TMK-së, është ditur shumë kohë më parë. Pse nuk keni reaguar më herët por tash?

Lulzim Jashari: Këtë nuk e kanë lejuar as ndërkombëtarët dhe as disa klane, që të mos ketë transformim....

Express: Çfarë klanesh?

Lulzim Jashari: Janë grupe të caktuara si udhëheqësit e TMK-së dhe FSK-së, të cilët në bashkëpunim me disa ndërkombëtarë, edhe i kanë krijuar ato klane qysh herët. Ata nuk i kanë treguar asnjëherë para komandantëve të zonave. Pastaj reagimet kanë qenë prej disa komandantëve të zonave që kanë qenë gjeneral brigade me grada dhe të cilët kanë qenë të shqetësuar. E ato shqetësime nuk kanë shkuar asnjëherë jashtë Shtabit të Përgjithshëm.

Express: A kanë emra këto klane?

Lulzim Jashari: Nuredin Lushtaku në vazhdimësi ka shprehur shqetësimet për rrjedhat se si ka ecur TMK-ja dhe formimi i FSK-së, i cili më vonë ka dhënë dorëheqje, sepse nuk i ka marrë parasysh shqetësimet e këtyre të tjerëve. Këta që kanë shprehur shqetësimet, janë edhe gjeneral brigade si Bashkimi (Bashkim Jashari) e shumë të tjerë që kanë shprehur shqetësime rreth kësaj force që është duke u ndërtuar.

Express: Por Nuredin Lushtaku në njëfarë forme është vetëdistancuar me largimin tij nga FSK-ja?

Lulzim Jashari: Nuredin Lushtaku, kur e shikon që ka shkelje prej kreut të FSK-së që emërohet nga TMK-ja, dhe se nuk është duke u krijuar një forcë që kemi menduar se do t’i shërbejë vendit, Kosovës dhe qytetarëve tanë, e ka bërë këtë. Atëherë ne në atë moment e kemi parë, edhe klanet, edhe grupet e caktuara që kanë qenë dhe i kemi sot, në krye të FSK-së, e kemi parë se ata janë pjesë e asaj dhe janë përgjegjës për këtë tranzicion që është bërë.

Express: E keni fjalën për gjeneral Sylejman Selimin?

Lulzim Jashari: Rrahman Ramën, Sylejman Selimin..., e rend.

Express: A keni pasur kontakte nga zyrtarët e lartë të vendit që ju të jeni pjesë e FSK-së?

Lulzim Jashari: Unë personalisht kam pasur takime edhe me kryeministrin, z. Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, z. Krasniqi.

Express: Ju kanë bërë ftesë që të jeni pjesë e FSK-së?

Lulzim Jashari: Jo ftesë, por janë interesuar dhe më kanë pyetur Krasniqi dhe Thaçi se ku jam dhe si do të veproj. Unë u kam treguar me kohë se nuk do të jem pjesë e FSK-së.

Express: Reagimi i tyre, cili ishte?

Lulzim Jashari: Ka qenë bukur shqetësues. Por duke parë pozicionin tim personal dhe të familjes sime, ata kanë insistuar që unë të jem në këto procese. Ata ndoshta edhe e kanë ditur se çfarë force po ndërtohet dhe kanë insistuar shumë, se, siç thatë edhe ju, më parë është ditur se kjo nuk do të jetë vazhdimësi e UÇK-së dhe TMK-së.

Express: Tash me çfarë do të merreni?

Lulzim Jashari: Tash jam duke pushuar. Nuk po merrem me ndonjë aktivitet. Rri me shokët e mi, siç kam qëndruar edhe më herët. Po e shoh një situatë jo edhe aq të qetë. Duhet ta shoh situatën se si po rrjedh dhe disa gjëra të bien në vendin e vet. Të shoh nëse koha apo nevoja, mund të jem diku tjetër, por nuk e di.

Express: Jeni ndier keq kur në “Epopenë e UÇK-së” nuk ka parakaluar FSK-ja?

Lulzim Jashari: Tash ‘Epopeja e UÇK-së’ lidhet me familjen. Ndoshta po flas më shumë si qytetar i thjeshtë. Por kur luftohet me një uniformë dhe emblemë dhe mbi të ndërtohet gjithçka tjetër që vjen pas saj dhe i sheh ata djem, vajza, burra e gra që kanë dhënë jetën për Kosovën dhe ne sot nuk i nderojmë, kjo është bukur e rëndë. Ka qenë rëndë për të gjithë njerëzit. Për këtë nuk është faji te një person, por te të gjithë. Asnjë lule nuk e ka qitur mbi varret e dëshmorëve uniforma e FSK-së. Kjo të jep të kuptohet pse nuk jam brenda kësaj FSK-je.

Express: Ka spekulime se ju nuk jeni në FSK, për shkak të mospajtimeve tuaja me kryeministrin Hashim Thaçi?

Lulzim Jashari: Nuk ka të vërtetë këtu. Unë kam raporte shumë të mira me kryeministrin Thaçi. Ndoshta nuk pajtohemi në shumë gjëra, por nuk jam krejt në rrjedha që ta di se si i ka problemet. Por unë nuk kam ndonjë problem pse nuk jam në FSK. Kam raporte të mira të ndërtuara me kryeministrin, jo tash, por vite më parë, që nga koha e paraluftës.


Intervistoi: Jeton Musliu
Prishtinë, 11. 03. 2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO... Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO...   KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO... EmptyThu Jun 04, 2009 7:26 pm

fsk eshte themelue me qellim qe te shkaterrojne edhe tmk.Dhe sulejman selimi u ba servile dhe tradhtoi shoket luften fsk eshte me udbashe serbe.
Ka per qellim intervenimin gjat vershimeve dhe rolin e zjarrfikesve.
verifikimin kane bere eulex kfori dhe serbet beogradi. fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO... Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO...   KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO... EmptyThu Jun 04, 2009 7:28 pm

04.06.2009
Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, ka deklaruar se presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu nuk është ftuar në samitin kulturor që po mban punimet në Malin e Zi, pasi Kosova nuk është pjesë e OKB-së. “Ne jemi të interesuar të kemi marrëdhënie ...
... të mira me Kosovën, por kemi përfillur rregullat e UNESCO-s, e mbi këtë bazë Samiti do të mbahet në përbërjen e paralajmëruar”, është shprehur kryetari malazias, transmeton KosovaLive.

Vujanovic ka thënë se samiti është organizuar në bashkëpunim me UNESCO-n dhe Këshillin e Evropës dhe se ato organizata kanë rregullat e tyre. Ai ka rikujtuar se vitin e kaluar një takim i tillë është bërë në Athinë, ku po ashtu Sejdiu nuk ka qenë i ftuar. UNESCO është organizatë e specializuar e Kombeve të Bashkuara dhe Kosova nuk është anëtare e asaj organizate b
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arbeni24
Anëtar
Anëtar
arbeni24


Male
Numri i postimeve : 246
Age : 39
Vendi : Slloveni (Lublan)
Profesioni/Hobi : Biznisman
Registration date : 13/04/2009

KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO... Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO...   KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO... EmptyThu Jun 04, 2009 8:44 pm

''KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO VEND DEMOKRATIK DHE SOVRAN''

PO PO VEQ VAZHDONI TE ENDERRONI IDEJAT SLLOBODANOVIQEEEEE ..........

KOSOVA DOT BEHET SE SHPEJTI FAKTOR NDERKOMBETAR.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO... Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO...   KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO... EmptyThu Jun 04, 2009 9:22 pm

Lexo intervisten e Lulzim Jasharit e tani fol "biznismen", hahahahaha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arbeni24
Anëtar
Anëtar
arbeni24


Male
Numri i postimeve : 246
Age : 39
Vendi : Slloveni (Lublan)
Profesioni/Hobi : Biznisman
Registration date : 13/04/2009

KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO... Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO...   KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO... EmptyThu Jun 04, 2009 9:25 pm

intervista sot sa dush ..... siq nuk pagun dikush del dikush e e jep nje interviste more ''Patriot pa letra'' hahahahahaha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO... Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO...   KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO... EmptyThu Jun 04, 2009 9:27 pm

Po keta e dijne o mergimtare,po e kan detyre me propogandu.jane te paguar.keta Agimat kane shkel ne gjakun e deshmoreve ne amanetin e Adem jasharit.
Shiqo se qka shkruan nje here.Qfare intelektuali i thote vetes .
QE mirret me anetaret e forumit vetem pse nuk pajtohemi me mendimet e tija fazliqoide salioberishoqite .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO... Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO...   KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO... Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Po te mund ta ktheni kohen prapa qfare do ndryshoni ne jetë
» GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!
» Poezia qe don të thotë jetë!
» A ka jetë në planetet e tjera?
» Mendoni qe ka lumturi ne jete!?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: