Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!

Shko poshtë 
+22
Muja e Halili
PeriiKeputur
kacimix
feratkoca
MUHAMETII
Euridika
Kushtrimi86
luan mreti
feneri
zeriatdheut
anila
Ago Muji
grepi
NetSerseri
leopardi
shaban cakolli
Beton
besa-bese
Kosovarja
Anna
Leka i Madh
Sofra
26 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 EmptyThu Nov 29, 2007 5:37 am

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Default GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Pixel

Levizja VETEVENDOSJE! - 3
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 EmptyThu Nov 29, 2007 5:38 am

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Default GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Pixel

Dardana VETEVENDOSJE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 EmptyThu Nov 29, 2007 5:40 am

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Default GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Pixel

VETËVENDOSJE! 10 Shkurt 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 EmptyThu Nov 29, 2007 5:40 am

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Default GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Pixel

VETEVENDOSJE!- arrestimet e aktivisteve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 EmptyThu Nov 29, 2007 5:40 am

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Default GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Pixel

vetvendosje - 3 mars - pagezimi i vrasesve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 EmptyFri Nov 30, 2007 1:13 am

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Default GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Pixel

pakoja e ahtisarit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 EmptyTue Dec 04, 2007 8:18 pm

more naki po ju qenkeni shejtan me brire! Ushtaret dhe policet serb ne Kosove paskan qene 'mbrojtes te rednit dhe ligjit'. Turp per kete logjike te bastardhuar! SHPK eshte vegel e UNMIK ut dhe mallku qoft ai qe e nderon kete organizate kuinslinge.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 EmptyTue Dec 04, 2007 11:15 pm

luboteni shkruajti:
more naki po ju qenkeni shejtan me brire! Ushtaret dhe policet serb ne Kosove paskan qene 'mbrojtes te rednit dhe ligjit'. Turp per kete logjike te bastardhuar! SHPK eshte vegel e UNMIK ut dhe mallku qoft ai qe e nderon kete organizate kuinslinge.
hehehehehehehehee "logjik e bastarduar" nuk dua te komentoj.... vje koha i kupton gjerat Very Happy Very Happy Very Happy Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
leopardi
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 40
Registration date : 08/11/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 EmptyWed Dec 05, 2007 2:01 am

si do te jen ,ne duhet te jemi shum te kenaqur qe njiher pas 96 viteve kemi nji polici shqipatre ,dhe kur te ndalon te flet shqipe ,kjo eshte nji ,gje shum madheshtore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
NetSerseri
Anëtar i ri
Anëtar i ri
NetSerseri


Male
Numri i postimeve : 75
Age : 36
Vendi : Rahovec/Prishtinë
Profesioni/Hobi : Studnet
Registration date : 14/12/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 EmptySun Dec 16, 2007 1:32 am

Un kisha per te shtuar edhe diq levizja Vetvendosje ne nje kend veshtrim eshte e mri shkak qe bile dikush e tregon paknaqesin e popullit per te pritur.Por ne nje tjeter kend veshtrim nuk me pelqen se e teporon ne disa situata.
Po shtrohet pyetja kush e financon. Nje Qeveria e Kosoves - qe eshte shum ma e logjikshem.
Dy Qeveria e Serbis (Sipas disa personave)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 EmptySun Dec 16, 2007 2:01 am

Nuk e di nese financohet nga ndokush kjo Levizje,por nese financohet,jam shume i sigurte qe nga kjo e dyta qe keni cekur ju,nuk behet kurren e kurres,sepse kjo levizje angazhohet per te penguar qdo depertim te mallerave ne tregjet e Kosoves ngaSerbia!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
NetSerseri
Anëtar i ri
Anëtar i ri
NetSerseri


Male
Numri i postimeve : 75
Age : 36
Vendi : Rahovec/Prishtinë
Profesioni/Hobi : Studnet
Registration date : 14/12/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 EmptySun Dec 16, 2007 2:07 am

Kerkoj falje publike per kerjt forumistave per kete shkrim nuk ishte qellimi im per provokim por ka qen vetem perj flalve te popullit qe kam ndequar un siq eshte edhe postimi me posht kam treguar se qa medoj per levezjen Vetvendosje


Ju faliminderit per mirkuptim NetSerseri


Edituar për herë të fundit nga në Mon Dec 17, 2007 3:49 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guest
Vizitor
avatar



GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 EmptySun Dec 16, 2007 4:15 am

NetSerseri shkruajti:
Un kisha per te shtuar edhe diq levizja Vetvendosje ne nje kend veshtrim eshte e mri shkak qe bile dikush e tregon paknaqesin e popullit per te pritur.Por ne nje tjeter kend veshtrim nuk me pelqen se e teporon ne disa situata.
Po shtrohet pyetja kush e financon. Nje Qeveria e Kosoves - qe eshte shum ma e logjikshem.
Dy Qeveria e Serbis (Sipas disa personave)


Ate qe smundesh me e brojte dhe deshmuar kurr as mos e fol e as mos e shkruaj e hiq ma pak se kete apsurditet ketu.

edhe une njeashtu pa keqkuptime te thash ty
Mbrapsht në krye Shko poshtë
NetSerseri
Anëtar i ri
Anëtar i ri
NetSerseri


Male
Numri i postimeve : 75
Age : 36
Vendi : Rahovec/Prishtinë
Profesioni/Hobi : Studnet
Registration date : 14/12/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 EmptySun Dec 16, 2007 4:51 am

Ok ok jam_buli
nuk te keq kuptoj as pak. Po ok tash po foli realisht (Pa dorza)
Un personalisht Jam kon antar i Vetvendosjes dhe me pëlqen shum. E këtë gjë që e shkruajta më sipër nuk e kam shkruar nga dëshira ime por e kam shkruar nga mendimet e njerzve. Sa i përket mendimit timë Lëvizja Vetvendosje është një nga lëvizjet më me mish e me shpirt që i mbron interesat e popullit shqiptar por pas Lëvizjes Popullore të Kosovës. A sa i përket financimit ja të tregoj edhe këtë Lëvizja Vetvendosje financohet nga Antarët e vet. Dhe gjdo antarë jep se sa ka mundësi të holla apo ndonjë kontribut tjetër që është i nevojshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guest
Vizitor
avatar



GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 EmptySun Dec 16, 2007 4:57 am

Tash jemi ne teme

Tani te pergezoj dhe ke shkruar realitetin, per mua, edhe sgjedhjet ne kosove kanne qene te ndyta sepse vet qaj grup i unitetit e ka burgos Albinin dhe se ata per mua kane qene dhe jane te gjithe majmuna politikaj, turpi i tyre ska asnje kufij sepse Albini e do Kosoven dhe te miren e Kosoves ma shume se te gjithe qe sot i kemi ne at parlament femijesh!

Sa i perket financimit, shqiptaret ja fusin kot, e per mizivirllek ne dem te kombit, ata flasin se e kan trashegim nga nja 4oo shqiptare te ndershem e qe dalngadal po u vie frundi, te prire nga Sinan hasanat ali shukriat, Azemat e per me i mesu te tjeret rasti i Rrahmon Morines se kush e shet atdheun e ka venin edhe renin edhe ai te vdes si qen i piste!!!

te pershendes netserser

me vetvendosjen dhe Albin Kurtin kurr sdo te gabojme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
NetSerseri
Anëtar i ri
Anëtar i ri
NetSerseri


Male
Numri i postimeve : 75
Age : 36
Vendi : Rahovec/Prishtinë
Profesioni/Hobi : Studnet
Registration date : 14/12/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 EmptySun Dec 16, 2007 5:04 am

Te faliminderit jam_buli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 EmptyMon Dec 17, 2007 2:47 am

NetSerseri shkruajti:

'Por ne nje tjeter kend veshtrim nuk me pelqen se e teporon ne disa situata.
Po shtrohet pyetja kush e financon. Nje Qeveria e Kosoves - qe eshte shum ma e logjikshem.
Dy Qeveria e Serbis (Sipas disa personave)'


E more vella i nderuar, puna ne Kosove nuk eshte se kush kend po e vlereson, por puna eshte se ka shume korniza qe ndrydhin mendimin e popullit. Keto korniza mundesojne qe nje individ te grumbulloje ne vetevete disa mendime shterpe, stereotipe, cinike dhe i citon here pas here si ndonje papagall pa ia ditur kuptimin. Ndryshe si mund te shpjegohet kjo thenia juaj 'e teprojne ne disa situata'. Dua nje shpjegim nga ana juaj?

Qeveria e Kosoves nuk e finanson Levizjen Vetevendosje!. Qeveria e Kosoves eshte qeveri e sajuar prej UNMIK - ut (ti e di kete), qeveria e KOsoves e lufton Levizjen (kujto 10 shkurtin), qeveria e Kosoves financon grupe (pershembull NIsma ime) qe ka per qellim qe vemendjen e popullit ta terheq ne gjera te parendesishme.

Prandaj, asnje fjale e keqe per Levizjen Vetevendosje! sepse koncepti i qarte politik - kombetar i kesaj Levizje eshte memorandumi i mbare popullit shqiptar per liri e bashkim kombetar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 EmptyFri Feb 01, 2008 1:30 pm

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 AlbinKurti-1tetor1997


Gjyqi e kthen Albin Kurtin në burg

Në seancën e katërt gjyqësore kundër Albin Kurtit të mbajtur sot në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, Albinit i është caktuar masa e paraburgimit deri në përfundim të gjykimit ose minimum 30 ditë. Seanca e pestë është caktuar të mbahet më 5 shkurt, përderisa e gjashta
me 7 shkurt.


Seanca gjyqësore duhej të fillonte në ora 10:00. Albin Kurti nuk është paraqitur vullnetarisht para panelit të gjykatësve ndërkombëtar, me çrast ky panel ka lëshuar fletarrest. Albini është sjellur në gjyq në ora 12:00 nga shtëpia e tij. Albini nuk ka marrë pjesë në seancën gjyqësore për shkak të refuzimit të tij parimor ta njoh regjimin jodemokratik të UNMIK-ut i cili qeverisë me Kosovën në bazë të Rezolutës 1244, rezolutë kjo e cila Serbisë ia njeh sovranitetit dhe integritetin territorial mbi Kosovë.
Albini e ka qartësuar këtë pozicion të tijin disa herë në gjyq.

Gjykatësi kryesues i panelit, Maurizio Salustro, kërkoi nga Albini ta qartësojë pse nuk është paraqitur. Albini filloi të shpjegojë duke thënë se ‘Dje në konferencën për shtyp të mbajtur në zyren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kam shpjeguar në detaje …’ Në këtë moment Salustro e ndërpreu atë duke thënë ‘Ne duam ta dijmë pse nuk ke qenë këtu. Mos ndërro temë.’ Albini vazhdoi, ‘pastaj shpjegova në detaje. .’ Ai u ndërpre prapë nga Salustro i cili tha ‘Qartazi nuk dëshiron të na japësh shpjegim.’ Ai pastaj e urdhëroi
masën e paraburgimit.

Gjykata e ka shqyrtuar videoinçizimin e Fazli Balajt, avokatit mbrojtës të caktuar nga gjyqi, i cili mori pjesë në një emision televiziv më 13 shkurt 2007 në të cilin deklaroi se Albin Kurti i ka nxitur njerëzit të veprojnë, dhe po ashtu që Lëvizja VETËVENDOSJE! paska lëshuar një deklaratë ku është thënë se kanë pasur për qëllim t’i ‘djegin veturat brenda ndërtesës së Kuvendit’. Gjyqi vendosi se këto dy deklarime të këtij avokati e bëjnë të pamundur ushtrimin e mëtejmë të detyrës së mbrojtësit nga ana e Balajt. Avokati Ferki Xhaferi u emërua ta zëvendësojë Balajn. Xhaferi ishte në gjykatë për shkak se Balaj
kishte kërkuar nga ai të marrë pjesë në vend të tij.


Xhaferi shpjegoi në fillim të seancës në ora 10:00 se nuk kishte marrë asnjë informacion nga Balaj ose nga gjykata për rastin, dhe kështu e kishte të pamundur të vazhdonte me seancën. Ai po ashtu deklaroi se nuk mendon se mund ta përfaqësojë Albinin në gjyq pa autorizimin e tij, por gjykatësit vendosën se Xhaferi këtë e ka obligim. Xhaferi kërkoj që të rishqyrtohet vendimi për paraburgim por u refuzua nga gjykata. Xhaferi më pas kërkoi që gjykimi të shtyhet dhe gjyqi u pajtua që të vazhdojnë më 5 shkurt. Kur Xhaferi deklaroi se ai nuk mund të vijë më 5 shkurt për shkak se e ka një gjykim tjetër, njëri prej gjykatësve tha se nëse nuk merr pjesë duhet të jetë i vetëdijshëm se mund të dënohet me
250 euro. Kjo, deklaroi gjykatësi ‘nuk është kërcënim’.

Gjyqi sot e vazhdoi zbatimin politik të UNMIK-ut për ta heshtur Albin Kurtin, me qëllim të pamundësimit të çfarë kundërshtimi politik kundrejt krizës aktuale politike në Kosovë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
grepi
Fillestar/e
Fillestar/e
grepi


Male
Numri i postimeve : 3
Age : 40
Registration date : 06/02/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: hmmm   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 EmptyThu Feb 07, 2008 6:42 pm

Kuku kuku qa po shoh ktu e qa pom lexoj secili prej neve me kan ne mesin e atyne policve kish vepru njejt i njoh un shqiptart kur veshin uniforme nuk prekun per tokee << po duhte me ule kryt teposht edhe me u ndale me menu se kush prej ktyne eka ma mir, policia apo Albin Kurti edhe pse mor vella se qesin ne votime edhe punen e Albin Kurtit pse jo! edhe meremi vesh se kush e ka ma mirt se qeshtu zot, po kajher me kqyr jem ngop me dhune shkurt e trup ska ashtu duhet me paqe e sate mujm meja zon kombeve t'bashkume mena dhan qat cop pavarsii tung nga grepi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mani-tringa.skyblog.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 EmptyWed Feb 20, 2008 4:00 am

Këshilli Organizativ i Protestave 4.2.2008
Kundër Burgosjes së Albin Kurtit Prishtinë


Deklaratë dhe Apel
Albin Kurti është burgosur sërish. Paneli ndërkombëtar i gjykatësve atij i ka caktuar masën e paraburgimit edhe për 30 ditë. Në momentet kur filloi të dalë sheshazi e vërteta për mungesën e bazës ligjore kundër Albinit, ai u dërgua në burg. Në këtë mënyrë bëhet i pamundshëm aktiviteti i tij, pikërisht në kohën kur priten të ndodhin zhvillime të rëndësishme për Kosovën. Me këtë synohet njëkohësisht të mbulohet përgjegjësia e fajtorëve të vërtetë për krimin e datës 10 Shkurt. Kjo e qartëson edhe më tej atë që kemi thënë prej fillimit, se përndjekja e Albinit është e motivuar skajshmërisht nga politika, duke i shkelur kështu me të dy këmbët parimet e drejtësisë, të barazisë dhe të lirisë.
KOP kundërshton me vendosmëri këtë shkelje të lirisë personale të Albin Kurtit. Ne konsiderojmë që ky privim arbitrar nga liria që po i bëhet Albinit, është privim arbitrar nga liria për të gjithë ne dhe për secilin qytetar të Kosovës veç e veç. Të bashkuar me qëllim të kundërshtimit të kësaj padrejtësie dhe në mbrojtje të barazisë para ligjit për të gjithë, KOP kërkon që urgjentisht dhe pa kushte të anulohet procesi kundër Albinit.
U bëjmë apel të gjitha organizatave dhe individëve që ta shprehin publikisht pakënaqësinë e tyre kundër këtij procesi arbitrar politiko-gjyqësor, duke iu bashkangjitur fushatës kundër burgosjes së Albin Kurtit përmes deklaratave zyrtare kundërshtuese nëpër media si dhe asociacione e institucione vendore e ndërkombëtare.
KOP, duke qenë i hapur për ide, nisma dhe bashkëngjitje, do të vazhdojë me aktivitetin e tij dhe do t’ju informojë së shpejti për hapat e mëtejshëm të veprimit.


Këshilli Organizativ i Protestave kundër burgosjes së Albin Kurtit

Organizatat dhe individët në mbështetje të Këshillit

Shoqata e të Burgosurve Politikë

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës

Unioni i Studentëve Shqiptarë

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Lëvizja për Bashkim

Iniciativa e Bashkuar Qytetare e Drenasit

Organizata Çohu!

Rrjeti Rinor i Kosovës

Muhamet Mavraj

Driton Lajçi

Sami Dërmaku

Sadri Fetiu

Sami Kurteshi

26 marsi 1999
LPK
KMDLNj
Shoqata Atlantiku (New York)
Rexhep Qosja
Ali Aliu
Mehmet Hajrizi
Mehmet Haxhosaj

Ismail Kastrati
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 EmptyMon Feb 25, 2008 3:22 am

Fjala e Albin Kurtit në Prishtinë me rastin e 28 Nëntorit


GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Fjale-e-albin-kurtit_vetevendosje


Lëvizja VETËVENDOSJE! shënon 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit

Wednesday, 28 November 2007



Duke filluar në orën 17:00, nga Qendra e Studentëve në Prishtinë, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë barur flamurin e madh kombëtar shqiptar me dimensione 12 metra X 6 metra, në një marsh nëpër rrugën “Agim Ramadani” e deri te Teatri Kombëtar “Adem Jashari”. Aktivistët gjersa marshonin mbanin pishtarë të ndezur në duar dhe ashtu siç ishin të radhitur në formë të shkronjës “V” u vendosën në shkallët e Teatrit ndërkaq sipër tyre u ngjit lartë flamuri dhe më pas u intonua himni kombëtar.

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 01-28.11.2007_para-teatrit-kombetar

Aktivistëve dhe qytetarëve të shumtë që u bashkuan iu drejtua Albin Kurti. Në vijim po japim tekstin e fjalimit të tij:

Të dashur aktivistë,
Të nderuar pjesëmarrës të këtij tubimi,Urime 28 Nëntori – Dita e Flamurit!


Në Tiranë Skenderbeu qëndron me shpatën e ngrehur lartë. (Shih Këtu)
Këtu në Prishtinë, atij ia kanë ulur shpatën. (Shih Këtu)
Në Shkup Skenderbeu e ka shpatën e futur në këllëf. (Shih Këtu)
Në Luginë të Preshevës ai nuk është fare.

Gjuha shqipe në Shqipëri është gjuhë zyrtare.
Në Kosovë ajo e ndanë hapësirën zyrtare me serbishten.
Në Maqedoni lejohet përdorimi i saj vetëm pjesërisht.
Në Luginë vetëm privatisht.

Shqiponja dykrenare valvitet e vetme në Shqipëri.
Në Kosovë po e shndërrojnë në flamur të dasmave.
Në Maqedoni e ndaluan përdorimin e tij.
Në Luginë të Preshevës shqiptarët arrestohen nëse e përdorin.

Mungesa e lirisë po na çkombëtarizon. Sa më pak që po jemi të lirë, aq më pak po lejohemi të jemi shqiptarë.

Po duan të shpikin flamuj të rinj dhe identitete të reja vetëm dhe vetëm që të na ndajnë nga trungu shqiptar dhe asisoj Serbia të na gllabërojë lehtë. Këtë gjë më së shumti po e ndihmon Grupi Negociator i Kosovës i cili banon në aeroplanin Prishtinë-Vjenë.

28 Nëntori është datë që shënon një varg aktesh në historinë tonë kombëtare. Skënderbeu, Ismail Qemajli, Adem Jashari dhe UÇK-ja na mësojnë se lufta për liri dhe vetëvendosje është vendim i njëanshëm. Asnjëri prej tyre nuk priti të përfundojnë proceset, por vendosën që të luftojnë të jenë të lirë.

Sot nuk kemi kohë për të festuar. Sot është për t’u organizuar dhe rezistuar. Ta lidhim edhe një herë besën për çlirim dhe shpëtim.

Ju falemnderit.


Lëvizja VETËVENDOSJE!

Marrë nga faqja e internetit e Lëvizjes Vetëvendosje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 EmptySat Mar 08, 2008 10:33 pm

Intervistë me Albin Kurtin, lideri në arrest shtëpiak i Lëvizjes VETËVENDOSJE!


Kurti: Kosovës po ia shesin shpirtin dhe trupin

Prej Kosovës nuk është kërkuar ta shes vetëm trupin, por edhe shpirtin, dhe kjo është më shumë se sa te prostitutat. Prostituta së paku shpirtin nuk e shet. Ndërsa këtu dhurimi i trashëgimisë kulturore të Kosovës që i është bërë Beogradit është shitje e shpirtit, sepse ajo është pjesë e historisë, traditës dhe kulturës, pjesë e së kaluarës sonë. Decentralizimi është shitje e trupit. ‘Eksterritorialiteti’ është shitje e shpirtit. Në Kosovë është bërë edhe më keq sesa në rastin e prostitutës.

Ardian ZEJNAJ

Focus: Z. Kurti, po punoni ju për kohën, përkatësisht proceset, apo po ndodh e kundërta?
Kurti: Për shkak të pasojave që ka sjellur procesi me siguri që edhe njerëzit po na bashkohen, por kjo falë edhe punës tonë. Ne po mundohemi që ta sjellim një kohë të re, por mendoj që aktualisht edhe koha po punon për ne.

Focus: Kjo kohë krahasuar me ditët e para kur keni filluar aktivitetin, mendoni se me liderët politikë apo Grupin Negociator i keni ndërruar kahet, ju ta merrni përpjetën, ndërsa ata të kundërtën, tatëpjetën?
Kurti: Grupi Negociator i Kosovës ka dhënë jashtëzakonisht shumë premtime pa kurrfarë mbulese. Gjithashtu edhe standardi i jetesës së njerëzve dhe perspektiva e tyre janë zvogëluar e janë ngushtuar shumë. Kështu që mjerimi social dhe ekonomik në njërën anë dhe zhgënjimi politik në anën tjetër gjithnjë e më shumë po përputhen. Për pasojë, po arrijmë në situatën ku njerëzit po e kuptojnë që kanë qenë të mashtruar dhe natyrisht gjithnjë e më shumë po kërkojnë rrugë dhe mënyra të reja për të dalur prej kësaj situate, por edhe për udhëtim drejt interesave dhe vullnetit të tyre.

Focus: Liderët politikë nga ajo që deklarojnë nuk janë në gjendje të thonë ose të japin të paktën as tre argumente se si duhet vazhduar apo ecur tutje. Ju mund të na thoni një gjë të tillë, si duhet arrit pavarësia?
Kurti: Nuk është çështja se e kemi edhe një shtyrje e kjo tani na qenka shtyrja e fundit. Problemi është se shtyrjet nuk do të përfundojnë asnjëherë, derisa ne nuk ndërmarrim diçka për veten tonë. Faktor të rëndësishëm botëror kurrë nuk do ta kenë Kosovën prioritet, përderisa politika e Kosovës nuk i kthehet vetvetes. Atëherë kur politikanët e Kosovës i kthehen popullit, bashkësia ndërkombëtare detyrohet t’i marrë në konsideratë ata politikanë, atë vend dhe atë çështje. Tani për tani nuk është askund ky rast. Ajo se si të shkohet përpara është e thjeshtë: qytetarët e Kosovës duhet të protestojnë, të demonstrojnë sa më shumë që është e mundur kundër regjimit të UNMIK-ut, në mënyrë që të kemi një afat se kur ky regjim i UNMIK-ut do të shkojë nga Kosova dhe ai afat të përputhet me referendumin për popullin e Kosovës. E kemi shembullin e freskët të Malit të Zi, ku ai nuk ka kërkuar njohje, por e mbajti referendumin, e shpalli pavarësinë në Kuvendin e tij, gjë që ishte një akt shumë i fuqishëm i deputetëve të fuqizuar nga referendumi i popullit, dhe vetëm më pas e kërkoi njohjen. Pra, duhet një mobilizim i brendshëm për njohje të jashtme. Nuk ka njohje nga jashtë pa mobilizim e organizim të brendshëm. Dhe, po kthehem aty përsëri, te ajo që duhet të kemi një afat kur UNMIK-u duhet të shkojë prej Kosovës e kjo të përputhet me referendumin i cili është ushtrim i të drejtës për vetëvendosje dhe konkretizim i lirisë kolektive. Në ndërkohë, TMK-ja do të duhej të bëhej ushtri dhe jo të shuhet, siç thotë pakoja e Ahtisaarit. Shërbimi Policor i Kosovës do të duhej të bëhej policia e Kosovës dhe jo të jetë vegël e komesarit policor të UNMIK-ut Richard Monk, ndërsa ne qytetarët ta paguajmë atë. Është e tmerrshme që policinë tonë të na e kontrollojë dikush tjetër dhe ne të paguajmë. NATO-ja do të qëndronte në Kosovë, siç është në Shqipëri dhe në Maqedoni, por në marrëveshje me neve e jo në bazë të marrëveshjes së Kumanovës së 9 qershorit 1999 e cila është bërë me ushtrinë jugosllave. Këto nuk bëhen pa dalur dhjetëra mira njerëz në rrugë që të protestojnë në mënyrë paqësore dhe pa qenë të gatshëm të qëndrojnë aty me javë dhe muaj deri atëherë kur presioni mbi pushtetin do të jetë i padurueshëm për pushtetin. Mendoj që lëvizja e madhe e qytetarëve e cila do ta përdorte rrugën si zgjidhje, për shkak se këto institucione pa sovranitet vetëm sa e kanë ndërlikuar situatën dhe nuk kanë ofruar zgjidhje, do të bënte që edhe njerëzit në institucione të fillonin t’i ktheheshin popullit. Pa u shfaqur njëherë njerëzit në rrugë, edhe njerëzit që janë në institucione nuk dalin prej zyrave të mykura të tyre. Aty janë vendosur burokratë që gjithë ditën rrinë me njëri-tjetrin dhe të cilët më tepër shqetësohen për hallet personale ose të familjeve tyre se sa të atyre që demek i përfaqësojnë. Pra, kur populli del në rrugë atëherë edhe njerëzit që janë në institucione do të kishin filluar të mendojnë e të veprojnë ndryshe. Ata vetvetiu nuk ndryshojnë.

Focus: Mendoni se kanë filluar të vetëdijësohen këta politikanë, sepse deklaratat e tyre të fundit, sidomos të një pjese, duket se kanë ndryshuar dhe sikur tentojnë t’ua “vjedhin” pikërisht këto ide juve, afatizimin e kohës?
Kurti: Nëse ata i thërrasin qytetarët në rrugë, i thërrasin për ta siguruar përkrahjen e tyre për procesin që ka ndodhur. Mirëpo parulla jonë e parë dhe kryesore “JO NEGOCIATA – VETËVENDOSJE!”, sqaron shumëçka. Nuk ka kuptim ajo që të dalin në rrugë për t’i dhenë përkrahje Grupit Negociator, por përkundrazi, për të dalur nga negociatat dhe për t’u zhbërë ky grup. Vetëm ajo demonstratë është e vërtetë. Demonstratat tjera janë, për nga kuptimi farsë, për nga pamja karnaval. Ato nuk do të ishin demonstrata të vërteta. Më tepër do të ishin manipulim i radhës. Unë e di që kanë filluar njerëzit të vetëdijesohen nëpër institucione. Një shok që punon në institucione me tha se, shumica dërmuese e të punësuarve në institucionet e Kosovës do të kishin dalur në demonstratat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me një kusht, që dikush t’u garantojë që nuk e humbin vendin e punës një ditë më vonë. Kështu që mendoj se problemi kryesor i atyre njerëzve, që mbajnë familje me atë pagë, është arsyeja që ata hezitojnë ta rrezikojnë edhe vendin e punës e jo se janë të kënaqur me situatën. Në një rrafsh i kuptoj, por nuk i arsyetoj, për shkak se ata njerëz fatkeqësisht e kanë një të mirë të vogël tani, por një të keqe të madhe më vonë. Sidoqoftë edhe kjo tregon se përkrahja për Lëvizjen tonë po rritet. Ajo edhe më tutje nuk është përkrahje aktive, siç e dëshirojmë ne, por është një përkrahje statike dhe pasive. Pra, numri i të pakënaqurve po rritet, por pakënaqësia ende nuk po bëhet aktive dhe dinamike siç kemi dashur ne. Mendoj që duhet të presim edhe pak kohë për atë.

Focus: Ndoshta shihet se vetëdijesimi po rritet, por në demonstrata shumë pak njerëz kanë dalë. Keni menduar ndonjë strategji apo ide se si duhet nxjerr këta njerëz në protestë apo për t’i kthyer kundër pritjes?
Kurti: Njerëzit të cilët kanë qenë të mashtruar për tetë vjet apo ata që kanë qenë të mashtruar për tetëmbëdhjetë vjet nuk mund të kalojnë në veprim konkret dhe të fuqishëm aq lehtë. Mendoj që u duhet një kohë atyre që ta kuptojnë se mashtrimi, qëndrimi apo numërimi në vend është shumë i gjatë dhe për ta është shumë hap radikal kalimi në demonstrata nga pritja tetë apo tetëmbëdhjetë vjeçare. Kjo është një arsye. Arsyeja tjetër e këtij pasiviteti mendoj se janë intervenimet dhe arrestimet policore, vrasjet që i kanë bërë forcat e UNMIK-ut, sidomos në muajin shkurt, dhe një pjesë e tyre kanë njëfarë droje për të dalë në demonstrata. E treta, pse njerëzit ngurojnë është se çështja e Kosovës është bërë planetare. Shumë qytetarë janë keqinformuar dhe tani thonë se Bushi e Putini merren me këtë punë dhe se kjo është çështje kozmike, ndërsa unë jam shumë i vogël. Edhe kjo nuk është paqëllim dhe është bërë në mënyrë që qytetarët të ndjehen të pafuqishëm. Edhe këta qytetarë e dinë që ne kemi të drejtë dhe na përkrahin, mirëpo nuk na bashkohen sepse nuk besojnë në sukses, duke thënë se kjo është një çështje e fuqive shumë të mëdha dhe na jemi ca ‘buburreca’ këtu poshtë, gjë që natyrisht se nuk është e vërtetë. Arsyeja e fundit është që ne, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kaq dimë dhe kaq bëjmë, nuk dimë më shumë. Me siguri që ka taktika, ka strategji, ka edhe ide tjera që do ta bënin shumë më të fuqishme Lëvizjen VETËVENDOSJE!, por ia që neve nuk na kanë rënë në mend, prandaj është shumë mirë që kushdo nga qytetarët që mendon se do të ishte e mundur të kontribuojë me taktika apo me aksione të reja, sigurisht se do të ishte i mirëseardhur për neve. Ne jo vetëm që nuk e konsiderojmë veten të përsosur, mirëpo mendojmë që ka jashtëzakonisht shumë hapësirë për t’u pasuruar edhe me njerëz të ri por edhe me ide të reja që do të na dërgonin drejt fuqizimit.

Focus: Tani është “vendosur” të zhvillohen zgjedhje në Kosovë. Ju si lëvizje keni menduar idenë që ndoshta përmes angazhimit në procesin politikë ta merrni barrën përsipër?
Kurti: I patëm katër palë zgjedhje për institucione pa sovranitet, përderisa këto institucione përmbushnin standarde arbitrare që imponoheshin nga lartë dhe nga jashtë, standardi i jetesës së njerëzve sa vinte e rrënohej. Ne nuk besojmë që këto institucione kanë nevojë për njerëz të ri, por që njerëzit në Kosovë kanë nevojë për institucione të reja. Themeli i këtyre institucioneve nuk garanton se mund të ndërtohet çfarëdo shtëpie, sepse ajo shtëpi do të rrënohej për shkak të themelit të gabuar. Këto themele janë ndërtuar mbrapsht, kështu që kot ndërton mure mbi ato themele. Mbase do të përpiqesh të bësh diçka edhe me kulmin, por shumë shpejt do të vijë koha kur duhet të evakuohesh prej aty, sepse është rrezik të të zërë shtëpia brenda. Ne mendojmë që ka pasur hapësirë në këto institucione për politika më të mira dhe për një përkujdesje më të madhe ndaj qytetarit, mirëpo megjithatë ne nuk mendojmë që brenda këtyre institucione ka qenë e mundur të arrihet qëllimi kryesor. Kjo ngase këto institucione janë të autonomisë substanciale dhe me institucionet e autonomisë substanciale unë nuk mendoj që mund ta bëjmë shtetin sovran e të pavarur të Kosovës. Prandaj ne vazhdojmë që ta organizojmë veprimin qytetar jashtë institucioneve dhe për ndryshime rrënjësore të tyre. Zgjedhjet kanë për qëllim që ta kanalizojnë pakënaqësinë e qytetarëve në fushata parazgjedhore dhe në vend se qytetari indinjatën dhe mllefin e tij ta orientojë kundër politikës zyrtare që udhëhiqet në Kosovë, e që është për negociata me Serbinë. Ndërkohë i gjithë pushteti këtu është në duar të ndërkombëtarëve. Është në rregull që ndërkombëtarët të na ndihmojnë e këshillojnë, por kurrsesi të na sundojnë.

Focus: Procesi i ri negociator po vazhdon dhe tani kërkohet përsëri një kompromis mbi kompromisin, pra mbi pakon e Ahtisaarit. Çfarë mund të na sjell ky proces i ri?
Kurti: Federatë me Serbinë. Qarqet ndërkombëtare, sidomos këto evropiane, e kanë parë se Grupi Negociator i Kosovës është i gatshëm që të lëshoj pe, dhe për këtë arsye ata vazhdojnë të bëjnë presion. Këta kanë treguar që shkojnë poshtë e më poshtë. Efekti kryesor dhe negativ i pakos së Ahtisaarit është që e ka degraduar kërkesën shumëvjeçare të politikës kosovare për pavarësi të plotë në të ashtuquajturën pavarësi e mbikëqyrur, e cila vetëm emrin e ka si të tillë. Kjo e thyen pavarësinë e plotë dhe Grupi Negociator i Kosovës i tregoi botës se nuk e ka pavarësinë aq seriozisht, prandaj ata tash thonë, meqenëse këta hoqën dorë nga pavarësia, ata mund të heqin dorë edhe nga kjo që ua premtuam dhe mund të shkojnë edhe ca më poshtë drejt një zgjidhje të re (ku në Kosovë gjithnjë vjen një mision i Bashkimit Evropian në vend të UNMIK-ut për të na sunduar). Pakoja e Ahtisaarit nxori një ndarje të brendshme. Tash Kosova do të mbetet në njëfarë lidhje federative me Serbinë përmes negociatave shtesë. E di se kjo tash për tash duket e paimagjinueshme, mirëpo edhe në vitin 2000 negociatat me Serbinë kanë qenë të paimagjinueshme. Dalëngadalë nëpërmjet këtij inxhinieringu social e politik na kanë sjellur në situatën ku negociatat u bënë normale. Prandaj, qëllimi është që në fazën e ardhshme të na lënë në një federatë me Serbinë dhe kjo të duket si një çështje normale.

Focus: Apo ndarjen e Kosovës?
Kurti: Jo, unë mendoj që Serbia i ka aspiratat më të mëdha se ndarja dhe kjo është më e keqe. Serbia do ta dëshirojë ndarjen e Kosovës, atëherë kur Kosova t’i afrohet shumë pavarësisë, në mënyrë që ajo të marrë sa më shumë që është e mundur. Ajo do të përpiqet që të gllabërojë ndonjë territor apo ndonjë pjesë të Kosovës atëherë, mirëpo tash për tash me këtë Grup Negociator dhe me fleksibilitetin e tyre absurd Serbia i ka edhe shanset edhe aspiratat shumë më të mëdha. Serbia po e sheh mundësinë që Kosovën ta ndaj përbrenda me ç’rast 30 % të këtij territori do ta kishin serbët dhe 70%, madje jo shqiptarët, por realisht misioni civil ndërkombëtar dhe në këtë mënyrë Kosovës t’ia implantojë një kancer i cili zgjerohet para se ta gllabërojë Kosovën tërësisht. Në anën tjetër, Kosova është e ndarë faktikisht dhe për mendimin tim është naivitet i madh të besosh se me negociata mund ta bashkosh atë.

Focus: Ju keni thënë, por edhe nga zëra të ndryshëm është thënë se procesi në Kosovë ka filluar të futet në një rreth vicioz, që për katër dekada është futur Palestina. Rrezikojmë vërtet që të gjendemi në një situatë të tillë?
Kurti: Pa dyshim se Serbia është shumë e interesuar që në Kosovë të përjetësohet ky konflikt. Çërçilli ka thënë se nëse don që një luftë mos të përfundojë asnjëherë, që një konflikt të jetë i përjetshëm, atëherë bëje religjioz atë, ndërsei popujt kundër njëri-tjetrit për çështjen e Zotit dhe ajo luftë nuk përfundon asnjëherë. Kështu që Serbia e ka këtë tendencë: të thotë se shqiptarët janë mysliman, ndërsa serbët janë të krishterë. Të krijoj këtë skemë bardh e zi dhe të thotë se kinse Serbia po na e mbrojka krishterimin evropian mu në Kosovë. Prandaj, është nxitur e rritur ky ‘eksterritorialiteti’ i kishave dhe manastireve ortodokse që shqiptarët të konsiderohen si një mish i huaj për Evropën, si popull islamist dhe serbët na qenkan popull proevropian. Dhe, në këtë mënyrë, Kosova njëmend përmes ‘eksterritorialitetit’, por edhe përmes decentralizimit me korridore të ndryshme, me copëtime territoriale dhe administrative, të shndërrohet në një Palestinë në zemër te Evropës.

Focus: Por shumë gjëra janë të përputhshme në qasjen që po i bëhet zgjidhjes së këtyre dy problemeve, kemi një ekip të ngjashëm si kuarteti, kemi grupe negociatore që kanë filluar të ndërrohen, edhe Palestinës i është premtuar pavarësia, madje edhe nga amerikanët, por në fund asgjë konkrete?
Kurti: Po nuk është e rastësishme që anëtarët e Grupit Negociator të Serbisë janë përpjekur shumë që ta përdorin metodën izraelite të depërtimit por edhe ta keqpërdorin fenë. E dyta, duan që të ndërtojnë shumë enklava të betonuara dhe të rrethojnë me mure Manastirin e Deçanit, Patrikanën e Pejës dhe kështu shqiptarët të identifikohen me arabët, ndërsa ata të identifikohen me civilizimin perëndimor. Fatkeqësisht shumë qarqe ndërkombëtare konservative dhe religjioze në perëndim e kanë kafshuar karremin e Serbisë dhe në këtë mënyrë po i ndihmojnë asaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 EmptySat Mar 08, 2008 10:35 pm

vazhdim nga postimi i kaluar.

Focus: Procesi pritet të përfundojë me 10 dhjetor, çka pas kësaj date? Duhet pritur ende apo si duhet ecur tutje, duke marr një vendim vet?
Kurti: Unë mendoj se disa javë para të skadojë 10 dhjetori, ata do ta përgatisin gënjeshtrën e re. Ata nuk duan të vijë 10 dhjetori pa e përgatitur gënjeshtrën e re, e cila do ta zëvendësonte gënjeshtrën e vjetër. Në mënyrë që populli edhe më tutje të hesht dhe të pres e të durojë. Unë nuk mendoj që ne duhet ta presim 10 dhjetorin, sepse nëse ne presim 10 dhjetorin, atëherë para se te vijë 10 dhjetori do ta shohim se ka ardhur data e re. Prandaj, është e kotë të pritet 10 dhjetori. E mbani mend vitin 2006 kur thanë se statusi i Kosovës do te përcaktohet deri në fund të atij viti. Por, në muajin nëntor u tha se po shtyhet për vitin tjetër dhe nuk u prit fundi i vitit që ta thonë se nuk po bëhet atë vit. Dy-tri javë para se të kalojnë 120 ditët, ata do ta përgatisin popullin, opinionin publik, për shtyrjen e re. Prandaj ta presim 10 dhjetorin është naivitet.

Focus: Edhe tani është filluar me deklarata siç kishte ndodhur vitin e kaluar. Kërkohen zgjedhje përsëri në Serbi, të njëjtat i kemi në Kosovë. Mendoni se po përgatitet terreni drejtë një shtyrje të re?
Kurti: Unë nuk mendoj që ne mund të presim, por faktorët ndërkombëtar po mendojnë se ne mund të presim. Bashkësia ndërkombëtare gjithmonë e ndjek shtegun e rezistencës më të ulët dhe kush bën me shumë rezistencë fiton. Aktualisht më shumë po bën rezistencë e trysni Beogradi se sa Prishtina, prandaj edhe kemi këtë situatë.

Focus: Është propozuar që të ndërrohet ky Grup Negociator dhe që në një Grup të ri të jeni edhe ju. Do të pranonit të ishit në një Grup të ri Negociator përball Serbisë?
Kurti: Jo, jo. Unë nuk mendoj se duhet të ketë negociata fare dhe rrjedhimisht as Grup Negociator. Prandaj, është absurd ky propozimi që unë të jem anëtar i ndonjë Grupi Negociator.

Focus: Ju thoni se ne duhet ta shpallim pavarësinë ose të ecim në mënyrë të njëanshme, në këtë linjë kanë dalë edhe disa zëra, por ata që na kanë ndihmuar të çlirohemi thonë se nuk mund të veprojmë vetëm pa na thënë ata?
Kurti: Unë nuk mendoj që Kosova është çliruar. Së pari se 25% të territorit na e kontrollon Serbia dhe 75% të territorit ne jemi të lirë nga dhuna dhe vrasjet arbitrare, por nuk jemi të lirë politikisht, në kuptimin që të vendosim për veten tonë. Kështu që nuk mund ta pranoj që na kanë çliruar. E dyta, një shok i imi, Xhelal Sveçla, ka marrur një shembull interesant në një artikull të tij: zhvillimet që po ndodhin në Kosovë ngjajnë sikurse situata kur dikush e shpëton një femër nga dhunimi dhe me pas e shndërron në prostitutë. Fakti se ky e shpëtoi femrën nga dhunimi nuk i jep kurrfarë të drejte atij tani ta shndërrojë atë në prostitutë. Do të kishte kuptim të mirë shpëtimi nëse pasi që e ka shpëtuar femrën nga dhunimi ajo nis e bën jetë normale. Nëse ajo shndërrohet në prostitutë, atëherë e keqja vetëm është zëvendësuar, por assesi nuk është larguar.

Focus: Pra ju besoni se Kosova është shndërruar në lloj “femre prostitutë” të cilën do ta shfrytëzoj Evropa me misioni e saj të ri?
Kurti: Po deri më tani kështu ka qenë. Prej Kosovës është kërkuar ta shes trupin e saj dhe fatkeqësisht kemi pasur politikanë që e kanë bërë këtë, duke i dhënë 11 komuna gjithsej serbëve duke ia dorëzuar pushtetin edhe njëherë një burokracie te re ndërkombëtare që e zëvendëson UNMIK-un në Kosovë. Do të jenë 11 komuna serbe në lidhje horizontale ndërmjet veti dhe në atë vertikale me Beogradin. Por, do të jenë edhe 45 zona të veçanta ‘eksterritoriale’ që Kosovës ia marrin historinë. Pra, prej Kosovës nuk është kërkuar ta shes vetëm trupin, por edhe shpirtin, dhe kjo është më shumë se sa te prostitutat. Prostituta së paku shpirtin nuk e shet. Ndërsa këtu dhurimi i trashëgimisë kulturore të Kosovës që i është bërë Beogradit është shitje e shpirtit, sepse ajo është pjesë e historisë, traditës dhe kulturës, pjesë e së kaluarës sonë. Decentralizimi është shitje e trupit. ‘Eksterritorialiteti’ është shitje e shpirtit. Në Kosovë është bërë edhe më keq sesa në rastin e prostitutës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 EmptyWed Mar 19, 2008 5:00 pm

Sa per kete levizje,jane disa vargje qe i ka qitur populli dhe tregojn karakterin e saj:S

Shqiptarin,se ka lind nana prej barkut
Por huta prej qarkut
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 EmptyThu May 08, 2008 2:33 am

Apeli i një qytetari të Republikës së Kosovës


Të gjitha mediave elektronike dhe të shkruara shqiptare;
Të gjitha WEB faqeve shqiptare kudo që janë;
Të gjithë internet pasionuesve shqiptarë;
Qytetarëve të Republikës së Kosovës: juve që takoheni me miqtë çdo ditë, në rrugë, kafene dasma dhe ahengje, që jeni në punë apo kudo që jeni, rinisë së mrekullueshme shqiptare, nëpër shkolla, universitete, “PARTY”, ditëlindje…


Ndihmoni në çdo formë dhe në çdo mënyrë afirmimin ndikues dhe veprues të apelit të lëvizjes “VETËVENDOSJE”, në mënyrë që, sa më shumë qytetarë të dalin më 9 Maj në protestën gjithëpopullore kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë...
Ashtu sikur ditëm më 17 Shkurt të kremtojmë masovikisht ditën historike të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të Pavarësisë, me po të njëjtën elan dhe vrull, më 9 Maj, të gjithë duhet ta mbrojmë dhe dëshmojmë atë para syve të Botës.
Le të bëhemi 50…80...100 mijë! Pa dallime feje, grupimi politik, moshe dhe gjinie… Atë ditë duhet të dalim të gjithë sepse na nevojiten shumë zëra, brohoritje depërtuese jo vetëm ne veshët e shurdhra të disa politikanëve tanë; jo vetëm në zyrat e afërta të UNMIK-ut, ambasadave si dhe institucioneve tjera ndërkombëtare në Prishtinë. Porosia e këtij zëri kumbues atë ditë duhet të jehoj larg dhe më larg: Në Beograd… Moskë…New Yorku… të buçes edhe afër tryezës ovela të sallës së madhe të Këshillit të Sigurimit…duhet të shkoj larg dhe kudo në botë, në kontinentet e atyre shteteve që ende ngurojnë të na njohin edhe këtë pavarësi të sakatosur, ashtu sikur është...
Harroni atë ditë se kush e organizon këtë protestë, sepse në vlerën e suksesit të saj nuk do të ketë grabitje meritash, lëvdata dhe krekosje. Mjafton se aty do të mbrohet Kosova dhe sovranitetit i saj i vërtetë, sovranitet ky që ju takon juve, neve, popullit të saj dhe askujt tjetër.
Ju garantoj! Atë ditë ka për të qenë ditë e bardhë dhe në qiell nuk do të ketë yje: as 1, as 2....as 6! Asnjë yll! Më besoni! Kosova atë ditë kurrsesi nuk do të jetë e verdh në një hapësire të katërt imagjinare... O, ditë madhështore do të jetë atë ditë, sepse në tokën e skuqur nga gjaku i Kosovës MËMË, mbi gjokset e bijve dhe bijave ashtu të bashkuar të saj, triumfalisht si hyni do të zbres shqiponja e zezë dykrenore.
Andaj...të kontribuojmë të gjithë për atë ditë:
- Ju mediat e shkruara dhe elektronike shqiptare: shkruani dhe botoni këtë fjali pa censure: “Të gjithë në protesta më 9 Maj në Prishtinë. Jo zgjedhjeve të Serbisë...”
- Ju WEB faqet atdhetare shqiptare, ju nevojitet vetëm një shkrim në “HOME” faqen tuaj dhe asgjë tjetër: “Të gjithë në protesta më 9 Maj në Prishtinë. Jo zgjedhjeve të Serbisë...”
- Gjithë ju që manipuloni me internet, dërgoni sa më shumë e-maile miqve, të afërmve dhe dashamirëve tuaj. Mjafton një porosi e kësaj natyre: “Të gjithë në protesta më 9 Maj në Prishtinë. Jo zgjedhjeve të Serbisë...”
- Ju qytetarë të përvuajtur, rini e mrekullueshme e Kosovës: kudo që gjendeni në shoqëri dhe bisedë: ne dasma, vdekje, lindje, në “PARTI”, “kaffeteri”, rrugë… vetëm një porosi të shkurtë përcilljani shokut, mikut dhe dashamirëve tuaj: “Të gjithë në protesta më 9 Maj në Prishtinë. Jo zgjedhjeve të Serbisë...”

Vërtet bukur do të jetë atë ditë në Prishtinë! Dinjëtoz, qetë, krenar…

Adnan Abrashi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sponsored content





GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» Dallimi ne mes te Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe FBKSH-së ?
» KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO...
» Rrnoft levizja Vetevendosje!
» ZGJOHU-Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
» Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: