Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Artistët dhe Shqipëria Etnike

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Artistët dhe Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Artistët dhe Shqipëria Etnike   Artistët dhe Shqipëria Etnike EmptyThu Sep 11, 2008 7:53 am

Artistët dhe Shqipëria Etnike


Artistët dhe Shqipëria Etnike



Edhe
Kosova është Shqipëri




· “Syri se sheh syrin, matanë hundës, zemra e sheh zemrën, matanë
malit”.
Jakov Xoxa



Shkruan:
Adnan Abrashi -
Prizren, 11. 09. 2008


______________________________________



“Mund t’i ndërrojnë ligjet
dhe fetë, por racën dhe gjuhën kurrë”,- ishte shprehur kështu dikur një
dijetar i urtë i kohës. Pa dyshim, kjo maksimë e qëlluar, më së miri mund t’i
përshtatet edhe realitetit tonë shqiptar. Jo moti, në qytetin e lashtë dhe të
bukur të Prizrenit, kishte ardhur për një vizitë miqësore, muzikanti
dhe rokeri i mirënjohur gjithëshqiptar, Bojken Lako
Ai, me këtë rast, gjatë një interviste
për medie, në pyetjen e gazetares të një stacioni lokal televiziv se,
krahasuar me Shqipërinë, si po e ndjen veten këtu në Kosovë? Përgjigja e tij ka qenë e thjeshtë, e shkurtë,
domethënëse dhe tejet konkretë: Njëjtë! Nuk ka dallime, sepse edhe Kosova
është Shqipëri!



Këngë nga Bojken Lako
Bojken Lako - Merre lehte

https://www.youtube.com/watch?v=mIuabMHh498



Ashtu, pra! Të lumtë Bojken! Edhe Kosova është Shqipëri! Dhe, pa dyshim, nga
të gjitha shtresat elite intelektuale të një shoqërie, krijuesit janë ata që
përmes mënyrës të të shprehurit të tyre artistik,
gjithnjë si kasnec të parë, i kanë paraprirë dhe i paraprinë denoncimit
publik dhe artikulimit pa paragjykime të çdo shqetësimi dhe synimi kombëtar
të një populli.



Ndoshta, mund ta
paramendosh një politikan në anën e kundërt të këtij tabori, por kurrsesi një
artist të madh dhe të mirëfilltë të një populli. “Ngjanë të ketë edhe “krijues
sistemi” që i shërbejnë politikave ditore”, - ka mundësi të më bëj vërejtje
dikush me këtë rast, por unë assesi nuk do të pajtohem me të. Për mua
“krijues sistemi” jenë vetëm disa mediokër të kohës dhe të rastit, të cilët,
të nxitur nga lakmitë egocentrike për poste dhe avancime të shpejta dhe pa
merita shoqërore, talentin e vetë të dyshimtë nga kjo fushë sublime të dijes,
e sakrifikojnë si në një lojë të sigurt humbëse të bixhozi.



Në fakt, ata nuk janë
artist por politikanë dhe pjesë e politikave ditorë të cilat patjetër duhet
të vdesin me kohë. Fatkeqësisht, këso “talenti” ka pasur dhe ka ende edhe tek
ne si popull. Bile-bile, ka mjaftë sosh, por vetë fakti se sa ata janë të
njohur apo shumë të panjohur, e vërteton edhe më bindshëm këtë tezë. Vetëm,
krahasojeni, ju lutem, nivelin letrar të një qelbësire “shkrimtari” të
sistemit, siç ishte, ta zëmë, Sinan Hasani, me emra
personalitetesh të mëdhenj dhe të pavdekshëm të artit dhe krijimtarisë sonë
të mirëfilltë kombëtare, karshi të cilëve me pietet të madh përkulen breza e
breza gjeneratash !!



“Syri se sheh syrin,
matanë hundës, zemra e sheh zemrën, matanë malit”, - është shprehur dikur kështu, kolosi ynë i
letrave, Jakov Xoxa. E
saktë, pa dyshim! Sepse, në mesin e trungut tonë të çarë në copëza, artisti i
mirëfilltë nuk duhet të shoh ndërmjet: tela me gjemba, postblloqe, dogana...
apo, atë marrëzi të ndarjes tonë qindvjeçare të quajtur KUFI. Në këtë ecje
krijuese, ai kurrë nuk duhet të llogaris se bënë kalim, por qarkullim. Një
qarkullim aq të natyrshëm, mu sikur gjaku që lëviz lirshëm nëpër trup.



Ke talent? Lehtë është të
bëhesh edhe artist i mirëfilltë Ke
dyshime? Mjafton vetëm të qëndrosh një kohë në heshtje. I përqëndruar
me përsiatje në thellësinë e brendësisë së UN-it tënd.; aty në strofullën gjenetike të prototipave të tu...E , më pas,
vetvetiu në koshiencën tënde si frymëzim, do të
gufoj ai zë intuitiv mijëvjeçar i brezave si porosi: “Jemi tërësi e një
lashtësie të thellë, biro, prandaj kurrë nuk mund të na ndaj kush?!” Ky zë i
brendshëm duhet të jetë frymëzimi yt, bazë jetësore, artist! Rruga jote e
besimit dhe sakrificës, në të cilën kurrë gjatë krijimtarisë sate nuk duhet
të dyshosh, poet!



Prandaj, zgjidhe
shtegtimin e vërtetë, o gjaku im!
Qarkullo lirshëm në trupin tënd, dhe pa hezitim! Koha e revidimit të
padrejtësisë, e eliminimit të frikës dhe hamendësisë,
dhe, më në fund e zënies vend të merituar këtij visarit më të çmuar të
lashtësisë, si duket po na vije, krijues...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
stabili
Anëtar
Anëtar
stabili


Male
Numri i postimeve : 459
Age : 66
Vendi : Kosove
Registration date : 10/05/2008

Artistët dhe Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Artistët dhe Shqipëria Etnike   Artistët dhe Shqipëria Etnike EmptyThu Sep 11, 2008 11:18 am

Artistët e vërtetë lindin !
Ashtu siq nuk e mohojnë lindjen ashtu se mohojnë identitetin kombetarë ! PVrkundrazi e pohojnë dhe krenohen me te !
Le te kujtojmë me kete rast:Aleksander Moisiu-n aktorin e madh !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Luki
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Luki


Male
Numri i postimeve : 664
Age : 46
Vendi : Prishtinë
Registration date : 03/10/2008

Artistët dhe Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Artistët dhe Shqipëria Etnike   Artistët dhe Shqipëria Etnike EmptyMon Oct 06, 2008 1:58 pm

Dashuria dhe respekti i shqiptarëve të Kosovës në për­gji­thësi dhe i intelektualëve në veçanti, ndaj figurës monumentale të Eqrem Çabejt, është i madh dhe i përhershëm, e cila shprehet në forma të ndryshme: studime, botime, kujtime, simpoziume etj.

Emërtimi i institucioneve me emrin e Çabejt u bë i mundur pas shkëputjes nga sistemi arsimor dhe kulturor të Serbisë pushtuese.

Në Kosovë tashmë janë disa shkolla që mbajnë emrin e studiuesit të madh të gjuhësisë, Eqrem Çabejt: Prishtinë, Mitrovicë, Vushtrri dhe Malishevë.

Institucioni i parë në Kosovë që është pagëzuar me emrin e Profesor Çabejt është Gjimnazi i filologjisë “Eqrem Çabej” në Prishtinë, i themeluar më 1990, më parë Shkolla Normale e Prishtrinës, 1949.

Kjo shkollë, duke pasur emrin e kolosit të gjuhësisë shqiptare, është gjendur para një sfide dhe detyrimi të përhershëm për ta përmbushur misionin e vet edukativ, arsimor dhe kombëtar.

Emri i Çabejt të Madh është motiv i përhershëm për nxënësit dhe arsimtarët e shkollës sonë për suksese dhe rezultate me të cilat mburremi dhe krenohemi.

Nga kjo shkollë elite, nxënësit marrin njohuri në fusha të ndryshme të dijes e veçanërisht nga shkencat filologjike.

Për ta shlyer një borxh të vogël ndaj figurës së madhe të Profesor Çabejt, e ndjenim si detyrim që para shkollës sonë, e cila me nder dhe krenari mban emrin e tij, ta vendosnim bustin e Eqrem Çabejt.

Këtë dëshirë e realizuam në vitin 2002, me rastin e Ditës së shkollës, më 22 maj 2002. Këtë vepër artistike të skulptorit nga Tirana z. Hektor Dule, e financoi afaristi nga Prishtina, z. Riza Bllaca.

Jemi të nderuar, gjithashtu, që gjimnazi ynë, me rastin e 95-vjetorit të lindjes së Profesor Çabejt, është botues i veprës së Prof. dr. Jup Kastratit, për studiuesin dhe dijetarin që shënoi shekullin XX.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ipamposhtur
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ipamposhtur


Male
Numri i postimeve : 109
Age : 40
Vendi : Shqiperi
Registration date : 27/01/2009

Artistët dhe Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Artistët dhe Shqipëria Etnike   Artistët dhe Shqipëria Etnike EmptyFri Jan 30, 2009 2:59 pm

Mbrëmje Gala në përvjetorin e parë të Pavarësisë së Kosovës.
Me artiste te njohur shqipetar te muzikes klasike
Mariana Leka (Soprano)
Enkelejda Shkoza (Mezzo-soprano)
Frano Lufi(Bass)
Saimir Pirgu (Tenor)
Gezim Myshketa(Bariton)
Anila Kraja (Violine)
Diana Bytyçi (Piano)
Enkel Zhuti (Balet-solist)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ipamposhtur
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ipamposhtur


Male
Numri i postimeve : 109
Age : 40
Vendi : Shqiperi
Registration date : 27/01/2009

Artistët dhe Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Artistët dhe Shqipëria Etnike   Artistët dhe Shqipëria Etnike EmptyFri Jan 30, 2009 3:04 pm

Benefizkonzert - Albanischer Künstler‏
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Artistët dhe Shqipëria Etnike Empty
MesazhTitulli: Re: Artistët dhe Shqipëria Etnike   Artistët dhe Shqipëria Etnike Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Artistët dhe Shqipëria Etnike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqipëria Etnike
» FAMILJA MBRETRORE SHQIPTARE&SHQIPERIA ETNIKE NE FOKUS
» Artistët kinezë mbajtën Ekspozitën e Kaligrafisë Islame
» Shqiperi Etnike..
» Kufinjet e vertete te Shqiperise Etnike!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: