Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE

Shko poshtë 
+6
feride
xhema
petritkola
paioni
Argent
shaban cakolli
10 posters
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE Empty
MesazhTitulli: GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE   GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE EmptySun Aug 17, 2008 1:33 am

fla


Ismail Kadare u lind më 1936 në Gjirokastër(Shqipëri):Ka studjuar në Fakultetin e historisë dhe filologjisë në Univerzitetin e Tiranës,e më pas në Institutin Gorki për Letërsi Botërore në Moskë.Shkruan poezi dhe prozë,ka shumë libra të botuara,është shkrimtari më i njohur shqiptar në vend dhe botë i përkthyar në dyzet gjuhë të botës,i nderuar me shumë çmime letrare.Në vitin 1990 Kadare emigroi në Francë,ku jeton dhe krijon.Ndër vëllimet poetike ka shkruar:
Frymëzimet djaloshare-1954

"ËNDËRRIMET"-1957
"Shekulli im"-1961
"Përse mendohen këto male"-1964
"Motive me diell"-1968
"KOHA"-1976
"Buzëqeshje mbi botë"-1980
"Ftesë në studio"(Libër me poezi,përkthime poetike dhe prozë)-1990"

"Kristal"-2004
Ca pika shiu ranë mbi qelq
"Pa formë është qielli"-2005


Nga i njejti autor kemi edhe këto vepra:

"Dialog me Alain Bosquet"-1996,1999,2003
"Spiritus"-roman,1996,2000,2003
"Kushëriri i engjujve"-esse,1997,2003

"Tri këngë zie për Kosovën"tripik,1998,1999,2003
"Kombi Shqiptar në prag të mijëvjeqarit të tretë"-esse,1998
"Pallati i ëndrrave",roman,1999,2003
"Vjedhja e gjumit mbretëror",tregime-1999
"Ra ky mort e u pamë",ditar për Kosovën,artikuj,letra-1999-2000
"Kohë barbare"(Nga Shqipëria në Kosovë);biseda-2000
Kronikë me gurë"-roman,2000
"Breznitë e Hankonatëve"-,2000
"Bisedë përmes hekurash",2000
"Princesha Argjiro";POEMë-"2000
"Lulet e ftohëta të marsit",roman -2000-2003
"Unaza në kthetra"-,biseda,artikuj,intervista,esse 2001-2003

"Ekzili ky humbës i madh",2001-2003
"Qyteti pa reklama",roman.2001
"Gjenerali i ushtrisë së vdekur",roman-2001

"Përballë pasqyrës së një gruaje",tre romane,2001-2003
"Jeta,loja dhe vdekja e Lul Mazrekut,roman2002-2003
"Stinë e mërzitshme në Olymp",dramë2002
"Autobiografia e popullit në vargje",2002
"HIJA",roman 2003
"Viti i mbrapshtë",roman-2003
"Prilli i thyer",roman 2003
"Katër përkthyesit";DOKUMENTE,2003
"Poshtrimi në Ballkan",sprovë-2004
"Nata me hënë",roman -2004
"Ura me tri harqe",roman-2004
"Ditë kafenesh",novelë-2005
"Çështje të marrëzisë",roman -2005
"Dantja i pashmangshëm",sprovë 2005
"Shqipëria përpara ndërgjegjes së saj të gjëmtuar,sprovë2005.........

Për Kadarenë shkruante :Jan Carey,kryetar i jurisë së çmimit Man Booker International:
Ismail Kadare është një shkrimtar që krijon hartën e një kulture të tërë,historisë,pasionit,folklorit,politikës dhe katastrofat e saj,.Ai është në shkrimtar univerzal,me një traditë narracioni që e ka origjinën që nga Homeri.


Kurse Eric Faye,për I.Kadare shkruante:

Vwepra e Kadaresë është një nga veprat më origjinale dhe më të shquara të këtij shekulli
SHABAN CAKOLLI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Argent
Anëtar
Anëtar
Argent


Male
Numri i postimeve : 244
Age : 47
Vendi : Ilirida
Registration date : 12/08/2008

GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE Empty
MesazhTitulli: Re: GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE   GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE EmptySun Aug 17, 2008 1:38 am

paske gabuar titullin e temes i nderuar shaban per kete injorant te letrave shqiptare sepse guri i rende peshon ne vende te vete ki eshte nga ata guret e lehet .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
paioni
Anëtar i ri
Anëtar i ri
paioni


Numri i postimeve : 128
Registration date : 15/05/2008

GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE Empty
MesazhTitulli: Re: GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE   GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE EmptySun Aug 17, 2008 3:05 am

Te lumte argent pasi qe eshte gure i lete dhe nje zagare qe ne kohen e ENVER HOXHES ishte gjithcka tani u be nje fliqesine me klanin rugoviste
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE Empty
MesazhTitulli: Re: GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE   GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE EmptySun Aug 17, 2008 4:39 am

Kadare ia kalon Çubrilloviçit dhe Gjorgjeviçit tek «Prilli i thyer», ku vampirizon kombin shqiptar

Grada e perdoruesve-ve: / 2
I varferI mire
Saturday, 08 March 2008
Nga Kastriot Myftaraj - Në krye të kopertinës së botimit shqip të «Prilli i thyer», të Ismail Kadare, në vitin 2003, nga Shtëpia botuese «Onufri» është vënë ky citat, i shkëputur nga një shkrim për këtë libër i kritikut letrar amerikan, Herbert Mitgang, i botuar në gazetën «New York Times»: «Me 'Prilli i thyer' Kadare vjen në pararojë si romancieri më i madh ndërkombëtar».E vërteta është që libri i Ismail Kadare «Prilli i thyer» është bërë një manual i perceptimit të mbrapshtë për të gjithë ata të huaj që duan të njohin shqiptarët, në dy anët e kufirit, posaçërisht në Shqipërinë e Veriut dhe në Kosovë, dhe e njohin me anë të këtij libri. Ajo që i bën të huajt të kenë një perceptim të gabuar të realitetit historik shqiptar, është fakti se Kadare, në këtë libër i krijon përshtypjen lexuesit sikur ai po paraqet fakte historike, kur ato janë trillime të fantazisë së tij. Ne mund të identifikojmë dhe vitin e saktë se kur zhvillohen ngjarjet në librin e Kadare, sipas atyre që thotë autori. Ngjarjet në novelën e Kadare zhvillohen në një periudhë tridhjetë ditore, 17 mars-17 prill, aq sa ç’ është jeta e personazhit kryesor Gjor Berishës, që nga momenti që vrau për gjak, dhe derisa e vranë. Ngjarjet në novelën e Kadaresë zhvillohen në kohën e monarkisë, në vitet tridhjetë. Kjo kuptohet nga fakti se për një nga personazhet, Diana Vorpsin, gruan e shkrimtarit Besian Vorpsi autori thotë: «Dhe ja tani ata po rendnin drejt Rrafshit të zymtë verior. Ai Rrafsh, për të cilin ajo kishte lexuar dhe dëgjuar aq shumë kur studionte në Institutin e Vajzave 'Nëna Mbretneshë', e sidomos më pas gjatë kohës së fejesës me Besian Vorpsin, edhe e tërhiqte edhe e trembte». (Ismail Kadare: «Gjakftohtësia», Shtëpia botuese «Naim Frashëri», Tiranë 1980, f. 231) Gjithashtu edhe tek: «Prilli i thyer», Shtëpia botuese «Onufri», Tiranë 2003, f. 61. Instituti femëror «Nana Mbretneshë» u hap në 1933 dhe të parat vajza të diplomuara prej tij dolën në 1937, kështu që ngjarjet në librin e Kadare zhvillohen jo më herët se viti 1937, por jo më vonë se viti 1938, se në libër thuhet se Mbreti Zog është në pushtet, dhe siç dihet ai iku në 1939. Ngjarjet në novelën e Kadaresë zhvillohen në atë që ai e quan «Rrafshi verior», që përbën pothuajse gjysmën e territorit të shteti shqiptar, dhe ku ligji në fuqi është Kanuni, dhe shteti nuk ekziston fare, duke qenë ky territor nën sundimin e Princit të Oroshit, në Mirditë. Shkrimtari Besian Vorpsi i cili udhëton në këtë zonë bashkë me gruan, për muajin e mjaltit, i shpjegon së shoqes: «Po duhet të jemi tamam ashtu, krenarë,- vazhdoi ai.- Rrafshi është i vetmi rajon në Evropë, që, duke qenë pjesë e një shteti modern, e përsëris, pjesë e një shteti modern evropian dhe jo një vendbanim tribush primitivë, i ka flakur ligjet, strukturat juridike, policinë, gjyqet, me një fjalë krejt organizmat shtetërore; i ka flakur, më kupton, i ka pasur dikur dhe i ka flakur për t’ i zëvendësuar me ligje të tjera, morale, të cilat janë kaq të plota, saqë i kanë detyruar administratat e huaja të pushtimit dhe më vonë administratën e vetë shtetit të pavarur shqiptar t’ i njohë ato dhe ta lënë kështu Rrafshin, domethënë gati gjysmën e mbretërisë jashtë kontrollit të shtetit... Qysh prej kohësh që s’ mbaheshin mend, as policia dhe as administrata shtetërore nuk ndërhynin në Rrafsh. Kulla vetë s’ kishte as polici, as administratë, megjithatë Rrafshi ishte i gjithi nën kontrollin e saj. Kështu kishte qenë në kohën e Turqisë, madje më përpara, dhe kështu më vonë, gjatë pushtimeve serbe e austriake, dhe pastaj gjatë republikës së parë dhe më pas, në republikën e dytë e gjer tani, nën mbretërinë. Madje disa vjet më parë në parlament ishte bërë një përpjekje e fundit nga një grup deputetësh, për të futur administratën shtetërore në rrafsh, por përpjekja kishte dështuar. Ne duhet të ëndërrojmë që kanuni të shtrijë pushtetin e tij mbi gjithë trojet e vendit, kishin thënë mbrojtësit e Oroshit, dhe jo të përpiqemi ta shkulim nga bjeshkët e tij megjithëse atë nuk ka forcë në botë që ta shkulë». (Ismail Kadare: «Gjakftohtësia», Shtëpia botuese «Naim Frashëri», Tiranë 1980, f. 239-278-279) Ky paragraf gjendet i pandryshuar edhe tek: «Prilli i thyer», Shtëpia botuese «Onufri», Tiranë 2003, f. 69-111-112. Këtu Kadare i paraqet gjërat sikur në Shqipërinë e Veriut, edhe në kohën e monarkisë, në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar, nuk ekzistonin fare institucionet shtetërore, as në mënyrë dekorative, dhe se ky territor sundohej nga një prijës feudalo-fisnor. Kjo nuk është e vërtetë. Shteti shqiptar i kohës, edhe pse në zona të caktuara ishte i dobët, e kishte nën kontroll edhe Shqipërinë Veriore, dhe që në vitet njëzet kishte shtypur disa rebelime atje, si në Mirditë, Dukagjin etj. Sigurisht që institucionet e shtetit shqiptar ishin të dobëta në këtë zonë, dhe shpesh autoriteti shtetëror kombinohej me atë të prijësve fisnorë, që ishin bërë pjesë e sistemit të institucioneve shtetërore si oficerë rezervë, siç ishte në atë kohë dhe i pari i derës së Oroshit. Këta njerëz ishin të ngarkuar me detyrën që në rast rebelimi të ngriheshin në mbrojtje të shtetit, por ama shteti ekzistonte dhe e ushtronte autoritetin e vet. E keqja është se të huajt që e njohin Shqipërinë nëpërmjet librave të Kadare besojnë se është vërtet ashtu siç thotë ai, dhe se Shqipëria e Veriut në vitet tridhjetë të shekullit XX ishte një territor hobesian ku nuk ekzistonte fare shteti. Aspekti tjetër i keq i kësaj që thotë Kadare është se ai e paraqet «Rrafshin verior» sikur ai mbulon jo vetëm në gjithë Shqipërinë e Veriut (shtetin shqiptar të 1913), por edhe Kosovën, jashtë kufijve të 1913, në Jugosllavi. Kjo kuptohet «Qehajai i gjakut» mediton, duke thënë: «I qe dukur përherë se e njihte mirë atë Rrafsh, për të cilin thoshin se ishte një nga më të mëdhenjtë e hijerëndët e Evropës e që, pasi shtrihej me mijëra kilometra katrorë brenda Shqipërisë, vazhdonte pastaj përtej kufijve, në viset shqiptare të Kosovës, ose ato që sllavët i quanin 'Serbia e vjetër' e që në të vërtetë nuk ishte veçse pjesë e tij». (Ismail Kadare: «Gjakftohtësia», Shtëpia botuese «Naim Frashëri», Tiranë 1980, f. 299) Ky paragraf gjendet i pandryshuar edhe tek: «Prilli i thyer», Shtëpia botuese «Onufri», Tiranë 2003, f. 135-136) Kështu del sikur edhe shqiptarët e Kosovës kanë mendësinë e refuzimit të shtetit, dhe se i binden një prijësi feudal-tribal, kanunor zotit të Oroshit, gjë që nuk ka qenë e vërtetë. Autoriteti i kreut të derës së Oroshit asnjëherë nuk është shtrirë përtej Mirditës, me 12 bajrakët e saj. Këtu Kadare i paraqet shqiptarët e Kosovës para të huajve ashtu siç i kanë paraqitur ata historikisht serbët, pra si njerëz primitivë, që jo vetëm janë të paaftë të ndërtojnë shtet, por edhe e refuzojnë shtetin, duke parapëlqyer qeverisjen tribale. Me këtë serbët justifikonin genocidin e tyre ndaj shqiptarëve, si dhe spastrimin etnik që serbët bënin ndaj shqiptarëve, duke i deportuar ata në Turqi. Pra, serbët thoshin se shqiptarët janë një popullsi primitive, që e refuzojnë qytetërimin, duke filluar që nga shteti modern. Linja tjetër në librin e Kadaresë veç asaj të udhëtimit të çiftit Vorpsi në Orosh, është ajo e Gjorg Berishës, i cili vret për gjakmarrje dhe shkon të paguajë takën e gjakut në Kullën e Oroshit: «-Gjorg, ja ku i ke pesëqind groshët e gjakut,- tha ai, duke i zgjatur qesen- Gjorgu e shikoi me sy të çakërritur, duke i fshehur duart pas shpinës, si për t’ i pasur sa më larg asaj qeseje të nëmur. -Çfarë?- ia bëri ai me zë të shuar,- Pse? I ati e vështroi pak habitshëm. -Si pse? Harrove se duhet paguar taksa e gjakut? -Ah,- ia bëri Gjorgu, me një farë lehtësimi.- Ah, po. Qesja ishte akoma e nderur para tij dhe ai lëvizi duart drejt saj. -Pasnesër duhet të nisesh për në kullën e Oroshit,- vazhdoi i ati.- Të duhet një ditë rrugë gjersa të arrish atje. Gjorgu s’ kishte asnjë dëshirë të shkonte askund. -A s’ pret kjo punë babë? A duhet paguar menjëherë? -Po, bir. Kjo punë s’pret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE Empty
MesazhTitulli: Re: GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE   GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE EmptySun Aug 17, 2008 4:40 am

Taksa e gjakut duhet paguar fill pas derdhjes së gjakut. Qesja ishte tani në dorën e djathtë të Gjorgut. Ajo ishte e rëndë. Kursime stinësh të tëra ishin grumbulluar atje, javë pas jave e muaj pas muajsh, në pritje të gjakmarrjes». (Ismail Kadare: «Gjakftohtësia», Shtëpia botuese «Naim Frashëri», Tiranë 1980, f. 194) Gjithashtu edhe tek: «Prilli i thyer», Shtëpia botuese «Onufri», Tiranë 2003, f. 22-23. E vërteta është se nuk ka pasur kurrë një rregull të tillë që të gjithë ata që vrisnin për gjakmarrje në Shqipërinë e veriut dhe në Kosovë, të shkonin të paguanin një taksë të gjakut në Kullën e të parit të Mirditës në Orosh. Madje këtë gjë nuk e kanë bërë kurrë as ata që kanë vrarë për gjakmarrje në Mirditë. NUK KA PASUR KURRË NJË TAKSË TË GJAKUT. Ajo që ka ekzistuar ka qenë një shpërblim që merrte dera e të parit të Mirditës nga ato familje që ishin në gjak dhe që kërkonin pajtim. Dera e të parit të Mirditës ishte instanca e fundit së cilës i drejtoheshin palët që kërkonin pajtim, pas pleqve të katundeve. Shpërblimi që dera e të parit të Mirditës merrte në këtë rast justifikohej me shpenzimet që ajo do të bënte gjatë angazhimit për pajtim, duke marrë kontakte me palën tjetër, dhe për mundin në përgjithësi. Dhe kjo ndodhte vetëm në zonën e Mirditës dhe jo më gjerë. Ajo që thotë Kadare se çdo njeri që vriste për gjak në Shqipërinë e Veriut (këtej kufirit) dhe në Kosovë nisej në Orosh të paguante taksën e gjakut, është një trillim i përbindshëm, që i shërben Kadaresë si boshti i disa trillimeve të tjera të përbindshme, të cilat denigrojnë nacionin (kombin) shqiptar në dy anët e kufirit, në një mënyrë që nuk e kanë bërë as ata që kanë thënë gjërat më të këqija për të, si serbët Gjorgjegjviç, Cvijiç, Çubrilloviç etj. Gjorgu niset në Kullën e Oroshit, dhe gjatë rrugës Kadare tregon episode të tilla, meqë ka thënë se në Shqipërinë e Veriut nuk kishte shtet: «Dhe vërtet, pas një gjysmë ore dalloi që larg çatinë e një hani. E bëri gati me vrap rrugën gjer te porta e tij, qëndroi një grimë te pragu, pastaj hyri brenda. Ky ishte një han i zakonshëm, si gjithë bujtinat e malësisë, me pullaz shumë të pjerrët për të rrëshqitur dëbora, me erë kashte, me kthinë të madhe të përbashkët dhe pa tabelë... Ndërsa po ulej në një nga ndenjëset boshe, Gjorgu ndjeu tytën e pushkës t’ i prekte dyshemenë dhe e hoqi armën nga supi. Ai e vuri atë midis gjunjëve, pastaj, me një lëvizje të qafës, rrëzoi mbi shpinë kapuçin e qullur të xhokes». (Ismail Kadare: «Gjakftohtësia», Shtëpia botuese «Naim Frashëri», Tiranë 1980, f. 207) Gjithashtu edhe tek: «Prilli i thyer», Shtëpia botuese «Onufri», Tiranë 2003, f. 35-36). Por në fund të viteve tridhjetë të shekullit XX, as në Shqipërinë e Veriut, derisa njerëzit mund të mbanin pushkë të fshehura, nuk mund të dilte kush me pushkë në krah publikisht e të hynte në bujtina e kafene. E shumta mund të mbante një revolver të fshehur në brez. Në vend, si në Veri ashtu dhe në Jug ishin bërë disa fushata çarmatimi që në vitet njëzet, dhe tashmë shteti nuk toleronte që të mbante kush armë publikisht, nga civilët, veç parisë e shoqëruesve të tyre, që kishin leje nga shteti, si oficerë rezervë. Nëse Kadare donte patjetër që të vinte në novelë skena të tilla, ai duhej t’ i vendoste ngjarjet shekuj më parë, dhe jo në vitet tridhjetë, në shekullin XX, në kohën kur ishte krijuar shteti shqiptar. Pasi Gjorgu arrin në Kullën e Oroshit, Kadare e çon në atë që e quan «kthina e gjakësve», në Kullën e Oroshit, ku strehohen ata që kanë vrarë për gjakmarrje në gjithë Shqipërinë e Veriut dhe në Kosovë, dhe që vijnë në Orosh për të paguar taksën e gjakut: «-Nga je? E pyeti njeriu që ishte përbri tij. Gjorgu i tha emrin e katundit... -Ti s’ paske qenë dhe aq larg, - i tha njeriu përbri.- Mua m’ u desh të bëja dy ditë e gjysmë rrugë pa pushim». (Ismail Kadare: «Gjakftohtësia», Shtëpia botuese «Naim Frashëri», Tiranë 1980, f. 224) Gjithashtu edhe tek: «Prilli i thyer», Shtëpia botuese «Onufri», Tiranë 2003, f. 53 Atëherë del, sipas atyre që thotë Kadare, se edhe besa tridhjetëditëshe, që përcaktohet në Kanun, për atë që vret për gjak, është vënë në funksion të taksës së gjakut, që vrasësit nga zonat më të largëta, të kenë mundësi të vijnë në Orosh për të paguar taksën e gjakut, dhe pastaj të mund të kthehen në katundet e tyre dhe të ngujohen. Pasi Kadare ka trilluar taksën e gjakut që paguan në Kullën e Oroshit çdo njeri që ka vrarë për gjakmarrje në Shqipërinë e Veriut dhe në Kosovë, ai trillon një gjë tjetër të përbindshme, atë që e quan «Qehajai i gjakut», Mark Ukaçjerra, i cili merret me mbledhjen e taksës të gjakut dhe nxitjen e gjakmarrjes: «Ai ishte një nga kushërinjtë e afërt të princit dhe, ngaqë në ndarjen e punëve të kullës merrej me pjesën e gjakmarrjes, quhej 'Qehajai i gjakut». (Ismail Kadare: «Gjakftohtësia», Shtëpia botuese «Naim Frashëri», Tiranë 1980, f. 287) Gjithashtu edhe tek: «Prilli i thyer», Shtëpia botuese «Onufri», Tiranë 2003, f. 121. Në të vërtetë nuk ka pasur një «Qehaja të gjakut», ashtu siç nuk ka pasur asnjë taksë të gjakut. Ismail Kadare e përshkruan Mark Ukaçjerrën si një përbindësh në llojin e vet, si një lloj administratori i «Drakulës» që është Princi i Oroshit. I ashtuquajturi Princi i Oroshit, në librin e Kadaresë, i ka siguruar brez pas brezi të ardhurat kryesore e tij nga mbledhja e taksës së gjakut, në gjithë Shqipërinë e Veriut dhe në Kosovë, ku shtrihej juridiksioni i tij si mbikëqyrës i zbatimit të Kanunit, dhe tashmë është i shqetësuar se këto të ardhura kanë rënë dhe për këtë e qorton «Qehajain e gjakut». Kadare e bën «Qehajain e gjakut» të meditojë kështu: «Diçka po zvetënohej me shpejtësi përreth, diçka po bjerrte. Kurse ata i kërkonin llogari atij përse po pakësohej gjakmarrja. Edhe natën e mbrëmshme kryezoti i kishte thënë, midis të tjerash, gjithë vrer: 'Disa njerëz kërkojnë zbutjen e kanunit të të parëve' dhe e kishte vështruar vëngër Markun. Ç’ do të thoshte zoti i Orokut me atë vështrim? Mos vallë ai, Mark Ukaçjerra, ishte fajtor që kanuni, e sidomos gjakmarrja, kohët e fundit po jepte shenja zbutjeje? A nuk e ndjente ai duhmën që frynte nga qytete deledashe? Ishte e vërtetë që të ardhurat prej taksës së gjakut këtë vit ishin pakësuar, por nuk ishte vetëm ai fajtor për këtë, ashtu siç nuk ishte vetëm meritë e qehajait të tokave prodhimi i mbarë i misrit. Le të bënte kohë e keqe, pa do të shihte ai se ç’ misër do të korrte. Mirëpo viti bëri i mbarë dhe qehajai i tokave u lavdërua prej princit. Kurse gjaku nuk ishte shi që derdhej prej qiejve. Shkaqet e pakësimit të tij ishin tepër të mjegullta. Ai natyrisht kishte pjesën e tij të fajit në tërë këtë gjë. Mirëpo kjo nuk varej vetëm prej tij. Ah, po t’ i jepnin atij të drejta më të mëdha dhe po t’ i linin në dorë disa gjëra, le t’ i kërkonin pastaj llogari gjer në një për të ardhurat e gjakut. Atëherë po, ai do të dinte ç’ të bënte. Mirëpo, megjithëse njerëzit dridheshin nga nofka e tij e tmerrshme, caku i fuqisë së tij së qe aq i largët. Ndaj dhe punët e gjakut po merrnin tatëpjetën në Rrafsh. Kishte rënë numri i vrasjeve nga viti në vit, por stina e parë e këtij viti kishte qenë sidomos katastrofike. Ai e kishte ndjerë këtë dhe me gjak të ngrirë priste mbarimin e llogarive që ndihmësit e tij po i bënte qysh prej disa ditësh. Përfundimi qe më i keq se ç’e kishte pritur; as shtatëdhjetë për qind e shumës të së njëjtës stinë të vitit të shkuar nuk ishte derdhur në arkë. Dhe kjo ndodhte në kohën që jo vetëm qehajai i tokave, por gjithë ndihmësit e tjerë të princit, qehajai i bagëtive e i kullotave, qehajai i fajdeve dhe sidomos qehajai i mullinjve e i minierave, që kishte nën urdhër gjithçka që bëhej me vegël, duke nisur që nga avlëmendet gjer te kovaçhanat, kishin derdhur shuma të mëdha në arkën e përbashkët. Kurse ai, qehajai kryesor (të ardhurat e të tjerëve mblidheshin vetëm nga pronat e kullës, kurse të tijat nga gjithë Rrafshi), pra ai, qehajai më i rëndësishëm, shumat e të cilit dikur barazoheshin me shumën e përbashkët të gjithë të tjerëve, tani mezi dha gjysmën e tyre. Ndaj dhe vështrimi i princit në darkën e mbrëmshme ishte më i hidhur se fjalët e tij. Ai vështrim dukej sikur thoshte: ti je qehajai i gjakut, pra ti duhet të jesh egërsuesi kryesor i gjakmarrjes, ti je ai që duhet ta ngucësh atë, t’ i futësh zekthin, ta zgjodh, ta tërbosh kur ajo fashitet apo përgjumet. Kurse ti po na bën të kundërtën. Të rruat ajo nofkë që mban. Ja kështu thoshte ai vështrim». (Ismail Kadare: «Gjakftohtësia», Shtëpia botuese «Naim Frashëri», Tiranë 1980, f. 291-292) Gjithashtu edhe tek: «Prilli i thyer», Shtëpia botuese «Onufri», Tiranë 2003, f. 126-127.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE Empty
MesazhTitulli: Re: GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE   GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE EmptyWed Dec 03, 2008 12:33 am

http://www.rinascitabalcanica.com/?read=5539
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE Empty
MesazhTitulli: Re: GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE   GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE EmptySat Jan 30, 2010 6:27 pm

Poetit Ismail Kadare

Ti lulëzove në stinën me rubla,
Kur ne të tjerët hamë baltën e kënetave,
Ti u këndon serenata rrugëve të Moskës,
Natashave, Tatjanave, Katjenkave,
Kur ne të tjerët hamë plumbat e mashinkave
Me kadifenë e poemave të tua të kopjuara
Ti u jep xhelá çizmeve të xhelatëve,
çizme të rënda me gozhda ta përgjakura
që shkelën mbi fytyrat tona të masakruara.
Ti vije nga sallonet e aristokracisë së kuqe,
Vinje nga "Dasma" i dehur me lavdi,
Unë vija drejt nga zemra e popullit,
Vinja nga varrimi i babait të pushkatuar,
Vinja nga varrimi i lirisë së kombit.

Ne u ndeshëm në errësirë
Si dy re, në një natë me stuhi,
Por që të gjithë e dinë mirë
Që shenja e furisë sime s'ishe ti:
Unë u ndesha atje me tiraninë
Hodha jetën time në kthetrat e ujqërve
Dhe u shikova me vdekjen time sy më sy.

Poezia eshte shkruar naten e arrestimit te Bilalit, pas kritikes qe i beri romanit "Dasma" te Ismail Kadarese ne nje mbledhje te hapur te LSHA-se ne Tirane. Thuhet se te kritikoje "Dasmen" ne ate kohe ishte njelloj sikur te kritikoje "Raportin" e Enver Hoxhes ne kongres te partise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE Empty
MesazhTitulli: Re: GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE   GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE EmptySun Jan 31, 2010 9:48 pm

kadare asht shkrimtar i pa diskutushem.
Por kokerr patriotizmi ne shpirt nuk ka !!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feride
Anëtar
Anëtar
feride


Female
Numri i postimeve : 427
Age : 38
Vendi : alanese
Registration date : 13/12/2009

GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE Empty
MesazhTitulli: Re: GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE   GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE EmptySun Jan 31, 2010 10:41 pm

Ismaili ka smur te dashurin e vajzes se vete djaloshin pa arsye dhe jo veq kaq por tere famoljen e te ndjerit e ka internue ne kampe,dhe ky djalosh eshte dashur te emigroi ne amerik bashk me nenen e vete dhe sot e asaj dite nuk eshte mire psiqikikisht .
Ja kush eshte Ismail Kadareja!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE Empty
MesazhTitulli: Re: GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE   GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE EmptySun Jan 31, 2010 10:53 pm

Dyfytyrësia e Ismail Kadaresë (1)





Publikuar më 31 janar, 2010 në orën 00:28 ( Para 20 orë e 23 minutave )Kulturë |



GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE Font_plusGJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE Font_min
-Deri më 1990 I. Kadare shkroi dhe foli objektivisht, kurse pas viteve 90-ta gjërë tani flet dhe shkruan jo kombëtarisht.


GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE 69963281
Ismail Kadare. Në Kosovë midis vllëzërve.
...Letërsia që krijohet e botohet në RPS të Shqipërisë njihet shumë në Kosovë. Ajo po njihet edhe përtej Kosovës, në përkthime të ndryshme në gjuhët e popujve të tjerë të RSF të Jugosllavisë. Eshtë meritë e gjithë institucioneve kulturore të Kosovës, por veçanërisht e shtëpisë gazetare botuese "Rilindja" që ka luajtur një rol kryesor në përhapjen e librit shqip...
Edhe librat e shkrimtarëve të Kosovës njihen në Shqipëri. Tirazhet e tyre janë të mëdha, publiku ynë i ka pritur ato me interes dhe dashuri. Organet letrare shkruajn për to. Revista "Les Lettres Albanaises" që del në frëngjisht, për botën e jashtme, gati në çdo numër boton autorë nga Kosova... (1980).
...Për ne theksimi i identitetit kombëtar ka qenë për herë një dokuri pozitive dhe përkundrazi, shuarja e këtij identiteti, zëvendësimi i tij me kozmopolitizëm e me shkombëtarizim, janë luftuar e janë quajtur reaksionare... Zëri i Popullit, 29 maj 1981.

...I.Kadare gjatë qëndrimit të paradokohshëm në Paris, ai i dha një intervistë gazetës "Le Monde". Me të bisedoi Alen Boske... Pasi qëndroi në Bashkimin Sovjetik, në Kinë, në SHBA, në Francë,... Kadare: ne kemi 250 deputetë. Unë e përfaqësoi Tiranën në Parlament prej vitit 1970... Romani i mirë botohet në 20.000 ekzemplarë dhe shitet për dy javë... Në çfar tirazhi janë botuar "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" dhe "Dimri i madh" ? -100.000 libri i parë, 50.000 i dyti... Le Monde, 1978 (botohet sipas NIN-it).

Kohë më parë për një vizitë disa ditëshe qëndroi shkrimtari i njohur Ismail Kadare... I.Kadare: Përherë e më tepër letërsia shqipe që krijohet në Kosovë është bërë e po bëhet e njohur në Shqipëri... Qindra mijëra kopje librash të autorëve Kosovarë qëndrojnë në Shqipëri... I.Kadare: Po largohem me përshtypjet më të bukura, me një pasuri të madhe, tepër të madhe, që e marr me vete dhe për të cilën ju falënderoj... Rilindja, 31 dhjetor 1980, 1dhe 2 janar 1981.

... Që romani "Thikat" ta shoh dritën e botimit? I.Kadare: Kjo është punë e natyrshme. Ka tetë muaj që kur u botua libri dhe u prit shumë mirë këtu në vendë... Konstatoj se në Shqipëri ekzistojnë dhe përfillen të gjitha të drejtat dhe liritë e njeriut...Vjesnik, 9.VI. 1990.
...I.Kadare: Në vendin tonë, për fat të mirë, konkretisht për të folur për letërsin, nuk ka ekzistuar si institucion censura. Për fat të mirë themë, sepse në shumë vende të Lindjes ajo ka ekzistuar... Viteve të fundit letërsia shqipe është me e njohur se e vendeve tjera ballkanike,... Zëri i Amerikës, 23.IX.1990.

Ismail Kadare flet dhe shkruan ndryshe. (R. Megjuani)

...I.Kadare: Sot siç duket këta kufij janë të pakalueshëm. Në Shqipëri unë s'pata mundësi t'i kaloja prandaj largohem... Juve kurrë s'ua kanë ndaluar botimin?... I.Kadare: Që nga libri i parë "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" në vitin 1963, ma kritikuan mëshirën që pata ndaj italianëve, armiqve të luftës së fundit. Gjërat u keqësuan në "Dimrin e Madh", libër i cili tregon ndërprerjen e marrëdhënieve shqiptaro-ruse. Gjatë tre muajve pati fushata shtypi kundër meje, të organizuar nga komitetet e partisë. Sa herë që dilja me gruan, njerëzit habiteshin: "Ah! Shiko, ju jeni të lirë?" Askush s'na telefononte. E më vonë një ditë, Enver Hoxha u tha publikisht: "Libri s'ka asgjë të keqe në brendi". Dhe fushata u ndërpre menjëherë... I.Kadare: Enver Hoxha ka jetuar në Francë. E dinte se t'i ngacmosh shkrimtarët mund të jetë një gjë e rrezikshme. Më mirë, dua t'a them, se shkrimtari gëzon një mbrojtje anonime nga i gjithë kolektivi... Në Shqipëri ka shumë intelektualë. Në çdo familje mund ta gjesh dikë që flet frëngjisht, anglisht ose gjermanisht. Madje, edhe fëmijët e anëtarëve të KQ lexojnë. Në qoftë se një zyrtarë i nxjerr telashe ndonjë shkrimtari, biri i tij mund t'i thotë: "Baba, a s'ke turp? është shkrimtar i mirë!". Le Monde, tetor 1990

...Nuk e kuptoj ç'do të thotë "mbrojtje e Enver Hoxhës". Nga kush qe i detyruar të më mbronte Enver Hoxha?! Nga bashkëpunëtoret e vet? Nga Sigurimi i shtetit? Nga zyrtarët dogmatikë të partisë? Eshtë e vërtet që gjatë njëzet vjetëve rresht ata më kanë sulmuar pa pushim...
...Më 1975, për një vjershë që u quajt prej popullit "Pashallarët e kuq" unë u kretikova aq rëndë sa s'sbesoj të jetë kritikuar ndonjë shkrimtar tjetër në Lindje... Ishte thjesht një vjershë kundër burokratizmit dhe degradimit të zyrtarëve. U detyrova të pranoj se vjersha mund te merrej si thirrje për kryengritje. Autokritika ime e shkruar ndodhet ende sot në arkivat e Komitetit Qendror...
...Me këtë rast mu ndalua botimi për një kohë të gjatë. Por, ndonëse isha i njohur ndërkaq në Perëndim (isha i botuar në rrëth 15 vende), ...
..Arsyeja ksyesore e ikjes sime ishte bindja kjo ikje do të ndihmonte në demokratizimin e vendit shumë më tepër se çdo veprim i imi i atjeshëm... Se m'u krijua bindja se tani që në një vend me 3.5 milionë banorë ndodheshin rreth 1.000.000 libra të mi. Ata mund të punonin për lirinë dhe demokracinë më mirë pa mua se me mua... New York Times, Dhjetor 1990.

...I.Kadare: Mendoj se Partia Demokratike është një nga partitë më serioze, më të forta e më dinjitoze të opozitës që u krijua në krejt vendet e Lindjes... Nuk ka patur arsye objektive për ndalimin e Gjergj Fishtës. Ishte vetëm një mani e komunistëve kundër klerit katolik... Mendoj se Migjeni, për shembull, sado paradoksale të tingëllojë kjo, ishte shumë më i rrezikshëm se Fishta...
...Për Kosovën nuk është folur kurrë aq sa duhet e si duhet në Shqipëri...
...Ardhja e marksizëm-leninizmit në Shqipëri nuk ka qenë objektive. Do të thosha ishte diçka fatale... Po të mos ishte pushtimi fashist, fati i Shqipëris do të shkonte ndryshe. Mendoj se aty filloi marksizmi në Shqipëri, te ky pushtim. Ishte ai që e lidhi Shqipërinë me sllavët e Lindjës. Por fati i ardhshëm i Shqipërisë u vulos për së dyti në Jaltë. Atje Shqipëria u këmbye me Greqinë. Jalta duhet të shkruhet me shkronja zie në kronikën e kombit shqiptar... Për Adem Demaçin është folur shumë pak në shtypin shqiptar... Kështu që ndërsa artikuj, vjersha e protesta për gjithfarë të burgosurish palestinezë ose algjerian e ku di unë se çfarë flitej fare pak ose heshtej fare për martirët shqiptarë. Stalinistët shqiptarë ishin gati të derdhin lot për këdo, veç jo për njerëzit e gjakut të tyre. Sepse kështu i kishin mësuar Lenini e Stalini... Zëri i Rinisë, 1991.

I.Kadare: Vendimi për të lënë vendin tim është vazhdim logjik i asaj që kamë mbrojtur gjer tani në veprën time... Në takimet dhe letërkëmbimin që kam pasur me presidentin në pranverë të këtij viti ja kam shprehur fare qartë kërkesat për demokratizimin urgjent, të thellë dhe të plotë të vendit... Paris, 24 tetor 1990

Në realitet, shefi i diplomacisë Rolan Dyma njoftoi se Ismail Kadare e vizitoi para disa ditësh... Dyma gjithashtu vërtetoi sot se Kadare është vendosur në vilën të cilën ia ka lënë në dispozicion qeveria franceze dhe se është nën mbrojtjën e policisë. Mirëpo vendqëndrimi i tij mbeti në fshehtësi... Zatën edhe vjet si mysafir personal i kryetarit Miteran, Kadare mori pjesë në kremtimin e 200 vjetorit të Revolucionit Francez në Paris, gjë që nuk është pa rëndësi... Përmendet se ai plot 12 vjet ka qenë deputet i popullit se gëzonte privilegjet e regjimit dhe se me pëlqim të heshtur ka luajtur rolin e ambasadorit të tij në botën e jashtmë. "Figaro" e quan këtë "ulje në dy kolltuqe", ndërsa " Mondi" vë në dukje se në këtë rol shpeshherë ka qenë "shum i qetë në kritikat politikës zyrtare"... Paris, 26 tetor 1990 (Tanjugu).

Të tjerët për Kadarenë:

Androkli Kostallari: -Na braktisi. Bile po flitet se është takuar me Lekën. Mbrëmë në një bisedë me italianët ka thanë se Shqipëria do ta ndjejë mungesën time më shumë seç do ta ndiej unë mungesën e saj... -E vepra e tij? -Ajo nuk është aq e madhërishme sa flasim. po ta lexoja para se të botohej, nga çdo libër i tij do të hiqja së paku 20 për qind të tekstit...

Ylli Popa: - Minjtë kur hetojnë tërmetin ikin nga vrimat. Kadare... edhe po të kishtë ndier, duhej të mbetej këtu. Të zhvillonte betejën e demokracisë bashkë me ne.

Agim Gjakova: -Kadareja ka qenë i përkëdheluri i pushtetit. Ka botuar ç'ka dashur dhe kur ka dashur. Ka folur ç'iu ka tekur. Ka mundur të bëjë edhe për demokracin kështu. Në Shqipëri, jo në Francë.

"Drita"- organ zyrtar i Lidhjës së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, 28 tetor, "shkurorëzohet" nga gjesti politik i Kadaresë. "Me këtë aktë të turpshëm,... Ai ka fyer inteligjencien shqiptare, krijuesit dhe ndërgjegjen kombëtare të popullit, duke e vënë vetën në një radhë me ta që nuk e duan Shqipërinë dhe përparimin e saj...

Thashethemat rreth tij... Kadare kaherë është ditur se do të braktisë Shqipërinë edhe ditën që u nis për në Francë mori aq shumë plaçka sepse ai kishte aq shumë - më së shumti në Shqipëri. Në aeroportin e Rinasit rinia klithi: "Kot e ke o Kadare. Nuk do të bëhesh Havel. Jo ai do të marr vetëm Çmimin Nobël. Franca do ta mashtrojë. Kuçkë plakë është ajo. Ka shumë para në Paris"... etj, etj...

Adem Demaçi: ...E di se nuk vajte nga Shqipëria sepse deshiroje pasuri, sepse deshiroje lukse, sepse deshiroje sallone të shkëlqyera. E di se të gjitha ato i pate... Unë marr vesh nga gazetat se të kanë dhënë në dispozicion një vilë, një shtëpi, ndoshta ndonjë pallat; dëgjoj se ta kanë dhënë edhe rojen rreth e rrotull... Kadare ti do të duhej të flijohesh i pari dhe jo ta lësh popullin që ai të vazhdojë betejën, kurse Ti të shikosh nga kulla e Ajfelit...
Në këtë kohë Ramiz Alia ka pasur nevojë për ty, në këtë kohë populli shqiptar ka pasur nevojë më shumë se kurrë për ty... Deri më sot sigurisht edhe në Shqipëri shumëkush ka menduar se , ja, na u shit Ismail Kadareja. Bëri kolltuqe, bëri poste dhe e harroi popullin!...
Nëna Shqipëri është mësuar gjatë shekujsh që shumë bij të saj t'ia kthejnë shpinën. Nuk je Ti i pari, ndoshta ishalla do të jesh i fundit! Nëna Shqipëri mundet edhe pa një kolos... Prishtinë, 21.XI.1990

Rexhep Qosja: Lajmi se Ismail Kadare ka kërkuar azil politik në Francë ma ka ndalur frymën... Unë do të doja që Ismail Kadare betejën mendore për Demokracinë ta kishte bërë atje, në Shqipëri, bashkë me kolegët dhe me vllëzërit e vet të tjerë... Në qoftë se jeta më jep afat; në qoftë se Serbia nuk më burgos - e unë s'dua ta lëshoj Kosovën sepse dua të bëj këtu betejën intelektuale dhe politike për lirinë tonë...

Mehmet Kraja: ...Ismail Kadare nuk i ngjan asnjë disidenti tjetër që nga Lindja shkoi në Perëndim, as Solzhenjicinit e as Kunderës. Ai nuk ishte shkrimtar i ndjekur e i persekutuar në dukje të parë. Madje ishte i privilegjuar, madje kishte peshën e rëndësinë e një institucioni. E, këtë peshë e këtë rëndësi ia njihte shteti, instancat e tij më të larta. Madje ishte edhe vetë person në pushtet. Azil politik në Francë kërkoi duke qenë nënkryetar i Frontit...

Hysni Hoxha: Kadareja kundër vetvetes... Deklarata e tij me të cilën orvatet të arsyetojë hapin që ndërmori më duket jo bindëse dhe kontradiktore, në të cilën ndër të tjera thotë: "Në takimet dhe letërkëmbimin që kam pasur me presidentin në pranverë të këtij viti, ia kam shprehur fare qartë kërkësat për demokratizimin UGJENT Të THELLë DHE Të PLOTë Të VENDIT...
Ndërrimet e shpejta që bëhen mund të jenë katastrofale për këtë dëshmon përmbysja me dhunë e pushtetit socialist në Rumani, pas luftës vëllavrasëse dhe pas vrasjës mizore të kryetarit të shtetit, Çausheskut dhe gruas së tij ku janë përzier edhe faktorë nga jashtë...
Kadareja, si shkrimtar i famshëm, si intelektual i shquar dhe si nënkryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë do të kontribonte për demokracinë... Mashtrohen ata që mendojnë se ky shkrimtarë me famën dhe me punën e tij do të luaj rol vendimtar jashtë atdheut...

Ekrem Kryeziu: ... Kadareja u shndërrua në humbës të madh. Sepse ta humbësh atdheun, nuk ka tmerr më të madh. Më kujtohet një deklarat e Kadaresë, kur ishte problemi i azilantëve shqiptarë në ambasadat e huaja. Ai pati thënë se ata u gjasoni gjetheve të kalbura, ndërsa trungu është i shëndoshë. E tash atij do t'ia shtroja pyetjën: ku është ai tash?... Kadareja është përkthyer prej përkthyesve shqiptarë, Shqipëria, pra, ka bërë që atë ta njoh bota. Kursesi nuk pajtohem me atë gjest të tij. Un besoj se atë do ta vrasë ndërgjegjja... Kadareja është dashur të rrijë në Shqipëri, madje nëse është dashur edhe të burgoset aty, edhe të vritet...

Emin Azemi, - Shtypi jugosllav për ekzilin e Kadaresë:... "Politika ekspres" largmin e Kadaresë e kualifikon si kundërvënie pushtetit në Tiranë...Duke e konsideruar largimin e tij si sulm mbi Shqipërinë e sidomos si ulje e prestigjit të saj në kohën e mbajtjes së Konferencës Ballkanike... Se ai më tepër jetoi në Paris se sa në Tiranë, udhëtoi ku deshi, me vite të tëra ishte i përkrahur dhe i mbrojtur nga pushtetmbajtësit shqiptarë...
NIN-i i Beogradit: Kadare më së paku pati arsye për tu larguar nga atdheu... I pati të gjitha mundësit që në shoqërinë shqiptare të shprehet lirisht... Ai rrugën e mërgimit e mori kot së koti dhe se tek ai nuk ka pasur kurrfarë parashenjash të pakënaqësisë... NIN-i aktin e largimit të tij e konsideron si disidentizëm pa mbulesë...
Miodrag Bullatoviqi, për Kadarenë fletë nga pozita e një intelektuali të familjarizuar me të... Ai qysh në Bor paska pasur përshtypjen se Kadareja "donte të më thotë diqka, ndoshta për ikjen e tij..."("NIN", 2 nëntor 1990)... Gjesti i Kadaresë mund të jetë në lidhmëri me emërimin e tij për Çmimin Nobël... Danasi i Zagrebit: Kadareja ishte shkrimtari i vetëm për situatën e të cilit ishin angazhuar edhe përsonalitete më të larta politike franceze, siç është edhe Rolan Dyma, ministër i jashtëm i Francës...

G.Ratinoviq:- Dimri i Ismail Kadaresë... I.Kadare talentin e vet letrar e vuri në shërbim të regjimit të Tiranës dhe të propagandës antijugosllave të tij... Ismail Kadareja sikur nuk po mund të lirohet nga sindromi i Enver Hoxhës - se Jugosllavia është fajtore për të gjitha hallet e Shqipërisë dhe se "revizionistët" e spiunët jugosllavë vazhdimisht punojnë për kokën e Enverit dhe vendin e tij... Kërcënimet ndaj Jugosllavisë. Ismail Kadareja trajton artistikisht teza tashmë të njohura të Enver Hoxhës për komplotin e spiunazhit të Kinës, të Jugosllavisë dhe të fuqive të mëdha kundër Shqipërisë... Në këtë roman është trajtuar të thuash besnikërisht versioni zyrtar për "tradhtinë" e ministrit të Mbrojtjës Beqir Balluku në fillim të viteve 70-ta... Ndonëse konsiderohet si shkrimtar i oborrit të ish diktatorit në Tiranë, Ismail Kadare e njeh mirë realitetin jugosllav... I.Kadare me të gjitha forcat dhe me talentin e vet mundohet të tregohet servil ndaj zotërinjve të vet, duke mos i kushtuar kujdes faktit se lexuesit e tij një ditë do ta urrejnë, ngase është treguar qyqar duke përshkruar viktimat e terrorit te Enver Hoxhës... Rilindja, 6 dhjetor 1988.

Shkrimi vazhdon...

Literatura është shfrytëzuar kryesisht nga libri Sfida e gjeniut, Kadare-Ekzili-Kosova, nga Shaip Beqiri. Bot. BUZUKU, 1991.

Përzgjodhi: R. Megjuani

Prishtinë, 30. 01. 2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE Empty
MesazhTitulli: Re: GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE   GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE EmptySun Jan 31, 2010 10:56 pm

qfare njerez kemi
qfare budall,qe ushqehen me propaganda te individeve shkrimtarin mundohen te bejne patriot atdhetare.
Qe ska lidhje .
ne qoftese je shkrimtare i mire nuk dote thot se je atdhetare apo patriot.
Siq ndodhe me shume shkrimtare tone qe skane lidhje me atdhetarizem.
As Ismaijl kadare ska lidhje me atdhetarizem po jeton luksuz ne vilat e frances miq te serbise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE Empty
MesazhTitulli: Re: GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE   GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE EmptySun Jan 31, 2010 10:58 pm

friga eshte se disa ne kete forum edhe Milloshin dhe rrahman Morinen kane me naj shpalle patriot ja shqiptare .
kuku per ne kuku per femijet tone qka spriten.
U beme kosovare dhe sju ha palla jena barazue me magjup ashkali rom e etj.
dhe prap mburren..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE Empty
MesazhTitulli: Re: GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE   GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE EmptyMon Feb 01, 2010 5:35 pm

ismail kadare, mark krasniqi, don lush gjergji, po mundohen me mish eshpirt te na mishrojn me slav e grek me kasapet tan te te gjitha kohrave!
ne krye me do udbash peperbetuar panslavist qe jan dhe gjinden ne faktorin LDK. qe per fat te keq qe jan me mija deri frik ju ka pri ibrahim kali,tash kan met momentalisht pa kallauz por sigurisht se dot ta gjejn se pa dal na nje nuk e len.!!!! shtresa ma idioteske e kombit ton qe njeh njerzija LDK-JA!!!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feride
Anëtar
Anëtar
feride


Female
Numri i postimeve : 427
Age : 38
Vendi : alanese
Registration date : 13/12/2009

GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE Empty
MesazhTitulli: Re: GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE   GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE EmptyMon Feb 01, 2010 6:54 pm

E harrove edhe PDK Xhem !Po edhe te gjitha partit e kosoves dhe ku ka shqiptar jan anti shqiptar !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE Empty
MesazhTitulli: Re: GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE   GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE EmptyMon Feb 01, 2010 11:10 pm

Po Feride mir e ke por ne,pdk ne fundamentin e saj jan ca individ qe jan pro Bashkimit Kombetar; dhe kontribojn ne ket drejtim ket e tham peplot kuptimin e fjales.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feride
Anëtar
Anëtar
feride


Female
Numri i postimeve : 427
Age : 38
Vendi : alanese
Registration date : 13/12/2009

GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE Empty
MesazhTitulli: Re: GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE   GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE EmptyTue Feb 02, 2010 10:25 am

Tane shqiptaret jane perzire dhe kan slloganin kinse dojna bashkimin kombetar,por ne anen tjeter i luten zotit qeshtu te mbisundoi kjo gjendje sepse kan leverdi per te zhvillue bisnisin me serbogreket.Ska as ne pdk se ka lindur nga ldk,apo lidhja komuniste e serbeve!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Femi Halimi
Fillestar/e
Fillestar/e
Femi Halimi


Male
Numri i postimeve : 33
Age : 69
Vendi : Gjilan
Profesioni/Hobi : Redaktor i Revistës Letrare "Ujëvara" Gjilan
Registration date : 05/01/2011

GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE Empty
MesazhTitulli: Re: GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE   GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE EmptyWed May 25, 2011 11:40 am

Ta them edhe unë mendimin tim! -Ismail Kadare është shkrimtar. Për shkrimtar e njohin bota dhe i tillë duhet të trajtohet. Nuk mund të jetë Kadare për krahasime politike. Është ndër shkrimtarët më të mirë tash në botë dhe në mos më i miri dhe më i frytshmi.
Kadare është pastaj shkrimtar shqiptar dhe shkrimet e botimet e tij janë në shqip, çka është krenari për shqiptarët dhe varr për armiqt e të tjerët. Saherë që i ofrohet Kadares shansi për çmim Botëror në Letërsi, një orkestër i tërë kundërshtarësh ngriten, apelojnë kundër dhe ofrojnë akuza monstruoze kundër tij. Qëllimi është që Kadare mos të shpërblehet me çmimin që e ka gati tash njëzet vjet e më tepër. Përderisa autorë ballkanikë, me dy e tri botime fitojnë Nobelin për Letërsi, një Kadare nuk po ka mundësi. Kjo është një orkestër ballkanike kundër etnosit shqiptar, e jo gjë tjetër. Kurse gjithë këta që kanë folur keq për Kadaren, sigurisht, e kanë nga rremi i stërkequr yni, i njohur historikisht për të keq, e deri te punët me armiqt e kombit. Qëllimi që Kadare mos të shpërblehet me çmim Nobel dhe që të shpartallohet me mjete shpërthyese politike, është qëllim i armiqve të kombit, jungjatjeta!

Edhe njëherë, për të gjithë kundështarët e Kadares, me sinqeritet, të them se Kadare është shkrimtar! Vepra e tij letrare është Kosmike. Nderi i kombit tonë pa diskutim është i ngritur më së larti në botë mu përmes Kadares. Bota ka kuptuar se shqiptarët janë komb dhe shumë i aftë. Kanë arsim, dituri e edukatë. Si dhe se përfaqësojnë Historinë nga lashtësia e deri në ditët e sotme dhe se pa shqiptarët nuk ka spjegim as njohje të Ilirikut, ose Ballkanit si po duan edhe tanët ta thonë.
Ismail Kadare është një shkrimtar gjeni dhe xhelozia ndaj tij kalon caqet nacionale. Sulmi ndaj Kadares në të vërtetë është sulm ndaj kombit. Edhe po mos të jetë, Kadare nuk mund të ndahet nga kombi.
Kadare nuk ka faj se ka dhunti prej Perëndisë. Ai përkundrazi, krenohet për këtë. Si dhe nuk ka faj pse të tjerët nuk kanë dhunti! Nuk ka krijues me politikë, me grup, me anësi dhe me padituri e gjëra tjera kriminale, bajate e të pa arritura kurrë për artin letrar.
Veçmas po theksoj këta kosovarët, që marrin zemër të flasin kundër Kadares! Janë mësuar kosovarët ta fyejnë e shajnë regjimin e Enverit dhe Enverin. Për ta Kadare është produkt enverian. Por edhe kanë shkollat jugosllave të turbullimit të vazhdueshëm me qëllime përfitimi personal në mashtrim e gjëra tjera jonjerëzore. Sigurisht e dijnë vetë, por e dijnë edhe lexuesit se këta krijuesit letrarë që kanë folur keq për Kadaren, nuk dijnë të shkruajnë. Për ta shkrimi dhe letërsia kanë qenë gjithmonë dhurata e privilegje partiake të kohëve. Dhe edhe këtu kadare nuk ka faj!...
Kadare është njeri dhe edhe ai mund të gabojë. Mund të gabojë, saherë që lëshohet poshtë me njerëzit e vet. Shkaku është se poshtë gjithçka është jonjerëzore dhe e rrejshme, në gjithçka.
Edhe po të çohen gjithë armiqt, edhe ata që kanë vdekur, nuk mund ta ndalin diellin dhe dritën e veprës së Kadares. Këtë e thanë edhe armiqt! Vepra letrare e Kadares bëri të njohur emrin e shqiptarit në botë dhe i solli kombit privilegj kulture të nivelit të përbotshëm.
Nuk kuptoj vetëm se, si mund të jetë dikush shqiptar dhe të shpifë e kurdisë shpërthime primitive armiqësie ndaj krijuesit të këtillë letrar?! Mbase politika ka faj?! Nga kjo edhe mendoj se tanët, e mira e së mirës është që të ikin, shporren nga politika, sepse nuk janë për politikë! Ose le ta lexojnë njëherë mirë Politikën e Aristotelit, le të arsimohen në politikë, le të kulturohen dhe edukohen. Mbi të gjitha le të mësojnë për atdheun! Sigurisht se këto fjalë nuk e kanë vendin kështu këtu, përpos në rastet kur teprohet krejt!
Rroftë Kadare, Lavdi dhe Krenaria e Kombit!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE Empty
MesazhTitulli: Re: GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE   GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE EmptyWed May 25, 2011 2:39 pm

Rexhep Qosja: Lajmi se Ismail Kadare ka kërkuar azil politik në Francë ma ka ndalur frymën... Unë do të doja që Ismail Kadare betejën mendore për Demokracinë ta kishte bërë atje, në Shqipëri, bashkë me kolegët dhe me vllëzërit e vet të tjerë... Në qoftë se jeta më jep afat; në qoftë se Serbia nuk më burgos - e unë s'dua ta lëshoj Kosovën sepse dua të bëj këtu betejën intelektuale dhe politike për lirinë tonë...

SHUME NICE Very Happy Very Happy ,m.gj.s. Qosen nuk e kam per zemer,ketu me ka pelqyer shume .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE Empty
MesazhTitulli: Re: GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE   GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE EmptyWed May 25, 2011 2:42 pm

Kadareja atehere na ka thy zemren jashte mase,dhe normal tash qe 20 vjet eshte i ikur ,nuk ka si e njef mire realitetin shqiptar,ne mos po ku nuk me shkon mendja.......sé di .....jo...po....mundte te dale edhe ky ne origjine..... Wink
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE Empty
MesazhTitulli: Re: GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE   GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE EmptySat May 28, 2011 9:08 pm

I.Kadare Letren e hapur qe i dergoi L.Bashes, ne 1 ai ka patur besim ne te dhe ia ka dergu, ne 2 i tregoi Lulit se kot e ke ? Mos u fute me budallain ne nje thes, tek ne themi budallait leshoja rrugen, kete e ka mendu edhe i madhi Kadare.
Nga I.Kadare populli shqiptar nuk e ka as nje te keqe, sikur ti kishim edhe tetjer Kadare do ishim me mire.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE Empty
MesazhTitulli: Re: GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE   GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE EmptySat May 28, 2011 9:38 pm

boll mir i trgoje ,o hajn mos vjedh se nuk te shitet ,se po vjedh haptas para kamerave ,po budalla nuk ngoje dhe po humb me turp..
edhe hajn edhe vrases
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Femi Halimi
Fillestar/e
Fillestar/e
Femi Halimi


Male
Numri i postimeve : 33
Age : 69
Vendi : Gjilan
Profesioni/Hobi : Redaktor i Revistës Letrare "Ujëvara" Gjilan
Registration date : 05/01/2011

GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE Empty
MesazhTitulli: Re: GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE   GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE EmptyWed Jun 01, 2011 5:43 pm

Shumë mirë po shihet, qëllimi i shkrimeve! Rishkrimi dhe ribërja e së kaluarës me bojëra, me mbulesa e me aktrim rasti! Askush në botë kurrë nuk ka përzier jetën private e personale të një autori me veprën e tij. Kur flitet për një autor, radhiten veprat e tij dhe vetëm veoprat. Askush kurrë nuk radhitë me veprat edhe jetën private dhe personale. Me këtë masë mohohen të gjithë krijuesit dhe thjesht krijues nuk mund të ketë. Shih, mu kjo mënyrë e komentit po servohet këtu për Kadarenë!
Sidoqoftë, Kadare është shkrimtari më i dijshëm, më autoritativ dhe më i frytshmi. Bota njeh Kadarenë, e jo kundërshtarët e tij, lokalistë të reyhimeve e të tjera. Të gjithë këta që kanë folur e shkruar keq për Kadarenë, janë smirëzinjë dhe xhelozë dhe për këtë nuk ka faj Kadare. Dhe as që mund të bëjnë diçka, për çka synojnë. Në të vërtetë, qëllimi është të mohohet kadare, që Letërsia shqipe të mos e ketë Kadarenë, çka nuk ka mundësi. Edhe sikur një reyhim ta shlyente e ta ndalonte, ai është në botë dhe bota e njeh për krijues letrar shqiptar dhe Letërsia Shqipe me Kadarenë fitoi vend në Letërsinë Botërore, e jo me kuaziletrarë të rezhimeve dhe lokalë politikë e tjera! Ato parollat se filan shkrimtari ka pohuar publikisht fjalë kundër rezhimit të mëhershë këtu te ne, janë rrena!... -Po të kishin qenë të atillë, ose do të kishin ikur jashë me kohë, ose do të kishin përfunduar kahmot!...
Kadare e ka bërë punën e madhe për letërsinë dhe kombin dhe kjo nuk kthehet prapa! Dhe mirë që nuk mund të kthehet. Ai që e krijoi botën dhe dha jetën, mendoi edhe për këto punë dhe në punën e tij ka gjithë një saktësi perfekte!... -Lavduar qoftë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE Empty
MesazhTitulli: Re: GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE   GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
GJENIU I LETRAVE SHQIPE-ISMAIL KADARE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kush ka qenë Enver Hoxha?
» GJIROKASTRA - LETËRSI - "PEGASI" - ISMAIL KADARE (KUMTIM)
» PEGASI ISMAIL KADARE PROPOSAL FOR THE NOBEL PRIZE
» ISMAIL QEMALI-shpallja e pavarsisë
» Xhejms Xhojsi, Apokalipsi I Letrave

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: