Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 ISMAIL QEMALI-shpallja e pavarsisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
gentiana lohaj
Fillestar/e
Fillestar/e
gentiana lohaj

Female
Numri i postimeve : 3
Age : 23
Vendi : ferizaj
Registration date : 19/11/2012

ISMAIL QEMALI-shpallja e pavarsisë Empty
MesazhTitulli: ISMAIL QEMALI-shpallja e pavarsisë   ISMAIL QEMALI-shpallja e pavarsisë EmptyMon Nov 19, 2012 4:47 pm

Ismail Qemali - Shpallja e pavarsisë



28 nëntor, 1912
U kthye me bashkëpunëtorët e tij në Shqipëri nga Trieste për në Durrës e më tej për në Vlorë. Në Vlorë kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar[3] që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, ku ndër Burrat e fortë erdhën Isa Boletini, Mehmet Pashë Deralla, Dedë Gjo Luli dhe Sali Butka. U caktua kryetar i Qeverisë së Përkohshme.

Në politikën e brendshme dhe të jashtme të qeverisë kombëtare u tregua i prirur për kompromise me çifligarët, për të përfituar nga ndikimi që gëzonin këta në shtresat e pasura e të mesme, por edhe i vendosur për demokratizimin e jetës së vendit. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonëse në kushte shumë të vështira të brendshme e të jashtme, mori një varg masash në fushën e ekonomisë, të ndërtimit shtetëror dhe të kulturës kombëtare që hapnin rrugën e zhvillimit demokratik të atdheut. Mbrojti pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar, tërësinë territoriale të vendit. Me politikën e tij ngjalli kundërshtimin e rretheve konservatore e reaksionare, ku gjeti përplasje edhe nga bejlerë brënda familjes së tij.

Por munguan përfaqsues nga Çamëria e nga Labëria. Nga tërheqja e trupave në mënyrë spontane nga fronti mes Meçovës e Bezhanit me urdhër të oficerëve, çoj në masakrimin e 4,500 trupave shqiptare,- të marrë nizamë. Nga ky ekzekutim i dezertorëve me urdhër të Xhavit Pashës, shifër që ca burime e çojnë deri në 7,000 djem, u humb një pjesë e madhe e djalërisë së jugut me një manovër të çuditshme e njëkohësisht fodulle, që ushqehet me idenë se mes mbretit Jorgji e Ismail Qemali kishte një plan, nga i cili andartet greke do merrnin gjithë jugun.

Me vendim të këtij Kuvendi u emërua kryeministri i parë i Shqipërisë, dhe ushtroi pushtet simbolik në një pjesë të vogël të vendit pasi pjesa më e madhe ishte pushtuar nga hordhitë serbo‑malazeze dhe greke. Dha dorëheqjen më 22 janar 1914 pas të ashtuquajturit komplot të Beqir Grebenesë[5] dhe pushtetin ia "dorëzoi" Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Pas kësaj u largua nga Shqipëria për në Nicë të Francës, për t`u kthyer disa muaj më pas e për t'u larguar sërish në Itali. Vdes në rrethana të dyshimta në Peruxhia të Italisë më 24 janar 1919.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gentiana lohaj
Fillestar/e
Fillestar/e
gentiana lohaj

Female
Numri i postimeve : 3
Age : 23
Vendi : ferizaj
Registration date : 19/11/2012

ISMAIL QEMALI-shpallja e pavarsisë Empty
MesazhTitulli: Re: ISMAIL QEMALI-shpallja e pavarsisë   ISMAIL QEMALI-shpallja e pavarsisë EmptyMon Nov 19, 2012 4:53 pm

ATDHEU

mora A-në atit,
në të ishte dhe nëna,
i mora T-në tokës,
në të ishte edhe zemra,
i mora D-në detit,
në të ishte dhe qielli,
i mora H-në hënës,
në të ishte dhe dielli,
i mora E-në erës,
në të ishte dhe shiu,
i mora U-në ujit,
në të ish' dhe njeriu,
i lidha gjithë bashke
dhe gjeta,
ATDHEU-n.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ISMAIL QEMALI-shpallja e pavarsisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: