Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Bashkimi i trojeve shqiptare

Shko poshtë 
+51
Fjona
Loti
njonidrenica
Argent
I_heshtur
paioni
MUHAMETII
baba
voglushja
MARY
TRIBUNI
eri M
naqeta
USHTARILIRIS
xhavo_
Nezir Myrta
Ballistet
Zogisti_Legalist
petritkola
Ago Muji
Ani
STUPCAT
Urata
E_Bukura
Euridika
zeriatdheut
Tetovari
NetSerseri
Aquila
flaka
Kosovarja
Niki
Riki30
Ramiz
dibranja
drenusha
shpendi
azzurra
besa-bese
tom sojer
ss1
genta
renan
perparimi
Anna
Sy kaltri
Leka i Madh
Beton
fatlum
shaban cakolli
Sofra
55 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 9 ... 14  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 EmptyFri Nov 09, 2007 11:50 pm

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Demostrataprillit81
Pamje nga demonstrata e vitit 1981
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 EmptyFri Nov 09, 2007 11:56 pm

KUR U BË NJOFTIMI I PARË ZYRTAR PËR DEMONSTRATAT E 11 MARSIT


E vërteta është se njoftimi i parë për demonstratat e 11 marsit në Kosovë është bërë i njohur, pra publik, me 17 mars 1981, gjashtë ditë pas zhvillimit të tyre. Ky ishte një njoftim i shkurtër, pa koment, buim i së cilës ishte agjensia e ljameve Tanjug dhe i përforcuar edhe nga disa agjenci të tjera informative. Nuk është bërë ndonjë kujdes i veçantë për afshimin e tyre dhe po ashtu, vemendja ndaj botimit të artikullit apo dhënies së lajmit, nuk ka qenë e një rëndësie të veçantë. Në ditarin radioteleviziv të RTSH ai u dha, pa foto të veçanta, së bashku me lajmet e tjera të dorës së dytë, ndërsa në gazetë "Zëri i Popullit" që ishte aso kohe gazeta kryesore e vendit, me më shumë se njëqindmijë kopje në ditë, shënimi u vendos në faqen e katërt, majtas, aty ku edhe më parë vendoseshin lajmet e përgjithshme të politikës së jashtme.
Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Ziku

Si do e përcaktojë saktësisht analisti i shquar shqiptar Shaban Sinani,"[kjo ishte faza e një mpirje të dukshme të opinionit në Shqipëri, që, siç duket nga shënimet e vëzhguesve politikë, në Kosovë u shoqërua me ankth e padurim".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 EmptyFri Nov 09, 2007 11:59 pm

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Zeripopullittekstfotoenveri
Faksimil i një artikulli te gazeta "Zëri i popullit"

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Bardhijusufikadriu

Bardhosh e Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka


Edituar për herë të fundit nga në Sat Nov 10, 2007 1:09 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 EmptySat Nov 10, 2007 12:01 am

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Kadrihalimi Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Ademdemaciiri
Kadri Halimi dhe Adem Demaçi në rini


Edituar për herë të fundit nga në Sat Nov 10, 2007 12:02 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 EmptySat Nov 10, 2007 12:02 am

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Abdullahprapashtica
Abdullah Prapashtica, drejtues i Partisë Komuniste Marksiste Leniniste të Shqiptarëve në Jugosllavi


Edituar për herë të fundit nga në Sat Nov 10, 2007 12:04 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 EmptySat Nov 10, 2007 12:03 am

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Kzekahhysenitetor1980
Kadri Zeka dhe Hydajet Hyseni - drejtues të Organizatës OMLK
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 EmptySat Nov 10, 2007 12:04 am

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Rrahjepolicore2
Dhuna policore kundër demonstruesve paqësor
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 EmptySat Nov 10, 2007 12:06 am

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Dyfotodemos1981
Demonstratat e “Pranverës Shqiptare ‘81”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 EmptySat Nov 10, 2007 12:07 am

Në këtë foto shihen atdhetar dhe intelektual duke u gjykuar nga pushteti fashist Serbo sllav por nga këta të atdhetar ka edhe dëshmor të cilët pas përfundimit të burgut nuk e ndalën aktivitetin patriotik për çlirimin e Kosovës nga okupimi i serbiso-sllav.

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Grupiimehmethajrizit81
Gjykimi i Grupit të Mehmet Hajrizit


Edituar për herë të fundit nga në Sat Nov 10, 2007 2:01 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 EmptySat Nov 10, 2007 12:08 am

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Deshmoretedem.81
Dëshmorët: Afrim Abazi, Naser Hajrizi dhe Ruzhdi Hyseni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 EmptySat Nov 10, 2007 12:09 am

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Rrahjepolcore1
Dhuna e policisë pushtuse serbe


Edituar për herë të fundit nga në Sat Nov 10, 2007 1:52 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 EmptySat Nov 10, 2007 12:10 am

Në këtë foto shihen atdhetar dhe intelektual duke u gjykuar nga pushteti fashist Serbo sllav por nga këta të atdhetar ka edhe dëshmor të cilët pas përfundimit të burgut nuk e ndalën aktivitetin patriotik për çlirimin e Kosovës nga okupimi i serbiso-sllav.

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Gjykimeatdhetaresh4foto81
Proceset gjyqësore kundër intelegjencës sonë atdhetare


Edituar për herë të fundit nga në Sat Nov 10, 2007 1:51 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 EmptySat Nov 10, 2007 12:11 am

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Burgukarkollshqiptar
Mijëra atdhetarë u dergjën nëpër kazamatet e tmerrshme jugosllave(pamje nga Goli Otoku)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 EmptySat Nov 10, 2007 12:12 am

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Lapidarpertahirenebimehen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 EmptySat Nov 10, 2007 12:27 am

Ismet Krasniqi



Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Deshmor07

Ismet Krasniqi në themelet e Kosovës vendosi jetën e vet
Kosova donte të hynte në dimrin e dytë akoma pa i përtharë mirë plagët e dy dimrave të mëparshëm nga aksioni famëkeq i armëve, të cilit as fshati Grashticë i shpërndarë nëpër shpatie mali nuk kishte mundur t'i shpëtojë. Sikur të donte t'i sfidonte atij aksioni famëkeq, i cili kishte lënë pasoja të rënda në jetën e popullit nga të cilët, me mijëra të rrahur dhe të sakatosur e me disa dhjetëra mijë të shpërngulur në Turqi, në familjen e Sahit dhe Feride Krasniqit leu fëmija i katërt, Ismeti, duke u futur si pranverë në shtëpinë dhe shpirtrat e Xha Sahitit dhe nënë Feridës. Skamja dhe varfëria e bënin të vetën. Pasi që në tokën e pakët dhe kodrinore të Grashticës, nuk fitohej as buka e motmotit, xha Sahiti u detyrua që ta lëshojë fshatin dhe të vendoset në lagjen Vranjevc të Prishtinës. Në këtë lagje, Ismeti rritej dhe burrërohej para kohe përmes ninullave që ia këndonte nëna Feride dhe përmes tregimeve të xha Sahitit për dimrat e vështirë nën thundrën e okupatorit serb, të cilët dimra edhe vet Ismeti i vogël i përjetonte në kurrizin e tij të njomë. Vështirë përthekohej viti me të ardhurat e pakta që xha Sahiti i merrte në ndërmarrjen ndërtimore "Kosova" dhe Ismeti duke u rritur çdo ditë e më shumë i ndiente në shpirt plagët e varfërisë dhe robërisë që e karakterizonin jetën e popullit tonë si në Llap, ashtu edhe në Gallap, Vranjevc, Tavnik, Kapeshnicë e në gjithë Kosovën. Demonstratat e vitit 1968 Ismetin e gjejnë në klasën e dytë dhe ato në jetën e tij lan gjurmë që kurrë deri në vdekje nuk do t'i shlyhen. Ai gjer atëherë kishte dëgjuar për luftën dhe krismat vetëm nga goja e prindërve, por tani kur i dëgjonte vet nuk kishte si të mos pyeste se çka janë ato krisma që ia prishnin qetësinë shpirtit të tij të njom. Që të arrij sa më shpejtë t'i bëhet krah xha Sahitit, Ismeti, pasi e mbaron tetëvjeçaren, regjistrohet në shkollën e mesme teknike dega e ndërtimtarisë dhe me të përfunduar shkollën e mesme, punësohet në fabrikën e mobileve në Prishtinë. Viti 1979. Ismeti shkon në shërbimin e detyruar ushtarak. Edhe këtu Ismeti ballafaqohet me padrejtësitë që i bëheshin popullit shqiptar. Në shërbimin ushtarak ai fillon të organizojë takime të shpeshta me bashkëmoshatarët e tij në kazermë me qëllim konsultimi se si të dilet nga gjendja me të cilën u ballafaquan, për çka shpeshherë merret në pyetje nga oficerët me urdhrin e të cilëve edhe arrestohet dhe mbahet në burgun e Karllovcit dhe Zagrebit 60 ditë. Pranvera e madhe siç jemi mësuar ta thërrasim atë të vitit 1981, e gjen përsëri në fabrikën e mobileve pranë makinës së vet, nga shquhet si organizator i të gjitha protestave të punëtorëve të kësaj fabrike, kundër padrejtësive ndaj popullit dhe punëtorëve tonë. Si organizator shquhet edhe në Vranjevcin legjendar i cili dalëngadalë do të bëhet një bastion i rezistencës kundër pushtuesve jugosllavë dhe çerdhe e të gjithë të rinjve dhe ilegalëve të viteve '80-ta, ku qëndron në ballë të demonstruesve të shumtë që niseshin nga kjo lagje varfanjakësh, por trimash, drejt qendrës se Prishtinës ku e kishin bërë strofullin e tyre të gjithë ata kolaboracionistë bashkë me padronët e tyre, që i qëndronin mbi kokë popullit duarthatë. Ismeti vazhdon t'i bëj sfidë pushtuesit jugosllav dhe për asnjë moment të vetëm nuk e ndërpret aktivitetin e vet prej luftëtari të paepur. Aty i këshillon punëtorët, tutje nxënësit. Këshillohet me shumë shokë të vet të cilët mendonin njësoj dhe në vitin 1982 në një manifestim të organizuar nga autoritetet e komunës, Ismeti e shqyen dhe e djeg flamurin e pushtuesit ndërsa flamurin e kuq me shqiponjën dykrerëshe, duke vrapuar dhe valëvitur në duar e vë në piedestal për çka të nesërmen e arrestojnë në vendin e punës dhe përsëri e dënojnë me 60 ditë burg. Dënimin e mbanë në burgun e Prishtinës, Ferizajt dhe Mitrovicës ku kishte takuar shumë moshatarë të tij që ishin të dënuar me dënime shumëvjeçare për shkak të aktivitetit të tyre çlirimtar. Qëndrimi dhe rënia heroike e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, në një shtëpi të lagjes ku ai ishte rritur, edhe më shumë e nxisin shpirtin kryengritës të Ismetit. Populli duhej njoftuar! Nuk ka pajtim me armikun. "Vllazërim-Bashkimi" po na han, ai po na burgos, po na vret... e për të gjitha këto duhet njoftuar populli, dhe rrugët e Vranjevcit gdhiheshin përplot parulla, afishe, thirrje për demonstrata të reja dhe Ismeti është aty... Lufta në Kosovë vazhdon! Një luftë a ashpër... fjalë për fjalë, dhëmbë për dhëmbë, ballë për ballë... dhe Ismeti çdo herë është në ballë... në Vranjevc, mes punëtorësh në fabrikë... ku e lyp nevoja. Flamurit i ndryshohet pamja, ndryshimi i Kushtetutës dhe suprimimi edhe i asaj pak autonomie që e kishte Kosova e kishte marrë rrugën e vet. Edhe Kosova e kishte marrë rrugën e vet. Rrugën e qëndresës, rrugën e sfidës. E sfidonte pushtuesin Kosova. Ajo i sfidonte edhe të gjithë ata mercenarë që ishin vënë përkrah tij. Sfidonin minatorët. Sfidonin Llapi dhe Drenica. Dukagjini sfidonte. E tërë Kosova ia kishte vënë gjoksin tytave të ftohta të taksave dhe autoblindave që kudo kërcënonin me vdekje. Prishtina jehonte nga britmat e punëtorëve që ishin nisur drejtë saj që ta mbronin Kosovën, nderin dhe dinjitetin kombëtar, që të kërkonin edhe më shumë. Të kërkonin liri dhe pavarësi për Kosovën, nga krijesa artificiale e quajtur Jugosllavi e cila ishte shndërruar në burg për popullin shqiptar. Lumenj të tërë njerëzish derdheshin në Prishtinë. Nga Mitrovica dhe Podujeva, nga Gjilani dhe Ferizaj, nga Peja dhe Gjakova. Edhe Deçani e kishte mësyrë Prishtinën. Në Prishtinë kishte arritur edhe Dragashi. Që të gjithë ishin aty në mbrojtje të të drejtave të tyre. Aty ishte e tërë Kosova. Aty ishin edhe punëtorët e fabrikës së mobileve që me iniciativën e Ismetit u solidarizuan me minatorët e Trepçës, të cilët edhe më tutje i japin forcë dhe frymëzim në rrugën e tij. Në këtë kohë Ismeti përpiqet që të organizojë grumbullimin e një ndihme për minatorët e Goleshit si shtresa më e goditur e punëtorëve. Ai e shfrytëzon rastin që përmes Radio Prishtinës të ia bëjë popullit një thirrje që të jetë këmbëngulës deri në fitore. Thirrje të tilla Ismeti bënë edhe në greva të organizuara në fabrikën ku ai punonte për çka edhe suspendohet nga puna. Fillimi i vitit 1989. Ismeti vazhdon me shkruarjen e parullave dhe shpërndarjen e afisheve në të cilat i bëhet thirrje popullit për demonstrata të reja kundër okupatorit serb. Më 22 mars Ismetin e marrin në të ashtuquajturën bisedë informative ku e kërcënojnë edhe me likuidim. Mirëpo ai nuk tundet. 26 mars. Përsëri Ismeti në organizimin e demostratave në Vranjevc. Populli e ndiente tradhtinë e atyre të cilëve kinse ua kishte dhënë votën, dhe që armiku i mbante për hesape të veta. Tradhtisë i ndihej era nga të gjitha anët dhe populli përgatitej për përleshje gjoks për gjoks me tradhtinë dhe armikun, për demonstrata të reja, dhe përsëri Ismeti i pari ndër të parët. 27 mars. Kosova zien, Kosova gjëmon. Kosova sfidon. Sfidon Vranjevci dhe Ismeti përsëri e ka vendin në ballë. 27 mars. Ora 15.20. Dhjetëra mijë veta marshojnë nëpër qendër të qytetit. Aty është edhe Ismeti, madje në ballë. I prinë Ismeti masës së popullit bashkë edhe me shumë shokë të tjerë, ndërsa përpara iu dalin kordone të tëra policësh të tronditur nga vendosmëria e demonstruesve. Fillon intervenimi, por populli marshon, nuk ia ka frikën policisë serbe e as mercenarëve të cilët ishin vënë në radhë të para përkrah tyre. Përleshja vazhdon. Demonstruesit duarthatë përballë qindra e qindra policësh të armatosur deri në dhëmbë dhe policisë i arrijnë përforcime të reja. Tymi lotsjellës dhe plumbat i kanë lodhur demonstruesit, por ata nuk jepen. I sfidojnë natës së errët sllavo-bizantine, dimrit të ftohtë karpatian... Ora rreth 17 e të njëjtës ditë. Prishtina është mbushur tym. Iu zihet fryma demonstruesve. Fryma i zihet edhe Prishtinës. Tërë Kosovës i zihet fryma nga tymi lotsjellës. Krismat e shqyejnë qiellin, tytat mbjellin vdekje, ndërsa rrugët skuqen nga gjaku i rinisë shqiptare. Që të gjithë janë në këmbë. ... Që të gjithë krah për krah. Që të gjithë ballë për ballë me natën e errët sllave, përkrah Ismetit. Kudo janë rreshtuar njerëzit përkrah njëri tjetrit dhe marshojnë. Që të gjithë e kërkojnë REPUBLIKEN. Edhe në Pejë, edhe në Gjakovë. Në Prishtinë, në Prizren, Ferizaj, Podujevë, Deçan, Mitrovicë... Rrugët e Kosovës lahen me gjak për të satën herë me radhë. Një armatë e tërë përballë një populli duarthatë. 30 minuta me vonë Ismeti duke e ngritur grushtin thërret me zë të fortë: "Përpara shokë deri në fitore!" - dhe e qet hapin, mirëpo ndalet. Nuk ec më tutje se bie i korrur nga plumbat e pushtuesit më të egër që ndonjëherë e panë këto troje. Ra Ismet Krasniqi për të mos vdekur kurrë dhe si i tillë çdo herë do të hapëroj në hap me armatën e të rënëve për lirinë e Kosovës, në hap me ata që kurrë nuk vdesin sepse në themelet e lirisë së atdheut nuk vendosen lule, por jetën e vet, gjakun e vet....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 EmptySat Nov 10, 2007 12:42 am

Jehona dhe Lumnije Raka



Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Deshmor03a
Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Deshmor03b

“Jemi yje, do t'i hapim rrugën lirisë” Kaçaniku vend i historisë sonë të vjetër e të re. Kaçaniku i kreshnikëve të Lidhjes së Prizrenit, të luftërave tjera me radhë për çlirim kombëtar edhe në luftën e kaluar të UÇK-së u bëri ballë rrebesheve e furtunave në mënyrë stoike.
Shumë ushtarë armiq kishin lënë kockat e tyre në këtë qytet – në Grykën e Kaçanikut s'kalohej lehtë. Sa e sa luftëra përballoi kjo grykë! Kjo grykë preu shumë kolona armike që gjarpëronin për në thellësi të trungut shqiptar. Ajo qe përherë barrikadë e gjallë e luftëtarëve kryengritës ndër kohëra. Sa e sa herë ishte mbyllur kjo grykë për ushtritë zaptuese ndër luftëra të shumta që ka zhvilluar populli ynë për liri.
Gryka e Kaçanikut është legjenda shqiptare e kohërave të kaluara dhe të sotme. Atë e përsëritën në mënyrën e vet edhe bijtë e bijat Kaçanikas në luftën e viteve 1998-99.
Në fillim të kryengritjes kundër pushtimit serb, në pranverën e vitit 1998, Kaçaniku me rrethinë kishte rëndësinë e rrugëkalimeve për furnizimet me armatime që vinin nga trevat tona jugore dhe shkonin në frontet veri-lindore. Por me t'u rritur kjo luftë edhe Kaçaniku nxori djemtë dhe vashat e tij ballë për ballë me armikun, sepse kjo tani më u bë e domosdoshme. Kështu edhe Kaçaniku formoi njësitet që më vonë u shndërruan në brigada. Në luftën e pamëshirshme kundër pushtuesve serb, nga gjiri i kësaj ane ranë shumë dëshmorë të lirisë. Ndër ta ishin edhe dy vashat trimëresha, Jehona dhe Lumnije Raka.
Jehona dhe Lumnija ishin shoqe dhe kushërira mes veti. Ato ishin shoqëruar që nga rinia e hershme. Ato mes veti i kishte lidhur mosha, shkolla dhe jeta familjare. Por me kalimin e kohës ato do të lidhen edhe me ideale të përbashkëta çka do ta forcoj edhe më shumë shoqërinë mes tyre. Këto dy heroina do të punojnë bashkë deri në çastin e fundit të jetës së tyre të cilën ia falën Atdheut, më 9 prill 1999 kur ranë dëshmore me armë në dorë.
Lumnija dhe Jehona, si edhe moshataret e tyre shkollimin fillor e kryen në Kaçanik. Shkollimin e mesëm e vazhduan në Prishtinë, në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”. Që të dyja në këtë fazë të shkollimit treguan rezultate të larta. Pas shkollës së mesme ato regjistruan studimet fakultative. Jehona zgjodhi letërsinë dhe gjuhën shqipe kurse Lumnija pedagogjinë. Studimet në degë të ndara nuk i larguan ato mes veti aspak. Shoqërimi dhe jeta e tyre ishte përherë e afërt – shoqëroheshin çdo ditë dhe të gjitha synimet i bashkonin ngushtësisht.
Jeta studentore ato i kishte lidhur edhe me zhvillimet aktuale të kohës. Në radhët e rinisë studentore vlonin bisedat për organizimin ilegal kundër pushtuesit. Mjediset studentore si gjithnjë ishin të mbushura me veprimtarë të grupeve ilegale patriotike. Në këtë kohë shumë studentë ishin radhitur në strukturat e UÇK-së dhe kryenin detyra të ndryshme në zonat jashtë luftimeve të drejtpërdrejta, si furnizim, informacione mbi lëvizjet e armikut, regrutim, propagandë, organizime të demonstratave në përkrahje të luftës çlirimtare etj. Me një fjalë ata ishin përfshirë në kontributin për çlirimin e Kosovës. Shumë studentë e studente më vonë do të dëshmohen edhe në luftën ballë për ballë me armikun, shumë nga ata edhe do të bien dëshmorë, si Jehona dhe Lumnija.

Frymëzimi dhe atdhedashuria e dëshmoreve
Duke qenë se Jehona dhe Lumnija për të ecur në rrugën që e ndoqën ato, ishin të frymëzuara edhe nga tradita familjare ku pas vitit 1981 pushtuesi e kishte arrestuar vëllain e Jehonës (si të mitur) i cili u gjykua dhe u dënua për veprimtari patriotike në grupin në të cilin ishte edhe veprimtari i shquar i çështjes kombëtare Metush Krasniqi. Si zakonisht persekutimet dhe shtypja nuk kishte përfunduar me kaq. Familja e Sabit Rakës (babai i Jehonës) kishte qenë në shënjestër të regjimit pushtues gjatë tërë kohës. Mirëpo Sabiti nuk kishte ndërprerë veprimtarinë e fshehtë kundër pushtuesit dhe përherë kishte gjetur mënyra dhe mundësi për të dhënë nga vetja atë që e kishim të gjithë obligim. Ai padyshim që i prirë nga urrejtja kundër pushtuesit, i kishte edukuar edhe fëmijët e tij me frymën kombëtare. Për këtë gjë flet fakti se në luftën e fundit ku ai ishte edhe vet në front së bashku me tre fëmijët e tij: Violeten e Fisnikun që luftonin në kuadër të zonës së Pashtrikut dhe Jehonën që e kishte afër vetes në Brigadën “Agim Bajrami”.
Të frymëzuara nga të gjitha ngjarjet pararendëse të luftës çlirimtare, Lumnija dhe Jehona natyrshëm u bashkuan në përpjekjet për çlirim kombëtar që po zhvilloheshin në kohën që vepruan ato. Përpjekjet për të kontribuar, këto dy dëshmore i filluan nga studimet ku ranë në kontakt me disa shokë studentë me ç'rast ato edhe u kishin bërë një vizitë njësiteve të UÇK-së. Detyra e parë që ato marrin për sipër është vëzhgimi i lëvizjeve të armikut në rrugën që tejshkon qytezën e Kaçanikut.
Këtë detyrë ato e kryejnë me sukses të madh. Për një kohë të caktuar ato raportojnë tek njësitet vëzhguese-diversante të UÇK-së për lëvizjet e forcave armike nëpër Kaçanik. Ato fitojnë besim të madh tek shokët e tyre për të marrë përgjegjësi dhe detyra edhe më të rëndësishme në dobi të luftës.
Kështu në fillim të vitit 1999 gjendja që po krijohej me zhvillimin e hapur të luftimeve kundër forcave pushtuese serbe në rrethinën e Kaçanikut, ku në pjesën e maleve të Sharrit mbi qytezë ishin radhitur ushtarët e dy brigadave, këto ngjarje tërhoqën edhe më afër Jehonën dhe Lumnijen. Pas një kohe të veprimtarisë së fshehur tani ato dyja lanë studimet dhe u radhiten në UÇK. Si vajza të zellshme dhe punëtore që ishin, ato përveç detyrave luftarake që kishin, kontribuon shumë edhe në përkujdesen mjekësor ndaj të plagosurve dhe të sëmurëve me që të dyja ishin motra medicinale me profesion. Gjatë gjithë kohës ato nuk kursyen asgjë nga vetja për t'ju ardhë në ndihmë luftëtarëve që kishin marrë plagët e lirisë. Guximi që kishin këto dy heroina bëri që ato të gjenden në çdo situatë të luftës të pandalshme përballë çdo rreziku. Sakrifica e tyre qe e madhe. Supet e tyre bartën detyra të vështira luftarake deri në ditën e rënies së tyre. Të vetëdijshëm se lufta kërkon sakrifica sublime edhe familjet dhe bashkëluftëtarët e dy heroinave tona mbahen të fortë dhe krenar. “Pa gjak s'fitohet liria” –thot populli!

Betejë e lavdishme – beteja e 9 prillit 1999
Më 8 prill forcat armike kishin mësyrë pozitat e luftëtarëve tanë që ishin vendosur në shtëpitë më të skajshme mbi qytet, përkatësisht sulmet ishin përqendruar në drejtim të Lagjes së Re dhe Përroit të Rakocit.
Në këto luftime armiku zmbrapset me turp nga njësitet e UÇK-së duke pësuar humbje të mëdha në njerëz.
Këto luftime vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme me furi edhe më të madhe. Që në mëngjes armiku kishte sulmuar me bateri artilerie. Synimi i tyre ishte që t'i mbante jashtë qytezës njësitë e UÇK-së dhe ta siguronte Grykën e Kaçanikut për qarkullim të lirë.
Edhe komandantët dhe ushtarët tanë e dinin rëndësinë e kësaj gryke, andaj edhe ishin gati të vdisnin për të, për atdheun e tyre.
Beteja e 9 prillit ishte e pa kompromis. Luftëtarët trima nuk po jepeshin as përpara granatimeve të fuqishme të artilerisë armike. Çdo plumb i tyre qëllonte në mish.
Jehona dhe Lumnija ishin atë ditë në detyrat e tyre luftarake që u takonin. Dhe, pas shumë lufte që u zhvillua në kodrat përreth qytetit, në një moment krijohet situatë e tillë që popullata civile duhej të tërhiqej përtej në malet mbi Kaçanik që të strehohet nga granatimet e armikut. Një kolone të këtillë që po tërhiqej nëpër Përroin e Rakocit i ndihmoni dhe ishin në ballë Jehona dhe Lumnija (edhe me disa shokë e shoqe tjera ushtare). Para se të arrijnë në lartësinë absolute të përroit, nga një pritë e befasishme e armikut bien në përballje me të Jehona dhe Lumnija, pranë njëra tjetrës, ashtu siç ishin tërë jetën, të pandashme dhe të vendosura në rrugën e çlirimit kombëtar. Ato u bënë yje pikërisht ashtu siç thoshte edhe Jehona në vargun e saj “JEMI YJE, DO T'I HAPIM RRUGËN LIRISË”. Rënia e tyre në përcjellje të popullatës civile kishte simbolikën e qartë pse luftuam: PËR POPULLIN, i cili kurdoherë i ka respektuar dhe dashur bijtë më të çmueshëm të tij që janë të gjithë ata që e dhanë jetën për çlirimin e tij nga thundra pushtuese.
Këto janë dëshmoret e kombit, Jehona Raka (1976-1999) dhe Lumnije Raka (1976-1999) të cilat populli do t'i kujtoj përherë. Ato do të mbesin dy heroina të paharrueshme në mesin e shumë heroinave që dha ky popull për lirinë e tij, të cilën do ta arrij me çdo çmim. Vërtetë shembulli i tyre është bërë frymëzim i ditëve të sotme për të gjithë ne, ashtu siç thotë edhe Jehona në vargun e saj, në poezinë “Ngrite grushtin”: T'i vejmë një herë kufijtë rreth e rrotull!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 EmptySat Nov 10, 2007 12:44 am

Agron Faruk e Albert Rama


Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Deshmor04a
Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Deshmor04b
Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Deshmor04c


Dëshmorët Agron Faruk e Albert Rama dhe shatatë martirët e familjes Rama
Populli ynë, për shkak të pushtimeve të një pas njëshme, jetoi duke e shndërruar familjen në institucion qendror të edukatës e arsimimit shoqëror dhe kombëtar. Pastaj duke u mbështetur në organizimet çlirimtare politiko-ushtarake i mbijetoi tërë këto furtuna. Edhe familja Rama ua përcolli bijve të vet po këtë edukatë, të cilën brezi i baballarëve të tyre e kishte trashëguar nga thellësia e traditës së përgjithshme kombëtare, sepse edhe ata vet kishin kaluar nëpër shtrëngatat e kohës, siç ishte edhe stërgjyshi i dëshmorëve të sotëm, Nezir Rama. Ai kishte hedhur pushkën supit dhe kishte luftuar kundër pushtuesve serbo-malazias në betejën për mbrojtjen e Shkodrës vitin 1912, e cila ju ndanë Malit të Zi nga vendimet e Kongresit famëkeq të Berlinit, por që u mbrojtën me sukses. Me po këtë karakter, si beteja e Shkodrës, ishte edhe lufta të cilën e bënë Agroni Fakuru e Alberti duke përqafuar idenë politike për bashkim kombëtar. Për këtë ide, ata u përcaktuan me bindje të plotë dhe vendosmëri shumë të lartë, derisa e dhanë jetën për arritjen e saj. Agroni, Faruku e Alberti, kishin trashëguar plotësisht idealet e traditës kombëtare historike. Ata përqafuan idenë e bashkimit kombëtar, sepse tek ajo gjetën përfundimin e vuajtjeve të popullit, dhe sepse ky ishte ideali i tyre.
- AGRON RAMA u lind më 15 tetor 1969, në fshatin Shkabaj të Kastriotit. Babai i tij Ismeti ishte punëtor në Kombinatin Elektroenergjetik të Kastriotit, kurse nënë Hatixhja amvise. Prindërit e Agronit kishin shtatë fëmijë, katër djem e tri vajza. Agroni ishte fëmija i madh i tyre. I ndikuar nga rrethanat e përgjithshme politike, por edhe nga kultura dhe tradita e rrethit familjar, Agron Rama në vitin 1993 filloi të bëjë punë të organizuar politike, me ç'rast u anëtarësua në LKÇK, ku zhvilloi aktivitet të palodhshëm. Kudo që shkonte ai shpërndante pesimizmin që po mbillte pacifizmi. Ishin kohë mjaft të turbulluara ato. Pushtuesi në njërën anë dhe pacifizmi në tjetrën, mundoheshin ta shtypnin dhe ta venin në gjumë popullin. Çlirimtarëve ju dashtë të ballafaqohen edhe me luftën e armatosur të Serbisë edhe me luftën e ftohtë të pacifizmit, i cili propagandonte se Serbia do të largohet me dialog nga tokat tona! Agroni në veprimtarinë e tij, i angazhoi edhe larukun e Albertin, që ishin po ashtu shuam të vendosur për idenë që e kishin përqafuar. Këta veprimtarë-dëshmorë, në punën e tyre nuk u luhatën as nuk u mashtruan nga teori e parulla të ndryshme të cilat ishin për ruajtjen e paqes nën pushtim! Ata kishin besim se pushtuesit i lëshojnë trojet tona vetëm nëse do të jenë të detyruar, dhe me punën e tyre e prishën paqen me pushtuesin duke ia kthyer pushkën atij. Në lagjen ku jetonte, Agroni në bashkëveprim me Farukun e Albertin e krijuan njësitin gueril, i cili më vonë u bashkua në UÇK. Ky njësit kreu shumë punë si në rrafshin e luftës politike ashtu dhe asaj të armatosur. Politikisht ata punonin që t'i sqaronin njerëzit për domosdoshmërinë e përgatitjeve për luftë kundër Serbisë pushtuese. Ishte shumë e rëndësishme t'i sqarosh drejt masat meqenëse ishte krijuar një gjendje e pa shpresë, natyrisht e mbjellë artificialisht nga ata që propagandonin absurditetin se Serbia do të ik pa luftë. Për këtë qëllim ata në rajonin ku vepruan, shpërndanin materiale propagandistike me përmbajtje të sqarimit të luftës, konkretisht organin "Çlirimi" të LKÇK-së, dhe trakte tjera. Ndërkohë që për t'ju kundërvënë Serbisë ata kishin krijuar njësitin ushtarak i cili kishte rëndësi shumë të madhe ushtarake, sepse ndihmonte lidhjen e organizimit në Llap e Prishtinë me atë në Shalë e Drenicë.
- FARUK RAMA u lind më 6 korrik 1976 po në Shkabaj të Kastriotit dhe ishte fëmija i parë i prindërve, Izetit dhe nënë Adlies. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Kastriot me sukses shembullor, por që nuk kishte mundësi të mjaftueshme ekonomike për ta vazhduar më tutje shkollimin. Babai i Farukut, Izeti, i rriti fëmijët me djersën e punëtorit dhe i edukoi ata në frymën popullore. Faruku, djali i tij i madh, që në rini të hershme u dallua për guxim e zgjuarsi. Për shkak se ishte aktiv në demonstratat e shumta, ai u pushua edhe nga puna, duke u cilësuar si i papërshtatshëm politikisht për regjimin e pushtuesit. Izeti, gjatë gjithë kohës e përkrahu të birin në rrugën e lirisë. Meqenëse Faruku ishte i ri, i ati ia mësoi atij përdorimin e automatikut. Mirëpo, çka është më kryesorja Faruku, Agroni dhe Alberti ishin të armatosur me armën e pathyeshme-me idealin kombëtar dhe me bindjen në fitore. Faruku, më vonë, në maj të vitit 1998 do të bëhet edhe ushtar UÇK-së. Nga kjo kohë ai veproi në kuadër të njësitit të Shkabajve.
- ALBERT RAMA u lind më 3 mars 1983, në Shkabaj dhe ishte djali i vogël i Ismetit dhe nënë Hatixhes. Shkollën fillore e kreu në Kastriot, në shkollën "Pandeli Sotiri", të mesmen e filloi në shkollën "Hasan Tahsini" por nuk e vazhdoi për shkak të angazhimeve të shumta në veprimtarinë ilegale patriotike. Ndonëse shumë i ri, Alberti nuk kursehej për ta ndihmuar luftën e armatosur që po niste. Ai dha kontribut të madh në punët e njësitit ku bënte pjesë. Edhe pse i njomë nga mosha, ai ishte shumë i pjekur politikisht derisa veronte praktikisht për atdheun e tij të robëruar. Vetëm bindja e ndërgjegjshme të bënë të sakrifikosh aq shumë, si Alberti. Qëndrimi i vendosur dhe i disiplinuar i Albertit ndikoi që Agroni ta organizoj atë që në vitin 1996. Për të dhënë shembullin personal, vet shtëpia e Ramajve, ishte bërë bazë e kryengritjes. Nga ajo, furnizoheshin luftëtarët në rrethin e Prishtinës, të Qyqavicës, e edhe më tej. Agroni për punën e tyre që bënin, i kishte vënë në dijeni edhe xhaxhain e tij Izetin, i cili u ndihmoi atyre pa kursim. Vëllezërit Ismeti, Izeti dhe Bejtushi, dhe kushërinjtë e tyre Qamili e Xheladini me vetëdije të plotë kishin vënë jetën e vet dhe të familjeve në rrezik, duke e mbështetur luftën për liri. Ata nuk menduan se si ta shpëtojnë veten e vet, por si ta shpëtojnë popullin. Ata nuk punuan për pragun e shtëpisë së vet, por për pragun e Atdheut. Në këtë mënyrë, kjo shtëpi, ndoqi shembullin e shumë brezave më përpara, duke dhënë çdo gjë për lirinë e të ardhmen e popullit të vet, duke dhënë dhjetë anëtarë të familjes, e në mesin e tyre tre dëshmorë të kombit. Pas një pune të frytshme prej disa vitesh, në pranverën e 99-s erdhi çasti vendimtar kur duhej të dëshmohej vendosmëria në rrugën e zgjedhur. Në këtë ditë, më 27 mars 1999 forcat pushtuese rrethuan shtëpitë e Ramajve, por në realitet ata vet u gjendën të rrethuar nga zjarri i armëve të trimave. Aty rreth orës 14 e 30 minuta, forca të konsiderueshme ushtarake të pushtuesit e rrethojnë tërë lagjen ku jetonin dhe ku gjendeshin në atë moment Agroni, Faruku dhe Alberti. Armiqtë kishin menduar se do të hynin e dilnin pa pengesa por edhe kësaj here i kishin bërë llogaritë gabim.
Ngjashëm sikur Jasharajt, edhe Agroni me Farukun e Albertin i kthyen shtëpitë e tyre në kala të pamposhtura luftimesh, dhe ju kundërvunë armikut pa hezitim. Nga luftimet e tyre, të ndihmuar edhe nga vëllezërit dhe kushërinjtë e tyre, mbetën të vrarë mbi dhjetë ushtarë të armikut. Më 27 mars 1999, në betejën e këtyre trimave, duke i ndihmuar ata, dhanë jetën edhe Ismet Halil Rama, babai i Agronit dhe Albertit, Bejtush Halil Rama, xhaxhai i dëshmorëve, Xhevat Qamil Rama, kushëri i dëshmorëve me dy bijat e tij Shqipen dhe Syzanën, si dhe Xheladin Qamil Rama, po ashtu kushëri i dëshmorëve me gruan e tij Hamiden. Prindërit, familja, shokët, populli dhe brezat që vijnë do të krenohen me këta djem që i patën dhe që ranë për lirinë e atdheut. Vepra e tyre do t'u bëj dritë të gjithë brezave të ardhshëm, deri në çlirimin e plotë të trojeve shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 EmptySat Nov 10, 2007 12:48 am

Bashkim Emini




Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Deshmor08

Dëshmori Bashkim Emini luftoi me vendosmëri për çlirimin e atdheut Gjatë lutës së kaluar, nëpër fshatin Zotaj kanë kaluar kolona të tëra të atyre që zhvendoseshin nga zonat e luftimeve dhe të atyre që dëboheshin nga focat pushtuese. Një pjesë e madhe e tyre kishte qëndruar me ditë të tëra në këtë fshat. Shtëpitë e fshatarëve të Zotajve ishin të hapura dhe pëplot me mikpitje e bujari. Ata i shërbyen të ikurit, u dhanë ndihmën e nevojshme dhe i mbajtën aq sa qe nevoja. Këtë mikpritje e kanë parë në vepër të zhvendosurit nga treva e Llapit, Anamoravës e gjetiu që u kishte rastisur të qëndrojnë në këtë fshat.
Në ditët e Serbisë së vjetër, siç rrëfejnë më të vjetrit, në këtë fshat kanë kalar shumë grupe kaçakësh dhe kanë gjetur strehë nën hundën e xhandarëve të mbretërisë serbe. Jo larg tij janë zhvilluar beteja të rëndësishme e të shumta për liri. Këtej pari kanë punuar e luftuar shumë heronj të kombit, që nga ata më të vjetrit: Sefë Kosharja, Mic Sokoli, Sylejman Vokshi, e deri tek ata të kohës më të re. Në këtë fshat kishte punuar edhe hoxhë Mulla Veseli, i cili “mejtepin” që e kishte organizuar e shndërroi në shkollë patriotike për veprimtari kundër pushtuesve. Mulla Veseli ishte nga fshati Zaskok i Ferizajt, por punoi një kohë të gjatë në këtë fshat, i cili e respektonte shumë atë.
Lufta e popullit tonë në këtë fazë, si luftë e drejtë dhe për çlirim kombëtar, ngriti peshë zemrat e shmë djemve dhe vajzave që të rrokin armët për të luftuar pushtuesin serb. Ndër këta djem të atdheut ishte edhe Bashkim Sami Emini.
Bashkim Emini u lind në fshatin Zotaj të komunës së Shtimes më 28 shkurt 1976. Babai i tij është Sami Emini, i cili punoi si punëtor krahu dhe nëna e tij është Remzia, amvisë. Samiu dhe Remzia lindën njëmbëdhjetë fëmijë. Nga këta, Bashkimi ishte i nënti me radhë. Samiu tërë jetën e tij punoi punë të ndryshme krahu, sepse donte që familjen e tij ta mbante me nder. Ai s'kishte punuar asnjëherë në ndonjë “punë të shtetit”. Dhe, ky shtet ishte treguar i ashpër ndaj tij dhe familjes, ashtu siç ishte edhe për mbarë populin shqiptar. Kështu, në vitin 1957, kushëriri i Samiut Haki Emini ishte burgosur për shkak të akivitetit kundër pushtetit serbo-jugosllav dhe bindjeve të tij patriotike. Hakiut i qe vrarë edhe djali në Makovc të Prishtinës, gjatë luftës së fundit. Mirëpo, Samiu, i cili më së shumti punoi si murator, kishte zgjedhur rrugën e rëndë, por më të ndershme të jetesës dhe mbajtjes së familjes së tij. Familja e tij ishte shembull i bujarisë dhe traditës shqiptare.
Edhe Bashkimi po rritej nëpër hallet e jetës së një familjeje të varfër fshatare. Ai i kaloi ditët e fëmijërisë në fshat, ku fëmijët gëzimin e madh e kishin lumin e tyre në të cilin laheshin me ngazëllim. Jeta e dëshmorit Bashkim Emini ishte e thjeshtë, si e çdo të riu që rritet në rrethanat e kohës së tij. Ai kishte kaluar nëpër të gjitha peripecitë e popullit të vet.
Bashkimi, si edhe vetë familja e tij, ishte bujar e besnik e i urtë. Ai ishte i etur për dituri. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe në Muzeqinë, ndërsa të mesmen në Shtime, ku tregoi sukses dhe interesim shumë të madh për ta njohur sa më shumë popullin e tij, hisorinë dhe gjuhën që aq shumë po i mohohej. Në këtë mënyrë Bashkimi u njoh me përpjekjet e pareshuara të popullit tonë për liri. Këto do të jenë burimi i frymëzimit, si edhe i të gjithë brezave, edhe për Bashkimin që ai të angazhohej edhe në mënyrë të organizuar më vonë në lutën për çlirim kombëtar. Figurat patriotike që i lexonte dhe studionte me kujdes do të ngrenë peshë zemrën e djaloshit të ri. Tek ata ai shihte të ardhmen.
Kështu, ai do të fillojë të bëhet pjesëmarrës aktiv në demonstatat e kohës. Në demonstratën e 1 tetorit 1997 do të jetë pjesëmarrës, si edhe në shumë demonstrata në Ferizaj që organizoheshin atë kohë. Bashkimi po ashtu mori pjesë në demonstratat që u organizuan më 6 janar 1990 në Ferizaj.
Më vonë, me fillimin e luftës së armatosur në Kosovë, së bashku me një grup shokësh Bashkimi vendosi t'i bashkohej luftës çlirimtare. Kështu, ai u paraqit te formacionet ushtarake të UÇK-së në Krojmir (Lypjan), pikërisht më 10 qershor të vitit 1998. Pas pak ditësh ai niset për në Shqipëri me qëllim të furnizimit me armatime dhe stërvitjeve ushtarake. Atje grupi qëndroi 13 ditë. Grupi në të cilin ishte edhe Bashkim Emini niset për në Kosovë dhe më 9 gusht 1998 arrin në fshatin Planejë. Në këtë rajon forcat pushtuese kishin përforcuar dukshëm kufirin për shkak se aty pari kalonte një arterie e fuqishme e furnizimit të armatimit për luftën kundër tij. Por, jo vetëm Planeja, por e gjithë vija e kufirit të ndarjes mes shqiptarëve ato ditë ishte shndrruar në një det arteriesh të furnizimit, e cila e tmerronte pa masë pushtuesin dhe ishte bërë rrugë e pandalshme e stuhisë së lirisë që frynte nga drejtimi i shtetit shqiptar.
Në ditën e 9 gushtit të këtij viti, armiku në lartësitë e Planejës kishte vendosur një pritë kundër luftëtarëve të lirisë. Por, s'mundi ta ndalte grupin që të depërtonte në Kosovë, përkundër humbjeve që pësoi ai. Në ndeshjen e kësaj dite ranë dy dëshmorë: Bashkim Emini dhe Arsim Beka, ndërsa u plagosën edhe disa të tjerë. Kurse, pjesa tjetër e grupit u riorganizua dhe hyri në Kosovë, për ta vazhduar luftën ashtu siç e kiste lënë amanet edhe dëshmori Bashkim Emini: “Luftën ta vazhdojmë deri në fitoren përfundimtare”, pikërisht ashtu siç ishte betuar edhe ai “do të luftoj deri në çlirimin e të gjitha trojeve shqiptare …”.
Edhe në çastet më të vëshira ai nuk u dorëzua. Atë ditë luftoi me heroizëm. Nga pozita të rënda të pritës, ai tregoi qëndrim të pathyeshëm të çlirimarit dhe plagët i kishte marrë në gjoks, në luftën ballë për ballë me hordhitë pushtuese, duke dëshmuar kështu se shqiptari lufton dhe vdes për lirinë e trojeve të tij pa asnjë hezitim. Djersa dhe gjaku i këtyre dëshmorëve do të jetë përjetë frymëzim yni dhe i brezave që vijnë për çlirimin e atdheut cep më cep dhe për ruajtjen e tij nga çdo armik, pikërisht ashtu siç vepruan edhe Bashkimi me shokët e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 EmptySat Nov 10, 2007 12:50 am


Ibrahim B. Shabani

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Deshmor09


Ibrahim Beqir Shabani u lind më 2 janar 1962, në Zotaj (ish Vojnovc) të komunës së Shtimes. Babai i tij Beqiri i cili është një fshatar i thjeshtë i ka rritur fëmijët e tij me mundime të mëdha. Ibrahimi katër klasë të shkollës fillore i kreu në fshatin e lindjes, ndërsa tjerat në Muzeqinë. Ai dallohet për suksese të shkëlqyera në mësime. Për t'i vazhduar mësimet e mëtutjeshme Ibrahimi shkon në Ferizaj, ku regjistrohet në Shkollën e Mesme Teknike. Studimet e larta i vazhdoi po në Ferizaj, në Shkollën e Lartë Teknike. Ngjarjet e vitit 81 Ibrahimin e gjejnë të gatshëm për të kontribuar në masivizimin dhe hovin e këtyre revoltave kundër regjimit Titist serbo-jugosllav i cili e shtypte kombin tonë duke e lënë atë pa asnjë të drejtë. Këtë shtypje dhe robëri, e cila propagandohej si "vëllazërim-bashkim", Ibrahimi dhe gjenerata e tij e demaskuan fuqishëm nëpër demonstratat e pranverës së këtij viti. Në këto ngjarje mori pjesë edhe Ibrahimi. Në këto demonstrata Ibrahimi qe shumë aktiv në organizimin e tyre së bashku me Rizah Matoshin i cili më 3 prill bie dëshmor, ndërsa Ibrahimi plagoset, por nuk tërhiqet për asnjë çast nga veprimtaria e tij patriotike. Faktet që na kanë dhënë shokët dhe bashkëveprimtarët e tij na tregojnë se Ibrahimi e kishte kuptuar me kohë se pushtuesit largohen vetëm me dhunë, duke thënë shpesh se Kosova çlirohet vetëm me luftë". Pas një kohe, Ibrahimi organizohet në kuadër të ilegales së kohës ku jep kontribut të madh. Pra Ibrahim Shabani ishte një element i organizuar patriotik që vepronte në mënyrë të ndërgjegjshme kundër pushtimit jugosllav. Ai përkundër që ishte arrestuar dhe dënuar me burgim (më 15 tetor 1990), nuk pushoi ta shtrinte me guxim të madh propagandën në shërbim të kryengritjes së armatosur, propagandë të cilën e kombinonte edhe me veprime konkrete për kundërshtimin e regjimit pushtues. Kështu në një rast, më 15 tetor 1990, në kombinatin e përpunimit të drurit "Tefik Çanga" në Ferizaj ku ai punonte, u prinë punëtorëve që të hyjnë me forcë në hallat e fabrikës. Ai me këtë rast theu urdhrin e "masave të dhunshme" të drejtorisë e cila ua mohonte të drejtën e punës punëtorëve shqiptar. Për këtë gjest Ibrahimin e pushojnë nga puna, e arrestuan dhe e dënuan me burg. Punëtorët e kolektivit punues e mbajnë mend atë për guxim që t'i shpërthej dyert e hekurta të robërisë dhe të gjej shtigje për ta çuar më tej luftën për liri. Aktiviteti i tij gjatë luftës së kaluar çlirimtare (1998-99) ishte vetëm një vazhdimësi e natyrshme e veprimtarisë së tij të mëhershme. Ai ishte i përgatitur me armën kryesore që kërkon kryengritja kundër pushtuesit: me synimet e qarta politike dhe me moralin e lartë patriotik e luftarak. Ibrahimit ia ngriti zemrën peshë "Betimi i ushtarit të UÇK-së" që ishte betim për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë. Ai luftën kundër pushtuesit e kishte përcaktuar me kohë si mjetin e vetëm për çlirimin e nga thundra e pushtuesve, prandaj tani ishte përcaktuar të punonte ta bënte realitet. Fillimisht Ibrahimi bie në kontakt me organizimin në fshatin Rancë (Ferizaj), ku do të filloj me punën e tij të palodhshme. E, më vonë, ai bëhet pjestarë i Brigadës 161 "Ahmet Kaçiku", e cila vepronte në rrethinat e Ferizajit (Zona Operative e Nerodimës). Shokët e luftës atij ia kishin caktuar një detyrë shumë të rëndësishme për fatet e luftës. Detyra për furnizim ishte një punë që populli e kreu me zemër, sepse ishte i ndërgjegjshëm se po i ushqente bijtë e vet, ata që kishin dalë malit për t'ia shkurtuar atij vuajtjet. Shembull për këtë është edhe Ibrahimi si bir i popullit të thjeshtë. Ai për asnjë çast nuk u përkul përpara vështirësive të luftës. Ai çdo herë gjeti shtigje për ta dërguar bukën tek llogoret e ushtarëve. Për të nuk kishte bllokadë as pengesë. Ibrahimi sfidoi prapavijat e armikut duke zbatuar një taktikë shumë të zhdërvjelltë të luftës popullore, duke gjetur përkrahjen e popullit në përpjekjet e tij për furnizimin e prapavijave të luftës sonë. Është meritë edhe e Ibrahimit që fshati i tij ishte shndërruar në një prapavijë të plotë të luftës çlirimtare kundër pushtuesit në çdo kuptim të saj: nëpërmes këtij fshati ka kaluar edhe popullata e zhvendosur edhe furnizimet por edhe njësitet ilegale të UÇK-së. Ibrahim Shabani është një figurë e pamposhtur e moralit të lartë patriotik, një simbol i njeriut të paepur në hapjen e shtigjeve të lirisë, një njeriu që s'njeh përkulje përpara armikut. Më 29 dhjetor 1998, kur Ibrahimi po dërgonte një ngarkesë në malet e Jezercit, në fshatin Llojza atij i kishin vënë pritën me ç'rast bie në krye të detyrës. Ishte kjo koha e operacioneve në shkallë Kosove që kishte ndërmarrë okupatori serb për mposhtjen e kryengritjes, e cila gjithsesi përfundoi pa sukses. Pjesë e kësaj qëndrese të popullit tonë padyshim është edhe Ibrahim Shabani, i cili me shembullin e tij do të jetë udhërrëfyes i brezave për çlirimin e plotë të atdheut tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 EmptySat Nov 10, 2007 12:52 am

R. Merturi


Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Deshmor11


Ilir Rexhep Merturi lindi më 6 shtator të vitit 1970,ishte fëmiu i parë në radhën e pesë vëllezërve dhe tri motrave të Rexhep dhe Syzanë Mërturit shkollën fillore e kreu në fshatin Qëndresë (ish-Gllarevë), ndërsa shkollën e mesme e filloi në Gjakovë dhe e mbaroi në gjimnazin “Skënderbeu” të Drenasit.
Pasi e kryen shkollën e mesme, Ilirit i arrin ftesa për të shkuar në shërbimin ushtarak në armatën jugosllave, në Bileqe të Bosnjës. Gjatë këtij shërbimi, atje ai kishte mbaruar kursin për officer rezervë.
Eprorët e tij në kazermën e Bileqes kishin bërë përpjekje për ta detyruar të dëshmojë rrejshëm kundër kapitenit Rexhep Rexhepi nga Ferizaj, i cili po ashtu shërbente në të njëjtën kazermë dhe ishte shumë i afërt me ushtarët bashkëkombas. Pasi kishte dëgjuar për këtë shantazh, babai i Ilirit, mësuesi Rexhep Mërturi e viziton të birin dhe bisedon me oficerët serbë, duke kërkuar nga ata që të mos e përdornin djalin e tij për qëllimet e tyre të liga.
Për ta ndihmuar familjen dhjetëanëtarëshe, babai i Ilirit, Rexhepi, detyrohet të emigrojë në Gjermani, për të siguruar ekzistencën për familjen e tij. Ndërkohë, familja e tij ishte zhvendosur nga fshati Gjurgjevik i Madh në qytezën e Klinës.
Pasi kishte kuptuar se djali i tij i madh, Iliri, iu kishte bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Mërturi, edhe pse kishte leje qëndrimi dhe punë në Gjermani, e lë punën dhe kthehet në Kosovë, me qëllim që ai të përkujdesej për familjen.
Në fillim të muajit qershor të vitit 1998, Iliri iu bashkohet luftëtarëve çlirimtarë në fshatin Sferkë e Gashit të Klinës. Duke qenë se kishte përgatitje ushtarake, eprorët e UÇK-së e sistemojnë në radhët e komandës të njësiteve që vepronin në fshatrat Mrasor, Ponorc dhe Llapçevë.
Në atë kohë lufta po zgjerohej me ritme të shpejta, ndërsa rinia vullnetare kërkonte armë dhe municion, Iliri, së bashku me dhjetëra luftëtarë të tjerë, në fund të qershorit të vitit 1998, niset për në Shqipëri me qëllim të furnizimit më armë dhe paisje ushtarake. Pas një kohe të shkurtër, kthehet nga rruga, me armatim dhe municion.
Me rastin e fillimit të ofensivës serbe të shtatorit të vitit 1998, që kishte përfshirë të gjitha fshatrat e komunës së Klinës e më gjerë, Ilir Mërturi ishte në krye të detyrës ushtarake në radhën e luftëtarëve të vijës së parë të frontit.
Ka marrë pjesë në luftimet që janë zhvilluar në Gremnik të Klinës kundër forcave serbe më 4 korrik të vitit 1998. Po ashtu më 3 shtator të atij viti, ka marrë pjesë në vijën e frontit në Gremnik, Çupevë, Volljakë dhe Dush, ka treguar guxim, zhdërvjelltësi dhe taktikë ushtarake.
Në tetor të po atij viti, me rastin e ristrukturimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai emërohet komandant i togës për intervenim të shpejtë. Së bashku me luftëtarët e tij ai i mbron pozicionet në distancë 200 deri në 300 metra përballë forcave serbe, thotë komandanti i Kompanisë së Parë të Batalionit të Katërt të UÇK-së në Sferkë të Gashit, eprori Fadil Gashi. Asokohe kishte kontakt me Mujë Krasniqin, Skënder Rexhepin, Isë Krasniqin dhe shumë komandantë e luftëtarë të tjerë të njohur.
Duke qenë i dëshmuar në luftime kundër armikut dhe i sprovuar në artin ushtarak, në frontet e luftës çlirimtare, Iliri bëhet njëri ndër luftëtarët më të dalluar të zonës në të cilën operonte.
Në janar të vitit 1999, në të gjitha zonat e luftës kishte filluar përgatitja për t’u ballafaquar me ofensiva të reja që po ndërmerrte pushtuesi serb. Duke qenë se pikat luftarake duheshin furnizuar me armë dhe me municion, Iliri sërish niset për në Shqipëri. Radhët e luftëtarëve, që atë kohë shkonin për armatim, nuk kishin të ndalur, edhe pse pak kohë më parë, në Gorozhup të Hasit kishin rënë 36 dëshmorë në krye me komandant Mujë Krasniqin, të cilët po sillnin armatim nga Shqipëria.
Ilir Mërturi iu kishte bashkuar radhëve të komandant Agim Zenelit nga Shqiponja e Dushkajës. Njësitet çlirimtare që po depërtonin drejt kufirit, ishin vënë në shënjestër të makinerisë kriminale serbe, të ndihmuar edhe nga disa bashkëpunëtorë shqipfolës dhe më 28 janar të vitit 1999 bien në pritë. Në ballë të luftëtarëve ishin Agim Zeneli, Ilir Mërturi e çlirimtarë të tjerë.
Ata arrijnë ta çajnë rrethimin në pritën e parë, të cilën e kishin zënë forcat armike në fshatin Bishtazhin. Ishin vënë në mbrojtje të një grupi të plagosurish rëndë, që duhej t’i depërtonin për shërim në Shqipëri. Pas pak ata nisen në drejtim të fshatit Goden, ku po ashtu hetohen dhe sulmohen nga pritat që i kishin vendosur kudo forcat ushtarake e policore serbe.
Prita e tretë ishte vendosur pranë urës në fshatin Rogovë e Hasit, me ç’rast luftëtarët e lirisë, pasi hetohen nga policët e postbllokut serb ndiqen dhe sulmohen nga të gjitha anët. Në mëngjesin e hershëm të 29 janarit, çlirimtarët kishin bërë përpjekje për ta çarë edhe këtë pritë të armikut, por breshëria e zjarrit të forcave okupatore ishte fatale, meqë të gjithë ishin marrë në shënjestër dhe ishin goditur në një ngushticë, ku duhej të kalonin.
Në altarin e atdheut, në mesin e 16 dëshmorëve dhe tetë martirëve, bie edhe Ilir Mërturi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 EmptySat Nov 10, 2007 12:53 am

Safet Imer Gjinovci



Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Deshmor12


Safet Imer Gjinovci lindi më 20 janar 1968 në fshatin Makërmal, komuna e Skënderajt. Babai Imeri dhe nëna Sala kishin shtatë fëmijë: katër djem dhe tri vajza. Safeti ishte fëmija më i vogël ndër vëllezërit dhe motrat. Shkollën fillore e kreu në Makërmal dhe Tërstenik, ndërsa shkollën e mesme në Skënderaj. Shërbimin ushtarak e kreu në Sombor. Emigron në Zvicër ku punoi në një fabrikë qumështi nga viti 1990 deri më 1999. Gjatë qëndrimit në Zvicër kishte ndihmuar financiarisht fshatin në meremetimin e shkollës, rrugës etj. Gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1998, policia serbe ia burgosi vëllanë, Ahmetin, avokat. Po ashtu, vëllai tjetër, Izeti, pjesëtar i UÇK-së në Brigadën 113, përveç që luftoi përballë armikut serb, shkoi në Shqipëri për furnizim me armë. Gjendja e vështirë në Kosovë, bëri që Safet Gjinovci t’i përgjigjet ftesës për mobilizim në luftë për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb. Në mars të vitit 1999 nga Zvicra vjen në Shqipëri, ku pas disa javësh stërvitjeje në kazermën e Kalimashit, dërgohet në radhët e Brigadës 138”Agim Ramadani” në Koshare. Është kjo dita e 15 prillit 1999 kur sistemohet në këtë Brigadë si komandant togu. Luftoi në rajonin e gjerë të Koshares kundër forcave pushtuese serbe. Përkushtimi i tij bëri që të emërohet komandant i togut të dytë në kuadër të Kompanisë së Dytë të B3K në drejtimin e Shkozës përkatësisht drejtimi 555, ku udhëhiqte efektivin prej 31 ushtarësh. Në këtë kohë sulmet e forcave serbe ishin të njëpasnjëshme me qëllim të rimarrjes së pozicioneve të tyre. Nën drejtimin e Safet Gjinovcit, te Rrasa e Koshares, skuadra e tij qëndroi për pesë ditë me radhë, në pozicione, ballë për ballë me forcat serbe që çdo ditë sulmonin, dhe këtë nga data 24-29 prill 1999. Ndërsa, më 18 maj 1999 në rajonin e tij të mbrojtjes, sulmojnë forcat e armikut me zjarr të fuqishëm, duke i shkaktuar dëme në njerëz. Dëshmori Safet Gjinovci shkoi për t’iu dhënë ndihmë shokëve, Fitush Kukajt dhe Burim Grajçevcit, të cilët po ashtu u vranë në këtë betejë. Me këtë rast Safeti u plagos rëndë nga predha e artilerisë serbe. Iu dha ndihma e parë, e dërguan në bazën ushtarake të Brigadës në Padesh, ku nga plagët vdes. Varrimi i tij u bë në Varrezat e Dëshmorëve në Bajram Curr.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 EmptySat Nov 10, 2007 12:54 am

Bekim L. Thaçi



Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Deshmor13


Bekim Lutfi Thaçi u lind më 16.06.1968 në fshatin Reti të Rahovecit,rrjedh nga një familje me traditë patriotike. Shkollën fillore dhe atë të mesme të mjeksisë drejtimi i farmacisë e ka kryer në Prizren.Bekimi si shumë të rinjë të tjerë Kosovarë të ndjekur nga pushtuesi serb, detyrohet që më 1995 të marrë rrugën e mërgimit.
Në fund të tetorit të vitit 1997,kur dhuna e policisë dhe e ushtrisë barbare serbe po shkaktonte vrasje e masakra të papara jo vetëm në Drenicë, por në çdo kënd të Kosovës,Bekimin, i cili gjendej në atë kohë në Felbah afër Shtutgartit të Gjermanisë, kushtrimi i atdheut e thërret që të kthehet në Kosovë për t'iu gjetur sa më afër plagëve të atdheut dhe për t'iu bashkangjitur djemëve të lirisë.Brenda një kohe të shkurtër ,ai bie në kontakt me celulat e para të UÇK-së, nëpërmjet dajës së tij me pseudonimin "Mësuesi".Përveç detyrave tjera të organizimit, Bekimi mbasi njihte punën angazhohet si teknik medicinal dhe furnizues me barëra në radhët e celulave të para të UÇK-së.Detyrë të cilën e kryen me ndjenjen e përgjegjës më të madhe.
Në mars të vitit 1999 kur okupatori serb me dhunë e largoi popullatën nga trojet e veta stërgjyshore, Bekimi që ditën e parë të daljes së tij me një pjesë të familjes në Kukës të Shqipërisë i bashkangjitet radhëve të UÇK-së, pas disa ditë qëndrimi në Kukës,ai shkon me shokë në Qendrën Stërvitore të ushtarëve të rinj në Kalimash,por mbasi veç ishte i përgaditur në përdorimin e armatimit, pas disa ditësh shkon në malet e Koshares, ku merr pjes në shumë aksione të armatosura.Të udhëhequr nga komandant "Bjeshka" vazhdojnë luftën me sukses për të depërtuar në thellësi të Kosovës.
Më 26 prill 1999,gjatë një beteje të ashpër me ushtrinë serbe, Bekim Thaçi së bashku me shokun e tij Fetah Sulejmanin bien heroikisht në vijën e parë të frontit, në vendin e quajtur "Rrasa e Zogut" në Koshare,aty ku u thye kufiri i ndarjes së kombit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 EmptySat Nov 10, 2007 12:56 am

Feim F. Morina



Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Deshmor14


Feim Faik Morina u lind në fshatin Samadraxhë të Suharekës,më 19.08.1966,rrjedh nga një familje e varfër fshatare,por me traditë patriotike.Të ndjekur,burgosur e të persekutuar vazhdimisht nga pushtuesi serb. Feimi si nxënës i shkollës së mesme në vitin '82-'83 ndihmonte organizatat ilegale,në shpërndarjen e materialeve propagandistike,të cilat vepronin në mënyrë të organizuar atë botë.
Me themelimin e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës,fillimisht angazhohet si simpatizant në shpërndarjen e trakteve dhe të gazetës "Çlirimi",mirpo në fillet e kryengritjes së armatosur,i'u bashkua njësiteve luftarake të LKÇK-së si anëtar i saj dhe më vonë atyre te UÇK-së,pas marrëveshjes së arritur nga këto dy palë. Feimi mbasi njihte mjaftë probleme ushtarake, gjatë aktivitetit të tij në formacionin "ÇELIKU 50" që vepronte në fshatrat e rrethit të Suharekës me qendër në Doberdelan , u morrë kryesisht me stërvitjen e vullnetarve liridashës,si në aspektin taktiko-fizik gjithashtu edhe në përdorimin e llojeve të ndryshme të armëve. Pasi u dëshmua në kryrjen e këtyre detyrave,dhe me rregullimin e niveleve komanduese nga komanda e Brigadës 123 , e cila u konsolidua në qershor të vitit 1998, Feimi u caktua në detyrën e komandantit të togut në kompaninë e dytë.
Domosdoshmëria për tu paisur me armatim edhe më të mirë ,që ti bëhet ballë më lehtë armikut serb, si njohës i mirë i llojeve të armëve që ishte Feimi caktohet nga komanda e brigadës edhe në detyrën e furnizuesit me armë,së bashku me një grup ushtarësh nga fshati Samadraxhë të cilët arrijnë në bazën e UÇK-së në fshatin Hoxhaj të Tropojës, ku dhe bie heroikisht në krye të detyrës më 10.07.1998 në pusinë e organizuar nga një grup agjentësh kriminel të pushtuesit serb.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 EmptySat Nov 10, 2007 1:01 am

Monumenti i Pavarsisë në Vlorë



Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Foto1
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 EmptySat Nov 10, 2007 1:03 am

Monumenti i Skënderbeut në Krujë





Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Foto2
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bashkimi i trojeve shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 14Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 9 ... 14  Next
 Similar topics
-
» Bashkimi i trojeve shqiptare
» Hartet Trojeve Shqiptare
» Lidhja e Prizrenit
» Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare
» Dede Gjo Luli, mbrojtesi fisnik i trojeve Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: