Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Bashkimi i trojeve shqiptare

Shko poshtë 
+51
Fjona
Loti
njonidrenica
Argent
I_heshtur
paioni
MUHAMETII
baba
voglushja
MARY
TRIBUNI
eri M
naqeta
USHTARILIRIS
xhavo_
Nezir Myrta
Ballistet
Zogisti_Legalist
petritkola
Ago Muji
Ani
STUPCAT
Urata
E_Bukura
Euridika
zeriatdheut
Tetovari
NetSerseri
Aquila
flaka
Kosovarja
Niki
Riki30
Ramiz
dibranja
drenusha
shpendi
azzurra
besa-bese
tom sojer
ss1
genta
renan
perparimi
Anna
Sy kaltri
Leka i Madh
Beton
fatlum
shaban cakolli
Sofra
55 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 9 ... 14  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 EmptySat Nov 10, 2007 1:10 am

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Jusufiportret
Jusuf Gërvalla
Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Bashkiminr_1janar1981

Gazeta “Bashkimi” qe eshte botuar nga Ibrahim Kelmendi dhe Jusuf Gervalla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 EmptySat Nov 10, 2007 1:18 am

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Demonstrategjenevelrshj1983

Demonstratë para selisë së OKB-së në Gjenevë (1983)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 EmptySat Nov 10, 2007 1:19 am

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Singlagervalla
_____________________________________________________________________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 EmptySat Nov 10, 2007 1:22 am

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Demonstrastforotegervalles
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 EmptySat Nov 10, 2007 1:26 am

ARISTIDH KOLIA DHE ANASTAS KULLURIOTI
"Ju lutem mos ushqeni asnjë iluzion. Mua më vranë dhe kështu kanë vepruar edhe me dy kryetarët tjerë të Shoqatës së Shqiptarëve "Marko Boçari", të cilët vdiqën, edhe këta, nga "leuçemia". Këto fjalë ua kam thënë edhe miqve të tjerë të mij"...
- Fjalët e arvanitasit të madh, Aristidh P. Kolia, në shtratin e vdekjes.


Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Kola

Vepra e Aristidh Kolias dhe thënia a Anastas Kulluriotit* përkitazi me një shkrim të dy grekëve Leonidha Embirikos dhe Lambros Balciotis në shtypin grek dhe shqiptar.
Personaliteti i madh arvanitas Aristidh Kola vdiq në mënyrë enigmatike, siç cilëson ende pas pesë vjetësh shtypi shqiptar, por e thënë hapur e vranë ultranacionalistët grekë siç janë vrarë edhe arvanitas të tjerë të shquar në histori, duke filluar me Gjergj Karaiskaqin në fushë të luftës, me Teodor Kollokotronin (Bithguri) në burgjet ku u përplas heroi kombëtar nga hierarkët grekë të fanatizmit nacionalist, e vite me pas me të zjarrtin arvanitas të Salaminës, gazetarin Anastas Kullurioti e të tjerë, krime të cilat historia i mban akoma në skutat e fshehta e të errta të arkivave greke, mbase për të mos u hapur kurrë.
Ky fillim shekulli kishte ruajtur të njëjtin fat edhe për ish presidentin e Arvanitasve të Greqisë, historianin e studiuesin Aristidh Kola, për të treguar kështu, se edhe në kushtet e zhvillimeve moderne Greqia, që e quan vehten pjestare të asaj bote të ndritur e të kulturuar, që quhet Bashkim Europian, mjerisht vazhdon ende qëndrimin e paprinciptë të një shteti arrogant, që nuk njeh asnjë të drejtë për minoritetet, për t’u shkolluar e ruajtur traditat e kulturën e tyre. Traditat e kulturat e minoriteteve përbëjnë sot vlera për çdo lloj shoqërie në shtetet e zhvilluara demokratike, por natyrisht jo në Greqinë e mentalitetit mesjetar e bizantin, të cilët mjerisht kanë harruar se ishin vetë grekët, ata që urreheshin dhe përsekutoheshin si popull nga jerarkët bizantinë. Grekët e sotëm, ndërkohë që përdorin të tërë makinacionet e stilit bizantin për t'u mohuar të drejtat minoriteteve, çuditërisht, i kanë si idhujt e tyre të admirueshëm shtypësit e tyre të dikurshëm. Të kthesh në idhull xhelatin tënd që të ka dhunuar, përzënë e shfarosur, është një paradoks i çuditshëm që vetëm në Ballkan mund të ndodh.
Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Kolia
Artisti Kadri Roshi dhe Aristidh Kola në Athinë me 11 dhjetor 1997
Foto nga Dritan Haxhia
Kemi shënuar që në shkrimin “Vrasja e dytë e Aristidh Kolës”, botuar ne gazeten “Dielli”, New York 2000, se me vrasjen fizike të studiuesit e udhëheqësit arvanitas Aristidh Kola, nuk qe e mbaruar puna e megaloidhesë shoveniste, e mohuesve të lirisë e të drejtave të arvanitasve për gjuhën e kulturën e vet, se edhe më tej do të vazhdonin të vrisnin pak e nga pak idealin e ndritur të Anastas Kulluriotit dhe Aristidh Kolës.
Nuk do të shkonin veç dy vite pas tragjedise se Aristidh Koles, që në shtypin grek, e më pas përkthyer edhe në shtypin shqiptar, të shfaqej një shkrim i dy autoreve grekë Leonidha Embirikos dhe Lambros Balciotis me titull: “Grekët dhe shqiptarët në shekullin e 19-të dhe 20-të”, i cili që në krye e deklaron thuajse hapur qellimin e platformën e vet kur thotë se “është absurd e qesharak pretendimi i emigrantëve shqiptarë në Greqi se Aristidh Kolën e helmoi shteti grek”.
Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Kolia1
Miq arbëreshë të Italisë me Aristidh Kolian në zyrën
e revistës “Arvanon”, Gusht 1998
Zotërinjtë në fjalë, që tashmë në shtyp, na hiqen si ish miq të afërt të Aristidh Kolës duke shprehur nje keqardhje hipokrite për vdekjen( jo vrasjen) e tij, jo pa qëllim përpiqen të konfondojnë faktin se askush prej miqëve të tij të vërtetë qofshin shqiptarë apo grekë, nuk kanë thënë me parë e as nuk e thonë tani se shteti grek është drejt për së drejti vrasës i Aristidh Kolës, përkundrazi është thënë fillimisht prej vetë Aristidh Kolës në shtratin e vdekjes dhe më pas prej miqëve të tij se, vrasës janë qarqe të caktuara shoveniste, që gjithësësi kanë të drejtë të shfaqen në forma legale sepse kanë përkrahjen idirekte a direkte, jo vetëm nga shteti por edhe nga mediat ultranacionaliste dhe klima raciste që ekziston masivisht në shoqërinë greke.
Zotërinjtë Leonidha Embirikos dhe Lambros Balciotis nuk marrin fare në konsideratë faktin se dënimi me vdekje i Aristidh Kolës është shpallur publikisht para se të ekzekutohej fshehtësisht, pra të gjithë e parandjenin atë që do të ndodhte. Nuk marrin në konsideratë bisedën në një rubrikë televizive direkte transmetuar në Athinë më 1999, kur tërë të pranishmit në një kor shovenist e racist( intelektualë grekë këto!!!) të dirigjuar nga komunistja shtërpë Liana Kaneli, shanin e mallkonin pa pikë kulture e etike dhe u hodhën si të tërbuar kundër Aristidh Kolës që gjithësesi i qëndroi me dinjitet kësaj lukunie cakejsh si te kishin dale nga shpellat e mesjetes, e qe nuk jane pa pergjegjesi me pergatitjen e klimes per vrasjen e Aristidh Koles. Sulmeve te pacipa deri ne masmedia publike, shkrimtari arvanitas i priti me gjakftohtesi, pa acarime, me nje kulture qe i shkonte per shtat emrit te tij si shkrimtar e studiues i shquar, veprat e te cilit kishin perhapje te gjere dhe ribotoheshin shume here. Ja si shkruan ne revisten e tij duke ju referuar ketij incidenti te turpshem te masmedias greke:

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Kolia2

Aristidh P. Kolia. Foto nga revista “Ritmi i Salaminës” Greqi
"Shumë miq më telefonuan për të shprehur indinjatën për baltën që hodhi mbi mua zonja Liana Kaneli, gjatë emisionit televiziv në "Skaj" 5 Maj 1999, dhe më pyetën perse e përballova me qetësi , kur duhej të kundërsulmoja...
Miqt e mi mos u merzisni e mos u hidhëroni për këtë, sepse "e drejta del, vjen kur ti vije ora"...
E kam dashur dhe e dua vendin tim por dashuria ime nuk është me fjalë por me veprat e mija të cilat do të kujtohen kur balta e zonjës…Kaneli të kalojë në harresen e shekullit. Kam preferuar gjithmonë të shkoj kundra rrymës e jo të shkoj nga shkon rryma dhe fryjnë erërat .Nuk jam lëpirë e nuk kam puthur kurrë këmbët e përmjera dhe për këtë e paguaj shtrenjtë dhe në mënyrë të përditëshme me nderin e dinjitetin dhe lirinë time..."


Por gjithesesi zemra e madhe e Aristidh Kola e dinte se sa shqetesim e sa deme i sillnin me krijimtari, sa tundime madje edhe ne rrethin familjar, sepse presioni i opinjonit shoqeror binte edhe mbi familjen e tij, mbi te afermit e miqt.
Nuk marrin në konsideratë faktin se banditët kapsalistë kishin shkruar nëpër muret e Athinës “Vdekje Aristidh Kolës”, apo “Tradhëtari Kolia në litar”, për faktin se Aristidh Kola denonconte gjenocidin sërb ndaj shqiptarëve të Kosovës në librin e tij “Greqia në grackën e serbëve të Millosheviçit” . Këto gjëra për këto dy zotërinjë nuk ekzistojnë. Nuk ekziston as fakti se zyrat e Aristidh Kolës në rrugën “Filipidu” të Athinës kanë patur një bombardim intensiv me rreze radioakative, sa ndoshta edhe sot, pesë vjet pas vdekjes së tij, do të kenë mbetur ende gjurmë. Përpara se zotërinjtë grekë, pseudo miq të arvanitasit të madh, të mohojnë me një të rënë të lapsit plot të verteta mbi çfarë po ndodh me arvanitasit në Greqi apo të mohojnë çfarë të tjerët besojnë se tragjikisht e mizorisht ka ndodhur le ti kërkojnë organeve të specializuara t’i bëjnë një hetim studios së Aristidh Kolës, që tashmë familjarët e tij, me të drejtë e kanë kthyer në rezidencën e vet për t’ju shmangur sa të jetë e mundur manipulimit të fakteve që ënde mund të kenë mbetur diku në suvatë e mureve e qe neser mund te flasin. E për më tepër këta dy zotërinjë që duan të mbrojnë dinjitetin e shtetit grek, le ti kërkojnë këtij shteti apo organeve të specializuara të Bashkimit Europian mundësi që t’i bëjnë analizë kockave në varr të Aristidh Kolës, nëse kanë apo nuk kanë ende gjurmë radioaktive qe te çojne fatalisht drejte leuçemise. Mbase kështu do ta lehtësojnë shtetin dhe opinionin mediatik të mbarsur me shovenizëm prej peshës së fajit e të krimit të përbashkët të mbarë shoqërisë greke jo vetëm ndaj Aristidh Kolës por ndaj mbarë arvanitasve që nuk janë pak por mbi një milion, paçka se shifrat e verteta fshihen po nga ky shtet i "pafajshëm" sipas tyre.
Gjithmonë kur do të shkatrrosh një njëri, mënyra më e mirë është të hiqesh si mik, e këtë dy zotërinjtë grekë Embirikos dhe Balciotis e dinë më mirë se kushdo në botë sepse janë grekë dhe kanë lidhje jo vetëm shpirtërore por dhe gjeneze me Kalin e Trojës.
Zotërinjtë e tyre arrijë deri atje sa stilin grek të eleminimit fizik të njerëzve "të padëshërueshëm" ta vënë në dyshim madje deri dhe në rastin flagrant të Anastas Kulloriotit, duke shkruar në artikullin e tyre se ai ishte mbase një rast “i mundshëm në dhjetvjeçarin 1880”. Pra grekët bashkohorë, tashmë të europianizuar!!! ngjarjen reale e bëjnë të dyshueshme ( mbase) ndersa rastin e dyshueshem e bëjnë të paqënë duke shtuar se këto janë më shumë vartësi të ideologjive të shkuara madje edhe atyre të shekullit të 19-të, të cilat, gjithnjë sipas dyshës greke Embirikos dhe Balciotis, “torturojnë” edhe sot shoqërinë shqiptare dhe shkencen e historisë.
Këta dy zotërinjë antishqiptarë, çfarë nënkupton dhe antiarvanitas më kot hiqen si ish miq të Aristidh Kolës me të cilin, siç thonë, që në të gjallë kishin patur divurgjenca sa i përket vlerësimeve të historisë.Duket hapur qellimi i tyre që në krye të shkrimit, ndaj të gjitha rrokanisjet e tjera gjoja shkencore për mardhëniet shqiptaro-greke në histori janë vetëm një kontorno e stilit grek të helmit në kafe ku përpara Aristidh Kolës mund të radhitët një plejadë herojsh duke nisur , siç më pare permendem, me kryeheroin Teodor Kollokotronin e plot të tjerë.
Por gjithësësi të vinë punët e gjithësësi të spërdridhën grekët e politikës dhe diplomacisë së pa principtë, arvanitët, arbërëshët e Greqisë, të stëres dhe të ishujve, kurrë nuk mund ta harrojnë amanetin e të pavdekshmit Anastas Kullurioti, që nga Salamina e betejave navale arvanitase, ngrinte zërin e tij: "Kombet nuk janë insekte, që mund të heqin dorë dhe të braktisin aq kollaj kombësinë, gjuhën zakonet dhe traditat e tyre si gjarpërinjtë që ndërrojnë lëkurën, të mohojnë etërit, mëmëdheun dhe fisnikërinë e tij, traditat e trimërisë së vet, është anakronizëm dhe e padëgjuar, që në historinë e kombeve të gjëjmë një popull aq haram dhe indiferent ndaj vetvetes".
Kështu tha në të gjallë të tij Anastas Kullorioti dhe nga këto mësime u udhëhoq në të gjallë të tij Aristidh Kola për zgjimin e ndergjegjësimin së mbi një milion arvanitasve të Greqisë, prandaj që të dy i vranë. I vranë se guxuan.I vranë se mbrojtën të vërteten. Edhe mësuesin edhe dishepullin e vazhduesin e veprës së tij.
Tashmë hienat e shovenizmit grek po i pervishën ethshëm veprave të tyre.Por këtu e kanë të vështirë. Tepër të vështirë. Dhe, në këtë rast, per mjerimin e tyre, nuk u bëjnë punë as helmi në kafe e as rrezet radioaktive, por as dhe haluçacionet e pseudostudiuesve, që nën petkun e “mikut” të martirëve, marrin nën mbrojtje mbrapshtitë e shekujve.
* Anastas Kullurioti, sipas te dhenave te Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, ka lindur në vitin 1820. Ishte arvanitas i ishullit të Salaminës. Në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit botoi gazetën “I foni tis Alvanias”( Zëri i Shqipërisë). Botoi abetare shqipe, si dhe broshura të ndryshme për çeshtjen shqiptare “Ankimet e shqiptarëve”. Mbrojti çeshtjen shqiptare dhe të drejtat e arvanitasve për gjuhë, kulturë e dije bashkë me kolegun e tij arvanitas të shquar Panajot Kupidorin ( 1821-1881)
Në verë 1883 bëri një udhëtim në Shqipëri, por nuk qëndroi gjatë për shkak të nderhyrjeve të konsullatës greke pranë autoriteteve osmane të Gjirokastrës të cilat e dëbuan nga Shqipëria. Luftoi hapur kundër Megali Idhesë greke që punonte në dëm të çeshtjes shqiptare, për çfarë fitoi armiqësinë dhe më pas vdekjen prej qarqeve ultrashoveniste të cilat e helmuan në vitin 1887.
Anastas Kullurioti është figura më e ndritur e arvanitasve në vitet 1880, ndaj të cilit edhe sot e kësaj dite në Greqi mbahet një qëndrim mohues duke u perpjekur që arvanitasit të mos ndikohen prej ideve të tij iluministe si për shqiptarët në brigjet e adriatikut dhe Jonit po ashtu dhe arvanitasit anë e mbanë Greqisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 EmptySat Nov 10, 2007 1:29 am

HEROI I SHQETËSIMEVE ATDHETARE E KULTURORE

(MARKO BOÇARI 1790-1823)
Hartuesi i fjalorit të parë dy gjuhësh Greqisht-Shqip

Ngrehu Marko trimëria
ngrehu të thërret Greqia
të vijë Marko Shqipëria!

Më i lavdishmi i farës suliote të Boçarëve, Marko Boçari lindi në Sul të Janinës më 1790 në një familje të dëgjuar që kishin dalë shumë burra trima si Kiço Boçari, Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i revolucionit të 1821, Noti Boçari.
Marko Boçari përveç bëmave të tij trimërore dhe burrërore dhe bukurisë, na la trashëgim edhe një vepër. Është fjala për të famshim “Fjalori dy gjuhësh greko-shqip”.
Babai i Markos, Kiço Gj. Boçari u martua tre herë dhe kishte 18 fëmijë, pesë prej tyre i vdiqën të vegjël. Nga martesa e parë me Krisulla Papazotin kishte Janin, Lena, Maria, Anastasin dhe Markon.
Kiço Gj. Boçari u vra më 1813, në Artë nga Gjoko Bakola. Në vitet e kryengritjes së 1821, Marko Boçari i dha duart dhe u përqafua për të mirën e përbashkët me Gjoko Bakola duke i falur gjakun e babait.
Sipas të dhënave banorët e parë që u ngulën në Sul ishin ushtarët e Skënderbeut.
Mbas vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeg, rreth 200 luftëtarë arvanitë(shqiptarë) me familjet e tyre, si fisi Boçari, Xhavelasit etj, formuan krahinën e Sulit dhe luftonin kundra turqëve për lirinë e gjuhës dhe të drejtën fetare.
Më vonë Suli u zgjerua si krahinë dhe u popullua nga shqiptar ortodoksë çamër, që për t’i shpëtuar skllavërisë osmane turke, u shpërngulën nga fshatrat e tyre të Çamërisë rreth viteve 1500 dhe u vendosën në Sul të Janinës, që krijuan fshatra të rinjë me emra shqiptar. Që suliotët janë çamër këtë na e deklaron anglezi V.M. Lik ‘’Suliotët janë një farë e Çamërisë, njëra prej katër degëve të Shqipërisë”.
Ndërsa studiuesi Ciapolini shkruan- ‘’Suliotët nuk dinin fare greqisht, gjuha që ata përdornin është, shqipja e dialektit të Çamërisë”.
Një pjesë e popullatës së Sulit pasi u nënshtruan Ali Pash Tepelenës u dërguan për dënim në ishullin e Korfuzit dhe ishujt e tjerë për rreth.
Ndërsa mbas vdekjes së Ali Pash Tepelenës shumica e popullatës së krahinës së Sulit për ti shpëtuar vrasjeve nga turqit e Sulltanit, morrën drejtimin për në malin e Shenjtë të Tomorrit duke u vendosur afër qytetit të sotëm të Gramshit dhe formuan krahinën e Sulovës me fshatrat, Shën Mëri, Shën Mitri, Dardhzezë, Sulki, Dushkë, Kushov, Janç, Tunjë etj.
Sulioti Marko Boçari nuk ishte vetëm një nga heronjtë shqiptarë më i rrëndësishëm të revolucionit grek të 1821, i njohur për aftësitë ushtarake dhe guximin e tij, por edhe për dëshirën e madhe për shkrimin dhe edukimin.
Markoja bashkë me Odise Andruçon dhe Gjeorgjio Karaiskaqin u edukuan në oborrin e Ali Pash Tepelenës në artin ushtarak, politik dhe zgjuarsisë.
Markoja ndihmoi Ali Pash Tepelenën në rrethimin e Janinës prej turqëve të Sulltanit dhe mandej, pas rënies së Ali Pashait, vazhdoi betejat e tij në Rumeli me qendër Mesollogjin.
Ëndrra e Markos ishte që të edukonte suliotët shqiptar që të dilnin nga gjëndja e luftëtarit të pamësuar që luftonte pandërprerë, pa një ardhëme, të jetojë paqësisht në një shoqëri të lirë e të drejtë. Markoja ndërkohë shqetësohej se mos edukimi mësimor çon në humbjen e disa tipareve të njohura cilësore që e bënin arvanitasin suliot një figurë popullore të veçantë, që edhe brenda mos shkollimit, varfërisë dhe kushteve më të vështira të jetesës, ngjallte adhurim.
‘’Dua të shkollohesh, i shkruante në letër, djalit të tij Dhimitrit, që gjendej në Ankona të Italisë, por veç kësaj dua të brumosesh me traditat suljote, të mbetesh përherë suljot siç ka mbetur tata i yt”.
Në atë perjudhë të ndryshimeve të shënuara në Ballkan dhe në Europë, dukej qartë se virtyti liridashës dhe shpata arvanite nuk ishin të mjaftueshme që të arrihej një jetë më e mirë, një shoqëri më e bukur. Nevojitej edukimi dhe arsimi i popullit dhe kjo nevojë kishte krijuar ankth tek arvanitasit e pasrevolucionit të 1821, që parapëlqenin të shisnin çdo lloj pasurie, me qëllim ‘’të mësojë fëmija i tyre”.
Dhe sigurisht, në atë perjudhë kur thoshim ‘’shkrim e këndim” kuptonim ‘’gjuhën e re greke” që flitej kryesisht në qytetet e Greqis së sotme.
Por është fakt, se arvanitët përbuznin mënyrën e jetesës të shoqërive të tjera, plogështinë, pabesinë, fjalët e shumta, frymën e nënshtrimit, paftyrsinë etj.
Karakteri i arvanitas është që ai të jetë kudo i pari, të tregojë përpara të gjithëve krylartësinë, trimërinë dhe mosnënshtrimin.
Dhe arvanitët e dëshironin edukimin arsimor, por pa rrezikun e tjetërsimit dhe bjerjes së vlerave tradicionale vetjake e të bashkësisë. Kësaj ia kishte frikën dhe këtë i theksonte djalit të vet Marko Boçari.
Kur gjendej i internuar në Korfuz, Markoja mësoi greqishten dhe bëri të famëshmin ‘’Fjalorin dygjuhësh të greqishtes popullore dhe arvanites së thjesht’’ 1809 që e shkruajti Markoja vetë me ndihmën e babait të tij Kiço Boçari (1754-1813), xhaxhait Noti Boçari (1759-1841) dhe vjerrit të tij Kristaq Kallogjeri nga Preveza.
Ky fjalor ishte përfundimi i nxitjes së konsullit francez Pukëvili, siç pretendonte francezi vet, përpjekje të mësojnë suljotët shqiptar greqishtë dhe të merren vesh me grekërit.
Si do që të jetë puna, faktë është se kemi të bëjmë me një hero që ka shqetësime kulturore që krijoi një vepër kulturore dhe, si rrjedhim me të drejtë Marko Boçari mundë të quhet si realizuesi i fjalorit të thjeshtë të parë greko-shqip.
Fjalori Marko Boçarit lindi si pasojë dhe e ngjarjeve që po kalonte Greqia, ku mbas lënjeve të armëve arvanitët duhet ti përshtateshin jetës civile shoqërore, që për ta ishte e vështirë.
Fjalori ka rrëndësi të veçantë se shpreh shumë elementë të gjuhës shqipe në dialektin e çamërishtes, ky fjalor shërbeu edhe si mjet politik për të afruar shqiptarët me grekërit.
Një tjetër detyrim i lindjes së fjalorit greko-shqip ishte se, tregëtia në zona të gjera të ballkanit bëhej në gjuhën greke. Kështu që lindi nevoja e një fjalori dy gjuhësh me qëllim që arvanitët, pra shqiptarët në një farë mënyre ju detyruar që të mësonin greqisht që po fitonte terren si gjuhë e tregëtisë në ballkan.
Pasi gjuha shqipe si pasojë e ndjekëjeve të shqiptarëve nga pushtuesit e ndryshëm, u duhej që të jetonin të fshehur me shekuj të tërë në male dhe ishuj të vetmuar largë lidhjeve me popujtë e tjerë.
Kështu gjuha shqipe ngeli një gjuhë e pastër kombëtare, që flitej vetëm nga populli i saj duke ruajtur vjetërsinë dhe pastërtinë gjuhësore, por që nuk u zhvillua në shkrim apo të futeshin fjalë të reja që i përshtateshin zhvillimit shoqëror të kohës apo të njihej nga të huajt e shumtë që vizitonin ballkanin në atë kohë të pushtimit osmano turk.
Dhe heroi Marko Boçari me një vullnet dhe guxim, në moshën 19 vjeçare na solli fjalorin e parë greko-shqip me titull orgjinal ‘’Fjalori dy gjuhësh Romaiko-Arbërishtja e thjeshtë” që përbëhej nga 111 faqe, 1494 fjalë shqipe, dhe 1701 fjalë greke. Origjinali i këtij fjalori gjendet sot në muzeun Kombëtar të Parisit me kodin Supplement Grec 251 numri 244 të faqes, dhe u dhurua në maj të vitit 1819 nga konsulli Pukëvili.
Konsulli i Përgjithshëm francez në Janinë Pukëvili duke studjuar fjalorin e Marko Boçarit, hartoi një fjalor të vogël frengjisht-shqip, me rreth 440 fjalë dhe origjinali i këtij fjalori gjendet në muzeun Kombëtar të Parisit.
Përpara betejës së madhe në Mesollogji, Markoja mendoi të dërgonte familjen e tij në Ankona të Italisë. Të gjithë suljotët me lotë në sy u ndanë me gratë e tyre pa folur, Markoja në ato çaste prekëse i tha gruas ‘’Në orën e lirisë dua të jemi bashkë, por në orën e betejës dua të jem vetëm” u ndanë me lotë në sy, ishte takimi i fundit.
Markoja ishte komandant i ushtrisë së Greqisë perrëndimore, kur Qeveria i dërgoi diplomën e komandantit të Përgjithshëm, lindën xhelozitë e kapedanëve të tjerë. Por Markoja këtyre xhelozive i përgjigjej me fisnikëri dhe tolerancë duke u thënë-‘’Kush është i zoti, merr nesër diplomë në betejë” Markoja ishte njeri i dashur dhe fjalë pakët.

Kjo gjuha arbërishte
është gjuhë trimërie
e fliti Admiral Miauli
Boçari dhe gjithë Suli

Më 9 gusht 1823, Marko Boçari u vra duke luftuar kundra ushtrisë së Mustafa Bushatit, shqiptar edhe ky, Pasha i Shkodrës.
Vdekja Marko Boçarit u bë e njohur në të gjithë Europën, ai i kishte shkruajtur një
letër Bajronit kur ky ishte rrugës për në Mesollogji. Poeti i madh anglez Lordi Bajron erdhi kur Marko Boçari kishte vdekur, dhe mbajti një fjalim mbi varrin e Markos i veshur me kostumin e njohur kombëta shqiptar ose arvanitas..
Pas pak kohësh turko-egjiptianët u përpoqën ta poshtrojnë varrin e Marko Boçarit, por arvanitët(shqiptarët) myslimanë u sulën kundër tyre dhe i penguan të poshtërojnë varrin e heroit. Ata e morrën trupin e Markos dhe e varrosën me nderim heroik, me një cermoni të thjeshtë.

Labëria kur dëgjoi
Se u vra Marko fajkoi
Ra në zi e ra në goj
Kënga i mbeti në goj

Në vitin 1832, me urdhër të qeverisë së atëherëshme greke, Mamurasi dhe Papakosta bllokuan dhe dogjën shtëpinë e Noti Gj. Boçari dhe të gjitha dokumentat historike të prejardhëjes të fisit të Boçarëve.
Marko Boçari vdiq, por figura e tij u bë legjendë.
Shumë historianë grekë na e deklarojnë Marko Boçarin dhe shumë heronjë të tjerë shqiptar të revolucionit të 1821, si grekë dhe jo shqiptar, duke patur parasysh që Markoja dhe të tjerë heronjë të 1821, i përkisnin fesë ortothokse. Është fatkeqësi për atë komb, kur historianët e atij kombi ngatarojnë fenë me racën.
Që Marko Boçari ishte shqiptar dhe bir shqiptari, këtë na e deklaron në vitin 1994, nipi i tij me të njëjtin emër Marko Boçari profesor në Universitetin e Kuinslendit në Australi. Kur reagonte ashpër ndaj deklaratës së një deputeti grek që mohonte kontributin shqiptar në revolucionin e 1821 dhe origjiniën shqiptare të Marko Boçari.
‘’Komentet e mia të me poshtëme kanë të bëjnë me një letër të publikuartë një ministri grek,që ka deklaruarse nuk paska shqiptar në Greqi. Duket qartë se ministri ose nuk ka dijeni çfarë ndodh aktualisht në vendin e tij, ose ka vendosur të injorojë faktet. Është fakt se në Greqika më shumë se një milion shqiptar ortodoks. Prindërit e mi nuk kanë folur kurrë greqisht me mua,por vetëm shqip, se ata ishin krenarë për origjinën e tyre shqiptare dhe fisin e tyrë shqiptar.’’

Vërej; Me fjalën Arvanitas kuptojmë Shqiptarë para krijimit të shteteve Ballkanike. Shkrimtarët Bizantik shqiptarët e sotëm i quanin Arvanitë, shkrimtarët Latinë shqiptarët e sotëm i quanin Albanë, kurse shkrimtarët osmanë dhe arabë shqiptarët i quanin Arnaut.
Pra arvanit, alban dhe arnaut është emërtimi i kombit të sotëm shqiptar.
Në Fjalorin e gjuhës greke fjala arvanit shpjegohe me origjin albanian.
Janë shfrytëzuar biblioteka e ‘’Lidhja Arvanitase e Greqis’’ dhe libri i studiuesit grek Titos Johalas ‘’Fjalori dy gjuhës greqisht-shqip i Marko Boçarit’’
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 EmptySat Nov 10, 2007 1:51 am

................


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:24 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 EmptySat Nov 10, 2007 1:53 am

...............


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:25 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 EmptySat Nov 10, 2007 1:56 am

...................


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:25 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Riki30
Admin
Admin
avatar


Male
Numri i postimeve : 2358
Age : 48
Vendi : Prishtine
Registration date : 09/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 EmptySat Nov 10, 2007 1:57 am

Besa Bese te lumte ma kishe gjet nje foto te nje shokut tim jemi rrit bashk e kam pas fqinje ka mor pjese ne betejen e Koshares po shyqyr Zotit gjall eshte akoma flm shum Besa Bese




Riki30,

bazuar ne titullin e temes sonë, une ato fotografi ku ishin te gjallet i hoqa ne perjashtim te disa perkujtimeve dhe pervjetoreve qe u bene te gjallet, megjithekete, te gjallet qe perjetuan luften e fundit jane te vetmit qe ua dine kimetin shokeve te rënë, deshmoreve te kombit tonë.

Pra ne kete rubrike ka nevojë per permiresime edhe tjera meqë ne mesin e deshmoreve kemi futur edhe jo deshmorë por qe kanë rëne ne sherbim dhe mbrojtje te atdheut .


Me respekt besa-bese
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 EmptySat Nov 10, 2007 1:59 am

.......................


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:26 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 EmptySat Nov 10, 2007 2:02 am

....................


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:26 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 EmptySat Nov 10, 2007 2:11 am

.........................


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:26 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 EmptySat Nov 10, 2007 2:13 am

....................


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:27 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 EmptySat Nov 10, 2007 9:49 pm

...........................


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:27 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 EmptySun Nov 11, 2007 12:12 am

...................


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:28 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 EmptySun Nov 11, 2007 7:40 pm

.....................


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:28 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 EmptySun Nov 11, 2007 7:48 pm

......................


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:28 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 EmptySun Nov 11, 2007 7:57 pm

,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:29 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 EmptySun Nov 11, 2007 8:11 pm

,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:29 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 EmptySun Nov 11, 2007 8:18 pm

,,,,,,,,,,,,,,,,


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:29 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 EmptySun Nov 11, 2007 8:22 pm

....................


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:30 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 EmptySun Nov 11, 2007 8:26 pm

.............


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:30 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 EmptySun Nov 11, 2007 8:38 pm

..................


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:30 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 EmptySun Nov 11, 2007 8:51 pm

................


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:31 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 5 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bashkimi i trojeve shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 14Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 9 ... 14  Next
 Similar topics
-
» Bashkimi i trojeve shqiptare
» Hartet Trojeve Shqiptare
» Lidhja e Prizrenit
» Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare
» Bashkimi ben fuqine!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: