Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Bashkimi i trojeve shqiptare

Shko poshtë 
+51
Fjona
Loti
njonidrenica
Argent
I_heshtur
paioni
MUHAMETII
baba
voglushja
MARY
TRIBUNI
eri M
naqeta
USHTARILIRIS
xhavo_
Nezir Myrta
Ballistet
Zogisti_Legalist
petritkola
Ago Muji
Ani
STUPCAT
Urata
E_Bukura
Euridika
zeriatdheut
Tetovari
NetSerseri
Aquila
flaka
Kosovarja
Niki
Riki30
Ramiz
dibranja
drenusha
shpendi
azzurra
besa-bese
tom sojer
ss1
genta
renan
perparimi
Anna
Sy kaltri
Leka i Madh
Beton
fatlum
shaban cakolli
Sofra
55 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 8 ... 14  Next
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Nov 05, 2007 11:06 am

SOT ATA PREHËN TË QETË NË TOKËN E LIRË TË KOSOVËS

Janari është muaj në të cilin figura të mëdha të kombit tonë,ranë heroikisht në ballë të detyrës së shejtë për çlirimin dhe bashkimin kombëtar.Që nga GJergj Kastrioti,Isa Boletini( i vrarë pabesisht nga shovenistët malazez) e deri më 17 janar 1982,kur UDB-ja serbosllave në Unter-grupenbach tëGjermanisë vrau atdhetarët zemërzjarrtë Jusuf e Bardhosh Gërvallen dhe Kadri Zekën.Këta trima shquheshin me punën e tyre patriotike,solidaritetin e madh vëllazëror ndaj bashkëatdhetarëve,të cilët i ndihmonin në çdo rast,shquheshin për nga intelektualiteti,në organizimine demostratave shqiptare anëekënd shteteve përendimore.Jusufi Bardhoshi dhe Kadriu,kanë luajtur rol të veqantë në sensibilizimin
e opinjonit të huaj rreth çështjes së Kosovës. Udb-ja i vrau sepse ua kishte frikën.Ata kishin të vetmin ideal Shqipërinë e bashkuar.Ne i vlerësojmë lart,nderojmë veprën dhe figurën e tyre.Që nga rënja e tyre në atë janar të kobshëm,në çdo janar janë tubuar shqiptarët e mërguar nga gjitha shtetet e perendimit dhe bënin homazhe mbi varrezat e tyre,në vendin ku pushonin vëllëzerit Gërvalla dhe Kadri Zeka.Kolona të mëdha njerëzish kalonin në heshtje duke vënë lule mbi varret e martirëve.Edhe shiqimet e tyre sikur donin të thonin:Ne jemi me ju,idealin tuaj nuk e tradhëtojmë.Mirëpo deri sa bëheshin homazhe mbi varrezat
e dëshmorëve në perendim,koha në të cilën ne ndodheshim hapte varre të reja dhe çdo ditë shtonte numrin e dëshmorëve.E në atë kohë kur ne tuboheshim në mërgim të u bënim homazhe,atdheun e kishim në rënkimin e plagëve nga pushtuesi,luftën e kishim përpara.Ne donim të jetonim të lirë,po liria kërkonte shumë sakrifica.Por deshen trimat,deshi edhe zoti dhe ngjau mrekullia:Trima mbi trima veshën supet ngjeshën armët e i thanë pushtuesit:Kurrë më nuk e durojmë robërinë tënde.Me gjak e sakrifica,por liria erdhi,eh bash për këtë liri ranë Jusufi,Bardhoshi dhe Kadriu,e saherë tuboheshim për homazhe mbi varrezat e tyre,më dukej se po dëgjoja zërin e tyre.Mos na e shtoni barrën duke na shkelur mbi varre,mos na ngarkoni me lule të vyshkura të perendimit mbi kokë,po bëni çmos e atdheun të e bëni të lirë!Na i bartni eshtrat në atdhe,sepse vetëm atje do të prehemi të qetë.Erdhi edhe ajo kohë,kur mbi varrezat e tyre u ndëgjua një zë i shumëpritur:Erdhëm të ua bëjmë me dije se amanetin tuaj e çuam në vend.Liria për të cilën u sakrifikuat erdhi.
Atëherë trimat u ringjallen,lanë gërmadhat e përendimit,e toka e Kosovës i priti krahëhapur.U kishte ndërtuar troje plot stoli atdheu,e rrugët ua kishte shtruar me lule plot aromë lirie.Kosova i priti krahërorhapur.Sot ata prehen të qetë në tokën e lirë të Kosovës.
Lavdi jetës dhe veprës së tyre heroike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Nov 05, 2007 11:33 am

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Sejdi_vejseli
Shkruan: Sejdi Veseli

PËRMBUSHJA E AMANETIT TË DËSHMORËVE TË KOMBIT, OBLIGIM PËR NE!

Kur ta bëjmë Atëmemëdheun tonë, ashtu siç e deshën dëshmorët e kombit, vetëm atëherë mund të themi se me besnikëri e kemi kryer Amanetin e tyre!

Për dallim nga shumë popuj tjerë, të gjitha ditët e kalendarit për popullin tonë nuk janë vetëm ditë të thjeshta. Ato janë përvjetorë të epopeve të qëndresës dhe heroizmave. Andaj, me plotë të drejtë edhe mund të themi, se ato e bëjnë të përjetshme dhe të pakontestueshme Lavdinë tonë njerëzore dhe kombëtare!
Një prej përvjetorëve të tilla është edhe 8 Shkurti 2007!
8 Shkurti 2007 është njëzetë e tre vjetori i rënies heroike, në lulen e rinisë, të Dëshmorit të Kombit, Bajram Hajrush Bahtiri!
Njëzet e tre vjet më parë, më pakë se një muaj pas rënies heroike të dy bijve besnik të Shqipërisë Natyrale, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, në përpjekje luftarake me hordhitë pushtuesit gjakatar serbo-çetnik, të specializuara për ushtrimin e terrorit ndaj shqiptarëve, të mbështetura fuqimisht nga shërbëtoret besnik të tyre shqipfolës, Kodrën e Trimave të Prishtinës, të plagosur rënd edhe nga vala e arrestimeve politike të djemve dhe vashave të saj, e tronditen serish zhurmat e mjeteve luftarake dhe breshrit e armëve.
Për Kodrën e Trimeve, këtë Vatër të qëndresës shqiptare ishte e vetëkuptueshme, se në Veriun e saj po bëhej luftë e rreptë.
Vërtet ishte ashtu, rrëfejnë dëshmitarët.
Ishte kjo edhe një betejë e dështuar e kriminelëve serbë dhe falangave të tyre besnike shqipfolëse, për ta mposhtur edhe një luftëtar të vendosur për çlirimin dhe ribashkimin e Shqipërisë.
Ashtu dhe doli, rrëfejnë prapë dëshmitarët.
Pasi që e kishin rrethuar shtëpinë e Bacë Hajrush Bahtirit, kriminelët kishin tentuar të futeshin, siç e kishin bërë shprehi, për ta kapur dhe arrestuar Bajramin, vëllain dhe bashkëluftëtarin më të ri të atëmemëdhetarit të dëshmuar Rahman Bahtirit, i cili gjendej i prangosur dhe po u qëndronte me stoicizëm persekutimeve, të cilat ushtroheshin ndaj tij nga neo-mengelat në burgjet serbo-çetnike. Por, kriminelët edhe kësaj radhe i kishin bërë hesapet pa hanxhiun. Bajrami, falë vigjilencës së tij prej luftëtarit të lirisë e kishte përcjellë situatën. Ai nuk u hutua për as edhe një çast, por planëzoi me shpejtësi veprimet e tij, në përputhshmëri me rrethanat e krijuara.
Me shkathtësi të përsosur nga arti i luftës guerile, ai hidhet në kundërveprim për ta qarë rrethimin.
Në hapin e parë, me Staier-in e tij të vjetër, trashëgim nga babagjyshi, e palosë për tokë survejuesin shqipfolës të armikut, dhe çanë rrethimin me forcën e armës së tij. Tërhiqet drejt “Majdenit të Sali Bullakut”, një vend që ndodhet jo larg shtëpisë së tij. Aty detyrohet të pozicionohet ngase përballet me rrethin e dytë të forcave armike, të cilat pa paralajmërim filluan zjarrin e kryqëzuar drejt të tij.
Në pamundësi për ta nderuar vendpozicionin, Bajrami vazhdon rezistencën, deri në fishekun e fundit.
Kriminelët të bindur se nuk mund të përparojnë në drejtim të tij, pa e paguar me jetërat e tyre, përnjëherë e ndërpresin zjarrin dhe i referohen taktikës tjetër. Ata aktivizojnë megafonat e tyre, për të fituar kohë për ripozicionimin e snajperistëve, të etshëm për gjak shqiptari. Gjatë kësaj kohe ata i kërkojnë Bajramit që të dorëzohet. Ashtu, sikur e Rexhepit dhe e Nuhiut, ishte përgjigja e Bajramit!
Predhat e Steiri-it të shoqëruara me tingujt e këngës “Ja vdekje ja liri”, deri në momentin kur predhat e snajperëve të ardhur nga qendra e tyre në Hajvali e goditën për vdekje. ishte përgjigja e Pishtarit të lirisë, drejtuar hasmit shekullor!
Trupin e Bajramit e varrosi familja e tij e ngushtë, nën rrethimin e hekurt të forcave të shumta të policisë së pushtuesit.
Në ballë të kortezhit të përmortshëm qëndronin me stoicizëm Babë Hajrushi dhe nënë Nailja.
Para se ta varrosnin trupin e Dëshmorit, nënë Nailja e puthi në ballë dhe iu drejtua me këto fjalë:
“Biro,
Nëna ka pritur që të përcjellë dhëndër, por tani po të përcjelle në Përjetësi.
Bajram bir, nëna nuk po derdh lot, sepse Ti e nderove familjen dhe kombin që të lindi. Halla të qoftë gjiri që ta dhashë!”.
Ishim në qelitë e burgjeve dhe me vonesë na erdhi lajmi i hidhur për rënien e Bajram Bahtirit-Besnikut, njeriut të shtrenjtë të zemrave tona, bashkëluftëtarit tonë të dashur, pjesëtarit besnik të Frontit Nacional-Çlirimtar të Kosovës.
E shkurtër ishte jeta fizike e Bajram Bahtirit, por veprimtaria e tij e pasur patriotike, deri në sakrificën më të lartë, do të mbetën shembull i ndritur, jo vetëm për bashkëluftëtarët e tij, por edhe për të gjithë njerëzit tanë.
Bajrami për nga mosha ishte i ri, por ai dinte të mendonte dhe vepronte si burrë i pjekur, sepse Ai ishte i edukuar drejt dhe mirë, në frymën e shëndoshë kombëtare.
Veprimet konkrete të Bajramit në shërbim të zgjidhjes së çështjes kombëtare, ishin dëshmia e pakontestueshme, se mësimet e shëndosha kombëtare që kishte marrë nga babë Hajrushi e nën Nailja, si dhe ato politike nga vëllai më i madh Rrahmani, ishin kuptuar drejt e mirë.
Bajrami ishte nga ata nxënës të shkollës së mesme, të cilët që në ditët e para të Pranverës ‘81, bashkë me rininë studentore dhe punëtorët shqiptar, me grushta të shtrënguar brohorisnin parullat “Republikë, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”, “Trepça është jona”..., nëpër sheshet dhe rrugët e qyteteve të Kosovës, pa u trembur fare nga policia e Herleviqit dhe zagarët e tij shqipfolës.
Bajramin e burgosi dy herë armiku, e torturoi rënd. Trupin e tij të njomë e lanë me gjak, por ai qëndroi i pathyer. Sapo dilte nga burgu ende me plagë në trup e vazhdonte punën patriotike. Për Bajramin, jeta pa përpjekje për t’u çliruar nga robëria nuk kishte kuptim.
Lufta e Bajramit dhe përpjekjet e tij, brenda radhëve të organizuara u bënë model. Ato mbeten të tilla edhe për brezat që do të vijnë pas tij.
Nëpër shtigjet që hapi Bajrami me shokë, duke e shkrirë jetën e tyre të re, shkuan një rini e terë, një rini e shëndoshë dhe e pastër, për të arritur në cakun e ëndërruar për shekuj nga populli që i lindi.
Kujtimi për Bajramin dhe të gjithë ata që ranë në altarin e lirisë, do të jetë i pavdekshëm. Do t’u jap forcë, vullnet dhe zemër të gjithë atyre të cilët janë të vendosur për t’i mbajtur të papërlyera frytet e luftës çlirimtare. Ai mbetet obligim i atyre të cilët, jo vetëm për asnjë çmim nuk do të shkelin mbi gjakun e shokëve të rënë, por që janë të vendosur për të sakrifikuar çfarë është e domosdoshme, për të përmbushur plotësisht dhe me besnikëri amanetin e Bajramit dhe të dëshmorëve tjerë.
Vetëm atëherë kur të ribashkojmë Shqipërinë Natyrale, mund te themi se e kemi krye me besnikëri këtë Amanet!

Prishtinë, 07 shkurt 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Nov 05, 2007 12:17 pm

MILITANTI I LIRISË – FADIL VATA


Përvjetor i Lavdisë

Më 25 prill 1990 militanti i çlirimit të Kosovës nga perandoria e kuqe serbosllave, Fadil Vata, pas një sëmundje të shkurtër vdiq në spitalin e Bazelit në Zvicër. Siç dihet, pas demonstratave revolucionare për Kosovën Republikë në vitin 1981, etika mjekësore në Jugosllavi ra në shifrën zero. Prandaj mjekësia dhe drejtësia ligjore ishte vu plotësisht në shërbim të gestaposë serbe në krye me UDB-ën shkatërruese. Fashizmi serb ishte ashpërsuar, prandaj të burgosurit dhe ushtarët shqiptarë i torturonte me metoda të ndryshme dhe të veçanta në fushën e kriminalistikës në botë. Një ndër ato krime dalloheshin rastet e vrasjes së Fazli Greiçevcit, Zija Shemsiut, Xhemajli Berishës, Fadil Vatës, Aziz Këlmendit dhe shumë e shumë rekrutëve tjerë, me anën e së cilës makineria serboçetnike nuk do të ndalet kurrë, për të cilën do të shprehet edhe kryevepra e burgut shumëvjeçar - Adem Demaçi se nuk ndalet Serbia pa e ndalur. Nga torturat e njëpasnjëshme të rënda dhe qëndrimit afatgjatë në qelitë e errëta në Burgun Qendror në Beogradin e njohur me konferencat e vendeve të ashtuquajtura të painkuadruara, luftëtari i lirisë, Fadil Vata, sëmuret rëndë dhe hospitalizohet. Megjithatë, në vend se Fadili të shërohet sipas betimit të Hipokratit, me anën e rrezatimit vdekjeprurës nga ana e xhelatëve mjekë të Beogradit, fiton kancerin dhe pas disa vitesh vdes. Pa dyshim se vrasja e Fadilit ishte një nga ato vdekjet e kurdisura me sahat, që drejtohej nga UDB-a famëkeqe me kryeqendër në Beograd. Prandaj me të drejt mund të thuhet se Beogradi ishte metropol evropian për mbajtjen e konferencave ndërkombëtare, por edhe metropol i armeve kimike për helmimin masovik të nxënësve shqiptarë nëpër shkolla.

Nuk mjafton të thuhet vetëm qeli, pa përshkruar edhe qëllimin e saj fashist, që ishte krijuar për të shkatërruar të burgosurin shqiptar si në pikëpamje shpirtërore, ashtu edhe fizike. Qelia, ku mbylleshin të gjithë revolucionarët shqiptarë, ishte fjala e fundit e ekstremizmit të gestaposë jugosllave, atje rrallë çelej kapaku i derës së hekurt. Derisa në botën e qytetëruar kriminelët ishin barrë e rëndë për shoqërinë, përkundrazi në ish-Jugosllavi kriminelët serbë ushtroheshin dhe angazhoheshin për torturimin e të burgosurve shqiptarë që kërkonin Republikë. Këtu e ka vendin fjala e urtë "si babai ashtu edhe i biri", që do të thotë se sipas sistemit degjenerues jugosllav prodhoheshin kriminelët dhe hajnat që e shkatërronin vendin dhe e torturonin popullin. Kuadro të tilla degjenerike kishin hyrë edhe në oligarkinë e pushtetit jugosllav. Siç dihet, qelia kishte lagështinë, ishte e errët, e ftohtë dhe pa kushte higjienike, prandaj shovinistët serbë shkonin aq larg saqë i thonin biruci i shqiptarëve. Kjo fjalë e fundit kishte depërtuar edhe në fjalorin politik të hyzmeqarëve shqiptarë, të cilët, gjithë trimave shqiptarë që kërkonin Republikën e Kosovës u kërcënoheshin me ”birën e miut”, e cila paguhej me groshën turke. Prandaj në vend se pushtetarët e mjerë shqiptarë të qanin për vëllezërit dhe motrat e tyre, për bijtë më të mirë të Kosovës, që torturoheshin dhe mbyteshin nëpër burgje të panumërta jugosllave, i këndonin marrisë serboçetnike. Nëse një epidemi përhapet, ndërmerren të gjitha masat mjekësore për mbrojtjen e banorëve, përkundrazi Lidhja Komuniste e Jugosllavisë, jo që nuk e pengoi përhapjen e reaksionit serbomadh kundër Kosovës, por e stimuloi me të gjitha mjetet për ndjekjen dhe vrasjen e qytetarëve shqiptarë.

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Fadilvata Fadil Vata - Dëshmor i Kombit

Fadil Vata ishte luftëtar i paepur për çlirimin e Kosovës nga prangat kolonialiste të Jugosllavisë serbe. Fushëbeteja e tij në luftë kundër gjakatarëve serbë dhe shërbëtorëve të tyre ishte në Prishtinë. Atje duhej hequr koka e kentaurit serbosllav, i cili për qëllime grabitqare ka hyrë në Kosovë. Janë disa shenja ndërkombëtare që të shurdhët i përdorin për komunikim, prandaj për Prishtinën përdoret shenja e hapjes së gishtave të duarve në formë të hapjes së petlave të trëndafilit. Megjithatë kjo shenjë nuk ka të bëjë fare me trëndafilin e kuq, por ka të bëjë me demonstratat tradicionale dhe të zjarrta të Prishtinës heroike. Kështu që Prishtina ishte qytet i vetëm evropian me simbolin e protestave të mëdha dhe të shpeshta kundër hordhive serbosllave. Prandaj ashtu siç e njohim ne Austrinë, të cilën në prag të Luftës së dytë Botërore e pushtoi Fashizmi Gjerman, e njohin ndërkombëtarët Kosovën, e cila qysh në Kongresin e Berlinit të vitit 1878 dhe në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës në vitin 1913 iu dha serbomalezezëve. Ndarja tragjike e Kosovës nuk përfundoi me kaq, sepse një pjesë e Kosovës iu dha edhe sllavëve të Maqedonisë. Copëtimi dhe mbicopëtimi bëhej sa për ta zvogëluar rezistencën kombëtare shqiptare për çlirimin dhe bashkimin e Kosovës me shtetin amë - Shqiperinë.

Ato ditë në Therandë arriti redaktori i gazetës ”Shkëndija” dhe veprimtari kombëtar, Prof. Beqir Berisha. Ai kishte ardhur për t’i shprehur ngushëllime familjes Vata në Lumbardh (Sallagrazhdë). Prandaj unë e shoqërova dhe së bashku udhëtuam për Lumbardh. Sapo autobusi kaloi lumin e vrullshëm të pranverës, që vinte nga bjeshkët e larta të Sharrit krenar me dëborë, shokut tim i tregova se hymë në Lumbardh. Udha në drejtim të shtëpisë së babait të Fadilit, Nebih Vata, kishte plotë njerëz që prisnin miqtë për ngushëllime. Në krye të udhës, skaj shtëpisë, qëndronte një tavolinë e vogël me portretin e dëshmorit - Fadil Vata. Në fletoren e kujtimeve të dëshmorit, më parë shënoi Beqir Berisha, pastaj shënova edhe unë për të dytën herë. Ndërkohë që ne nderonim me ngritjen e grushtit revolucionar militantin e lirisë, Fadil Vatën, një kolonë e gjatë burrash pritnin hyrjen tonë në drejtim të odës. I tërë katundi ishte bërë odë për pritjen e miqve për ngushëllime. Lumbardhi ishte bërë kryeqendra e përkohshme e Kosovës kreshnike, sepse vinin shqiptarë nga të gjitha anët e atdheut, përveç Shqiperisë mëmë, me të cilën na ndante kufiri i dhunshëm me makinerinë e rëndë ushtarake. Kufiri i zi në mes të tokave shqiptare është vendosur me ndihmën e forcës diplomatike të Evropës, siç këndon rapsodi popullor, Dervish Shaqa, “Kjo Evropa zemër katile, Shqipnisë sonë ia bani me hile”. Prandaj populli shqiptar ende duhet derdhur gjak për heqjen e kufirit të dhunshëm. Tani Theranda ishte bërë qyteti më i rrethuar në botë, mbushur me policë e paramilitarë serbë, plotë me tanke e pizgauerë dhe me ushtarë të armatosur deri në dhëmbë, pa përmendur fluturimin e aeroplanëve supersonikë të APJ-së, të cilët zhurmonin dhe gati sa nuk preknin majat e plepave të fshatit. Përgjatë udhës qëndronin kokat e ngjeshura të fashistëve serbë në formë të robotit, i ngjanin pikturës “3 Maj 1808” të piktorit spanjoll Francisko de Goja.

LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË FADIL VATËS!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Nov 05, 2007 10:01 pm

Lavdi Deshmorve te Kombit


Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Ridvan_qazimi Ridvan Qazimi -komandant Lleshi

Ridvan Qazimi, i njohur me emrin komandant Lleshi, një nga udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit u vra më 24 maj në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit.
Përfaqësuesit e shqiptarëve akuzuan forcat serbe për vrasjen e komandant Lleshit duke e cilësuar këtë vrasje si një shkelje të rëndë të marrëveshjes për kthimin e trupave jugosllave në këtë zonë.

Komandant LLeshi u vra nje dit pas nenshkrimit te marrveshjes per qarmatosjen e UCPMB-se ,ne prani te ambasadorit te atehershem te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Beograd...

Kosova Lindore,,Presheva,Medvegja,Bujanovci

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Ucpmb-1
Kosova

MaqedoniBashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Uck_logoBashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Uck


Lavdi deshmorve te Liris te te gjitha trojeve shqiptare ,Zoti i shperbleft per te gjitha sakrificat qe kan ber er kit komb e ku ka sakfrific me te madhe se te japish jeten per liri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 EmptyTue Nov 06, 2007 12:55 am

..........................



Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:19 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 EmptyTue Nov 06, 2007 5:46 pm

Sofra shkruajti:
Figurat e Shquara kombetare te Medvegjes



Zenel Hajdini

(1910-1942)

Zenel Hajdini u lind më 191O në fshatin Tupallë te Medvegjes.
Mësimet e para i mori në shkollën e ashtuquajtur "tek Xhamia e Siarinës"

Një kohë punoi si ofiqarë në Medvegjë, Dallohej me një kaliografi (bukurshkrim) të jashtëzakonshëm.
Pas dy vitesh u regjistrua ne Medresën e Shkupit e cila kishte karakter fetar por në të cilen mësoheshin disa gjuhë të huaja dhe ku lëndët empirike zinin një vendë shumë të rëndësishëm. Pas diplomimit në Medresë u regjistrua në fakultetin e shkencave matematiko-natyrore në Beograd.
Gjatë vijimit të vitit të dytë të studimeve në Beograd plasën demostratat e njohura të marsit ku Zeneli mori pjesë aktive. Pas fillimit të luftës Zeneli ishte kthyer në vendëlindje për të vazhduar aktivitetin e vet si anëtar i shtabit për rejonin e Medvegjës.
Eshtë vrarë nga forca bullgaro-çetnike në vijën e parë të frontit në Gazdare më 07 mars 1942.
Po këtë vit në Kosovë u themelua aradha e pare shqiptare e cila për nder të emrit dhe veprës së tij u quajt aradha "Zenel Hajdini".

Eshtë shpallur hero i popullit me 1953.
Emrin e tij e mbajtën dymbëdhjet shkolla fillore dhe të mesme (në Kosovë në Jabllanicë e ne Maqedoni ),kazerma, rrugë dhe sheshe.

Disa nga këto shkolla dhe rrugë nuk e mbajnë më emrin e tij ngase serbët ua ndërruan pas luftës së Kosovës por ka edhe të tilla që fatkeqësisht ua ndërruan vet shqiptarët.

Veprimtaria

Zenel Hajdini nuk ishte pajtuar që shqipëtarët të mbesin të pashkolluar dhe kështu të dominohen në aspektin intelektual nga bashkëvendasët e tyre serb.

Rrugën e tij tê shkollimit ua kishte preferuar edhe bashkëfshhatarëve të tjerë siq ishin Idriz Ajeti (akademik i njohur që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në lëminë e gjuhës shqipe), Zeqir Bajrami (profesor universiteti dhe një ndër autorët e parë të librit të gjeografisë në gjuhën shqipe)etj, të cilët vijuan mësimet në Medresën e Shkupit disa gjenerata më vonë.

Zenel Hajdnini disa herë kishtë pasur takime me intelektual nga Kosova si Rashid Deda (deshmor) nga Prizreni e të tjerë, nga të cilët kishte kërkuar që ta furnizonin me disa abetare që do ti merrnin në Shqipëri. Kjo ëndërr si edhe shumë të tjera i mbeti e pa realizuar.

Familja

Zeneli la pas shumë nipêr dhe mbesa të cilët sot jetojnë në Prishtinë e në diaspore (Francë, Gjermani,SHBA,Angli)
Këtu duhet theksuar patjetër emrin e Hashim Hajdinit (djali i vëllaut të Zenelit-Hajvazit) i cili u dallua në luftën e Kosovës duke dëshmuar edhe një herë se rrjedh nga një familje e madhe me traditë atëdhedashurie.
Hashimi luftoi në Fushë Kosovë deri në frymëne tij të fundit kundër hordhive policore dhe paramilitare serbe te cilët e kishin sulmuar në shtëpinë e tij me një makineri të paparë luftarake. Sipas dëshmitarëve këtu kishin gjetur vdekjen mbi dhjetë policë dhe paramilitarë serb, ndërsa perveq Hashimit këtu mbeten të vdekur edhe dy prindërit e tij Hajvazi dhe Gjyla.
Permendorja e Hashim Hajdinit sod eshte e vendosur para kuvendit komunal te Fushe Kosoves .
Zenel Hajdini u varros ne Fshatin e tij te lindjes ne Tupallë ku edhe sod e kesaj dite perkujtohet vepra e tij nga banoret lokale dhe nga nxensit e shkolles fillore qe mban emrin e tij çdo 7 mars.

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Pic_0016q

Dita e shkolles fillore ,,Zenel Hajdini'' shenohet me 24 maj per hir te ditlindjes se Zenel Hajdinit



Te falenderoj per ket shkrim Sofra me te vertet ja kemi borq ketyre deshorve qe te mos shlyhen nga historia .

ja edhe nje foto e sa per te plocu edhe pak ket tem ne lidhje me Zenel HajdininBashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Tupallaag7

Varri i Zenel Hajdinit ne Tupallë te Medvegjës prej nga dolen shum, figura te shquara kombetare.

marr nga:http://www.medvegjaonline.com/forum/showthread.php?t=237&page=2
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 EmptyTue Nov 06, 2007 6:26 pm

...................


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:19 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 EmptyTue Nov 06, 2007 8:00 pm

Florim Rushiti-Kingji
(1979-1999)


Florim Rushiti-Kingji u lind me 02 prill 1979 ne Kapit te Medvegjes ,shkollen fillore e kreu ne vendlindje per ta vazhduar te mesmen ne Bujanoc ku ne vitin e tret pershkak te kushteve ekonomike detyrohet ta braktis shkollimin.Ku edhe emigron ne Mynih te Gjermanis .

Ku ne vitin 1998 kthehet ne Tiranë se bashku me atdhetarin e madh te qeshtjes kombetare Fehmi Lladrovcin e qe ne ate kohe Florimi kishte vetem 19 pranvera.Pershkak te moshes se ti te re Fehmi LLadrovci i thot te kthehet ne Gjermani dhe te kontriboj nga atje,mirpo pas vrasjes se Fehmi LLadrovci Florimi perseri kthehet ne Shqiperi dhe menjher i bashkangjitet kampeve stervitore te UçK-se per ta marr hakun per mikun e ti te madh.


Dëshmori Florim Rushiti–Kingji, kishte rënë heroikisht në njërën prej betejave të para të UÇK-së, kundër forcave pushtuese serbe, më 26 maj të vitit 1999, dhe ishte njëri ndër shokët më besnik të heroit të kombit, Fehmi Lladrovci. Trupi i ti prehet ne token e kosoves ne Varrezat e Deshmorve ne Landovic te Prizrenti.

Marr nga :
http://www.freewebs.com/burimm/arkivaelajmeve.htm


Thenje per Kingjin:

Jonuz Musliu nenkryetar i Bujanovci ish Udheheqes politik i UCPMB-se:Dëshmorët e kombit si Florim Rushiti “ Kingji” janë më meritorët për pavarësinë e Kosovës nga e cila na ndajnë vetëm disa javë, andaj nuk duhet harruar dëshmorët e kombit të cilët na sollën deri këtu”. Kështu tha ish udhëheqësi i UÇPMB-së, Jonuz Musliu në akademinë përkujtimore në 8 vjetorin e rënies së dëshmorit të UÇK-së, nga Medvegja, Florim Rushiti të njohur me nofkën “ Kingji”.
Dëshmori Florim Rushiti–Kingji, kishte rënë heroikisht në njërën prej betejave të para të UÇK-së, kundër forcave pushtuese serbe, më 26 maj të vitit 1999, dhe ishte njëri ndër shokët më besnik të heroit të kombit, Fehmi Lladrovci.

Nusret Pllana :Ndërkaq folësi i parë i radios “ Kosova e Lirë” dhe publicisti, Nusret Pllana, tha se “përkujtimi i dëshmorit Florim Rushiti për ne sot është njëkohësisht krenari dhe dhembje, duke shtuar se dëshmori Florim Rushiti – “ Kingji” ishte simbol i bashkimit të trojeve shqiptare.

“Sot kur përkulemi para veprës heroike të dëshmorit, Florim Rushiti, i cili jetën ia fali lirisë së Kosovës, bëjmë një rit që do të duhej ta bënim në çdo hap, kudo në Kosovë, ku është derdhur gjaku për çlirimin e saj, e jo për ta shndërruar në haxhillëk folklorik, por për të dëshmuar përkatësinë e të gjallëve karshi amanetit të të rënëve”, ka thënë Pllana.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 EmptyTue Nov 06, 2007 8:12 pm

...


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:20 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 EmptyTue Nov 06, 2007 8:39 pm

................


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:20 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 EmptyTue Nov 06, 2007 8:45 pm

....................


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:21 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 EmptyTue Nov 06, 2007 9:13 pm

............................


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:21 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 EmptyWed Nov 07, 2007 3:18 pm

Si popull, po të ishim organizuar, situatën ndërkombëtare e kemi dhe do ta kishim plotësisht në favor. Ky mosorganizim dhe kjo defensivë politikë është duke na lënë këtu ku jemi.E ka te kote Maqedonia se ka nenshkruajtur marveshjen e asocim stabilizimit.Kur nuk ta do shpirti kete shtet -por kete truall po-nuk mund te mos kete zjare qe do te ndalen ne nje te ardhme qofte te larget apo te afert,u be lufte ne kosov prap i shkelur u be ne maqedoni prap i shkelur u be ne preshev ... prap shqiptari i shkelur dhe tani radhen e ka te beje lufte 1 here e mire shqipria.
Si mos te bëhet bashkimi Kombëtar dote ket shum Problema me Sllavet.
Sllavet kur nuk dote tolorojn Gjuhen Shqipe apo Shqiptart.Se ne dote behem shumica ne Maqedoni,Mal te Zi,Kosova dote mere Pavarsine, dhe drejt bashkimi Kosovë-Shqipëri.
Ku per momentin duke shkruajtur kete ne Teove po behen fufime te ashpera ku ka te vrare 8civil oo shiptare ku jeni persefleni? Prandaj duhet te jemi unei te gjithe se bashku jemi me te foret
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ramiz
Fillestar/e
Fillestar/e
Ramiz


Male
Numri i postimeve : 4
Age : 54
Registration date : 05/11/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 EmptyWed Nov 07, 2007 11:32 pm

Sot ne Brodec te Tetoves ka pasur luftime te ashpra ndemrjet forcave policore sllavomaqedonase dhe AKSH-se
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.sharikednon.page.tl
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 EmptyThu Nov 08, 2007 3:49 am

Une personlishte nuk e kam ende nje gje te kjarte o populli i dashure.
A nuk kemi udhheqes talenta,me vler, apo ju pelqen me shite ç'do gje qe ka vlere.

A nuk kemi politikan me vler me thuani ju lutem.?
Nese nuk kemi ka edhe rrugdalje tjera,te pakten duhet ta pranoin pse e maren per detyre nje pune qe nuk kan talent me kryer.

Mesazhi ime per Politikente tane:
Na thuani ju lutem nese nuk keni talent, te organizoim ne n'gjithe boten nje ''fond'' nje shoqate per detyre me pas ç'do shqiptar me paguajt per me blej disa politikan nda ndonje vende tjeter e le te na zgjedhin problemet e Kombit tone,edhe kjo eshte nje arsye mos mbureni te na thuani,nese nuk keni vler.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 EmptyThu Nov 08, 2007 6:19 am

Po të ishte e mundur që një komb mund të jetë i lirë, dhe të përparojë i coptuar dhe i pushtuar, ashtu siç është sot popullishqiptar,populli gjerman nuk do ta shihte të nevojshme të bashkohej, por do të jetonte i ndar. Sot shkohet shumë larg edhe me tezën se ka kaluar koha e bashkimit kombeve, duke u ngritur kështu edhe kundër mësimeve të historisë së njerzimit. Menjëhere shtrohen pyetjet, përveç tjerave ... po krijimi i shteteve sllave, së fundi edhe ai i Malit të Zi edhe pse duke i përfshirë ky shtet një pjesë të mirë të territoreve shqiptare. Mandej thuhet se bashkimi kombëtar i shqiptarëve rrezikon paqen. Është krejt e kundërta . Zgjidhja jo e drejt e çështjes së shqiptarëve, do ta rrezikojë paqen, pasi do të shfrytzohen problemet e pazgjidhura, për konflikte të përherëshme. Prandaj populli shqiptar ka të drejt të jetë i lirë në territorin e tij, sikur e gjithë bota, dhe i bashkuar në një shtet të vetëm, ashtu sikurse bëri edhe populli gjerman para gjashtëmbdhjetë vjetësh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 EmptyThu Nov 08, 2007 2:06 pm

Nese dikush thot se koha e bashkimit kombtarë ka humbur apo eshte vjetruar si term, ai qe e thot kete nuk eshte mirë ne mendje e ne kokë, kurr nuk do jemi ata qe duhet te jemi si popull në mungesë te bashkimit kombetar te cilin e kemi domosdoshmeri.

ja nje shembull paksa edhe realitet.

nje objekt banimi mund te jetë edhe tenda, edhe nje muratim i dy dhomave pa kulm, shtepia mund te jete shtepi edhe nese ska as bodrumin e as kulmin, mirepo një shtepi e persosur dhe e sigurtë eshte ajo shtepi e cil aniset nga themeli, me bodrume, pllaka betoni dhe perfundimisht kulmi, kur e shohim te tillë kemi vullnet qe ta zbukurojmë si nga brenda edhe nga jashtë, e tille eshte qeshtja e bashkimit kombetar, nje popull i shpendarë ne 5 shtete!!!!!

kurr nuk do shohim ditë nese e ndalim hovin dhe kete rrugë te bashkimit kombetar, cdo shqiptarë qe ka marrë pushken dhe i ka dalë ne mbrojtje shqiptarisë, ne zemer te tij ka qenë deshira dhe rruga e bashkimit kombetar, prandaj te rënet, deshmoret këte amanet e kerkojne nga ne një ditë...
_______________________
Për Bashkim Kombetar
vëllezër o sot o kurrë
populli ynë shqiptar
nje gjuhë,shtet e një flamur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 EmptyFri Nov 09, 2007 10:14 pm

..............


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:21 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 EmptyFri Nov 09, 2007 10:17 pm

........................


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:22 am, edituar 3 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 EmptyFri Nov 09, 2007 10:21 pm

......................


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:22 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 EmptyFri Nov 09, 2007 10:27 pm

......................


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:23 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 EmptyFri Nov 09, 2007 10:29 pm

.....................


Edituar për herë të fundit nga në Sat Feb 09, 2008 6:23 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shpendi
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
shpendi


Male
Numri i postimeve : 155
Vendi : Iliride
Profesioni/Hobi : Forumi
Registration date : 04/09/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 EmptyFri Nov 09, 2007 10:44 pm

deri sa une postova ju paskeni postuar edhe me shum foto un fola per fotot me lart-sqarim


pershendetje
shpendi



Flm Shpendi
dikush duhet postuar mesiguri!
respekt besa - bese
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 EmptyFri Nov 09, 2007 11:47 pm

Unë po filloi edhe ca pamje të Demostratave të vitit 1981.

Pamje nga demonstrata e vitit 1981 në Prishtinë



Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Demos.masivenepr1981


Edituar për herë të fundit nga në Sat Nov 10, 2007 12:26 am, edituar 4 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 EmptyFri Nov 09, 2007 11:49 pm

Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Hydajehysenimemegafon81
Hydajet Hyseni, duke folur me megafon para demonstruesve - 1 prill 1981


Edituar për herë të fundit nga në Fri Nov 09, 2007 11:51 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare   Bashkimi i trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bashkimi i trojeve shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 14Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 8 ... 14  Next
 Similar topics
-
» Bashkimi i trojeve shqiptare
» Hartet Trojeve Shqiptare
» Lidhja e Prizrenit
» Bukuritë natyrore të trojeve Shqiptare
» Bashkimi ben fuqine!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: