Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Fantazia, "strehëza" e shpirtit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Fantazia, "strehëza" e shpirtit Empty
MesazhTitulli: Fantazia, "strehëza" e shpirtit   Fantazia, "strehëza" e shpirtit EmptySun Jun 15, 2008 5:55 am

Na hedh në botët që nuk ekzistojnë, po ku gjithçka është e mundur
Fantazia, "strehëza" e shpirtit Gilbey10
Ndonjëherë fantazia është aq e fuqishme, sa na udhëheq. Kështu mund të ngushëllohemi dhe të ëndërrojmë me sy hapur, por edhe të imagjinojmë të ardhmen që dëshirojmë e më pas të vëmë në praktikë zgjidhje të frytshme
Fantazia, "strehëza" e shpirtit Holub10

Çfarë kanë të përbashkët përrallat e librit "Njëmijë e një net", lojërat e fëmijërisë dhe ëndrrat me sy hapur? Sigurisht që fantazinë. Është një element i rëndësishëm i mendjes, i cili na hedh në botët që nuk ekzistojnë, ku gjithçka është e mundur dhe na tregon se si zgjidhen problemet. Fantazia vjen nga fjala greke "phaino" ("tregoj") dhe është një lloj kinemaje e brendshme. Por pse është e domosdoshme? Qëndron gjithmonë në mendjen tonë? A ka efekte mbi jetën reale?

Mendim magjik
Fantazia, "strehëza" e shpirtit Sattle10
Psikologjia ka vetëm një shekull që e studion këtë fenomen, por fantazia është pjesë e jona dhe shfaqet që në fëmijëri. Në fakt, ëndrrat me sy hapur janë vazhdimësia e një mënyre të menduari "magjike", tipike e fëmijërisë. Një fëmijë mendon se realiteti është i ndikueshëm nga dëshirat e tij. Imagjinon sikur arrin të fluturojë, ose t‘i lëvizë objektet në distancë. Në fakt, kjo të kujton mentalitetin e njerëzve primitivë, që mendonin se kontrollonin natyrën përmes ritualeve si vallëzimi i shiut, ose besimit magjik.

Sipas studimeve të një psikologeje amerikane, më shumë se 60% e fëmijëve, nga mosha 3 deri në 8 vjeç, kanë pasur një shok imagjinar me të cilin luanin. Psikologia hedh poshtë gjykimin që lidhet me shokët imagjinarë, pasi është një tregues mjaft shqetësues: "Miqtë imagjinarë kanë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin emocional dhe njohës të fëmijëve. Si pasojë, fëmijët duhet të kenë miq të vërtetë, shoqëri, mbështetje dhe mbrojtje".
Fantazia, "strehëza" e shpirtit Vhm210
Përmes lojës, ata krijojnë fantazi që lejojnë të shkojnë përtej limiteve të tyre. Janë të vetëdijshëm që "shtrija" nuk është realitet, por deri sa të zgjasë loja, ata imagjinojnë sikur është. Edhe një i rritur që fantazon e eksperimenton atë lloj ndjesie të gjithëpushtetshme. Mposht barrierat mes të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes dhe jeton iluzionin që manipulon realitetin sipas dëshirës së tij. Ndoshta me fantazinë nuk mund të qëllosh në shenjë për skedinën e totofutbollit, por mund të imagjinosh atë që do të ndodhë nëse bëhesh milioner.

Kënaqem kështu!
Fantazia, "strehëza" e shpirtit Vhm10
Një nga të parët që zbuloi fuqinë dhe mekanizmat psikologjikë të fantazisë ishte themeluesi i psikoanalizës, Zigmund Frojd. Ai i dha fantazisë një rëndësi të veçantë në jetën mentale. Për të fantazia ishte mënyra për të shprehur nevojat e papërmbushura, të cilat nuk mund të shpreheshin në tjetër mënyrë. Njeriu është i prirur të kërkojë kënaqësinë, por shpesh realiteti e detyron të heqë dorë prej saj. Kështu, fantazia të jep mundësinë të hysh në botë të ndryshme, ku çdo dëshirë mund të bëhet realitet, pavarësisht limiteve të jetës së përditshme. Ëndrrat me sy hapur na ngushëllojnë për atë që nuk jemi dhe nuk kemi, lehtësojnë ankthin tonë, na ndihmojnë të ndreqim- të paktën në mendje -gabimet e së shkuarës.

Megjithatë, aktiviteti imagjinar nuk është vetëm një lloj zgjidhje... "Konkretisht" na shërben sepse është edhe një instrument për "të parashikuar" të ardhmen. Për shembull, si të mobilojmë shtëpinë apo reagimin që do të ketë partneri ynë kur të shohë një dhuratë. Me pak fjalë, vëmë në përdorim aftësitë tona imagjinuese.

Princi i kaltër

Sipas një psikoanalisteje amerikane, fantazia ka një rol mjaft të rëndësishëm në drejtimin e zgjedhjeve dhe marrëdhënieve tona. Për psikoanalisten është e mjaftueshme që vetëm të mendosh për "Princin e kaltër", një model partneri ideal, të cilin nuk e njohim, me karakteristika që rrjedhin nga eksperiencat që kemi pasur në fëmijëri. Të biesh në dashuri do të thotë që personi real të koincidojë me "Princin e Kaltër", ose të paktën të ketë disa karakteristika "ideale".
Fantazia, "strehëza" e shpirtit Foccal10
Por, përveç gjërave të bukura, fantazia ka edhe disavantazhe: mund të vërë në diskutim marrëdhëniet tona. Nëse një person fillon të imagjinojë aventura me të panjohur në autobus, mund të ketë dyshime dhe më pas t‘i bëjë shumë pyetje vetes mbi qëndrueshmërinë e martesës së tij/saj.

Mund të bëj kështu!
Fantazia, "strehëza" e shpirtit Leva10
Në thelb, imagjinata është një mjet përshtatjeje: pa të nuk mund të mendojmë alternativa për të tashmen, të përfytyrojmë skenarë të ardhshëm, të rikujtojmë të shkuarën. Duhet të punojmë në mënyrë krijuese, që më pas kjo të na shërbejë në të tashmen dhe të ardhmen. Për shembull, nuk mund të mendojmë për shqetësimet e një pushimi në kamping dhe të analizojmë gabimet tona, duke fantazuar mbi një udhëtim tjetër (këtë herë çadrën do ta vëmë në hije dhe do të marrim një dyshek më të rehatshëm).

Sikur të tjerët ta dinin...
Fantazia, "strehëza" e shpirtit Area1010
Për më tepër, fantazitë janë një "teatër privat", ku në të njëjtën kohë edhe vetë autori është një prej aktorëve (zakonisht protagonisti) dhe spektatori: nuk lejohet publik tjetër. Në fakt, fantazia ruhet me kujdes të madh. Në pjesën më të madhe të rasteve njerëzit janë të gatshëm të tregojnë më shumë ëndrrat që shohin natën, se sa ato që ëndërrojnë me sy hapur. Ndoshta kjo ndodh nga thjeshtësia, turpi, ose frika se më pas të tjerët mund t‘i vënë në lojë. "Shpesh është edhe frika se mos humbasin fuqinë e fantazisë", shpjegon psikoanalisti. Kanë frikë se kur t‘u tregojnë miqve një histori të përzier me fantazi, kjo e fundit mund të shndërrohet në një element shqetësues, që nuk u jep më kënaqësi, por ua shton më shumë ankthin dhe tensionin. Herë të tjera preferohet që të jetohet në fshehtësi për të shmangur përballjen me realitetin, për shembull kur sheh fytyrën e shqetësuar të një shoku, që të bën të kuptosh se ëndrra jote nuk mund të realizohet.

Çdo njeri ka fantazitë e tij, madje pjesa më e madhe kanë shumë ngjashmëri mes tyre, veçanërisht ato erotike, që shpesh shërbejnë për të plotësuar dëshirat e paplotësuara në realitet. Gjithsesi këto nuk janë të vetmet. Shumë të shpeshta janë "fantazitë e suksesit, gëzimit, pushtetit, por edhe ato për të jetuar eksperienca të paharrueshme. Njerëzit që e provojnë fatin me lojëra dhe lotari të ndryshme janë shembulli më i mirë për t‘i dhënë jetë kësaj fantazie".

Në fakt, fantazitë ushqehen nga tendenca dhe emocione universale (agresiviteti, tërheqja ndaj seksit, dashuria, urrejtja, shpresa, frika) dhe mund të rrjedhin nga pasazhe kritike të zhvillimit fëmijëror. Kush imagjinon "të përjashtojë" nga puna të gjitha figurat autoritare, duke filluar nga drejtori, mund të jetë ndikuar nga rivaliteti i hershëm me babain.

Vendime të parrëfyeshme

Shpesh fantazitë shprehin aspekte të personalitetit të cilat nuk përputhen me imazhin që secili ka për veten: dëshira seksuale të parrëfyeshme, por edhe mëri; trauma dhe frikë. Këto të fundit shfaqen në fantazi në formë "të maskuar", kështu që personi mund t‘i shprehë pa e kuptuar. Një grua që e imagjinon veten si "kullufitëse burrash", në realitet mund ta fshehë frikën që nuk preferohet dhe nuk pranohet nga të tjerët. Siç thotë edhe psikoanalistja amerikane, "fantazia është një lojë prestigji që njeriu vepron pa e kuptuar se si ndodhi".
Fantazia, "strehëza" e shpirtit Sattle11
Kështu ndodh edhe me ëndrrat që shohim gjatë natës: janë shfaqje dëshirash të maskuara, të pavetëdijshme, ashtu si fantazitë. Por mes tyre, në fakt, ka një ndryshim rrënjësor: në ëndërr ndodh një përmbysje totale mes lidhjeve logjike; ndërsa ato me sy hapur janë prodhim i një mendjeje të vetëdijshme dhe si pasojë janë më të lidhura me realitetin. Me fantazinë mund ta imagjinojmë veten mbi dunat e Saharasë, më pas t‘i rikthemi të tashmes për të menduar se çfarë do të gatuajmë për drekë. Në këtë fazë e kuptojmë se shëtisim në dimensione të ndryshme të kohës dhe hapësirës, ndërsa në ëndërr mund të gjendemi njëkohësisht si në shkretëtirë, ashtu edhe në kuzhinë.

Delir dhe krijimtari
Fantazia, "strehëza" e shpirtit Theodo10
Një udhëtim në fantazi, siç ndodh me Piter Panin, është një zgjidhje e shkëlqyer për humorin dhe gjendjen shpirtërore. Por nëse ky udhëtim përdoret si arratisje sistematike nga realiteti, mund të shndërrohet në një drogë mentale që jep varësi, duke i bërë njerëzit të paaftë të përballojnë problemet e tyre, madje duke arritur deri në atë pikë sa nuk mund të ndajnë atë që është dhe nuk është e vërtetë. Ky është rasti i të sëmurëve mendorë. Ndryshimi mes aktivitetit imagjinar normal dhe shqetësimit mendor është ai që personifikon një kalorës të mesjetës në një lojë rolesh dhe që beson se është Lançeloti: fantazia zë vendin e realitetit. Ndërsa ai që e lë fantazinë e tij të lirë, dhe kryesorja arrin ta kontrollojë, është krijues. Nuk e lë veten të udhëhiqet nga fantazia, i lë pak hapësirë, por në të njëjtën kohë e vë në shërbim të realitetit për të përftuar zgjidhje origjinale.

Fantazia, "strehëza" e shpirtit Fantaz10

Çdo vajzë ëndërron për "Princin e kaltër". Ky është një model partneri ideal, të cilin nuk e njohim. Të biesh në dashuri do të thotë që personi real të koincidojë me "Princin e Kaltër", ose të paktën të ketë disa karakteristika "ideale" me të.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Fantazia, "strehëza" e shpirtit Empty
MesazhTitulli: Re: Fantazia, "strehëza" e shpirtit   Fantazia, "strehëza" e shpirtit EmptyWed Jul 09, 2008 1:02 am

Perse njeriu fantazon kur dihetqe shum gjera jan te pa realiueshme ? ndikon kjo nga vet mendja e njeriut apo e dirigjin ndoj gje tjeter ?
Avuan njeriu nga fanatzia ,apo parshikime te pa arritshme .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Fantazia, "strehëza" e shpirtit Empty
MesazhTitulli: Re: Fantazia, "strehëza" e shpirtit   Fantazia, "strehëza" e shpirtit EmptyWed Jul 09, 2008 5:01 am

Fantazia, mund të na ngushëllon dhe të ëndërrojmë me sy hapur, andaj eshte e bukur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Fantazia, "strehëza" e shpirtit Empty
MesazhTitulli: Re: Fantazia, "strehëza" e shpirtit   Fantazia, "strehëza" e shpirtit Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fantazia, "strehëza" e shpirtit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ditari : Kurora e Shpirtit
» Oltjona Selamaj " Panorama e shpirtit"
» MILITANTI I LIRISË – FADIL VATA
»  Lumturim i skajeve të shpirtit, poezi nga Sadete Metaj
» Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Psikologji-
Kërce tek: